Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia e Shtetit: 103 operacione, 761 persona të arrestuar gjatë korrikut

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit bëri publik sot bilancin e punës dhe të operacioneve përgjatë muajit korrik 2025.

Sipas njoftimit, Policia thekson se janë finalizuar 103 operacione policore, ndërsa janë vënë në pranga 761 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar me përkushtim, profesionalizëm dhe angazhimin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

Gjithashtu, në pikun e sezonit turistik, është treguar vigjilencë dhe kujdes i shtuar, 24/7, për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në hapësirat ujore, për ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve dhe vizitorëve.

Fokusim dhe përkushtim edhe për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret duke shpëtuar jetë nga rreziku i përfshirjes nga flakët, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që ndërtojnë pa leje apo zënë hapësirat publike.

Konkretisht, gjatë muajit Korrik: Janë finalizuar 103 operacione policore; Janë finalizuar 25 operacione në bashkëpunim me partnerët, për goditjen e krimeve kibernetike, trafikimit të drogës, si dhe për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar; Janë vënë në pranga 761 shtetas të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme; Janë asgjësuar 52 934 bimë Cannabisi, si dhe janë sekuestruar rreth 2.5 kg kokainë, 6.2 kg cannabis, qindra doza të këtyre lëndëve dhe sasi amfetaminë;

Janë sekuestruar 33 armë zjarri, 110 kapsolla detonatore, 2 antiplumba dhe silenciatorë; Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash; Janë parandaluar ngjarje kriminale në Tiranë, Lezhë, Vlorë, e Sarandë që mund të kryheshin nga shtetas që lëviznin të armatosur.

Janë parandaluar përshkallëzimi i 6 konflikteve me armë apo sende të forta si dhe i 8 rasteve të tentativës për vjedhje;

Janë sekuestruar pasuri dhe cash me vlerë totale rreth 1.6 milionë euro, të përfituara nga krimet;

Gjatë 2 fazave të operacionit “Identiteti”, Policia e qarkut Tiranë zbuloi raste të falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, për të lëvizur ilegalisht ose për të marrë kredi;

Policia e qarkut Kukës goditi 2 raste të trafikimit të armëve nga Kosova dhe 3 raste të trafikimit të automjeteve;

Gjatë planeve të posaçme operacionale policore, për sigurinë ushqimore dhe atë dentare, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e DPPSh-së zbuloi raste të përdorimit/tregtimit të produkteve të skaduara, me rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve;

Janë finalizuar 16 operacione për zbardhjen e vjedhjeve;

Janë goditur 10 raste në fushën e kontrabandës, 7 raste të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin ilegalisht dhe 6 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;

Janë bllokuar 134 mjete lundruese, pasi drejtuesit e tyre cenuan perimetrin e sigurisë për pushuesit dhe/ose ishin të papajisur me dokumentacionin që kërkon ligji;

Janë konstatuar 34 raste të pushtimit të hapësirave në plazhe, për të cilat, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, janë sekuestruar rreth 2700 komplete me çadra dhe shezlongë;

Janë konstatuar 38 raste të tjera të pushtimit të hapësirave publike, për aktivitete fitimprurëse. Në bashkëpunim me shërbimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, janë liruar hapësirat dhe sekuestruar objektet e përdorura;

Janë konstatuar 12 raste të ndërtimeve pa leje me 16 shtetas të proceduar penalisht, si dhe janë goditur krime të tjera kundër mjedisit, të tilla si: ndotja e ujërave, dëmtimi i shtratit të lumenjve, si dhe hedhja e inerteve ose mbetjeve të tjera;

Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe homologët, është reaguar menjëherë për 44 raste zjarrvënieje. Hetimet dhe puna policore rezultuan me arrestimin/ndalimin/procedimin e 42 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia;

Janë proceduar penalisht 72 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve të urgjencës dhe lëvizjen e qytetarëve;

Policia e Tiranës dhe policitë e qarqeve bregdetare kanë kryer kontrolle të përditshme, me mjete teknologjike zhurmëmatëse, te subjektet që gjenerojnë muzikë. Administratorët e subjekteve që u gjetën në tejkalim të nivelit dhe/ose të orarit, u ndëshkuan penalisht dhe/ose administrativisht;

Është dhënë ndihmë për 55 shtetas që u gjendën në vështirësi për shkak të terrenit, temperaturave, mosorientimit në zona të ndryshme ose defekteve në mjetet me të cilat lëviznin.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës ose bëhen shkak për ngadalësim apo bllokim të qarkullimit gjatë këtij muaji me fluks të lartë lëvizjeje.

Në këtë kuadër:

– janë vënë në pranga 226 drejtues mjetesh, nga të cilët 139 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 87 për drejtim mjeti pa leje drejtimi ;

– janë pezulluar 252 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

– janë vendosur 22 338 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të lartë të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe tentativave për lëvizje të paligjshme.

Në këtë kuadër janë goditur:

68 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve;

10 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false;

7 raste të mosdeklarimit të shumave të parave.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar shtetasit që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë më ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo paligjshmëri që konstatojnë, pranë njësive fizike të Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 112.

/e.i//a.f/

The post Policia e Shtetit: 103 operacione, 761 persona të arrestuar gjatë korrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

30 July 2025 at 22:58

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025 Dashi Ditën e sotme do e filloni me më shumë pozitivizëm dhe do mendoni se edhe gjërat e vështira do të zgjidhen. Të afërmit do i keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi mes jush do përforcohet edhe më shumë. Do dilni dhe do argëtoheni me partnerin dhe […]

The post Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 30 korrik 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

By: berti
30 July 2025 at 08:56

Dashi Në aspektin profesional, nëse keni ndërmend nisma të reja, përgatisni terrenin, para se të hidheni në veprim. Ndonjë problem me personin që dashuroni, mund t’ua turbullojë ditën. Demi Puna nuk do të shfaqë probleme dhe pavarësisht disa ulje-ngritjeve të lehta, situata nuk do të jetë alarmante. Në dashuri po afron një fazë pozitive e cila do jetë shumë frymëzuese. Binjakët Lajme të…

Source

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

29 July 2025 at 22:59

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025 Dashi Gjatë kësaj dite do ndiheni shpesh të dyzuar dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Kujdes me sjelljen kundrejt personave të afërt. Humori do ju ndryshoje shpesh ju të dashuruarve dhe mund të keni edhe debate me partnerin. Vendimet e rëndësishme duhet t’i […]

The post Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 July 2025 at 23:09

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025 Dashi Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet më i qetë sot. Tashmë çdo problem ka për të gjetur një zgjidhje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment dhe […]

The post Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 27 korrik 2025. Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat

By: berti
27 July 2025 at 07:32

DASHI Sot mund të ndiheni sikur të gjithë janë kundër jush. Kini parasysh që të qenit kritik ndaj kujtdo që nuk është dakord me ju mund ta përkeqësoj më tej situatën. Personat përreth nuk do ta presin mirë një qëndrim të tillë. DEMI Kini të qarta qëllimet tuaja përpara se të veproni. Nëse veproni me nxitim dhe pa një paralajmërim të mëparshëm, të tjerët ka shumë të ngjarë t’i keqinterpretojnë…

Source

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

By: Ardit
25 July 2025 at 22:57

DASHI Energjia juaj mendore dhe fizike nuk është në formën e saj më të mirë: Hëna në disonancë po ju lodh më shumë se zakonisht. Planifikoni ditën tuaj me kujdes, duke krijuar momente për të rimbushur bateritë tuaja. Në dashuri, përqendrohuni te qartësia dhe planifikoni mbledhje të vogla shoqërore, ndoshta një darkë relaksuese. Në punë, […]

The post Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

By: Oldi
24 July 2025 at 22:55

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire ne fakt. Beqaret serish do jene te pafat ne dashuri. Mundësitë qe do iu jepen për takime nuk do jene aspak interesante. Financat do jene te stabilizuara. Do e mbani […]

The post Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

By: Oldi
23 July 2025 at 22:58

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është vërtet magjik për ju. Nëse jeni beqarë dhe keni qëndruar vetëm për një kohë të gjatë, do të keni mundësi për njohje. Puna: Lajm i mirë në frontin e punës, […]

The post Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

21 July 2025 at 23:06

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025 Dashi Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për të negociuar për çdo gjë dhe do jeni edhe mjaft bindës. Për ju të dashuruarit do ndodhin veçse gjëra të mira. Do bëni shumë për njëri-tjetrin dhe besimi do jetë reciprok. Edhe nëse keni pasur probleme […]

The post Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 July 2025 at 22:58

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025 Dashi Gjatë kësaj dite do jeni shumë të frymëzuar dhe çdo orë do jetë e mbushur me aktivitete. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e begate. Do filloni projekte të përbashkëta me atë që keni në krah dhe do njihni një tjetër anë të karakterit të tij. […]

The post Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 20 Korrik 2025/ Vijon i nxehti ekstrem, temperatura mbi 40 gradë celcius

By: V K
20 July 2025 at 07:15

Ditën e sotme, do të vijojë i nxehti afrikan në të gjithë territorin shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta, do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme në të gjithë vendin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor, duke rrezikuar reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 11°C, por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërish në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 20 Korrik 2025/ Vijon i nxehti ekstrem, temperatura mbi 40 gradë celcius appeared first on Albeu.com.

Horoskopi për ditën e sotme, 20 korrik 2025. Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

By: berti
20 July 2025 at 07:28

Dashi Do të hasni në konflikt me dikë në vendin e punës. Sigurohuni që t’i afroheni këtij personi drejtpërdrejt dhe t’i zgjidhni gjërat ballë për ballë. Thashethemet për problemet me të tjerët vetëm sa do ta përkeqësojnë problemin dhe do t’ju bëjnë të dukeni keq. Demi Dikush tjetër është gati të ecë përpara me një ide që ju intereson. Merrni inkurajimin nga njerëzit përreth jush.

Source

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 July 2025 at 23:02

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025 Dashi Do jeni të frymëzuar dhe plot ide sot që në orët e para të mëngjesit, por mbrëmja mund të prishet pak për shkak të disa problemeve të vogla në planin sentimental. Nëse keni një lidhje partneri do ua çmojë delikatesën, aftësinë dëgjuese dhe lirinë e shprehjes. Ju duhet […]

The post Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 July 2025 at 23:00

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025 Dashi Gjatë kësaj dite do qartësoni mendimet dhe do vendosni disa pika mbi “i”. Do jeni edhe më optimistë për të ardhmen. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë goxha të favorshme dhe do buzëqeshni në çdo moment. Për asnjë çast nuk do ndiheni keq sepse edhe partneri do […]

The post Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 17 Korrik 2025, temperatura deri në 38°C

By: V K
17 July 2025 at 07:30

Këtë të enjte, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane, duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat veriore dhe veriperëndimore priten rrebeshe afatshkurtra shiu.

Ndërsa e gjithë vija bregdetare mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Gjatë natës, pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Ersekë deri në 38°C vlera maksimale, e cila do të shënohet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 17 Korrik 2025, temperatura deri në 38°C appeared first on Albeu.com.

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 July 2025 at 22:59

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025 Dashi Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mirë është që t’i vini vetes disa kufij në mënyrë që të mos bëni gabime. Nëse keni një lidhje gjërat do ju ecin mirë. Partneri juaj do e adhurojë optimizmin që keni dhe do ju dashurojë pa kushte. Çastet e […]

The post Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 July 2025 at 23:09

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025 Dashi Merreni jetën si t’iu vijë sot dhe mos e brengosni shpirtin duke kërkuar t’iu bëhet çdo gjë në perfeksion. Hëna do ua ndërlikojë jetën ju të dashuruarve dhe do keni debate të ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjëra që ai do iu thotë dhe do […]

The post Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, e martë, 15 korrik 2025

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash të mesme e të larta të përqendruara në relievet malore në veri e lindje të territorit.

Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht në formë pikash, megjithatë në relievet e larta malore nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/35 Diell re
Kukës 17/34 Diell re shi
Lezhë 18/35 Diell re
Dibër 16/34 Diell re shi
Durrës 19/35 Diell pak re
Tiranë 21/36 Diell pak re
Elbasan 21/36 Diell pak re
Berat 17/35 Diell pak re
Vlorë 17/33 Diell pak re
Korçë 17/33 Diell re shi
Gjirokastër 15/36 Diell re
Sarandë 19/33 Diell pak re

 

The post Parashikimi i motit, e martë, 15 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 July 2025 at 23:00

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025 Dashi Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë shumë e vështirë. Ne disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. […]

The post Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

❌
❌