Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Prokurorja duhet të hetonte zyrtarët e lartë”, Karanxha: S’bëri detyrën dhe shkatërroi “21 Janarin”

17 June 2025 at 15:12

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar se Gjykata e Lartë ka thënë mbas 15 vitesh se kompetente për të hetuar ngjarjen e “21 Janarit” ka qenë prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Ai tha se Ina Rama nuk ka bërë detyrën atëherë dhe sot është promovuar. Sipas tij, personi që ka shkatërruar “21 Janarin” sot është promovuar dhe është tek organi qendror i vetingut që ka hequr të tjerët.

🔊
Karanxha shtoi se akuzën e ka bërë Gjykata e Lartë që thotë se zyrtarët e lartë duhet t’i hetonte prokurorja e përgjithshme, duke ngritur pikëpyetje se pse nuk e ka bërë detyrën. Lidhur me emërimin e Ina Ramës si gjyqtare vetingu, ish-prokurori u shpreh se e ka emëruar Lulzim Basha. Karanxha tha ndër të tjetra se ndërkohë sot që flasim ë Ina Rama ka në pronësi një kat pallati te “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë dhe as nuk i është nënshtruar procesit të vetingut.

“Për rastin e “21 Janarit” është problem shumë i madh se Gjykata e Lartë ka thënë mbas 15 vitesh se kompetente për të hetuar ngjarjen e “21 Janarit” ka qenë prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Ina Rama nuk ka bërë detyrën atëherë dhe sot është promovuar.

Personi që ka shkatërruar “21 Janarin” sot është promovuar dhe është tek organi qendror i vetingut që ka hequr të tjerët. Si është muhabeti të shkatërrosh një dosje dhe të promovohesh. Ka prishur çështjen “Durrës-Kukës”, që vlera e dëmit të shtetit shqiptar është mbi 250 milionë euro, prapë është promovuar. Te procedura për “21 Janarin” është gabimi që ka ndodhur. Gjykata e Lartë thotë se zyrtarët e lartë, ministri dhe Kryeministri i kohës duhet të ishin hetuar nga Ina Rama, që nuk është hetuar. Dosja duhet të ishte hetuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Çfarë veprimesh proceduriale duhet të ishin bërë? Duhet të ishin marrë tabulatet, të verifikohej roli i ministrit të Brendshëm. Se komandanti i Gardës ka direkt përgjegjësi nga ministri i Brendshëm.

Nuk janë hetuar fare. Pse nuk janë hetuar, cili ka qenë shkaku? Prokurori ka për detyrë të ushtrojë ndjekjen penale. Sali Berisha nuk mund të arrestohej pa prova. Çfarë provash duhet të merren? Duhet të merreshin tabulatet telefonike, ka folur me komandantin e Gardës apo jo? Se nuk mund të arrestojmë njerëz pa prova. Duhet të ishte pyetur. Akuzën e ka bërë Gjykata e Lartë që thotë se zyrtarët e lartë duhet t’i hetonte prokurorja e përgjithshme. Pse nuk ka bërë detyrën? Pse nuk i ka hetuar? Të thotë se më tha “lavire bulevardi?” të thotë se më tha kështu dhe nuk e bëra detyrën. Kjo prokurore ka nxjerrë jashtë afatit çështjen “Durrës-Kukës”. Vlera e dëmit të shtetit ka qenë 250 milionë euro.

Është pushuar çështja nga Gjykata e Lartë. Dhe më “21 Janar” jashtë afatit. Çuditërisht është i njëjti ministër i qeverisë Berisha. Këto janë çështje të zgjidhura nga Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë thotë se çështja “Durrës-Kukës” ka dalë jashtë afatit hetimor nga zyra e prokurorit të përgjithshëm. Është vendimi nr. 5 i vitit 2009.

Te “21 Janari” ka thënë Gjykata e Strasburgut që duhet të hetoheshin zyrtarët e lartë dhe prokurori i përgjithshëm duhet të merrte çështjen përsipër, t’i vinte një vulë procedimi dhe të hetoheshin zyrtarët e lartë se pas 15 vitesh nuk mund të hetohen dot. Të paktën të ishin pyetur personat, vendi i tyre, dëshmitarët, tabulatet telefonike, çfarë kanë bërë. Për çështjen e “21 Janarit”, nuk është pyetur akoma ministri i Brendshëm! Pse nuk është pyetur? Mbas 15 vitesh do e pyesësh? Dhe kush ka kompetencë ta pyesë. Është shmangur. Kush e ka emëruar Ina Ramën në veting që e bëri gjyqtare? Lulzim Basha!

I bënë këto dhe e ka emëruar mbrapa në veting me firmën e Bashës. A kalojnë në Komisionin e Ligjeve anëtarët e vetingut? Aty e kanë votuar pro. Është vendim politik. Ky person që e ka mbrojtur këtu, e ka votuar këtu. Si e çove këtu ti? Ajo është kapur pas një shprehje “lavire bulevardi” dhe nuk ka bërë dosjen. Për një të sharë. Kam pasur një konflikt, Ina Rama më ka larguar nga çështja e “21 Janarit”, mua më ka hequr, kam qenë prokurori i vendngjarjes dhe më ka hequr. Dhe për dosjen “Durrës- Kukës” jam prokurori i çështjes. E njoh çështjen mirë fare. Nuk është se e kam personale. Janë dy vendime të Gjykatës së Lartë që i ka konstatuar.

Mbaj përgjegjësi për çfarë them se janë me vendime gjykate. Isha prokuror i vendngjarjes që kam bërë veprimet hetimore, kam sekuestruar gëzhojat, kam marrë pjesë në këqyrjen e gardhit, kam këqyrur dhe një tabelë përballë Gjykatës Kushtetuese. E njoh dhe sot vendin e ngjarjes shumë mirë. Nuk kemi pasur asnjë lloj pengesë. Se po të kemi parasysh që nuk është thënë asnjëherë këqyrja e “21 Janarit” është bërë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të drejtorisë së policisë së qarkut. Nuk është bërë nga prokuroria, prokurori ka marrë pjesë, prokuroria ka qenë pjesë e grupit, por ka qenë Policia e Shtetit nëpërmjet drejtorisë së policisë së qarkut që ka bërë veprimet hetimore.

Kur ndodhi ngjarja isha në shtëpi dhe pashë vendin ku ra një nga viktimat te pema nr.2 ajo e trasha e Hekuran Dedës dhe shkova të fiksoja vendin se mbas doli video e Artan Hoxhës që e zbardhi ngjarjen. Në një vendngjarje është shumë e rëndësishme të fiksohet vendi ku janë gëzhojat, gëzhojat që kanë lidhje me ngjarjen. Prokurori tjetër Adriatik Cama ka qenë te kufomat atje dhe më informoi se predhat e viktimave janë të kalibër 9. Çdo gëzhojë duhet marrë, por gëzhojat e kalibrit 9 janë gëzhoja pistolete, 9 mm Beretta. Këto ishin përdorur nga armët MP5, armët e gardistëve.

Rrethimi metalik ka pasur shenja predhash, për të cilat vendosi Gjykata e Lartë, predhat ishin me tendencë jashtë. Nga Gjykata e Lartë ishte lënë një detyrë të bëhej një akt ekspertimi që në dijeninë time nuk është bërë, arsyen nuk e di se më hoqën nga grupi. Unë kam ndenjur rreth dy javë tek grupi, po grupit iu bë riformatim. Mua më kaluan te pjesa e protestuesve, ndërkohë që isha prokurori i vendngjarjes. U caktuan dy prokurorë të tjerë, Adriatrik Cama dhe një prokuror tjetër që kishte qenë te pjesa përballë Kryeministrisë. Unë jam marrë me protestuesit. Ishte një çështje që u nda në sektorë të ndryshëm.

Unë kam qenë te sektori protestuesve, kemi qenë tre prokurorë, unë Ols Dado dhe Bujar Hoxha. Ndërsa te sektori i vrasjeve janë marrë dy prokurorë të tjerë, prokurori Blerim Tomini dhe Adriatik Cami. Nga ky moment e mbas jam marrë me protestuesit. Gjykata e Lartë tha se çështja nuk duhet të jetë te prokuroria e Tiranës se ne e kemi bërë punën qoftë me protestuesit. Ishte luftë gjeneralësh tashmë. Dimensioni politik dhe shtetëror. Në bazë të nenit 141 të Kushtetutës, sot SPAK-u e ka kompetencë që të hetojë zyrtarët e lartë. Por më përpara e kishte prokurori i përgjithshëm. Siç u çua dhe Fatmir Mediu.

Ka qenë prokurore Ina Rama që ka çuar Fatmir Mediun. Kjo çështje e “21 Janarit”, duhet t’i vejë numër procedimi prokurorinë e përgjithshme. Prokurori duhet të bëjë detyrën, të përgjigjet apo nuk të përgjigjet tjetri, qoftë Kryeministri, zëvendëskryeministri ti bëj tënden. Nëse ata nuk binden, ti mbaj shënim që nuk e bëra detyrën për këto shkaqe. Por nuk ka justifikim të mos e fillosh punën fare. Se më shau para disa ditësh. Këtë punë ka politika. Intimidimi është pjesë dhe nuk mund të justifikohesh më shau “lavire bulevardi” dhe nuk bëra detyrën.

Komplot nuk është por është shkelje proceduriale. Dakordësi në kurriz të Kodit të Procedurës Penale dhe në kurriz të viktimave nuk duhet të ketë. Sepse sot ka arritur një pikë ku janë ndarë rolet. Shkojnë zyrtarët në 21 Janar dhe ndezin një qiri dhe do zbulohen autorët. Ju vjen shumë keq. Nuk ke një vendim që qoftë ish-Kryeministri apo kushdo, të kesh një vendim se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që personi që ka bërë këtë shkelje proceduriale ti e ke promovuar vetë.

Në veting unë kam kërkuar përjashtimin e Ina Ramës për këtë shkak. I kam thënë ik se jemi në konflikt për çështjen “Durrës-Kukës” dhe “21 Janarit” se je përplasur këtu dhe këtu. Mendimi im është i bazuar në vendimet e Gjykatës së Lartë dhe praktikën. Ky person që shkel ligjet promovohet dhe ecën dhe heq të tjerët nga puna. Ndërkohë sot që flasim vetë Ina Rama ka në pronësi një kat pallati te “Rruga e Kosovarëve” dhe as nuk i është nënshtruar vetingut, edhe te pronat.

Merret vendimi i Gjykatës së Lartë dhe thuhet pse nuk e hetove. Provat kanë ikur, njerëzit kanë vdekur, nuk do pyesim të vdekurit. Tabulatet kanë ikur. Çështja është nën hetim. Nëse është i vërtetë urdhri që ka dalë Voice, do bëhet akti i ekspertimit, diskutimi ligjor do merret si provë se çdo provë do ketë një burim duhen pyetur dhe njerëzit për pozicionet e tyre. Duhet parë nëse urdhri është i vërtetë ose jo, duhet të vendosë organi i procedurës se është çështja nën hetim”, tha Karanxha.

The post “Prokurorja duhet të hetonte zyrtarët e lartë”, Karanxha: S’bëri detyrën dhe shkatërroi “21 Janarin” appeared first on Sot News | Lajme.

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025/ Renditja sipas profesioneve

By: V K
12 June 2025 at 07:56

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale, teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë e më të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat vijojnë rritjen dyshifrore.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

o Informacioni dhe komunikacioni

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Industria: +5,2%

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta./Monitor

The post INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025/ Renditja sipas profesioneve appeared first on Albeu.com.

India: Mbi 1,000 shtetas janë deportuar nga SHBA-të që nga janari

30 May 2025 at 10:48

Më shumë se një mijë indianë janë “kthyer ose janë deportuar” nga Shtetet e Bashkuara që nga janari, tha ministria e jashtme e Indisë.

Zëdhënësi Randhir Jaiswal tha se rreth 62% e tyre erdhën me fluturime komerciale, pa dhënë më shumë detaje.

Kjo vjen pas fushatës së Presidentit Donald Trump kundër migrantëve pa dokumente në SHBA. Trump kishte thënë më parë se India “do të bëjë atë që është e drejtë” për deportimin e migrantëve të paligjshëm.

Në shkurt, SHBA-të kishin deportuar më shumë se njëqind indianë me një fluturim ushtarak amerikan, sipas raportimeve disa prej tyre u kthyen të prangosur.

The post India: Mbi 1,000 shtetas janë deportuar nga SHBA-të që nga janari appeared first on Euronews Albania.

Rama: PS krenare për drejtësinë e re, opozita premton shkrirjen e SPAK

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Socialiste është krenare për Reformën në Drejtësi. Nga qyteti i Durrësit ku zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, kryesocialisti Rama tha se në këtë vend nuk ndodhte kurrë që prokurorët të merrnin në pyetje zyrtarë të lartë.

Duke iu referuar vrasjes së katër protestuese më 21 Janar, Rama tha se u urdhërua refuzimi i zbatimit të urdhrave nga qeveria e asaj kohe, kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Sot, sipas Ramës, opozita thotë se më 12 maj do të shkrijnë SPAK-un.

“Ne duhet të jemi krenarë, jo që nuk duhet të ulim kokën, por përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore, se nuk na vjen mirë që të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh dhe sot është në duar të drejtësisë, por nuk ndodhte dot kjo kurrë nëse ne nuk do të hapnim këtë kapak. Këtu u vranë katër veta në mes të bulevardit dhe s’u pyet njeri. U ndaluan, u refuzua me urdhër nga kryeministri, u urdhërua refuzimi i zbatimit të urdhrave të prokurorit, polici i tha “ik, nuk zbatojmë ne urdhrat tuaj”. Është diçka shumë e re, ndryshe nga punët e tjera, që në fund të ditës nuk e bëri mirë punën këtu dhe u prishën tre gurë, dolën jashtë ata tre gurët, janë jetë njerëzish, e kemi bërë ne dhe nuk e bën askush tjetër. Sot ata e thonë copë: “Më 12 maj do të shkrijmë SPAK””, tha Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: PS krenare për drejtësinë e re, opozita premton shkrirjen e SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulen eksportet, thellohet deficiti tregtar i Kosovës në rreth 30%

24 February 2025 at 17:30

PRISHTINË, 24 shkurt /ATSH/ Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 29,6 për qind në muajin janar 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 414,1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 319,6 milionë euro në vitin 2024.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti në këtë periudhë mbulon importin me vetëm 12,6 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin janar 2025 kishte vlerën 59,7 milionë euro, ndërsa importi 473,8 milionë euro, që është një rënie prej 1,1 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 24,7 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 24,2 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 14,1 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 14 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, 11,5 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, ndërsa 6,6 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili, etj.

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit, 20,4% e përbëjnë produktet minerale, 14,1% e përbëjnë mjetet e transportit, 10,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9,6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.”, njofton ASK.

Ndërsa, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,5 milionë euro, ose rreth 37,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22,3%.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania me 12,8%, Italia me 4 për qind, Holanda me 3,9%, etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204,5 milionë euro, ose 43,2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 24,4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania me 14,1%, Italia me 6,1%, Greqia me4,5%, etj.”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24,1 milionë euro, ose 40,0% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 10,8%. Sipas ASK-së, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Maqedonia e Veriut me 15,5%, Shqipëria me 14,5%, Serbia me 4,5%, Mali i Zi me 4,4%.

Kurse, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 83,6 milionë euro, ose 17,6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 45,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut me 7,7%, Shqipëria me 6,2%, Serbia me 3,0%.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 13,1 milionë euro, ose 21,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra me 11,8% dhe SHBA me 2,8%.

“Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 185,7 milionë euro, ose 39,2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia me 12,9% dhe Kina me 12,1%”, thuhet në raport. /KosovaPress/

The post Ulen eksportet, thellohet deficiti tregtar i Kosovës në rreth 30% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dobësi në ekzekutimin e buxhetit, vetëm 4,7 mln euro tendera me fitues në Janar

17 February 2025 at 07:57

Në muajin janar të këtij viti vlera e prokurimeve publike për të cilat është shpallur një fitues ishte vetëm 470 milionë lekë ose 4.7 milionë euro. Kjo shumë është shumë e ulët krahasuar me madhësinë e buxhetit 2025, mbi 8 miliardë lekë, gjysma e të cilave pritet të prokurohen në vazhdim për blerjen e mallrave, […]

The post Dobësi në ekzekutimin e buxhetit, vetëm 4,7 mln euro tendera me fitues në Janar appeared first on BoldNews.al.

54 për qind më shumë emigrantë zbarkuan në Itali në janar të këtij viti sesa në 2024-ën

By: lia rda
3 February 2025 at 17:56

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) tha se 3,479 emigrantë zbarkuan në brigjet e Italisë në janar, një rritje prej 13 për qind nga 3,080 që mbërritën në dhjetor dhe një rritje prej 54 për qind në janar të vitit të kaluar.

Raportohet se rreth 99 për qind e njerëzve që mbërritën në Itali muajin e kaluar u nisën nga Libia dhe rreth 83 për qind u zbarkuan në ishullin jugor të Lampedusës, raporton ANSA.

Deklarata gjithashtu thekson se emigrantët vijnë më shpesh nga Bangladeshi (35 përqind), Pakistani (22 përqind), Siria (13 përqind), Egjipti (8 përqind), Etiopia (5 përqind), Eritrea (4 përqind), Algjeria, Maroku dhe Somali dy për qind secila./abcnews.al

Policia e Shtetit në janar: 121 operacione të finalizuara, 715 shtetas të arrestuar

3 February 2025 at 12:07

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të operacioneve policore dhe shtetasve të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se puna intensive hetimore dhe operacionale, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me homologët, për të goditur krimin në përgjithësi, krimin e organizuar në veçanti, si dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale ka bërë që gjatë muajit janar 2025 të finalizohen 121 operacione policore, ndërsa janë zhvilluar 19 operacione ndërkombëtare, të cilat mundësuan ekstradimin e shtetasve të shumëkërkuar, goditjen e grupeve/organizatave kriminale, si dhe kapjen e shtetasve të akuzuar/dënuar për krime kundër personit dhe/ose krime ekonomike.

Sipas Policisë, janë vënë në pranga 715 shtetas, për vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar 35 armë zjarri, 100 kg Cannabis, 3.8 kg Kokainë, sasi Heroine, fara Cannabisi, 5 granata dhe municion luftarak dhe i është dhënë ndihmë 19 qytetarëve që u gjendën në vështirësi, në malin e Tomorit, Ersekë dhe Karaburun.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, është parandaluar përshkallëzimi i 7 konflikteve me armë ose me sende të forta, në Durrës, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Mirditë dhe Shkodër.

Po si rezultat i rritjes së forcës parandaluese, u goditën 17 raste të armëmbajtjes pa leje. Goditjet parandaluan ngjarje kriminale që mund të kryheshin nga shtetasit që u kapën në lëvizje, me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit thekson faktin se hetime të thelluara dhe profesionale zbardhën 11 ngjarje kriminale që përfshijnë: vrasje, plagosje me armë zjarri, konflikte me sende të forta, shkatërrime të pronës me eksploziv dhe zjarrvënie të qëllimshme.

“Gjithashtu, gjatë këtij muaji, janë finalizuar 17 operacione policore, me objektiv parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera më parë. Disa nga këto ngjarje kriminale u kryen duke përdorur dhunë dhe armë. U goditën 13 raste të kontrabandës. Në 2 raste, Policia goditi në portin e Durrësit, kontrabandimin nga Tunizia, të 1 070 000 tonëve naftë. Më tej, u finalizuan 20 operacione policore për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lokale, me celularë ose me makineta”, cilësohet në njoftim.

Strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike kontribuan për zbardhjen e vrasjes së kryer në fshatin Dragoç, Shkodër; parandaluan një fushatë mashtrimi nëpërmjet disa mesazheve elektronike të maskuara dhe çuan përpara drejtësisë shtetas që kanosën në rrjete sociale ose kryen transaksione, duke keqpërdorur kredencialet e të tjerëve.

Në Tiranë dhe në Elbasan, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare zbuluan 3 call centera, nëpërmjet të cilave mashtroheshin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Shuma të mëdha parash (në disa valuta) iu sekuestruan 2 shtetasve në Pogradec, me akuzën e pastrimit të parave. Gjithashtu, kontrollet në të gjitha PKK e vendit goditën 6 raste të tentativave për të lëvizur para, ilegalisht.

Policia e Shtetit njofton se Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjithashtu, punë intensive është kryer për të menaxhuar fluksin e fillimit të vitit, si dhe për të asistuar shtetasit që u gjendën në nevoja të ndryshme në qarkullim, si pasojë e motit me reshje të dendura shiu dhe/ose dëbore.

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera janë vënë në pranga 169 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 32 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, janë pezulluar 202 leje drejtimi, nga të cilat 16 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 15 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 171 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

“Gjatë këtij muaji edhe Policia Kufitare ka pasur angazhim të shtuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë për fluksin e qytetarëve në hyrje/dalje, si dhe për të garantuar qarkullimin e sigurt të mallrave”, theksohet në njoftim.

Për të përmbushur këto qëllime, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur 68 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit; 16 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin dhe 6 raste të trafiqeve.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të vijuar operacionet dhe aksionet policore, me qëllim nxjerrjen përpara drejtësisë të shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushen misionet madhore, garantimi i rendit publik dhe zbatimi i të drejtave të qytetarëve.

/a.f/

The post Policia e Shtetit në janar: 121 operacione të finalizuara, 715 shtetas të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

3 February 2025 at 10:06

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo drejton.

Ministrja Koçiu, thotë se muaji janar shënoi fillimin e një viti të mbarë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, me investime dhe reforma të rëndësishme.

“Nga fillimi i bashkëpunimit për transformimin e shërbimit onkologjik me Sheba Medical Center në Izrael, te spitali i ri i Kardiokirurgjisë dhe modernizimi i QSUT-së po krijojmë kushte më të mira për pacientët”, shprehet Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Koçiu në bilancin e punëve të MSHMS për muajin janar, ndalet edhe te hapja e Poliklinikës së Specialiteteve në Shkodër, një hapësirë e ndërtuar tërësisht me kushte bashkëkohore, ndërsa u forcuan shërbimet diagnostikuese edhe në Durrës.

“Me Fondin Social 2025 dhe gatishmërinë e strukturave shëndetësore ndaj gripit, po kujdesemi për çdo qytetar”, përfundon ministrja Koçiu.

Disa nga punët e MSHMS të shpalosura në posterat e ministres Koçiu
1 nga 10

/a.f/

The post Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

6 vrasje në Janar, disa atentate mafioze ende të pazbardhura. Tirana me numrin më të lartë

2 February 2025 at 17:10

Vrasjet dhe atentatet mafioze të ndodhura gjatë muajit janar të këtij viti, me gjasa do të arkivohen në dosjet e pazbardhura. Gjatë muajit që lamë pas, në të gjithë vendin ndodhën 6 krime, 3 prej të cilave në Tiranë. Prej tyre janë zbardhur vetëm ato për motive banale, konflikte të momentit, dhe vrasje nga pakujdesia. […]

The post 6 vrasje në Janar, disa atentate mafioze ende të pazbardhura. Tirana me numrin më të lartë appeared first on BoldNews.al.

89 vjetori i lindjes! Rinia e hershme, jeta dhe vepra që Ismail Kadare la pas

By: gaze tare
28 January 2025 at 12:34

Poeti dhe shkrimtari i shquar, Ismail Kadare ditën e sotme do të festonte 89-vjetorin e lindjes. Legjenda e letërsisë shqiptare i njohur edhe botërisht mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 1 korrikut të 2024 në moshën 88-vjeçare.

Ismail Kadare (lindur më 28 janar 1936, Gjirokastër , Shqipëri—vdiq më 1 korrik 2024, Tiranë , Shqipëri) ishte një romancier dhe poet shqiptar, vepra e të cilit eksploroi historinë dhe kulturën e vendit të tij dhe fitoi një lexues ndërkombëtar.

Kadareja, babai i të cilit ishte punonjës poste, studionte në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai shkoi në Moskë për të studiuar në Institutin Gorki të Letërsisë Botërore. Me kthimin në Shqipëri në vitin 1960, ai punoi si gazetar dhe më pas filloi një karrierë letrare. Ai duroi periudha polemikash në vendin e tij të lindjes gjatë sundimit të gjatë tëEnver Hoxha , qeverinë diktatoriale të të cilit Kadare e lavdëronte dhe kritikonte me radhë. Në vitin 1990, duke u ndjerë i kërcënuar nga qeveria dhe nga frika e arrestimit, Kadare dezertoi në Francë.

Kadare së pari tërhoqi vëmendjen në Shqipëri si poet, por ishin veprat e tij në prozë që i sollën famë botërore. Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963;Gjenerali i ushtrisë së vdekur [film 1983]), romani i tij më i njohur, ishte i pari që arriti një audiencë ndërkombëtare. Tregon historinë e një gjenerali italian në një mision të zymtë për të gjetur dhe kthyer në Itali eshtrat e ushtarëve të vendit të tij që vdiqën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore . Ndër romanet e tjera të Kadaresë që trajtojnë historinë shqiptare janë Kështjella (1970;Kalaja ose Rrethimi ), një rrëfim i rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër turqve osmanë në shekullin e 15-të, dheDimri i madh (1977; “Dimri i madh”), i cili përshkruan ngjarjet që sollën ndarjen midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. Kronikë në gur (1971;Kronikë në gur ) është një roman autobiografik që flet për fëmijërinë e Kadaresë në Shqipërinë e kohës së luftës, aq edhe për vetë qytetin e Gjirokastrës.

Emily Dickinson (1830-1886) konfirmoi vetëm fotografinë e Emily Dickinson. 1978 skanimi i një Daguerreotipi. rreth. 1847; në Arkivin e Kolegjit Amherst. poet amerikan. Shih shënimet:
Kuiz Britannica
Poezia: Rreshtat e parë
Romani Ura me tri harqe (1978;Ura me tre harqe ), e vendosur në Shqipërinë mesjetare , mori një vlerësim të gjerë nga kritika. Muzgu i perëndive të stepës (1978;Twilight of the Eastern Gods ) është një çelës romak për kohën e Kadaresë në Institutin Gorki. Veprat e tij të mëvonshme të trillimit përfshijnë Nëpunësi i pallatit të ëndrrave (1981; Pallati i ëndrrave ), Dosja H. (1990; Dosja mbi H. ) dhe Piramida (1995; Piramida ). Tri këngë zie për Kosovën (1999; Tri elegji për Kosovën , ose Elegji për Kosovën ) përfshin tre histori rreth një beteje të shekullit të 14-të midis udhëheqësve ballkanikë dhe Perandorisë Osmane . Lulet e ftohta të marsit (2000; Lulet e pranverës, Bryma e pranverës ) tregon historinë e një piktori në Shqipërinë postkomuniste dhe Pasardhësi (2003; Pasardhësi ) shqyrton fatin e një prej pasardhësve të supozuar të Hoxhës. Darka e gabuar (2008;Rënia e qytetit të gurtë ) gjurmon jetën e dy mjekëve pas një sërë ngjarjesh të çuditshme të lidhura me hyrjen e trupave naziste në Gjirokastër—ende të rrëmbyera nga pushtimi i fundit italian—në 1943. Në Aksidenti (2010; Aksidenti ) një studiues përpiqet të hedhë dritë mbi sfondet misterioze të një çifti të vrarë në një aksident automobilistik. Kukulla autobiografike (2015;Kukulla ) bazohej në marrëdhënien e Kadaresë me nënën e tij.

Ndër vëllimet jofiction të Kadaresë janëEskili, ky humbës i madh (1988; “Eskili, ky humbës i madh”), i cili shqyrton lidhjen midis kulturave shqiptare dhe greke nga lashtësia deri në kohët moderne, dhe Nga një dhjetor në të tjerët (1991; “Nga një dhjetor në tjetrin”; Ing.Pranvera Shqiptare: Anatomia e Tiranisë ), e cila shpreh pikëpamjet e tij mbi politikën dhe qeverisjen shqiptare midis viteve 1944 dhe 1990.

Temat e veprave të Kadaresë, të cilat shpesh bazohen shumë në jetën e tij, përfshijnë historinë, politikën dhe folklorin shqiptar, traditën e gjakmarrjes dhe përkatësinë etnike . Fiksi i tij ka elemente të romantizmit, realizmit dhe surrealizmit. Ai është krahasuar me poetin rus Yevgeny Yevtushenko për kundërshtimin e udhëzimeve të imponuara nga shteti për letërsinë dhe me romancierin kolumbian Gabriel García Márquez , pjesërisht për shkak të interesit të tyre të përbashkët për groteskun dhe surrealitetin . Kadareja u anëtarësua në Akademinë Franceze në vitin 1996 dhe më pas u bë oficer i Legjionit Francez të Nderit . Në vitin 2005 ai u bë fituesi i parë i Çmimit Ndërkombëtar Man Booker. Nderimet e tjera të Kadaresë përfshinin Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë (2020)./Britanicca

The post 89 vjetori i lindjes! Rinia e hershme, jeta dhe vepra që Ismail Kadare la pas appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor 28 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

28 January 2025 at 07:57
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.3 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik

27 Janari, Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Gjermani

By: gaze tare
27 January 2025 at 08:41

27 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Gjermania e përkujton këtë ditë që prej vitit 1996. Në Izrael përkujtimi ka nisur shumë më herët, në një ditë tjetër.

Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ajo deklaroi se “Holokausti, në të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t`u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin përcaktuar atë më parë si ditë përkujtimore.

Më 27 janar 2006, ditën e parë ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan u shpreh: “Tragjedia e pashoqe e Holokaustit nuk mund të zhbëhet. Kujtimi i tijduhet të mbahet i gjallë me turp dhe tmerr, për aq kohë sa zgjat kujtesa njerëzore”.

Pse më 27 janar?
Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Aushvic-Birkenau. Ushtarët gjetën disa të mbijetuar, rrënoja të dhomave të gazit, të vdekur dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Aushvic u vranë rreth 1,1 milion njerëz. Shumica e tyre, rreth 90 për qind, ishin hebrenj dhe Aushvici ishte vetëm njëri nga vendet e shumta të internimit dhe vrasjeve masive nga Gjermania naziste në Evropë.
Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në 1945 humbën jetën më shumë se gjashtë milionë hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz që u përndoqën si homoseksualë, kriminelë apo “asocialë”, punëtorë me detyrim, të burgosur lufte, dëshmitarë të Jehovait dhe të panumërt të tjerë. Terrori nazist drejtohej kundër tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan theksoi: “Kujtimi është edhe një parandalim për të ardhmen. Ferri, që u ngrit në kampet naziste të vdekjes, filloi me urrejtje, me paragjykime dhe antisemitizëm. Kujtesa e këtyre zanafillave na ndihmon që të mbajmë gjithmonë sytë hapur ndaj shenjave paralajmëruese”.​​

Parandalimi i gjenocideve në të ardhmen
27 janari është një detyrim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së për të kujtuar burrat, gratë dhe fëmijët e përndjekur dhe të vrarë. Rezoluta 60/7 refuzon çdo formë të mohimit të Holokaustit. Ajo mbështet zhvillimin e programeve arsimore për kujtimin e Holokaustit dhe synon të ndihmojë në parandalimin e gjenocideve të ardhshme.
Duke u bazuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut rezoluta dënon të gjitha format e “mostolerancës fetare, nxitjes së urrejtjes, shtypjes ose dhunës kundër individëve apo komuniteteve për shkak të origjinës së tyre etnike apo besimit fetar” kudo në botë.

Poloni: Pasardhësit e hebrenjve rizbulojnë identitetin

Në Izrael dita kryesore përkujtimore nuk është 27 janari por Yom HaShoa, që bie zakonisht në prill. Për dy minuta në të gjithë vendin bien sirenat, autobusët, makinat, gjithçka ndalon. Njerëzit heshtin, kujtojnë viktimat.

Termi Holokaust i përdorur ndërkombëtarisht rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “krejtësisht i djegur”. Në Izrael flitet për shoah, “katastrofën”.

„Dita e përkujtimit të shoah dhe heroizmit hebre” u vendos për herë të parë në vitin 1951 dhe u rregullua më saktësisht ligjërisht në vitin 1959. Kjo ditë bie në muajin Nisan të kalendarit hebraik. Ajo u caktua në bazë të kryengritjes së getos së Varshavës në prillin e vitit 1943. Sipas traditës hebreje dita e përkujtimit fillon një mbrëmje më parë. Në ceremonitë përkujtimore ndizen gjashtë pishtarë, që simbolizojnë gjashtë milionë viktimat hebreje. Në mëngjes pasojnë aktivitete të tjera në memorialin Yad Vashem pranë Jerusalemit.

Në ditën e Yom HaShoa në Poloni zhvillohet tradicionalisht edhe një marshim përkujtimor ndërmjet kampit kryesor të Aushvicit dhe kampit të shfarosjes Aushvic-Birkenau, rreth tre kilometra më larg, ku u vranë shumica e njerëzve. Në këtë “Marsh të të gjallëve” (March of the living) marrin pjesë zakonisht mijëra të rinj hebrenj. Gjatë pandemisë së koronës pati përkujtim virtual.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Gjermani

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë së Hitlerit, u desh edhe një gjysmë shekulli: vetëm në vitin 1996 Presidenti i atëhershëm gjerman Roman Herzog shpalli 27 janarin ditë përkujtimore për viktimat e nacionalsocializmit. Që atëherë në këtë ditë në ndërtesat publike në Gjermani flamujt ulen në gjysmë shtizë. Shumë shkolla e trajtojnë këtë temë në mësim.

Që nga viti 1996 në ditën përkujtimore mbahet edhe një orë përkujtimore në parlamentin gjerman për viktimat e nazizmit. Ndërsa në vitet e para fjalimi përkujtimor mbahej kryesisht nga politikanë gjermanë, që nga ky vit në vendin e dorasve, para deputetëve të Bundestagut gjerman flasin për përvojën e tyre edhe shumë të mbijetuar të Holokaustit dhe politikanë nga vende të tjera: nga Izraeli, SHBA, Polonia, Franca, Spanja, Holanda, Çekia, Hungaria, Rusia apo Britania e Madhe. Ata kanë rrëfyer përvoja prekëse duke porositur: “Kurrë më! Kurrë më!” Në vitin 2022 këtë thirrje në sallën plenare e bëri edhe Kryetari i Parlamentit izraelit Mickey Levy.

Në vitin 2011 për herë të parë në Bundestagun gjerman foli një përfaqësuese e minoritetit sinti dhe rom. Ajo ishte Zoni Weisz. Në vitin 2017 folën për herë të parë dy të afërm të viktimave të së ashtuquajturës eutanazi, vrasja e planifikuar e njerëzve me sëmundje të rënda ose aftësi të kufizuara.

Në vitin 2023 fokusi i orës përkujtimore u vendos për herë të parë tek njerëzit, të cilët u përndoqën gjatë sundimit nazist për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor.

Në vitin 2024 në qendër të përkujtimeve ishte kujtesa ndër breza. Para Bundestagut foli Eva Szepesi, e cila u lirua nga Aushvici si fëmijë më 27 janar 1945./DW

The post 27 Janari, Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Gjermani appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor 25 Janar/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

25 January 2025 at 08:09

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e shtunë, 25 Janar), një dollar amerikan do të blihet me 93.2 lekë dhe do të shitet me 94.4 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.7 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 25 Janar/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 24 Janar/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

24 January 2025 at 08:13

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e premte, 24 Janar), një dollar amerikan do të blihet me 93.6 lekë dhe do të shitet me 94.8 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 24 Janar/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda brenda unazës në Durrës, Çopa për ATSH-në: Përparësi qytetarëve

22 January 2025 at 08:00

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Prej datës 15 janar dhe deri në 15 maj 2025, bashkia e Durrësit ka nxjerrë në zbatim një urdhër të ri për lëvizjen e automjeteve brenda unazës së qytetit bregdetar. Sipas këtij urdhri, me qëllim riorganizimin e lëvizjes së automjeteve, lehtësimin e qarkullimit dhe eliminimin e pengesave që sjellin trafik të rënduar në qytet gjatë ditëve të javës, duke shkaktuar vonesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve, është kërkuar kufizim i qarkullimit të mjeteve ATP (automjete të transportit të përzier) dhe ATV (automjete të transportit të veçantë) në dy fasha orare të përcaktuara.

Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë së Durrësit, për shkak të kësaj situate, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në qytet dhe për t’i dhënë përparësi qytetarëve të cilët shkojnë në punë apo dërgojnë fëmijët në shkolla, kopshte, çerdhe, urdhërohet kufizimi në zonat si: Zona përgjatë rrugës “Adria”, “Stefan Kaçulini”, rruga “Glaukia”, rruga “Hysen Kërtusha”, rruga “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri tek Prefektura), Rruga e Dëshmorëve, bulevardi “Epidamn”, rruga “Egnatia”, rruga “Taulantia”, rruga e Currilave, rruga “Mars 91”, si dhe të gjitha segmentet rrugore në brendësi të unazës së përcaktuar sipas hartës.

Vasil Çopa, drejtor i Policisë Bashkiake të Durrësit, në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, thotë se menjëherë pas ekzekutimit të këtij urdhri të ri, po shihen “frytet” e para në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve. “Nga 15 janari që ka filluar ekzekutimi i këtij urdhri është parë një rrjedhshmëri dhe normalitet në lëvizjen e qytetarëve. Janë menduar oraret 07:00- 09:00 dhe 16:00-18:00, sepse praktikisht janë piku i lëvizjeve, kur qytetarët shkojnë punë apo çojnë fëmijët në kopshte e çerdhe dhe pasdite kur ata dalin nga punët. Ky urdhër do të zbatohet deri në 15 maj, ndërsa në verë do të ketë një urdhër të ri për sezonin veror. Ky urdhër vlen për pjesën e unazës së brendshme në qytetin e Durrësit dhe jo për periferitë”, thotë Çopa.

Sipas drejtorit të Policisë Bashkiake, java e parë ka qenë më shumë ndërgjegjësuese, duke ndaluar drejtuesit e mjeteve dhe duke i udhëzuar për rregullat e reja të qarkullimit. “Por, nga dita e djeshme kanë nisur masat administrative për shkeljet, pra gjobat”, thekson Çopa.

Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë së Durrësit, ndalimi i qarkullimit do të bëhet për mjetet ATP (automjet të transportit të përzier) dhe me ngarkesë të përgjithshme, me masë maksimale të autorizuar nga 1,4 tonë deri në 6,5 tonë, nga e hëna në të premte, gjatë orarit 07:00- 09:00 dhe 16:00-18:00, ndalimi i qarkullimit të mjeteve me tonazh të rëndë ATV (automjete të transportit të veçantë) me masë maksimale të autorizuar mbi 6,5 tonë (betoniere, kamionë, trajler, etj.).

“Subjektet tregtare do të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese sipas orarit përkatës dhe sinjalistikës së vendosur. Lejohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të policisë, urgjencës, zjarrfikësve, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Plazh, Agjencisë së Parqeve Urbane, Ndërmarrjes Rruga dhe mjetet e transportit publik urban. Qarkullimi i mjeteve gjatë kufizimit të vendosur nëpërmjet këtij urdhri, do të kryhet vetëm sipas autorizimeve përkatëse të lëshuar nga Bashkia Durrës”, cilësohet në njoftimin e kësaj bashkie.

Urdhri i bashkisë së Durrësit për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda
1 nga 3

/a.f/r.e/

The post Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda brenda unazës në Durrës, Çopa për ATSH-në: Përparësi qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”/ Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

22 January 2025 at 08:34

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit. Zef Brozi thotë se ish kryeministri Sali Berisha, është ariktekti i “21 Janarit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Në një intervistë, Brozi u shpreh se SPAK duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Sipas Brozit, mungesa e drejtësisë për 14 vite, vrasje e dytë për viktimat e “21 Janarit”.

“Fakti se moshetimi i gjithashëm i 21 janarit, është tregues i korrupsionit të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, është turpi dhe dështimi i drejtësisë shqiotare. Do të doja që drejtësia të kishte folur me vendime. Ne flasim sot sepse drejtësia nuk ka folur. SPAK më ka zhgënjyer mua dhe shumë shqiptarë, kur vendosi të mos e pranojë çështjen e “21 Janarit”, vitin e kaluar. Falë Gjykatës së Strasburgut, mori atë vendim dinjitoz. SPAK u ka borxh shqiptarëve për “21 Janarin”. Për aq kohë sa SPAK nuk e ka m,arrë Saliun, qoftë edhe për të dëshmuar, Saliu e di për urdhrin që ka dhënë. Këto janë fakte”, theksoi ai.

The post “Berisha, arkitekti i 21 Janarit”/ Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat appeared first on Sot News | Lajme.

Këmbimi valutor 22 Janar/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

22 January 2025 at 08:15

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e mërkurë, 22 Janar), një dollar amerikan do të blihet me 94 lekë dhe do të shitet me 95.2 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 22 Janar/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Gjirokastër| Mbahen homazhe në varrin e Ziver Veizit, i vrarë në 21 Janar

21 January 2025 at 14:42

Ziver Veizi ishte njëri nga 4 viktimat e ngjarjes tragjike të 21 janarit 2011. Sot, 14 pas vdekjes së tij, në fshatin Zenelaj të Gjirokastrës janë kryer homazhe nga familjarët miqtë dhe shokët e të ndjerit. Në ceremoni nuk munguan as përfaqësues të institucioneve publike dhe pushtetit vendor, të cilët vendosën kurora me lule në vendin ku prehet Ziver Veizi.

Familjarët që ishin të pranishëm kërkuan nga SPAK që të zbardhë plotësisht ngjarjen duke ndëshkuar autorët dhe nxitësit e tyre.

“Ne nuk gjejmë qetësi përderisa drejtësia të vendoset në vend, ka 14 vite që ka ndodhur ajo vrasje tragjike ku të gjithë ekzekutorët dhe vrasësit e atij krimi shtetëror, e atij krimi makabër, nuk janë dënuar kështu që ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse kërkojmë nga organet kompetente, nga SPAKU të zbatojë vendimin e Gjykatës të Strasburgut, të zbatojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për katër viktimat e 21 janarit”, tha Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit.

Kujtojmë që 14 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë një demonstratë të organizuar nga Partia Socialiste, mbetën të vrarë 4 protestues.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër| Mbahen homazhe në varrin e Ziver Veizit, i vrarë në 21 Janar appeared first on Euronews Albania.

Zyrtarisht në shenjën e Ujorit! Ja ç’duhet të dini për këtë shenjë

By: gaze tare
21 January 2025 at 13:25

Shenja e Ujorit, e njohur si një nga shenjat më inovative dhe të papërkulshme të horoskopit, është e lidhur me periudhën nga 20 janari deri më 18 shkurt. Disa nga karakteristikat kryesore të Ujorit janë:

1. **Kreativiteti dhe inovacioni**: Ujorët janë shpesh të njohur për aftësinë e tyre për të menduar jashtë kutisë dhe për të sjellë ide të reja dhe vizionare. Ata janë shpesh në kërkim të mënyrave për të përmirësuar botën dhe për të ndryshuar status quo-në.

2. **Independenca**: Ata vlerësojnë lirinë dhe autonominë. Ujorët zakonisht preferojnë të veprojnë sipas rregullave të tyre dhe mund të ndihen të kufizuar nga rregullat dhe normat shoqërore.

3. **Inteligjenca dhe analitike**: Shenja e Ujorit është e njohur për aftësinë e saj për të analizuar situata dhe probleme në mënyrë të thellë dhe logjike. Ata janë shpesh të interesuar në shkencë, teknologji dhe ide abstrakte.

4. **Humanitarizmi**: Ujorët shpesh janë të angazhuar për kauza shoqërore dhe janë të interesuar për të ndihmuar të tjerët dhe për të krijuar një botë më të drejtë.

5. **Ndjeshmëria dhe dallueshmëria**: Edhe pse mund të duken të ftohtë ose distancuar, Ujorët janë shpesh shumë të ndjeshëm dhe kanë një ndjenjë të thellë për drejtësinë dhe barazinë.

6. **Shenjë ajri**: Si shenjë ajri, ata janë shpesh të hapur për mendime të reja dhe janë fleksibël kur bëhet fjalë për ide dhe besime.

7. **Paradoxaliteti**: Ujorët mund të jenë të papritur dhe kontradiktorë në veprime dhe mendime, duke i bërë ata më të vështirë për t’u kuptuar plotësisht.

Përsa i përket aspektit negativ, Ujorët mund të duken të ftohtë ose të pamundur për t’u afruar emocionalisht, dhe ndonjëherë mund të jenë të vështirë për t’u ndjekur për shkak të natyrës së tyre të ndryshueshme dhe të papërcaktuar.

The post Zyrtarisht në shenjën e Ujorit! Ja ç’duhet të dini për këtë shenjë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌