Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjithçka ndryshon për mirë, ja tre shenjat më me fat të javës

By: Ardit
23 June 2025 at 09:20

Akrepi Kjo është java më me fat e vitit për ty, mos e lër të shkojë dëm. Ajo që zgjedh tani do të jetë ajo mbi të cilën do të ndërtosh perspektivat e tua deri në vitin 2026, kështu që nuk është koha për dyshime. Prandaj, lëri instinktet e tua të të udhëheqin dhe ec […]

The post Gjithçka ndryshon për mirë, ja tre shenjat më me fat të javës appeared first on BoldNews.al.

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

9 June 2025 at 10:05

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me valë të të nxehtit afrikan. Ajo tha se në vijim të javës temperaturat do të ulen disi, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë, ndërsa fundjava, sipas saj do të jetë ideale […]

The post “I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

8 June 2025 at 21:16

Fillimi i sezonit të plazhit ka sjellë kaos me trafikun në të gjithë vendin që gjatë kësaj fundjave. Situata e qarkullimit është përkeqësuar ndjeshëm në orët e vona të pasdites të së dielës kur qytetarët kanë nisur kthimin nga bregdeti, kryesisht drejt kryeqytetit, por edhe në qytete të tjera. Siç shihet edhe në videon e […]

The post VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot appeared first on BoldNews.al.

9-12 qershor organizohet në Tiranë Java Kulturore izraelite! Ja aktivitetet që do të zhvillohen

By: Kult Plus
6 June 2025 at 13:51

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër të Javës Kulturore Izraelite, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Nga teatro kukullash, te kërcimet që rishkruajnë marrëdhënie njerëzore, dhe te tingujt shpërthyes të një grupi rock-u që shpërndan mesazhe paqeje, publiku do të mund të shijoje një eksperienë ndryshe.

Dita e parë e Javës Kultuorore Izraelite hapet më 9 qershor, në Teatrin e Kukullave me shfaqjen “When All Was Green” nga Dikla Katz dhe Avi Zlicha, që rrëfen historinë e një djali dhe një peme. Duke përdorur libra të vjetër, kopertina të ricikluara dhe faqe të zverdhura, artistët ndërtojnë një univers ku fëmijëria dhe natyra takohen me betonin e gri të qyteteve moderne. Me 16 çmime ndërkombëtare dhe me turne në më shumë se 30 vende të botës, kjo shfaqje prek çdo publik pa përjashtim, sepse përçon mesazhe të thella pa asnjë fjalë, duke komunikuar përmes emocioneve dhe artit të lëvizjes. Pas kësaj shfaqje, artistët e Teatrit të Kukullave do të udhëheqin një workshop interaktiv për fëmijë dhe të rritur.

Whatsapp Image 2025 06 06 At 11.45.35

Ndërsa më 11 qershor, një skene e vendosur te instalacioni Reja, do të elektrizohet me koncertin e “Orphaned Land”, një nga legjendat më të shquara të rock. Ky grup izraelit, themeluar në vitin 1991, ka përdorur muzikën si mjet për të përhapur mesazhe paqeje dhe bashkimi mes kulturave. Me pesë albume dhe fansa nga Lindja e Mesme deri në Evropë e Amerikë, “Orphaned Land” ka fituar çmime ndërkombëtare për përpjekjet e tyre që japin mesazhe paqeje. Shumë fansa kanë nisur edhe një peticion për t’u dhënë atyre Çmimin Nobel për Paqe.

Whatsapp Image 2025 06 06 At 11.45.35 (1)

Java Kulturore Izraelite do të mbyllet më 12 qershor, me baletin modern “I carry you hold” nga Olivia Court Mesa dhe Yochai Ginton që do të shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky duet eksploron marrëdhëniet midis një gruaje dhe një burri ku nuk ekziston pushteti apo nënshtrimi. Bëhet fjalë për një dialog trupor të ndërtuar me delikatesë dhe intensitet, që reflekton mbi barazinë, ndjeshmërinë dhe emancipimin.

Whatsapp Image 2025 06 06 At 11.45.36

Të gjitha aktivitetet janë të hapura dhe falas për publikun, duke ofruar një mundësi që jo shpesh herë përjetohet. Pas Izraelit, radhën do ta ketë Java Kulturore Suedeze e cila nis me datë 13 qershor dhe që premton një eksperiencë po aq unike sa edhe shtetet e tjera pjesëmarrëse në Javët Kulturore Ndërkombëtare./ (BalkanWeb)/ KultPlus.com

Mundësi të reja dhe përmirësim në financa! Ja tre shenjat më me fat në fundin e Majit

By: Ardit
22 May 2025 at 18:56

Demi – Një javë suksesi financiar ju pret, duke filluar me Hënën e Re të së hënës. Ajo ditë, 26/05, është një mundësi për një investim të ri ose një projekt financiar. Mund të merrni gjithashtu një bonus ose nxitje financiare që do të forcojë planet tuaja dhe do të konfirmojë suksesin tuaj në të […]

The post Mundësi të reja dhe përmirësim në financa! Ja tre shenjat më me fat në fundin e Majit appeared first on BoldNews.al.

Sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Premier League

By: Ardit
2 May 2025 at 13:38

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda është përfshirë në formacionin e javës së 34-t në Premier Ligë. Ai u aktivizua në minutën e 82-të nga trajneri i Brajtonit kundër Uest Hemit dhe dhuroi menjëherë dy asiste. Gruda asistoi në minutën e 89-të dhe në minutën e 92-të. Ai është pozicionuar krah yjeve të Liverpulit dhe […]

The post Sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Premier League appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Berat Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

By: Ardit
29 April 2025 at 11:16

Berat Gjimshiti është bërë pjesë e formacionit të javës së 34-t në Serinë A. GJIMSHITIKapiteni i Kombëtares u aktivizua titullar me Atalantën në barazimin 1-1 kundër Leçes së shqiptarëve. Mbrojtësi u vlerësua me notën 8.0 duke bërë një paraqitje të mirë me bergamaskët. Formacioni më i mirë i kësaj është i përbërë pothuajse nga të […]

The post FOTO/ Berat Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A appeared first on BoldNews.al.

Java e Letërsisë Shqipe në Ulqin

By: Kult Plus
22 April 2025 at 13:52

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me PEN Qendrën e Shqipërisë dhe PEN Qendrën e Kosovës do të organizojnë në Ulqin më 23-25 prill 2025 edicionin e parë të manifestimit letrar “Java e Letërsisë Shqipe”.

Programi letrar i larmishëm përfshin mbrëmje letrare, takime letrare, punëtori me krijues të rinj, debate për letërsinë etj. Kështu ky edicion i parë do të nisë me Mbrëmjen letrare “Poetët për Ditën Botërore të Poezisë”, ku poetët pjesëmarrës nga tre asociacionet letrare do të lexojnë vargje nga krijimtaria e tyre, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme do të lexojnë pjesë të disa prej poetëve të njohur shqiptarë në formën e homazhit poetik. Në kuadër të manifestimit do të organizohen tre takime letrare me shkrimtarët: Entela Kasi dhe Binak Kelmendi, Ibrahim Berisha dhe Çerçiz Loloçi, Sadik Bejko dhe Sali Bashota, punëtoria me krijues të rinj “Si shkruhen llojet dhe zhanret e letërsisë: poezia, proza, eseja?” si dhe tryeza letrare me temë “Letërsia shqipe në programet dhe tekstet mësimore” (Mali i Zi, Kosovë, Shqipëri).

Qëllimi i Javës së Letërsisë Shqipe është promovimi i vlerave më të mira letrare dhe kulturore që krijohen në botën e sotme shqiptare dhe fokusohet në tri çështje kryesore: nevojën e promovimit të vlerave letrare dhe kulturore të shkrimtarëve të këtyre tre asociacioneve letrare në gjithë hapësirën shqiptare, ngritjen e vetëdijes kulturore të gjeneratave të reja si dhe krijimin e një komuniteti të qëndrueshëm që do të kontribuojë për vizionin e vlerave artistike dhe kulturore të Ulqinit, Tiranës dhe Prishtinës.

Ky aktivitet letrar me karakter edukativ, promovues dhe debatues është konceptuar me idenë e organizimit të tij në qytete të ndryshme shqiptare, ndërsa në të ardhmen pritet që atij t’i bashkëngjiten edhe asociacione që tubojnë krijues shqiptarë nga vende të tjera të rajonit dhe diasporës.

Projekti është mbështetur nga Komuna e Ulqinit në konkursin për organizatat joqeveritare, ndërsa partnerë në realizimin e aktiviteteve janë Libraria “Ulqini”, Shkolla e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim”, Biblioteka e Qytetit – Ulqin, Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, Bashkësia Lokale – Ostros dhe Muzeu Etnografik – Draginë./ KultPlus.com

Prilli nis me pengesa, ja dy shenjat më të pafata të horoskopit këtë javë

By: Ardit
31 March 2025 at 09:26

Dy shenjat më të pafata të horoskopit për këtë javë. Gaforrja Gaforrja është një shenjë që është e lidhur ngushtë me shtëpinë dhe jetën familjare. Ata pëlqejnë të qëndrojnë të ‘rrënjosur’ në familje dhe mërziten kur kjo fushë e jetës është e paqëndrueshme. Ndikimi negativ i Saturnit mund të kërcënojë qetësinë e tyre shpirtërore në […]

The post Prilli nis me pengesa, ja dy shenjat më të pafata të horoskopit këtë javë appeared first on BoldNews.al.

Nga e marta rikthehet dielli dhe rriten temperaturat, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

2 March 2025 at 15:51

Qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve, për javën që presim përpara. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe prezente vetëm në jug të vendit, ditën e hënë, ndërsa nga dita e martë […]

The post Nga e marta rikthehet dielli dhe rriten temperaturat, si pritet të jetë moti javën e ardhshme appeared first on BoldNews.al.

Mot i vranët dhe me reshje të pakta shiu, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

23 February 2025 at 15:46

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës. Në këtë mënyrë moti […]

The post Mot i vranët dhe me reshje të pakta shiu, si pritet të jetë moti javën e ardhshme appeared first on BoldNews.al.

Rriten temperaturat, ja parashikimi i motit për fundjavën

By: Ardit
21 February 2025 at 15:35

Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të thata do të bëjë që edhe për fundjavën moti të jetë i qëndrueshëm e kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare, më të theksuara në relievet malore të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi […]

The post Rriten temperaturat, ja parashikimi i motit për fundjavën appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit për fundjavën, paraditet pritet të jenë në mbizotërimin e diellit, si do të ndryshojnë temperaturat

7 February 2025 at 09:24

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Porja u shpreh se territori shqiptar do të vijojë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që dita e sotme dhe fundjava të jetë me mot të kthjellët.

Paraditet do të jenë në mbizotërimin e diellit, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi vranësira të lehta dhe kalimtare.

Vranësirat do të jenë më se shumti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, por nuk priten reshje. Temperaturat, mëngjeset vijojnë pak të ftohta. Në Bulqizë, dhe Peshkopi arrijnë në -3 gradë dhe maksimalja 13-14 gradë.

Ndërsa vendet e rajonit, në Kosovë do të ketë një mot të qëndrueshëm me vranësira të lehta kalimtare.

Në Maqedoninë e veriut do të regjistrohen temperatura -4 apo -5 deri në 10 gradë maksimalet.

Do të kemi mbizotërim të kthjellimeve e vranësirave, por nuk do të ketë reshje.

/abcnews.al/

Shkurti nis me diell dhe vranësira, parashikimi i motit për fundjavën! Të dielën rikthehen reshjet e shiut, ja sa do jenë temperaturat

1 February 2025 at 08:08
Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në

Shkurti nis me diell, ja si do të jetë parashkimi i motit për fundjavën

By: Ardit
31 January 2025 at 16:07

Nesër e shtunë 1 shkurt, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira […]

The post Shkurti nis me diell, ja si do të jetë parashkimi i motit për fundjavën appeared first on BoldNews.al.

Nis Java Kulturore Zvicerane, Huber: Kultura dhe artet kanë fuqinë për të nxitur ndryshimin

By: Kult Plus
28 January 2025 at 18:56

Java Kulturore Zvicerane 2025 filloi dje, duke ofruar një program nëntëditor që shfaq krijimtarinë artistike të komunitetit të pavarur kulturor të Shqipërisë dhe nxit dialogun mbi çështjet sociale.

Java Kulturore Zvicerane nisi me një aktivitet tek Piramida e Tiranës me organizim nga Ambasada zvicerane dhe Fondi Kulturor Zviceran (SCF).

Eventi hapës mblodhi bashkë aktorë të kulturës, artistë të mbështetur nga SCF, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të medias.

Ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber theksoi rëndësinë e kësaj nisme, duke thënë se, “kultura dhe artet kanë fuqinë për të nxitur ndryshimin. Zvicra njeh faktin që kultura kontribuon për zhvillimin, demokracinë dhe paqen. Ne jemi të privilegjuar që mbështesim skenën e pavarur kulturore të Shqipërisë përmes Fondit Kulturor Zviceran, duke ushqyer krijimtarinë e saj, duke përforcuar zërat e saj dhe përfundimisht, duke forcuar rolin e saj si një katalizator për ndryshim”.

Ndryshe nga javët tipike kulturore të organizuara nga ambasadat, ky aktivitet paraqet veprat e artistëve shqiptarë të mbështetur nga SCF. Është një partneritet me artistët, duke u fokusuar në tema si mësimet nga e kaluara, barazia gjinore dhe qëndrueshmëria mjedisore.

Java e Kulturës Zvicerane e këtij viti përmban një sërë ngjarjesh të pasura duke përfshirë shfaqje në muzikë, teatër dhe kërcim, të cilat prekin dinamikat sociale dhe kulturore të Shqipërisë.

Ekspozita që eksplorojnë ndikimin në mjedis të konsumerizmit (nxitjes për të konsumuar – shën. i red), si dhe një rindërtim të Pazarit të Vjetër të Tiranës.

Panele dhe diskutime që trajtojnë tema urgjente si vlera e ujit, përfaqësimi gjinor në industritë krijuese dhe trashëgimia e propagandës komuniste në Shqipëri.

Më 28 janar mbahet koncerti “Muzikë për Njerëz të Thyer” – një eksplorim simfonik i historisë komuniste të Shqipërisë.

Më 29 janar jepet shfaqja “Mbi Peizazhe Ujore” – një shfaqje kërcimi dhe diskutim mbi vlerën e ujit.

Më 1 shkurt shfaqet premiera e “Midis nesh” – një dramë që eksploron marrëdhëniet nënë-bijë.

Më 7 shkurt çelet “Horizonte të Ndotura” – një ekspozitë e artit digjital që trajton qëndrueshmërinë mjedisore.

Që nga fillimi në 2017 SCF ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e artistëve të pavarur dhe praktikuesve të kulturës në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, SCF fokusohet në shfrytëzimin e arteve dhe kulturës për të ndezur një dialog kuptimplotë mbi çështjet e zhvillimit, duke shfaqur aftësinë unike të artit për të frymëzuar reflektimin dhe lidhjen.

SCF është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)./ atsh/ KultPlus.com

Ahmetaj tregon qendrën e detoksifikimit ku Rama shkon me Lindën: Kushton 10 mijë euro java, ja kush paguan

27 January 2025 at 23:30

Arben Ahmetaj ka denoncuar se Edi Rama ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, më shume se dy herë në një qendër deteksifikimi në Palaco Hotel në Bolzano. Sipas Ahmetaj, në këtë hotel kushtion 10 mijë euro java dhe pagfesën sipas tij, e ka bërë një biznesmen që si shpërblim merr leje ndërtimi. […]

The post Ahmetaj tregon qendrën e detoksifikimit ku Rama shkon me Lindën: Kushton 10 mijë euro java, ja kush paguan appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, ja kur rikthehen reshjet e shiut

By: Ardit
26 January 2025 at 15:18

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të paqëndrueshme). Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit mbi vendin tonë të periferisë së një qendre anticiklonare. Megjithatë qarkullimi anticiklonar gradualisht do të zhvendoset me atë ciklonar për shkak të […]

The post Parashikimi i motit për javën e ardhshme, ja kur rikthehen reshjet e shiut appeared first on BoldNews.al.

Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

By: V K
23 January 2025 at 09:57

Këtë të enjte, meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit për 5 ditët në vijim në vendin tonë. Porja tha se dita e premte, do të sjellë një rritje temperaturash, me maksimumin që do të shkojë në 20 gradë celcius.

Gjithashtu, ajo shtoi se prezenca e reshjeve do të jetë krejt e pakët në zona të izoluara të vendit, kryesisht në skajin Veri-Perëndimor.

Sipas saj, dita e hënë dhe e marta do të sjellin reshjet e shiut me intensitet mesatar në vend dhe ato të dëborës në lartësitë mbi 900 metra.

“Sot reshje të pakta në veri dhe veri-perëndim të territorit shqiptar. Ndërkohë pjesa tjetër dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë do të mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare. Termometri ka shënuar rritje në mëngjes.

Një rritje me rreth 2 gradë pritet sot në mesditë. Rritet maksimumi në 19 gradë celcius. Por çfarë do të ndodhë në 5 ditët në vijim? E premtja sjell një rritje temperaturash me maksimumin që ngjitet në 20 gradë celcius.

Po ashtu, në orët e mëngjesit ne kemi një rritje me 1 gradë në zonat malore. Do të kemi prezencë të reshjeve krejt të pakta, kryesisht në skajin veri-perëndimor të territorit shqiptar. E shtuna dhe e djela vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Vranësira më të dukshme do të ketë veriu dhe veri-lindja e vendit. Shumë të pakta vranësirat në pjesën tjetër të Shqipërisë. Është dita e martë që sjell një rritje të vlerave termike në mëngjes dhe në mesditë. Mesditën e të martës presim reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa reshjet e dëborës do të shfaqen në lartësitë mbi 900 metër”, shprehet meteorologia

The post Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si do të jetë moti javën e ardhshme

By: Ardit
12 January 2025 at 18:52

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas nuk do të mungojnë ditët me diell por temperatura të ulëta (vlera negative). Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si […]

The post Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si do të jetë moti javën e ardhshme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌