Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia sekuestron celularët e Elvis Rroshit dhe të katër personave të tjerë, dyshohen për korrupsion në zgjedhje

18 May 2025 at 15:34

Policia e Shtetit njoftoi të dielën, më 18 maj, se në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore ka ushtruar kontroll fizik në banesat e pesë shtetasve të dyshuar, mes tyre edhe ish-kryetari socialist i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, pasi dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas policisë, kontrollet janë ushtruar në bashkëpunim me oficerët […]

The post Policia sekuestron celularët e Elvis Rroshit dhe të katër personave të tjerë, dyshohen për korrupsion në zgjedhje appeared first on Reporter.al.

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

11 May 2025 at 06:37

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore […]

The post Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja appeared first on Reporter.al.

FOTOLAJM/ Sali Berisha shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë, premton “statusin”

By: Oldi
5 May 2025 at 13:49

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka surprizuar gjatë takimit të tij në qytetin e Bulqizës. Ai ka veshur një kokore, gjatë takimeve që ka pasur me qytetarët. Berisha në fjalën e tij tha se qeverisja e PD do të rregullojë statusin e minatorit. “Do rregullojmë statusin e minatorit. Do të kujdesemi për shëndetin e […]

The post FOTOLAJM/ Sali Berisha shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë, premton “statusin” appeared first on BoldNews.al.

Berisha i drejtohet Ramës: Do marrësh përgjigjen që meriton në 11 maj

By: user 11
26 April 2025 at 21:16

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “të tepërt në pushtet për çdo minutë që kalon”. Berisha tha gjatë fjalës së tij se më 11 maj qytetarët do t’i japin Ramës përgjigjen që meriton. Ndërsa më tej, Berisha akuzoi drejtues lokalë dhe zyrtarë të qeverisë për pasurim të paligjshëm dhe vjedhje të taksave publike.

“Le të marrim drejtorët e bashkisë të ‘5D’. Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë taksa të qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me qeveritarë ndërtonin hotele më të kushtueshme të Shqipërisë. Pra miq, nuk është e rëndësishme mosha, është e rëndësishme karakteri, nderi dhe dinjiteti i personit. Nuk ka më të rrezikshëm se ata të rinj që janë të çmendur mbas parasë, mbas pasurimit të paligjshëm, mbas përvetësimit të pasurive tuaja. Nuk ngopen kurrë ndaj dhe zgjedhjet janë për tu ndarë me ta. Por nga ana tjetër theksoj këtu se, politika nuk është si teknologjia. Teknologjia ndërron, ndaj dhe ndërrojnë dhe telefonat.

Politika është e vjetër, është mijëra vjeçare, është arti i ndikimit mbi njerëzit dhe i përmirësimit të jetës së tyre.
Njeriu është njeri. Ata që tentuan të krijojnë njeriun e ri, ata përfunduan në kalendat e historisë. Por në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar që kur ka dalë nga primitivizmi ka mbetur njeri i virtyteve, njeri i integritetit dhe i dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet. 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton. Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prap, unë e kuptoj që ai nuk ngopet. Shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë. Ndryshim, ndryshim, është radha jonë. Fitore, fitore,” tha Berisha.

The post Berisha i drejtohet Ramës: Do marrësh përgjigjen që meriton në 11 maj appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Noka takim me tregtarët: Programi i PD do të ringjallë ekonominë

19 April 2025 at 19:41

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar takime me qytetarët në Korçë dhe ka parë nga afër gjendjen në tregun e fruta-perimeve. Noka shprehet se tregu ngjan me një shkretëtirë dhe tregtarët kanë mbledhur në arkat e tyre vetëm qindarka.

Ai thekson se pas 11 majit do të vendoset taksa e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë dhe biznesi i vogël me 180 milionë lekë të ardhura do të ketë zero taksime. Noka u bëri thirrje tregtarëve që të votojnë numrin 1, si një zgjidhje për ekonominë dhe familjen e tyre.

“Pas 11 majit, shqiptarët me qeverinë e Partisë Demokratike do të kenë politika lehtësuese. Do të vendoset taksë e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë. 10% taksa e sheshtë për pagën, 10% për çdo të ardhur mbi pagat. Biznesi i vogël mbi 180 milionë lek të ardhura do të ketë zero taksime. Profesionet e lira do të kenë ZERO TAKSIME. Do të krijohet prodhimi “Made in Albania”, për të konkuruar jo thjesht me tregun rajonal por me tregun ndërkombëtar.

Ky është vizioni i Partisë Demokratike. Ky është një premtim për qeverisjen e Partisë Demokratike, pas 11 majit. Të gjithë fermerët siç e patë, na dhanë fjalën. Do të votojnë 1-shin. Edhe tregtarët po ashtu, premtojnë që do të votojnë 1-shin, si zgjidhje për ta, për ekonominë e tyre, për familjet e tyre, për Korçën dhe të gjithë Shqipërinë. 1 shat!”, tha Noka.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Noka takim me tregtarët: Programi i PD do të ringjallë ekonominë appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Takimi rradhës me diasporën në Brescia të Italisë

11 April 2025 at 11:51

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka njoftuar për takimin e radhës me diasporën. Lideri i opozitës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se takimi i rradhës me dasporën do të jetë më 13 prill në Brescia të Italisë.

Postimi i Plotë i Berishë:

“Të dashur miq, më 13 prill, ora 16:00 zhvillojmë takimin e radhës me diasporën në Brescia të Italisë!

Të gjithë bashkë t’i bashkohemi “Shqipërisë Madhështore”

Teatro Clerici, Via San Zeno 168”

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Takimi rradhës me diasporën në Brescia të Italisë appeared first on Sot News | Lajme.

“Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”/ Berisha: Balluku ka menaxhuar mbi 12 mld euro, janë investuar vetëm 1.3

4 April 2025 at 13:31

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur nga selia blu mbi strategjinë e financimit të premtimeve të partisë, ndërsa ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku për keqmenaxhim të fondeve të investimeve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se faturat totale të investimeve që Balluku, të cilën e etiketoi si “Lubi Balluku” ka menaxhuar në vitet e fundit arrijnë në 12 miliardë euro. Megjithatë, sipas tij, nëse shqyrtohen objektet një nga një, vlera reale e investimeve nuk kalon 1.3 miliardë euro.

“Ju do gjeni se nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka patur në përdorim këto vite, ajo shkon 12 mld euro. Por nëse kontrollohen një për një objektet e investuara, ato nuk kushtojnë kurrë më shumë se 1.3 mld euro”, theksoi ai.

“Fondi do të mjaftojë pa asnjë lloj dyshimi dhe do të ketë projekte më të fuqishme në punët publike se gjer më sot,” u shpreh ai. Berisha theksoi se në qendër të përpjekjeve të PD-së do të jetë lufta pa tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, duke shtuar se kjo luftë do të garantojë të gjitha burimet financiare për të mbajtur premtimet e partisë.

The post “Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”/ Berisha: Balluku ka menaxhuar mbi 12 mld euro, janë investuar vetëm 1.3 appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshime teknike të Kodit, PS-PD ‘humbasin’ shansin të bëjnë reformë zgjedhore

17 February 2025 at 07:37

Kuvendi pritet të miratoi këtë javë disa ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Këto ndryshime prekën vetëm aspekte teknike të ligjit duke lënë jashtë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për çështje të ndjeshme si transparenca e financimeve në fushatë dhe depolitizimi i procesit. Ndryshimet e miratura me konsensus […]

The post Ndryshime teknike të Kodit, PS-PD ‘humbasin’ shansin të bëjnë reformë zgjedhore appeared first on Reporter.al.

Plumba kundër lirisë: Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit

7 February 2025 at 09:00

Harris Murana ishte një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme kur u plagos gjatë përplasjeve me policinë në protestat e para kundër regjimit komunist shqiptar në qytetin e Shkodrës më 2 prill 1991. Murana ishte një nga rreth 60 protestuesit e plagosur. Katër të rinj u vranë – Bujar Bishanaku, Arben Broci, Besnik Ceka dhe […]

The post Plumba kundër lirisë: Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit appeared first on Reporter.al.

Qeveria vendos zgjatjen e afatit të dokumenteve të identifikimit për emigrantët

5 February 2025 at 14:43

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tregoi edhe shifrat se sa shqiptarë përfitojnë nga ky vendim. “Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit […]

The post Qeveria vendos zgjatjen e afatit të dokumenteve të identifikimit për emigrantët appeared first on Reporter.al.

KQZ e rreshton partinë e Tom Doshit me mazhorancën

28 January 2025 at 11:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi këtë të martë se si do ndahen komisionerët e partive politike që do të administrojnë zgjedhjet e 11 majit. Pa debate dhe pretendime nga partitë politike, KQZ përcaktoi se dy nga anëtarët e KZAZ do të propozohen nga Partia Socialiste, po kaq edhe Partia Demokratike. Nga një anëtar do të […]

The post KQZ e rreshton partinë e Tom Doshit me mazhorancën appeared first on Reporter.al.

Foto nga paparazzi/ Deputetja Jorida Tabaku plot sharm edhe në të përditshmen

By: S. H
19 January 2025 at 12:35

Mund ta cilësojmë Jorida Tabakun, si një prej zonjave më elegante që politika shqiptare ka. Gjithnjë plot stil dhe sharm, deputetja e Partisë Demokratike, na ka treguar se kur vjen puna për t’u dukur në stil, nuk bën kompromise.

Si një imazh që preferon mos të eksperimentojë shumë me veshjet që zgjedh, duhet thënë se gjithnjë atë e kemi listuar tek personazhet e veshur më mirë në radhën e politikanëve. Përgjithësisht e kemi parë mbi taka dhe me veshje klasike, duke plotësuar kështu imazhin e saj si deputete në Kuvendin tonë.

 Por duket se edhe e përditshmja e saj, nuk ndryshon shumë nga imazhi që ajo ka vendosur të mbajë prej vitesh. Edhe në një ditë të zakonshme, deputetja e selisë blu, shfaqet po njësoj, ku nuk mungon kombinimi dhe natyrisht takat e larta. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë disa foto, ku Tabaku shfaqet në Tiranë, larg detyrës së saj si deputete.

E veshur me një fustan të zi deri tek pupla dhe një xhaketë të shkurtër të zezë, ajo duket se ka konfirmuar edhe njëherë shijen e mirë që ka për veshjet. Me një palë çizme të gjata me takë të lartë, Jorida ka plotësuar kështu pamjen e saj klasike. Duke parë këto imazhe, përforcojmë bindjen tonë, se ajo mbetet ndër zonjat më sharmante të Parlamentit, duke shkëlqyer në çdo dalje të saj.

Në fokusin politikë, të shpeshta i ka daljet publike, por për sa i përket jetës private, deputetja preferon që të jetë më e distancuar. Në deklaratat e pakta që ka pasur, ajo është fokusuar tek angazhimi si nënë e tre fëmijëve të vegjël dhe sfidat që mëmësia ka për një nënë në karrierë. Por përtej gjithçka që ajo bën, si grua, nënë dhe deputete, Tabaku duket se nuk heq dorë asnjëherë nga dëshira për t’u dukur bukur. Dhe mund ta themi me plot gojën, që ia ka dalë, si në sallën e Parlamentit, ashtu edhe në të përditshmen e saj.

jorida tabaku (1)jorida tabaku (3)jorida tabaku (4)jorida tabaku (5)

The post Foto nga paparazzi/ Deputetja Jorida Tabaku plot sharm edhe në të përditshmen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Deputeti Asllan Dogjani, në GJKKO për akuzat e fshehjes së pasurisë

10 January 2025 at 14:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO), pasi është marrë zyrtarisht i pandehur.

Dogjani akuzohet nga SPAK për fshehje të pasurisë. Seanca e parë e gjyqit të tij u shty për ditën e sotme.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi kërkesën për gjykim ndaj Dogjanit.

Deputeti akuzohet për veprën penale “deklarim i rremë i pasurisë”, lidhur me një apartament që ai ka përfituar dhe nuk e ka deklaruar siç kërkohet nga ligji.

The post Deputeti Asllan Dogjani, në GJKKO për akuzat e fshehjes së pasurisë appeared first on Sot News | Lajme.

“Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore

8 January 2025 at 08:09

Në seancën e fundit plenare të dhjetorit, mazhoranca socialiste miratoi ligjin “Për anulimin e masave administrative”, i cili parashikon shfuqizimin e gjobave të vendosura nga 1 janari i vitit 2015 deri më 30 nëntor të vitit 2024, kryesisht për ndërtimet pa leje për banim dhe në bujqësi në zonat rurale. Po ashtu, ligji parashikon anulimin […]

The post “Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore appeared first on Reporter.al.

Shqipëria në 2025: Zgjedhje parlamentare, por pa ‘alternativa’

6 January 2025 at 08:47

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, ku Partia Socialiste në pushtet pritet të fitojë sërish, pasi forca kryesore opozitare, Partia Demokratike, është përfshirë në një krizë të gjatë, me përçarje midis grupeve rivale brenda partisë që kanë sjellë ndryshime në udhëheqje. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, Sali Berisha, një figurë […]

The post Shqipëria në 2025: Zgjedhje parlamentare, por pa ‘alternativa’ appeared first on Reporter.al.

“Berisha ka elektrizuar mbështetësit”- A do të arrihet qeveria teknike? Gjekmarkaj: Ja strategjia që kemi për të fituar zgjedhjet

28 December 2024 at 17:41
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka folur për ngjarjet e fundit politike dhe protestat e opozitës. Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, Gjekmarkaj u shpreh se pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha ka “elektrizuar” mbështetësit e tij, duke krijuar një mobilizim të ri

Kaloi natën në QSUT pasi humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj del nga spitali

By: gsh
24 December 2024 at 10:39

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet, Agron Gjekmarkaj, pasi ka kryer të gjithë ekzaminimet ka dalë nga spitali.

Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme kaloi natën në QSUT.

PD dhe Sali Berisha pretendojnë se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë, ndërsa Policia e Shtetit i mohoi këto denoncime.

Gjekmarkaj u transportua në spital, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si dhe deputeti Tritan Shehu e vizituan.

Deputeti deklaroi se iu mor fryma, ndërsa shprehet se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit.

“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.

The post Kaloi natën në QSUT pasi humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj del nga spitali appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌