(Fragment nga një letër e pabotuar e Lasgush Poradecit)
As një detyrë qoftë ajo sado e vështirë, sado kundërshtonjëse s’mund të na ndalojë – s’DUHET të na ndalojë në qëllimin t’onë. Mos harro, se qëllimi jonë, – (ne, të cilët pat qënë shkruar të jemi fatosët mistikë në tempullin e IDESË, të IDESË që shpirtëzon… përmban… dhe rilind jetën e gjithësisë), – është: DESTINI jonë. DESTINI jonë na URDHËRON, me një urdhër IMPERIOS, t’i çfaqim botës idenë t’onë. T’i-a çfaqim, dyke i-a IMPOZUAR me dy mënyra të njëshme. Ata, që janë para-lindur ose pàs-edukuar për kuptimin e idesë s’onë, e kanë pranuar impozimin vetvetiu, pá e ndjerë si një element të TË RI të vetëvetes; po atyre, të cilët, – të greminë-udhëhequr (jo të udhë-hequr!) gjithënjë as prej paralindjes ose pasedukimit, po vetëm prej GJYSMALAKËRISË së qënjes së tyre së mos-qënur, d.m.th. prej mëndjes së tyre të cekët, prej zemrës së tyre së cekët, prej vullnetit të tyre të cekët, prej trupit të tyre të cekët, mendje, zemër, vullnet dhe trup ku VEGJETON (jo JETON) një shpirt PA DASHURI për idenë, PA DASHURI për jetën, PA DASHURI PËR DASHURINË VETË…, – atyre, ne do t’i-a u IMPOZOJMË idenë… IMPOZIMËRISHT, do t’i-a u ngulim në shpirt me fuqinë mposhtëse të saj, do t’i RILINDIM me gjeniun rilindës të DRITËS SË MADHE ku po përvëlohemi. Gjeniu jonë, është gjeniu i racës shqipëtare. Raca shqipëtare, për ne, është gja ku që na këndon nër dej, dyke na falur IMPULSIN E VEPËRIMIT. Impulsi i vepërimit t’onë është REALIZIMI I IDESË s’onë. IDEJA JONË, është MUNDIMI dhe PËRPJEKJA jonë e palodhur, e pa dëshpëruar, e padëshpëruarshme…për të bërë VETËVETEN dhe për të bërë TË TJERËT dita-me-ditën MË TË MIRË… MË TË PASTËR… MË TË NDRITUR… QËLLIMI FUNDOR (FINAL) I IDESË S’ONË, ËSHTË DRITA E PËRJETËSISË! Për këtë DRITË GAZMORE, na duhet – e di ç’na duhet??? Studentërija, d .m.th. STUDIMËRIJA e përjetëshme! Ja, kjo është UDHA – Udha e ZOTIT – së CILËS duhet t’i bjemë PAS! Në KËTË udhë DO MË KESH, SHOK TË SHPIRTIT! “Janë të pakë ata që na kuptojnë” thua në poshtallkën t’ënde të 14 Janarit??? Ha!!, i dashuri im!! Të pakët qofshin, ose të shumë, ne do t’i-u rrëfejmë IDENË t’onë, UDHËN t’onë, të gjithëve!! Ata, që do na kuptojnë “para-lindursisht” ose “pas-edukimërisht”, janë T’ANËT!!; ata që s’do na kuptojnë “gjysmalakërisht” ose “vegjetimërisht” janë T’ANËT!!: t’anët, Ha!!. IMPOZIMËRISHT!! Sepse ZOTI, kur s’”dashuron” – IMPOZON. Dhe kur impozon ZOTI, domethënë se ZOTËRON ZOTËRIJA. Dhe zotërija, domethënë: ZOTËSIJA!!
*Marrë nga faqja në Facebook e bijës së Lasgushit, Marie Lasgush Poradeci
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije, Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…
E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim: Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë… Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë… Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi… Zotëroj më katër anë errësira… Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…/KultPlus.com
(At Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi dhe Asdreni)
Në këtë fotografi të rrallë ruhen jo vetëm katër figura madhore të letërsisë dhe mendimit shqiptar, por edhe vetë fryma e një epoke që ndërthurte traditën dhe modernitetin, besimin dhe dritën laike, shkollën perëndimore dhe frymën kombëtare. Nga e majta: At Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi dhe Asdreni – katër shtylla të mendimit dhe fjalës së shkruar shqiptare.
Fishta, me petkun françeskan, përfaqëson epopenë e kombit në vargje, zërin e përbashkët të gojëdhënave dhe moralit qytetar; Lasgushi me poezinë simbolike dhe lirikën filozofike, sjell shpirtin e thellë ballkanik në formën më të rafinuar europiane. Koliqi, i shkolluar në Itali, do të mishërojë reformën arsimore, themelimin e prozës moderne shqiptare dhe hapjen drejt Perëndimit, ndërsa Asdreni, poeti i himnit kombëtar, është zëri i mërgimit dhe i pavarësisë, që lidhi Rilindjen me brezat pasues.
Ata rrezatojnë dinjitet, kulturë, përfaqësim kombëtar dhe vetëdije historike. Ky është imazhi i Shqipërisë së viteve ’30 – një vend i vogël, por me mendimtarë të mëdhenj, ku letërsia, feja, arsimi dhe atdhedashuria bashkëjetonin si ura që lidhin epoka.
Pas vitit 1945, kjo trashëgimi u ndërpre me dhunë, shumë prej tyre u përndoqën, u heshtën apo u fshinë nga historia zyrtare. Por sot, kjo foto na kujton se nuk mund të ketë e ardhme pa dialog me traditën, pa kujtesë dhe pa nderim për ata që ndërtuan themelet shpirtërore të identitetit tonë kombëtar.
Le të rikthejmë vlerat, fjalën e urtë dhe dritën që ata përfaqësonin në jetën tonë publike dhe arsimore./ KultPlus.com
Më kërko kur ndjen që të rrëshket një pikë lot. Më kërko kur në vetmi shtrin dorën tënde në boshllëk. Më kërko kur muzika bashkohet me shpirtin tënd. Më kërko kur mendja jote është bosh, Pa ëndrra, pa dashuri …. Më kërko dhe unë do të të marr përdore, E do të çoj në botën time. Plot emocione të ëmbla dhe buzëqeshje. Më kërko, unë jam këtu për ty./KultPlus.com
Ishe vogeloshe…isha mituri… Kur me dole mbudhe, ti moj lumja ti! Vinte perendimi me te vagelluar Pa m’i shtire tines ata syt’ e shkruar. Ata syt’ e shkruar, syte moj te fjetur, shtate vjet me-radhe t’i kam pershendetur. Kur me pe se pari, more-e m’u largove, Kur me pe se dyti, more-e m’u afrove, Kur me pe se treti, more-e me pushtove, Te putha ne gushe, ti m’u turperove, Papo ule kryet e shkove vajtove./ KultPlus.com
Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt një ligjëratë me temën “Zog i qiejve – Lasgush Poradeci ndërmjet pikturës dhe poezisë”.
Veprimtaria u organizua nga Komisioni i Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave, dhe u moderua nga gazetarja Anisa Ymeri.
Studiuesja e artit Suzana Varvarica solli në vëmendjen e të pranishmëve vlerësimin që i ka bërë Lasgushit, shkrimtari i madh Ismail Kadare.
“Gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm, më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur… Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister”, shkruante Kadareja.
Varvarica theksoi se Lasgush Poradeci në vitet ’30 të shekullit XX ishte poeti më i njohur shqiptar. Vargjet e tij poetike lexoheshin ethshëm nga rinia studentore e kohës. Më tej, studiuesja paraqiti një vështrim të shpejtë mbi kohën e jetës së Lasgush Poradecit dhe në kohët e krijimtarisë së tij në artet pamore, të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme për poetin artist. Këto kohë përfshijnë krijimtaritë e kryera gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Rumani, Austri, Shqipëri në vitet ’40 e në vijim.
Studiuesja e njohur spikati në ligjëratën e saj fijet që i lidhin zhanret e artit të Lasgushit me njëri-tjetrin. Ajo vuri në dukje se të gjitha subjektet e personazheve femërore që pikturoi e vizatoi, e gjejnë psikën e tyre në vargjet e derdhura në poezitë e cikleve “Ylli i zemrës” dhe “Zemra e ime”, duke mos i anashkaluar të gjitha ciklet e tjera të botuara në veprat madhore të poezive filozofike dhe baladave.
Gjatë ligjërimit u lexuan poezi të Poradecit nga e bija, Maria Gusho dhe moderatorja Anisa Ymeri.
Ligjërata u mbyll me diskutimet për persekutimin e heshtur dhe indiferentizmin shtetëror ndaj personalitetit të tij si doktor i shkencave filozofike dhe si një poet brilant i ndjenjave njerëzore të derdhura në vargje, ku psikologjia njerëzore është kryefjala e tyre./atsh/KultPlus.com
Lasgush Poradeci, shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shpirtin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit”.
Përveç poezive, Lagushi ka lënë si testament edhe këshilla për poetët.
Maria Poradeci, vajza e Lasgushit, pati ndarë dikur me ndjekësit e saj në Facebook një pjesë ku Lasgushi flet për poezinë dhe poetët.
“Poezia është hyjnore. Prandaj kur shkruan poezi, duhet ta kesh shpirtin të shenjtëruar. Çdo poezi, duhet të jetë një xhevahir dhe xhevahir duhet të jetë çdo varg i saj dhe çdo fjalë e saj. Prandaj poezi mund të shkruash vetëm pak, se ku t’i gjesh gjithë ata xhevahirë?
Mos ki frikë se ke shkrojtur gjatë jetës tënde vetëm dhjetë poezi. Frikë të kesh po të kesh shkrojtur njëqind poezi.”
Ri mbështetur në tryezë Ndaj më shpesh e ndaj më rrallë, Pa vjen malli të më ndezë Zjarr në zemër, zjarr në ballë.
Asohere dyke pritur I marr tëmbëlat nër duar E qëndroj krye-venitur Me vështrim në kraharuar.
Sbret një yll prej lartësije, Një të ndritur shkrepëtime — Pasi flakë e posi hije Ajo ryn në zemër t´ime.
E kuptoj me shpirt të sosur Si kullon dale-nga-dale, E si fjalës së palosur M´i hap kindën e një pale…
Unë qit një psherëtitje, Thyem pak e zë të shkruaj, Dhe më shkon më një pulitje Kur një dit´ e kur një muaj.
Mëndjen t´ime-e merr dëshira, Ndjej në gjit një këngë gjaku, M´i fal syrit plot çudira Këjo odë varfanjaku:
Këjo oda s´ka mënyrë Ku të kryet, ku të nisë Ndaj më ndrin si në pasqyrë Drita e Përjetësisë.
Po çudi tani më fal-ti, Zjarr, që djeg në shkrepëtimët! Dyke ngjitur për së nalti Fërfëllon një flakë-a himët…
Me kullim të pashteruar Ajo del prej vetes s´ime, Del nga shpirt´ i përvëluar Nër një mijë shkëndijime.
E si shkoj që prej së felii, Ç´ m´u verbosnë-o! syt´e mija? U nxi dheu?… U shua qjelli?… U bë natë gjithësija?… S´është gjë: veç yll´i vetë, Më s´më djeg në kraharuar: Unë shoh me gas të qetë Këngëzën e përvëluar./KultPlus.com
Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal. Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina. Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina, Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t’u fal.
E si shkon me hap të matur, më pushton një dhëmshuri: Do të tretem të kullohem në kalim të këmbës s’ate, T’i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.
Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim, Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote. Të të shtroj nga dhëmbja ime një çudi prej pikash lotë, Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj’ e dëshirim.
Të m’a shkelish hije- letë! të m’a shkelish mes për mes! Të të shoh si më lëkundesh me sy fjetur e fatuar, Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar, E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes. / KultPlus.com
Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli, Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri. O, ç’ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj? Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg… Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg; E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori, O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot… Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot! Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas, Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas. Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim, E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im; Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes, Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes: Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak, N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak; S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a thënc: Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem menc./KultPlus.com
Lasgush Poradeci, shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shpirtin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit”.
Përveç poezive, Lagushi ka lënë si testament edhe këshilla për poetët.
Maria Poradeci, vajza e Lasgushit, pati ndarë dikur me ndjekësit e saj në Facebook një pjesë ku Lasgushi flet për poezinë dhe poetët.
“Poezia është hyjnore. Prandaj kur shkruan poezi, duhet ta kesh shpirtin të shenjtëruar. Çdo poezi, duhet të jetë një xhevahir dhe xhevahir duhet të jetë çdo varg i saj dhe çdo fjalë e saj. Prandaj poezi mund të shkruash vetëm pak, se ku t’i gjesh gjithë ata xhevahirë?
Mos ki frikë se ke shkrojtur gjatë jetës tënde vetëm dhjetë poezi. Frikë të kesh po të kesh shkrojtur njëqind poezi.”
Nuk është aspak një ndodhi e rrallë të marrësh një libër për politikën bashkëkohore e të hasësh në të faqe që kritikojnë individualizmin me pështirëninë dhe urrejtjen më të madhe ndaj tij. Do lexosh shpesh se njeriu nuk është një ishull, se njeriu lind dhe mund të lulëzojë vetëm brenda një shoqërie, i lidhur brenda […]