Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

13 July 2025 at 21:44

Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat perëndimore në Tiranë në kërkim të lirisë.

Rreth 3.199 prej tyre u strehuan në ambasadën e Gjermanisë, e cila u kthye në simbol të shpresës dhe rebelimit ndaj frikës.

Në qendër të asaj ngjarjeje që hyri në histori, ishte ambasadori gjerman Werner Daum, një diplomat që zgjodhi të veprojë ndryshe nga udhëzimet zyrtare.

Në një intervistë të gjatë dhe të ndjerë, ambasadori kujton se si mori vendimin të linte derën e ambasadës gjermane pak të hapur, pasi ndjente se populli shqiptar ishte në prag të shpërthimit kundër një regjimi të kalbur dhe mizor.

Ai pa me sytë e tij ndryshimin që po ndodhte në mendjet dhe zemrat e njerëzve, sidomos të rinjve.

Pa autorizim nga Berlini, Daum mbrojti të strehuarit në ambasadë dhe organizoi transportin e tyre drejt Gjermanisë, duke sfiduar njëherësh një shtet që ende përpiqej të ruante kontrollin me dhunë.

“E dija se ishim në rrezik të madh. Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat. Por e ndjeja gjithashtu që kishte ardhur momenti – dhe ajo derë e hapur ishte shkëndija”, tha ai.

Në rrëfimin e tij, ish-ambasadori e përshkruan Shqipërinë e asaj kohe si një teatër absurd ku populli luante nën trysninë e frikës. Ai pranon se ndihma që ofroi nuk ishte vetëm humanitare, por edhe politike – një akt që besonte se do të ndihmonte në rënien e një regjimi që i ngjante më shumë një burgu gjigant.

Werner Daum shprehet se është krenar që ishte pjesë e atij momenti historik.

Ai mbetet një emër i respektuar në kujtesën kolektive të shqiptarëve – një mik që nuk harrohet.

Sot, Shqipëria ecën drejt Bashkimit Europian dhe, sipas tij, ëndrra e atyre mijëra njerëzve që hynë në ambasadë nuk ka qenë e kotë.

“Shqipëria është tashmë pjesë e botës së lirë. Dhe e ardhmja është në duart e brezit të ri”, u shpreh ai në Top Channel.

The post Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat appeared first on Telegrafi.

2 korrik 1990/ Mbushen 35 vite nga hapja e ambasadave, fillimi i fundit të diktaturës

By: user 6
2 July 2025 at 22:57

Më dy korrik 1990 pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë çelën dyert e tyre për ata që donin të iknin nga Shqipëria. Si ndodhi kjo? Si mund të flakej brenda një nate frika gati dyzetë e pesëvjeçare se arratisja ishte tradhëti, dhe tradhëtia ishte një jetë e mjeruar edhe për ata që mbeteshin pas? Dihet konstitucioni ndërkombëtar i territoreve të ambasadave.

Ato janë shtete Brenda shteteve dhe cënimi i territoreve të tyre konsiderohet si cënim kufijsh. Por për çudi asnjë ambasador i akredituar në Tiranë të cilit i qe “dhunuar” territori kombëtar nuk bëri ankesë pranë qeverisë shqiptare për marrjen e masave në mbrojtje të ambasadave.

Përkundrazi. Ambasadori gjerman mori në mbrojtje të “plagosurit” rebelë, pa pranuar që ata t’idorëzoheshin drejtësisë shqiptare. Ditët e ambasadave gjithashtu do të kërkojnë analiza më të thella me zbulim dokumentash të fshehta. Por ngjarjet që pasuan më pas, sidomos skenat e ngjashme si në Kubë, etj…tregonin se skenat e ambasadave, (dikush preferoi të prishtedhe murin e jashtëm dhe me një ‘skodë” të vjetër të fuste me dhjetëra veta brenda), ishin inskenuar më parë.

Hapja e ambasadave/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, ai dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan… | Panorama ONLINE |

Pavarësisht se nga mjetet qeveritare shqiptare të asaj kohe, këto u quajtën mësymje të ”bandavehuligane”, në të vërtetë, sasia e madhe e njerëzve që hynë në ambasadat e huaja atë korrik të vitit 1900 ishte e tillë, që ky term komunist binte vetiu. Ne nuk dimë akoma se kush ishin organizatorët, apo nismëtarët, siç thuhet rëndom. Të tjerët, janë masa gjithëfarësh që nuk mund të përmbahen më. Ato ditët në ambasadat e ndryshme hynë e dolën s’a andej të mposhtur nga lotët e nënave nëpër kangjellat e ambasadave), 4795 vetë.

Nga këta për në Gjermani shkuan 3163 vetë, në Itali 816, në Francë 549, për në Turqi 77, për në Poloni 52, për në Çekosllovaki 51, për në Jugosllavi 6, për në Egjipt 6, për në Bullgari 5, etj. Më pas shumë prej tyre, sidomos atë të vendeve lindore, do të mërgonin drejt SHBA, Kanadasë, Australisë e gjetkë. Të dhënat e fundit tregojnë se shqiptarët kanë mbritur edhe në Iran, Zelandën e re, e Argjentinë. Dy korriku është kthyer tanimë në një datë për të përkujtuar djemtë dhe vajzat, gratë dhe fëmijët që kërkuan tempujt e shpresës duke hyrë në ambasadat e huaja, sepse pikërisht në këtë datë është realizuar një përleshje e ashpër ndërmjet njerëzve të thjeshtë dhe strukturave policore të diktaturës.

Në fakt…

Hyrja nëpër ambasada kish filluar dymbëdhjetë ditë më parë, më datë 20 qershor, kur autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastësisht pranë mureve të ambasadës greke. Më pas, më 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murit të ambasadës gjermane duke e shembur atë. Pas datës 20 qershor deri në 6 korrik ka pasur kapërcime muresh thuajse në të gjitha ambasadat e huaja, ku veçohet kapërcimi i ambasadës turke, me anë të makinës së plehrave që në një farë mase konsiderohej një spektakël.

2 korrik 1990! 32 vite nga hapja e ambasadave për shqiptarët, aty ku nisi fundit i regjimit komunist - Shqiptarja.com

Përveç ambasadës kineze dhe kubaneze, të cilat nuk i pranuan bujtësit, duhet thënë se të gjitha ambasadat e tjera reflektuan një bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet të harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nëpër ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas datës 2 korrik, por kjo hyrje është bërë lehtësisht nën vëzhgimin e policisë, e cila për disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte më.

Çfarë ndodhi pas Popajve

Pas Popajve legjendarë të ambasadës italiane, tentativa e parë për kapërcimin e mureve u bë në ambasadën greke dhe gjermane. I pari që tentoi të kapërcente muret e ambasadës greke ishte një banor nga Narta e Vlorës, të cilin policët arritën ta kapnin pikërisht ndërsa përgatitej të gjente tangjenten fatale të lartësisë së murit, dhe duke e tërhequr me forcë, pasi e shtrinë përtokë, e goditën rrufeshëm me grushte dhe shkelma derisa i ra të fikët.

FOTO HISTORIKE/ Sot 35-vjetori i hapjes së ambasadave. Ja kush ishte heroi i asaj dite? - Sociale

Akoma edhe sot nuk është bërë ende publik emri i njeriut nga Narta për të cilin muri që kishte ëndërruar si limit shpëtimi u kthye papritur në një qeli burgu ose në një mur pushkatimi. Gjithashtu, një tentativë grupi për të hyrë në ambasadën gjermane kishte dështuar. Duhet shënuar se ato ditë thuhej që në “ambasadën franceze ka mundur të hyjë një njeri”, por kjo gjë qarkulloi në formën e legjendës, pa u konfirmuar ndonjëherë saktësisht. Gjatë këtij dhjetëditori u synuan edhe disa ambasada të tjera në rrugët më të përshtatshme, por pa rezultat.

Goditja e parë, 20 qershor

Autobusi fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj, më datë 20 qershor të vitit 1990 në orën 07.40, pasi kishte çuar në punë gratë punëtore të xhenios, u drejtua për tek ambasada greke, duke ndaluar në murin anësor të saj. Brenda, përveç Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas një tentative për kapërcim kufiri në Tropojë, së bashku me gruan shtatzënë dhe djalin e vogël, ishte dënuar me dhjetë vjet burg. Ndërsa gruaja me punë korrektonjëse. Pasi hapën kapakun e sipërm të autobusit, ata kapërcyen murin rrethues, duke u bërë kështu dy banorët e parë të kozmosit të ndaluar deri atëherë.

2 korrik 1990! 32 vite nga hapja e ambasadave për shqiptarët, aty ku nisi fundit i regjimit komunist - Shqiptarja.com

Më 28 qershor në ambasadë hyri edhe gruaja e Mondit së bashku me fëmijët. Por, si u përgatit aksioni i hyrjes. “Një ditë më parë unë isha takuar me Leonidhën (shefi i sigurimit të ambasadës) në hotel ‘Dajti’, ku e kisha parashikuar për herë të dytë pikësynimin tim përfundimtar. Pasi më parë e kisha takuar te pishinat, – thotë Bujari. – Në këtë takim të dytë Leonidha më tha se ‘për t’ju dorëzuar, nuk ju dorëzojmë kurrë, por data e nisjes suaj do të varet nga rrethanat e zhvillimeve të mëvonshme’. Kështu, të nesërmen, me të mbërritur në ambasadë, dy të rinjtë morën kontakte me personelin dhe gjithçka u rakordua brenda pak minutave.

“Ndërkaq, nga territori i ambasadës gjermane kapërcyen dy të rinj të tjerë, Ardi dhe Bimi, të cilët pasi kaluan murin rrethues të gjermanes, u hodhën përsëri për tek grekja, – thotë ai. – Ambasadori gjerman mbërriti menjëherë në ambasadën greke duke na thënë se kush dëshironte të qëndronte tek ai, mund të vinte menjëherë, por ne na premtuan në ambasadën greke për kushte të mira, banesë dhe punë sapo të vinim. Kështu që qëndruam të gjithë atje”. Ndërkaq, në kryeqytet kjo ngjarje bëri një bujë të jashtëzakonshme si te njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe në instancat qeveritare.

2 korrik 1990

Mbahet mend se në Teatrin Kombëtar, ndërsa po vihej afishja që paraqiste shfaqjen e një komedie të re, njëra nga aktoret më të njohura të vendit, Eva Alikaj, u tha me zë të lartë organizatorëve: “Hiqeni fare afishen e komedisë, sepse tani të gjithë shqiptarët janë duke vuajtur fatin e tyre të zi dhe ata nuk mund të detyrohen të qeshin përpara kësaj gjendjeje”.

E pabesueshmja në ambasadën gjermane

Pa u lënë frymë strukturave të shtetit të organizoheshin, më 2 korrik muri i ambasadës gjermane u shemb nga një skodë në të cilën ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe fëmijë. Përpara turirit të makinës ishin vendosur thasë rëre, ndërsa sipër saj, në formën e ushqimeve paraprake, kishin marrë edhe disa dele. Megjithëse gjithçka ishte planifikuar me hollësi, ndodhi që muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. Kështu që pas goditjes së tij, shumë nga të pranishmit u gjakosën në fytyrë dhe në trup.

2 korrik 1990, 30 vjet nga rrëzimi i murit shqiptar - Gazeta Fjala

Ashtu të gjakosur ata kapërcyen murin e shembur, duke shënuar kështu kuotë të re për shembjen e diktaturës. Duhet thënë se brenda në ambasadë ndodhej një grup të rinjsh, pasi Ivi së bashku me shokët e tij kishin kapërcyer murin më parë. Por..Në ambasadën turke arratisja u krye në mënyrë spektakolare, nëpërmjet makinës së plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerëz të veshur si punëtorë të komunales zbarkuan në ambasadën turke duke shënuar një të papritur të re. Më pas, së bashku me të ardhurit e tjerë që kishin hyrë më parë, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morën vizat tranzit për në Greqi dhe natën e fundit fjetën në hotel “Arbëria”, ku duke pritur mëngjesin nuk vunë gjumë në sy.

Dita e rrallë 2 korrik 1990…

Hyrja më 2 korrik u realizua në orët e mbrëmjes nëpërmjet një përleshjeje të vërtetë midis njerëzve që donin të iknin dhe forcave policore, që kishin marrë detyrë të ndalonin me armë hyrjen në ambasada. Në këtë përleshje pati edhe shumë të plagosur, por qarkullojnë fjalë edhe për një numër enigmatik të vdekurish. Nga ana tjetër, njerëzit e policisë arrestonin pjesëmarrës të ndryshëm dhe i fusnin në makina, të cilat nxitonin nëpër rrugë, por edhe sot e kësaj dite asnjëri nuk e di destinacionin e tyre.

Zbulimi pas 3 dekadash: Sigurimi i Shtetit në vrasjen e 17-vjeçarit, në Ambasadën gjermane më 2 korrik 1990 - Politika

“Unë shikoja që nga kangjellat e ambasadës greke këtë luftë të vërtetë dhe mund të them se njerëzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin nëpër makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku përfundonin,” thotë një përfaqësues i trupit diplomatik. Në dëshmi duhet shtuar se dy kameramanë të policisë së fshehtë filmonin të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve në këtë përleshje.

Ditët që pasuan..

Ishte dhënë një urdhër tjetër, me anë të të cilit të gjithë ata që donin të hynin ishin krejtësisht të lirë për ta bërë këtë gjë. Madje, nën sytë e policisë njerëzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer në shtëpi për të ngrënë drekë ose për t’u lënë ndonjë porosi pjesëtarëve të tjerë të familjes. Kishte edhe raste kur njerëzit që kalonin andej rastësisht, pa ndonjë dëshirë për t’u futur në ambasada, ngacmoheshin prej policit përkatës: “Në qoftë se do të hysh, kapërce nga pjesa anësore e murit”.

Dyndje e jashtëzakonshme dhe…

Në ambasada kishte një dyndje të jashtëzakonshme. Kuptohet që vështirësia ishte më e madhe për furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte një numër më të kufizuar, kushtet konsideroheshin më komode. Kështu, në ambasadën gjermane dhe italiane kishte më shumë probleme në ndarjen e ushqimeve, por duhet thënë se përkushtimi i personelit të mbetur (një pjesë e madhe e punonjësve të ambasadave ishin larguar) ishte në shkallën maksimale.

Gazeta gjermane në përvjetorin e eksodit shqiptar kujton historinë e Ervisit, e emëruar në krye të Filarmonisë së Bonn-it – KultPlus

Ndërsa në ambasadat turke, franceze, greke, çeke etj. ishte më e lehtë për të përballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonjëherë ndodhte që refugjatët e ambasadës greke ndihmonin të afërmit në ambasadën fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe, sepse pastaj nuk na lejonin më – thotë Edmondi. Dita gjithsesi ishte më lehtë për t’u kaluar, kurse nata më e vështirë. Ndodhte që natën policia e fshehtë shqiptare ngjitej në kangjellat e ambasadës duke u folur individualisht njerëzve që qëndronin aty.

“Arbenit i ka vdekur nëna”, “Iliri ka motrën të sëmurë” , ose “Dilni, sepse ata kanë vendosur t’ju bëjnë sapun, njëlloj si dikur në kampet e përqendrimit” etj. etj. Përveç kësaj, ndonjëherë vinin njerëzit e shtëpisë të nxitur nga shteti, të cilët u bënin thirrje të afërmve për të dalë. Në të gjitha rastet ne ishim të vendosur të qëndronim, por kishte ndonjë që edhe dilte për arsye të ndryshme, – thotë Edmondi.

Në ditën e finales së madhe

Ndeshja finale Gjermani-Argjentinë për herë të parë në kryeqytetin sportdashës të Shqipërisë u përcoll me një interes të paktë nëpër familje. Zërat e njerëzve ishin mekur plotësisht nga zhvillimet e fundit dhe shumë pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shënua goli i gjermanëve, tek-tuk u dëgjua ndonjë britmë entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte orët e tij më të vështira. Por pikërisht që nga ambasada gjermane papritur oshëtinin zërat e të ngujuarve që thërrisnin “Gjermani, Gjermani”.

FOTO HISTORIKE/ Sot 35-vjetori i hapjes së ambasadave. Ja kush ishte heroi i asaj dite? - Sociale

Dhe në çastin e golit ky entuziazëm arriti kulmin. Atëherë njerëzit që banonin në qendër dolën në rrugë dhe më shumë sesa ndeshjen e futbollin dëgjonin oshëtimat e të ngujuarve, me shpresën e kotë se mund të dallonin zërat e të afërmve. Atë ditë i gjithë kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrën e Gjermanisë, po në atë masë sa ç’mund të ishte me Italinë, Greqinë, Francën, Çekinë, Turqinë etj., po qe se do të luanin në finale.

Me sytë nga atdheu!

Në mëngjes, që pa gdhirë dita, autobusët u ngarkuan me refugjatë duke u nisur drejt Durrësit. Njerëzit e tjerë, familjarë ose të afërm, kishin bllokuar trotuaret e rrugës Kombinat-Plepa, duke pritur përfundimin e enigmës, por papritur u dha një urdhër që autobusët të kalonin nga rruga tjetër drejt Durrësit, duke parakaluar Laprakën. Me gjithë këtë devijim, edhe ato pjesë të rrugës ishin mbushur plot e përplot me familjarë të të ikurve. Në Maminas autobusët janë ndalur përreth çerek ore.

2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…” – Memorie.al

Gjatë kësaj ikjeje refugjatët hiqnin bluzat, orët, unazat etj. të cilat i hidhnin rrugës me ndonjë mbishkrim të thjeshtë, si “Nënës sime si kujtim”, duke shkruar gjithashtu ndonjë adresë. Ndonjëherë thonë se në Tiranë, ku ashtu si kudo ekzistojnë vjedhjet dhe plaçkitjet, po të humbi diçka nuk e gjen kurrë më. Por atë ditë ndodhi krejt ndryshe. Atë ditë kur kombi kishte humbur një pjesë të ndërgjegjes së tij, sendet e tjera apo florinjtë nuk kishin vlerë.

Atë ditë nuk humbi asgjë, sepse të gjitha sendet mbërritën brenda ditës në destinacionet e adresuara. Njerëz që trokisnin nëpër dyer për të sjellë sendet e gjetura, pëshpëritnin me lot në sy fjalët: “Kërkoja një shenjë të tim biri, por gjeta një letër të djalit tënd dhe duke e shtrënguar në gjoks, qava njëlloj si për fëmijët e mi”. Iknin me sy të nga atdheu! /telegraf.al

The post 2 korrik 1990/ Mbushen 35 vite nga hapja e ambasadave, fillimi i fundit të diktaturës appeared first on Lapsi.al.

Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

5 June 2025 at 16:42

Për herë të fundit, në Spaç u protestua në vitin 1973 dhe regjimi i Enver Hoxhës u përgjigj me pushkatime dhe dënime të reja me punë të rëndë në minierat e bakrit. Pesë dekada më vonë, nën diellin përvëlues të të enjtes së parë të qershorit, ish-të burgosur politikë dhe familjarët e tyre u ngjitën […]

The post Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist appeared first on Reporter.al.

“Berisha adhuronte Enver Hoxhën”/ Kokalari: Ja pse refuzova ofertën e Saliut për nënkryetare e PD-së

22 May 2025 at 11:14

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila nga një mbështetëse e Sali Berishës, gjatë kohës kur ai nisi turin e Foltoreve dhe përplasjet me Lulzim Bashën, është kthyer në një kundërshtare të tij, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se qëllimi i saj është pastrim total i mentalitetit komunist, shkatërimin e plotë të kupolës së regjimit post-komunist. Kokalari shkruan se Berisha, që ishte një student i babait tim në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, adhuronte Enver Hoxhën.

“Këtë që bëj për PD-në, nuk është për karierë politike, ndryshe do kisha pranuar pozicionin e nën-kryetarit kur Berisha ma ofroi përpara Kuvendit të 2022. Këtë e ka pranuar vetë Berisha publikisht në një intervistë të dhënë disa vite më pare”, shkruan Kokalari.

Postimi nga Evi Kokalari

Me shumë respekt dua t’ju kujtoj atyre që më shkruajnë privatisht se “është Sali Berisha ai o budallenj”, se vij nga ajo familje që juve j’u dha dhe Enver Hoxhën dhe Musine Kokalari, plus 20-të tjerë që nga frika e forcës së tyre intelektuale, kushëriri i madh i persekutoi deri në palcë. Në ndryshim, Sali Berisha, që ishte gjithashtu një student i babait tim në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, ai – pra Berisha – adhuronte kushëririn e madh në një kohë që shumica jonë, fut këtu dhe tim atë, ishim distancuar dhe larguar nga vëmëndja e kupolës komuniste të vendit dhe fokusoheshim tek mbijetesa e brezave.

Ndosha ai është Sali Berisha për ju o budallenjtë, por gjërat nga ku qëndroj unë, duket ndryshe, shumë ndryshe, dhe për t’u shprehur super qartë, për mua është një element shtesë që duket qartë që duhet luftuar. Këtë që bëj për PD-në, nuk është për karierë politike, ndryshe do kisha pranuar pozicionin e nën-kryetarit kur Berisha ma ofroi përpara Kuvendit të 2022. Këtë e ka pranuar vetë Berisha publikisht në një intervistë të dhënë disa vite më parë.

Ajo që dua të bëj nuk është vetëm për PD-në, por për vendin, dhe e ndjejë obligim në këtë pikë të mbaroj ç’ka nisën kushërinjtë e mi: pastrim total të mentalitetit komunist, shkatërimin e plotë të kupolës së regjimit post-komunit, dhe pse jo shkatërrimin e Partisë së Punës së Shqipërisë, që është akoma në ekzistencë sot dhe kësaj dite. Nëse dikush ka takatin, energjinë dhe pasionin tim, të dal dhe ta marrë PD-në dhe ta kryesojë këtë luftë, por nëse do thoni se nuk ju lë Berisha, ju nuk jeni për këtë punë. Në këtë pikë ka vetëm një rrugë: Vetëm përpara dhe gjithmon djathtas!

The post “Berisha adhuronte Enver Hoxhën”/ Kokalari: Ja pse refuzova ofertën e Saliut për nënkryetare e PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste – makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

27 April 2025 at 18:21

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë së fundmi një detaj interesant nga historia e Shqipërisë gjatë periudhës komuniste.

Përmes një postimi, ai ka zbuluar makinën më luksoze që qarkullonte në vend gjatë asaj kohe — një “ZIS 110”, model sovjetik i prodhuar për elitën komuniste.

Sipas Fevziut, kjo makinë nuk ishte thjesht simbol i luksit të rrallë në Shqipërinë e izoluar, por kishte edhe një rol të rëndësishëm diplomatik: ajo priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov gjatë vizitës së tij në vend në vitin 1959.

“Një makinë e veçantë, që për kohën përfaqësonte kulmin e luksit dhe fuqisë. Ishte përdorur për të pritur Hrushovin dhe delegacionin sovjetik,” shkruan Fevziu, duke publikuar edhe fotografi të makinës.

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë përballeshin me mungesa ekstreme, makina të tilla mbeteshin pasqyrë e privilegjeve që gëzonin udhëheqësit e regjimit./Telegrafi/

The post Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste – makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov appeared first on Telegrafi.

Shqiptarët kujtojnë Marie Tuçin, “gruan e jashtëzakonshme” që duroi tortura për besimin e saj

18 April 2025 at 09:09

Marie Tuçi ishte vetëm 22 vjeçe kur vdiq nga tuberkulozi në vitin 1950, pasi kishte vuajtur tortura për një vit e dy muaj në burg në duart e komunistëve të vendosur për të thyer besimin e saj të krishterë. Me origjinë nga Mirdita në veri të Shqipërisë, ajo studionte në manastirin e Motrave Françeskane Stigmatine […]

The post Shqiptarët kujtojnë Marie Tuçin, “gruan e jashtëzakonshme” që duroi tortura për besimin e saj appeared first on Reporter.al.

Berisha nuk harron zakonin e vjetër, i ‘thur lavde’ Enver Hoxhës: Ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

16 April 2025 at 21:19

Në një takim me mbështetësit në Njësinë 5 në Tiranë, lideri i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për pasurim të paligjshëm dhe ndërtim të një vile luksoze mbi tokë të zaptuar, duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha.

Berisha tha se, ndonëse Enver Hoxha ishte diktator, nuk e kishte regjistruar kurrë vilën në emrin e tij, ndërsa Rama, sipas tij, ka ndërtuar një saraj me përmasa të mëdha, pavarësisht se kishte deklaruar shuma të vogla parash në fillim të karrierës politike.

“Ne kemi pasur diktatorin më të egër të Europës të pas Luftës së Dytë Botërore. Por të themi të vërtetën, ja ku ka një shtëpi 3-4 katëshe. Nuk e regjistroi në emrin e tij, jo. Nderoi një vilë me oborr nja 2 mijë metër, kurse pasardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra, me kopsht park 5800 metra kur kishte deklaruar në zyrën e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Kaq ishin kur ai na u bë me saraje, me kopsht, me të gjitha dhe njëherë e shoqja thotë e bëri me ‘Kurbanin’, njëherë thotë i mora në emigracion. Ua vodhi shqiptarëve.

Pra, këta janë armiq, armiq të egër tanë. Ajo që Donald Trump u tha amerikanëve, u kërkoj çdo shqiptari ta mendojë, ai u tha amerikanëve se më i rrezikshëm se Kina, se Rusia, shtete që kanë 8-9 mijë bomba nukleare, është armiku ynë i brendshëm.

Po cili pushtim e zbrazi Shqipërinë sa ky pushtim? A e dini ju që ne kaluam 5 shekuj pushtim osman por erdhëm një nga tre kombet më të mëdha në rajon?

Kjo është e vërteta. Unë nuk dua të lavdëroj kurrë pushtimet, por këtë që na bëri ky këtë 10-vjeçar nuk na e ka bërë kurrë asnjë pushtim në histori. Dhe të mos i themi këtij armik? Ky është armiku më i keq që kemi pasur,” – tha Berisha.

The post Berisha nuk harron zakonin e vjetër, i ‘thur lavde’ Enver Hoxhës: Ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij appeared first on Sot News | Lajme.

40 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

By: Kult Plus
11 April 2025 at 10:29

Periudha 40 vjeçare e udhëheqjes së tij në Shqipëri, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit.

Shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe si ministër i Mbrojtjes.

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, kurse më 11 prill 1985 ai ndërron jetë.


Në një ceremoni madhështore Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku iu bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

Periudha 40 vjeçare e udhëheqjes së tij në Shqipëri, karakterizohet me akuza dhe mbështetje, derisa një palë e shohin si hero, pala tjetër e akuzojnë për eliminime të kundërshtarëve politikë, dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe sigurimi i shtetit.

Hoxha ka lindur më 16 tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Ai ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij./ KultPlus.com

“A je nipi i Enver Hoxhës?”/ Ja si i përgjigjet Ramës ministri i Brendshëm

21 March 2025 at 10:31

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë ka pyetur ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai është vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha. Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës dhe se më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin se sa me ish-diktatorin Enver Hoxha. Opozita vazhdimisht e ka konsideruar Hoxhën nip të ish-diktatorit.

Rama: Ti je ketej nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej…. Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.

Ervin Hoxha: Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.

Edi Rama: Po ti je realisht nipi i Enver Hoxhës?

Ervin Hoxha: Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin. I falet doktorit ky gabim…

Edi Rama: Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…

Ervin Hoxha: E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe ketë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën.

The post “A je nipi i Enver Hoxhës?”/ Ja si i përgjigjet Ramës ministri i Brendshëm appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Rama e pyet nëse është nipi i Enver Hoxhës, ja si i përgjigjet ministri i Brendshëm

By: Ardit
19 March 2025 at 13:50

Gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka pyetur Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai ishte vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha sikundër është akuzuar shpesh nga opozita dhe Sali Berisha në mënyrë të veçantë. Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës […]

The post VIDEO/ Rama e pyet nëse është nipi i Enver Hoxhës, ja si i përgjigjet ministri i Brendshëm appeared first on BoldNews.al.

“Më mirë të jesh një derr se sa një fashist”: Shënime për filmin ‘Porco Rosso’

26 February 2025 at 12:08

Nuk është aspak një ndodhi e rrallë të marrësh një libër për politikën bashkëkohore e të hasësh në të faqe që kritikojnë individualizmin me pështirëninë dhe urrejtjen më të madhe ndaj tij. Do lexosh shpesh se njeriu nuk është një ishull, se njeriu lind dhe mund të lulëzojë vetëm brenda një shoqërie, i lidhur brenda […]

The post “Më mirë të jesh një derr se sa një fashist”: Shënime për filmin ‘Porco Rosso’ appeared first on Reporter.al.

Persekutimi i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në Shqipërinë e Enver Hoxhës

20 February 2025 at 12:16

Anton Pashku e kaloi jetën në Jugosllavi, por ishte në Shqipëri ku ai shkaktoi zemërim. Një shqiptar i Kosovës, Pashku ishte një pionier i antinovelës në letërsinë shqipe, duke hedhur poshtë konventat e njohura të romanit. Duke vepruar kështu, ai sfidoi realizmin socialist të sanksionuar nga shteti të Shqipërisë nën diktatorin stalinist Enver Hoxha, i […]

The post Persekutimi i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në Shqipërinë e Enver Hoxhës appeared first on Reporter.al.

Një vështrim vizual mbi vazhdimësinë e bunkerëve në relievin shqiptar

19 February 2025 at 17:20

Bunkerët – këto struktura të braktisura të mbetura nga koha e komunizmit gjenden kudo përgjatë relievit shqiptar – përgjatë rivierës, mes kodrave, apo dhe fushave të hapura. Prej vitesh ata kanë tërhequr vëmendjen e turistëve, gazetarëve dhe vizitorëve të huaj, disa prej tyre të interesuar në historinë e vendit apo të Luftës së Ftohtë, e […]

The post Një vështrim vizual mbi vazhdimësinë e bunkerëve në relievin shqiptar appeared first on Reporter.al.

“T’i djegin me zjarr”- Fjalimi famëkeq i Enver Hoxhës me 6 shkurt 1967 dhe nisja e luftës së ashpër ndaj fesë! Çfarë thuhej në urdhrin me shënimin “Tepër sekrete”

10 February 2025 at 12:57
Para 58 vitesh në Shqipëri nisi lufta ndaj fesë që u manifestua më shkatërrimin e më shumë se 2 mijë objekteve të kultit dhe persekutimin e besimtarëve e klerikëve të të gjitha feve. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit solli dje në kujtesë fjalimin e diktatorit Enver Hoxha më 6 shkurt të

Dëshmia e rrallë në hetuesi e truprojës të ish-kryeministrit Shehu: Kur doli Mehmeti nga takimi me Enver Hoxhën, ishte bërë për të ardhur keq, dyllë i verdhë në fytyrë! U mbyll brenda dhe…

9 February 2025 at 07:25
Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë 18 dhjetor i vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e

Plumba kundër lirisë: Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit

7 February 2025 at 09:00

Harris Murana ishte një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme kur u plagos gjatë përplasjeve me policinë në protestat e para kundër regjimit komunist shqiptar në qytetin e Shkodrës më 2 prill 1991. Murana ishte një nga rreth 60 protestuesit e plagosur. Katër të rinj u vranë – Bujar Bishanaku, Arben Broci, Besnik Ceka dhe […]

The post Plumba kundër lirisë: Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit appeared first on Reporter.al.

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

29 January 2025 at 14:29
Më 23 janar të vitit 1946 u arrestua një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, Musine Kokalari. Pas kësaj date nisi një kalvar i gjatë vuajtjesh për këtë intelektuale, e cila konsiderohet edhe si disidentja e parë e regjimit komunist. Musine Kokalari lindi në 10 shkurt 1917 në Adanë të Turqisë. Tre vite pas

“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

26 January 2025 at 22:50

Analisti i njohur Ilir Demalia ka ndarë së fundmi detaje tronditëse nga jeta e tij dhe e familjes, duke përshkruar përballjet me Sigurimin e Shtetit, arrestimet, përgjimet dhe ndryshimet e sistemit në Shqipërinë e viteve ’90.

Në një intervistë në TopChannel, Demalia tregoi sesi Sigurimi i Shtetit kishte rekrutuar dy studente për ta përgjuar dhe si ai parashikoi vdekjen e diktatorit Enver Hoxha.

“U ktheva në Kinostudio. Binaku mori pafajësinë, unë punoja, lyeja me bojë te antibiotiku. Aty takoj dy goca. Ishin gjimnaziste të Partizanit dhe bënin praktikë, emrat nuk i them por janë në dosje. I kishte rekrutuar Sigurimi. Njëra më quajti Keith Richards, ndërsa unë i thashë se gjithmonë më kanë krahasuar me John Lennon. Ishim në rrugën e Durrësit unë, im vëlla dhe Agim Kubati, me flokët e drejta si Beatles,” rrëfeu ai.

Demalia përmendi gjithashtu një episod nga viti 1984, kur parashikoi fundin e regjimit.

“I dhashë një libër të ndaluar njërës prej tyre dhe i thashë se ky regjim do të bjerë. Bibla dhe Kurani thonë se një regjim nuk zgjat më shumë se 45 vjet. Ose do të bjerë regjimi, ose do të vdesë diktatori. Kjo është e dokumentuar në dosje,” shtoi ai.

Ai tregoi edhe për momentet kritike kur Sigurimi i Shtetit rihapi dosjet e tij dhe të familjes pas arrestimit të një personi që dha deklarata të rreme ndaj tyre.

“Në atë moment, dosja ime fillon me akuza si përhapja e literaturës së ndaluar, promovimi i Fishtës dhe tentativa për arratisje,” përfundoi Demalia.

The post “Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin appeared first on Telegrafi.

“Ekspozitë për jetën private të Hoxhës e Xoxes”- Propozimet e AIDSSH për bashkëpunimin me “Vila 31 x Art Explora”

By: S. H
20 January 2025 at 14:17

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkon të bashkëpunojë me Shoqatën që administron “Vilën 31”, e njohur sot si “Vila 31 x Art Explora”. Kryetarja e AIDSSHsë, Gentiana Sula, thekson se bashkëpunimi merr një rëndësi të veçantë për shkak të rolit historik të kësaj vile.

Ajo ka shërbyer fillimisht si banesë e pronarëve të përndjekur dhe më pas si rezidencë e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhës, dy prej figurave kryesore të regjimit diktatorial në Shqipëri. “Si kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kam një propozim të hapur për bashkëpunim me shoqatën që administron “Vilën 31”, e njohur si ‘Vila 31 Art Explora’. Kjo vilë ka një histori të pasur, duke qenë fillimisht banesa e pronarëve të përndjekur dhe më pas rezidenca e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhës. Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha ishin dy nga figurat kryesore të regjimit komunist në Shqipëri, ku rolet e tyre në shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë janë të dokumentuara gjerësisht”,- shkruhet në reagim.

Gentiana Sula argumenton më tej se, “Koçi Xoxe, si ministër i Brendshëm, drejtonte ishSigurimin e Shtetit, një organ që u bë sinonim i represionit dhe terrorit gjatë viteve të para të komunizmit. Nën drejtimin e tij, Sigurimi i Shtetit zhvilloi fushatat e para të mëdha kundër ‘armiqve të klasës’, duke përdorur metoda si arrestime pa gjyq, tortura dhe ekzekutime. Xoxe ishte i njohur për zellin në zbatimin e politikave të Hoxhës, duke i dhënë një fytyrë të errët regjimit të ri në Shqipëri. Nga ana tjetër, Enver Hoxha ishte udhëheqësi suprem i Shqipërisë komuniste dhe arkitekti kryesor i politikave që përcaktuan fatin e vendit për dekada. Ai personalisht nënshkruante vendimet dhe platformat që çonin në shtypjen e opozitës, kolektivizimin e dhunshëm dhe izolimin e Shqipërisë nga bota. Dokumentet historike tregojnë se Hoxha shpesh miratonte me dorën e tij arrestime, dënime të rënda, tortura dhe madje ekzekutime, duke treguar përgjegjësinë e tij direkte për krimet e regjimit komunist”, shprehet Gentiana Sula. Në vijim të reagimit, Sula propozon disa hapa për të pasuruar përvojën e vizitorëve në këtë vend historik.

Ajo propozon “organizimin e një ekspozite të përkohshme që eksploron jetën private të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes në kontekstin e rolit të tyre drejtues dhe urdhërues në survejimin, kontrollin, përndjekjen dhe terrorin e ushtruar nga Sigurimi i Shtetit; Mbajtja e workshop-eve dhe seminareve mbi ndikimin e diktaturës në kulturën dhe artin shqiptar, duke theksuar propagandën dhe censurën; Krijimi i materialeve informuese për të dhënë një pasqyrë më të plotë të periudhës së komunizmit në Shqipëri; Shtimi i tureve të specializuara, me histori dhe dëshmi të bazuara në dosjet e Sigurimit, për një edukim historik më të thelluar.

“Vila 31 x Art Explora”, u çel një pak ditë më parë për publikun. Në ceremoninë e organizuar për hapjen e rezidencës artistike “Vila 31 x Art Explora”, kryeministri Edi Rama vlerësoi projektin e realizuar nga arkitektët francezë, të cilët e kanë transformuar këtë hapësirë me fantazi, në një hapësirë që ka një program diametralisht të ndryshëm nga ai që ishte më parë.

The post “Ekspozitë për jetën private të Hoxhës e Xoxes”- Propozimet e AIDSSH për bashkëpunimin me “Vila 31 x Art Explora” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dëshmia e rrallë e inxhinierit: Pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe…

12 January 2025 at 07:32
Nga Fahri Musliu “Kërpudha beton’, rreth 600 mijë, simbol i së kaluarës së tmerrshme. Nëse sot, në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti me një dhomë gjumi
❌
❌