Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

12 July 2025 at 08:17

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan. Sipas MeteoAlb, kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore […]

The post Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Parashikimi i motit 1 Korrik 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 39°C

By: V K
1 July 2025 at 07:21

Ditën e sotme vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim, pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike, në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në Koplik dhe Kucovë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 1 Korrik 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 39°C appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 30 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
30 June 2025 at 07:18

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore Verilindore-Juglindore, por nuk priten reshje.

Orët e vona të mbrëmjes, do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të shënojë 15°C në zonat malore, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

The post Parashikimi i motit 30 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 22 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
22 June 2025 at 07:27

Ditën e  sotme në vendin tonë, do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, do të dominohen zonat malore Verilindore-Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 22 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 9 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

By: V K
9 June 2025 at 07:21

Ditën e sotme, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore Verilindore-Juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes, do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore.

Mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre, duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 9 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

By: V K
8 June 2025 at 07:25

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 38°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i papërfillshëm.

The post Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 3 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 33°C

By: V K
3 June 2025 at 07:31

 

Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan, do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Gjithashtu, parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 33°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 3 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 33°C appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit: Vranësira dhe alternime kthjellimesh në një pjesë të vendit

By: user 11
30 May 2025 at 07:15

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre, duke gjeneruar rebeshe shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe qëndrore.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje, vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat veriore, zonat qëndrore dhe pjesërisht në juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate. Natën vonë pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 15 / 22 °C,
  • në vendet e ulëta: 12 / 21 °C,
  • në vendet malore: 7 / 17 °C

The post Parashikimi i motit: Vranësira dhe alternime kthjellimesh në një pjesë të vendit appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

By: user 11
29 May 2025 at 07:45

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorin ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje shiu, të cilat në zonat veriore – verilindore do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që deri vonë në mbrëmje, vendi të mbetet me vranësira dhe shira ku në zonat veriore, zonat qendrore dhe pjesërisht në juglindje të territorit do të ketë edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut ku në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet ndërprerje e tyre. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi permanent verior.

Maqedonia e Veriut

Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme atmosferik drejt republikës së MV do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat pas mesditës dhe në vijim do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu ku herë pas-here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europë

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri të Ballkanit me ndikim deri në juglindje të Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone ku gadishulli i Ballkanit, gadishulli Peloponez si edhe brigjet e Detit të Zi do të kenë reshje shiu si edhe stuhi breshëri. Po ashtu me rrebeshe shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten alpet e Europës si edhe gadishulli Apenin, ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë: gadishulli Iberik, ishujt Britanikë si edhe vendet e Europës lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare.

The post Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit 29 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira dhe rrebeshe shiu

By: V K
29 May 2025 at 07:32

Ditën e sotme vendi ynë, do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të dukshme në zonat zonat veriore dhe qendrore.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat Veriore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në Juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate.

Natën vonë, pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Verior, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 29 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira dhe rrebeshe shiu appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 28 Maj 2025/ Kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin

By: V K
28 May 2025 at 07:31

Ditën e sotme në vendin tonë, masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore, do të diktojnë në mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore -Juglindore, megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat makismale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 28°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2-3 ballë

The post Parashikimi i motit 28 Maj 2025/ Kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit, diell dhe temperatura deri në 29 gradë gjatë ditës

27 May 2025 at 07:24

Pritet ndryshim i situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit shqiptar; duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave; megjithatë do të mbeten prezente; në zonat malore verilindore – juglindore. Parashikohet që orët e pasdites; të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi; Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës nën mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme atmosferike duke diktuar; mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e saj; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat në kufi me Shqipërinë duke sjellë momente me pika shiu.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar reshje të pakta shiu; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mengjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e mesditës do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në zonat Perëndimore dhe skajin Verior të Maqedonisë së Veriut; Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të shoqërojnë republikën e MV deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradula i kushteve të motit duke sjellë ndërprerje totale të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Gostivarit deri në 27°C pritet vlera më e lartë në rang territori.

Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi  Perëndimor.

Europa

Zhvillimi i një Qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontinentit do sjellë; vranësira dhe shira intensivë në gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë.

Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe, ndërsa gadishulli Iberik; pjesa më e madhe e Ballkanit si edhe vendet e Europës Lindore do të mbizotërohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke sjellë;  mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Parashikimi i motit 27 Maj 2025, kthjellime dhe vranësira të pakta

By: V K
27 May 2025 at 07:31

Ditën e sotme, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njoftoi se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell e vranësira të pakta, deri mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 27 Maj 2025, kthjellime dhe vranësira të pakta appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 26 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira, temperatura deri në 29 gradë Celsius

By: V K
26 May 2025 at 07:56

Ditën e sotme në vendi ynë, do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të theksuara do të ketë në mëngjes në zonat jug-perëndimore.

Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ku do të ketë shira të dobët dhe të izoluar reshjet e shiut do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor, duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 26 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira, temperatura deri në 29 gradë Celsius appeared first on Albeu.com.

Vranësira dhe kthjellime në vend/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

25 May 2025 at 08:57

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në zonën e jugut dhe në relievet kodrinore dhe kryesisht malore në lindje të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas ka ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

The post Vranësira dhe kthjellime në vend/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme appeared first on Sot News | Lajme.

Mos harroni çadrat, sot priten rrebeshe shiu! Njihuni me parashikimin e motit

24 May 2025 at 08:10

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Sipas Meteoalb, vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat Veriore dhe Qëndrore. Parashikohet që gjatë natës të ketë […]

The post Mos harroni çadrat, sot priten rrebeshe shiu! Njihuni me parashikimin e motit appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 22 Maj 2025, vranësira të dendura dhe reshje shiu

By: V K
22 May 2025 at 07:39

Ditën e sotme, shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka njoftuar në vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa gjatë paradites dhe orëve të mesditës parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.

Reshje të herëpashershme me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që prej mëngjesit, duke përfshirë një pjesë të madhe të territorit.

Në zonën veriperëndimore dhe përgjatë ultësirës perëndimore, priten periudha të shkurtra reshjesh në formën e shtrëngatave.

Reshjet do të vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet të ulët edhe në zonat malore, deri në orët e vona të pasdites.

Pas kësaj periudhe, pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët në shumicën e territorit.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor-juglindor me një shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë deri në 16 m/s.

Deti parashikohet me valëzim të forcës 2 deri 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 22 Maj 2025, vranësira të dendura dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

By: user 11
21 May 2025 at 07:24

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin ndryshime të shpeshta të motit gjatë ditës. Parashikohet që moti të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme në disa zona.

Gjatë orëve të paradites dhe deri në pasdite vonë, reshjet e shiut do të jenë të pranishme në një pjesë të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të ulët. Megjithatë, në veri dhe në zonën qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.

Në mbrëmje, veçanërisht në zonën veriperëndimore, pritet që reshjet të intensifikohen përkohësisht, duke rënë në formën e shtrëngatave të forta, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe lokalisht me breshër.

The post Parashikimi i motit për këtë të mërkurë appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit 21 Maj 2025, vranësira dhe rrebeshe shiu

By: V K
21 May 2025 at 07:35

Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu, ku më të dukshme do të poaraqiten në zonat Veriore dhe Qëndrore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë.

Temperatura më e ulët do të shënohet në Peshkopi 8°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 28°C në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 21 Maj 2025, vranësira dhe rrebeshe shiu appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

By: user 11
19 May 2025 at 07:41

Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e pasdites.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Sarandë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

The post Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu appeared first on Lapsi.al.

❌
❌