Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

“Marsi” në ankand/ Meteoridi 25 kilogramësh do të shitet për 2 deri në 4 milion dollarë

By: Re Nato
13 July 2025 at 18:33

Një nga sendet më të rralla që është zbuluar ndonjëherë në Tokë do të dalë në ankand të mërkurën në New York. Bëhet fjalë për një meteorid 25 kilogramësh, i njohur si NWA 16788, i cili besohet se është fragmenti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në planetin tonë.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka vlerësuar çmimin e tij nga 2 deri në 4 milionë dollarë.
Ky shkëmb i jashtëzakonshëm, me ngjyra të kuqe, kafe dhe gri, besohet se është flakur nga sipërfaqja e Marsit pas një goditjeje të fuqishme nga një asteroid dhe ka përshkuar rreth 225 milionë kilometra për të rënë në shkretëtirën e Saharës, në Niger, në nëntor të vitit 2023.

Sipas Sotheby’s, meteori përbën rreth 7% të të gjithë materialit marsian të njohur në Tokë dhe është 70% më i madh se fragmenti i dytë më i madh i gjetur deri më sot. Testimet laboratorike kanë konfirmuar se ai ka përbërje identike me shkëmbinjtë marsianë të studiuar nga sonda “Viking” në vitin 1976.

Në të njëjtin ankand do të dalë edhe një tjetër zbulim mbresëlënës: skeleti i një Ceratosauri të ri, një dinozaur që jetoi rreth 150 milionë vite më parë. Skeleti, i cili është mbi 2 metra i lartë dhe afro 3.5 metra i gjatë, u zbulua në vitin 1996 në Wyoming të SHBA-së dhe është rikonstruktuar me përpikmëri nga ekspertët.

Ky ankand është pjesë e “Javës së Geek-ut 2025” në Sotheby’s dhe përfshin gjithashtu fosile, meteorë dhe minerale të rralla. Pasioni për historinë natyrore dhe shkencën po tërheq gjithnjë e më shumë koleksionistë që janë gati të paguajnë miliona për të pasur një copëz nga universi ose nga koha e dinozaurëve./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij

By: Rovena
18 June 2025 at 17:00

Një vullkan i shuar është identifikuar në planetin Mars falë vrojtimeve të fundit të roverit “Perseverance”, pjesë e misionit të NASA-s. Pranë këtij formacioni vullkanik janë zbuluar edhe gjurmë të një liqeni të lashtë, çka i jep rëndësi të veçantë këtij zbulimi për shkencën planetare dhe kërkimin e gjurmëve të jetës jashtëtokësore.

Zbulimi mund të ndryshojë mënyrën si e kuptojmë historinë gjeologjike të Marsit. Jezero Mons, siç quhet mali i identifikuar, ishte parë për herë të parë në vitin 2007, por mungesa e të dhënave nuk lejonte një përfundim të saktë. Tani, pas analizave të përbashkëta nga katër misione të ndryshme, studiuesit kanë konfirmuar se formacioni është një vullkan i shuar me krater, i përbërë nga gurë vullkanikë.

Sipas shkencëtarëve, nëse konfirmohet që krateri dikur ka qenë liqen, afërsia e tij me një vullkan aktiv në të shkuarën mund të ketë krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e jetës.

Ekipi kërkimor thekson se Marsi është vendi më premtues në Sistemin Diellor për të kërkuar gjurmë jete. Roveri “Perseverance” ka mbledhur mostra shkëmbinjsh që, nëse do të transportohen në Tokë në të ardhmen, mund të çojnë në zbulime shkencore me ndikim të madh./abcnews.al

Ne jemi brezi i parë që shohim perëndimin e diellit në Mars

By: gaze tare
15 June 2025 at 10:18

Për herë të parë në historinë e njerëzimit, po përjetojmë atë që dikur dukej si fantashkencë:

po shohim diellin të perëndojë në Mars.
Dhe jo nëpër faqe librash, por në kohë pothuaj reale, falë robotikës dhe teknologjive të avancuara të lidhjes së të dhënave.

Atmosfera e hollë dhe pluhuri i kuq i Marsit bëjnë që perëndimet atje të jenë krejt të ndryshme nga ato të Tokës.

Në vend të ngjyrave të zjarrta që njohim, Marsi na dhuron një dritë të ftohtë, blu të zbehtë, pothuajse melankolike, por mahnitëse në veçantinë e saj.

Një peizazh nga një botë tjetër, që ngjitet drejt kujtesës sonë kolektive:
kështu duket horizonti i së ardhmes.

The post Ne jemi brezi i parë që shohim perëndimin e diellit në Mars appeared first on iconstyle.al.

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025/ Renditja sipas profesioneve

By: V K
12 June 2025 at 07:56

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale, teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë e më të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat vijojnë rritjen dyshifrore.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

o Informacioni dhe komunikacioni

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Industria: +5,2%

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta./Monitor

The post INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025/ Renditja sipas profesioneve appeared first on Albeu.com.

Studimi/ Zbulohet misteri i vijave të errëta në Mars

By: user 6
26 May 2025 at 23:52

Vijat e errëta enigmatike në shpatet e planetit Mars nuk janë shenja uji. Ky është përfundimi i një analize të kryer nga një grup kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Amerikan Brown dhe Universiteti Zviceran i Bernës, botuar në revistën Nature Communications. Analiza, duke përdorur inteligjencën artificiale, shqyrtoi rreth 86 000 imazhe satelitore dhe sugjeroi që vijat e errëta mund të shkaktohen nga era dhe rrëshqitja e shkëmbinjve.

Të vërejtura për herë të parë në vitet 1970 nga misionet e para “Viking”, në Mars u panë disa vija të errëta enigmatike, dhjetëra metra të gjata, të quajtura “linja të pjerrësisë përsëritëse”, të cilat ngjajnë me mbetjet e rrjedhave të ujit të lëngshëm. Vija që mund të shfaqen papritur ose të shtrihen për dhjetëra metra në një kohë të shkurtër. Megjithatë, planeti është një shkretëtirë e madhe dhe e ftohtë dhe deri më tani nuk janë gjetur gjurmë uji të lëngshëm, përveç pranisë së mundshme të disa liqeneve të mëdha nëntokësore. Por sipas disa studiuesve, atje mund të ketë kushte të caktuara në të cilat sasi të vogla uji të lëngshëm, të pasura me kripë, mund të arrijnë sipërfaqen dhe të fillojnë të rrjedhin në tokë, duke prodhuar këto shenja të errëta enigmatike që shfaqen veçanërisht në disa rajone.

Për të hedhur dritë mbi këtë fenomen, studiuesit tani janë mbështetur në një algoritëm të inteligjencës artificiale, të cilit i kërkuan të krahasonte imazhet e vijave të errëta me një përzierje shumë të pasur të dhënash, siç janë temperatura, shpejtësia e erës, hidratimi ose aktiviteti sizmik. “Pastaj ishim në gjendje të kërkonim korrelacione në qindra mijëra raste për të kuptuar më mirë kushtet në të cilat formohen këto karakteristika”, – tha Valentin Bickel i universitetit zviceran. Analizat tregojnë se vijat nuk shoqërohen përgjithësisht me ujin, por formohen në vende me shpejtësi ere dhe depozitim pluhuri më të lartë se mesatarja, vende ku formimi i vorbullave të pluhurit ose rrëshqitjeve të vogla të dheut është gjithashtu më i zakonshëm. Sipas autorëve, shenjat mund të jenë prodhuar nga rrëshqitja e shkëmbinjve të vegjël përgjatë shpateve dhe jo nga rrjedhjet e ujit. ©LAPSI.al

The post Studimi/ Zbulohet misteri i vijave të errëta në Mars appeared first on Lapsi.al.

Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars

By: V K
26 May 2025 at 08:07

Tirana është i vetmi qark në rang vendi që ka rritje popullsisë, si një qendër graviteti që tërheq emigracionin e brendshëm, por nga ana tjetër Kryeqyteti kryesoi qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2025.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se në qarkun e Tiranës lindën 1750 foshnja në tremujorin e parë 2025 me rënie 18 %, në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Tirana u rendit e dyta pas Kukësit për ritmin e lartë të rënies nga 12 qarqet e tjera. Nga ana tjetër, popullsia e qarkut të Tiranës ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023, është rritur me 7.3 për qind.

Faktorët për rënien e lindjeve në Tiranë, lidhen me kostot e larta të jetesës për çiftet e reja dhe çmimet e larta të kujdesit për fëmijët.

Çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me shumë se 60% që nga viti 2018-ta sipas të dhënave zyrtare, ndërsa stoku i banesave sociale mbetet në vendnumëro.

Qiraja dhe kredia zënë më shumë se 35 për qind të ardhurave mujore, duke i shtyrë çiftet të kufizojnë lindjet.

Për të rinjtë që duan të krijojnë familjet kostot e banesave dhe qirave pothuajse janë dyfishuar. Qiraja mesatare tani në zonat kryesore në Tiranës varion nga 300-80 euro në muaj, më shumë se dyfish nga viti 2019 ku qiratë ishin nga 150 deri në 300 euro në muaj.

Gjithashtu, çmimi i një metri katror banesë në periferi këtë vit është 100-1200 euro ndërsa në zonat brenda unazës së dytë më shumë se 2000 euro, gati dyfish me para pandemisë.

Tirana ka një kontribut të madh në numrin e lindjeve, pasi në kryeqytet projektojnë të jetojnë shumica e të rinjve shqiptare që nuk duan të ikin nga vendi.

Në vitin 2024 në Tiranë lindën 8495 bebe, të cilët zunë 38 për qind të totalit të lindjeve në rang vendi, por teksa popullsia rritet, lindjet po bien ne pikiatë.

Arbana një e re që është eksperte e komunikimit dhe mediave sociale po rrit 2 fëmijë. Kishte dëshirë të lindte edhe një të tretë, por kostot janë bërë të papërballueshme, thotë ajo.

Në krahasim me vitin 2016 kur lindja fëmijën e parë kostot janë shtuar më shumë se dyfishi. Paketa e lindjes nëse shkon në spital privat është rritur nga 1000 euro në 2600 euro aktualisht.

Gjithashtu, veshjet, ushqimet dhe të gjitha infrastruktura për fëmijët është rritur më shumë se dyfishi.

“Që kur kam lindur fëmijën e dytë unë dhe bashkëshortin im të dy me paga mbi mesataren nuk arrijmë të kursejmë. Madje nuk arrijmë të blejmë veshje të reja dhe të tjera gjëra për vetën tonë si më parë. Kemi limituar shpenzimet e argëtimit dhe daljet me miqtë, pasi vit pasi tarifat që nga çerdhet kopshtet dhe kontrollet mjekësore po rriten përditë. Kryesisht për arsye të rritjes së kostove kanë lënë mënjane planet për të lindur fëmijën e tretë që aq shumë e kemi dëshiruar”, tha ajo.

Pas lindjes, prindërit përballen me shpenzime të ndryshme për kujdesin e foshnjës, të cilat janë dyfishuar në 5 vite. Brenda një 5 vjeçari, çmimet e kurseve private kanë pasur një ndryshim çmimi me thuajse 40%.

Për kurse sportive apo muzikore, çmimet mesatare kanë qenë 3500 lekë, aktualisht janë 5000 lekë. Ndërsa rritjet më të lartë me mbi 50% e kanë pësuar kurset e gjuhëve të huaja për fëmijët 5 vjeç e lart.

Me të njëjtat ritme janë rritur edhe çmimet e mallrave të tjera dhe shërbimeve për fëmijë. INSTAT raportoi pak ditë më parë se në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin, lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023./ Monitor

The post Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars appeared first on Albeu.com.

Mundësi të reja dhe përmirësim në financa! Ja tre shenjat më me fat në fundin e Majit

By: Ardit
22 May 2025 at 18:56

Demi – Një javë suksesi financiar ju pret, duke filluar me Hënën e Re të së hënës. Ajo ditë, 26/05, është një mundësi për një investim të ri ose një projekt financiar. Mund të merrni gjithashtu një bonus ose nxitje financiare që do të forcojë planet tuaja dhe do të konfirmojë suksesin tuaj në të […]

The post Mundësi të reja dhe përmirësim në financa! Ja tre shenjat më me fat në fundin e Majit appeared first on BoldNews.al.

Zbulimi që ndezi rrjetin: A është kjo dëshmi jete në Mars?

By: gaze tare
22 May 2025 at 11:08

Një imazh i publikuar nga roveri Curiosity i NASA-s po bën xhiron e internetit, pasi paraqet një formacion shkëmbor në Mars që duket si një kockë ose skelet peshku. Fotoja u shkrep në kraterin Gale me kamerat Mastcam dhe ChemCam, dhe ka habitur jo vetëm përdoruesit në rrjete sociale, por edhe vetë shkencëtarët e NASA-s.

Struktura me majë dhe formë të pazakontë ka bërë që shumë ta quajnë “pamja më e çuditshme nga Marsi” deri më sot. Disa astrobiologë kanë ngritur teorinë se ajo mund të jetë një gjurmë e lashtë jete, ndërsa ekspertët e NASA-s janë më të përmbajtur, duke shpjeguar se ka shumë gjasa të jetë thjesht një formim natyror.

Sipas tyre, formacioni është ndoshta një mbetje e rrjeteve minerale të formuara miliona vite më parë dhe që kanë mbijetuar erozionit të fortë nga era dhe rëra marsiane. Megjithatë, zbulimi ka rikthyer interesin për një fakt të njohur: krateri Gale ka pasur dikur ujë, përmbante organikë dhe kishte kushte të favorshme për jetën.

Për ndjekësit e hapësirës dhe jetës jashtëtokësore, kjo foto është një tjetër kujtesë se Marsi ende ruan shumë sekrete – dhe ndoshta, edhe ndonjë përgjigje për pyetjen më të madhe: A jemi vetëm?

The post Zbulimi që ndezi rrjetin: A është kjo dëshmi jete në Mars? appeared first on iconstyle.al.

88 aksidente rrugore në muajin mars, 20,2% më pak se një vit më parë

28 April 2025 at 17:10

Në muajin Mars 2025 numërohen 88 aksidente rrugore, nga të cilët 128 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Gjatë periudhës Janar – Mars 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 20,2 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 85,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë I aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 35-44 vjeç, duke zënë 29,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Mars 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 20,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte, me 10,2 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00 – 17:00, duke zënë 22,7 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 88 aksidente rrugore në muajin mars, 20,2% më pak se një vit më parë appeared first on Euronews Albania.

Lëkundet turizmi, të huajt ranë me 2.7% në Mars

By: Ardit
25 April 2025 at 14:49

Turizmi ka pësuar lëkundjen e parë këtë vit kur në mars 2025 të huajt që vizituan vendin pësuan një rënie me 2.7 për qind krahasuar me marsin e vitit 2024. Pavarësisht kësaj uljeje të lehtë tendenca e shifrave konfirmon se Shqipëria mbetet një destinacion edhe i pakonsoliduar në aspektin turistik diçka që vë theksin tek […]

The post Lëkundet turizmi, të huajt ranë me 2.7% në Mars appeared first on BoldNews.al.

Planeti Mars ka qenë dikur i banueshëm, vërtetohet prania e gazit karbonik

18 April 2025 at 13:00

Marsi ka qenë dikur i banueshëm dhe tashmë kjo mbështetet në fakte. Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Kalgarit në Kanada, të cilët analizuan të dhënat e dërguara nga sonda Curiosity e agjencisë hapësinore amerikane NASA, nga disa kampionë të marrë në kraterin Gale. Lajmi bëhet i ditur nga revista prestigjoze amerikane Science, […]

The post Planeti Mars ka qenë dikur i banueshëm, vërtetohet prania e gazit karbonik appeared first on BoldNews.al.

Policia e Shtetit: 15 ngjarje kriminale të zbardhura gjatë marsit

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2025 ka finalizuar 67 operacione policore në vend dhe 20 operacione policore ndërkombëtare, si dhe ka vënë në pranga 555 autorë të dyshuar veprash penale.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit theksoi se “gjatë muajit mars gjithashtu janë sekuestruar 10 kallëpe lënde eksplozive plastike dhe 7 granata, 27 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni si dhe janë sekuestruar rreth 80 kg kanabis sativa, qindra doza dhe 1890 fara të kësaj lënde, sasi dhe doza kokaine, si dhe doza heroine”.

Sipas Policisë, janë zbuluar dy banesa në Tiranë, të pajisura me llamba për të kultivuar bimë kanabis sativa.

Gjatë punës së saj gjatë muajit mars, Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 500 000 euro me burime të dyshimta, të padeklaruara në PKK-të Port Durrës, Rinas, Morinë dhe Kakavijë.

Policia e Shtetit informon se janë zbardhur 15 ngjarje kriminale që kanë përfshirë, dëmtime pronash me lëndë plasëse ose djegëse, kanosje për dhënie pasurie, plagosje dhe aksidente me pasoja; si dhe janë finalizuar 20 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë.

Gjithashtu Policia e Shtetit u ka dhënë ndihmë 10 turistëve: grekë, çekë, kroatë, francezë dhe gjermanë, që patën nevojë në Dajt, Velipojë, Llogora, Odrie dhe Këlcyrë.

Po ashtu, Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor, sigurinë rrugore.

Në pranga kanë përfunduar 150 drejtues mjetesh, nga të cilët: 111 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur; 39 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 313 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.

Ndërkohë janë marrë 1190 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit, raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku, dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi, ku janë goditur 61 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri. /k.s/j.p/r.e/

The post Policia e Shtetit: 15 ngjarje kriminale të zbardhura gjatë marsit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

87 operacione, luftë trafikut të drogës dhe…/ Policia bën bilancin e muajit mars: Ja sa persona u arrestuan

2 April 2025 at 11:06

Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2025

✅Punë parandaluese, 🤝bashkëpunim me qytetarët, 💡hetime dhe operacione të përbashkëta me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në 🗺koordinim me INTERPOL dhe me EUROPOL, për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.

Gjatë muajit mars, si rezultat i këtyre komponentëve:

✅janë finalizuar 67 operacione policore;
✅janë finalizuar 20 operacione policore ndërkombëtare;
✅janë vënë në pranga 555 autorë të dyshuar veprash penale;
✅janë sekuestruar 10 kallëpe lënde eksplozive plastike dhe 7 granata;
✅janë sekuestruar 27 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni;
✅janë sekuestruar rreth 80 kg Cannabis, qindra doza dhe 1890 fara të kësaj lënde, sasi dhe doza Kokaine, si dhe doza Heroine;
✅janë zbuluar 2 banesa në Tiranë, të pajisura me llamba për të kultivuar bimë Cannabisi;
✅janë sekuestruar rreth 500 000 euro me burime të dyshimta, të padeklaruara në PKK-të Port Durrës, Rinas, Morinë dhe Kakavije;
✅janë sekuestruar 2 automjete të blinduara, silenciator, maska, dokumente dhe para false, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me burim krimin;
✅janë goditur 3 grupe kriminale

-2 të implikuar në prodhim/shitje ose trafikim të lëndëve narkotike;

-tjetri i implikuar në prostitucion;

✅janë parandaluar 5 ngjarje kriminale

-ngjarje me armë/lëndë plasëse dhe konflikte mes adoleshentëve, në Vlorë;

-një rast kultivimi të bimëve narkotike në Krujë;

-përshkallëzimi i 2 konflikteve në familje, në Dibër dhe në Vaun e Dejës;

✅janë zbardhur 15 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: dëmtime pronash me lëndë plasëse ose djegëse, kanosje për dhënie pasurie, plagosje dhe aksidente me pasoja;
✅janë finalizuar 20 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;
✅janë goditur 6 raste të kontrabandës së mallrave si: ari, nafta, veshjet, pijet alkoolike dhe pajisjet;
✅janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 78 raste të krimeve mjedisore dhe 91 raste të dhunës në familje;
✅janë goditur 3 raste të posedimit të kartëmonedhave false;
✅janë goditur 4 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit dhe 1 rast i transportimit të emigrantëve për të kaluar kufirin ilegalisht.
✅iu është dhënë ndihmë 10 turistëve grekë, çekë, kroatë, francezë dhe gjermanë, që patën nevojë në Dajt, Velipojë, Llogara, Odrie dhe Këlcyrë;
✅RENEA dhe Interpol Tirana riatdhesuan një 19-vjeçar që kërkoi ndihmë për të ardhur nga Sierra Leone;
✅janë garantuar rendi dhe siguria publike gjatë aktivitetit sportiv në stadiumin “Arena Kombëtare”, si dhe mbarëvajtja e festave kombëtare gjatë muajit mars.

🔘Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor, sigurinë rrugore.

✅Në pranga, 150 drejtues mjetesh, nga të cilët:

-111 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;

-39 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

✅ 313 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.
✅ 1190 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit, raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga Leja e Drejtimit.

🚧Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku, dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.

✅Të goditura në pikat e kalimit kufitar:

-61 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;
-17 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;
-7 raste të trafikimit të mjeteve motorike;
-1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, me mjete lundruese.

Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi, krimit të organizuar në veçanti, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të atyre që qarkullojnë me armë apo sende të tjera të kundërligjshme dhe cenojnë sigurinë publike.

The post 87 operacione, luftë trafikut të drogës dhe…/ Policia bën bilancin e muajit mars: Ja sa persona u arrestuan appeared first on Sot News | Lajme.

27 Mars! Sot ditë e veçantë, ja çfarë festohet

By: gaze tare
27 March 2025 at 17:46

Dita Botërore e Teatrit u inicua në vitin 1962 nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit (ITI). Ajo festohet çdo vit më 27 mars nga Qendrat ITI dhe komuniteti ndërkombëtar teatror. Për të shënuar këtë rast organizohen ngjarje të ndryshme teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mesazhi i parë Ndërkombëtar i Ditës Botërore të Teatrit u shkrua nga Jean Cocteau (Francë) në vitin 1962. Ishte fillimisht në Helsinki dhe më pas në Vjenë në Kongresin e 9-të Botëror të ITI në qershor 1961 që Presidenti Arvi Kivimaa propozoi në emër të Qendrës Finlandeze të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit që të vendoset Dita Botërore e Teatrit. Propozimi, i mbështetur nga qendrat skandinave, u miratua me aklamacion.

Kjo ditë është një festë për ata që mund të shohin vlerën dhe rëndësinë e formës së artit “teatri” dhe vepron si një thirrje zgjimi për qeveritë, politikanët dhe institucionet që nuk e kanë njohur ende vlerën e tij për njerëzit dhe ende nuk e kanë realizuar potencialin e saj për rritje ekonomike.

The post 27 Mars! Sot ditë e veçantë, ja çfarë festohet appeared first on iconstyle.al.

Të dielën e 30 Marsit kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

By: V K
27 March 2025 at 09:47

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 Mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore.

Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat do të zhvendosen në 03:00, duke filluar periudhën e kursimit të energjisë.

Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie.

Sipas ekspertëve, ky ndryshim i orës mund të ketë efekte negative për shëndetin. Beth Ann Mallou, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, shpjegon se pas kalimit në orën verore, individët mund të përjetojnë simptoma si lodhje gjatë ditës, irritim, performancë të ulur mendore dhe fizike, çrregullime të urisë dhe rritje të mundësisë për sulme në zemër, goditje, migrenë, dhimbje koke, shtim të peshës dhe më shumë aksidente trafiku.

Një orë humbje gjumi mund të duket e vogël, por ka një ndikim të madh në trup. Sipas kërkimeve nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas kalimit në orën verore.

Ky ndryshim ka një ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit, duke e vonuar prodhimin e tij për shkak të ekspozimit të shtuar ndaj dritës.

The post Të dielën e 30 Marsit kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit, e martë, 25 mars

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendër. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/16 Re shi diell
Kukës 6/14 Re shi diell
Lezhë 10/16 Re shi diell
Dibër 7/10 Re shi diell
Durrës 8/16 Re shi diell
Tiranë 12/18 Re shi diell
Elbasan 12/17 Re shi diell
Berat 11/21 Re shi diell
Vlorë 19/21 Re shi diell
Korçë 8/13 Re shi diell
Gjirokastër 9/17 Re shi diell
Sarandë 9/19 Re shi diell

 

The post Parashikimi i motit, e martë, 25 mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elon Musk tregon planet për zhvendosjen në Mars: Jeta në tokë do të zhduket

By: gaze tare
24 March 2025 at 19:25

Elon Musk, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në Mars.

Ai e bëri këtë koment për herë të parë në vitin 2013 gjatë një eventi në South by Southwest dhe, më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende i vendosur për këtë qëllim. Musk, i njohur për idetë e tij të guximshme dhe vizionin afatgjatë, ka shpalosur më tej mendimet e tij mbi të ardhmen e njerëzimit dhe udhëtimin në hapësirë. Ai shpjegoi se dielli është duke u zgjeruar dhe se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar.

Sipas tij, udhëtimi në hapësirë është një nga mënyrat kryesore për të siguruar mbijetesën e njerëzimit.

“Dielli po zgjerohet gradualisht dhe, pas 500 milionë vjetësh, mundësisht një miliardë, oqeanet do të vlojnë dhe nuk do të ketë jetë të rëndësishme në Tokë. Ndoshta disa bakterie që mund të mbijetojnë në temperatura shumë të larta, por asgjë që mund të ndërtojë raketa”, tha Musk.

Sipas tij udhëtimi në hapësirë është zgjidhja që do të shpëtojë njerëzimin. “Udhëtimi në hapësirë është mundësia më e mirë që kemi për të ruajtur jetën e njerëzimit“, shtoi Musk.

Musk është gjithashtu duke punuar për ta realizuar këtë vizion. Sipas njoftimeve të fundit, SpaceX planifikon të dërgojë raketën Starship drejt Marsit deri në fund të vitit të ardhshëm, me robotin humanoid të Teslës, Optimus, që do të jetë ndër pasagjerët e parë.

Nëse ky mision ka sukses, Musk shpreson që njeriun mund të arrijë të ulet në Mars deri në vitet 2029-2031.

The post Elon Musk tregon planet për zhvendosjen në Mars: Jeta në tokë do të zhduket appeared first on iconstyle.al.

‘Jeta në tokë do të zhduket’, Elon Musk: Dua të vd*s në Mars

By: D Marku
24 March 2025 at 13:47

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në Mars.

Ai e bëri këtë koment për herë të parë në vitin 2013 gjatë një eventi në South by Southëest dhe, më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende i vendosur për këtë qëllim.

Musk, i njohur për idetë e tij të guximshme dhe vizionin afatgjatë, ka shpalosur më tej mendimet e tij mbi të ardhmen e njerëzimit dhe udhëtimin në hapësirë.

Ai shpjegoi se dielli është duke u zgjeruar dhe se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar.

Sipas tij, udhëtimi në hapësirë është një nga mënyrat kryesore për të siguruar mbijetesën e njerëzimit.

“Dielli po zgjerohet gradualisht dhe, pas 500 milionë vjetësh, mundësisht një miliardë, oqeanet do të vlojnë dhe nuk do të ketë jetë të rëndësishmenë Tokë.

Ndoshta disa bakterie që mund të mbijetojnë në temperatura shumë të larta, por asgjë që mund të ndërtojë raketa,” tha Musk.

Sipas tij udhëtimi në hapësirë është zgjidhja që do të shpëtojë njerëzimin.

The post ‘Jeta në tokë do të zhduket’, Elon Musk: Dua të vd*s në Mars appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit, e hënë, 24 mars

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët ndërsa lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes në relievet malore në lindje të territorit reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-14 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 14-25 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/20 Re shi diell
Kukës 7/19 Re shi diell
Lezhë 9/21 Re shi diell
Dibër 9/18 Re shi diell
Durrës 10/22 Re shi diell
Tiranë 10/22 Re shi diell
Elbasan 10/22 Re shi diell
Berat 7/21 Re shi diell
Vlorë 13/19 Re shi diell
Korçë 9/17 Re shi diell
Gjirokastër 7/18 Re shi diell
Sarandë 10/18 Re shi diell

 

The post Parashikimi i motit, e hënë, 24 mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi për ditën e sotme, 24 mars 2025

By: gaze tare
24 March 2025 at 07:57

Dashi
Përpara se t’u tregoni njerëzve të tjerë se si të vazhdojnë, sigurohuni që e dini se me kë keni të bëni. Personi me të cilin po flisni mund të jetë më me përvojë se ju dhe ai ose ajo ka të ngjarë të ofendohet nga natyra juaj arrogante. Kini kujdes.

Demi
Mos u zhytni në emocionet tuaja. Humori juaj mund të jetë mjaft i thartë, por mendimi juaj është i qartë. Mos lejoni që ndjenjat tuaja t’ju shpërqendrojnë nga puna e rëndësishme analitike që po bëni. Qëndroni të fokusuar dhe mund të arrini shumë.

Binjaket
Nëse jeni të lodhur duke qenë në të njëjtin pozicion të vjetër me të njëjtën pagë të vjetër, atëherë pyesni eprorët tuaj se çfarë mund të bëni për të ecur përpara. Jini të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me qëllimet dhe dëshirat tuaja. Tregoni se jeni të gatshëm të bëni atë që duhet për të ecur përpara.

Gaforrja
Emocionet tuaja janë pikat tuaja të forta, jo pikat tuaja të dobëta, prandaj sigurohuni që të mos i shpërfillni ato – veçanërisht sot. Të tjerët mund t’ju ndihmojnë të plotësoni boshllëqet me disa gjëra që nuk i dini, por asgjë nuk mund ta zëvendësojë intuitën tuaj.

Luani
Të qenit me të tjerët do t’ju japë kontributin krijues që ju nevojitet për ta bërë ditën të shkojë pa probleme. Nëse përpiqeni të bëni gjithçka vetë, planet tuaja do të dështojnë. Është e rëndësishme që të largoni idetë e të tjerëve. Një mendim i dytë dhe i tretë është thelbësor.

Virgjeresha
Sot do të vini re një ekuilibër të brendshëm që do t’ju bëjë më të sigurt në përgjithësi. Kjo harmoni e brendshme do të ketë efekte të mrekullueshme valëzuese për njerëzit përreth jush. Të gjitha bisedat dhe negociatat me të tjerët do të jenë jashtëzakonisht të qeta.

Peshorja
Një tension i jashtëzakonshëm po krijohet në vendin tuaj të punës midis punëdhënësve dhe punonjësve. Gjithnjë e më shumë incidente kundërshtimi dhe agresioni po ndodhin përreth jush. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të qëndroni neutral gjatë kësaj kohe të vështirë.

Akrepi
Bashkohu me dikë që i di faktet e tij. Së bashku, ju mund të pushtoni botën. Ndoshta ju keni takuar dikë përmes punës suaj që ka një ide për një biznes të ri që ai ose ajo dëshiron të nisë, me ju si partner. Hidhuni në projekt.

Shigjetari
Vetëm për shkak se ju mund të jeni më lart në rangjet se dikush që sapo ka filluar në vendin tuaj të punës nuk do të thotë që ju duhet të shpërfillni idetë e tij ose të saj. Me shumë mundësi, ju mund të mësoni shumë nga “gjaku i ri” që sapo ka ardhur.

Bricjapi
Përdorni arsyetimin tuaj për të gjetur një zgjidhje për një problem që ju shqetëson për një kohë të gjatë. Ju keni të gjitha të dhënat që ju nevojiten. Tani ju vetëm duhet t’i bashkoni ato në një mënyrë që të ketë kuptim. Luaj rolin e një detektivi privat.

Ujori
Ju mund të jeni i vetmi që kupton vërtet çdo anë të çështjes. Kontributi juaj është jashtëzakonisht i vlefshëm për njerëzit me të cilët punoni. Mos u fshihni në sfond ndërkohë që i lini të tjerët të debatojnë pa nevojë. Sillni idetë tuaja në tryezë.

Peshqit
Ju e dini se keni të drejtë për diçka, por nuk mund t’i bindni njerëzit e tjerë për këtë. Fjalët e tua nuk po dalin ashtu siç duhet. Tek të tjerët dukeni i ashpër dhe shumë kokëfortë. Ndryshoni taktikë dhe mund të arrini atë që kërko

The post Horoskopi për ditën e sotme, 24 mars 2025 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌