Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Task forca e SPAK për krimet zgjedhore, Lala: Duheshin arrestime në flagrancë

By: Oldi
21 July 2025 at 21:27

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për task forcën e ngritur nga SPAK për evidentimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore. Lala renditi disa nga rastet ku dyshohet për krim zgjedhor, por shtoi se pritshmëritë ndaj SPAK dhe institucioneve ishin më të larta dhe se nuk ka patur […]

The post Task forca e SPAK për krimet zgjedhore, Lala: Duheshin arrestime në flagrancë appeared first on BoldNews.al.

“Partitë thyen zotimin për etikë digjitale gjatë fushatës 2025”

15 July 2025 at 15:26

Gjuha e urrejtjes, komentet seksiste dhe dezinformimi dominuan platformat online, përkundër premtimeve për një fushatë të ndershme.

Më 25 mars 2025, në një sallë të mbushur me përfaqësues të partive politike dhe thirrje për një fushatë të ndershme, u nënshkrua zyrtarisht Kodi i Etikës për Fushatat Digjitale në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dokumenti synoi të vendoste një standard për përdorimin etik të platformave online gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Kodi, i hartuar me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare si Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistence Zgjedhore (IDEA) dhe Qendra Finlandeze për Sundimin e Ligjit dhe Instituti Demokrat Amerikan, ishte një përpjekje për t’i bindur partitë drejt një angazhim vullnetar për etikën.

“Kodi i Sjelljes mbi Fushatat Digjitale në Shqipëri është një mekanizëm vetërregullues dhe vullnetar. Si i tillë, ai nuk i nënshtrohet sanksioneve formale”, thotë Marsida Gjonçaj nga organizata IDEA.

Por vetëm pak javë më vonë, me nisjen e fushatës, platformat digjitale u rikthyen të jenë hapësira abuzimi. Gjuha e urrejtjes, komentet seksiste, dezinformimi dhe intimidimi, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave në politikë, jo vetëm që nuk u ndalën, por u thelluan.

IDEA angazhoi rrjetin BIRN për të monitoruar zbatimin e zotimeve që partitë politike morën duke nënshkruar Kodin. Monitorimi identifikoi 349 raste shkeljesh gjatë periudhës 11 prill–18 maj, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale për gjenerim përmbajtjesh të manipuluara dhe raste të bullizmit kibernetik.

Komentet seksiste, mesazhe kërcënuese dhe profilizimi gjinor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti një strukturë të posaçme monitorimi që përfshiu 50 institucione publike dhe profilet e tyre në rrjetet sociale. KQZ u shpreh për Citizens se vetëm tre postime u konsideruan në shkelje të rregullave dhe u referuan për hetim. Por verifikimet e hetimit administrativ konstatuan se këto publikime ishin fshirë dhe nuk pati masa të tjera.

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC), në bashkëpunim me Pikasa Analytics, dokumentoi se sulmet më të shpeshta ndaj grave kandidate përfshinin gjuhë seksiste, fyerje mizogjene, kërcënime, shantazhe dhe kontroll moral.

“Më shumë se një raport, është një thirrje për rikthimin e dinjitetit të grave në hapësirën publike dhe vendosjen e barazisë gjinore si shtyllë e pandashme e demokracisë”, deklaron Mirela Arqimandriti, drejtore e GADC.

Për shumë gra të angazhuara në politikë, fushata e vitit 2025 ishte përballje jo vetëm me kundërshtarin politik, por me një kulturë publike përjashtuese, të ndërtuar mbi komente për trupin, veshjen apo prejardhjen.

“Mendoj se çdo grua gjatë fushatës haset me këtë peshore të moralit, komente nga më të ndryshmet kam dëgjuar”, rrëfen Ina Majko, kandidate e PS-së dhe tashmë zëvendësministre, duke nënvizuar se edhe përfaqësuese të mazhorancës nuk kanë qenë të paprekura nga gjuha diskriminuese.

Për Edona Haklajn, kandidate e “Nisma Shqipëria Bëhet” sulmet nisën që nga momenti që njoftoi kandidimin. Ajo ishte shprehur në një video të shkurtër se ka dy lajmë të mira, kandidatura e saj për “Shqipëria Bëhet” dhe arrestimi i kryebashkiakut Veliaj.

“Në komente vihej re një gjuhë fyese, nga profile falso që dukeshin të ishin nga e njëjta dorë apo zyrë. Shumica më akuzonin se edhe unë do vidhja, edhe unë do përfundoja në burg”, tregon Haklaj e cila shton se gjatë gjithë fushatës është shoqëruar nga komente për pamjen e saj të jashtme.

Për Bora Memën, kandidate e Lëvizjes Bashkë, komentet seksiste i ndjekin gratë edhe përtej fushatës dhe jo rrallë, janë të ushqyera nga politikanë të profilit të lartë apo nga media që reduktojnë rolin e tyre në aspektin estetik apo përfaqësues, jo përmbajtësor.

“Mjafton të shikojnë që je një grua që hedh video në TikTok dhe njerëzit i japin vetes të drejtën të të thonë ‘kurvë’. Më shqetëson vetja që më është normalizuar kjo gjë”, thotë Mema.

Kuotat gjinore: të mjaftueshme për numra, të pamjaftueshme për siguri

Zgjedhjet e majit 2025 u zhvilluan në një kontekst ku kuotat gjinore kanë rritur përfshirjen numerike të grave, por jo domosdoshmërisht përfshirjen cilësore.

Gratë kandidate përjetuan mungesë mbrojtjeje ndaj dhunës digjitale, përqeshje publike në media dhe mungesë të vullnetit institucional për t’i mbështetur.

“Në fillim pati një ndikim emocional, por në pikun e fushatës vendosa t’i injoroja. Fluksi i punës më ndihmoi”, thotë Ina Majko.

“Jam mësuar të jetoj me këto komente, ose thjesht i bllokoj. Kur janë kritika reale, nuk i fshij”, shpjegon Haklaj.

Edhe këtë herë, partitë politike nuk e mbajtën zotimin për etikë gjatë fushatës. Pavarësisht nënshkrimit të Kodit të Etikës dhe angazhimeve publike, gjuha e urrejtjes, sulmet personale dhe dezinformimi vijuan të jenë të pranishme në platformat online. Në mungesë të mekanizmave ndëshkues dhe mbështetjes institucionale, mbrojtja ndaj dhunës digjitale mbetet ende e pamjaftueshme.

Raporti i GADC liston një sërë rekomandimesh për të trajtuar dhunën me bazë gjinore nëpolitikë, përfshirë përmirësimin e Kodit Penal për të ndëshkuar fushatat e dezinformimit dhe urrejtjes si edhe hartimin e një ligji specifik për Dhunën ndaj Grave në Politikë.

Raporti thekson se do të ishte e nevojshme gjithashtu, që institucionet politike të Shqipërisë të shkojnë përtej simbolikës gjinore dhe të njohin dhunën me bazë gjinore në politikë si njëkrizë sistematike të demokracisë, e vetëm atëherë parimet e barazisë, përfaqësimit dhe zërit mund të realizohen vërtetë.

© 2025 AWA. Artikulli është realizuar në kuadër të Reporting Diversity Network.

The post “Partitë thyen zotimin për etikë digjitale gjatë fushatës 2025” appeared first on Citizens.al.

Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve

14 May 2025 at 16:35

Deklaratë Paszgjedhore: Partitë politike dhe kandidatët dështuan në respektimin e plotë të lirisë dhe transparencës së medias gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.

Tiranë, 14 Maj 2025

Më 22 janar 2025, katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile publikuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik para dhe gjatë fushatës zgjedhore që çoi në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri më 11 maj 2025. Për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve.

Qasje e plotë për gazetarët në aktivitetet zgjedhore

Edhe pse partitë politike dhe kandidatët nuk vendosën kufizime formale për qasjen e gazetarëve në aktivitetet zgjedhore, në praktikë aftësia e gazetarëve për të mbuluar në mënyrë të pavarur aktivitetet e fushatës ishte e kufizuar. Aktorët politikë përgjithësisht nuk ndanë në mënyrë proaktive agjendat e ngjarjeve, nuk nxorrën ftesa të qarta, as nuk lehtësuan pjesëmarrjen e gazetarëve, duke penguar përpjekjet e medias për një mbulim të pavarur dhe gjithëpërfshirës. Për më tepër, disa incidente në ditën e zgjedhjeve penguan drejtpërdrejt aftësinë e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur, duke shkelur më tej parimin themelor të zgjedhjeve të hapura dhe transparente.

Transparenca mbi materialet politike të gatshme

Pavarësisht rekomandimeve të qarta që kërkonin transparencë në mbulimin zgjedhor, partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës. Si pasojë, mbulimi mediatik shpesh përbëhej nga mesazhe politike të prodhuara në mënyrë qendrore, përmes transmetimeve video të ofruara nga ekipet e partive, në vend të gazetarie që verifikon në mënyrë të pavarur. Mungesa e deklarimit të qartë mbi origjinën e këtyre materialeve mjedulloi kufirin midis gazetarisë së pavarur dhe propagandës politike, duke dëmtuar rëndë transparencën dhe duke penguar aftësinë e publikut për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin zgjedhor.

Mbrojtja e pluralizmit

Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha. Gjithashtu, në fillim të marsit 2025, qeveria urdhëroi pezullimin njëvjeçar të platformës TikTok, duke përmendur shqetësime për sigurinë. Kjo vendimmarrje u kritikua gjerësisht dhe u denoncua si një akt censure që kufizoi rëndë diskursin politik online gjatë një periudhe kritike zgjedhore. Organizatat e shoqërisë civile e kanë sfiduar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ai cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin demokratik.

Debati publik dhe përballja mes kandidatëve

Edhe pse studiot televizive ofruan hapësirë të bollshme për mbulim zgjedhor, fushata u zhvillua pa asnjë debat ballë për ballë midis drejtuesve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ndërsa shumica e ministrave dhe kandidatëve për deputetë shmangën po ashtu forumet e përbashkëta me

kundërshtarët e tyre. Kandidatët preferuan intervista individuale, ndërsa emisionet prime-time u mbushën me analistë dhe komentatorë që flisnin në vend të politikanëve. Në mungesë të debateve të drejtpërdrejta, iniciativa si seria “Ballë për Ballë me Faktet” u përpoqën të mbushnin këtë boshllëk duke u paraqitur kandidatëve pyetje identike mbi çështje të rëndësishme publike.

Megjithatë, preferenca e përgjithshme për paraqitje të kontrolluara me kujdes në vend të shkëmbimeve të drejtpërdrejta, i la votuesit pa mundësinë për të parë programet konkurruese të sfidohen në kohë reale, duke dobësuar cilësinë përfaqësuese dhe debatuese të fushatës. Fushata favorizoi viralitetin online në vend të dialogut të mirëfilltë, duke u mbështetur në sulme personale, retorikë të njëanshme dhe, herë pas here, haptazi në gjuhë urrejtjeje. Spektakli zëvendësoi përmbajtjen, duke përjashtuar diskutimin mbi politikat konkrete apo performancën e qeverisë dhe duke minimizuar besimin e publikut.

Pavarësia dhe liria redaksionale e medias dhe gazetarëve

Pavarësisht angazhimeve formale për mbrojtjen e lirisë së shtypit, periudha zgjedhore u karakterizua nga ndërhyrje të përsëritura në pavarësinë redaksionale dhe një klimë frikësimi. Zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin, përçmuan publikisht mediat kritike dhe shfaqën armiqësi ndaj gazetarëve, gazetaret femra ishin në shënjestër të fushatave denigruese me bazë gjinore dhe ngacmimeve të koordinuara online; disa gazetarë morën kërcënime të drejtpërdrejta, disa prej të cilave arritën në përplasje fizike në ditën e zgjedhjeve. Kjo retorikë armiqësore shoqërohej me ndërhyrje politike, veçanërisht me zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së nga Kuvendi, duke ngritur shqetësime serioze mbi kontrollin politik ndaj transmetuesit publik. Të gjitha këto presione së bashku nxitën autocensurë tek gazetarët dhe i privuan votuesit nga një shqyrtim i pavarur i kandidatëve që garonin.

Transparenca në komunikime

Transparenca në komunikimet e fushatës, si etiketimi i qartë i përmbajtjes së paguar politike dhe ndarja e burimeve shtetërore nga aktiviteti partiak, ishte një parim thelbësor që u shkel vazhdimisht gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Disa televizione shitën hapur “paketa mbulimi” dhe intervista të transmetuara për partitë politike, pa i etiketuar si të tilla, duke i shndërruar edicionet informative në reklama të paetiketuara. Në të njëjtën kohë, kanalet zyrtare të mediave sociale të qeverisë u kthyen në tabela reklamimi (billboard) partiak, me faqe zyrtare që shpërndanin postera dhe slogane të fushatës. Online, një rritje e faqeve dhe reklamave politike anonime ose mashtruese, disa të gjeneruara apo të përforcuara nga mjete inteligjence artificiale, qarkulluan pa sponsorë të qartë, duke e bërë edhe më të turbullt origjinën e mesazheve zgjedhore.

Ne i bëjmë thirrje partive politike, institucioneve shtetërore, organeve rregullatore dhe aktorëve të tjerë relevantë që të adresojnë menjëherë këto mangësi dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies demokratike.

Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet, të avokojnë për reforma thelbësore dhe të bashkëpunojnë me aktorët për të forcuar parimet demokratike.

Nënshkruesit:

  1. Qendra Shkencë dhe Inovacioni për Zhvillim (SCiDEV)
  2. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
  3. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  4. Keshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
  5. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
  6. Citizens Channel (Citizens.al)
  7. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
  8. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
  9. Qëndresa Qytetare (QQ)
  10. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
  11. Qendra Shqiptare MediaLook
  12. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
  13. Shoqata “Gazetarët Profesionalë të Shqipërisë” (APJA)
  14. Faktoje.al

The post Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

10 pikat e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit

12 May 2025 at 19:50

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit u organizuan mirë, por u zhvilluan në një mjedis të polarizuar, me Partinë Socialiste që keqpërdori asetet publike ndërsa pati raportime për trysni ndaj administratës dhe votuesve në qendrat e votimit.

Kështu deklaroi të hënën misioni ndërkombëtar i vëzhguesve të zgjedhjeve, OSBE/ODIHR, teksa bëri me dije vlerësimin paraprak për zgjedhjet.

Në raportin e publikuar pasditen e 12 majit, OSBE/ODIHR i vlerësoi zgjedhjet të mirë-organizuara nga ana teknike, por u theksua se vendi ka nevojë për media të pavarur dhe një reformë të mëtejshme zgjedhore.

Teksa paraqiti raportin krah përfaqësuesve të tjerë, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, Michael Gahler, tha se në gjendjen aktuale, vendi ynë nuk mund të hyjë në BE.

Gahler shtoi se zgjedhjet janë një mjet thelbësor i demokracisë dhe se të gjithë aktorët politikë duhet të punojnë për një konsensus mbi kuadrin zgjedhor dhe të forcojnë besimin në integritetin e procesit.

“Për më tepër, i bëj thirrje qeverisë së re të [vijojë] sukseset e arritura [tashmë], si në fushën e drejtësisë,” përfundoi Gahler.

Por kush ishin pikat kryesore të raportit parakrak, Citizens.al sjell të përmbledhura të gjitha pikat si më poshtë:

1- Kuadri ligjor dhe sistemi zgjedhor

Zgjedhjet parlamentare mbështeten në Kushtetutën e vitit 1998 dhe Kodin Zgjedhor të vitit 2008, i cili është plotësuar me ndryshime të kryera në vitin 2021, 2024 dhe 2025, përfshirë këtu dhe votimin e diasporës nga jashtë vendit.

OSBE/ODIHR vëren se, megjithëse kuadri ligjor është “i mjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje demokratike”, ai mbetet i paqartë dhe i pambështetur nga një reformë gjithëpërfshirëse.

Në raport sistemi elektoral proporcional me lista të mbyllura dhe preferenciale në 12 qarqe përshkruhet si favorizues për dy partitë e mëdha dhe se shumica e mandateve ndahen përmes listave të mbyllura, pavarësisht votave preferenciale ndaj kandidatëve duke reflektuar ndikimin e madh që kanë liderët e partive në përfaqësimin parlamentar.

Kreu i delegacionit të PE për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, Michael Gahler/Facebook.

2- Administrimi i zgjedhjeve

Administrimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri u drejtua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 93 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe mbi 5,000 Komisione të Qendrave të Votimit.

OSBE/ODIHR vlerëson se procesi u zhvillua në mënyrë transparente, me mbledhje të hapura dhe pjesëmarrje të rregullt të aktorëve politikë. Megjithatë citohen pretendime të ngritura për politizim të anëtarëve të KQZ-së, dhe afate të ngushta kohore dhe logjistike për të realizuar votën e diasporës.

Komunitetet e margjinalizuara mbetën jashtë fushatës së KQZ-së për edukimin e qytetarëve për mënyrën e votimit, ndërsa u vunë re ndryshime të shpeshta të anëtarëve të KZAZ-ve nga partitë, veçanërisht në ditët e fundit para votimit. Kuota gjinore u respektua në mënyrë minimale, me 31% gra në KZAZ, por me përfaqësim të ulët në pozita drejtuese.

3- Përdorimi i teknologjisë

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, identifikimi biometrik i votuesve u përdor në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik vijoi në vetëm dy qarqe.

Kjo përfaqësonte vetëm 1.4% të zgjedhësve të regjistruar, në kundërshtim me kërkesën ligjore për mbulim minimal prej 10%, për shkak të një ngërçi politik.

Votimi elektronik përdori pajisje me ekran prekje që prodhonin fatura të printuara të votës, ndërsa rezultatet transmetoheshin elektronikisht pas përfundimit të votimit. Megjithëse u organizuan demonstrime publike për rritjen e ndërgjegjësimit, OSBE/ODIHR vlerësoi se këto nuk ishin mjaft proaktive.

Përfaqësuesit e OSBE/ODHIR gjatë prezantimit të raportit për zgjedhjet e 11 majit/Facebook.

4- Regjistrimi i votuesve

Regjistrimi i votuesve brenda vendit u realizua në mënyrë pasive përmes regjistrit civil dhe u vlerësua si proces transparent dhe gjithëpërfshirës nga aktorët zgjedhorë, megjithatë, aplikimi i masës së heqjes automatike të personave mbi 100 vjeç nga listat për të shmangur emrat e të ndjerëve, u konsiderua si një barrë e padrejtë për këtë kategori.

Subjektet zgjedhore kishin të drejtë të merrnin një kopje të plotë të listës së votuesve, çka rriti transparencën e procesit, edhe pse pati shqetësime për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lista përfundimtare u publikua më 2 prill me 3,713,761 votues të regjistruar, përfshirë edhe ata jashtë vendit (11 janar-4 mars) me 245,935 votues nga 85 vende, ndërsa rreth 41,000 aplikime u refuzuan për mungesë dokumentacioni të përshtatshëm.

5- Regjistrimi i kandidateve

KQZ regjistroi të 8 partitë politike dhe 3 koalicionet që aplikuan deri më 12 mars ku vetëm një prej tyre, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, drejtohej nga një grua – Elena Kocaqi.

Në total për 140 vende në parlament garuan 2,046 kandidatë ku 787 (38.47%) ishin gra ishin gra – pak mbi minimumin ligjor, por të gjitha listat respektuan kuotën.

Në përputhje me rekomandimet e mëparshme të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, u hoq mundësia që drejtuesit e partive të kandidonin në disa qarqe zgjedhore njëkohësisht.

Nuk pati kandidatë të pavarur të regjistruar në këto zgjedhje. Gjatë verifikimit të kandidatëve, KQZ hoqi 16 prej tyre nga lista e partive përkatëse, bazuar në vetëdeklarimet mbi dënimet penale, të konfirmuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Asnjë subjekt nuk kundërshtoi këtë vendim dhe paraqiti kandidatë zëvendësues në kohë.

Përfaqësues të OSBE/ODHIR përpara raportimit për zgjedhjet e 11 majit/Facebook.

6- Klima e fushatës

Sipas OSBE/ODIHR socialistët përfituan gjatë fushatës nga burimet shtetërore dhe aktivitetet institucionale, të cilat ligjërisht lejohen nëse ato kryhen si pjesë e detyrës zyrtare.

Përfaqësues të qeverisë morën pjesë në promovime investimesh dhe inspektime që, në disa raste, kaluan në fushatë të drejtpërdrejtë. Ndërkohë, qeveria miratoi politika për falje gjobash dhe lehtësira për grupe të caktuara votuesish para periudhës katërmujore të ndaluar, por që u zbatuan gjatë fushatës, duke ngritur dyshime për synime elektorale.

KQZ kishte përgjegjësinë të shqyrtonte rastet e abuzimit me burimet publike. Nga 4,522 aktivitete publike të raportuara, vetëm 18 u ndaluan si abuzive.

Nga 166 ankesat e marra, shumica lidheshin me përdorimin e burimeve shtetërore, tenderët dhe ndihmën sociale. Deri më 9 maj, KQZ kishte marrë vendim vetëm për 118 raste, duke ngritur shqetësime për efikasitetin e këtij mekanizmi.

Në raport thuhet se gjatë fushatës pati akuza të shumta për presion ndaj administratës dhe komuniteteve të margjinalizuara për të mbështetur PS-në, blerje votash dhe ndikim të krimit të organizuar në disa zona.

7- Financimi i fushatës

OSBE/ODIHR thotë se kuadri zgjedhor lë boshllëqe që cenojnë transparencën dhe barazinë mes partive në zgjedhje.

Partitë mund të financojnë fushatat me fonde publike, private, donacione apo kredi. Edhe pse ligji kërkon publikimin e burimeve të financimit, OSBE/ODIHR vëren se asnjë parti nuk ka publikuar të dhëna për donacionet apo kreditë, dhe KQZ nuk ka mjetet ligjore për t’i detyruar në zbatimin e kësaj dispozite.

Kufiri i përgjithshëm për shpenzimet e një partie është rreth 3.3 milionë euro, ndërsa ndryshimet ligjore të vitit 2025 përjashtuan shpenzimet e kandidatëve nga ky kufi, pa vendosur një tavan të veçantë për ta. Mungesa e rregullimit për reklamat online dhe shpenzimet nga palë të treta krijon hapësira për përdorimin e fondeve të padeklaruara dhe për anashkalimin e kufizimeve ligjore.

Një rast tipik i këtij anashkalimi citohet rast i përmendur në media për një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh që synonte krijimin e aksesit për PD-në në nivelet e larta të administratës amerikane.

Përfaqësues të OSBE/ODHIR duke vëzhguar zgjedhjet e 11 majit/Facebook.

8- Media

Sipas monitorimeve të ODIHR, dy partitë kryesore, PS dhe PD, dominuan mbulimin mediatik, ndërsa partitë e tjera morën më pak se 5% të hapësirës në TV. Shumica e mbulimit përfshinte materiale të prodhuara nga vetë partitë, pa u shënuar si reklama politike, në kundërshtim me ligjin.

Emisionet politike nuk sollën përballje reale mes liderëve, ndërsa reklamat televizive u përdorën vetëm nga partitë e mëdha.

OSBE/ODHIR vëren se pavarësia, pluralizmi dhe integriteti i medias në Shqipëri janë të komprometuara nga financimet jo-transparente dhe lidhjet e ngushta mes pronarëve të mediave, interesave politike dhe ekonomike, shpesh të varura nga kontratat publike.

RTSH kritikohet për mungesë audience të gjerë ndërsa Autoriteti i Medias Audiovizive që nuk garanton pavarësi reale institucionale.

Edhe pse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja mbetet vepër penale dhe rastet e padive SLAPP kundër gazetarëve janë në rritje. Ndalimi i përkohshëm i aksesit në TikTok dëmtoi mundësinë për një fushatë të barabartë, veçanërisht për partitë jo-parlamentare.

9-Minoritetet

Pjesëmarrja e pakicave në zgjedhje si votues dhe kandidatë ishte e lirë, si brenda partive kryesore kombëtare, ashtu edhe përmes dy partive të pakicave kombëtare që ishin pjesë e koalicionit të drejtuar nga PD.

Megjithatë, OSBE/ODIHR vëren se kërkesa për të kandiduar në të gjitha qarqet elektorale përbën një pengesë për partitë e pakicave për të fituar vende në parlament.

U raportuan gjithashtu raste presioni mbi komunitetet rom dhe egjiptian për të shitur votën, ndërsa në disa zona, votuesit romë nuk ishin të qartë për vendndodhjen e qendrave të tyre të votimit.

Përfaqësues të OSBE/ODHIR duke vëzhguar zgjedhjet e 11 majit/Facebook.

10-Dita e zgjedhjeve

OSBE/ODHIR vlerëson se dita e zgjedhjeve u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe transparente, por u vunë re mospërputhje të shpeshta me procedurat gjatë hapjes dhe votimit, përfshirë vonesa, probleme me pajisjet biometrike dhe praninë e personave të paautorizuar.

Vëzhguesit raportuan se në shumë qendra votimi nuk u respektua fshehtësia e votës, pati raste të votimit në grup, si dhe mungesë edukimi të votuesve për procedurat e reja të votimit me lista preferenciale.

 Pati edhe raste presioni, intimidimi, dhe blerje të mundshme votash, ndërsa në disa qendra u shfaqën persona që mbanin shënime për votuesit.

Mungesa e aksesit për personat me aftësi të kufizuara ishte shqetësuese: 50% e qendrave nuk ishin të përshtatshme për ta dhe nuk kishte metoda alternative për ata që janë të palëvizshëm apo të shtruar në spitale.

Në disa qendra, numërimi u bë në atmosferë të tensionuar, dhe pati raste ku fletët e votimit nuk u shfaqën në kamera sipas rregullit apo rezultatet nuk iu dhanë vëzhguesve të partive.

Vonesa në transmetimin e votave elektronike dhe ankesat për verifikimin e votave nga jashtë vendit treguan mungesë të plotë besimi në sistemin elektoral, sidomos nga PD.

Lexoni gjithashtu:

The post 10 pikat e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet 2025: Proces me klimë të qetë, por me probleme dhe shkelje

12 May 2025 at 12:23

Një koalicion i organizatave të shoqërisë civile ka evidentuar një sërë problematikash që vënë në diskutim integritetin e procesit elektoral të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, megjithëse ato vlerësohen se u zhvilluan nën një klimë të qetë.

“Procesi shfaqi të njëjtin trend të disa zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, kryesisht një klimë e qetë dhe pjesëmarrje të pjesës aktive qytetare, mbulim të gjerë mediatik dhe prani të zgjeruar të partive politike dhe kandidatëve, mesazhe sensibilizuese për pjesëmarrje dhe administrim aktiv nga KQZ për problematikat e shfaqura,” u tha sot në një deklaratë të përbashkët nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Qëndresa Qytetare (QQ) dhe Instituti i Studimeve Politike (ISP).

Megjithatë raporti paraprak i vëzhgimit të këtyre tre organizatave hedh dritë mbi parregullsitë dhe sfidat e vazhdueshme që rrezikojnë demokracinë funksionale në vend.

Me mbi 60 vëzhgues të shpërndarë në 17 bashki të vendit, raporti paraprak i bërë me dije sot zbuloi shkelje të heshtjes zgjedhore, tensione mes vëzhguesve partiakë dhe komisionerëve, si dhe prezencë të individëve të paautorizuar në qendrat e votimit.

Të dhënat përfshijnë gjithashtu shqetësime për ndërhyrje të jashtme në procesin e votimit, probleme me pajisjet e identifikimit elektronik dhe trajtimin jo të denjë të personave me aftësi të kufizuara.

Vëzhguesit vunë re postime elektorale në rrjete sociale të kandidatëve të caktuar, shpërndarje të materialeve propagantistike në hapësirën publike me afishimie të billboard-ve dhe raste kur zyra elektorale janë mbajtur hapur gjatë heshtjes zgjedhore.

Gjatë procesit pati sinjalizime nga vëzhgues partiakë, komisionerë dhe deputetë për abuzime dhe intimidim të zgjedhësve sikurse ishin rastet e shenjuara në Bashkitë Lushnje, Tiranë (afër Shkollës Petro Nini), Pogradec, Vorë, etj.

Problematika pati dhe në mungesë të energjisë elektrike , mangësi për përdorimin dhe regjistrimin me kamera të procesit, mungesa e komisionerëve , vonesat për hapjen e qendrave të votimit dhe probleme teknike në funksionimin e pajisjeve PEI .

“Në raportet tona finale do të ketë qëndrime dhe vlerësime për të gjithë elementët e monitorimit,” thuhet në deklaratën paraprake të tre organizatave, të cilat theksojnë se vëzhguesit e tyre u lanë ta kryenin monitorimin e plotë, pavarësisht disa rasteve ku u ndeshën pengesa.

“Për mua ishte një shans i humbur, që Shqipëria për 35 vite të mos krijojë standarde normale të zgjedhjeve të një vendi demokratik, që supozohej të shkoj drejt BE,” u shpreh Afrim Krasniqi, drejtues i ISP, sipas të cilit, për përvojën e kaluar Shqipëria duhej të shfaqte maturi dhe të kishte zgjedhje me tregues të tjerë.

Ndërkohë, numri i ulët i pjesëmarrjes në votime (42%) krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ngre pikëpyetje mbi besimin e qytetarëve në proceset politike.

KShH, QQ dhe ISP, argumentojnë se fushata e karakterizuar nga gjuha e urrejtjes dhe mungesa e platformave konkrete mund të ketë kontribuar në thellimin e apatisë politike dhe distancimit të votuesve.

Deklarata hedh dritë gjithashtu mbi shqetësimin për mosfunksionimin e duhur të organeve të drejtësisë dhe nxit nevojën për hetime më konkrete dhe të pavarura lidhur me krimet zgjedhore.

Me 54 kallëzime penale deri më 9 maj dhe 123 të tjera pranë SPAK, problematika si shitblerja e votës vijon të mbetet plagë e hapur e sistemit zgjedhor.

Në një atmosferë ku polarizimi politik sfidon rendin demokratik, raporti thekson domosdoshmërinë për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe forcimin e rolit të institucioneve të pavarura.

Lexoni gjithashtu:

The post Zgjedhjet 2025: Proces me klimë të qetë, por me probleme dhe shkelje appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet 2025: Çfarë raportuam përtej filtrave të propagandës

10 May 2025 at 07:11

Më 11 maj 2025, Shqipëria voton në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Gjatë këtij muaji, Citizens.al zgjodhi një formë ndryshe të raportimit të fushatës elektorale, duke u distancuar nga propaganda e partive politike, për t’u fokusuar tek ajo që ndodh realisht.

Çfarë na tregoi kjo fushatë? Më shumë sesa një garë idesh politike, partitë e vjetra vunë në skenë një lojë të pabarabartë, me shumë zhurmë dhe pak substancë. Aktorët kryesorë shfrytëzuan çdo aset për të ndikuar te publiku, ndërsa partitë e reja u fokusuan kryesisht me fushata njerëzore dhe aktivitet në rrjetet sociale.

Nën këtë dinamikë qytetarët u lanë shpesh përballë një oferte të mjegullt dhe të pashtjelluar politike teksa premtimet variuan nga “Pasaporta Evropiane”, te “Pastrimi i Shqipërisë”, “Heqja e vizave me SHBA-në”, “Vendosja e euros si monedhë zyrtare” etj.

Ky artikull sjell një panoramë të asaj që ndodhi — nga premtimet që sfidojnë logjikën ekonomike, te heshtja përballë komuniteteve të margjinalizuara; nga televizionet që përqafuan pushtetin, te diaspora e trajtuar si rezervuar votash.

Një vështrim kritik përtej retorikës, për të kuptuar dhe shpjeguar ofertën politike 2025.

Lexo: Barazia gjinore: Një pikë në fund të programit

Ne analizuam retorikën e zbrazët për përfaqësim dhe barazi, duke treguar se vetëm dy parti ofruan një qëndrim të qartë për barazinë gjinore. Për pjesën tjetër, kjo çështje trajtohet si një instrument për stabilitet familjar, jo si një çështje e demokracisë.

Premtimet për fuqizimin e vajzave dhe grave mbeten më shumë një dekor elektoral sesa një synim konkret. Për këtë çështje Citizens i kushtoi edhe një nga seritë e podkastit “Zëra”.

Lexo: Slogane të mëdha dhe parti pa bosht ideologjik

Nga “Shqipëria bëhet!” te “Shqipëria Madhështore”, e deri te slogane si “Shqipëria 2030 në BE vetëm me Edi Ramën dhe PS”, fushata e vitit 2025 u karakterizua nga mesazhe të mëdha dhe të personalizuara.

Partitë shqiptare vijuan të shmangin apo ngatërrojnë pozicionimin e qartë ideologjik, duke harruar konceptet tradicionale të së majtës dhe së djathtës.

Në këtë kontekst, Citizens i kushtoi vëmendje mënyrës sesi sloganet u përdorën si mjete të fuqishme emocionale për të tërhequr votues, më shumë sesa për të artikuluar vizione politike të qarta.

Lexo: “Televizionet përqafuan pushtetin”

Monitorimi i edicioneve informative të tre televizioneve kombëtare për tre javët e para të fushatës tregoi një prirje të qartë favorizuese ndaj partisë në pushtet dhe partisë më të madhe të opozitës, ku figura si Edi Rama dhe Sali Berisha dominuan ekranin.

Diversiteti politik u mbyt nga një propagandë e drejtuar te pushteti, duke lënë zërat alternativë pa mbulim. Partitë e reja nuk gjetën hapësira duke u shtyrë kështu gjithmonë e më shumë në një fushatë online, si një zgjidhje pa shumë kosto dhe përtej “duopolit mediatik PS-PD”.

Lexo: Premtime jashtë realitetit ekonomik

Një raport i Altax vlerësoi se realizimi i premtimeve elektorale kërkon disa dhjetëra miliardë euro, ndërkohë që buxheti vjetor i shtetit është vetëm 7-8 miliardë. Premtimet elektorale, në këtë kontekst, u dukën më afër “spekulimeve të mirëmenduara” sesa strategjive për zhvillim.

Lexo: Komunitetet e margjinalizuara u harruan sërish

Edhe në këto zgjedhje, komuniteti rom dhe egjiptian u la jashtë vëmendjes. Jeta e tyre në skajet e politikës pasqyron një mungesë të thellë të vullnetit për përfshirje dhe integrim të barabartë.

Ndërkohë PS me kandidimin e një figure të spikatur në shoqërinë civile nga ky komunitet u mundua ta portretizojë veten si alternativën e duhur që mund të japë zgjidhje dhe përfaqësim.

Por kjo dukej lëvizje e qëllimshme, pasi kështu PS la menjëanë përgjegjësitë e 12 viteve qeverisje për këtë komunitet.

Lexo: Arsimi dhe administrata nën trysninë e fushatës

Raportimet të ndryshme treguan për shfrytëzim të aseteve publike – shkolla dhe zyra shtetërore – në funksion të partisë në pushtet. Kjo praktikë që thellon mosbesimin ndaj institucioneve dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor u theksua në rrethe.

Mësues të ndryshëm treguan për trysninë që ndeshën nga politika, teksa shkollat dhe profilet e tyre online u kthyen në një makineri për të përzgjatur propagandën e qeverisë.

Lexo: Mjedisi pa shpresë dhe strategji

“Oferta e gjelbër” mbeti një deklaratë pa substancë nga ana e partive politike duke e lënë të pashpresë idenë se qeveria e ardhshme mund t’u japë zgjidhje problemeve të mjedisit përballë ndryshimeve klimaterike, projekteve për zhvillim dhe trysnisë për të prodhuar më shumë energji.

Premtimet për të kaluar nga hidrocentralet drejt energjisë diellore dhe erës përballen me sfida dhe pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe realizueshmërinë e tyre në një raport të balancuar ndërmjet interesave ekonomike dhe sociale.

Lexo: Diaspora si hambar për votat

Diaspora, me gjithë të drejtën historike për të votuar për herë të parë nga jashtë, u trajtua më shumë si një burim votash sesa një zë për përfaqësim të sinqertë.

Në një përpjekje për të siguruar mbështetjen e emigrantëve për zgjedhjet parlamentare, partitë politike kryesore kanë zhvilluar dhjetëra takime me diasporën, nga Evropa në Amerikë, por asnjë prej tyre nuk ofroi transparencë për shpenzimet, ndërsa kandidatët që vinin nga diaspora ishin të paktë.

Lexo: Por sa mund të ndikojë vota e diasporës?

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rreth 245 mijë shqiptarë jorezidentë në Shqipëri u regjistruan për të votuar nga jashtë. Shumica ishin nga Italia (36.5%), Greqia (27.3%), Gjermania (10.2%) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (8.2%).

Me këtë numër dhe shpërndarje, votat e diasporës mund të ndikojnë në fatet e deri 4 mandateve në Tiranë dhe të paktën të 6 mandateve në Durrës, Fier dhe Elbasan.

Lexo: Financimi dhe listat: Transparencë me hije

Partitë e mëdha përfituan më shumë nga fondet publike, ndërsa të rejat mbetën jashtë skemës. Ndërkohë në listat zgjedhore u përfshinë 16 kandidatë nën hetim nga SPAK.

Ky fakt e vë në pikëpyetje besueshmërinë e sistemit të filtrimit etik të kandidatëve ndërsa ngarkon me përgjegjësi direkte partitë politike, dhe kryetarët e tyre të cilët jo vetëm që i përfshinë në lista, por disa prej tyre i vunë edhe në lista të mbyllura.

Lexo: Propaganda në rrjet, nga dezinformimi te memet

Fushata në rrjetet sociale u shoqërua edhe me angazhimin e profileve anonime dhe manipulimeve vizuale ku u përdor edhe inteligjenca artificiale. Kjo shndërroi informimin publik në një terren të vështirë për të dalluar të vërtetën nga publiku dhe qytetarët.

Këta të fundit u ekspozuan rrezikshëm përballë manipulimit, teksa mediat tradicionale dështuan të bëjnë filtrin e duhur.

Në prag të zgjedhjeve, ekspertja e të drejtave të njeriut dhe çështjeve të integritetit në politikë, Edlira Cepani, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të Citizens.al mbi financimin e partive politike, premtimet elektorale dhe transparencës gjatë fushatës.

Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri mund të përshkruhen si një garë formale e zhvilluar në një “skenografi të kontrolluar”.

Edhe pse procesi u shënua nga një klimë më e qetë se në të shkuarën, zgjedhësit shpesh mbetën të painformuar, të papërfaqësuar dhe të papërfshirë realisht. Në një muaj ku format ishin të shumta, batutat të zëshme dhe ngjyrat të forta, ajo që mungoi më së shumti ishte përmbajtja.

Citizens.al do të vazhdojë të jetë këtu, pavarësisht fushatave dhe propagandës, për të ndjekur, analizuar dhe raportuar me integritet, ngjarjet që kanë vërtetë rëndësi.

The post Zgjedhjet 2025: Çfarë raportuam përtej filtrave të propagandës appeared first on Citizens.al.

PS mbyll fushatën me falje gjobash

9 May 2025 at 16:30

Vetëm dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria e Partisë Socialiste ka vendosur të falë gjobat e dhjetë viteve të fundit. Vendimi u bë me dije sot teksa socialistët kishin njoftuar mbylljen e fushatës elektorale me një event në fushat e Parkut Olimpik në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Vendimi parashikon anulimin e sanksioneve administrative të paekzekutuara nga institucionet deri më 15 janar 2025. Ai është ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga “Qëndresa Qytetare” (QQ) si shkelje e garës zgjedhore.

Sipas vendimit, sanksionet e dhëna nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga një sërë institucione përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, autoritetet vendore të mbrojtjes së territorit, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor.

Sipas dokumentit zyrtar, institucionet përkatëse do të mbulojnë vetë shpenzimet administrative që lidhen me fshirjen dhe heqjen e këtyre masave.

Kjo lëvizje ka ngjallur reagime të forta nga organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë interpretuar si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar votuesit në një moment kritik elektoral.

Në një kallëzim zyrtar pranë KQZ-së, QQ, e cilësoi këtë veprim si shkelje flagrante të garës së barabartë dhe një devijim të qartë nga standardet demokratike të pranuara në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo organizatë, e cila është angazhuar për të denoncuar shkeljet gjatë fushatës e konsideroi amnistinë një drejtim të kundërt me atë çka premtohet nga partia në pushtet: integrimi.

Drejtuesi i QQ-së, Rigels Xhemollari, e konsideroi si ngjarjen më të shëmtuar në tre zgjedhjet e fundit sa i përket keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

“Dekurajuese për çdo qytetar që kërkon të zbatojë ligjin dhe inkurajuese për shkelësit përsëritës, të cilët do të presin amnistinë e radhës për shkeljet që do të kryejnë në të ardhmen,” tha Xhemollari për Citizens.al.

QQ pret tashmë nga KQZ të vihet në lëvizje për të bllokuar aktin, organet e hetimit dhe task forca zgjedhore të hetojë procedurën, përfshirë inspektoratet dhe hartuesit e miratuesit e këtij akti.

Në një retrospektivë politike, ky vendim vjen në kontrast të fortë me retorikën e hershme të Kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili në vitin 2014, gjatë nisjes së fushatës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, deklaronte se “boll e ka pësuar kush paguan.”

Faljet e përsëritura të gjobave para zgjedhjeve minojnë ndjeshëm besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe nxisin kulturën e informalitetit dhe të pandëshkueshmërisë.

Sipas nenit 91 të Kodit Zgjedhor, katër muaj para zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re ndalohet propozimi, miratimi dhe nxjerrja e akteve ligjore apo nënligjore që parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë.

“…të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Lexoni gjithashtu:

The post PS mbyll fushatën me falje gjobash appeared first on Citizens.al.

Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për javë me radhë shqyrtuan të gjitha denoncimet që lidhen me krimet zgjedhore.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një interviste për Klan News, bëri një vlerësim të bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me dy institucionet e tjera të drejtësisë.

“Një eksperiencë e suksesshme, edhe pse kam konstatuar që për një pjesë të politikës, ky bashkëpunim nuk ka marrë vlerësimin që në gjykimin tim do duhej ta merrte”, tha ai.

Kryekomisioneri Celibashi tregoi numrin e procedimeve penale për të cilat ka një hetim dhe tipologjitë e krimeve që janë konstatuar më shumë.

“Janë rreth 139 procedime penale, të cilat janë trajtuar ose janë në proces trajtimi nga SPAK. Denoncimet lidhen kryesisht me presionin ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve publike, shitblerjen e votës”, theksoi ai.

Celibashi sugjeroi se bashkëpunimi me të tre institucionet duhet të formalizohet në ligj.

“Kjo eksperiencë duhet të shtrihet dhe në zgjedhjet e ardhshme, dhe ndoshta mund të ketë nevojë që kjo formë e bashkëpunimit të jetë e formalizuar dhe në ligj, të jetë më e institucionalizuar”, shtoi ai.

Rregullat e garës duhet të ndryshojnë, sipas drejtuesit të KQZ, edhe për administratën publike.

“Duhet të vendosen disa limite të sjelljes së përfaqësuesve të administratës publike, duke filluar nga niveli më i lartë, kryeministri, ministri etj.”, nënvizoi Celibashi.

Për rezultate konkrete, kryekomisioneri Celibashi tha se do të duhet kohë deri në përfundimin e hetimeve nga institucionet ligjzbatuese.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në një tryezë me Ramën? Berisha: Reformën Zgjedhore do ta bëjmë me Partinë Socialiste, jo me Qeverinë

By: V K
11 July 2025 at 14:58

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Reformën Zgjedhore, do ta bëjë me Partinë Socialiste, por jo me qeverinë.

Ai u shpreh se do të ulet në një tryezë me Edi Ramën, por jo si Kryeministër i vendit por si kryetar partie.

Kryedemokrati deklaroi se; “nuk e përcaktojmë ne kush do zgjedhë kryetar ajo apo kush është kryetari i saj, kështu që me PS ne nuk mund të themi se nuk do ulemi për reformën elektorale”.

“Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike. Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri. Reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike, nuk e bën qeveria.

Ai po, bëri gjithçka, e anuloi reformën që u arrit, vuri dorën e tij të zezë dhe arriti ato që deshi. Por reforma zgjedhore është gjithnjë atribut i partive politike.

PS është faktor politik i pluralizmit politik në Shqipëri, nuk u përcaktojmë ne kush do zgjedhë kryetar ajo apo kush është kryetari i saj, kështu që me PS ne nuk mund të themi se nuk do ulemi për reformën elektorale.

Ka rekomandime dhe ne ato do i shqyrtojmë. Por jo me qeverinë, me qeverinë nuk kemi asnjë punë. Qeveria nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje, ka humbur legjitimitetin”, tha Berisha.

The post Në një tryezë me Ramën? Berisha: Reformën Zgjedhore do ta bëjmë me Partinë Socialiste, jo me Qeverinë appeared first on Albeu.com.

Industria e lojërave të fatit, Artan Hoxha tregon si funksionon skema që financoi fushatën zgjedhore: Janë 360 mln euro

2 July 2025 at 12:36

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se një nga financuesit kryesorë të fushatës kanë qenë paratë e pista që vijnë nga lojërat e fatit pasi kur u mbyllën me ligj kjo industri kaloi në dorën e krimit. Hoxha tregoi skemën si funksionon kjo industri dhe shtoi se buxhetit i shtetit ka humbur shumë dhe vazhdon të humbasë para duke mos e çuar deri në fund legalizimin e lojërave të fatit.

“16 mijë njerëz që ishin të siguruar në atë sistem ngelën të papunë. Një numër i madh pikash që paguanin, qira drita ujë dolën nga skema. Në atë kohë lojërat e fatit paguanin mesatarisht 60 milionë euro në vit taksa. Kanë kaluar 6 vjet, herë 6, i thonë 360 milionë euro që shteti shqiptar i ka humbur,. Mund të bëheshin shkollë, rrugë spitale, tunele. I ka humbur dhe i ka lënë në dorë të krimit. Industria e lojërave të aftit nuk ndalon. Vesi i kumarit është provuar gjithandej për ta ndaluar, nuk ka dhënë rezultat. E vetmja gjë është të vendosësh rregulla që kjo industri të shkaktojë sa më pak pasoja, ta bësh më të padukshëm për moshat e reja dhe të përfitosh sa më shumë. Shqipëria lejoi vetëm një kazino.
Kemi një elitë të pasurish që nuk duan të duken në Tiranë shkojnë në fundjavë në Selanik, Budva. Janë para që dalin nga Shqipëria, shkojnë atje.

🔊
Në këto 6 vjet ne minimalisht i hoqëm taksave të buxhetit 360 milionë euro. Gjatë kovidit pati rritje dhe xhiro në total është rritur me 2.5 herë. Që do të thotë shteti mund të merrte më tepër taksa, mund të ishin deklaruar shumë më tepër njerëz.
Që të funksionojë një pikë lojërash fati, apo sallon gjëja e parë që duhet të kesh është që të bashkëpunosh me policinë. Kjo industri është e para që korrupton agjencitë e zbatimit të ligjit, policinë, prokurorinë, agjencinë e shërbimit informativ. E kam ngritur zërin para zgjedhjeve, që me këto paratë do të ndikohet në zgjedhje. E dha efektin e saj, shumica e njerëzve që kanë qenë jashtë Shqipërisë dhe kanë pasur nevojë për para kesh janë mbuluar me këtë industri.
Kjo industri si funksionon?

Ka një kompani të rregullt të ligjshme, e cila ka qenë aktive para se të mbylleshin lojërat e fatit dhe ka mbrapa një grup kriminal i cili e ndihmon kompaninë e para që të mos preket nga rivalët dhe e dyta të mbledhë borxhet.

🔊
Masa që mori kryeministri, jo vetëm nuk e ndihmoi por krijoi një problematikë ia çoi këto të ardhur a botës së krimi. Industrinë e lojërave të fatit e ka bota e krimit. E kemi kriminalizuar dhe atë që ishte te lagjja, ai që merrte rrogën.
Kjo histori u bllokua menjëherë pas ngjarjes me Vis Martinajn dhe u rihap menjëherë pasi u zhduk Martinaj në 9 gusht të 2022. Menjëherë ka dalë kryeministri dhe ka folur për hapjen e kësaj industrie. Është kaluar ligji dhe nuk janë bërë aktet nënligjore. Dëgjoja ca deputetë të mazhorancës, e ngrenë zërin që do bënte namin. Duke mos u miratuar aktet nënligjore do të thotë që çdo ditë që nuk legalizohet paratë i shkojnë krimit. Humb buxheti, qytetarët.
Kemi një kompani legale, e cila pret të legalizohet dhe të marrë licencën. Ka një organizatë kriminale, nga ana tjetër policia që të mbulojë të vijnë lojtarët. Kjo është skema. Kur ishte fushata kanë financuar aktivitetet politike. Merr dhe ndonjë thërrime dhe opozita.

Në fushatë, një nga financuesit kryesorë kanë qenë paratë që vijnë nga industria e lojërave të fatit.”, tha Hoxha

The post Industria e lojërave të fatit, Artan Hoxha tregon si funksionon skema që financoi fushatën zgjedhore: Janë 360 mln euro appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratik Sali Berisha nga selia blu foli sërish sot për atë që ai e cilëson “farsa elektorale” e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Berisha tha se farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

“Ka tri ditë që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, farsa elektorale është çështje kryesore në seanca plenare dhe në mbledhje të grupeve dhe të komisioneve. Mos harroni se Këshilli i Evropës është institucioni që ka dy shtylla kryesore: zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor”, tha Berisha.

Berisha po ashtu publikoi të dhëna që, sipas tij, faktojnë “farsën elektorale”. Sipas Berishës, kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore.

“Sot kam sjellë këtu për të informuar shqiptarët për gjetjet në një seri kutish votimi të hapura, në shqyrtimin e materialeve të votimit në këto kuti, çka është edhe qëllimi kryesor i kërkesave të PD. Mund të them se këto qendra votimi që rreshtoj këtu dhe shumë e shumë të tjera, ngjallin dyshime të forta se përveç “trenit bullgar” është përdorur edhe mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, “këto ishin dokumentet e 12 qendrave të votimit, të cilat në asnjë lloj rrethane këto kuti nuk mund të pranohen si kutitë e vërteta të qendrave të votimit, por si kuti të ndërruara apo të ardhura nga selia e PS apo dhe vetë nga qendrat ilegale të patronazhistëve”.

“Këto të dhëna hedhin poshtë përfundimisht farsën elektorale të 11 majit 2025 dhe pikërisht bazuar në këto të dhëna dhe qindra e mijëra të tjera që kemi paraqitur para jush, PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme, se këto zgjedhje janë një farsë e vërtetë elektorale, të cilat nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do njihen nga PD”, u shpreh Berisha.

/m.q//a.f//r.e/

The post Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

By: fra nc
27 June 2025 at 13:20

Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke pretenduar manipulim të gjerë përmes zëvendësimit dhe mbushjes së kutive të votimit.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur mesditën e kësaj të premteje, Berisha deklaroi se gjatë verifikimeve të materialeve zgjedhore janë evidentuar shkelje të rënda procedurale dhe mospërputhje të dhënash në një sërë qendrash votimi në Tiranë.

“Këto qendra votimi… ngjallin dyshime të forta se përveç Trenit Bullgar, është përdorur edhe mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera,” deklaroi Berisha.

Ai solli në vëmendje disa raste konkrete, për të cilat pretendon se faktojnë manipulimet e kryera:

  • QV 2247: Janë gjetur 9 fletë votimi më shumë sesa janë deklaruar në procesverbalin nr. 08. “Nuk mund të dalin 9 fletë më shumë në asnjë rrethanë,” tha Berisha. Sipas tij, fletët nuk i përkasin asaj qendre, çka ngre dyshime se kutia është zëvendësuar.
  • QV 2251: Sipas Berishës, mungojnë vulat e komisionerëve dhe shiriti përmbledhës i votuesve i gjeneruar nga pajisja PEI, çka sipas tij, dëshmon se kutia nuk është origjinale. “Kjo kuti nuk ka të bëjë me komisionerë, ka të bëjë me patronazhistët,” tha ai.
  • QV 2251/1: Mungojnë vulat e komisionerëve.
  • QV 2263: Janë deklaruar 419 fletë të papërdorura, ndërsa janë gjetur vetëm 371 – një diferencë prej 48 fletësh. Po ashtu, është konstatuar një person që ka votuar pa qenë në listën e zgjedhësve.
  • QV 2274: Mungon procesverbali 07, që identifikon vulat e sigurisë, një tjetër element që sipas Berishës tregon se kutia është sjellë nga jashtë.
  • QV 2283: Procesverbali 08 deklaron 519 fletë të papërdorura, por janë gjetur vetëm 310.
  • “Mungojnë 209 fletë. Kjo kuti votimi nuk ka lidhje me kutinë e qendrës, duket e sjellë nga zyrat e PS,” akuzoi Berisha.
  • QV 2614: Mungon procesverbali 07.
  • QV 2647: Mungojnë të gjitha fletët e papërdorura.
  • QV 2657: Deklarohen 290 fletë të papërdorura, por gjenden vetëm 208 – 82 më pak.
  • QV 2675: Gjendet një fletë pa vulë, ndërsa mungon procesverbali 08.
  • QV 2682: Mungon procesverbali 08.
  • QV 2846: Mungojnë procesverbalet 07 dhe 08. Janë gjetur 207 fletë votimi, ndërkohë që pajisja PEI regjistron vetëm 141 votues, duke krijuar një diferencë prej 66 votash të dyshimta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore appeared first on Euronews Albania.

Celibashi: Të nisë sa më parë reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Integriteti i zgjedhjeve dhe çështjet kryesore ku duhet të fokusohet reforma e ardhshme zgjedhore ishin në fokus të tryezës së rrumbullakët me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri” të organizuar sot në Tiranë.
Të pranishëm në këtë takim ishin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ambasadori britanik në Shqipëri, Nick Abbott, kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca,  zv.drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, si dhe përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile në vend.
Në fjalën e tij, Celibashi nënvizoi gjetjet dhe rekomandimet paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa theksoi se, pavarësisht përmirësimeve të realizuara deri tani, ka ende shumë punë për të bërë.
Apo apeloi për nisjen sa më parë të një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe jo të njëanshme.
“Gjetjet nxisin nevojën për një reformë të thelluar ligjore dhe institucionale, me qëllim sigurimin e integritetit të plotë të zgjedhjeve. Me konstituimin e ri të Kuvendit në shtator, duhet të nisë menjëherë puna për të adresuar në mënyrë të duhur të gjitha problematikat e evidentuara në procesin zgjedhor. Duhet të vlerësojmë se çfarë secili prej aktorëve politikë apo institucionalë duhet të bëjë ndryshe ose më mirë, në kuadër të përgjegjësive që ka për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, u shpreh ai.
Celibashi theksoi po ashtu se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mos kufizohet vetëm në një konsensus formal”.
“Mazhoranca, edhe pse përbën shumicën e cilësuar në kuptimin kushtetues, shpresoj të mos jetë një pengesë për përfshirje reale dhe konsensus mbi atë që duhet të reformohet”, shtoi ai.
Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri theksoi gatishmërinë e mazhorancës që, me fillimin e punimeve të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, palët politike të krijojnë një Komision të Posaçëm me përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë me qëllim adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR si edhe trajtimin e të gjitha çështjeve të diskutuara.
“Në tryezën e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me gjashtë organizata dhe mbështetjen e Ambasadës Britanike ku u diskutua mbi nevojën e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse si edhe për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri me fokus përmirësimin e legjislacionit për financimin e partive politike, përdorimin e platformave digjitale, rolin e mediave dhe integritetin e kandidatëve për deputet”, informoi ai.
Disa nga çështjet kryesore të trajtuara gjatë tryezës ishin arritjet dhe sfidat në hetimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore; përdorimi i boshllëqeve ligjore për shpërdorimin e burimeve publike gjatë fushatave; roli i medias dhe përdorimi etik i platformave digjitale në diskursin politik; integriteti i kandidatëve, dekriminalizimi dhe legjislacioni për partitë politike; demokracia e brendshme dhe integriteti i partive politike; financimi i partive dhe transparenca në financat politike; barazia gjinore dhe akses i barabartë në financim zgjedhor.

The post Celibashi: Të nisë sa më parë reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Me Komisionin e ri të depolitizojmë komisionet zgjedhore

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla kërkoi sot në seancën plenare në Kuvend që kur të ngrihet Komisioni i ri i Posaçëm i Reformës Zgjedhore të adresohet rekomandimi i OSBE-ODIHR për depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Duke reaguar ndaj deputetëve të opozitës, Balla se, “nuk kam asnjë surprizë, as unë, as kolegët e mi, as gazetarët atje lart, as publiku i pakët që e ndjek këtë seancë, sepse gjithçka dëgjojmë është një ripërsëritje tanimë prej shumë vitesh”.

“Ua kemi thënë edhe në këtë foltore para zgjedhjeve të 11 majit se ju do të vini përsëri me të njëjtin refren se zgjedhjet u vodhën, se vullneti i qytetarëve shqiptarë u manipulua dhe ndërkohë, edhe pse po bëhet 1 muaj e gjysmë nga përfundimi i zgjedhjeve, edhe pse për shkak të dakordësisë që kemi pasur së bashku në vitin 2012 e transpozuar në Kodin Zgjedhor me kërkesë të 2 anëtarëve përfaqësues tuaj në KAS, asokohe kishim përfaqësues në KQZ, mund të ndodhë rinumërimi”, tha Balla.

“Ja pra, rinumërimi po bëhet. Po harxhohen para’ nga buxheti i shtetit, deri tani 200 milionë lekë e kusur, edhe pse duhet ta them që kjo është diçka e mirë dhe le të shërbejë si një ogur pozitiv që në shtator kur të ngremë Komisionin e ri të Posaçëm të reformës zgjedhore të përcaktojmë qartazi edhe adresimin e një prej rekomandimeve kryesore, ndoshta më kryesori edhe i raporteve të OSBE-ODIHR-it, edhe së fundmi të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, edhe ato të parlamentit Evropian vit pas viti, t’i depolitizojmë komisionet”, tha Balla.

/a.f//r.e/

The post Balla: Me Komisionin e ri të depolitizojmë komisionet zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim

26 June 2025 at 11:43

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi të enjten se hetimi i krimeve zgjedhore ka prevaluar mbi çdo vepër penale në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve. Nga tryeza “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Dumani bëri me dije se çdo denoncim që ka shkuar në adresë të […]

The post Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim appeared first on Reporter.al.

Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?

26 June 2025 at 10:00

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 do të jenë më shumë se një garë për poste komunale,  ato do të jenë një test i madh për lidershipin lokal, për besueshmërinë politike dhe për atë që qytetarët realisht presin nga kandidatët, në prag të një epoke të re sfidash ekonomike, urbane, sociale dhe digjitale.

Disa nga kryetarët aktualë të komunave kanë qenë në garën e fundit për zgjedhje parlamentare, dikush ka kaluar mirë e dikush më keq, andaj edhe testimi për ta do të jetë gjithashtu i rëndësishëm.

Përtej sloganeve, qytetarët duan zgjidhje. Për shembull, në Prishtinë njerëzit kërkojnë ajër të pastër, zgjidhje për problemin me mbeturinat, për kaosin urbanistik, tollovinë në trafik dhe më shumë gjelbërim. Në Prizren kërkohet ruajtje e identitetit kulturor përballë ndërtimeve të pakontrolluara, sidomos në zonat me trashëgimi historike dhe kulturore, si dhe shtim të shërbimeve publike në kohën kur shtohen edhe turistët.

Në Podujevë kërkohen veprime konkrete në arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera publike dhe më pak fjalë politike. Në këto komuna, por edhe në qytete si Ferizaj, Gjilan, Pejë apo Gjakovë, qytetarët nuk do të mjaftohen më me fjalë të bukura e premtime por me vepra konkrete.

Në këtë aspekt, çfarë i duhet një kandidati për të fituar?

Jo plane të gjata që vetëm duken bukur, por zgjidhje të qarta për problemet kryesore: trafikun, mbeturinat, transparencën dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale. Qytetarët nuk harrojnë premtimet e pambajtura dhe mosrealizimin e tyre.  Kryetari i komunës nuk është një “supermen”, por udhëheqës i një ekipi që duhet të ketë përvojë menaxheriale dhe guxim për reforma. Njerëzit duan të shohin edhe përgjegjësit për zhvillimin ekonomik, për arsim, për shëndetësi, pra kush është ekipi që do të udhëheqë komunën.

Nuk mjafton kthimi te qytetarët vetëm një herë në katër vjet. Nevojitet komunikim i vazhdueshëm përmes mediave, takimeve në lagje, fshatra e platformave digjitale. Kandidati duhet të komunikojë shpesh, qartë dhe me përgjegjësi e  jo vetëm për të marrë vota, por edhe për të dëgjuar. Kandidati që nuk e përmend transformimin digjital të shërbimeve publike, transparencën në kohë reale apo pjesëmarrjen të qytetarëve, nuk mund të jetë në hap me kohën. Në vitin 2025, nuk është vetëm çështje “trendi”, por nevojë.

Për fund, këto zgjedhje nuk do t’i fitojnë më ata që flasin më shumë, por ata që dëgjojnë më shumë. Nuk do t’i fitojnë ata që premtojnë shumë, por ata që guxojnë të ofrojnë ndryshime të matshme. Qytetari i vitit 2025 nuk është më ai i vitit 2021, është më i informuar, më kërkues dhe më i paduruar. Gara është e hapur. Por fitorja kërkon më shumë se një fushatë të mirë, kërkon lidership të fortë, ide të qarta dhe një qasje ndryshe ndaj shërbimit publik. Kërkon komunikim të mirë, duke shfrytëzuar mediat, rrjetet sociale dhe kanalet e tjera në mënyrë që të jesh sa më i qasshëm për qytetarin e publikun në përgjithësi/Telegrafi/

The post Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025? appeared first on Telegrafi.

“Kemi parë persona që votojnë 4 herë”, Këlliçi akuzon për manipulim:KQZ i shërben Ramës me mënyrë ushtarake, si shtet..

25 June 2025 at 17:30

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, njëkohësisht deputet i zgjedhur i kësaj force politike nga procesi zgjedhor i 11 majit, e cilësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një aneks në paradhomën e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në  një emision televiziv, Këlliçi tha se partia-shtet e Ramës ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor që para nisjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, dhe si e tillë, ligjvënësi i dalë nga ky proces zgjedhor theksoi se KQZ duhet ta kishte ndaluar këtë farsë elektorale të procesit.

Sipas Këlliçit, PD ka si detyrë themelore, ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për shtetin e drejtuar nga Ramaduro, i cili e përdor shtetin në shërbim të tij për të ndikuar qoftë kur mbahen zgjedhje parlamentare, qoftë dhe ato vendore.

Këlliçi u ndal gjithashtu edhe te përfshirja e bandave dhe krimit të organizuar më 11 maj, të cilët sipas tij, kanë nxjerrë ‘grupin e tyre parlamentar’, duke e kushtëzuar kryesocialistin Edi Rama në kërkesat që mund të parashtrojë në Kuvend.

KQZ është një aneks në paradhomën e kryeministrit. Do t’i shërbejë në mënyrë ushtarake, me mënyrë të hekurt në ndihmë të tij. Me rreth 6 mijë leje legalizimi në periudhën para zgjedhjeve, është e ndaluar në Kodin Zgjedhor. Mjaftonin këto shkelje të kodit zgjedhor për të mos mbajtur këtë farsë elektorale të procesit. Puna e PD qëndron në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar, në shtetin e drejtuar nga Ramaduro, është një shtet që vihet në shërbim të pushtetit si në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore.

Ne kemi detyrë, që çdo ditë të jemi prezent në media, në raportet e ndërkombëtarëve në PE, duhet të jemi prezent me fakte e prova me denoncimet tona. Kemi parë me zë e figurë, persona që votojnë 4 herë, persona që intimidojnë komisionerët, trenin bullgar, edhe nga diaspora. Kemi parë që me tren bullgar kanë shkuar vota në QV e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj s’na është dhënë akses në materialet e administrimit të materialeve zgjedhore, do të shihni mospërputhje të tabelave për hapjen e procesit dhe mbylljes së votimit. Të gjitha këto prova kanë çuar në raportin paraprak të zgjedhjeve, që është më kritiku në spektrin e raporteve paraprake që ka lëshuar ndonjëherë OSBE-ODIHR jo vetëm për Shqipërinë, por as në rajon.

Rama kërkon ‘status quo’ përmes bandave, trafikut e krimit të organizuar. Bandat janë jo vetëm, në qarqe por edhe me deputetë. Koorporata kriminale në Shqipëri, krimi organizuar ka një grup parlamentar brenda PS, edhe nëse Rama s’dëshiron të përmbushë një kërkese, edhe pse janë bashkëaksionerë, me grupin parlamentar që ka krimi i organizuar që drejton kartelet më të rrezikshme në kontinent, kanë pakicë bllokuese në parlament. Sistemin e patronazhimit e ka njëjtë si me diktatorin e Venezuelës,. Ky është standardi ku Rama qe e ka çuar Shqipërinë. Sot ke një kryeministër, që e sheh vetën si një aktor hollivudi.

 

 

 

The post “Kemi parë persona që votojnë 4 herë”, Këlliçi akuzon për manipulim:KQZ i shërben Ramës me mënyrë ushtarake, si shtet.. appeared first on Sot News | Lajme.

Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh sot, se ngritja e taskforcës për hetimin e krimeve zgjedhore disa muaj përpara 11 majit, mbeti thjesht një tentativë në letër, pa asnjë rezultat.

Në diskutimin e zhvilluar në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizimit dhe Asociimit, BE-Shqipëri në Strasburg, Bardhi tha se taskforca e ngritur mes tre institucioneve SPAK-Prokurori e Përgjithshme-KQZ, bëri një ndarje të detyrave dhe punëve, duke ndërtuar një strategji të përbashkët për të luftuar krimet zgjedhore.

“Fakt është që veprimet në terren u ndalën pas 20 shkurtit. Nga ai moment e deri në përfundim të zgjedhjeve rezultoi që jo vetëm prokurorët dhe hetuesit nuk u panë më në terren për të monitoruar krimet zgjedhore, por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore deri ditën e zgjedhjeve”, tha Bardhi.

Deputeti i PD-së u shpreh se aktualisht mund të ketë çështje nën hetim apo procedime të regjistruara, por e njëjta sjellje ka ndodhur edhe në 2021.

“Nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në 2030-ën, kjo nuk ndihmon as në ndëshkimin e krimeve zgjedhore, por as në parandalimin e krimeve zgjedhore. Pyetja ime është që në rrugën që ka Shqipëria përpara në procesin e integrimit, është e rëndësishme të kemi rezultate apo të kemi projekte në letër? Sepse dëshira e tre institucioneve që ngritën taskforcën ishte një tentativë që mbeti në letër, në realitet ka zero rezultate”, pohoi Bardhi. /e.i/j.p/

The post Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla-Tabaku debate në Strasburg. Ministri: Reforma Zgjedhore të nisi në shtator. Deputetja: Duhet konsensus

By: redi
18 June 2025 at 17:05

Sot në Strasburg po mbahet takimi i 19-në i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim dy ditor do të ketë në qendër të vëmendjes së diskutimeve integrimin e Shqipërisë në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla dhe deputetja e PD-së njëkohësisht Kryetarja e Komisionit të Integrimit…

Source

“Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë

18 June 2025 at 17:03

Debatin për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, opozita dhe mazhoranca e kanë zhvendosur në Strasburg në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit. Fillimisht ishte deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila deklaroi se në 12 vitet e fundit parlamenti shqiptar nuk ka arritur të bëjë asnjëherë një reformë të plotë zgjedhore. Tabakut i […]

The post “Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌