Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

9 August 2025 at 10:48

Nga Boldnews.al Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është vendosur prej disa muajsh në një kurs përplasjeje të fuqishme me Gjykatën Kushtetuese, në tentativë për të rrëmbyer të paktën 3 mandate anëtarësh në institucionit më të lartë të drejtësisë. Ai po shfrytëzon mandatin e tij një-vjeçar si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi […]

The post “Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, e lë në burg

By: redi
24 July 2025 at 16:27

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës ”arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli. Ndaj Çapjas rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua. Përmes avokatit…

Source

U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas! I dënuari me burg përjetë mbetet në qeli

By: M C
24 July 2025 at 16:40

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e së Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012 në Elbasan.

Çapja u ekstradua nga Dubai më 2 maj të këtij viti, dhe ndaj tij rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua.

“Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, lidhur me dosjen “Plumbi i artë”. Çapja është ekstraduar dy ditë më parë nga Dubai”.

Florenc Çapja dyshohet se dha porosi për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

The post U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas! I dënuari me burg përjetë mbetet në qeli appeared first on Albeu.com.

Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Miratoni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur

By: Ardit
21 July 2025 at 11:57

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për ty marrë mandatin e deputetit, teksa nesër kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pritet të bëjë shpërndarjen. Përmes një shkrese të dytë, Lapaj i kujton KQZ se 12 kandidatët e listës së mbyllur të Tiranës kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj […]

The post Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Miratoni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur appeared first on BoldNews.al.

Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve

14 May 2025 at 16:35

Deklaratë Paszgjedhore: Partitë politike dhe kandidatët dështuan në respektimin e plotë të lirisë dhe transparencës së medias gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.

Tiranë, 14 Maj 2025

Më 22 janar 2025, katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile publikuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik para dhe gjatë fushatës zgjedhore që çoi në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri më 11 maj 2025. Për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve.

Qasje e plotë për gazetarët në aktivitetet zgjedhore

Edhe pse partitë politike dhe kandidatët nuk vendosën kufizime formale për qasjen e gazetarëve në aktivitetet zgjedhore, në praktikë aftësia e gazetarëve për të mbuluar në mënyrë të pavarur aktivitetet e fushatës ishte e kufizuar. Aktorët politikë përgjithësisht nuk ndanë në mënyrë proaktive agjendat e ngjarjeve, nuk nxorrën ftesa të qarta, as nuk lehtësuan pjesëmarrjen e gazetarëve, duke penguar përpjekjet e medias për një mbulim të pavarur dhe gjithëpërfshirës. Për më tepër, disa incidente në ditën e zgjedhjeve penguan drejtpërdrejt aftësinë e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur, duke shkelur më tej parimin themelor të zgjedhjeve të hapura dhe transparente.

Transparenca mbi materialet politike të gatshme

Pavarësisht rekomandimeve të qarta që kërkonin transparencë në mbulimin zgjedhor, partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës. Si pasojë, mbulimi mediatik shpesh përbëhej nga mesazhe politike të prodhuara në mënyrë qendrore, përmes transmetimeve video të ofruara nga ekipet e partive, në vend të gazetarie që verifikon në mënyrë të pavarur. Mungesa e deklarimit të qartë mbi origjinën e këtyre materialeve mjedulloi kufirin midis gazetarisë së pavarur dhe propagandës politike, duke dëmtuar rëndë transparencën dhe duke penguar aftësinë e publikut për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin zgjedhor.

Mbrojtja e pluralizmit

Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha. Gjithashtu, në fillim të marsit 2025, qeveria urdhëroi pezullimin njëvjeçar të platformës TikTok, duke përmendur shqetësime për sigurinë. Kjo vendimmarrje u kritikua gjerësisht dhe u denoncua si një akt censure që kufizoi rëndë diskursin politik online gjatë një periudhe kritike zgjedhore. Organizatat e shoqërisë civile e kanë sfiduar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ai cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin demokratik.

Debati publik dhe përballja mes kandidatëve

Edhe pse studiot televizive ofruan hapësirë të bollshme për mbulim zgjedhor, fushata u zhvillua pa asnjë debat ballë për ballë midis drejtuesve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ndërsa shumica e ministrave dhe kandidatëve për deputetë shmangën po ashtu forumet e përbashkëta me

kundërshtarët e tyre. Kandidatët preferuan intervista individuale, ndërsa emisionet prime-time u mbushën me analistë dhe komentatorë që flisnin në vend të politikanëve. Në mungesë të debateve të drejtpërdrejta, iniciativa si seria “Ballë për Ballë me Faktet” u përpoqën të mbushnin këtë boshllëk duke u paraqitur kandidatëve pyetje identike mbi çështje të rëndësishme publike.

Megjithatë, preferenca e përgjithshme për paraqitje të kontrolluara me kujdes në vend të shkëmbimeve të drejtpërdrejta, i la votuesit pa mundësinë për të parë programet konkurruese të sfidohen në kohë reale, duke dobësuar cilësinë përfaqësuese dhe debatuese të fushatës. Fushata favorizoi viralitetin online në vend të dialogut të mirëfilltë, duke u mbështetur në sulme personale, retorikë të njëanshme dhe, herë pas here, haptazi në gjuhë urrejtjeje. Spektakli zëvendësoi përmbajtjen, duke përjashtuar diskutimin mbi politikat konkrete apo performancën e qeverisë dhe duke minimizuar besimin e publikut.

Pavarësia dhe liria redaksionale e medias dhe gazetarëve

Pavarësisht angazhimeve formale për mbrojtjen e lirisë së shtypit, periudha zgjedhore u karakterizua nga ndërhyrje të përsëritura në pavarësinë redaksionale dhe një klimë frikësimi. Zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin, përçmuan publikisht mediat kritike dhe shfaqën armiqësi ndaj gazetarëve, gazetaret femra ishin në shënjestër të fushatave denigruese me bazë gjinore dhe ngacmimeve të koordinuara online; disa gazetarë morën kërcënime të drejtpërdrejta, disa prej të cilave arritën në përplasje fizike në ditën e zgjedhjeve. Kjo retorikë armiqësore shoqërohej me ndërhyrje politike, veçanërisht me zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së nga Kuvendi, duke ngritur shqetësime serioze mbi kontrollin politik ndaj transmetuesit publik. Të gjitha këto presione së bashku nxitën autocensurë tek gazetarët dhe i privuan votuesit nga një shqyrtim i pavarur i kandidatëve që garonin.

Transparenca në komunikime

Transparenca në komunikimet e fushatës, si etiketimi i qartë i përmbajtjes së paguar politike dhe ndarja e burimeve shtetërore nga aktiviteti partiak, ishte një parim thelbësor që u shkel vazhdimisht gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Disa televizione shitën hapur “paketa mbulimi” dhe intervista të transmetuara për partitë politike, pa i etiketuar si të tilla, duke i shndërruar edicionet informative në reklama të paetiketuara. Në të njëjtën kohë, kanalet zyrtare të mediave sociale të qeverisë u kthyen në tabela reklamimi (billboard) partiak, me faqe zyrtare që shpërndanin postera dhe slogane të fushatës. Online, një rritje e faqeve dhe reklamave politike anonime ose mashtruese, disa të gjeneruara apo të përforcuara nga mjete inteligjence artificiale, qarkulluan pa sponsorë të qartë, duke e bërë edhe më të turbullt origjinën e mesazheve zgjedhore.

Ne i bëjmë thirrje partive politike, institucioneve shtetërore, organeve rregullatore dhe aktorëve të tjerë relevantë që të adresojnë menjëherë këto mangësi dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies demokratike.

Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet, të avokojnë për reforma thelbësore dhe të bashkëpunojnë me aktorët për të forcuar parimet demokratike.

Nënshkruesit:

  1. Qendra Shkencë dhe Inovacioni për Zhvillim (SCiDEV)
  2. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
  3. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  4. Keshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
  5. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
  6. Citizens Channel (Citizens.al)
  7. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
  8. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
  9. Qëndresa Qytetare (QQ)
  10. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
  11. Qendra Shqiptare MediaLook
  12. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
  13. Shoqata “Gazetarët Profesionalë të Shqipërisë” (APJA)
  14. Faktoje.al

The post Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

2 korrik 1990/ Mbushen 35 vite nga hapja e ambasadave, fillimi i fundit të diktaturës

By: user 6
2 July 2025 at 22:57

Më dy korrik 1990 pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë çelën dyert e tyre për ata që donin të iknin nga Shqipëria. Si ndodhi kjo? Si mund të flakej brenda një nate frika gati dyzetë e pesëvjeçare se arratisja ishte tradhëti, dhe tradhëtia ishte një jetë e mjeruar edhe për ata që mbeteshin pas? Dihet konstitucioni ndërkombëtar i territoreve të ambasadave.

Ato janë shtete Brenda shteteve dhe cënimi i territoreve të tyre konsiderohet si cënim kufijsh. Por për çudi asnjë ambasador i akredituar në Tiranë të cilit i qe “dhunuar” territori kombëtar nuk bëri ankesë pranë qeverisë shqiptare për marrjen e masave në mbrojtje të ambasadave.

Përkundrazi. Ambasadori gjerman mori në mbrojtje të “plagosurit” rebelë, pa pranuar që ata t’idorëzoheshin drejtësisë shqiptare. Ditët e ambasadave gjithashtu do të kërkojnë analiza më të thella me zbulim dokumentash të fshehta. Por ngjarjet që pasuan më pas, sidomos skenat e ngjashme si në Kubë, etj…tregonin se skenat e ambasadave, (dikush preferoi të prishtedhe murin e jashtëm dhe me një ‘skodë” të vjetër të fuste me dhjetëra veta brenda), ishin inskenuar më parë.

Hapja e ambasadave/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, ai dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan… | Panorama ONLINE |

Pavarësisht se nga mjetet qeveritare shqiptare të asaj kohe, këto u quajtën mësymje të ”bandavehuligane”, në të vërtetë, sasia e madhe e njerëzve që hynë në ambasadat e huaja atë korrik të vitit 1900 ishte e tillë, që ky term komunist binte vetiu. Ne nuk dimë akoma se kush ishin organizatorët, apo nismëtarët, siç thuhet rëndom. Të tjerët, janë masa gjithëfarësh që nuk mund të përmbahen më. Ato ditët në ambasadat e ndryshme hynë e dolën s’a andej të mposhtur nga lotët e nënave nëpër kangjellat e ambasadave), 4795 vetë.

Nga këta për në Gjermani shkuan 3163 vetë, në Itali 816, në Francë 549, për në Turqi 77, për në Poloni 52, për në Çekosllovaki 51, për në Jugosllavi 6, për në Egjipt 6, për në Bullgari 5, etj. Më pas shumë prej tyre, sidomos atë të vendeve lindore, do të mërgonin drejt SHBA, Kanadasë, Australisë e gjetkë. Të dhënat e fundit tregojnë se shqiptarët kanë mbritur edhe në Iran, Zelandën e re, e Argjentinë. Dy korriku është kthyer tanimë në një datë për të përkujtuar djemtë dhe vajzat, gratë dhe fëmijët që kërkuan tempujt e shpresës duke hyrë në ambasadat e huaja, sepse pikërisht në këtë datë është realizuar një përleshje e ashpër ndërmjet njerëzve të thjeshtë dhe strukturave policore të diktaturës.

Në fakt…

Hyrja nëpër ambasada kish filluar dymbëdhjetë ditë më parë, më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të ambasadës greke. Më pas, më 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murit të ambasadës gjermane duke e shembur atë. Pas datës 20 qershor deri në 6 korrik ka pasur kapërcime muresh thuajse në të gjitha ambasadat e huaja, ku veçohet kapërcimi i ambasadës turke, me anë të makinës së plehrave që në një farë mase konsiderohej një spektakël.

2 korrik 1990! 32 vite nga hapja e ambasadave për shqiptarët, aty ku nisi fundit i regjimit komunist - Shqiptarja.com

Përveç ambasadës kineze dhe kubaneze, të cilat nuk i pranuan bujtësit, duhet thënë se të gjitha ambasadat e tjera reflektuan një bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet të harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nëpër ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas datës 2 korrik, por kjo hyrje është bërë lehtësisht nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte më.

Çfarë ndodhi pas Popajve

Pas Popajve legjendarë të ambasadës italiane, tentativa e parë për kapërcimin e mureve u bë në ambasadën greke dhe gjermane. I pari që tentoi të kapërcente muret e ambasadës greke ishte një banor nga Narta e Vlorës, të cilin policët arritën ta kapnin pikërisht ndërsa përgatitej të gjente tangjenten fatale të lartësisë së murit, dhe duke e tërhequr me forcë, pasi e shtrinë përtokë, e goditën rrufeshëm me grushte dhe shkelma derisa i ra të fikët.

FOTO HISTORIKE/ Sot 35-vjetori i hapjes së ambasadave. Ja kush ishte heroi i asaj dite? - Sociale

Akoma edhe sot nuk është bërë ende publik emri i njeriut nga Narta për të cilin muri që kishte ëndërruar si limit shpëtimi u kthye papritur në një qeli burgu ose në një mur pushkatimi. Gjithashtu, një tentativë grupi për të hyrë në ambasadën gjermane kishte dështuar. Duhet shënuar se ato ditë thuhej që në “ambasadën franceze ka mundur të hyjë një njeri”, por kjo gjë qarkulloi në formën e legjendës, pa u konfirmuar ndonjëherë saktësisht. Gjatë këtij dhjetëditori u synuan edhe disa ambasada të tjera në rrugët më të përshtatshme, por pa rezultat.

Goditja e parë, 20 qershor

Autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj, më datë 20 qershor të vitit 1990 në orën 07.40, pasi kishte çuar në punë gratë punëtore të xhenios, u drejtua për tek ambasada greke, duke ndaluar në murin anësor të saj. Brenda, përveç Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas një tentative për kapërcim kufiri në Tropojë, së bashku me gruan shtatzënë dhe djalin e vogël, ishte dënuar me dhjetë vjet burg. Ndërsa gruaja me punë korrektonjëse. Pasi hapën kapakun e sipërm të autobusit, ata kapërcyen murin rrethues, duke u bërë kështu dy banorët e parë të kozmosit të ndaluar deri atëherë.

2 korrik 1990! 32 vite nga hapja e ambasadave për shqiptarët, aty ku nisi fundit i regjimit komunist - Shqiptarja.com

Më 28 qershor në ambasadë hyri edhe gruaja e Mondit së bashku me fëmijët. Por, si u përgatit aksioni i hyrjes. “Një ditë më parë unë isha takuar me Leonidhën (shefi i sigurimit të ambasadës) në hotel ‘Dajti’, ku e kisha parashikuar për herë të dytë pikësynimin tim përfundimtar. Pasi më parë e kisha takuar te pishinat, – thotë Bujari. – Në këtë takim të dytë Leonidha më tha se ‘për t’ju dorëzuar, nuk ju dorëzojmë kurrë, por data e nisjes suaj do të varet nga rrethanat e zhvillimeve të mëvonshme’. Kështu, të nesërmen, me të mbërritur në ambasadë, dy të rinjtë morën kontakte me personelin dhe gjithçka u rakordua brenda pak minutave.

“Ndërkaq, nga territori i ambasadës gjermane kapërcyen dy të rinj të tjerë, Ardi dhe Bimi, të cilët pasi kaluan murin rrethues të gjermanes, u hodhën përsëri për tek grekja, – thotë ai. – Ambasadori gjerman mbërriti menjëherë në ambasadën greke duke na thënë se kush dëshironte të qëndronte tek ai, mund të vinte menjëherë, por ne na premtuan në ambasadën greke për kushte të mira, banesë dhe punë sapo të vinim. Kështu që qëndruam të gjithë atje”. Ndërkaq, në kryeqytet kjo ngjarje bëri një bujë të jashtëzakonshme si te njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe në instancat qeveritare.

2 korrik 1990

Mbahet mend se në Teatrin Kombëtar, ndërsa po vihej afishja që paraqiste shfaqjen e një komedie të re, njëra nga aktoret më të njohura të vendit, Eva Alikaj, u tha me zë të lartë organizatorëve: “Hiqeni fare afishen e komedisë, sepse tani të gjithë shqiptarët janë duke vuajtur fatin e tyre të zi dhe ata nuk mund të detyrohen të qeshin përpara kësaj gjendjeje”.

E pabesueshmja në ambasadën gjermane

Pa u lënë frymë strukturave të shtetit të organizoheshin, më 2 korrik muri i ambasadës gjermane u shemb nga një skodë në të cilën ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe fëmijë. Përpara turirit të makinës ishin vendosur thasë rëre, ndërsa sipër saj, në formën e ushqimeve paraprake, kishin marrë edhe disa dele. Megjithëse gjithçka ishte planifikuar me hollësi, ndodhi që muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. Kështu që pas goditjes së tij, shumë nga të pranishmit u gjakosën në fytyrë dhe në trup.

2 korrik 1990, 30 vjet nga rrëzimi i murit shqiptar - Gazeta Fjala

Ashtu të gjakosur ata kapërcyen murin e shembur, duke shënuar kështu kuotë të re për shembjen e diktaturës. Duhet thënë se brenda në ambasadë ndodhej një grup të rinjsh, pasi Ivi së bashku me shokët e tij kishin kapërcyer murin më parë. Por..Në ambasadën turke arratisja u krye në mënyrë spektakolare, nëpërmjet makinës së plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerëz të veshur si punëtorë të komunales zbarkuan në ambasadën turke duke shënuar një të papritur të re. Më pas, së bashku me të ardhurit e tjerë që kishin hyrë më parë, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morën vizat tranzit për në Greqi dhe natën e fundit fjetën në hotel “Arbëria”, ku duke pritur mëngjesin nuk vunë gjumë në sy.

Dita e rrallë 2 korrik 1990…

Hyrja më 2 korrik u realizua në orët e mbrëmjes nëpërmjet një përleshjeje të vërtetë midis njerëzve që donin të iknin dhe forcave policore, që kishin marrë detyrë të ndalonin me armë hyrjen në ambasada. Në këtë përleshje pati edhe shumë të plagosur, por qarkullojnë fjalë edhe për një numër enigmatik të vdekurish. Nga ana tjetër, njerëzit e policisë arrestonin pjesëmarrës të ndryshëm dhe i fusnin në makina, të cilat nxitonin nëpër rrugë, por edhe sot e kësaj dite asnjëri nuk e di destinacionin e tyre.

Zbulimi pas 3 dekadash: Sigurimi i Shtetit në vrasjen e 17-vjeçarit, në Ambasadën gjermane më 2 korrik 1990 - Politika

“Unë shikoja që nga kangjellat e ambasadës greke këtë luftë të vërtetë dhe mund të them se njerëzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin nëpër makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku përfundonin,” thotë një përfaqësues i trupit diplomatik. Në dëshmi duhet shtuar se dy kameramanë të policisë së fshehtë filmonin të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve në këtë përleshje.

Ditët që pasuan..

Ishte dhënë një urdhër tjetër, me anë të të cilit të gjithë ata që donin të hynin ishin krejtësisht të lirë për ta bërë këtë gjë. Madje, nën sytë e policisë njerëzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer në shtëpi për të ngrënë drekë ose për t’u lënë ndonjë porosi pjesëtarëve të tjerë të familjes. Kishte edhe raste kur njerëzit që kalonin andej rastësisht, pa ndonjë dëshirë për t’u futur në ambasada, ngacmoheshin prej policit përkatës: “Në qoftë se do të hysh, kapërce nga pjesa anësore e murit”.

Dyndje e jashtëzakonshme dhe…

Në ambasada kishte një dyndje të jashtëzakonshme. Kuptohet që vështirësia ishte më e madhe për furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte një numër më të kufizuar, kushtet konsideroheshin më komode. Kështu, në ambasadën gjermane dhe italiane kishte më shumë probleme në ndarjen e ushqimeve, por duhet thënë se përkushtimi i personelit të mbetur (një pjesë e madhe e punonjësve të ambasadave ishin larguar) ishte në shkallën maksimale.

Gazeta gjermane në përvjetorin e eksodit shqiptar kujton historinë e Ervisit, e emëruar në krye të Filarmonisë së Bonn-it – KultPlus

Ndërsa në ambasadat turke, franceze, greke, çeke etj. ishte më e lehtë për të përballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonjëherë ndodhte që refugjatët e ambasadës greke ndihmonin të afërmit në ambasadën fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe, sepse pastaj nuk na lejonin më – thotë Edmondi. Dita gjithsesi ishte më lehtë për t’u kaluar, kurse nata më e vështirë. Ndodhte që natën policia e fshehtë shqiptare ngjitej në kangjellat e ambasadës duke u folur individualisht njerëzve që qëndronin aty.

“Arbenit i ka vdekur nëna”, “Iliri ka motrën të sëmurë” , ose “Dilni, sepse ata kanë vendosur t’ju bëjnë sapun, njëlloj si dikur në kampet e përqendrimit” etj. etj. Përveç kësaj, ndonjëherë vinin njerëzit e shtëpisë të nxitur nga shteti, të cilët u bënin thirrje të afërmve për të dalë. Në të gjitha rastet ne ishim të vendosur të qëndronim, por kishte ndonjë që edhe dilte për arsye të ndryshme, – thotë Edmondi.

Në ditën e finales së madhe

Ndeshja finale Gjermani-Argjentinë për herë të parë në kryeqytetin sportdashës të Shqipërisë u përcoll me një interes të paktë nëpër familje. Zërat e njerëzve ishin mekur plotësisht nga zhvillimet e fundit dhe shumë pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shënua goli i gjermanëve, tek-tuk u dëgjua ndonjë britmë entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte orët e tij më të vështira. Por pikërisht që nga ambasada gjermane papritur oshëtinin zërat e të ngujuarve që thërrisnin “Gjermani, Gjermani”.

FOTO HISTORIKE/ Sot 35-vjetori i hapjes së ambasadave. Ja kush ishte heroi i asaj dite? - Sociale

Dhe në çastin e golit ky entuziazëm arriti kulmin. Atëherë njerëzit që banonin në qendër dolën në rrugë dhe më shumë sesa ndeshjen e futbollin dëgjonin oshëtimat e të ngujuarve, me shpresën e kotë se mund të dallonin zërat e të afërmve. Atë ditë i gjithë kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrën e Gjermanisë, po në atë masë sa ç’mund të ishte me Italinë, Greqinë, Francën, Çekinë, Turqinë etj., po qe se do të luanin në finale.

Me sytë nga atdheu!

Në mëngjes, që pa gdhirë dita, autobusët u ngarkuan me refugjatë duke u nisur drejt Durrësit. Njerëzit e tjerë, familjarë ose të afërm, kishin bllokuar trotuaret e rrugës Kombinat-Plepa, duke pritur përfundimin e enigmës, por papritur u dha një urdhër që autobusët të kalonin nga rruga tjetër drejt Durrësit, duke parakaluar Laprakën. Me gjithë këtë devijim, edhe ato pjesë të rrugës ishin mbushur plot e përplot me familjarë të të ikurve. Në Maminas autobusët janë ndalur përreth çerek ore.

2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…” – Memorie.al

Gjatë kësaj ikjeje refugjatët hiqnin bluzat, orët, unazat etj. të cilat i hidhnin rrugës me ndonjë mbishkrim të thjeshtë, si “Nënës sime si kujtim”, duke shkruar gjithashtu ndonjë adresë. Ndonjëherë thonë se në Tiranë, ku ashtu si kudo ekzistojnë vjedhjet dhe plaçkitjet, po të humbi diçka nuk e gjen kurrë më. Por atë ditë ndodhi krejt ndryshe. Atë ditë kur kombi kishte humbur një pjesë të ndërgjegjes së tij, sendet e tjera apo florinjtë nuk kishin vlerë.

Atë ditë nuk humbi asgjë, sepse të gjitha sendet mbërritën brenda ditës në destinacionet e adresuara. Njerëz që trokisnin nëpër dyer për të sjellë sendet e gjetura, pëshpëritnin me lot në sy fjalët: “Kërkoja një shenjë të tim biri, por gjeta një letër të djalit tënd dhe duke e shtrënguar në gjoks, qava njëlloj si për fëmijët e mi”. Iknin me sy të nga atdheu! /telegraf.al

The post 2 korrik 1990/ Mbushen 35 vite nga hapja e ambasadave, fillimi i fundit të diktaturës appeared first on Lapsi.al.

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

4 June 2025 at 22:13

Emisioni “Plug” Ndërkohë që politika ishte mbërthyer nga ethet e vitit zgjedhor për Parlamentaret e vitit 2025, diku heshtur, dhe diku publike, po realizohej një tentativë që, nga mënyra, personat e përfshirë dhe përmasat e saj, nuk është asgjë më shumë se sa një puç kushtetues. Në qendër të këtij skenari është rrëmbimi i mandateve […]

The post Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’

By: Ardit
30 May 2025 at 13:38

Pasi u ekstradua në fillim të muajit maj nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan. Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në […]

The post Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’ appeared first on BoldNews.al.

I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO nuk zbut masën për Florenc Çapjan! E lë në burg

30 May 2025 at 14:33

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi  masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i cili u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.

Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm te Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit te ish-kryebashkiakut te Elbasani Qazim Sejdini, raporton euronews.al

Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur ‘Sky ecc’ dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.

Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg për jetë si një nga porositësve të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan.

The post I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO nuk zbut masën për Florenc Çapjan! E lë në burg appeared first on Telegrafi.

Dosja ‘Plumbi i artë’, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

By: E.K
30 May 2025 at 12:52

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”. Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm […]

The post Dosja ‘Plumbi i artë’, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan appeared first on FaxWeb.

Gjërat Tona/ I fundit i Çapjave- Saga e vrasjeve të Elbasanit

18 May 2025 at 20:52

Paraditen e 25 prillit të vitit 2025 zyra e Interpol Tiranës mori një e-mail nga zyra homologe e Abu Dabit. Ishte miratuar ekstradimi i një prej më shtetasve shqiptarë më të kërkuar nga drejtësia.

Vendim që drejtësia shqiptare e priste prej 3 vitesh, që nga viti 2022 kur ai ishte arrestuar në Dubai.

Bëhej fjalë për Florenc Çapjan nga Elbasani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe. I dënuar me një burgim të përjetshëm në mungesë dhe i hetuar si pjesë e një dosje voluminoze të SPAK, si porositës vrasjesh.

Në këtë informacion të rëndësishëm që Interpol Abu Dabi i nisi Policisë Shqiptare, kishte vetëm një kërkesë. Të merreshin masa për ekstradimin e tij.

Jo thjeshtë për të siguruar lëvizjen nga Dubai në Tiranë, por edhe për sigurimin e një vize, për shkak se dokumentacioni i tij kishte përfunduar.

Pasaporta e Florenc Çapjas, e prodhuar më 7 qershor 2012, kishte skaduar më 6 qershor 2022 dhe nuk kishte pasur rinovim të saj.

Por kjo ishte gjëja më e thjeshtë për Policinë shqiptare që e priste prej kohësh ekstradimin e 44-vjeçarit nga Elbasani.

Menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe paraditen e 2 majit 2025, një oficer i Interpol Tiranës dhe 3 oficerë të RENEA-s janë nisur drejt Dubait për të marrë në dorëzim Florenc Çapjan. Fluturimi nga atje është bërë transit në Aeroportin e Stambollit, ku gjatë gjithë kohës Çapja ka qenë i shoqëruar nga 4 oficerët e Policisë Shqiptare dhe më tej kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku i shumëkërkuari i është dorëzuar Policisë së Burgjeve.

Policia e Shtetit

Ekstradohet nga Dubai, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 44-vjeçari, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të Interpolit, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Florenc Çapja, 44 vjeç, të lindur në Elbasan. 44-vjeçari është me masë sigurie “arrest në burg”, nga Gjykata e Posaçme, në vitin 2022, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndonëse më parë Interpol Tirana kishte kthyer nga Dubai edhe 3 shtetas të tjerë shqiptarë, i pari Bruno Çobo, më 13 mars 2024, i cili kërkoi vetë që të kthehej në Shqipëri dhe dy të tjerët, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, më 14 gusht të po atij viti, që u depërtuan, Florenc Çapja është i pari që ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Ndërsa është i treti në Europë që ekstradohet, ndonëse asnjë shtet nuk ka një marrëveshje të mirëfilltë ekstradimi me Dubain. I pari ishte bosi i Camorra-s, Raffaele Imperiale, që u ekstradua në gusht të vitit 2022 në Itali, pas një iniciative të ministres së Drejtësisë, e cila i dorëzoi personalisht kërkesën e tretë për ekstradim homologut të saj në Emiratet e Bashkuara.

I dyti ishte një tjetër shqiptar, po ashtu nga Elbasani, Franc Çopja, i cili u ekstradua në Belgjikë më 30 dhjetor të vitit 2023. Ai ishte një ndër më të kërkuarit, si drejtues i një organizate kriminale. Por për të u ndoq një tjetër rrugë. U zgjodh momenti kur ai lëvizi nga Dubai në Abu Dabi dhe pikërisht ky ishte rasti që u shfrytëzua për të realizuar ekstradimin e tij.

Me ekstradimin e Florenc Çapjas, duket se janë rrëzuar përfundimisht 3 nga grupet kriminale më të rrezikshme të Elbasanit. Pas goditjes së klanit “Alibej” dhe atij “Çopja”, fundi erdhi edhe për grupin “Çapja”. I vetmi që vijon t’i shmanget drejtësisë, ndonëse shumë anëtarë të organizatës së tij janë arrestuar, vijon të jetë Suel Çela, rivali i Çapjave.

Arrestimi i Florenc Çapjas

Më 27 mars të vitit 2021, agjentet e zyrës së Interpol Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në bashkëpunim me Policinë e Dubait, arrestuan Florenc Çapjan. Pasi janë kryer verifikimet Policia atje ka konfirmuar faktin se, personi i ndaluar ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit e kishte shpallur në kërkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars 2021. Por pak orë para se të firmosej urdhër  – arresti, Çapja ishte larguar nga Shqipëria. Ai kishte fluturuar fillimisht drejt Stambollit, në orët e para të mëngjesit e më pas në Dubai. Rastësi apo jo, kjo nuk thuhet me siguri, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë informuar se do të arrestohej e ka vendosur të arratisur drejt vendit nga ku nuk mund të ekstradohej.

Florenc Çapja qëndroi vetëm një muaj në paraburgim duke u liruar kundrejt garancisë pasurore prej 55 mijë eurosh, ashtu siç kishin bërë shumë emrat të tjerë të njohur të krimit në Shqipëri, duke iu shmangur në këtë mënyrë përballjes me drejtësinë. SPAK i nisi menjëherë autoriteteve të Dubait një kërkesë ekstradimi për Florenc Çapjan, por për shumë kohë nuk u dha asnjë përgjigje, deri më 25 prill të vitit 2025, kur Interpol Adu Dabi njoftoi autoritetet shqiptare se ai ishte arrestuar pasi ishte miratuar ekstradimi i tij.

Çapja kërkohej për një ngjarje që ishte hetuar e rihetuar nga Prokuroria e Elbasanit, për të cilën akuzohej edhe Ardian Çapja, por gjithmonë përfundonte duke u pushuar hetimet. Ndërsa në fund dosja e kësaj ngjarje, që bën fjalë për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, i kaloi SPAK-ut.

Më 15 nentor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit, dënoi 6 personat që ishin përfshirë në vrasjen e vitit 2012 në Elbasan. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke caktuar dënim të përjetshëm për Ardian e Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. 25 vite heqje lirie u vendos për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Florenc Çapja akuzohet për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, më 15 gusht të vitit 2012. Ky i fundit akuzohej se në bashkëpunim me të tjerë kishte ekzekutuar Sokol Çapjan në dhjetor të vitit 2005 në Elbasan. Dosja u rikthye edhe njëherë në duart e drejtësisë pas dëshmisë së dhënë në vitin 2020 nga i penduari Ervis Bardhi, i cili pranoi se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin. Ervis Bardhi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa rrëfeu se porosinë për të vrarë Gentjan Beqirin e morën pikërisht nga Ardian dhe Florenc Çapja.

Florenc Çapja ishte arrestuar edhe më herët në Elbasan për vrasje, por ishte lënë i lirë në rrethana të dyshimta. Më 19 nëntor të vitit 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta lirojë atë nga burgu, edhe pse konsiderohej me rrezikshmëri të lartë dhe ishte me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Gjyqtari vendosi pushimin e çështjes penale nr. 40, viti 2006, për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës Fadil Mema, me argumentin se nuk provohej se ai e kishte kryer këtë vepër penale. Policia reagoi në lidhje me lirimin e tij në atë kohë.

Policia e Shtetit

Florenc Çapja është arrestuar në datën 14 qershor 2019, gjatë operacionit policor “Krasta”, zhvilluar në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në provat e administruara në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit rezultoi se ishte autor i vrasjes së mbetur në tentativë të ish-punonjësit të Policisë, shtetasit Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.

Në të njëjtën ditë ku në Elbasan u lirua Florenc Çapja, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, shpalli të pafajshëm edhe armikun e tij, Suel Çelën, të njohur edhe me emrin Marjus Lulaj. Sipas Policisë, Çela gjatë gjithë kohës i është shmangur këtij hetimi dhe është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Policia e kishte shpallur atë në kërkim për ngjarjen e datës 10 shtator 2017, kur pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, të Elbasanit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin goditur me makinë punonjësit e Policisë. Në seancën e datës 4 nëntor 2019, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare. Akuza ka kërkuar dënimin e tij me 7 vjet burgim, por Gjykata ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

Policia e Shtetit

Ky shtetas, Suel Çela, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.

Por sot, me izolimin në qeli të Florenc Çapjas, historia e një familjeje që për vite me radhë ia doli të ishte e paprekshme, në fund duket se është thyer. Një përplasje e ashpër që nisi dy dekada më parë në qytetin e Elbasanit, me futjen në lojë edhe te killerave me pagesë, atëherë kur Ardian Çapja administronte bizneset e familjes bashkë me të vëllain, Sokolin, shkaktoi dhjetëra viktima. Vrasja e Sokol Çapjas solli përplasje me armë, viktima e të plagosur, që e kthyen Elbasanin në një arenë lufte. Në fillim duke eliminuar ata që i kishin pajtuar për të mbyllur hesapet e tyre e më pas duke përfunduar vetë në shënjestër. Ndërsa tani, historia e Ardian Çapjas, nipit të tij, Florencit dhe e familjes, mori fund pikërisht nga një prej atyre që paguan për t’u hakmarrë ndaj atyre vrasësve që nisën këtë betejë të përgjakshme.

Ervis Bardhi, një djalë që në vitin 2012 lidhi një “kontratë” të për vrarë vrasësin e Sokol Çapjas, u kthye në të penduar. Ai vetë u identifikua nga një gjurmë gishti, në targën e makinës së djegur që u përdor për vrasjen. Në fillim ishte në kërkim. Më pas u dorëzua për të treguar gjithçka që dinte. Tregoi aq shumë, sa sot, i paprekshmi Ardian Çapja është izoluar përjetësisht në burg.

Saga e vrasjeve të Elbasanit

Saga e vrasjeve daton në maj të vitit 2005, atëherë kur Sokol Çapja qëllohet për herë të pare dhe i shpëton një atentati. Sokol Çapja, qëllohet me armë zjarri dhe ndiqen deri në derën e shtëpisë, por iu shpëton plumbave. Autor i këtij sulmi ishte Rezart Çela, me të cilin Sokoli kishte pasur një konflikt. Sokol Çapja, 33 vjeç, administronte bashkë me të vëllain hotelin “Univers”, që ruhej me polici private nga Ilir Rexhepi.

Sulmi me armë ndodhi ne derën e objektit që ruhej nga policët private. Konflikti mes tij dhe Rezart Çelës ndodhi për disa makineta lojërash fati që italiani Paolo Mazzuco, pas shumë vitesh aktivitet në Elbasan ia la në administrim Sokolit dhe vetë iku nga Shqipëria. Për shkak të njohjeve që kishte krijuar në Elbasan, shtetasi italian kishte arritur të shmangte taksat, derisa u kërcënua dhe u detyrua të largohej. Rezart Çela mbikëqyrte një prej pikave me makineta lojërash fati dhe pasi shtetasi italian u largua, ai refuzoi t’ia dorëzonte Sokol Çapjas, që tashmë kishte marrë administrimin e tyre. Kjo ishte shkëndija që solli konfliktin mes tyre, derisa Rezarti qëlloi me armë në drejtim të Sokolit.

Pas sulmit me armë që iu bë, Sokol Çapja kërkon që Rezarti të eliminohej. Këtë detyrë ia ngarkon atij që i ruante bizneset me policë privatë, Ilir Rexhepit. Iliri gjen tre persona për të realizua vrasjen e porositur. Kunatin e vëllait të tij, Dritan Shemen bashkë me kushëririn e tij, Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Dritan Sheme kishte disa muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer një dënim në Holandë për trafik droge.

Ndërsa Armando Hasani dy muaj më parë kishte plagosur një person te pallati i sportit. Sokoli kishte premtuar 30 mijë euro për vrasjen e Rezartit. Fillimisht ka paguar 15 mijë euro paradhënie, ndërsa pjesën tjetër ka premtuar se do ia jepte Dritan Shemes pasi të ishte kryer vrasja. Dritani, bashkë me dy të tjerët e realizojnë vrasjen e Rezart Çelës në kohën kur Sokol Çapja kishte udhëtuar drejt Sarandës bashkë me një oficer të lartë Policie.

Më 17 gusht të vitit 2005 Rezarti, 27 vjeç, ekzekutohet në hyrje të shtëpisë së tij, pranë degës së Tatim-Taksave në Elbasan. Disa ditë më vonë, Dritan Sheme kërkon pjesën tjetër të parave, por Sokoli po vazhdonte të vonohej për pagesën. Duke qenë se bisedat nuk po jepnin rezultat, as me ndërmjetësimin e Ilir Rexhepit, në shtator ndodh një përplasje me armë mes dy grupeve, të Çapjas dhe të Shemes. Por duket se ky nuk ishte konflikti i vetëm mes tyre. Sipas dëshmive të asaj kohe, ata ishin prishur edhe në pazare për çështje droge dhe Dritani ishte betuar që do ta vriste Sokolin.

Ai i kalonte shpesh mbrëmjet në një lokal me emrin “Aquario”, në rrugën Rinia në afërsi Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Edhe mbrëmja e 26 dhjetorit të vitit 2005, ishte një nga ato të zakonshmet për të. Sokoli 33-vjeçar, si pronar i kompleksi të madh, edhe influenca e tij ishte e madhe në Elbasan. I shoqëruar nga dy vajza, ai futet në lokalin që e kishte frekuentuar edhe më parë dhe ulet bashkë me dy mikeshat e tij. Nuk kalon shumë kohë dhe aty futen edhe 4 persona të maskuar e të armatosur. Pasi u kërkojnë të pranishmëve që të largoheshin nga lokali, i drejtojnë automatikët nga Sokoli i shkrepin pa mëshirë.

Sokol Çapja bie në tokë i bërë shoshë nga të paktën 22 plumba. Ndërsa autorët, të siguruar për vrasjen, largohen duke hipur në një makinë që i priste jashtë lokalit. Asnjë dëshmitar nuk arriti t’i identifikonte. Por nisur nga konflikti i mëparshëm, Policia kishte tre të dyshuar. Dritan Shemen, Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Të tre u ndaluan nga Policia ndonëse më vonë arritën t’i shpëtojnë drejtësisë. Megjithatë nuk i shpëtuan dot hakmarrjes. Dritan Sheme, i afërm shefit të qarkullimit të asaj kohe, Fadil Memës, do të ekzekutohej një vit më vonë në Tiranë. Ndërsa Gentian Beqiri pas 7 vitesh, brenda shtëpisë së tij në Elbasan.

Pas vrasjes së Sokol Çapjas, familja e tij e dinte shumë mirë se cilët ishin autorët, madje ata fajësonin edhe Fadilin. Ai ishte i afërm i Dritan Shemes, që ishte fshehur pas vrasjes së Sokolit. Për t’i dhënë një mesazh Dritanit, më 30 janar të vitit 2006 u qëllua me 11 plumba ndaj Fadil Memës. Autor i plagosjes së Memës u dyshua Florenc Çapja. Florenci u arrit të identifikohej nga Ardian Ibrahimi, kunati i Fadil Memës, i cili ishte dëshmitar në atë ngjarje. Policia e arrestoi, por pas presioneve që nisën ndaj Fadilit e familjes së tij, në një moment ai ndryshoi dëshminë, duke e nxjerrë nga qelia autorin. Por për Çapjat kjo nuk mjaftonte. Ata nuk do ia falnin dëshmitarit Ardian Ibrahimi. Qëndrimi në qeli për një muaj ishte shumë për Florenc Çapjan.

Kunati i Fadil Memës, jetoi vetëm 4 muaj pasi artikuloi emrin e Florenc Çapjas, si autor të plagosjes. Pasi u mbajt nën vëzhgim për disa javë, Ardian Ibrahimi u ekzekutua me 5 plumba më 28 maj të vitit 2006. Ai u vra në një lokal, ku ishte me shokun e vet. Dy persona me motor janë afruar para lokalit dhe më pas kanë hyrë brenda. Të maskuar e të veshur me të zeza, ata kanë hapur zjarr duke vrarë Ardianin. Ndërsa mbeti i plagosur edhe kamarieri. Për këtë ngjarje u arrestua Saimir Bako, i dyshuar si vrasës me pagesë, i cili u identifikua nga analiza e AND.

Më 18 gusht të vitit 2006, Policia ndalon në Fier Ardian, Fejzi, Enver e Agron Çapjan, si dhe kunatin e tyre Behar Shehu. Gjithashtu, bashkë me ta ndalohen edhe Dritan Hatija e Sajmir Baku. Në makinat e tyre u gjetën pistoleta dhe automatikë. Nga të gjithë të ndaluarit, u dënua dhe bëri 6 muaj burg vetëm Ardian Çapja. Policia kishte të dhëna se këta persona ishin nisur për të vrarë Dritan Shemen, pasi ishin informuar se po qëndronte në një hotel në Sarandë. Pas arrestimit të tyre atentati dështoi, por jo për shumë kohë. Autorët arritën të zbulojnë se kush ishte e dashura e Dritanit. E mbajtët në vëzhgim derisa ajo i çoi në adresën ku jetonte. Dritani prej pak kohësh qëndronte në një apartament në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë. Mbrëmjen e 19 tetorit të vitit 2006, në një rrugicë tërësisht të errët pranë shtëpisë së tij, Dritan Sheme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Edhe sot e kësaj ditë kjo ngjarje vijon të jetë e pa autor.

Pas përplasjeve të përgjakshme dhe paralajmërimeve që mori nga familja Çapja, ish-shefi i Qarkullimit largohet drejt Italisë. Ai vendoset në Torino bashkë me familjen e tij dhe fillon punë. Me një kopje të deklarimeve të tij të dhëna para prokurorit Xhevat Hana në Shqipëri, Fadili ka kërkuar azil në Itali. Ka qenë një material rreth 80 faqe, deklarime të shkruara me dorë mbi, që ai i ka dorëzuar në Torino, në vitin 2006. Kërkesa u pranua nga autoritetet italiane vetëm pas tentativës tjetër të vrasjes, që iu bë në Torino më 2 maj 2009. Fadili u qëllua kur po shkonte në punë, por arriti t’u mbijetojë plagëve. Policia italiane deklaroi si autor të dyshuar të vrasjes një shtetas me emrin Arsen, nga Cërriku. Familja e tij gjithmonë ka fajësuar familjen Çapja për atë që ka ndodhur.

Kunati i motrës së Dritan Shemes, një prej vrasëse të Sokol Çapjas, humb jetën në një atentat të mirëorganizuar. Ish-agjentit i policisë së Elbasanit, mbeti i vdekur në vend, pasi dy breshëri kallashnikovi u shkrepën mbi të mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009. 36-vjeçari ra në pritë sapo doli nga shtëpia, në lagjen “Vullnetari”, kur po drejtohej për tek parkingu i makinës. Në këtë moment një motor me dy persona të maskuar e të armatosur i ka prerë rrugën duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta. Ngjarja e rëndë është parë nga shumë banorë, madje edhe nga nëna e tij që banonte në pallatin përballë.

Roland Rexhepi, që njihej si “Doda”, për disa vite punonte si agjent i krimesh në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Ndërsa më vonë u largua nga Policia, për të punuar si përgjegjës i rojeve privatë të stadiumit. Rreth dy muaj pas vrasjes Rolandit, Policia e Elbasanit konfirmoi se personat e dyshuar në vrasjen e tij ishin Marjus Tafa dhe Armand Llakaj, dy njerëz të afërt të familjes Çapja. Edhe pse dy të akuzuarit asnjëherë nuk e kanë pranuar krimin, ata u dënuan me 23 e 25 vjet burg. Prova e rëndësishme për Prokurorinë ishte akti i ekspertizës së ADN-së mbi shenjat e lëna në armë dhe motor, si dhe maskat që autorët përdorën në krim.

Për këtë ngjarje ishte shpallur në kërkim edhe një person i tretë. Donald Hoxha, 35 vjeç, i cili u ekstradua nga Mbretëria e Bashkuar më 25 prill të vitit 2024. Në janar të atij viti, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë për vrasjen e Roland Rexhepit, në bashkëpunim me Marjus Tafën dhe Armand Llakajn.

Dy vite pas Roland Rexhepit, vritet edhe i vëllai, Ilir Rexhepi. Shefi policisë privatë qe siguronte bizneset e familjes Çapja, u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011 teksa ecte në rrugë, në lagjen “Vullnetari”, në Elbasan. Në momentin e vrasjes, Iliri ka mundur të reagojë duke plagosur një nga autorët, por ata janë larguar shumë shpejt. Vetëm pak ditë para këtij krimi, Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar 48 vite burg për vrasësit e vëllait të tij, Roland Rexhepit. Për vrasjen e Ilirit, Prokuroria nxori një urdhër ndërkombëtar për Bledar Muçën. Muça u largua nga dogana e Kapshticës në drejtim të Greqisë e më pas në Belgjikë. Më vonë ai u paraqit vetë në Polici dhe ngriti një alibi sikur në momentin e vrasjes ndodhej në një lokal jashtë Elbasanit me disa miq dhe për këtë paraqiti pamje filmike. Akuzat për Bledar Muçën ranë dhe çështja u pezullua nga Prokuroria.

Një nga personat që fillimisht ishte paguar për të kryer vrasje nga Sokol Çapja e më pas mori pjesë në vrasjen e tij, ishte edhe Gentian Beqiri. Në janar të vitit 2006, Gjykata e Elbasanit cakton masën “arrest me burg” për Gentianin, i dyshuar për vrasjen e Sokolit. Gjatë gjykimit të çështjes në ngarkim të tij,  më 12 prill 2012, e njëjta gjykatë konstaton shuarjen e masës dhe i cakton masën “arrest shtëpie”. Me caktimin e kësaj mase, Gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e zgjedhur prej tij, e ndodhur në rrugën “Naum Panxhi”, në Elbasan. Mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Gentianit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur i ati i tij, Neziri, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiri. Ai ishte i shtrirë në dhomën e gjumit, pasi ishte i paralizuar. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit.

Nga goditjet ai pësoi hemorragji në tru e në mëlçi dhe ndërroi jetë. Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Sokol Çapjes, Gentian kishte ndryshuar identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij. Në shtëpinë e Gentian Beqirit nuk futej kushdo dhe për këtë arsye ishte thurur një plan nga persona që e njihnin, të cilët arrinin të futeshin brenda shtëpisë. Gjithçka është zbardhur nga i penduari Ervis Bardhi, i cili më 19 qershor të vitit 2019, është paraqitur vetë në ambientet e Policisë së Tiranës duke u vetëdorëzuar. Ai ka përmendur disa emra si pjesëmarrës, organizator dhe urdhërues të vrasjes. Ndërsa ka thënë se ishin paguar 50 mijë euro nga Ardian Çapja për vrasjen e Gentianit.

Mes emrave që përmendi Ervis Bardhi ishin: Lorenc Skilja, Etjen Cani, Olsi Leku dhe Klajdi Dokoli. Lorenc Skilja ka pasur njohje me Gentian dhe pasi ai ka dalë nga burgu me arrest shtëpie, Lorenci i ka shkuar disa herë në shtëpi. Në një nga këto takime, Lorenci ka marrë me vete edhe Etjen Canin, i cili pasi u njoh me Gentianin ka filluar të shkojë vetë aty dhe qëndronte gjatë me të. Gjatë kësaj kohe ai hynte e dilte pa u shqetësuar nga policët që e ruanin. Disa muaj përpara vrasjes së Gentian Beqirit, Etjeni e ka ftuar edhe Ervis Bardhin që të shkonte aty. Ervisi po ashtu kishte njohje me Gentianin, pasi kishte qëndruar në një nga qelitë ngjitur me të në burgun e Peqinit, kur ai mbahej në paraburgim për vrasjen e Sokol Çapjas. Hyrjet dhe daljet e tyre kanë qenë të shpeshta në banesën e viktimës. Ditën e ngjarjes, Nezir Beqiri nuk e hapte derën, por pasi I prezantohen ai i lejon të futen brenda. Olsi Leku zbulon që në atë moment  nëna e viktimës po zbriste, i thotë që duhet të ikin. Ervisi godet fillimisht viktimën dhe në mënyrën se si e përshkruan është e njëjtë me pozicionin se si u gjet viktima. Dëshminë e mënyrës  se si është qëlluar viktima, prokurorët e quajnë si provën më të rëndësishme. Prandaj e kthyen dosjen pas për ta përcaktuar si vrasje me pagesë apo vrasje në bashkëpunim.

Ish-shefi i Qarkullimit, që u shpëtoi dy atentateve, mbetet i vrarë teksa po dilte nga banesa ku jetonte në Itali. Më 13 mars të vitit 2015 ai u qëllua 14 herë, ndërsa 7 nga plumbat e goditën në trup duke i marrë jetën. Atentatorët u dyshua se ishin dy dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dosja hetimore që identifikoi autorin e vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi, zbuloi edhe organizatorin e autorin e vrasjes së Fadil Memës në Torino. Sipas Prokurorisë organizator ishte Anastas Çollaku, i cili ka qenë gjithmonë ndërmjetës familjes Çapja në Elbasan dhe organizator i disa vrasjeve dhe atentateve për llogari të tyre. Në herën e parë Çollaku dështoi për ta vrarë duke e lënë të plagosur, ndërsa më pas i mori jetën. Vrasja u organizua bashkë me një shtetas grek, Dimitri Pavlidis, i cili qëlloi duke lënë të vdekur Memën. Ndërsa Sajmir Serjani ka ndihmuar në informacion dhe më pas ka djegur makinën e përdorur gjatë vrasjes, në Asti. Pas vrasjes, Çollaku dhe Pavlidis u zhdukën në Gjermani.

Mbrëmjen e 3 shkurtit të vitit 2016, në lokalin që në Elbasan njihet me emrin “Rrapi i Gonit”, pjesëtarë të familjes Çapja, të afërm e miq të tyre ishin bërë bashkë për një gëzim familjar. Arnoldi, djali i Agron Çapjas, pronarit të lokalit ishte kthyer para 3 ditësh në Shqipëri. Për të festuar kthimin e tij ishin mbledhur 10 vetë. Të paktën kështu deklaronte Policia. Megjithatë mund të kishin qenë edhe më shumë, por emrat e tyre nuk u përmendën askund. Policia shpërndau vetëm emrat e 3 të vrarëve dhe 8 të plagosurve. Nuk kishte kaluar as një orë nga nisja e dollive në lokal, kur në drejtim të tij janë derdhur 65 plumba. Breshëri kallashnikovi, madje dyshohet edhe mitralozi kanë sharruar të gjithë ata që ishin brenda. Bilanci, 3 të vdekur, 8 të plagosur. Viktimat ishin: Agron Çapja, nipi i tij, Ardit Sinakoli dhe miku i familjes, Eno Bedalli. U fol se atë mbrëmje u paraqitën për të marrë mjekim në spital edhe Florenc Çapja e Bledar Muça, por sipas mjekut kishin dëmtime të lehta dhe u larguan. Ndërsa Policia nuk i përmendi si palë të dëmtuar. Vrasja e 3 personave e plagosja e 8 të tjerëve, ndonëse dukej si një krim i paralajmëruar, për askënd në qytet nuk ishte menduar se mund të merrte përmasa të tilla. Pamjet e disa kamerave sigurie, por edhe dëshmitarët, treguan se autorë të masakrës kanë qenë të paktën 4 persona të veshur me uniforma kamuflazhi si ato të forcave speciale të Ushtrisë. Në kokë kishin kapuçë të zinj që mbulonin tërësish fytyrën, përveç syve. Dy prej tyre kanë zbritur nga makinat dhe kanë qëlluar nga afër lokalit, ndërsa dy të tjerët kanë qëlluar në distancë nga brenda makinave.

Biznesmeni Saimir Beqiri, vëllai Gentianit, të vrarë 4 vite para tij, gjendet i pa jetë në oborrin e një lokali. Ai ishte vrarë më armë zjarri afër karburantit që ndodhet në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Sipas Policisë, viktima ndiqej prej disa ditësh nga atentatorët, derisa u ekzekutua mëngjesin e 11 prillit të vitit 2016, pranë karburantit në pronësi të tij. Personat që e ndiqnin lëviznin me një automjet “Mercedez” dhe mbanin paruke. Policia e Prokuroria ngritën si pistë kryesore të ngjarjes atë të hakmarrjes, lidhur me konfliktin me familjen Çapja. Madje hetimet u përqendruan kryesisht tek ngjarja e ndodhur dy muaj më parë, ku u vranë 3 anëtarë të asaj familje. Policia e Elbasanit arrestoi rojën e karburantit që ndodhej pranë lokalit ku ndodhi vrasja. Shkëlqim Salla, nga Peqini, u arrestua një ditë pas vrasjes se Saimir Beqiri, pasi Policia dyshonte se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka denoncuar.

Një person me veshje kamuflazhi e me kapele në kokë qëllon me breshëri kallashnikovi makinën ku ndodheshin Floreci dhe Bledari më 6 qershor të vitit 2016. Ai kishte qëndruar i ulur në një lokal, në rrugën “28 nëntori”, në pritje që makina të kalonte. Në këtë kohë ka marrë një telefonatë dhe pak sekonda më pas ka kaluar makina në fjalë. Ai është ngritur nga kafja dhe ka qëlluar makinën në pjesën e pasme, por plumbat nuk kanë depërtuar pasi makina ishte e blinduar. Autori ka vazhduar të qëllojë derisa xhamat janë thyer dhe në këtë kohë Bledar Muça ka marrë një plagë në kokë. Ndërsa Florenc Çapja ka arritur të largohet. Nga të shtënat u plagos edhe një punonjëse policie, e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Rreth 20 metër larg vendit të ngjarjes, Policia gjeti armën e atentatorit. Në shkurt të vitit 2017, Policia identifikoi si të dyshuar për këtë atentat, 19-vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj. Ai u arrestua në Holandë nga ku më pas edhe u ekstradua. Ndërsa sot ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.

Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça arrestohen për një sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë në Elbasan më 9 qershor të vitit 2016. Ata u akuzuan për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake. Efektivët e njësisë operacionale që kanë qenë në rol vëzhgimi me mbulim, janë sulmuar në mënyrë të papritur nga pjesëtare të familjes Çapja dhe të afërm të tyre. Në këtë moment, efektivët e policisë që ndodheshin në mjetet e vëzhgimit, kanë dalë nga mjetet dhe janë identifikuar se ishin efektivë policie, ndërsa kishin të veshur jelekë dhe shenja identifikuese. Pavarësisht kësaj, efektivët janë gjendur sërish në breshëri plumbash, çka ka bërë që ata të reagojnë. Ndërsa vetë të arrestuarit kanë janë shprehur se po organizohej një sulm ndaj tyre nga persona të veshur si policë. Kanë pretenduar se nuk kanë qenë në dijeni se ata ishin vërtetë punonjës Policie.

Kjo është tentative e parë për vrasjen e Ardian Çapjas, brenda shtëpisë së tij më 6 gusht të vitit 2017. Ngjarja nuk u raportua nga Policia, megjithëse mjeti tip “BMW X3”, nga i cili u lëshua predha e antitankut, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Makina e përdorur nga autorët rezultoi e vjedhur në Durrës, ndërsa i ishin ndryshuar targat në unazën lindore të qytetit. Predha e antitankut u gjet e pashpërthyer nga Policia në oborrin e shtëpisë së Ardian Çapjas dhe u çmontua nga forcat xheniere. Pak minuta pas atentatit të dështuar, makina u gjet e djegur pranë spitalit psikiatrit “Sadik Dinçi”, rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Prokuroria urdhëroi që nga data 11 deri më 26 gusht 2017 të mbaheshin nën përgjim, ambiental, fotografik, filmik dhe me audio, shtetasit Sokol Sanxhaktari, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Urdhër që nuk gjeti zbatim nga Policia vendore, me arsyetimin se në bazë të planit të lejeve vjetore, oficerët që mund të kryenin këto detyra ishin me pushime.

Më 23 dhjetor të vitit 2017, në një rrugicë në lagjen “Emin Matraxhiu”, persona të paidentifikuar kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ardian Çapjas. Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë në ecje, në drejtim të Ardian Çapjas, i cili ishte pranë shtëpisë së tij, por ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas, në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara.

Ekzekutohet me plumb në kokë avokati Ravik Gurra. Në atë kohë ai ishte një nga mbrojtësit e Emiljano Shullazit, por njihej si mik i familjes Çapja, që kishte mbrojtur vazhdimisht interesat e tyre ligjore. Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit të vitit 2019, në një lokal në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Pak minuta pas ngjarjes, është gjetur e djegur në dalje të Elbasanit makina tip “Benz”, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Nga verifikimet rezultoi që automjeti ishte vjedhur pak kohë më parë në Fushë-Krujë.

Në atentatin e tretë të organizuar ndaj tij, në harkun e 3 viteve, Ardian Çapja plagoset rëndë. Në orë 09:10 të mëngjesit të datës 8 qershor 2020, Ardian Çapja, u qëllua nga një plumb spnajperi shumë pranë zemrës dhe u nis me urgjencë në spital. Sipas Policisë qitja është kryer nga një distancë e konsiderueshme, nga kodra e Krastës. Çapja u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit, por më pas u transportua për tek Trauma, në Tiranë, ku iu nënshtruar një ndërhyrjeje kuirurgjikale. Vetëm pak minuta pasi Policia mësoi për plagosjen, u lajmëruan se në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit po digjej një mjet. Para se grupi hetimor të mbërrinte në vendin e ngjarjes, një nga efektivët e zjarrfikëses teksa tentonte të shuante flakët u plagos në këmbë, pasi në mjetin e braktisur ndodhej edhe arma me fishek në fole. Zjarri që iu vu makinës për të zhdukur gjurmët, solli shpërthimin e një fisheku.

Në dosjen e SPAK të nëntorit të vitit 2024, është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas. Ndërsa rezulton se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela. Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit që u zhvillua më 24 nëntor të vitit 2024.

Bisedat e zbardhura në platformën SKY kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan. Nga biseda dyshohet se Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, ka kontraktuar me Prekë Kodrën për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur. Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb dhe arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.

Personat e përfshirë në atentatin ndaj Çapjas janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi, vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes, Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren,  Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.

Më 22 janar të vitit 2022 vritet në Belgjikë Bledar Muça. Miku i ngushtë i Florenc Çapjas, gjendet i pajetë në Antwerp. Ai kishte qenë i dyshuar dhe ishte shoqëruar disa herë për ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera për llogari të familjes Çapja, por gjithmonë ishte lënë i lirë. Muça është qëlluar me armë zjarri në brendësi të automjetit të tij, sapo ka mbërritur në afërsi të pallatit ku jetonte. Dy persona që po e prisnin në rrugë, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 39-vjecarit dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ky ishte edhe episodi i fundit, të paktën deri tani, në sagën e përgjakshme të “luftës” që nisi në vitin 2005 në Elbasan.

Fundi që erdhi nga të penduarit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit 2023 la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan së bashku me Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.

E duket se ky vendim, që u ekzekutua edhe për Florenc Çapjan pas ekstradimit në Dubai, rrëzoi përfundimisht nga froni grupin “Çapja”, që dominoi Elbasanin për 18 vjet.

Por për Florenc Çapjan, përballja me drejtësinë nuk është mbyllur ende. Një tjetër dosje ku përmendet emri i tij si porositës vrasjesh po gjykohet në Gjykatën e Posaçme. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka përmendur edhe emrin e tij në rrëfimin para prokurorëve të SPAK, si personi që ka ofruar 200 mijë euro për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin, i cili sipas tij ishte pjesë e grupit të Suel Çelës.

Sipas tij, informacionet për të do t’ia jepte Bledar Muça, lidhje e Çapjave dhe Festim Çoli.

Dumani deklaroi në gjykatë se me Florenc Çapjan u prish për shkak se ai kërkoi të pajtohet me Talo Çelën dhe aty dyshoi se ata ishin bashkë.

Nuredin Dumani

Marrëdhënia ime me Florencin dhe Bledarin (Bledar Muçën) u prish për shkak se gjatë një takimi të fundit, ai më tha: “Pse nuk pajtohesh me Talo Çelën?” Unë dyshova se këta janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbrapa shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre. Më pas folëm në SKY. I thashë: “S’jemi më as miq, po shpresoj as armiq…”. Më tha: “Pse, çfarë bëra…?” Unë e pyeta: “Meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelën?”.

 

Në dëshminë e tij Dumani ka deklaruar se vrasja e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini nuk u realizua, pasi Sanxhaktari u arrestua. Ngjarja, për të cilën u vu në pranga Sokol Sanxhaktari ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Ai u akuzua për vrasjen e mikut të tij Florian Lamçe, në bashkëpunim me Adriano Hajdarin. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

Më 28 shtator të vitit 2022, Gjykata e Apelit Durrës e dënoi Sanxhaktarin me 15 vite burg. Ndërsa me tetë vite burg dënoi Adriano Hajdarin, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfituan ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Sanxhaktari u dënua me 10 vite burg.

Për vite me radhë emrat e drejtuesve të katër grupeve kriminale të Elbasanit lakoheshin pambarimisht nga media, nga Policia e Prokuroria. Të njëjtët emra u përballën disa herë me drejtësinë e përfunduan duke u lënë të lirë nga Gjykatat. Disa të tjerë madje nuk u arrit të kapeshin asnjëherë.

Por duket se fundi i tyre erdhi nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Fillimisht Elvis Bardhi, më tej Nuredin Dumani që kishte “firmosur” kontrata vdekjeje pothuajse për të gjithë e më tej edhe nga Erion Alibej, që ishte vetë në krye të një prej grupeve kriminale të Elbasanit. Ishin ata që zbërthyen gjithçka e që më tej u vulos nga platforma SKY, ku të gjithë, nga Franc Çopja te Suel Çela kishin folur të shpenguar për të gjitha krimet që askush nuk kishte arritur t’i dokumentonte me prova më parë. Dhjetëra persona janë arrestuar e dënuar. Të tjerë janë në gjykim. Ndërsa i vetmi që vijon të jetojë i lirë por në arrati mbetet Suel Çela.

Të paktën prej tri vitesh Elbasani është më i qetë. Dy organizata dhe dy grupe kriminale janë goditur nga SPAK e Policia. Qytetarët duket se kanë nisur të marrin frymë lirisht, të çliruar nga kthetrat e atyre që për dy dekada shkaktuan terror dhe dominuan jo vetëm Elbasanin. E ndoshta sot, me ekstradimin e Florenc Çapjas nga Dubai, shumë kriminelë që gjetën strehë atje, e gjejnë veten më të ekspozuar se kurrë përballë drejtësisë. Mesa duket miti po bie./abcnews.al

 

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

18 May 2025 at 17:50

Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Edith Harxhi ka reaguar, pas humbjes drastike të forcës politike ku ajo bën pjesë, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në një postim në rrjetet sociale, Harxhi rendit një sërë arsyesh të manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur nga krimi i organizuar, populli i varfër, përçarja e […]

The post Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët appeared first on BoldNews.al.

Nis hapja e zarfeve me votat e ardhura nga shqiptarët e Greqisë

By: user7
17 May 2025 at 09:12

Ka nisur hapja e zarfeve me votat e ardhura nga Greqia. KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vendosën që 50 mijë votat do të numërohen rregullisht ashtu si votat e tjera të ardhura nga diaspora.

The post Nis hapja e zarfeve me votat e ardhura nga shqiptarët e Greqisë appeared first on Lapsi.al.

Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon

By: Ela
11 May 2025 at 16:05

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën që ishte bërë nga Florenc Çapja për t’i dhënë leje për të votuar. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj, duke qenë se ka dënim të përjetshëm. Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat […]

The post Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon appeared first on BoldNews.al.

I sapo ekstraduar por me dëshirë për të votuar, gjykata vendos për Florenc Çapjan

By: user 8
11 May 2025 at 16:48

Gjykata e Tiranës nuk e ka aprovuar kërkesën e Florenc Çapjas të votojë sot në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Ina Hoxhaj.

I shumëkërkuari i drejtësisë, u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.

Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

The post I sapo ekstraduar por me dëshirë për të votuar, gjykata vendos për Florenc Çapjan appeared first on Lapsi.al.

Ekstradimi i Çapjas, Klodiana Lala: Dubai jo më vend i sigurtë për personat e botës së krimit

5 May 2025 at 14:57

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi ekstradimin nga Dubai të Florenc Çapjas tre ditë më parë, për të cilin GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg. Lala ka bërë një pasqyrim të faktit se pse u ekstradua Çapja dhe si qëndron momenti i arrestimit të tij. Në këndvështrimin e Klodiana Lalës, Dubai nuk duket më një vend i sigurtë për pesonat e botës së krimit.

“Nuk është më Dubai streha e sigurtë. Duket sikur ka një marëveshje të heshtur mes qeverisë shqiptare dhe autoriteteve në Dubai, për të përzënë në forma apo mënyra të ndryshme. Policia thotë ekstradim, vetë personat në konflikt me ligjin thonë dëbim ose është dëshirë e tyre për të ardhur në Shqipëri, por fakti që pas Plarent Dervishajt, Julian Meçajt, u ekstradua Florec Çapja dhe erdhi në Shqipëri, do të thotë se Dubai nuk është më strehë e sigurtë për njerëzit e krimit.

Sipas meje autoritetet shqiptare po dërgojnë atje të dhëna, ose email-e, ose dosje duke tentuar të bindin autoritetet në Dubai se këto personazhe përbëjnë kërcënim për sigurinë e këtij vendi. Florenc Çapja ishte në shëtitje me të birin në momentin kur autoritetet janë afruar dhe i kanë thënë që duhet të vish me ne sepse të ka skaduar afati i dokumentave, e më pas e kanë sjellë në drejtim të Shqipërisë. Nuk është tamam ekstradim. Ekstradimi do të thotë të ketë një marrëveshje dypalëshe të miratuara përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Mendoj që po ekstradohen të gjithë njerëzit e përfshirë në organizatë kriminale dhe vrasje. Këtë lloj ndjeshmërie nuk e kanë për rastet e tjera pasi atje mund të kemi shumë të dënuar të tjerë për vepra më të lehta penale, por nuk ka patur një anagazhim të autoriteteve në Dubai për ti përzënë”, tha Lala. Ndër të tjera, gazetarja ngre pyetjen se kush është në të vërtetë Florenc Çapja dhe pse e duan në Shqipëri.

“Është një personazh i cili është akuzuar për vepra shumë të rënda penale. Nuk janë provuar akuzat për vite me radhë. Me të drejtë ose jo është dërguar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në 2012, ku u vranë babë e bir. Më tej ka dyshime për një akuzë të re “për krijim të kushteve për të kryer vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit. Njihet gjithashtu si kundërshtar i përbetuar i Suel Çelës.

Ngarkesa e tij penale ishte shumë e rëndë dhe mendoj se autoritetet në Dubai nuk po bëhen më strehë për këta njerëz të cilët mund të sjellin problematika për sigurinë e këtij vendi”, tha Klodiana Lala.

The post Ekstradimi i Çapjas, Klodiana Lala: Dubai jo më vend i sigurtë për personat e botës së krimit appeared first on Sot News | Lajme.

”Erdha vetë”, Florenc Çapja në GJKKO: S’kam lidhje me ekz*kutimet

By: redi
5 May 2025 at 14:08

Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan. Ai u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës. Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit. Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol…

Source

“Nuk më ekstraduat, erdha vetë”, Florenc Çapja mohon akuzat për vrasje

By: user 4
5 May 2025 at 11:39

Pas ekstradimit nga Dubai më 2 maj, Florenc Çapja është paraqitur sot para Gjykatës së Posaçme, ku GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë seancës, Çapja ka kundërshtuar ashpër vendimin e prokurorisë, duke pretenduar se ndaj tij “nuk është kryer asnjë veprim hetimor” dhe se “është dënuar vetëm me dëshminë e Ervis Bardhit”.

Në vijim të deklaratës së tij para trupit gjykues, ai ka mohuar lidhjen me komunikimet në platformën e enkriptuar SKY ECC, që sipas dosjes së hetimit ka shërbyer si provë e rëndësishme për ndërtimin e skemës kriminale. “Nuk kam qenë asnjëherë përdorues i SKY ECC,” është shprehur Çapja.

Ai ka shtuar gjithashtu se nuk është ekstraduar me forcë nga Emiratet, por ka ardhur vetë me dëshirën e tij: “Kam qenë më parë në Stamboll dhe kam pasur mundësi të largohem. Nuk jam ekstraduar, por kam ardhur me dëshirë.”

Në dëshminë e tij, ai ka mohuar gjithashtu të ketë pasur kontakte me kreun e SPAK, Altin Dumani, lidhur me dëshmitarin Sokol Sanxhaktari: “Nuk i kam kërkuar asgjë Dumanit për Sokol Sanxhaktarin.”

Por sulmet më të forta, Florenc Çapja i drejtoi ndaj vetë SPAK-ut, të cilin e akuzoi se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz për zbardhjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, dy viktimat e një prej ngjarjeve më të rënda të Elbasanit.

“SPAK nuk ka kryer asnjë hetim për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Jam dënuar vetëm me thëniet e një dëshmitari të manipuluar,” deklaroi ai.

Çapja, i konsideruar një emër i rëndësishëm i botës së krimit të organizuar në Shqipëri, akuzohet për disa vepra të rënda penale, ndër to: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Në vendimin Nr. 45, datë 05.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke u mbështetur në nenet 228, 229, 230, 238, 248, 249 dhe 466 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi që Çapja të qëndrojë në “arrest në burg”, masë kjo e caktuar më herët me vendimin Nr. 42, datë 17.05.2022.

Ekzekutimi i vendimit i është ngarkuar Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që palët kanë të drejtë të ankimojnë brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me këtë zhvillim, një nga dosjet më të ndjeshme të krimit të organizuar në vend hyn në një fazë të re, ndërsa vëmendja është e përqendruar mbi hetimet që pritet të thellohen pas rikthimit të Çapjas në territorin shqiptar.

The post “Nuk më ekstraduat, erdha vetë”, Florenc Çapja mohon akuzat për vrasje appeared first on Lapsi.al.

“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare

By: Ela
5 May 2025 at 11:11

Florenc Çapja, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka deklaruar se nuk ka njohje me Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, i cili e implikoi në ngjarje. “Pse me keni sajuar këtë me […]

The post “S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare appeared first on BoldNews.al.

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

By: user 11
5 May 2025 at 10:39

Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua më 2 maj nga Dubai në Tiranë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.

Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

Mbrojtësi ligjor i Çapjas paraqiti në sekretari një procesverbal të një seance të procesit “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Procesverbali përmban disa pasazhe në të cilat është përmendur Florenc Çapja nga bashkëpunëtori i drejtësisë.

Përveç ekspozimit të tij në dosjen “Plumbi i Artë”, Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë me vendim të formës së prerë për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e shënuar në 2012 në Elbasan.

Ai po ashtu akuzohet edhe për vrasjen e oficerit Fadil Mema në vitin 2006. Gjykata e Elbasanit pushoi çështjen ndaj tij me argumentin se nuk gjeti prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje, vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Durrësit. Vendimit iu bë rekurs nga prokuroria në Gjykatën e Lartë, teksa me vendim të shkallës së tretë të gjyqësorit kjo çështje është rikthyer sërish për rigjykim në Elbasan.

The post U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Çapjan appeared first on Lapsi.al.

❌
❌