Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve
Deklaratë Paszgjedhore: Partitë politike dhe kandidatët dështuan në respektimin e plotë të lirisë dhe transparencës së medias gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.
Tiranë, 14 Maj 2025
Më 22 janar 2025, katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile publikuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik para dhe gjatë fushatës zgjedhore që çoi në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri më 11 maj 2025. Për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve.
Qasje e plotë për gazetarët në aktivitetet zgjedhore
Edhe pse partitë politike dhe kandidatët nuk vendosën kufizime formale për qasjen e gazetarëve në aktivitetet zgjedhore, në praktikë aftësia e gazetarëve për të mbuluar në mënyrë të pavarur aktivitetet e fushatës ishte e kufizuar. Aktorët politikë përgjithësisht nuk ndanë në mënyrë proaktive agjendat e ngjarjeve, nuk nxorrën ftesa të qarta, as nuk lehtësuan pjesëmarrjen e gazetarëve, duke penguar përpjekjet e medias për një mbulim të pavarur dhe gjithëpërfshirës. Për më tepër, disa incidente në ditën e zgjedhjeve penguan drejtpërdrejt aftësinë e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur, duke shkelur më tej parimin themelor të zgjedhjeve të hapura dhe transparente.
Transparenca mbi materialet politike të gatshme
Pavarësisht rekomandimeve të qarta që kërkonin transparencë në mbulimin zgjedhor, partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës. Si pasojë, mbulimi mediatik shpesh përbëhej nga mesazhe politike të prodhuara në mënyrë qendrore, përmes transmetimeve video të ofruara nga ekipet e partive, në vend të gazetarie që verifikon në mënyrë të pavarur. Mungesa e deklarimit të qartë mbi origjinën e këtyre materialeve mjedulloi kufirin midis gazetarisë së pavarur dhe propagandës politike, duke dëmtuar rëndë transparencën dhe duke penguar aftësinë e publikut për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin zgjedhor.
Mbrojtja e pluralizmit
Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha. Gjithashtu, në fillim të marsit 2025, qeveria urdhëroi pezullimin njëvjeçar të platformës TikTok, duke përmendur shqetësime për sigurinë. Kjo vendimmarrje u kritikua gjerësisht dhe u denoncua si një akt censure që kufizoi rëndë diskursin politik online gjatë një periudhe kritike zgjedhore. Organizatat e shoqërisë civile e kanë sfiduar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ai cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin demokratik.
Debati publik dhe përballja mes kandidatëve
Edhe pse studiot televizive ofruan hapësirë të bollshme për mbulim zgjedhor, fushata u zhvillua pa asnjë debat ballë për ballë midis drejtuesve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ndërsa shumica e ministrave dhe kandidatëve për deputetë shmangën po ashtu forumet e përbashkëta me
kundĂ«rshtarĂ«t e tyre. KandidatĂ«t preferuan intervista individuale, ndĂ«rsa emisionet prime-time u mbushĂ«n me analistĂ« dhe komentatorĂ« qĂ« flisnin nĂ« vend tĂ« politikanĂ«ve. NĂ« mungesĂ« tĂ« debateve tĂ« drejtpĂ«rdrejta, iniciativa si seria âBallĂ« pĂ«r BallĂ« me Faktetâ u pĂ«rpoqĂ«n tĂ« mbushnin kĂ«tĂ« boshllĂ«k duke u paraqitur kandidatĂ«ve pyetje identike mbi çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme publike.
Megjithatë, preferenca e përgjithshme për paraqitje të kontrolluara me kujdes në vend të shkëmbimeve të drejtpërdrejta, i la votuesit pa mundësinë për të parë programet konkurruese të sfidohen në kohë reale, duke dobësuar cilësinë përfaqësuese dhe debatuese të fushatës. Fushata favorizoi viralitetin online në vend të dialogut të mirëfilltë, duke u mbështetur në sulme personale, retorikë të njëanshme dhe, herë pas here, haptazi në gjuhë urrejtjeje. Spektakli zëvendësoi përmbajtjen, duke përjashtuar diskutimin mbi politikat konkrete apo performancën e qeverisë dhe duke minimizuar besimin e publikut.
Pavarësia dhe liria redaksionale e medias dhe gazetarëve
Pavarësisht angazhimeve formale për mbrojtjen e lirisë së shtypit, periudha zgjedhore u karakterizua nga ndërhyrje të përsëritura në pavarësinë redaksionale dhe një klimë frikësimi. Zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin, përçmuan publikisht mediat kritike dhe shfaqën armiqësi ndaj gazetarëve, gazetaret femra ishin në shënjestër të fushatave denigruese me bazë gjinore dhe ngacmimeve të koordinuara online; disa gazetarë morën kërcënime të drejtpërdrejta, disa prej të cilave arritën në përplasje fizike në ditën e zgjedhjeve. Kjo retorikë armiqësore shoqërohej me ndërhyrje politike, veçanërisht me zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së nga Kuvendi, duke ngritur shqetësime serioze mbi kontrollin politik ndaj transmetuesit publik. Të gjitha këto presione së bashku nxitën autocensurë tek gazetarët dhe i privuan votuesit nga një shqyrtim i pavarur i kandidatëve që garonin.
Transparenca në komunikime
Transparenca nĂ« komunikimet e fushatĂ«s, si etiketimi i qartĂ« i pĂ«rmbajtjes sĂ« paguar politike dhe ndarja e burimeve shtetĂ«rore nga aktiviteti partiak, ishte njĂ« parim thelbĂ«sor qĂ« u shkel vazhdimisht gjatĂ« kĂ«saj periudhe zgjedhore. Disa televizione shitĂ«n hapur âpaketa mbulimiâ dhe intervista tĂ« transmetuara pĂ«r partitĂ« politike, pa i etiketuar si tĂ« tilla, duke i shndĂ«rruar edicionet informative nĂ« reklama tĂ« paetiketuara. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, kanalet zyrtare tĂ« mediave sociale tĂ« qeverisĂ« u kthyen nĂ« tabela reklamimi (billboard) partiak, me faqe zyrtare qĂ« shpĂ«rndanin postera dhe slogane tĂ« fushatĂ«s. Online, njĂ« rritje e faqeve dhe reklamave politike anonime ose mashtruese, disa tĂ« gjeneruara apo tĂ« pĂ«rforcuara nga mjete inteligjence artificiale, qarkulluan pa sponsorĂ« tĂ« qartĂ«, duke e bĂ«rĂ« edhe mĂ« tĂ« turbullt origjinĂ«n e mesazheve zgjedhore.
Ne i bëjmë thirrje partive politike, institucioneve shtetërore, organeve rregullatore dhe aktorëve të tjerë relevantë që të adresojnë menjëherë këto mangësi dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies demokratike.
Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet, të avokojnë për reforma thelbësore dhe të bashkëpunojnë me aktorët për të forcuar parimet demokratike.
Nënshkruesit:
- Qendra Shkencë dhe Inovacioni për Zhvillim (SCiDEV)
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
- Keshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
- Citizens Channel (Citizens.al)
- Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
- Instituti i Studimeve Politike (ISP)
- Qëndresa Qytetare (QQ)
- Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
- Qendra Shqiptare MediaLook
- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
- Shoqata âGazetarĂ«t ProfesionalĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«â (APJA)
- Faktoje.al
The post Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.