Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’

By: Ardit
30 May 2025 at 13:38

Pasi u ekstradua në fillim të muajit maj nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan. Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në […]

The post Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’ appeared first on BoldNews.al.

I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO nuk zbut masën për Florenc Çapjan! E lë në burg

30 May 2025 at 14:33

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi  masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i cili u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.

Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm te Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit te ish-kryebashkiakut te Elbasani Qazim Sejdini, raporton euronews.al

Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur ‘Sky ecc’ dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.

Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg për jetë si një nga porositësve të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan.

The post I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO nuk zbut masën për Florenc Çapjan! E lë në burg appeared first on Telegrafi.

Dosja ‘Plumbi i artë’, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

By: E.K
30 May 2025 at 12:52

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”. Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm […]

The post Dosja ‘Plumbi i artë’, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan appeared first on FaxWeb.

Gjërat Tona/ I fundit i Çapjave- Saga e vrasjeve të Elbasanit

18 May 2025 at 20:52

Paraditen e 25 prillit të vitit 2025 zyra e Interpol Tiranës mori një e-mail nga zyra homologe e Abu Dabit. Ishte miratuar ekstradimi i një prej më shtetasve shqiptarë më të kërkuar nga drejtësia.

Vendim që drejtësia shqiptare e priste prej 3 vitesh, që nga viti 2022 kur ai ishte arrestuar në Dubai.

Bëhej fjalë për Florenc Çapjan nga Elbasani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe. I dënuar me një burgim të përjetshëm në mungesë dhe i hetuar si pjesë e një dosje voluminoze të SPAK, si porositës vrasjesh.

Në këtë informacion të rëndësishëm që Interpol Abu Dabi i nisi Policisë Shqiptare, kishte vetëm një kërkesë. Të merreshin masa për ekstradimin e tij.

Jo thjeshtë për të siguruar lëvizjen nga Dubai në Tiranë, por edhe për sigurimin e një vize, për shkak se dokumentacioni i tij kishte përfunduar.

Pasaporta e Florenc Çapjas, e prodhuar më 7 qershor 2012, kishte skaduar më 6 qershor 2022 dhe nuk kishte pasur rinovim të saj.

Por kjo ishte gjëja më e thjeshtë për Policinë shqiptare që e priste prej kohësh ekstradimin e 44-vjeçarit nga Elbasani.

Menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe paraditen e 2 majit 2025, një oficer i Interpol Tiranës dhe 3 oficerë të RENEA-s janë nisur drejt Dubait për të marrë në dorëzim Florenc Çapjan. Fluturimi nga atje është bërë transit në Aeroportin e Stambollit, ku gjatë gjithë kohës Çapja ka qenë i shoqëruar nga 4 oficerët e Policisë Shqiptare dhe më tej kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku i shumëkërkuari i është dorëzuar Policisë së Burgjeve.

Policia e Shtetit

Ekstradohet nga Dubai, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 44-vjeçari, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të Interpolit, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Florenc Çapja, 44 vjeç, të lindur në Elbasan. 44-vjeçari është me masë sigurie “arrest në burg”, nga Gjykata e Posaçme, në vitin 2022, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndonëse më parë Interpol Tirana kishte kthyer nga Dubai edhe 3 shtetas të tjerë shqiptarë, i pari Bruno Çobo, më 13 mars 2024, i cili kërkoi vetë që të kthehej në Shqipëri dhe dy të tjerët, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, më 14 gusht të po atij viti, që u depërtuan, Florenc Çapja është i pari që ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Ndërsa është i treti në Europë që ekstradohet, ndonëse asnjë shtet nuk ka një marrëveshje të mirëfilltë ekstradimi me Dubain. I pari ishte bosi i Camorra-s, Raffaele Imperiale, që u ekstradua në gusht të vitit 2022 në Itali, pas një iniciative të ministres së Drejtësisë, e cila i dorëzoi personalisht kërkesën e tretë për ekstradim homologut të saj në Emiratet e Bashkuara.

I dyti ishte një tjetër shqiptar, po ashtu nga Elbasani, Franc Çopja, i cili u ekstradua në Belgjikë më 30 dhjetor të vitit 2023. Ai ishte një ndër më të kërkuarit, si drejtues i një organizate kriminale. Por për të u ndoq një tjetër rrugë. U zgjodh momenti kur ai lëvizi nga Dubai në Abu Dabi dhe pikërisht ky ishte rasti që u shfrytëzua për të realizuar ekstradimin e tij.

Me ekstradimin e Florenc Çapjas, duket se janë rrëzuar përfundimisht 3 nga grupet kriminale më të rrezikshme të Elbasanit. Pas goditjes së klanit “Alibej” dhe atij “Çopja”, fundi erdhi edhe për grupin “Çapja”. I vetmi që vijon t’i shmanget drejtësisë, ndonëse shumë anëtarë të organizatës së tij janë arrestuar, vijon të jetë Suel Çela, rivali i Çapjave.

Arrestimi i Florenc Çapjas

Më 27 mars të vitit 2021, agjentet e zyrës së Interpol Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në bashkëpunim me Policinë e Dubait, arrestuan Florenc Çapjan. Pasi janë kryer verifikimet Policia atje ka konfirmuar faktin se, personi i ndaluar ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit e kishte shpallur në kërkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars 2021. Por pak orë para se të firmosej urdhër  – arresti, Çapja ishte larguar nga Shqipëria. Ai kishte fluturuar fillimisht drejt Stambollit, në orët e para të mëngjesit e më pas në Dubai. Rastësi apo jo, kjo nuk thuhet me siguri, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë informuar se do të arrestohej e ka vendosur të arratisur drejt vendit nga ku nuk mund të ekstradohej.

Florenc Çapja qëndroi vetëm një muaj në paraburgim duke u liruar kundrejt garancisë pasurore prej 55 mijë eurosh, ashtu siç kishin bërë shumë emrat të tjerë të njohur të krimit në Shqipëri, duke iu shmangur në këtë mënyrë përballjes me drejtësinë. SPAK i nisi menjëherë autoriteteve të Dubait një kërkesë ekstradimi për Florenc Çapjan, por për shumë kohë nuk u dha asnjë përgjigje, deri më 25 prill të vitit 2025, kur Interpol Adu Dabi njoftoi autoritetet shqiptare se ai ishte arrestuar pasi ishte miratuar ekstradimi i tij.

Çapja kërkohej për një ngjarje që ishte hetuar e rihetuar nga Prokuroria e Elbasanit, për të cilën akuzohej edhe Ardian Çapja, por gjithmonë përfundonte duke u pushuar hetimet. Ndërsa në fund dosja e kësaj ngjarje, që bën fjalë për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, i kaloi SPAK-ut.

Më 15 nentor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit, dënoi 6 personat që ishin përfshirë në vrasjen e vitit 2012 në Elbasan. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke caktuar dënim të përjetshëm për Ardian e Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. 25 vite heqje lirie u vendos për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Florenc Çapja akuzohet për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, më 15 gusht të vitit 2012. Ky i fundit akuzohej se në bashkëpunim me të tjerë kishte ekzekutuar Sokol Çapjan në dhjetor të vitit 2005 në Elbasan. Dosja u rikthye edhe njëherë në duart e drejtësisë pas dëshmisë së dhënë në vitin 2020 nga i penduari Ervis Bardhi, i cili pranoi se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin. Ervis Bardhi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa rrëfeu se porosinë për të vrarë Gentjan Beqirin e morën pikërisht nga Ardian dhe Florenc Çapja.

Florenc Çapja ishte arrestuar edhe më herët në Elbasan për vrasje, por ishte lënë i lirë në rrethana të dyshimta. Më 19 nëntor të vitit 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta lirojë atë nga burgu, edhe pse konsiderohej me rrezikshmëri të lartë dhe ishte me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Gjyqtari vendosi pushimin e çështjes penale nr. 40, viti 2006, për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës Fadil Mema, me argumentin se nuk provohej se ai e kishte kryer këtë vepër penale. Policia reagoi në lidhje me lirimin e tij në atë kohë.

Policia e Shtetit

Florenc Çapja është arrestuar në datën 14 qershor 2019, gjatë operacionit policor “Krasta”, zhvilluar në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në provat e administruara në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit rezultoi se ishte autor i vrasjes së mbetur në tentativë të ish-punonjësit të Policisë, shtetasit Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.

Në të njëjtën ditë ku në Elbasan u lirua Florenc Çapja, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, shpalli të pafajshëm edhe armikun e tij, Suel Çelën, të njohur edhe me emrin Marjus Lulaj. Sipas Policisë, Çela gjatë gjithë kohës i është shmangur këtij hetimi dhe është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Policia e kishte shpallur atë në kërkim për ngjarjen e datës 10 shtator 2017, kur pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, të Elbasanit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin goditur me makinë punonjësit e Policisë. Në seancën e datës 4 nëntor 2019, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare. Akuza ka kërkuar dënimin e tij me 7 vjet burgim, por Gjykata ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

Policia e Shtetit

Ky shtetas, Suel Çela, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.

Por sot, me izolimin në qeli të Florenc Çapjas, historia e një familjeje që për vite me radhë ia doli të ishte e paprekshme, në fund duket se është thyer. Një përplasje e ashpër që nisi dy dekada më parë në qytetin e Elbasanit, me futjen në lojë edhe te killerave me pagesë, atëherë kur Ardian Çapja administronte bizneset e familjes bashkë me të vëllain, Sokolin, shkaktoi dhjetëra viktima. Vrasja e Sokol Çapjas solli përplasje me armë, viktima e të plagosur, që e kthyen Elbasanin në një arenë lufte. Në fillim duke eliminuar ata që i kishin pajtuar për të mbyllur hesapet e tyre e më pas duke përfunduar vetë në shënjestër. Ndërsa tani, historia e Ardian Çapjas, nipit të tij, Florencit dhe e familjes, mori fund pikërisht nga një prej atyre që paguan për t’u hakmarrë ndaj atyre vrasësve që nisën këtë betejë të përgjakshme.

Ervis Bardhi, një djalë që në vitin 2012 lidhi një “kontratë” të për vrarë vrasësin e Sokol Çapjas, u kthye në të penduar. Ai vetë u identifikua nga një gjurmë gishti, në targën e makinës së djegur që u përdor për vrasjen. Në fillim ishte në kërkim. Më pas u dorëzua për të treguar gjithçka që dinte. Tregoi aq shumë, sa sot, i paprekshmi Ardian Çapja është izoluar përjetësisht në burg.

Saga e vrasjeve të Elbasanit

Saga e vrasjeve daton në maj të vitit 2005, atëherë kur Sokol Çapja qëllohet për herë të pare dhe i shpëton një atentati. Sokol Çapja, qëllohet me armë zjarri dhe ndiqen deri në derën e shtëpisë, por iu shpëton plumbave. Autor i këtij sulmi ishte Rezart Çela, me të cilin Sokoli kishte pasur një konflikt. Sokol Çapja, 33 vjeç, administronte bashkë me të vëllain hotelin “Univers”, që ruhej me polici private nga Ilir Rexhepi.

Sulmi me armë ndodhi ne derën e objektit që ruhej nga policët private. Konflikti mes tij dhe Rezart Çelës ndodhi për disa makineta lojërash fati që italiani Paolo Mazzuco, pas shumë vitesh aktivitet në Elbasan ia la në administrim Sokolit dhe vetë iku nga Shqipëria. Për shkak të njohjeve që kishte krijuar në Elbasan, shtetasi italian kishte arritur të shmangte taksat, derisa u kërcënua dhe u detyrua të largohej. Rezart Çela mbikëqyrte një prej pikave me makineta lojërash fati dhe pasi shtetasi italian u largua, ai refuzoi t’ia dorëzonte Sokol Çapjas, që tashmë kishte marrë administrimin e tyre. Kjo ishte shkëndija që solli konfliktin mes tyre, derisa Rezarti qëlloi me armë në drejtim të Sokolit.

Pas sulmit me armë që iu bë, Sokol Çapja kërkon që Rezarti të eliminohej. Këtë detyrë ia ngarkon atij që i ruante bizneset me policë privatë, Ilir Rexhepit. Iliri gjen tre persona për të realizua vrasjen e porositur. Kunatin e vëllait të tij, Dritan Shemen bashkë me kushëririn e tij, Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Dritan Sheme kishte disa muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer një dënim në Holandë për trafik droge.

Ndërsa Armando Hasani dy muaj më parë kishte plagosur një person te pallati i sportit. Sokoli kishte premtuar 30 mijë euro për vrasjen e Rezartit. Fillimisht ka paguar 15 mijë euro paradhënie, ndërsa pjesën tjetër ka premtuar se do ia jepte Dritan Shemes pasi të ishte kryer vrasja. Dritani, bashkë me dy të tjerët e realizojnë vrasjen e Rezart Çelës në kohën kur Sokol Çapja kishte udhëtuar drejt Sarandës bashkë me një oficer të lartë Policie.

Më 17 gusht të vitit 2005 Rezarti, 27 vjeç, ekzekutohet në hyrje të shtëpisë së tij, pranë degës së Tatim-Taksave në Elbasan. Disa ditë më vonë, Dritan Sheme kërkon pjesën tjetër të parave, por Sokoli po vazhdonte të vonohej për pagesën. Duke qenë se bisedat nuk po jepnin rezultat, as me ndërmjetësimin e Ilir Rexhepit, në shtator ndodh një përplasje me armë mes dy grupeve, të Çapjas dhe të Shemes. Por duket se ky nuk ishte konflikti i vetëm mes tyre. Sipas dëshmive të asaj kohe, ata ishin prishur edhe në pazare për çështje droge dhe Dritani ishte betuar që do ta vriste Sokolin.

Ai i kalonte shpesh mbrëmjet në një lokal me emrin “Aquario”, në rrugën Rinia në afërsi Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Edhe mbrëmja e 26 dhjetorit të vitit 2005, ishte një nga ato të zakonshmet për të. Sokoli 33-vjeçar, si pronar i kompleksi të madh, edhe influenca e tij ishte e madhe në Elbasan. I shoqëruar nga dy vajza, ai futet në lokalin që e kishte frekuentuar edhe më parë dhe ulet bashkë me dy mikeshat e tij. Nuk kalon shumë kohë dhe aty futen edhe 4 persona të maskuar e të armatosur. Pasi u kërkojnë të pranishmëve që të largoheshin nga lokali, i drejtojnë automatikët nga Sokoli i shkrepin pa mëshirë.

Sokol Çapja bie në tokë i bërë shoshë nga të paktën 22 plumba. Ndërsa autorët, të siguruar për vrasjen, largohen duke hipur në një makinë që i priste jashtë lokalit. Asnjë dëshmitar nuk arriti t’i identifikonte. Por nisur nga konflikti i mëparshëm, Policia kishte tre të dyshuar. Dritan Shemen, Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Të tre u ndaluan nga Policia ndonëse më vonë arritën t’i shpëtojnë drejtësisë. Megjithatë nuk i shpëtuan dot hakmarrjes. Dritan Sheme, i afërm shefit të qarkullimit të asaj kohe, Fadil Memës, do të ekzekutohej një vit më vonë në Tiranë. Ndërsa Gentian Beqiri pas 7 vitesh, brenda shtëpisë së tij në Elbasan.

Pas vrasjes së Sokol Çapjas, familja e tij e dinte shumë mirë se cilët ishin autorët, madje ata fajësonin edhe Fadilin. Ai ishte i afërm i Dritan Shemes, që ishte fshehur pas vrasjes së Sokolit. Për t’i dhënë një mesazh Dritanit, më 30 janar të vitit 2006 u qëllua me 11 plumba ndaj Fadil Memës. Autor i plagosjes së Memës u dyshua Florenc Çapja. Florenci u arrit të identifikohej nga Ardian Ibrahimi, kunati i Fadil Memës, i cili ishte dëshmitar në atë ngjarje. Policia e arrestoi, por pas presioneve që nisën ndaj Fadilit e familjes së tij, në një moment ai ndryshoi dëshminë, duke e nxjerrë nga qelia autorin. Por për Çapjat kjo nuk mjaftonte. Ata nuk do ia falnin dëshmitarit Ardian Ibrahimi. Qëndrimi në qeli për një muaj ishte shumë për Florenc Çapjan.

Kunati i Fadil Memës, jetoi vetëm 4 muaj pasi artikuloi emrin e Florenc Çapjas, si autor të plagosjes. Pasi u mbajt nën vëzhgim për disa javë, Ardian Ibrahimi u ekzekutua me 5 plumba më 28 maj të vitit 2006. Ai u vra në një lokal, ku ishte me shokun e vet. Dy persona me motor janë afruar para lokalit dhe më pas kanë hyrë brenda. Të maskuar e të veshur me të zeza, ata kanë hapur zjarr duke vrarë Ardianin. Ndërsa mbeti i plagosur edhe kamarieri. Për këtë ngjarje u arrestua Saimir Bako, i dyshuar si vrasës me pagesë, i cili u identifikua nga analiza e AND.

Më 18 gusht të vitit 2006, Policia ndalon në Fier Ardian, Fejzi, Enver e Agron Çapjan, si dhe kunatin e tyre Behar Shehu. Gjithashtu, bashkë me ta ndalohen edhe Dritan Hatija e Sajmir Baku. Në makinat e tyre u gjetën pistoleta dhe automatikë. Nga të gjithë të ndaluarit, u dënua dhe bëri 6 muaj burg vetëm Ardian Çapja. Policia kishte të dhëna se këta persona ishin nisur për të vrarë Dritan Shemen, pasi ishin informuar se po qëndronte në një hotel në Sarandë. Pas arrestimit të tyre atentati dështoi, por jo për shumë kohë. Autorët arritën të zbulojnë se kush ishte e dashura e Dritanit. E mbajtët në vëzhgim derisa ajo i çoi në adresën ku jetonte. Dritani prej pak kohësh qëndronte në një apartament në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë. Mbrëmjen e 19 tetorit të vitit 2006, në një rrugicë tërësisht të errët pranë shtëpisë së tij, Dritan Sheme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Edhe sot e kësaj ditë kjo ngjarje vijon të jetë e pa autor.

Pas përplasjeve të përgjakshme dhe paralajmërimeve që mori nga familja Çapja, ish-shefi i Qarkullimit largohet drejt Italisë. Ai vendoset në Torino bashkë me familjen e tij dhe fillon punë. Me një kopje të deklarimeve të tij të dhëna para prokurorit Xhevat Hana në Shqipëri, Fadili ka kërkuar azil në Itali. Ka qenë një material rreth 80 faqe, deklarime të shkruara me dorë mbi, që ai i ka dorëzuar në Torino, në vitin 2006. Kërkesa u pranua nga autoritetet italiane vetëm pas tentativës tjetër të vrasjes, që iu bë në Torino më 2 maj 2009. Fadili u qëllua kur po shkonte në punë, por arriti t’u mbijetojë plagëve. Policia italiane deklaroi si autor të dyshuar të vrasjes një shtetas me emrin Arsen, nga Cërriku. Familja e tij gjithmonë ka fajësuar familjen Çapja për atë që ka ndodhur.

Kunati i motrës së Dritan Shemes, një prej vrasëse të Sokol Çapjas, humb jetën në një atentat të mirëorganizuar. Ish-agjentit i policisë së Elbasanit, mbeti i vdekur në vend, pasi dy breshëri kallashnikovi u shkrepën mbi të mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009. 36-vjeçari ra në pritë sapo doli nga shtëpia, në lagjen “Vullnetari”, kur po drejtohej për tek parkingu i makinës. Në këtë moment një motor me dy persona të maskuar e të armatosur i ka prerë rrugën duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta. Ngjarja e rëndë është parë nga shumë banorë, madje edhe nga nëna e tij që banonte në pallatin përballë.

Roland Rexhepi, që njihej si “Doda”, për disa vite punonte si agjent i krimesh në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Ndërsa më vonë u largua nga Policia, për të punuar si përgjegjës i rojeve privatë të stadiumit. Rreth dy muaj pas vrasjes Rolandit, Policia e Elbasanit konfirmoi se personat e dyshuar në vrasjen e tij ishin Marjus Tafa dhe Armand Llakaj, dy njerëz të afërt të familjes Çapja. Edhe pse dy të akuzuarit asnjëherë nuk e kanë pranuar krimin, ata u dënuan me 23 e 25 vjet burg. Prova e rëndësishme për Prokurorinë ishte akti i ekspertizës së ADN-së mbi shenjat e lëna në armë dhe motor, si dhe maskat që autorët përdorën në krim.

Për këtë ngjarje ishte shpallur në kërkim edhe një person i tretë. Donald Hoxha, 35 vjeç, i cili u ekstradua nga Mbretëria e Bashkuar më 25 prill të vitit 2024. Në janar të atij viti, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë për vrasjen e Roland Rexhepit, në bashkëpunim me Marjus Tafën dhe Armand Llakajn.

Dy vite pas Roland Rexhepit, vritet edhe i vëllai, Ilir Rexhepi. Shefi policisë privatë qe siguronte bizneset e familjes Çapja, u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011 teksa ecte në rrugë, në lagjen “Vullnetari”, në Elbasan. Në momentin e vrasjes, Iliri ka mundur të reagojë duke plagosur një nga autorët, por ata janë larguar shumë shpejt. Vetëm pak ditë para këtij krimi, Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar 48 vite burg për vrasësit e vëllait të tij, Roland Rexhepit. Për vrasjen e Ilirit, Prokuroria nxori një urdhër ndërkombëtar për Bledar Muçën. Muça u largua nga dogana e Kapshticës në drejtim të Greqisë e më pas në Belgjikë. Më vonë ai u paraqit vetë në Polici dhe ngriti një alibi sikur në momentin e vrasjes ndodhej në një lokal jashtë Elbasanit me disa miq dhe për këtë paraqiti pamje filmike. Akuzat për Bledar Muçën ranë dhe çështja u pezullua nga Prokuroria.

Një nga personat që fillimisht ishte paguar për të kryer vrasje nga Sokol Çapja e më pas mori pjesë në vrasjen e tij, ishte edhe Gentian Beqiri. Në janar të vitit 2006, Gjykata e Elbasanit cakton masën “arrest me burg” për Gentianin, i dyshuar për vrasjen e Sokolit. Gjatë gjykimit të çështjes në ngarkim të tij,  më 12 prill 2012, e njëjta gjykatë konstaton shuarjen e masës dhe i cakton masën “arrest shtëpie”. Me caktimin e kësaj mase, Gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e zgjedhur prej tij, e ndodhur në rrugën “Naum Panxhi”, në Elbasan. Mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Gentianit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur i ati i tij, Neziri, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiri. Ai ishte i shtrirë në dhomën e gjumit, pasi ishte i paralizuar. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit.

Nga goditjet ai pësoi hemorragji në tru e në mëlçi dhe ndërroi jetë. Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Sokol Çapjes, Gentian kishte ndryshuar identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij. Në shtëpinë e Gentian Beqirit nuk futej kushdo dhe për këtë arsye ishte thurur një plan nga persona që e njihnin, të cilët arrinin të futeshin brenda shtëpisë. Gjithçka është zbardhur nga i penduari Ervis Bardhi, i cili më 19 qershor të vitit 2019, është paraqitur vetë në ambientet e Policisë së Tiranës duke u vetëdorëzuar. Ai ka përmendur disa emra si pjesëmarrës, organizator dhe urdhërues të vrasjes. Ndërsa ka thënë se ishin paguar 50 mijë euro nga Ardian Çapja për vrasjen e Gentianit.

Mes emrave që përmendi Ervis Bardhi ishin: Lorenc Skilja, Etjen Cani, Olsi Leku dhe Klajdi Dokoli. Lorenc Skilja ka pasur njohje me Gentian dhe pasi ai ka dalë nga burgu me arrest shtëpie, Lorenci i ka shkuar disa herë në shtëpi. Në një nga këto takime, Lorenci ka marrë me vete edhe Etjen Canin, i cili pasi u njoh me Gentianin ka filluar të shkojë vetë aty dhe qëndronte gjatë me të. Gjatë kësaj kohe ai hynte e dilte pa u shqetësuar nga policët që e ruanin. Disa muaj përpara vrasjes së Gentian Beqirit, Etjeni e ka ftuar edhe Ervis Bardhin që të shkonte aty. Ervisi po ashtu kishte njohje me Gentianin, pasi kishte qëndruar në një nga qelitë ngjitur me të në burgun e Peqinit, kur ai mbahej në paraburgim për vrasjen e Sokol Çapjas. Hyrjet dhe daljet e tyre kanë qenë të shpeshta në banesën e viktimës. Ditën e ngjarjes, Nezir Beqiri nuk e hapte derën, por pasi I prezantohen ai i lejon të futen brenda. Olsi Leku zbulon që në atë moment  nëna e viktimës po zbriste, i thotë që duhet të ikin. Ervisi godet fillimisht viktimën dhe në mënyrën se si e përshkruan është e njëjtë me pozicionin se si u gjet viktima. Dëshminë e mënyrës  se si është qëlluar viktima, prokurorët e quajnë si provën më të rëndësishme. Prandaj e kthyen dosjen pas për ta përcaktuar si vrasje me pagesë apo vrasje në bashkëpunim.

Ish-shefi i Qarkullimit, që u shpëtoi dy atentateve, mbetet i vrarë teksa po dilte nga banesa ku jetonte në Itali. Më 13 mars të vitit 2015 ai u qëllua 14 herë, ndërsa 7 nga plumbat e goditën në trup duke i marrë jetën. Atentatorët u dyshua se ishin dy dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dosja hetimore që identifikoi autorin e vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi, zbuloi edhe organizatorin e autorin e vrasjes së Fadil Memës në Torino. Sipas Prokurorisë organizator ishte Anastas Çollaku, i cili ka qenë gjithmonë ndërmjetës familjes Çapja në Elbasan dhe organizator i disa vrasjeve dhe atentateve për llogari të tyre. Në herën e parë Çollaku dështoi për ta vrarë duke e lënë të plagosur, ndërsa më pas i mori jetën. Vrasja u organizua bashkë me një shtetas grek, Dimitri Pavlidis, i cili qëlloi duke lënë të vdekur Memën. Ndërsa Sajmir Serjani ka ndihmuar në informacion dhe më pas ka djegur makinën e përdorur gjatë vrasjes, në Asti. Pas vrasjes, Çollaku dhe Pavlidis u zhdukën në Gjermani.

Mbrëmjen e 3 shkurtit të vitit 2016, në lokalin që në Elbasan njihet me emrin “Rrapi i Gonit”, pjesëtarë të familjes Çapja, të afërm e miq të tyre ishin bërë bashkë për një gëzim familjar. Arnoldi, djali i Agron Çapjas, pronarit të lokalit ishte kthyer para 3 ditësh në Shqipëri. Për të festuar kthimin e tij ishin mbledhur 10 vetë. Të paktën kështu deklaronte Policia. Megjithatë mund të kishin qenë edhe më shumë, por emrat e tyre nuk u përmendën askund. Policia shpërndau vetëm emrat e 3 të vrarëve dhe 8 të plagosurve. Nuk kishte kaluar as një orë nga nisja e dollive në lokal, kur në drejtim të tij janë derdhur 65 plumba. Breshëri kallashnikovi, madje dyshohet edhe mitralozi kanë sharruar të gjithë ata që ishin brenda. Bilanci, 3 të vdekur, 8 të plagosur. Viktimat ishin: Agron Çapja, nipi i tij, Ardit Sinakoli dhe miku i familjes, Eno Bedalli. U fol se atë mbrëmje u paraqitën për të marrë mjekim në spital edhe Florenc Çapja e Bledar Muça, por sipas mjekut kishin dëmtime të lehta dhe u larguan. Ndërsa Policia nuk i përmendi si palë të dëmtuar. Vrasja e 3 personave e plagosja e 8 të tjerëve, ndonëse dukej si një krim i paralajmëruar, për askënd në qytet nuk ishte menduar se mund të merrte përmasa të tilla. Pamjet e disa kamerave sigurie, por edhe dëshmitarët, treguan se autorë të masakrës kanë qenë të paktën 4 persona të veshur me uniforma kamuflazhi si ato të forcave speciale të Ushtrisë. Në kokë kishin kapuçë të zinj që mbulonin tërësish fytyrën, përveç syve. Dy prej tyre kanë zbritur nga makinat dhe kanë qëlluar nga afër lokalit, ndërsa dy të tjerët kanë qëlluar në distancë nga brenda makinave.

Biznesmeni Saimir Beqiri, vëllai Gentianit, të vrarë 4 vite para tij, gjendet i pa jetë në oborrin e një lokali. Ai ishte vrarë më armë zjarri afër karburantit që ndodhet në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Sipas Policisë, viktima ndiqej prej disa ditësh nga atentatorët, derisa u ekzekutua mëngjesin e 11 prillit të vitit 2016, pranë karburantit në pronësi të tij. Personat që e ndiqnin lëviznin me një automjet “Mercedez” dhe mbanin paruke. Policia e Prokuroria ngritën si pistë kryesore të ngjarjes atë të hakmarrjes, lidhur me konfliktin me familjen Çapja. Madje hetimet u përqendruan kryesisht tek ngjarja e ndodhur dy muaj më parë, ku u vranë 3 anëtarë të asaj familje. Policia e Elbasanit arrestoi rojën e karburantit që ndodhej pranë lokalit ku ndodhi vrasja. Shkëlqim Salla, nga Peqini, u arrestua një ditë pas vrasjes se Saimir Beqiri, pasi Policia dyshonte se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka denoncuar.

Një person me veshje kamuflazhi e me kapele në kokë qëllon me breshëri kallashnikovi makinën ku ndodheshin Floreci dhe Bledari më 6 qershor të vitit 2016. Ai kishte qëndruar i ulur në një lokal, në rrugën “28 nëntori”, në pritje që makina të kalonte. Në këtë kohë ka marrë një telefonatë dhe pak sekonda më pas ka kaluar makina në fjalë. Ai është ngritur nga kafja dhe ka qëlluar makinën në pjesën e pasme, por plumbat nuk kanë depërtuar pasi makina ishte e blinduar. Autori ka vazhduar të qëllojë derisa xhamat janë thyer dhe në këtë kohë Bledar Muça ka marrë një plagë në kokë. Ndërsa Florenc Çapja ka arritur të largohet. Nga të shtënat u plagos edhe një punonjëse policie, e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Rreth 20 metër larg vendit të ngjarjes, Policia gjeti armën e atentatorit. Në shkurt të vitit 2017, Policia identifikoi si të dyshuar për këtë atentat, 19-vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj. Ai u arrestua në Holandë nga ku më pas edhe u ekstradua. Ndërsa sot ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.

Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça arrestohen për një sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë në Elbasan më 9 qershor të vitit 2016. Ata u akuzuan për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake. Efektivët e njësisë operacionale që kanë qenë në rol vëzhgimi me mbulim, janë sulmuar në mënyrë të papritur nga pjesëtare të familjes Çapja dhe të afërm të tyre. Në këtë moment, efektivët e policisë që ndodheshin në mjetet e vëzhgimit, kanë dalë nga mjetet dhe janë identifikuar se ishin efektivë policie, ndërsa kishin të veshur jelekë dhe shenja identifikuese. Pavarësisht kësaj, efektivët janë gjendur sërish në breshëri plumbash, çka ka bërë që ata të reagojnë. Ndërsa vetë të arrestuarit kanë janë shprehur se po organizohej një sulm ndaj tyre nga persona të veshur si policë. Kanë pretenduar se nuk kanë qenë në dijeni se ata ishin vërtetë punonjës Policie.

Kjo është tentative e parë për vrasjen e Ardian Çapjas, brenda shtëpisë së tij më 6 gusht të vitit 2017. Ngjarja nuk u raportua nga Policia, megjithëse mjeti tip “BMW X3”, nga i cili u lëshua predha e antitankut, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Makina e përdorur nga autorët rezultoi e vjedhur në Durrës, ndërsa i ishin ndryshuar targat në unazën lindore të qytetit. Predha e antitankut u gjet e pashpërthyer nga Policia në oborrin e shtëpisë së Ardian Çapjas dhe u çmontua nga forcat xheniere. Pak minuta pas atentatit të dështuar, makina u gjet e djegur pranë spitalit psikiatrit “Sadik Dinçi”, rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Prokuroria urdhëroi që nga data 11 deri më 26 gusht 2017 të mbaheshin nën përgjim, ambiental, fotografik, filmik dhe me audio, shtetasit Sokol Sanxhaktari, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Urdhër që nuk gjeti zbatim nga Policia vendore, me arsyetimin se në bazë të planit të lejeve vjetore, oficerët që mund të kryenin këto detyra ishin me pushime.

Më 23 dhjetor të vitit 2017, në një rrugicë në lagjen “Emin Matraxhiu”, persona të paidentifikuar kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ardian Çapjas. Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë në ecje, në drejtim të Ardian Çapjas, i cili ishte pranë shtëpisë së tij, por ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas, në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara.

Ekzekutohet me plumb në kokë avokati Ravik Gurra. Në atë kohë ai ishte një nga mbrojtësit e Emiljano Shullazit, por njihej si mik i familjes Çapja, që kishte mbrojtur vazhdimisht interesat e tyre ligjore. Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit të vitit 2019, në një lokal në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Pak minuta pas ngjarjes, është gjetur e djegur në dalje të Elbasanit makina tip “Benz”, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Nga verifikimet rezultoi që automjeti ishte vjedhur pak kohë më parë në Fushë-Krujë.

Në atentatin e tretë të organizuar ndaj tij, në harkun e 3 viteve, Ardian Çapja plagoset rëndë. Në orë 09:10 të mëngjesit të datës 8 qershor 2020, Ardian Çapja, u qëllua nga një plumb spnajperi shumë pranë zemrës dhe u nis me urgjencë në spital. Sipas Policisë qitja është kryer nga një distancë e konsiderueshme, nga kodra e Krastës. Çapja u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit, por më pas u transportua për tek Trauma, në Tiranë, ku iu nënshtruar një ndërhyrjeje kuirurgjikale. Vetëm pak minuta pasi Policia mësoi për plagosjen, u lajmëruan se në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit po digjej një mjet. Para se grupi hetimor të mbërrinte në vendin e ngjarjes, një nga efektivët e zjarrfikëses teksa tentonte të shuante flakët u plagos në këmbë, pasi në mjetin e braktisur ndodhej edhe arma me fishek në fole. Zjarri që iu vu makinës për të zhdukur gjurmët, solli shpërthimin e një fisheku.

Në dosjen e SPAK të nëntorit të vitit 2024, është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas. Ndërsa rezulton se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela. Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit që u zhvillua më 24 nëntor të vitit 2024.

Bisedat e zbardhura në platformën SKY kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan. Nga biseda dyshohet se Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, ka kontraktuar me Prekë Kodrën për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur. Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb dhe arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.

Personat e përfshirë në atentatin ndaj Çapjas janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi, vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes, Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren,  Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.

Më 22 janar të vitit 2022 vritet në Belgjikë Bledar Muça. Miku i ngushtë i Florenc Çapjas, gjendet i pajetë në Antwerp. Ai kishte qenë i dyshuar dhe ishte shoqëruar disa herë për ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera për llogari të familjes Çapja, por gjithmonë ishte lënë i lirë. Muça është qëlluar me armë zjarri në brendësi të automjetit të tij, sapo ka mbërritur në afërsi të pallatit ku jetonte. Dy persona që po e prisnin në rrugë, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 39-vjecarit dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ky ishte edhe episodi i fundit, të paktën deri tani, në sagën e përgjakshme të “luftës” që nisi në vitin 2005 në Elbasan.

Fundi që erdhi nga të penduarit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit 2023 la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan së bashku me Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.

E duket se ky vendim, që u ekzekutua edhe për Florenc Çapjan pas ekstradimit në Dubai, rrëzoi përfundimisht nga froni grupin “Çapja”, që dominoi Elbasanin për 18 vjet.

Por për Florenc Çapjan, përballja me drejtësinë nuk është mbyllur ende. Një tjetër dosje ku përmendet emri i tij si porositës vrasjesh po gjykohet në Gjykatën e Posaçme. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka përmendur edhe emrin e tij në rrëfimin para prokurorëve të SPAK, si personi që ka ofruar 200 mijë euro për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin, i cili sipas tij ishte pjesë e grupit të Suel Çelës.

Sipas tij, informacionet për të do t’ia jepte Bledar Muça, lidhje e Çapjave dhe Festim Çoli.

Dumani deklaroi në gjykatë se me Florenc Çapjan u prish për shkak se ai kërkoi të pajtohet me Talo Çelën dhe aty dyshoi se ata ishin bashkë.

Nuredin Dumani

Marrëdhënia ime me Florencin dhe Bledarin (Bledar Muçën) u prish për shkak se gjatë një takimi të fundit, ai më tha: “Pse nuk pajtohesh me Talo Çelën?” Unë dyshova se këta janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbrapa shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre. Më pas folëm në SKY. I thashë: “S’jemi më as miq, po shpresoj as armiq…”. Më tha: “Pse, çfarë bëra…?” Unë e pyeta: “Meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelën?”.

 

Në dëshminë e tij Dumani ka deklaruar se vrasja e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini nuk u realizua, pasi Sanxhaktari u arrestua. Ngjarja, për të cilën u vu në pranga Sokol Sanxhaktari ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Ai u akuzua për vrasjen e mikut të tij Florian Lamçe, në bashkëpunim me Adriano Hajdarin. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

Më 28 shtator të vitit 2022, Gjykata e Apelit Durrës e dënoi Sanxhaktarin me 15 vite burg. Ndërsa me tetë vite burg dënoi Adriano Hajdarin, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfituan ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Sanxhaktari u dënua me 10 vite burg.

Për vite me radhë emrat e drejtuesve të katër grupeve kriminale të Elbasanit lakoheshin pambarimisht nga media, nga Policia e Prokuroria. Të njëjtët emra u përballën disa herë me drejtësinë e përfunduan duke u lënë të lirë nga Gjykatat. Disa të tjerë madje nuk u arrit të kapeshin asnjëherë.

Por duket se fundi i tyre erdhi nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Fillimisht Elvis Bardhi, më tej Nuredin Dumani që kishte “firmosur” kontrata vdekjeje pothuajse për të gjithë e më tej edhe nga Erion Alibej, që ishte vetë në krye të një prej grupeve kriminale të Elbasanit. Ishin ata që zbërthyen gjithçka e që më tej u vulos nga platforma SKY, ku të gjithë, nga Franc Çopja te Suel Çela kishin folur të shpenguar për të gjitha krimet që askush nuk kishte arritur t’i dokumentonte me prova më parë. Dhjetëra persona janë arrestuar e dënuar. Të tjerë janë në gjykim. Ndërsa i vetmi që vijon të jetojë i lirë por në arrati mbetet Suel Çela.

Të paktën prej tri vitesh Elbasani është më i qetë. Dy organizata dhe dy grupe kriminale janë goditur nga SPAK e Policia. Qytetarët duket se kanë nisur të marrin frymë lirisht, të çliruar nga kthetrat e atyre që për dy dekada shkaktuan terror dhe dominuan jo vetëm Elbasanin. E ndoshta sot, me ekstradimin e Florenc Çapjas nga Dubai, shumë kriminelë që gjetën strehë atje, e gjejnë veten më të ekspozuar se kurrë përballë drejtësisë. Mesa duket miti po bie./abcnews.al

 

Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon

By: Ela
11 May 2025 at 16:05

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën që ishte bërë nga Florenc Çapja për t’i dhënë leje për të votuar. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj, duke qenë se ka dënim të përjetshëm. Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat […]

The post Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon appeared first on BoldNews.al.

I sapo ekstraduar por me dëshirë për të votuar, gjykata vendos për Florenc Çapjan

By: user 8
11 May 2025 at 16:48

Gjykata e Tiranës nuk e ka aprovuar kërkesën e Florenc Çapjas të votojë sot në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Ina Hoxhaj.

I shumëkërkuari i drejtësisë, u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.

Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

The post I sapo ekstraduar por me dëshirë për të votuar, gjykata vendos për Florenc Çapjan appeared first on Lapsi.al.

Ekstradimi i Çapjas, Klodiana Lala: Dubai jo më vend i sigurtë për personat e botës së krimit

5 May 2025 at 14:57

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi ekstradimin nga Dubai të Florenc Çapjas tre ditë më parë, për të cilin GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg. Lala ka bërë një pasqyrim të faktit se pse u ekstradua Çapja dhe si qëndron momenti i arrestimit të tij. Në këndvështrimin e Klodiana Lalës, Dubai nuk duket më një vend i sigurtë për pesonat e botës së krimit.

“Nuk është më Dubai streha e sigurtë. Duket sikur ka një marëveshje të heshtur mes qeverisë shqiptare dhe autoriteteve në Dubai, për të përzënë në forma apo mënyra të ndryshme. Policia thotë ekstradim, vetë personat në konflikt me ligjin thonë dëbim ose është dëshirë e tyre për të ardhur në Shqipëri, por fakti që pas Plarent Dervishajt, Julian Meçajt, u ekstradua Florec Çapja dhe erdhi në Shqipëri, do të thotë se Dubai nuk është më strehë e sigurtë për njerëzit e krimit.

Sipas meje autoritetet shqiptare po dërgojnë atje të dhëna, ose email-e, ose dosje duke tentuar të bindin autoritetet në Dubai se këto personazhe përbëjnë kërcënim për sigurinë e këtij vendi. Florenc Çapja ishte në shëtitje me të birin në momentin kur autoritetet janë afruar dhe i kanë thënë që duhet të vish me ne sepse të ka skaduar afati i dokumentave, e më pas e kanë sjellë në drejtim të Shqipërisë. Nuk është tamam ekstradim. Ekstradimi do të thotë të ketë një marrëveshje dypalëshe të miratuara përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Mendoj që po ekstradohen të gjithë njerëzit e përfshirë në organizatë kriminale dhe vrasje. Këtë lloj ndjeshmërie nuk e kanë për rastet e tjera pasi atje mund të kemi shumë të dënuar të tjerë për vepra më të lehta penale, por nuk ka patur një anagazhim të autoriteteve në Dubai për ti përzënë”, tha Lala. Ndër të tjera, gazetarja ngre pyetjen se kush është në të vërtetë Florenc Çapja dhe pse e duan në Shqipëri.

“Është një personazh i cili është akuzuar për vepra shumë të rënda penale. Nuk janë provuar akuzat për vite me radhë. Me të drejtë ose jo është dërguar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në 2012, ku u vranë babë e bir. Më tej ka dyshime për një akuzë të re “për krijim të kushteve për të kryer vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit. Njihet gjithashtu si kundërshtar i përbetuar i Suel Çelës.

Ngarkesa e tij penale ishte shumë e rëndë dhe mendoj se autoritetet në Dubai nuk po bëhen më strehë për këta njerëz të cilët mund të sjellin problematika për sigurinë e këtij vendi”, tha Klodiana Lala.

The post Ekstradimi i Çapjas, Klodiana Lala: Dubai jo më vend i sigurtë për personat e botës së krimit appeared first on Sot News | Lajme.

”Erdha vetë”, Florenc Çapja në GJKKO: S’kam lidhje me ekz*kutimet

By: redi
5 May 2025 at 14:08

Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan. Ai u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës. Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit. Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol…

Source

“Nuk më ekstraduat, erdha vetë”, Florenc Çapja mohon akuzat për vrasje

By: user 4
5 May 2025 at 11:39

Pas ekstradimit nga Dubai më 2 maj, Florenc Çapja është paraqitur sot para Gjykatës së Posaçme, ku GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë seancës, Çapja ka kundërshtuar ashpër vendimin e prokurorisë, duke pretenduar se ndaj tij “nuk është kryer asnjë veprim hetimor” dhe se “është dënuar vetëm me dëshminë e Ervis Bardhit”.

Në vijim të deklaratës së tij para trupit gjykues, ai ka mohuar lidhjen me komunikimet në platformën e enkriptuar SKY ECC, që sipas dosjes së hetimit ka shërbyer si provë e rëndësishme për ndërtimin e skemës kriminale. “Nuk kam qenë asnjëherë përdorues i SKY ECC,” është shprehur Çapja.

Ai ka shtuar gjithashtu se nuk është ekstraduar me forcë nga Emiratet, por ka ardhur vetë me dëshirën e tij: “Kam qenë më parë në Stamboll dhe kam pasur mundësi të largohem. Nuk jam ekstraduar, por kam ardhur me dëshirë.”

Në dëshminë e tij, ai ka mohuar gjithashtu të ketë pasur kontakte me kreun e SPAK, Altin Dumani, lidhur me dëshmitarin Sokol Sanxhaktari: “Nuk i kam kërkuar asgjë Dumanit për Sokol Sanxhaktarin.”

Por sulmet më të forta, Florenc Çapja i drejtoi ndaj vetë SPAK-ut, të cilin e akuzoi se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz për zbardhjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, dy viktimat e një prej ngjarjeve më të rënda të Elbasanit.

“SPAK nuk ka kryer asnjë hetim për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Jam dënuar vetëm me thëniet e një dëshmitari të manipuluar,” deklaroi ai.

Çapja, i konsideruar një emër i rëndësishëm i botës së krimit të organizuar në Shqipëri, akuzohet për disa vepra të rënda penale, ndër to: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Në vendimin Nr. 45, datë 05.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke u mbështetur në nenet 228, 229, 230, 238, 248, 249 dhe 466 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi që Çapja të qëndrojë në “arrest në burg”, masë kjo e caktuar më herët me vendimin Nr. 42, datë 17.05.2022.

Ekzekutimi i vendimit i është ngarkuar Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që palët kanë të drejtë të ankimojnë brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me këtë zhvillim, një nga dosjet më të ndjeshme të krimit të organizuar në vend hyn në një fazë të re, ndërsa vëmendja është e përqendruar mbi hetimet që pritet të thellohen pas rikthimit të Çapjas në territorin shqiptar.

The post “Nuk më ekstraduat, erdha vetë”, Florenc Çapja mohon akuzat për vrasje appeared first on Lapsi.al.

“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare

By: Ela
5 May 2025 at 11:11

Florenc Çapja, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka deklaruar se nuk ka njohje me Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, i cili e implikoi në ngjarje. “Pse me keni sajuar këtë me […]

The post “S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare appeared first on BoldNews.al.

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

By: user 11
5 May 2025 at 10:39

Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua më 2 maj nga Dubai në Tiranë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.

Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

Mbrojtësi ligjor i Çapjas paraqiti në sekretari një procesverbal të një seance të procesit “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Procesverbali përmban disa pasazhe në të cilat është përmendur Florenc Çapja nga bashkëpunëtori i drejtësisë.

Përveç ekspozimit të tij në dosjen “Plumbi i Artë”, Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë me vendim të formës së prerë për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e shënuar në 2012 në Elbasan.

Ai po ashtu akuzohet edhe për vrasjen e oficerit Fadil Mema në vitin 2006. Gjykata e Elbasanit pushoi çështjen ndaj tij me argumentin se nuk gjeti prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje, vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Durrësit. Vendimit iu bë rekurs nga prokuroria në Gjykatën e Lartë, teksa me vendim të shkallës së tretë të gjyqësorit kjo çështje është rikthyer sërish për rigjykim në Elbasan.

The post U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Çapjan appeared first on Lapsi.al.

“Ku e keni ‘Sky Ecc’? Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në GJKKO: S’kam pasur asnjëherë…

5 May 2025 at 10:57

“Më thoni pse e keni lënë dosjen pa asnjë veprim hetimor dhe më keni dënuar vetëm me dëshminë e Ervis Bardhit”, iu është drejtuar Florenc Çapja prokurorit të SPAK që po heton dosjen e tij, referuar dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e baba e bir, Nezir dhe Gentin Beqiraj, krim i ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.

Ai ka mohuar që të ketë aplikacionin e koduar Sky Ecc, duke u shprehur: “Ku e ke Sky? Unë skam pas asnjëherë”.

Florenc Çapja u implikua në krimin e dyfishtë nga i penduari i drejtësisë Ervis Bardhi, ndërsa të arrestuar për këtë ngjarje janë edhe Olsi Leku, Etjen Cani e Klajdi Dokoli.

The post “Ku e keni ‘Sky Ecc’? Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në GJKKO: S’kam pasur asnjëherë… appeared first on Sot News | Lajme.

U ekstradua nga Dubai, gjykata cakton masën e sigurisë për Florenc Çapjan

5 May 2025 at 10:29

Florenc Çapja, i cili u ekstradua nga Dubai pas shumë vitesh në kërkim pasditen e së premtes (2 Maj), është paraqitur sot në GJKKO për njohjen me masën e sigurisë. Ndaj Florenc Çapjas, togat e zeza kanë konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

DETAJET

Florenc Çapja mbërriti me pranga në duar në Rinas më 2 Maj. I konsideruar prej vitesh si një prej më të fortëve të Elbasanit, në fakt, më shumë për shkak të të ekspozuarit të tij dhe familjes së madhe Çapja, ai iku në Dubai ku fitoi edhe të drejtën e qëndrimit me vendim gjykate.

Atje qëndroi prej kohësh, ndërsa ndaj tij, gjykatat në Shqipëri vendosën arrest me burg dhe një vendim me burg të përjetshëm për vrasjen e dyfishë të babë e bir 13 vjet me parë. Historitë gjakësore të Elbasanit, në fakt, kanë prodhuar aq shumë të fortë dhe krim të organizuar, sa Çapja është vetëm njëri prej tyre, teksa janë me dhjetëra emra që kanë trazuar jo vetëm Elbasanin, por deri edhe në kupolë të shtetit.

Florenc Çapja, sipas policisë, është ekstraduar, por, në fakt, shteti shqiptar nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, pasi atje gjenden një pjesë e mirë e personave të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të disa operacioneve të bujshme ku janë goditur çeta vrasësish me pagesë dhe eksponentë të krimit të organizuar në vend.

The post U ekstradua nga Dubai, gjykata cakton masën e sigurisë për Florenc Çapjan appeared first on Sot News | Lajme.

U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan

By: Oldi
5 May 2025 at 10:35

Florenc Çapja, i cili u ekstradua drejt Shqipërisë nga Dubai në 2 maj është lënë në arrest me burg nga gjykata ditën e sotme. Çapja njihet si një prej emrave më të njohur të botës së krimit, jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në disa vende të botës. 44-vjeçari, i dënuar me burgim […]

The post U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan appeared first on BoldNews.al.

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Capjan

By: V K
5 May 2025 at 10:37

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit te organizuar, ka lënë në burg Florenc Capjan i deportuar nga Dubai.

Ai u përball me akuzat e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje ndaj Sokol Sanxhaktarit, i cili është dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.

Çapja mësohet se para gjykatës, është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Madje ka paraqitur edhe disa dokumente shkresore të deklarimit të Nuredin Dumanit, i cili u kthye në bashkëpunëtor i drejtësisë, duke rrëfyer krime dhe duke ngarkuar me përgjegjësi Florenc Çapjan.

Përveç akuzës së sigurimit për vrasje, ndaj Florencit rëndon dhe tjetër vepër e rëndë penale, ajo e vrasjes në rrethana cilësuese për të cilën ka marrë dënimin burgim të përjetshëm.

Me 15 nëntor 2023, Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin me burg për jetë për Ardian dhe Florenc Çapjan, si dhe Olsi Lekun, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit.

Ndërsa është dënuar me 15 vite burg, Ervis Bardhi, 25 vite burg për Klajdi Dekollin, si dhe 25 vite burg për Etjen Canin.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë një prej anëtarëve të grupit “Çapja” u kthye në bashkëpunëtor për të cilën ndihmoi prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes.

The post U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Florenc Capjan appeared first on Albeu.com.

U ekstradua nga Dubai/ I dënuar me burg përjetë për 3 vrasje, porositi edhe eliminimin e dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini/ Kush është Florenc Çapja

By: V K
3 May 2025 at 09:29

Ditën e djeshme, nën masa të rrepta sigurie, Policia e Shtetit, finalizoi të premten ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të Florenc Çapjes, 44-vjeç, një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare.

Ai mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pasditen e djeshme, rreth orës 17.00.

Kush është Florenc Çapja?

44-vjeçari konsiderohet si një ndër eksponentët më të rëndësishëm të krimit në Elbasan dhe nipi i kreut të bandës së Çapjave, Ardian Çapja.

Të dy këta persona, xhaxha e nip janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për porositjen e vrasjes së shtetasve Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir që u ekzekutuan në shtëpinë e tyre më 12 gusht 2012.

Sipas hetimit të kryer nga Prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja e tyre është porositur nga Ardjan e Florenc Çapja.

Ervis Bardhi e Olsi Leku janë paguar me 50 mijë euro, ndërsa Klajdi Dokli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë banor i lagjes dhe ka vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin nga shtëpia e familjes Beqiri.

Këto informacione ai jua jepte anëtarëve të familjes Çapja, ç`ka solli më vonë dhe krimin e rëndë.

Edhe Etien Cani, ka pasur rolin e informatorit. Ditën e ngjarjes ai ka parë nënën e Gentian Beqirit të zbresë nga pallati dhe të shkojë për Pazar dhe mandej ka informuar atentatorët.

Veç nënës, janë larguar nga hyrja e pallatit për të qëndruar brenda në makinë dhe dy policët që bënin roje.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të shumëkërkuarit për vrasje, Florenc Çapja.

Këto pasuri janë sekuestruar gjatë një hetimi pasuror, të cilat Çapja nuk justifikon dot prejardhjen duke ngritur dyshimet se janë siguruar nga aktivitete kriminale.

Dhjetë pasuritë e sekuestruara përfshijnë toka, ndërtesa, automjete si dhe subjekte ekonomike me veprimtari Bar Kafe e lavazh.

1- Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.

2- Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36.2 m2 , sipërfaqe ndërtese, 25.73 m2 , me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).

3- Pasuria e llojit arë +truall +ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapia).

4- Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2, sipërfaqe ndërtese 293.8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).

5- Pasuria e llojit Truall + Ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muça.

6- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

7- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

8- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

9- Automjeti tip autoveturë, Marka Audi, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.

10- Subjekti “Fejzulla Çapia” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

The post U ekstradua nga Dubai/ I dënuar me burg përjetë për 3 vrasje, porositi edhe eliminimin e dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini/ Kush është Florenc Çapja appeared first on Albeu.com.

PAMJET/ Si ka ndryshuar Florenc Çapja, nga Dubai në qeli në Shqipëri

By: user 6
2 May 2025 at 21:50

Policia e Shtetit publikoi pamjet e momentit të ekstradimit të Florenc Çapja nga Dubai në Shqipëri. I shoqëruar në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie, Çapja u mor nga forcat RENEA.

Florenc Çapja është një nga emrat më të njohur të botës së krimit. Emri i Florenc Çapjas doli në deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ai dyshohet se i ka ofruar rreth 200 mijë Euro Dumanit për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin një emër të njohur për policinë në Elbasan.

Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, kjo vrasje e porositur nga Çapja po e parealizuar ishte dhënë pasi Sokol Sanxhaktari konsiderohej lidhje e afërt me kundërshtarin e tij, Suel Çelën.

Ndërkohë Çapja është dënuar me burg përjetë si porositës i vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Ngjarja ndodhi teksa Gentian Beqiri ndodhej në arrest shtëpie nga gjykata e Elbasanit.

Autorët përdorën Etien Canin si personin për të hyrë brenda banesës, pasi ai ishte shok fëmijërie me viktimën. Vrasja dyshohet se u porosit për hakmarrje, pasi Gentian Beqiri akuzohej se ishte implikuar në ekzekutimin e Sokol Çapjas, në vitin 2005.

The post PAMJET/ Si ka ndryshuar Florenc Çapja, nga Dubai në qeli në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Nga vrasja e babait dhe të birit për hakmarrje te dënimi me burg përjetë, kush është i shumëkërkuari Florenc Çapja

By: admin
2 May 2025 at 19:28

44-vjeçari i shumëkërkuar i drejtësisë, Florenc Çapja u ekstradua pasditen e sotme nga Dubai drejt Shqipërisë.

Çapja, i cilli njihet si kundërshtar i Suel Çelës, është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoni për të humbur gjurmët.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në “arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Arrestimi në Dubai më 2022 dhe refuzimi i ekstradimit

Gjykata e Apelit në Dubai, me një vendim në shkurt të vitit 2022, rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja për vrasje të dyfishtë. Autoritetet shqiptare paraqitën kërkesën në fillim të vitit 2021 për ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, armëmbajtjes pa leje si dhe pjesëmarrës në krimin e organizuar. Avokatja e tij, Awatif Mohammed, shpjegoi në atë kohë kërkesa ishte refuzuar sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kishin një marrëveshje ekstradimi dhe se Çapja sipas saj, nuk ishte në Shqipëri kur është kryer krimi për të cilin akuzohet.

Hetuesit shqiptarë, në atë kohë, në kërkesën e tyre drejtuar autoriteteve të Dubait theksuan se Florenc Çapja, në vitin 2012 kishte paguar dy vrasës me një shumë prej 50,000 eurosh për të vrarë Nezir dhe Gentian Beqirin. Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja. Policia e Dubait e arrestoi në vitin 2021 dhe 44-vjeçari u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj të atij viti, por i mohoi të gjitha akuzat.

Avokatja shpjegoi gjithashtu se për lirimin e tij gruaja e Florencit kishte paguar 200,000 Dhah, (monedha e Dubait) ose rreth 55 mijë dollarë, dy muaj pas arrestimit. Megjithatë, çështja e tij vijonte të ishte pjesë e hetimit. Vetë Florenc Çapja, i tha gjykatës se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila ishte pjesë e garës së zgjedhjeve në Shqipëri.

SPAK për konfiskimin e pasurive

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në janar 2025 konfiskimin e pasurive të Florenc Çapja, i cili akuzohet edhe se porositi vrasjen Sokol Sanxhaktarit, e dhëndrit të Qazim Sejdinit, pasi dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i tij kriminal.

The post Nga vrasja e babait dhe të birit për hakmarrje te dënimi me burg përjetë, kush është i shumëkërkuari Florenc Çapja appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokën ulur, momenti kur Florenc Çapja mbërrin në Rinas

By: M C
2 May 2025 at 19:12

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga ekstradimi i të shumëkërkuarit Florenc Çapja nga Dubai në Rinas, me forca të larta sigurie.

Çapja, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar për vrasje, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në Rinas.

44-vjeçari , i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve do të dërgohet te blloku i sigurisë “Mine Peza”.

“44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë”-njofton policia.

The post VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokën ulur, momenti kur Florenc Çapja mbërrin në Rinas appeared first on Albeu.com.

Momenti kur Florenc Çapja zbret në Rinas, u ekstradua nga Dubai (Video)

2 May 2025 at 18:10

Pas më shumë se një dekade në arrati dhe i strehuar prej të paktën 7 vitesh në Dubai, Florenc Çapja, një prej emrave më të njohur të botës së krimit, jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në disa vende të botës, më në fund u ekstradua në Shqipëri.

44-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm se porositi një vrasje të dyfishtë dhe i akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mbërriti pasditen e kësaj të premteje në aeroportin e Rinasit, nën masa të rrepta sigurie nga Dubai.

“The Wanted”, e ka koduar Policia e Shtetit operacionin i cili u finalizua me autoritetet emiratase, duke e çuar kështu në 3 numrin e të shumëkërkuarve të mbërritur nga Dubai, pas Julian Mecajt dhe Plarent Dervishit.

Siç shihet edhe në këto pamje, Florenc Çapja zbret nga avioni kokë ulur dhe i rrethuar nga forca të shumta policie. Ai futet në furgon, më pas shoqërohet për në ambientet e burgut.

  • Florenc Çapja, ndryshimi drastik në pamje

Ajo që vihet re në pamjen e tij është një transformim total nga çfarë është shfaqur më parë në foto.

Florenc Çapja, i cilli njihet si kundërshtar i Suel Çelës, është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Florenc Çapja vite me pare

Blutë informuan se “në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”.

“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan. Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas”, njoftoi policia.

Florenc Çapja sot teksa mberrin ne Rinas
  • Kush është Florenc Çapja?

44-vjeçari konsiderohet si një ndër eksponentët më të rëndësishëm të krimit në Elbasan dhe nipi i kreut të bandës së Çapjave, Ardian Çapja. Të dy këta persona, xhaxha e nip janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Posaçme për porositjen e vrasjes së shtetasve Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir që u ekzekutuan në shtëpinë e tyre më 12 gusht 2012.

Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja e tyre është porositur nga Ardjan e Florenc Çapja. Ervis Bardhi e Olsi Leku janë paguar me 50 mijë euro, ndërsa Klajdi Dokli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë banor i lagjes dhe ka vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin nga shtëpia e familjes Beqiri.

Këto informacione ai jua jepte anëtarëve të familjes Çapja, çka solli më vonë dhe krimin e rëndë.

Edhe Etien Cani ka pasur rolin e informatorit. Ditën e ngjarjes ai ka parë nënën e Gentian Beqirit të zbresë nga pallati dhe të shkojë për Pazar dhe mandej ka informuar atentatorët. Veç nënës, janë larguar nga hyrja e pallatit për të qëndruar brenda në makinë dhe dy policët që bënin roje.

  • Atentati i mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit

Gjithashtu, Florenc Çapja alias Çopja akuzohet edhe si porositës i vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Sokol Xanxhaktarit, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, ngjarje e zbardhur nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Në lidhje me këtë ngjarje, mbi Florenc Çapjan alias Çopjan janë ngritur akuzat për veprat penale:“Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”“Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

  • Akuzat edhe për atentatin ndaj Fadil Memës

Florenc Çapja ka një proces të hapur gjyqësor edyhe në lidhje me atentatin ndaj ish-efektivit të Rrugores Fadil Mema. Në lidhje me këtë ngjarje, kolegji i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e Gjykatës së Elbasanit të muajit nëntor të vitit 2019.

Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari i Elbasanit në atë kohë, Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga burgu. Në atë kohë, gjykata u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje. Vendimi për pushim u mor në seancën paraprake, ku gjykata duhet të vendoste kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Vendimi që u mor nga Gjykata e Elbasanit u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit, konkretisht nga gjyqtarja Anita Mici në 14 prill të vitit 2020. Gjykata e Lartë, pas rekursit të Prokurorisë vendosi t’ia rikthejë çështjen Gjykatës së Elbasanit në seancë paraprake për ta rigjykuar.

Fadil Mema i shpëtoi atentatit të vitit 2006 kohë kur ai ishte efektiv i Policisë Rrugore. Ai u qëllua në qytetin e Elbasanit dhe për këtë në atë kohë policia tha se kishte identifikuar si autor Florenc Çapjen. Ngjarja ndodhi në prani të familjarëve të efektivit të policisë, të cilët identifikuan edhe autorin. Fadil Mema u dërgua në spital dhe u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa Florenc Çapja, dy orë pas ngjarjes, u prangos nga policia, por u lirua nga gjykatat.

Por, më 13 mars të vitit 2015 “hasmi” e gjeti Fadil Memën në Torino të Italisë dhe e ekzekutoi me 7 plumba pistolete poshtë shtëpisë së tij, në lagjen Mirafiori, në rrugën Pavese, në moshën 54 –vjeçare. Ai sapo kishte dalë nga shtëpia, siç bënte çdo natë për të shkuar në punë, kur vrasësit, të paktën dy sipas policisë italiane, e pritën me të shtëna armë.

  • Pasuritë e sekuestruara 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të shumëkërkuarit për vrasje, Florenc Çapja. Këto pasuri janë sekuestruar gjatë një hetimi pasuror, të cilat Çapja nuk justifikon dot prejardhjen duke ngritur dyshimet se janë siguruar nga aktivitete kriminale.

Dhjetë pasuritë e sekuestruara përfshijnë toka, ndërtesa, automjete si dhe subjekte ekonomike me veprimtari Bar Kafe e lavazh.

1- Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.

2- Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36.2 m2 , sipërfaqe ndërtese, 25.73 m2 , me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).

3- Pasuria e llojit arë +truall +ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapia).

4- Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2, sipërfaqe ndërtese 293.8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).

5- Pasuria e llojit Truall + Ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muça.

6- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

7- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

8- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

9- Automjeti tip autoveturë, Marka Audi, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.

10- Subjekti “Fejzulla Çapia” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

The post Momenti kur Florenc Çapja zbret në Rinas, u ekstradua nga Dubai (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌