Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 August 2025Main stream

Policia e Shtetit: 103 operacione, 761 persona të arrestuar gjatë korrikut

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit bëri publik sot bilancin e punës dhe të operacioneve përgjatë muajit korrik 2025.

Sipas njoftimit, Policia thekson se janë finalizuar 103 operacione policore, ndërsa janë vënë në pranga 761 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar me përkushtim, profesionalizëm dhe angazhimin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

Gjithashtu, në pikun e sezonit turistik, është treguar vigjilencë dhe kujdes i shtuar, 24/7, për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në hapësirat ujore, për ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve dhe vizitorëve.

Fokusim dhe përkushtim edhe për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret duke shpëtuar jetë nga rreziku i përfshirjes nga flakët, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që ndërtojnë pa leje apo zënë hapësirat publike.

Konkretisht, gjatë muajit Korrik: Janë finalizuar 103 operacione policore; Janë finalizuar 25 operacione në bashkëpunim me partnerët, për goditjen e krimeve kibernetike, trafikimit të drogës, si dhe për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar; Janë vënë në pranga 761 shtetas të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme; Janë asgjësuar 52 934 bimë Cannabisi, si dhe janë sekuestruar rreth 2.5 kg kokainë, 6.2 kg cannabis, qindra doza të këtyre lëndëve dhe sasi amfetaminë;

Janë sekuestruar 33 armë zjarri, 110 kapsolla detonatore, 2 antiplumba dhe silenciatorë; Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash; Janë parandaluar ngjarje kriminale në Tiranë, Lezhë, Vlorë, e Sarandë që mund të kryheshin nga shtetas që lëviznin të armatosur.

Janë parandaluar përshkallëzimi i 6 konflikteve me armë apo sende të forta si dhe i 8 rasteve të tentativës për vjedhje;

Janë sekuestruar pasuri dhe cash me vlerë totale rreth 1.6 milionë euro, të përfituara nga krimet;

Gjatë 2 fazave të operacionit “Identiteti”, Policia e qarkut Tiranë zbuloi raste të falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, për të lëvizur ilegalisht ose për të marrë kredi;

Policia e qarkut Kukës goditi 2 raste të trafikimit të armëve nga Kosova dhe 3 raste të trafikimit të automjeteve;

Gjatë planeve të posaçme operacionale policore, për sigurinë ushqimore dhe atë dentare, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e DPPSh-së zbuloi raste të përdorimit/tregtimit të produkteve të skaduara, me rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve;

Janë finalizuar 16 operacione për zbardhjen e vjedhjeve;

Janë goditur 10 raste në fushën e kontrabandës, 7 raste të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin ilegalisht dhe 6 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;

Janë bllokuar 134 mjete lundruese, pasi drejtuesit e tyre cenuan perimetrin e sigurisë për pushuesit dhe/ose ishin të papajisur me dokumentacionin që kërkon ligji;

Janë konstatuar 34 raste të pushtimit të hapësirave në plazhe, për të cilat, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, janë sekuestruar rreth 2700 komplete me çadra dhe shezlongë;

Janë konstatuar 38 raste të tjera të pushtimit të hapësirave publike, për aktivitete fitimprurëse. Në bashkëpunim me shërbimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, janë liruar hapësirat dhe sekuestruar objektet e përdorura;

Janë konstatuar 12 raste të ndërtimeve pa leje me 16 shtetas të proceduar penalisht, si dhe janë goditur krime të tjera kundër mjedisit, të tilla si: ndotja e ujërave, dëmtimi i shtratit të lumenjve, si dhe hedhja e inerteve ose mbetjeve të tjera;

Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe homologët, është reaguar menjëherë për 44 raste zjarrvënieje. Hetimet dhe puna policore rezultuan me arrestimin/ndalimin/procedimin e 42 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia;

Janë proceduar penalisht 72 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve të urgjencës dhe lëvizjen e qytetarëve;

Policia e Tiranës dhe policitë e qarqeve bregdetare kanë kryer kontrolle të përditshme, me mjete teknologjike zhurmëmatëse, te subjektet që gjenerojnë muzikë. Administratorët e subjekteve që u gjetën në tejkalim të nivelit dhe/ose të orarit, u ndëshkuan penalisht dhe/ose administrativisht;

Është dhënë ndihmë për 55 shtetas që u gjendën në vështirësi për shkak të terrenit, temperaturave, mosorientimit në zona të ndryshme ose defekteve në mjetet me të cilat lëviznin.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës ose bëhen shkak për ngadalësim apo bllokim të qarkullimit gjatë këtij muaji me fluks të lartë lëvizjeje.

Në këtë kuadër:

– janë vënë në pranga 226 drejtues mjetesh, nga të cilët 139 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 87 për drejtim mjeti pa leje drejtimi ;

– janë pezulluar 252 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

– janë vendosur 22 338 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të lartë të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe tentativave për lëvizje të paligjshme.

Në këtë kuadër janë goditur:

68 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve;

10 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false;

7 raste të mosdeklarimit të shumave të parave.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar shtetasit që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë më ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo paligjshmëri që konstatojnë, pranë njësive fizike të Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 112.

/e.i//a.f/

The post Policia e Shtetit: 103 operacione, 761 persona të arrestuar gjatë korrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 109 numri i viktimave, mes tyre 30 fëmijë

8 July 2025 at 21:19

Tre trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në Teksas, duke e çuar numrin e të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të premten në 109.

Viktimat përfshijnë dhjetëra fëmijë që ndiqnin një kamp veror që priste rreth 750 persona.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë persona të zhdukur, shpesh në kushte të vështira.

Vetëm në Qarkun Kerr, i cili pësoi dëmet më të rënda, janë gjetur 86 të vdekur, mes tyre rreth 30 fëmijë, siç tha Sherifi Larry Litha në një konferencë për shtyp, duke sqaruar se më shumë se 20 trupa nuk janë identifikuar ende.

Ligjvënësit demokratë po bëjnë thirrje për një hetim nëse shkurtimet e vendeve të punës në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) ndikuan në reagimin e tij ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse. Neë York Times raportoi të shtunën se zyrat e NWS në Teksas kishin mungesë stafi.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha të hënën se NWS kishte lëshuar “parashikime dhe paralajmërime në kohë dhe të sakta” në lidhje me rrezikun e përmbytjeve në rajon.

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të vizitojë disa nga zonat e prekura në Teksas, ndoshta të premten.

The post Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 109 numri i viktimave, mes tyre 30 fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

By: V K
4 July 2025 at 15:40

Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend për datën 4 korrik 2025. Deri në orën 14:30 janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë shuar dhe 4 mbeten aktive.

Zjarret më problematike raportohen në qarqet Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë, ku operacionet për shuarje flakësh vazhdojnë.

Në disa zona ndërhyrja është e vështirë, për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Informacion mbi situatën e zjarreve nga Ministria e Mbrojtjes:

Data 04.07.2025, ora 14:30

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 14:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 9 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.
  2. Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.
  3. Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.
  4. Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.
  5. Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

  1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan

  1. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Sipas drejtiesit te operacionit situata duket pak me mire se ditën e djeshme. Kryesisht vatra e zjarrit është në pjesën perëndimore aty janë përqendruar edhe mjete zjarrfikese.

Qarku Kukës

  1. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

  1. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Zjarri është nën kontroll.

The post Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive appeared first on Albeu.com.

Sulmet izraelite/ Mediat iraniane sjellin bilancin e parë jozyrtar, të viktimave

13 June 2025 at 14:58

Nournews thotë se 78 persona u vranë dhe 329 të tjerë u plagosën në kryeqytetin Teheran. Mediat iraniane kanë dhënë numrin e parë jozyrtar të të vdekurve nga sulmet izraelite.

Izraeli sulmoi kryeqytetin e Iranit në mëngjesin e së premtes duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve rivale në Lindjen e Mesme. Ky dukej të ishte sulmi më i madh që Irani e ka përjetuar që nga lufta me Irakun në vitet ’80.

Sulmi ndodhi në një kohë tensionesh të larta për shkak të përparimeve të shpejta të programit bërthamor të Iranit dhe nxiti kundërpërgjigje të menjëhershme, pasi lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Izraeli do të përballej me “dënim të ashpër”.

Pak orë më vonë, ushtria izraelite njoftoi ka filluar të rrëzojë dronët iranianë të nisur nga Teherani si hakmarrje për sulmin. Një zyrtar izraelit tha se rrëzimi i dronëve po ndodh jashtë territorit izraelit, por nuk dha më shumë hollësi, pasi foli në kushte anonime.

The post Sulmet izraelite/ Mediat iraniane sjellin bilancin e parë jozyrtar, të viktimave appeared first on Sot News | Lajme.

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u regjistrua procedimi

24 May 2025 at 11:12

Prokuroritë e Përgjithshme ka raportuar bilancin sa i përket hetimeve për krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Bëhet me dije se deri në datën 22 Maj janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale, ku burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë: policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, […]

The post Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u regjistrua procedimi appeared first on BoldNews.al.

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

By: V K
24 May 2025 at 11:04

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, kanë raportuar si më poshtë:

Janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.

Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.

Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 47 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 7 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 7 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 328/a, 329/2, 237, 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 325, 327/1, 328/a, 329 të Kodit Penal.

I janë dërguar për kompetencë SPAK 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.

Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.

Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër për veprën penale të parashikuar nga neni 237/5, 328/a, paragrafi 4, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 326/1 i Kodit Penal, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim. Gjithashtu për një procedim të regjistruar për veprën e parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal, në Prokurorinë Gjirokastër, është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.

Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

Është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit.

Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

The post Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona appeared first on Albeu.com.

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

14 May 2025 at 11:33

Prokuroria e Përgjithshme ka dalë me një komunikatë për mediat ku ka bërë me dije bilancin e Prokurorive të rretheve në lidhje me krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Nga 87 kallëzime gjithsej, raportohet se Prokuroritë kanë regjistruar 34 procedime penale, ndërsa janë arrestuar 7 persona. Për 12 kallëzime është vendosur mosfillimi i […]

The post Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

Sulmi me armë në Indi: Rritet bilanci me më shumë se 20 të vrarë

22 April 2025 at 18:25

Të paktën dy duzina njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, disa në gjendje kritike, pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh që po vizitonin Pahalgam, një qytet piktoresk në Himalaje, në Kashmirin e administruar nga India. Sulmi ndodhi në Baisaran, një livadh në majë të malit, rreth 5 kilometra larg nga qyteti i Pahalgamit.

Kryeministri i rajonit, Omar Abdullah, e quajti këtë sulm “shumë më të madh” se çdo akt të dhunshëm që ka ndodhur ndaj civilëve në vitet e fundit. Po ashtu, ai e cilësoi atë si një akt të tmerrshëm dhe të papranueshëm. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka deklaruar se ata që janë përgjegjës për këtë sulm do të “sillen para drejtësisë” dhe shtoi se vendosmëria për të luftuar terrorizmin është e palëkundur. Ministri i Brendshëm Amit Shah do të udhëtojë në Srinagar për të mbajtur një takim urgjent sigurie, për të adresuar situatën.

Në një tjetër reagim, Manoj Sinha, nënguvernatori i rajonit, tha se ushtria dhe policia janë vendosur menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për të gjetur autorët e sulmit. Sipas tij, zona është rrethuar dhe postblloqet po kontrollojnë çdo automjet që përpiqet të kalojë.

Dëshmitarët e sulmit kanë raportuar kaos të plotë pas të shtënave, me turistët që filluan të vrapojnë dhe të bërtasin për ndihmë. Disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit duket se kishin veçuar jomuslimanët gjatë sulmit. Pamjet nga vendi i ngjarjes që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë trupat e shtrirë dhe njerëz që kërkojnë ndihmë.

Policia tha se shumë nga viktimat janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që ende nuk është bërë e mundur të identifikohen të gjithë autorët. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por rajoni ka pasur një histori të gjatë të kryengritjes që nga viti 1989, dhe dhuna ka qenë e pranishme shpesh, megjithëse është zbehur në vitet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi me armë në Indi: Rritet bilanci me më shumë se 20 të vrarë appeared first on Euronews Albania.

“Rama kërkon të shmangë bilancin”, Bushati: Objektivi i PD, të sigurojë një opozitë radikale!

17 April 2025 at 08:46

Analisti Andi Bushati, thotë se pavarësisht partive të reja në këtë fushatë zgjedhore skena politike është bipolare, ku duket sikur Edi Rama ka më shumë një fushatë tallava dhe Sali Berisha, më shumë një fushatë politike. I ftuar në MCN, ai deklaroi Edi Rama do me çdo kusht dhe çdo çmim që të mos bëhet […]

The post “Rama kërkon të shmangë bilancin”, Bushati: Objektivi i PD, të sigurojë një opozitë radikale! appeared first on BoldNews.al.

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

14 April 2025 at 18:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite vetëm dy prej tyre janë të dënuar nga drejtësia. “Në tre mandate kanë qenë rreth ose 60 ministra, numërojini pak. Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i Partisë Socialiste, njëri i aleatit strategjik ndjesë pastë partia aleate strategjike, pastaj një i tretë në paraburgim sot e gjithë ditën por i padënuar ende që prezumohet i pafajshëm sipas drejtësisë europiane dhe një i katërt në arrati, zëvendës kryeministri. 4, ok?”, është shprehur Rama në rubrikën “sy me sy”. Kjo ishte e para, por jo e fundit deklaratë e Ramës për korrupsionin dhe hetimet ndaj anëtarëve të qeverisë së tij.

Edhe në takimin e fundit me diasporën në Milano, Rama është përpjekur të relativizojë perceptimin e përcjellë nga opozita se “gjysma e qeverisë është në burg”, duke ofruar më shumë një kornizë statistikore. Në takimin me diasporën, Rama tha me pak fjalë se hetimet ndër vite janë arsye për krenari dhe jo për turp, pasi janë rezultat i një drejtësie të pavarur.

Arsyeja

Politologu Ilir Kalemaj thotë për Faktoje.al se, “deklarata e Ramës që kërkon të shfajësohet duke bërë spin-in e zakonshëm, për të justifikuar akuzat e shumëfishta ndaj anëtarëve të tij të kabinetit, janë thjesht për efekt elektoral por nuk dihet çfarë efektshmërie mund të kenë”.

Pse? “Kjo pasi është në kontradiktë termash si dhe sfumon logjikën elementare. Pra, nga njëra anë SPAK si institucion është krijuar dhe vijon të mbështetet vetëm nga PS dhe Rama si garant i tij dhe nga ana tjetër, mbi 90 përqind e të akuzuarve të SPAK në nivelet e larta janë ish-ministra, ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë të PS, duke filluar nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës si Tahiri, Ahmetaj dhe Beqaj”.

Nga ana tjetër, sipas tij, një aradhë e gjatë funksionarësh të lartë duke nisur nga Veliaj janë gjithashtu rrugës së përballjes me drejtësinë.

Kalemaj e ka një shpjegim të relativizimit të fenomenit.

“Nuk mund ta kapitalizosh SPAK dhe reformën në drejtësi elektoralisht thjesht se sondazhet e nxjerrin këtë organ të drejtësisë të vlerësuar nga qytetarët dhe njëkohësisht të nënvleftësosh rolin dhe peshën e bashkëpunëtorëve të tu të dikurshëm ose të tashëm thjesht për të marrë vota”.

Fenomeni  

Rrethi i hetimeve dhe ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve në Shqipëri është zgjeruar ndjeshëm ndër vite, me një seri rastesh që përfshijnë emra të njohur të politikës shqiptare si ministra, deputetë, kryetar bashkie… etj

Në morinë e hetimeve Faktoje.al i është referuar vetëm paraqitjeve publike në dyert e SPAK , kallëzimeve të raportuara nga opozita si dhe njoftimeve zyrtare të SPAK që prekin emra ministrash dhe ish-ministra nga viti 2013, sa kohë deklarata e Ramës i referohej vetëm ministrave ndër vite.

Çfarë ka ndodhur?

Duke përmendur vetëm dy ministra të dënuar dhe dy të tjerë (njëri në paraburgim dhe tjetri në arrati), Rama deri diku është përpjekur ta përdorë edhe si argument për një standard të lartë moral, por edhe institucional.

Por le të marrim vetëm ata që aktualisht janë në burg dhe për çfarë për të kuptuar se sa qëndron ky standard?

Rastet

Kërkim ndërkombetar Të dënuar Të pandehur Në gjykim/arrest me burg Arrest me burg
Arben Ahmetaj Lefter KokaSonila Qato Ilir BeqajErion Veliaj
Saimir Tahiri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në arrest me burg pasi ai dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxe dyshohen nga SPAK se janë ideatorët dhe zbatuesit e një skeme korruptive dhe pastrimi parash, me zanafillë bashkinë e Tiranës. Në fillimet e qeverisë Rama, Veliaj (para se të zgjidhej kryetar bashkie) ka mbajtur prej dy vitesh postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Një tjetër funksionar i lartë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tij janë ngritur akuza për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Hetimet janë shtyrë tre herë deri tani. Ndaj tij është në zhvillim edhe një hetim pasuror, ku janë sekuestruar disa prona

Në një tjetër çështje, SPAK ka kërkuar gjykimin për 11 të pandehur në aferën e SASPAC, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për 6 vepra të rënda penale, ndër to korrupsion dhe mashtrim.

SPAK gjithashtu ka shpallur pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera për një kontratë prej 19 milionë euro. Për të është kërkuar 1 vit burg dhe ndalim nga funksionet publike për 5 vite. Qato ka mbajtur edhe postin e Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në vitin 2017.

Të dënuarit

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg për çështjen e inceneratorëve, por përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj. I njëjti dënim vlen edhe për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua me 5 vite burg për “shpërdorim detyre”, i reduktuar në 3 vite e 4 muaj. Ai u lirua në qershor 2023, megjithëse i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj nga dënimi. Akuzat më të rënda ndaj tij nuk u provuan.

Kallëzimet

Disa prej ministrave aktualë apo ish kanë dëshmuar në SPAK rreth kallëzimeve që janë adresuar ndaj tyre kryesisht nga forcat politike kundërshtare, por ka edhe prej tyre (në një numër shumë të pakët) që kanë dëshmuar edhe pa qenë të kallëzuar, si persona që kanë dijeni mbi çështjet që po heton SPAK. Fenomeni ndër vite tregon gjithashtu se jo çdo kallëzim apo denoncim ka qenë i bazuar në prova, ndërsa PD-ja për shkak edhe të luftës së brendshme ka qenë e fragmentuar pa arritur të krijojë një data bazë se sa kallëzime ka depozituar ndër vite dhe për çfarë konkretisht ndaj ministrave të qeverisë “Rama”. Të paktën një e tillë nuk iu vu në dispozicion Faktoje.al deri në botimin e këtij artikulli.

Lista

Faktoje.al sjellë një listë emrash të ministrave aktualë dhe atyre ndër vite që janë paraqitur të paktën një herë në SPAK, si dhe atyre ndaj të cilëve ka pasur një kallëzim penal. Mbi 30% e listës së 65 ministrave (qysh prej vitit 2013) rezulton të ketë pasur të paktën një ballafaqim direkt ose indirekt me organet e drejtësisë. Ndërkohë, me probleme ligjore të theksuara deri më tani (të dënuar, pandehur, arrest me burg, në kërkim) rezultojnë 6

Përfundim

Referuar sa më sipër, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nga viti 2013 e deri më sot janë dënuar vetëm dy ministra, një tjetër ndodhet në paraburgim dhe një I katërt në arrati do ta kategorizojmë gjysmë të vërtetë  

Skedari i ministrave në raport me drejtësinë nga viti 2013

Skedari i ministrave në raport me drejtësinë nga viti 2013

Kërkim ndërkombëtarArrest me burgTë dënuar:Të pandehur Në gjykim/arrest me burg
Arben Ahmetaj Erion Veliaj Lefter Koka Sonila Qato Ilir Beqaj
Saimir Tahiri

Ministra aktualë që janë paraqitur në SPAK dhe/ose ndaj tyre ka një kallëzim penal

Edi Rama– (I kallëzuar nga PD,ish-LSI)            Ulsi Manja – (I kallëzuar në SPAK)
Belinda Balluku – (paraqitur në SPAK, e kallëzuar nga PD)Blendi Gonxhe – (paraqitur në SPAK, i kallëzuar)
Taulant Balla – (paraqitur në cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin, por është gjithashtu i kallëzuar nga PD)Ogerta Manastirliu – (paraqitur në SPAK, e kallëzuar nga PD)
Anila Denaj – (paraqitur në SPAK)Pirro Vengu – (I kallëzuar në SPAK)
Albana Koçiu– (E kallëzuar nga PD)

Ish-ministra, aktualisht deputetë

Niko Peleshi (paraqitur në SPAK, i kallëzuar nga LSI)Nasip Naço (paraqitur në SPAK)
Elisa Spiropali (E kallëzuar nga PD)Blendi Klosi (I kallëzuar në SPAK)
Ermonela Felaj (Thirrur në SPAK bashkëshorti i saj)Edona Bilali (E kallëzuar në SPAK nga një ekspert IT)
Fatmir Xhafaj (I kallëzuar në SPAK nga PD)Petrit Vasili (paraqitur në SPAK)
Damian Gjiknuri (paraqitur në SPAK, i kallëzuar nga PD)Olta Xhaçka (Nën hetim, paraqitur në SPAK )
Eduard Shalsi (I kallëzuar në SPAK)Etilda Gjonaj (E kallëzuar nga PL)
Lindita Nikolla (E kallëzuar nga PD)


Ish ministra, por jo deputetë

Edmond Haxhinasto (paraqitur në SPAK)Elva Margariti (E kallëzuar në SPAK)
Edmond Panariti (I kallëzuar në SPAK)Erion Veliaj (arrest me burg)


Të larguar nga politika që janë paraqitur në SPAK

Shkëlqim Cani (paraqitur në SPAK)Ervin Mete (paraqitur në SPAK)
Sander Lleshaj (paraqitur në SPAK, i kallëzuar nga Myslim Murrizi)Sonila Qato (E pandehur, në gjykim, është paraqitur më heret për dëshmi)

The post Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal appeared first on Faktoje.al.

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

By: Oldi
14 April 2025 at 18:09

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite vetëm dy prej tyre janë të dënuar nga drejtësia. “Në tre mandate kanë qenë rreth ose 60 ministra, numërojini pak. Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i Partisë Socialiste, njëri i aleatit strategjik ndjesë […]

The post Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal appeared first on BoldNews.al.

Shembja e çatisë së klubit të natës në Santo Domingo, rritet bilanci në 184 viktima

By: user7
10 April 2025 at 08:15

Tragjedia në klubin e natës në Santo Domingo ka rezultuar fatale për 184 persona. Numri i viktimave po rritet orë pas ore ndërsa janë mbi 100 të plagosur. Nga numri i lartë i të plagosurve pritet të ketë rritje të bilancit të viktimave pasi personat që ndodheshin në klubin e natës kanë marrë plagë të rënda nga çatia që u ra papritur mbi kokë.

“Fatkeqësisht, ju informojmë se deri më sot kemi 184 persona të rikuperuar (të vdekur), bazuar në certifikatat nga INACIF”, njoftoi instituti mjekoligjor i vendit të Karaibeve, Juan Manuel Mendes, drejtori i qendrës së operacioneve emergjente.

Numri i të vdekurve u rrit me gjashtëdhjetë në krahasim me numërimin e mëparshëm zyrtar, dje në mëngjes. Ylli i Merengue, Rubi Perez , krijuesi i shumë këngëve të njohura, është në mesin e dhjetëra personave që kanë humbur jetën, konfirmoi për Agence France-Presse agjenti i tij artistik, Enrique Paulino.

“Është e saktë,” tha Paulino kur u pyet për informacionin për vdekjen e Roberto Antonio Perez Herrera, 69 vjeç, duke shtuar se presim që fëmijët e tij të japin miratimin e tyre për funeralin.

Autoritetet po hetojnë sigurinë statike të ndërtesës dhe abuzimet e mundshme në ndërtimin ose mirëmbajtjen e kantierit si shkaqe të mundshme të shembjes. Qeveria është zotuar të ofrojë ndihmë për të lënduarit dhe të hetojë plotësisht incidentin në mënyrë që të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë.

The post Shembja e çatisë së klubit të natës në Santo Domingo, rritet bilanci në 184 viktima appeared first on Lapsi.al.

Bilanc lufte nga aksidentet! Tetë persona humbën jetën këtë javë

By: D Marku
23 March 2025 at 15:26

Një aksident automobilistik ndodhi këtë të diel në aksin Berat-Dimal, pranë fshatin Otllak.

Një 34-vjeçar banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi, Lorenc Llangozi 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë si dhe lagështia në rrugë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Aksi Berat Dimal njihet si njolle e zeze në hartën e akseve automobilistike. Ne këtë aks, kohët e fundit ka pasur aksidente me pasoja fatale.

Kjo javë ka shënuar një bilanc tragjik, pasi numri i viktimave arriti në tetë. Të premten humbi jetën një 51-vjecar në Kukës.

Ndërkohë 6 viktima u regjistruan vetëm gjatë së enjtes ku katër të rinj humbën jetën në Fushë-Prezë, ndërsa një mësuese 59-vjeçare në gjimnaz u përplas për vdekje në Bulqizë.

Viktima tjetër ishte një i mitur katër vjeçar, i cili u përplas nga një furgon që doli nga rruga në aksin Klos-Burrel. Fëmija 4 vjeç u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë disa orë më pas, mbrëmjen e së enjtes.

The post Bilanc lufte nga aksidentet! Tetë persona humbën jetën këtë javë appeared first on Albeu.com.

Policia bën bilancin: 1.5 mln euro pasuri të sekuestruara në shkurt, 729 persona të arrestuar

By: armand
2 March 2025 at 11:28

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc për muajin Shkurt. Uniformat blu thonë se janë zhvilluar 105 operacione dhe janë arrestuar 729 persona. Po ashtu në pranga janë vënë 23 persona në kërkim ndërkombëtar të kërkuar nga shtete të huaja dhe 8 të kërkuar ndërkombëtarisht nga Shqipëria, 3 prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë […]

The post Policia bën bilancin: 1.5 mln euro pasuri të sekuestruara në shkurt, 729 persona të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Policia e Shtetit në janar: 121 operacione të finalizuara, 715 shtetas të arrestuar

3 February 2025 at 12:07

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të operacioneve policore dhe shtetasve të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se puna intensive hetimore dhe operacionale, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me homologët, për të goditur krimin në përgjithësi, krimin e organizuar në veçanti, si dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale ka bërë që gjatë muajit janar 2025 të finalizohen 121 operacione policore, ndërsa janë zhvilluar 19 operacione ndërkombëtare, të cilat mundësuan ekstradimin e shtetasve të shumëkërkuar, goditjen e grupeve/organizatave kriminale, si dhe kapjen e shtetasve të akuzuar/dënuar për krime kundër personit dhe/ose krime ekonomike.

Sipas Policisë, janë vënë në pranga 715 shtetas, për vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar 35 armë zjarri, 100 kg Cannabis, 3.8 kg Kokainë, sasi Heroine, fara Cannabisi, 5 granata dhe municion luftarak dhe i është dhënë ndihmë 19 qytetarëve që u gjendën në vështirësi, në malin e Tomorit, Ersekë dhe Karaburun.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, është parandaluar përshkallëzimi i 7 konflikteve me armë ose me sende të forta, në Durrës, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Mirditë dhe Shkodër.

Po si rezultat i rritjes së forcës parandaluese, u goditën 17 raste të armëmbajtjes pa leje. Goditjet parandaluan ngjarje kriminale që mund të kryheshin nga shtetasit që u kapën në lëvizje, me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit thekson faktin se hetime të thelluara dhe profesionale zbardhën 11 ngjarje kriminale që përfshijnë: vrasje, plagosje me armë zjarri, konflikte me sende të forta, shkatërrime të pronës me eksploziv dhe zjarrvënie të qëllimshme.

“Gjithashtu, gjatë këtij muaji, janë finalizuar 17 operacione policore, me objektiv parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera më parë. Disa nga këto ngjarje kriminale u kryen duke përdorur dhunë dhe armë. U goditën 13 raste të kontrabandës. Në 2 raste, Policia goditi në portin e Durrësit, kontrabandimin nga Tunizia, të 1 070 000 tonëve naftë. Më tej, u finalizuan 20 operacione policore për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lokale, me celularë ose me makineta”, cilësohet në njoftim.

Strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike kontribuan për zbardhjen e vrasjes së kryer në fshatin Dragoç, Shkodër; parandaluan një fushatë mashtrimi nëpërmjet disa mesazheve elektronike të maskuara dhe çuan përpara drejtësisë shtetas që kanosën në rrjete sociale ose kryen transaksione, duke keqpërdorur kredencialet e të tjerëve.

Në Tiranë dhe në Elbasan, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare zbuluan 3 call centera, nëpërmjet të cilave mashtroheshin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Shuma të mëdha parash (në disa valuta) iu sekuestruan 2 shtetasve në Pogradec, me akuzën e pastrimit të parave. Gjithashtu, kontrollet në të gjitha PKK e vendit goditën 6 raste të tentativave për të lëvizur para, ilegalisht.

Policia e Shtetit njofton se Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjithashtu, punë intensive është kryer për të menaxhuar fluksin e fillimit të vitit, si dhe për të asistuar shtetasit që u gjendën në nevoja të ndryshme në qarkullim, si pasojë e motit me reshje të dendura shiu dhe/ose dëbore.

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera janë vënë në pranga 169 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 32 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, janë pezulluar 202 leje drejtimi, nga të cilat 16 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 15 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 171 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

“Gjatë këtij muaji edhe Policia Kufitare ka pasur angazhim të shtuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë për fluksin e qytetarëve në hyrje/dalje, si dhe për të garantuar qarkullimin e sigurt të mallrave”, theksohet në njoftim.

Për të përmbushur këto qëllime, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur 68 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit; 16 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin dhe 6 raste të trafiqeve.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të vijuar operacionet dhe aksionet policore, me qëllim nxjerrjen përpara drejtësisë të shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushen misionet madhore, garantimi i rendit publik dhe zbatimi i të drejtave të qytetarëve.

/a.f/

The post Policia e Shtetit në janar: 121 operacione të finalizuara, 715 shtetas të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

3 February 2025 at 10:06

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo drejton.

Ministrja Koçiu, thotë se muaji janar shënoi fillimin e një viti të mbarë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, me investime dhe reforma të rëndësishme.

“Nga fillimi i bashkëpunimit për transformimin e shërbimit onkologjik me Sheba Medical Center në Izrael, te spitali i ri i Kardiokirurgjisë dhe modernizimi i QSUT-së po krijojmë kushte më të mira për pacientët”, shprehet Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Koçiu në bilancin e punëve të MSHMS për muajin janar, ndalet edhe te hapja e Poliklinikës së Specialiteteve në Shkodër, një hapësirë e ndërtuar tërësisht me kushte bashkëkohore, ndërsa u forcuan shërbimet diagnostikuese edhe në Durrës.

“Me Fondin Social 2025 dhe gatishmërinë e strukturave shëndetësore ndaj gripit, po kujdesemi për çdo qytetar”, përfundon ministrja Koçiu.

Disa nga punët e MSHMS të shpalosura në posterat e ministres Koçiu
1 nga 10

/a.f/

The post Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bilanc tragjik nga zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet numri i viktimave

By: V K
21 January 2025 at 14:30

Rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, një tragjedi ka ndodhur në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë, që u përfshi nga flakët e zjarrit natën e kaluar.

Ka shkuar në 66 numri i personave të vdekur nga zjarri në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya.

Dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital.

 

Flakët nisën në restorantin e hotelit dhe u përhapën në të gjithë ndërtesën 12-katëshe. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura, sipas Hurriyet.

Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 persona.

 

 

Në video shihen turistët të cilët tentojnë të zbresin nga dritaret duket lidhur çarçafë, ndërsa tjerët bërtasin për ndihmë.

Dy persona humbën jetën pasi u hodhën nga lartësia, tha guvernatori.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, u informua për incidentin dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Kartalkaya Kayak Merkezi’ndeki bir otelde yangın çıktı.

İtfaiye ekiplerinin müdahalesi sürerken ölü ve yaralılar olduğu bildirildi. pic.twitter.com/KZ1HhTXjom

— GazeteVar (@gazetevar) January 21, 2025

 

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tundes njoftoi hapjen e një hetimi për zjarrin, duke emëruar gjashtë prokurorë dhe një ekip prej pesë ekspertësh.

The post Bilanc tragjik nga zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet numri i viktimave appeared first on Albeu.com.

Rëndohet bilanci i përplasjes me armë në Malin e Zi, shkon në 7 numri i viktimave

By: D Marku
1 January 2025 at 21:16

Bilanci i viktimave nga të shtënat në Mal të Zi është renduar duke shkuar në 7. Sipas informacioneve paraprake, numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. Madje raportet në vend thonë se mes viktimave ka edhe fëmijë.

Më herët, media “Vijesti” raporti për në konflikt që ka degraduar në konfrontim fizik e deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Ndërkohë, policia është në kërkim të autorit tashmë të identifikuar, Aco Martinoviç nga Cetinja. Por, deri në vënien në kontroll të zonës dhe kapjen e autorit, policia ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në banesat e tyre. Megjithatë, është sqaruar se ngjarja nuk ka të bëjë me përplasje të grupeve kriminale, por një incident i izoluar.

The post Rëndohet bilanci i përplasjes me armë në Malin e Zi, shkon në 7 numri i viktimave appeared first on Albeu.com.

Përplasja e avionit në Korenë e Jugut: Rëndohet bilanci i viktimave, të paktën 177..

29 December 2024 at 11:47

Të paktën 177 persona kanë vdekur në aksidentin tragjik të avionit në Korenë e Jugut , sipas zyrtarëve lokalë të zjarrfikësve dhe shpëtimit, duke e cilësuar si fatkeqësinë më të keqe ajrore të vendit në dekada. Deri më tani, dy persona kanë mbijetuar, të dy anëtarë të ekuipazhit, ndërsa tre persona janë të zhdukur.

Zyrtarët lokalë të zjarrfikësve dhe ekspertët e aviacionit thonë se mund të mos kenë funksionuar mjetet ulëse.

Punonjësit e shpëtimit po vijojnë kërkimet nëpër e fluturimit 7C 2216 të Jeju Air, i cili u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut.

Avioni mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur u rrëzua. Dy anëtarë të ekuipazhit janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa dhjetëra persona janë konfirmuar të vdekur. Është katastrofa më vdekjeprurëse e aviacionit që ka goditur Korenë e Jugut që nga viti 1997, kur një Boeing 747 i Korean Airlines u rrëzua në xhunglën e Guamit, me humbjen e 228 jetëve.

Nga ana tjetër, punëtorët kanë gjetur të dy kutitë e zeza nga rrënojat e avionit, regjistruesin e zërit të kabinës dhe regjistruesin e të dhënave të fluturimit, sipas ministrisë së transportit.

Ai tha se 8 hetues të aksidenteve të aviacionit dhe 9 mbikëqyrës të sigurisë së aviacionit kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe janë duke kryer një hetim fillestar.

Një zyrtar i lartë i ministrisë së transportit tha se pista në aeroportin në Muan do të jetë e mbyllur deri në ditën e Vitit të Ri.

The post Përplasja e avionit në Korenë e Jugut: Rëndohet bilanci i viktimave, të paktën 177.. appeared first on Euronews Albania.

Tragjedia në Korenë e Jugut/ Thellohet bilanci i viktimave, djegia e trupave vështirëson identifikimin

By: V K
29 December 2024 at 10:27

Sipas shërbimit zjarrfikës, numri i viktimave nga aksidenti në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut, është rritur në 149.

Në total, 71 janë meshkuj dhe 69 janë femra, ndërsa gjinia e nëntë të vdekurve nuk është konfirmuar, pasi trupat e viktimave janë dëmtuar shumë sipas autoriteteve.

Fluturimi i Jeju Air 7C 2216 nga Bangkoku, mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur katastrofa goditi në aeroportin në qarkun Muan, pak pas orës 9 të mëngjesit me orën lokale të dielën.

Shefi ekzekutiv i Jeju Air, kompania më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, tha se avioni nuk kishte shfaqur “asnjë shenjë problemi” përpara aksidentit.

The post Tragjedia në Korenë e Jugut/ Thellohet bilanci i viktimave, djegia e trupave vështirëson identifikimin appeared first on Albeu.com.

❌
❌