TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë, datë 19 korrik, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 metra për sekondë. Në zonat bregdetare dhe në luginat kryesore era do të ketë herë pas here intensifikime deri në 8-12 metra për sekondë, duke krijuar valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat do të jenë të larta, me vlera maksimale që arrijnë deri në 37°C në qytete si Elbasani dhe Berati. Vlerat më të ulëta do të regjistrohen në zonat malore të Dibrës, me temperaturë minimale 17°C.
Më poshtë paraqiten temperaturat e parashikuara për qytetet kryesore të vendit:
TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel do vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash, kryesisht në formën e reve të mesme e të larta transparente në zonën veriore e lindore të vendit, përqendruar në relievet kodrinore-malore gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 7-14m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
A mund të ndihemi sikur kemi më shumë kohë duke ndryshuar perceptimin tonë për të?
Tempus fugit: koha fluturon. Nëse ndonjëherë të duket sikur ditët po kalojnë me një shpejtësi marramendëse mes takimeve, njoftimeve në telefon dhe dozave të kafesë, dije se nuk je i vetmi. Kjo frazë latine e ka origjinën në shkrimet e poetit romak Virgjil, rreth dy mijë vjet më parë.
Kohët e fundit, një sondazh vitin e kaluar zbuloi se 6 në 10 persona ndihen sikur nuk kanë mjaftueshëm kohë për të përmbushur gjithçka gjatë ditës. “Koha fluturon” nuk mjafton për ta përshkruar; shpesh ndjehemi sikur ka kaluar në regjim supersonik.
Por kërkime të reja nga Universiteti George Mason në SHBA ofrojnë një dritë shprese për ngadalësim. Neuroshkencëtarët atje po studiojnë dilatimin e kohës, një fenomen ku perceptimi ynë për kohën duket se zgjatet dhe ngadalësohet.
Në studimin e fundit, ata po shqyrtojnë nëse imazhe, përvoja ose skena të caktuara kanë më shumë gjasë të ndikojnë në këtë ndjesi të zgjatjes së kohës dhe zbuluan se imazhet që lënë mbresa mund të ndikojnë ndjeshëm në këtë perceptim. Sa më mbresëlënëse të jetë një pamje, aq më shumë ka të ngjarë që ta perceptosh sikur e ke parë për më gjatë sesa ka ndodhur realisht.
Në laborator, bëhet fjalë për sekonda, thotë profesori Martin Wiener, që drejtoi studimin. “Kjo do të thotë që një moment shfaqet më i gjatë për vëzhguesin sesa është në të vërtetë,” thotë ai.
“Ndoshta ne ‘zgjatim’ kohën për të marrë më shumë informacion. Është një mënyrë në të cilën truri thotë: ‘Po shoh diçka dhe është e rëndësishme, ndaj më mirë ta zgjeroj kohën për të mbledhur sa më shumë informacion nga ky moment.’”
Kjo ngre një pikë interesante: A mund të ngadalësojmë mendërisht kohën, të mësojmë të jetojmë më shumë në moment dhe të zgjatim kohët e bukura?
Ne e dimë që perceptimi subjektiv i kohës është i ndryshueshëm. Logjika dhe arsyeja na thonë se koha fluturon kur jemi të lumtur dhe shkon shumë ngadalë kur jemi duke pritur ose jemi të mërzitur.
“Problemi është, kur ndjehemi sikur kemi më shumë kohë, zakonisht nuk është një ndjesi e mirë,” thotë Wiener. “Në përgjithësi, kur koha tërhiqet ngadalë, ato janë momente që na mërzisin ose na shqetësojnë – koha punon kundër nesh.”
Faktorë të tjerë mund të ndikojnë në mënyrën si e përjetojmë kohën. Për shembull, përvojat e zhurmshme ndihen më të gjata sesa ato të qeta, ndërsa pamjet emocionale apo frikësuese japin ndjesinë se i ke parë për më gjatë sesa ato më pasive.
Nëse je person impulsiv ose me ADHD, koha mund të duket se kalon më shpejt për ty sesa për njerëzit e tjerë.
Dhe pastaj është edhe ndjesia e “rrjedhjes” (flow): një gjendje mendore ku ti je “në elementin tënd”, kur ti je plotësisht i zhytur në diçka që gjithashtu të jep kënaqësi.
“Gjendja e rrjedhës (flow) është një përvojë ku koha duket se ngadalësohet pak në çast, por në një mënyrë të këndshme,” thotë Wiener. “Meditimi është një shembull. Është një nga ato raste ku koha duket se zgjatet.”
Wiener thekson se ka një dallim mes kohës që përjetojmë në moment dhe mënyrës se si e kujtojmë më vonë.
“Koha fluturon në çastin që ndodh, por kur kthehemi pas në kujtime, na duket sikur ka zgjatur më shumë. Nëse shkon me pushime për një javë në një vend ku nuk ke qenë kurrë, kur të kthesh kokën pas, mund të mendosh: ‘Uau, bëra gjithë këto gjëra?!’”
Në mendjen tonë, një javë pushimi na duket më e gjatë sesa një javë tipike me rutinën e zakonshme të përditshme që fluturon. Ndoshta kjo ndodh sepse truri nuk ndalet të përthithë informacionin kur përjetojmë të njëjtën gjë të përditshme.
“Kur përjetojmë të njëjtën gjë, përvojat nuk mbeten në mendje si të paharrueshme,” thotë ai. “Dhe na mungon koha.”
Si ta përkulim kohën sipas vullnetit tonë?
Si mund ta përkulim kohën sipas dëshirës sonë dhe t’i japim vetes më shumë prej saj – qoftë edhe në mënyrë të shtirur, si një jetë në “slow-motion”?
Studimi i Wiener-it sugjeron që: “Të kërkosh informacion interesant, gjëra të reja dhe ndryshe, stimuluese dhe emocionuese, është e dobishme, sepse jo vetëm që zgjat ndjesinë e kohës, por edhe përmirëson kujtesën tonë për ato situata.”
Bëhet fjalë për të pasur hobi të rinj, për të parë vende të reja, për t’u zhytur në tema të panjohura apo për të takuar njerëz të rinj. Me fjalë të tjera, nëse do të përjetosh më shumë kohë, duhet të bësh më shumë me kohën që ke. / bota.al/ KultPlus.com
TIRANË, 15 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri në mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës të cilat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht në jug.
Era do të fryjë me verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri 10 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.
Do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të territorin ku në zonat Veriore – Verilindore do të jenë në formë rrebeshi. Orët e pasdites dhe në vijim do të mbeten më vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në Juglindje të […]
TIRANË, 1 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta kalimtare, pjesërisht me re.
Era do të fryjë me drejtim nga veri me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 6-13m/s, shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
TIRANË, 30 prill/ATSH/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
TIRANË, 23 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra nga orët e mesditës e pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore të saj.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
TIRANË, 21 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet ngas kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e gradualisht në orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi 4-6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
TIRANË, 12 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për një pjesë të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit. Në relievet malore, në lindje vranësirat hera-herës do të jenë mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesorë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
TIRANË, 11 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesorë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Nga Lutfi Dervishi RTSH është si një pasuri e madhe kombëtare që sot është strukur. Ka më shumë punonjës se çdo televizion tjetër privat në Shqipëri, por ka më pak audiencë se një live në TikTok. Ideja e shpallur për ta mbyllur, sado e diskutueshme apo e papranueshme, nuk ka dalë nga hiçi. Dinozauret nuk […]
TIRANË, 31 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të qarkullimit të një qendre të presionit të ulët mbi Rajonin e Ballkanit shoqëruar me masa ajrore të lagështa.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpashershme me vranësira mesatare deri të dendura me këto të fundit kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të vona të mbrëmjes reshjet ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit. Mjegull e dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 8-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë
TIRANË, 19 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata e të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët e orët e plota me diell në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton dhe shpejtësi deri në 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Vendi ynë edhe ditën e sotme, (e shtunë, 15 Mars), do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë oqeanike duke sjellë mbizotërim të motit të vranët, por të ngrohtë. Herë pas here priten intervale të shkurtra me kthjellime. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin shpeshtim të vranësirave në të […]
TIRANË, 7 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta transparente pas orëve të mesditës. Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë. Mjegull lokale/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
TIRANË, 6 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri në 7 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve, për javën që presim përpara. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe prezente vetëm në jug të vendit, ditën e hënë, ndërsa nga dita e martë […]
Pushime luksoze dhe të përballueshme me mundësi të përshtatshme për çdo klient, mund t’i gjeni vetëm në ofertat e Eurokoha-s.
Pranvera Ejupi, menaxhere e shitjes në Eurokoha theksoi se kjo kompani prestigjioze dhe serioze ka si prioritet ofrimin e pushimeve të kualitetit të lartë, duke garantuar që klientët të mos zhgënjehen.
Ajo sqaroi se kur klienti mbërrin në Antalia, një person përgjegjës është gjithmonë aty për t’i pritur ata dhe për t’i çuar deri në hotel dhe anasjelltas.
Pranvera Ejupi, menaxhere e shitjes në kompaninë Eurokoha
“Ne kujdesemi për çdo detaj, që të gjithë ata që udhëtojnë si familje, çifte për muajin e mjaltit, apo edhe moshat më të shtyra, të kenë një eksperiencë pa shqetësime. Le të vijnë në zyrat tona dhe ne do t’i ofrojmë atë që meritojnë”, ka thënë Ejupi.
Ajo po ashtu theksoi destinacionet më të preferuara të klientëve, sidomos duke përmendur bashkatdhetarët që janë në Gjermani dhe Zvicër, por gjithashtu edhe destinacione të tjera të kërkuara.
“Si mund të përfitoni nga çmimet më të lira? E thjeshtë! Rezervimi i hershëm është çelësi. Sa më herët të bëni rezervimin, aq më të mira janë çmimet. Nëse rezervoni më vonë, çmimi do të jetë më i lartë”, shpjegoi Ejupi.
Ajo shtoi se rezervimet për periudhën e verës kanë nisur që nga dhjetori dhe janari.
Krahasuar me vitet e kaluara, sidomos me vitin e kaluar pas liberalizimit të vizave, Ejupi tha se sivjet situata ka qenë më e qetë dhe më e mirë sa i përket rezervimeve.
Për ata që janë të interesuar të bëjnë rezervime, menaxherja e shitjes në Eurokoha kujtoi se periudha e “Early Booking”-ut mbyllet më 28 shkurt, ndërsa periudha tjetër që ofron mundësi deri në 43 për qind zbritje është deri më 31 mars.
“Atëherë, le të vizitojnë zyrat tona dhe ne do t’i ndihmojmë për të bërë rezervimet”, u shpreh ajo.
Antalia është një nga destinacionet më të kërkuara për pushime, dhe sipas Ejupit, Antalia ofron një gamë të gjerë mundësish për çdo grup: për familje, për buxhete të ndryshme, duke përfshirë opsione më luksoze dhe ato më ekonomike. /Telegrafi/