Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Tri ditë pas lirimit të Dani Alvesh nga burgu, bashkëshortja e tij njofton se është shtatzënë! Modelja: Kam pësuar tri aborte më parë

By: gsh
31 March 2025 at 20:47

Vetëm tri ditë pasi Dani Alves u shpall i pafajshëm për një rast përdhunimi dhe u lirua nga paraburgimi ky qëndroi të paktën 14 muaj, partnerja e tij, Joana Sanz, ka dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, modelja spanjolle, bashkëshortja e futbollistit brazilian, ka ndarë një tekst dhe video prekëse me ndjekësit e saj, duke treguar rrugën e vështirë që kaloi me dy fekondime in vitro dhe tre aborte, para se t’ia dilte mbanë të mbeste shtatzënë.

“Nuk doja të ndaja asgjë derisa u bë plotësisht e qartë, por vendosa ta bëj për të gjitha ato që po luftojnë për fëmijë”, ka shkruar Sanz në positmin e saj.

Joana Sanz alvez (1)

Ajo e përshkroi presionin shoqëror që ka përjetuar që në moshën 22-vjeçare me pyetjen “kur do të bësh fëmijë?”, duke theksuar se sa e frikshme mund të jetë kjo për një grua.

“Me kalimin e viteve, kam parë shoqet e mia të bëhen nëna dhe rrjetet sociale të mbushen me bebe. Nuk është shaka kut thoni ‘koha juaj po mbaron’. Ka kaq shumë injorancë për moshën riprodhuese dhe sa e vështirë është të mbetesh shtatzënë,” shtoi ajo.

Gruaja e Dani Alves zbuloi se në moshën 27-vjeçare, megjithëse ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pësoi tre aborte.

Joana Sanz alvez (2)

“Kam bërë teste për gjithçka, por nuk munda të gjej ‘pse’. Po më mundonte zhgënjimi”, ka rrëfyer ajo.

Sipas saj, humbja e nënës dy vite më parë ia intensifikoi ndjenjat e vetmisë, derisa mësoi lajmin e mirë për shtatzëninë. “E di që mamaja ime ma ka dërguar që të mos jem më vetëm, që të gjej forcë dhe ta kem atë pas kaq ngjarjesh”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se gjykata ka liruar Dani Alveshin nga akuzat për sulm seksual, pasi ai u dënua pak më shumë se një vit më parë.

Sipas gazetës Sport, tre gjyqtarët që ishin në këtë çështje gjetën një seri boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash në fakte dhe vlerësimi gjyqësor.

Joana Sanz alvez (3)

Fillimisht, Alvesh u dënua për përdhunim dhe u dënua me 4.5 vjet burg, pas një gjyqi që zgjati disa javë për të përfunduar.

U desh më shumë se një vit që çështja të arrinte në gjyq, me brazilianin që kaloi 14 muaj në paraburgim.

Pas dënimit, Alvesh vendosi një garanci me kusht që thuhet se kapte vlerën e rreth 1 milion euro dhe që atëherë jeton në Katalonjë, megjithëse atij i është mohuar leja për t’u larguar nga vendi ndërsa apeli i tij ishte në proces.

Joana Sanz alvez (2)

joana sanz zJ’aimerai être en été toute l’année ! Campagne @hateia_official Photographe @laure.stefanini Mannequin @joanasanz Make up & hair @leamarin__ @mklhagencysanz joana

The post FOTO/ Tri ditë pas lirimit të Dani Alvesh nga burgu, bashkëshortja e tij njofton se është shtatzënë! Modelja: Kam pësuar tri aborte më parë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Do të bëhen së shpejt prindër të një djali, jeta e re yllit të Kombëtares, Myrto Uzuni dhe partneres së tij në Spanjë

By: gsh
29 March 2025 at 21:41

Ata janë ndër çiftet më të dashura për publikun, ndonëse kanë preferuar që në media të ruajnë një profil të ulët. E kemi fjalën për Myrto Uzunin dhe Uarda Hysenin, që prej disa vitesh po shijojnë një histori të bukur dashurie.

Çifti, është në ditët e fundit të pritjes së fëmijës së tyre të parë. Uarda dhe Myrto, zbuluan pak kohë më parë që janë në pritje të djalit të tyre të parë. Përgjatë gjithë shtatzënisë, partnerja e sulmuesit të Kombëtares, ka preferuar që të ruajë një profil të ulët, duke preferuar që mos të postojë foto apo video.

myrto uzuni uarda hyseni (8)

Por në ditët e fundit, ajo mesa duket ka bërë publik edhe setin fotografik të fundit përpara se bebi të vijë. Ashtu si mund të dallohet edhe nga fotot, çifti ka pozuar së bashku, ku të gjithë vëmendjen e ka pasur barku i rrumbullakosur i Uardës. Kujtojmë se disa muaj më parë, dyshja e zbuloi në stadium se bebi që do të vinte ishte djalë. Që prej asaj dite, Uzuni vijon me angazhimin e tij me Kombëtaren, por edhe në Spanjë, ndërkohë që Uarda e shoqëron në Spanjë, ku këtë herë është shkëputur nga gjithçka për të shijuar kohën e shtatzënisë, por edhe për t’u përshtatur pak me vendin.

myrto uzuni uarda hyseni (9)

Daljet në media, modelja i ka pasur të rralla, por ajo ka ndarë me publikun historinë sesi është njohur me Myrton.

“Jemi njohur shumë rastësisht prej një tavoline të përbashkët prej një shoqërie të përbashkët dhe jam gjendur rastësisht në atë tavolinë dhe nuk e kisha menduar kurrë. Nuk e njihja, nuk ndiqja futboll zero, nuk kisha lidhje. E mora vesh në tavolinë, po nuk kisha ikur për atë. U prishën pak planet për dasmën prej Europianit, por mendoj kur të bëhet bebi 1 vjeç do ta bëjmë”.

myrto uzuni uarda hyseni (7)

Në rrjetet sociale, çifti postonte shpesh copëza nga e përditshmja e tyre, ku udhëtimet e luksit dhe dhuratat e shtrenjta janë pjesë e jetës së tyre. Pak muaj më parë, dyshja zbuloi edhe lajmin e shtatzënisë, në një festë që ashtu si i ka hije një ylli të futbollit, u bë në stadium. Në stadium, mes miqve dhe familjarëve ata zbuluan gjininë e fëmijës.

myrto uzuni uarda hyseni (3)

Kudo në rrjete sociale qarkullon videoja e momentit të bukur, ku të ndodhur në një fushë futbolli së bashku me partneren e tij, Myrto shënon gol e në atë moment kudo shfaqet ngjyra blu, duke treguar se çifti janë në pritje të një djali. Padyshim ky mund të quhet si goli më i mirë në karrierë për sulmuesin, i cili do të ketë një motivim ekstra për të ardhmen. E përpara se bebi të vijë në jetë, këto foto janë edhe kujtimi i fundit i shtatzënisë së Uardës.

myrto uzuni uarda hyseni (1)myrto uzuni uarda hyseni (4)myrto uzuni uarda hyseni (6)

The post Do të bëhen së shpejt prindër të një djali, jeta e re yllit të Kombëtares, Myrto Uzuni dhe partneres së tij në Spanjë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pasi u shpërfytyrua nga motrat Berisha me shishe qelqi, Klea Prenga nis lidhje të re dashurie?! Prapaskenat, si nisi sherri pas romancës së blogeres me burrin biznesmen të Marinelës

By: S. H
29 March 2025 at 10:41

Historia e motrave Berisha dhe Klea Prengës është duke u trajtuar në dyert e Gjykatës. Javën që lamë pas, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Marinela dhe Antonela Berishën.

Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove. Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Por teksa telashet për motrat Berisha nuk kanë të përfunduar, Klea Prenga nuk i ndal postimet në rrjetet e saj sociale. Këtë herë blogerja kishte udhëtuar në Barcelonë.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se, në fakt, ajo ka nisur një lidhje të re dashurie, pas asaj që kishte me ish-partnerin e Marinelës dhe se tashmë historia e saj me dy motrat ka përfunduar, bashkë me lidhjen që kishte me biznesmenin, me të cilën Marinela ka një fëmijë.

Në postimet e saj, ajo është shfaqur gjithnjë e vetme, por fansat nuk kanë qëndruar indiferent, duke komentuar se, në fakt, në këtë udhëtim ajo shoqërohet nga një mashkull. Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici në 16 tetor pasi më shumë se dy muajsh në kërkim. Gjatë seancës gjyqësore Marinela Berishaj kërkoi falje dhe mëshirë duke u shprehur se është nënë me një fëmijë 2 vjeç.

“Jam në një bashkëjetesë dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, ka thënë ajo. Para togave të zeza ajo është shprehur po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, tha Marinela Berishaj para gjykatës.

Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berishaj, ka dëshmuar se sipas tyre ato kanë qenë në restorant për të darkuar dhe janë provokuar nga Klea Prenga. Antonela kërkoi ndjesë publike dhe është shprehur e gatshme për të bërë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar Klea Prengën të rehabilitohet fizikisht.

The post Pasi u shpërfytyrua nga motrat Berisha me shishe qelqi, Klea Prenga nis lidhje të re dashurie?! Prapaskenat, si nisi sherri pas romancës së blogeres me burrin biznesmen të Marinelës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Nga Lady Gaga tek…”- Billie Eilish tregon se cilët janë artistët e saj të preferuar

By: S. H
29 March 2025 at 10:33

Ndërsa po bën një pushim nga turneu i saj botëror “Hit Me Hard and Soft”, i cili filloi në shtator 2024 dhe do të vazhdojë në Suedi në prill 2025, Billie Eilish  zbuloi se cilët janë artistët dhe krijuesit e saj të preferuar.

Këngëtarja nëntë herë fituese e Grammy-it, në një intervistë të fundit me YouTuber-in Quenlyn Blackwell, u pyet për njerëzit që  rendit si kryesues në kategori të ndryshme.

Kur u pyet për reperen femër që ajo e konsideron më të mirën, Eilish u përgjigj pa hezitim: “Nicki Minaj është, padyshim .

Lidhur me këngët që shërbejnë si “himn të jetës” për të, Billie përmendi disa hite më të vjetra të Lady Gaga:

“Sinqerisht, unë dëgjoj shumë Gaga të vjetra, si poker Face, komentoi ajo gjëja ime tani, GndroUY” .

Megjithatë, kur erdhi koha të përgjigjej për aktorin më të mirë të të gjitha kohërave, Eilish nuk mundi të zgjidhte vetëm një dhe zgjodhi dy nga të preferuarit e saj, Steve Carell dhe Jake M. Johnson.

Diskutimi u shtri edhe në botën e transmetuesve, ku këngëtarja pranoi se nuk e ka të qartë se kush bie në sy.

Unë i njoh disa, por nuk e di se çfarë është e mirë apo e keqe për asnjërin prej tyre. E vetmja që më vjen në mendje është…” Blackwell e ndërpreu atë, duke përmendur emrin e Kai Senat, e cila ka mbi 7 milionë abonentë në YouTube. Eilish ra dakord, duke komentuar: “Ai është i madh”.

The post “Nga Lady Gaga tek…”- Billie Eilish tregon se cilët janë artistët e saj të preferuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shkak tradhtia? Si përfundoi lidhja e Mirlind Dakut me modelen! Historia e shkurtër e dashurisë së futbollistit të Kombëtares dhe lidhja e re Vesa Vllasaliut në SHBA

By: S. H
29 March 2025 at 09:58

Jeta e saj private ka qenë në qendër të mediave rozë. Pas kalvarit që kaloi me ish-të fejuarin Mërgim Berisha, Vesa u duk se rigjeti dashurinë. Pas akuzave që përfunduan edhe në Gjykatë, historia me futbollistin u mbyll, por Vesa nuk hoqi dorë nga futbollistët.

Dy muaj më parë raportuam për lidhjen e saj me Mirlind Dakun. Por mesa duket gjithçka u mbyll shumë shpejt. Dy javë më parë, modelja fluturoi për në New York, ku edhe u vu re prania e një mashkulli në postimet e saj në rrjetet sociale. E tashmë, është vetë Vesa që ka publikuar foto e përqafuar me një mashkull, duke preferuar që mos ta zbulojë imazhin e mashkullit që ka përkrah.

vesaNuk dihet se kush është djaloshi në fjalë, por ajo që dihet me siguri është fakti se tashmë modelja ka një lidhje të re. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shkruhet se është pikërisht ky raport i ri, që e ka larguar Vesën nga Mirlindi.

Vesa Vllasaliu

Deri më tani, vetë ish-banorja e “Big Brother” ka preferuar që mos të ketë asnjë prononcim në lidhje me këtë histori të re dashurie, duke preferuar që të shijojë gjithçka sa më larg zhurmës mediatike.

Vesa Vllasaliu Mirlind Daku

Dy muaj më parë, ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.

vesa vllasaliu mergim berisha

Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private. Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re.

vesa vllasaliu edona berisha

Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar. Ish-banorja e “BBVK” së fundi ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku ka treguar se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”– ka shkruar Vesa krahas fotos.

vesa vllasaliu mergim berisha3

Mesa duket modelja tashmë ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj, duke rigjetur sërish dashurinë. Ndonëse mbishkrimi në foton e postuar në Instagram nxiti aludimet se tashmë ka të reja në jetën personale të Vesës, nuk dihet nëse modelja ka nisur një lidhje të re dashurie apo jo. Në intervistat që Vesa ka dhënë, ka qenë shumë e ashpër jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me familjarët e saj. Madje në një rrëfim ajo është shprehur se kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

vesa vllasaliuvesa vllasaliu mergim berisha2

 

The post Shkak tradhtia? Si përfundoi lidhja e Mirlind Dakut me modelen! Historia e shkurtër e dashurisë së futbollistit të Kombëtares dhe lidhja e re Vesa Vllasaliut në SHBA appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, thyen heshtjen Ben Affleck! Aktori zbulon arsyen e vendimit për t’u divorcuar: Nuk do të martohesh me një kapiten anijeje nëse…

By: gsh
26 March 2025 at 14:51

Aktori Ben Affleck ka thyer heshtjen pas ndarjes së tij nga Jennifer Lopez duke zbuluar dhe arsyen e vërtetë që fshihet pas divorcit të tyre të shumëpërfolur.

I intervistuar nga GQ, Ben është shprehur: “Nuk martohesh me kapitenin e një anijeje nëse nuk të pëlqen të udhëtosh nëpër dete”.

Historia e dashurisë me Jennifer Lopez ishte një lloj sage. Ben dhe Jen u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2003 ‘Tough Love’ dhe ishin në një lidhje së bashku midis viteve 2002 dhe 2004, pothuajse duke u martuar.

Dasma e tyre u anulua vetëm katër ditë para ceremonisë, jozyrtarisht për shkak të “vëmendjes së tepërt të medias”.

Dhe kishte pasur një përçarje mes të dyve. Të dy u takuan përsëri 20 vjet më vonë, më të pjekur dhe të vetëdijshëm, gati për të rifilluar udhëtimin e tyre drejt altarit pikërisht aty ku e lanë. Dasma e tyre u zhvillua në dy faza, e para në korrik 2022 në fshehtësi të madhe në Los Angeles me fëmijët e tyre përkatës si dëshmitarë. E dyta ishte një mega party tre-ditore në gusht në vilën e Affleck në Gjeorgji. Sidoqoftë, në vitin 2024, të dy zyrtarizuan ndarjen e tyre. Një ndarje aspak e lehtë për të dy.

The post Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, thyen heshtjen Ben Affleck! Aktori zbulon arsyen e vendimit për t’u divorcuar: Nuk do të martohesh me një kapiten anijeje nëse… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Neymar tradhton sërish gjatë shtatzënisë Bruna Biancardin?! Modelja 21-vjeçare: Më pagoi 3500 dollarë, jam shtatzënë!

By: P. Gj.
21 March 2025 at 10:16

Pretendimi i modeles Ani Awada, se ka bërë seks në grup me futbollistin Neymar dhe një grua tjetër, po merr një dimension të ri, pasi dyshohet se ajo është shtatzënë.

Në një video në Instagram, 21-vjeçarja ka treguar një test shtatzënie që rezultoi pozitiv, ku të gjithë pyesnin nëse Neymar ishte përgjegjës, por ajo vetë nuk dha asnjë përgjigje.

“Duhet të më kishin ardhur menstruacionet pardje, por kjo nuk ndodhi. Të gjithë po qeshnin me mua. Bleva një test shtatzënie dhe isha e sigurt që do të dilte negativ, por zoti im a e sheh këtë? Një javë shtatzënë,” u tha 21-vjeçarja ndjekësve.

Awada ka pohuar se seksi me Neymar ka ndodhur në një shtëpi fshati në një festë me 20 vajza të tjera.

Sipas pretendimeve të saj, ajo është paguar rreth 3500 dollarë për t’u shtrirë në të njëjtin shtrat me futbollistin brazilian dhe një grua tjetër.

Ky lajm vjen në një kohë kur jeta dhe karriera e brazilianit ishin në rritje. Ai është rikthyer në ekipin e zemrës, Santos, është thirrur sërish në Kombëtare pas vitit 2023 dhe partnerja e tij është shtatzënë me fëmijën e dytë. Ndërkohë partnerja e tij, Bruna Biancardi, e kishte falur më parë kur futbollisti doli në publik dhe pranoi se e kishte tradhtuar kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Duke vënë në dukje se ai bëri “gabim”, Neymar e përshkroi Brunen si “gruaja që ëndërroja të kisha pranë meje, nëna e fëmijës tim”.

“Bru, unë tashmë kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar të vij publikisht ta riafirmoj këtë”, shtoi ai. “Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të jetë publike.”

Dhe ndërsa Neymar i ka mbajtur çështjet e tij personale kryesisht jashtë vëmendjes këto ditë, ai i ka nxitur thashethemet për një pajtim mes tyre.

“Sot është dita e kësaj gruaje të mrekullueshme!!! Zoti ju drejtoftë dhe ndriçoftë rrugët tuaja“, shkroi Neymar në Instagram në prill në ditën e lindjes së saj: “Ti je e mrekullueshme.”

Ishte dhjetor i 2024 kur dyshja dhanë lajmin e bukur se do të bvheshin prindër për herë të dytë. Parnteria e futbollistit, Bruna Bincardi, e cila ka postuar një video në rrjetet sociale teksa çifti ka zbuluar gjininë e bebit dhe është vajzë.

Në video dyshja duken mjaft të emocionuar që familjes së tyre do të tu shtohet dhe një anëtare e re.

Detajti më i veçantë në kilp duket momenti kur vajza e vogël e futbollistit dhe partneres së tij, puth barkun e nënës duke konfirmuar kështu mirëseardhjes e motrës tjetër.

“Po jetojmë një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se Zoti ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona”, shkruan zeshkania 30-vjeçare, duke shtuar: “Mirë se të vish bijë”.

Bruna solli në jetë fëmijën e tyre të parë Mavie në tetorin e vitit 2023.  Modelja dhe influencuesja braziliane Amanda Kimberleya zbuloi ishte shtatzënë me fëmijën e Neymar, ndërsa Bruna ishte në pritje të ëmbël.

Vajza e Amanda Kimberleya dhe Neymar, Helena është katër muajshe. Futbollisti dhe Bruna mësohet se kanë dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre të dashurisë gjatë verës me ndihmën e terapisë dhe miqve.

Kujtojmë që Neymar ka edhe dy fëmijë nga dy romanca me femra të tjera.

The post Neymar tradhton sërish gjatë shtatzënisë Bruna Biancardin?! Modelja 21-vjeçare: Më pagoi 3500 dollarë, jam shtatzënë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Bruna po e priste në shtëpi, Nejmar e kapin përsëri mat në një festë me 20 eskorta. Njëra tregon: Isha në shtrat me të dhe një tjetër

By: gsh
19 March 2025 at 20:59

Ylli brazilian Nejmar duket se e ka shumë të vështirë t’i qëndrojë besnik partneres së tij, Bruna Biankardi, pasi në skenë kanë dalë përsëri situata aspak të këndshme të jetës në çift të tij me bukuroshen me të cilën pret fëmijën e dytë.

Nejmar kishte pranuar se e kishte tradhtuar Brunën ndërkohë që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë, ndërsa kishte premtuar se do të ishte tashmë një partner shembullor. Por mediat braziliane kanë zbuluar një tjetër bëmë të sulmuesit.

Sipas ”Leo Dias”, Nejmar ka qenë kohët e fundit në një festë me 20 eskorta ku e ka tradhtuar përsëri Brunën, e cila po e priste në shtëpi. Portali në fjalë bën të ditur se kishte një zënkë të ndezur mes të dyve, pasi asaj i kishin dërguar video të Nejmar të rrethuar nga femra të tjera në këtë festë nga e cila ai ishte larguar me helikopter privat, por pa u kthyer në shtëpi.

Një nga eskortat, Any Auada, tregoi në programin televiziv “Fofocalizando” se kishte kryer marrdhënie me futbollistin dhe në shtrat u ishte bashkuar edhe një femër tjetër.

Any Awada

Any Awada

Megjithatë, vetë Nejmar ka pretenduar se nuk kishte qenë ai në festë dhe se ia kishte dhënë borxh helikopterin e tij një miku. Për të shuar zërat e një zënke, ai ka postuar edhe një foto të tijën me Bruna Biankardin, teksa luanin me vajzën Mavie.

dfggfdgdfdgfdgfdgf

PANORAMASPORT.AL

The post Bruna po e priste në shtëpi, Nejmar e kapin përsëri mat në një festë me 20 eskorta. Njëra tregon: Isha në shtrat me të dhe një tjetër appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititi: E shohim veten më shumë si shokë sesa si burrë e grua!

By: gsh
18 March 2025 at 19:58

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka folur për marrëdhënien e saj me Taika Waititin, duke treguar se lidhja e tyre funksionon për shkak se shpesh ndihen më shumë si miq të ngushtë sesa si burrë e grua.

Duke folur në një intervistë të fundit për revistën “Hunger”, artistja e klasifikuar në krye të top-listave muzikore u shpreh: “Unë dhe Taika jemi në thelb miq më të mirë dhe donim të jetonim në atë element përgjithmonë, besoj”.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në gusht të vitit 2022, në një ceremoni shumë intime në ambient të hapur në Los Angeles.

Rita Ora taika

E vendosur për të mos e kufizuar veten në një fushë të vetme, Rita synon të ndjekë gjurmët e idhullit të saj, Jennifer Lopez, duke bërë gjithçka, nga muzika dhe filmi te televizioni dhe moda.

Në intervistën për Hunger, ajo tha: “Më pëlqen të bëj shumë gjëra. Më bën të ndihem gjallë. Më mbush me entuziazëm. Më sfidon. Ne jemi individë dhe kemi të drejtën të zgjedhim si dhe kur duam të jemi vetvetja…

 Është diçka natyrale, e dini, jemi rritur duke i emërtuar dhe etiketuar gjërat, si ‘kjo është një mollë’, ‘kjo është një dardhë’ apo çfarëdo tjetër. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të ekzistoj thjesht brenda artit dhe argëtimit”.

rita ora (4)rita ora (5)rita oraRita Ora (6)Rita Ora (1)

 Rita Ora dhe Taika Waititi
Rita Ora dhe Taika Waititi

rita ora1rita orarita oraritaorarita ora taika waititi1rita orarita ora (10)rita ora (12)rita-ora-beachrita ora1rita ora3rita ora, taika waititi (9)rita ora (6)

The post Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititi: E shohim veten më shumë si shokë sesa si burrë e grua! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Ishte nervoze dhe e frikësuar” – Bianca Censori doli n*do në Grammy 2025, ekspertja e gjuhës së trupit analizon sjelljen e saj

By: S. H
4 February 2025 at 15:28

Bianca Censori doli n*do në ndarjen e çmimeve Grammy 2025. Kjo gjë bëri bujë dhe duket se do të diskutohet edhe për një kohë të gjatë, si në mediat e huaja ashtu edhe në rrjetet sociale.

30-vjeçarja u shfaq përkrah bashkëshortit të saj, Kanye Ëest, në mbrëmjen e çmimeve, e veshur me një pallto të zezë leshi.

Kur çifti mbërriti në pikën ku ishin fotografët, Censori hoqi pallton dhe zbuloi trupin e saj të zhveshur, të cilin e “mbulonte” me një minifustan transparent.

Që nga ai moment, kjo lëvizje e saj është komentuar dhe analizuar në shtypin e huaj, ku shumica janë përpjekur të kuptojnë se çfarë po ndodh në fund të fundit në mendjen e kësaj gruaje dhe nëse ajo është kthyer në një “kukull” të Ëest.

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Judy James, e cila analizoi videon e paraqitjes së Biancas, ndonëse bashkëshortja e reperit të famshëm fillimisht dukej e sigurt për pamjen, vetëbesimi i saj shpejt ia la vendin frikës pasi zbuloi fustanin transparent.

Siç raportoi ekspertja për Daily Mail, Censori e shikoi partnerin e saj pak para se të hiqte pallton, një lëvizje që tregonte një nervozizëm momental.

“Ajo dukej se “thyen” rregullin e pozimit duke qeshur në një moment, gjë që tradhtoi nervozizmin e saj”, tha James, duke shtuar se pasi zbuloi pamjen, fytyra e saj tregonte se po përpiqej të shtypte frikën.

Qëndrimi i saj tregoi gjithashtu ankth të minutës së fundit, pasi ajo kryqëzoi këmbët dhe vendosi duart mbi ijet e saj në një mënyrë jashtëzakonisht të vështirë.

Që kur u martua me Kanye West, Bianca Censori duket se ka humbur të gjithë ndjenjën e autonomisë.

Sipas burimeve, reperi i ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale, duke promovuar një strategji izolimi me argumentin se “një yll duhet të ruajë misterin ” .

Në të njëjtën kohë, ai zgjedh veshjet e saj dhe drejton çdo paraqitje të saj.

“Ajo nuk ka zgjidhje tjetër, është e bllokuar ”, tha një burim për Daily Mail.

Familja e saj po i shikon me shqetësim zhvillimet, ku babai i saj, Leo Censori, beson se Ëest po e largon qëllimisht

Miqtë e saj theksojnë se femra dinamike që ata njihnin është zhdukur, pasi tashmë ajo shfaqet ekskluzivisht me sytë e reperit.

Në mediat sociale, publiku mbetet i ndarë: a është Censori një grua që menaxhon me vetëdije imazhin e saj apo thjesht një person tjetër nën kontrollin absolut të Kanye Ëest? Cilado qoftë e vërteta, emri i saj vazhdon të ngjall debate.

 

The post “Ishte nervoze dhe e frikësuar” – Bianca Censori doli n*do në Grammy 2025, ekspertja e gjuhës së trupit analizon sjelljen e saj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Divorci mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës, ja sa para duhet të japë aktori çdo muaj për kujdesin e dy fëmijëve

By: P. Gj.
22 January 2025 at 16:23

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhr Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Çifti i njohur kanë më shumë se një vit që kanë nisur procedurat e divorcit.

Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lek për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre.

Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

The post Divorci mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës, ja sa para duhet të japë aktori çdo muaj për kujdesin e dy fëmijëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Akuzat e Blake Lively ndaj aktorit për ngacmim seksual, Justin Baldoni publikon pamjet nga sheshxhirimi i filmit! Çfarë ka ndodhur në prapaskenë

By: S. H
22 January 2025 at 10:24

Një rrjedhë tjetër kanë marrë akuzat e aktores Blake Lively ndaj aktorit, Justin Baldoni, të cilin e akuzoi se e ngacmoi seksualisht  gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”.

Në padinë e ngritur nga Lively, ajo pretendon se Baldoni “iu afrua përpara dhe ngadalë lëvizi buzët nga veshi dhe poshtë qafës së saj, ndërsa i tha asaj se “ka erë kaq të mirë ” .

Po pas këtyre akuzave, ekipi i Baldonit ka publikuar tre pamje nga skena në fjalë, ku thonë se këto janë prapaskenat nga pamjet e xhiruara për atë skenë të veçantë në projekt.

“Të dy aktorët sillen qartësisht mirë në kontekstin e skenës dhe me respekt dhe profesionalizëm të ndërsjellë ”, thuhet në reagimin e tyre.

Në video shfaqen tre pamje të skenës, gjatë të cilave dy protagonistët shfaqen miqësorë, duke qeshur dhe duke diskutuar për çështje personale si partnerët e tyre në jetën reale.

Sipas Daily Mail, në një moment dy aktorët diskutojnë nëse është më mirë të flasin apo të puthen gjatë xhirimit, dhe Lively argumenton se biseda është “më romantike”, diçka me të cilën Baldoni ishte dakord.

Pastaj, kur Lively pyet se çfarë do të ndodhë nëse dikush mëson se për çfarë po flasin në të vërtetë, ai komenton: “Ata nuk do ta zbulojnë kurrë.”

1k2wmvubwy8ef7bq54nvoxqxvo7__1_

Lively dëgjohet duke thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj në jetë, Reynolds, flasin gjatë gjithë kohës, ndërsa Baldoni thotë se ai dhe gruaja e tij Emily priren të shikojnë njëri-tjetrin për disa minuta, gjë që duket e çuditshme për këdo që i sheh duke e bërë këtë.

Më pas aktorja shpërthen në të qeshura teksa i thotë: “Mendoj se do të të duket e frikshme ”.

Kur Lively vazhdon t’i tregojë se si ajo nuk mund të ndalojë së foluri me Reynolds, Baldoni komenton: “Oh, mendoj se është e ëmbël. Ju të dy jeni vërtet të lezetshëm”. E turpëruar, ajo përgjigjet: “Mendoj se është përtej ëmbëlsisë “, ndërsa ai thotë: “Mendoj se është e mahnitshme”.

hlcw7tsyokwdisezl6waoeabi8v

Në pikën vendimtare, rreth shtatë minutave, biseda që duket se është burimi i akuzës së Lively-t, është kur Baldoni e pyet nëse po e ndot atë me mjekrën e tij, duke iu referuar sipas mediave të huaja, grimit të veçantë që mban për skenën.

Ajo qesh dhe i thotë: “Me siguri po jesh lyer me spray “, për të cilën ai përgjigjet: “Ka erë të këndshme “ dhe të dy qeshin. Lively më pas sqaron: “Uh, nuk është ashtu, është grimi i trupit tim.”

Deklaratat e Lively

Lively në denoncimin e saj ka pohuar se komentin e Baldonit nuk e ka dëgjuar njeri pasi mikrofonët janë fikur. Megjithatë, materiali i ri e hedh poshtë këtë version, duke paraqitur një regjistrim të plotë audio të bisedës.

Në video shihet se komenti është pjesë e një bisede miqësore dhe profesionale, ku dy aktorët diskutojnë për detajet teknike të skenës.

blake-lively-attends-the-2022-met-gala-celebrating-in-news-photo-1681751514

Sfondi ligjor

Çështja nisi me ankesën e Lively në dhjetor, duke e akuzuar Baldonin për ngacmim seksual. Në të njëjtën kohë, New York Times botoi një artikull të bazuar në dëshminë e saj ligjore, ku Baldoni akuzohet për një fushatë negative kundër saj. Në përgjigje, Baldoni ngriti një padi prej 400 milionë dollarësh kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e reputacionit të saj për të dëmtuar karrierën e tij.

Sipas padisë së Baldonit, Lively dyshohet se refuzoi të lexonte romanin mbi të cilin bazohet filmi përpara se të fillonin xhirimet. Ajo është akuzuar gjithashtu se e krahason veten me personazhin e Game of Thrones, Kalisi, duke thënë se ka “shumë dragonj” rreth saj, duke iu referuar bashkëshortit të saj të famshëm dhe shoqes së ngushtë Taylor Swift.

blake-laivly

Përveç kësaj, ajo dyshohet se ka redaktuar mesazhe për të bërë të duket se ekipi i Baldonit ka orkestruar një fushatë kundër saj.

Videoja ngre pikëpyetje për vlefshmërinë e akuzave të Lively-t, ndërsa Baldoni vazhdon të mbrojë pafajësinë e tij, duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur. Ky përballje duket se do të ketë pasoja të rëndësishme ligjore dhe profesionale për të dyja palët.

baldoni

The post Akuzat e Blake Lively ndaj aktorit për ngacmim seksual, Justin Baldoni publikon pamjet nga sheshxhirimi i filmit! Çfarë ka ndodhur në prapaskenë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pesë muaj pasi u bë baba, Justin Bieber poston foton e veçantë me djalin

By: S. H
22 January 2025 at 08:58

Këngëtari i njohur Justin Bieber po kalon periudhën më të bukur të jetës së tij, pesë muaj pasi ai dhe bashkëshortja, Hailey Bieber, u bënë prindër për herë të parë.

Së  fundmi ylli me famë botërore ka ndarë një foto të rrallë të djalit teksa e mban në gjoks por është kujdesur që të mos tregojë fytyrën e tij para kamerave.

Mesa duket Jack i ka shoqëruar prindërit për pushimet që këta të fundit po kalojnë në Aspen.

Veç fotos me të voglin e tij, Justin ka shpërndarë për ndjekësit edhe momente të tjera nga pushimet ku tregon sesi e kalon kohën në malin me dëborë me miqtë dhe partneren.

         

The post Pesë muaj pasi u bë baba, Justin Bieber poston foton e veçantë me djalin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Bradley Cooper dhe Gigi Hadid nuk fshihen më nga publiku! Çifti shfaqet krah njëri-tjetrit duke ndjekur një ndeshje sportive në Philadelphia

By: S. H
21 January 2025 at 14:45

Aktori dhe regjisori amerikan, Bradley Cooper dhe supermodelja e Victoria Secret, Gigi Hadid, nuk e fshehin më romancën mes tyre.

Çifti i shumë përfolur i Hollywoodi-it, të cilët janë treguar tejet të rezervuar për marrëdhënien mes tyre, janë shfaqur krah njëri-tjetrit duke ndjekur një ndeshje sportive në Philadelphia, të dielën, më 19 janar.

Në një video të shpërndarë në TikTok, aktori 50-vjeçar dhe Gigi, të cilët janë bashkë që nga viti 2023, e shijuan lojën dhe u shfaqën tepër entuiziastë.

cooper

Cooper u duk se ishte fans i zjarrtë i Eagles dhe u pa duke kërcyer me emocion dhe duke tundur krahët në ajër ndërsa ekipi i tij doli fitues ndaj Rams me rezultatin përfundimtar 28-22.

Ylli i Hollivudit kishte veshur një xhaketë të ekipit dhe pantallona ngjyrë kafe. Ndërkohë, modelja 29-vjeçare u ul pranë Cooper-it dhe duartrokiti për të festuar për përparimin e Eagles në NFC Championship.

gigi cooper r

Çifti filloi lidhjen në tetor 2023, që atëherë ata janë fotografuar disa herë në daljet e tyre, kryesisht në Nju Jork, bashkë dhe me vajzën e Cooper, Leah, 7 vjeç, dhe nënën e tij.

gigi hadidgigi cooper

 

The post VIDEO/ Bradley Cooper dhe Gigi Hadid nuk fshihen më nga publiku! Çifti shfaqet krah njëri-tjetrit duke ndjekur një ndeshje sportive në Philadelphia appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Panik për Dua Lipën, këngëtarja tmerrohet nga fansat! Mbështetësit e artistet shkojnë te dhoma e hotelin ku po qëndronte

By: S. H
21 January 2025 at 14:24

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbetur e tmerruar kur fansat e saj janë futur në hotelin me pesë yje ku ajo po qëndronte.

Këngëtarja 29-vjeçare ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, kur adhuruesit e saj arritën të hynin shumë pranë dhomës së saj.

Artistja ishte në qytet për të filmuar një reklamë përpara se të ndodhte ky incident. Mësohet se këngëtarja nuk është përballur me ndonjë nga fansat, por raportohet se ajo ka mbetur e tronditur.

Fansat besohet se kanë pritur yllin për të bërë fotografi, dhe gjithashtu kanë qëndruar pranë një ashensori në përpjekje për t’iu afruar asaj.

“Një grup fansash fituan akses jo vetëm në katin e hotelit të saj, por disa u gjetën jashtë dhomës së saj. Pas incidentit Dua është shprehur se nuk do të bëjë më foto në hotelet ku do të qëndrojë në vijim”, shkruan “The Sun.”

The post Panik për Dua Lipën, këngëtarja tmerrohet nga fansat! Mbështetësit e artistet shkojnë te dhoma e hotelin ku po qëndronte appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTOLAJM/ Emily Rajatkowski “çmend” rrjetin, modelja shfaqet s*ksi dhe e parezistueshme

By: S. H
21 January 2025 at 11:47

Modelja  ka çmendur ndjekësit e saj në Instagram me postime e fundit që ka publikuar.

Teksa ka filluar pushimet në Meksikë, 33-vjeçarja është shfaqur mjaft seksi.

E veshur me  një fustan të kuq ajo mban në dorë një çant të po së njëjtës ngjyrë dhe çdo detaj tjetër tek ajo shfaqet në ngjyrë të kuqe, përfshirë këtu thonjtë  buzët dhe bikinit e saj.

Ajo çfarë bie ndjeshëm në sy tek modelja është gjoksi i formuar i saj, të cilin ajo e ka ekspozuar në çdo veshje të saj.

Emily  njihet për fotot e saj provokuese si edhe për sensualitetin që e karakterizon, profili i saj i Instagramit përfshin foto të panumërta nudo në të cilat 30 mijë fansat e saj lëjnë komente dhe pëlqime.

       

The post FOTOLAJM/ Emily Rajatkowski “çmend” rrjetin, modelja shfaqet s*ksi dhe e parezistueshme appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTOLAJM/ Shkëlqeu në inaugurimin e Donald Trump, dizajneri i Zonjës së Parë zbulon mesazhin e fuqishëm të kapelës së veçantë të Melanias

By: S. H
21 January 2025 at 10:58

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, u kthye në Uashington DC me një stil të veçantë veshjeje, e cila u komentua dhe u vlerësua maksimalisht gjatë inaugurimit të Donald Trump si President.

Melania ishte e veshur me një veshje blu të errët dhe një kapele të madhe në po të njëjtën ngjyrë, e krijuar posaçërisht për këtë rast.

Dizajneri amerikan, Adam Lippes, i cili dizenjoi veshjen e Melania Trump, tha se ajo ishte e përbërë nga një pallto prej leshi mëndafshi, një fund dhe një këmishë mëndafshi dhe fildishi.

“Tradita e inaugurimit presidencial mishëron bukurinë e demokracisë amerikane dhe sot patëm nderin të vishim zonjën tonë të parë, zonjën Melania Trump. Veshja e zonjës Trump u krijua nga disa nga mjeshtrit më të mirë të Amerikës dhe unë ndihem shumë krenar që tregoj të tilla punë për botën”, tha Lippes në një deklaratë për shtyp.

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump (1)

Ndërkohë, kapelja e saj, e dizajnuar nga Eric Javits, kishte një rëndësi të veçantë për stilistin, i cili tha për ABC News se ishte “shumë i nderuar dhe shumë i prekur nga e gjithë përvoja”.

“Kur po krijoja kapelën në duart e mia, ishte një kapelë e thjeshtë. Ishte minimaliste dhe klasike,” tha Javits. “Kur e pashë në kokën e saj, ajo me të vërtetë u transformua. Përvoja u bë shumë e fuqishme. Sepse gjithçka funksionoi. Dhe sigurisht, ju e dini që kjo flet për hirin dhe praninë e saj, kështu që ishte shumë, shumë i fortë. Ndikimi vizual është shumë i fortë, dhe sigurisht, ndihem shumë mirënjohës që jam regjistruar për ta krijuar atë për të.”

Javits shtoi se kapelja pasqyronte shprehjen e zhytur në mendime të Melania Trump për veten.

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump (2)

“Është një kohë e njëfarë kufizimi dhe është me të vërtetë një pikë kthese drejt vlerave më konservatore, mendoj,” tha ai. “Dhe unë mendoj se ajo po mendonte për protokollin dhe dukej shumë elegante dhe shumë e thjeshtë në një farë mënyre … ishte ende një mesazh vizual shumë i fuqishëm”,  tha ai.

Melania Trump ka magjepsur me stilin e saj që nga mandati i saj i parë si Zonjë e Parë, nga 2017 deri në 2021.

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump (4)

“Zonja Trump tronditi vërtet botën në vitin 2017, në betimin, me atë kostum blu pluhur Ralph Lauren që ishte shumë i ngjashëm me një kostum të Jackie Kennedy, dhe dukej se me të vërtetë sugjeronte se ajo kishte studiuar rolin e zonjës së parë”, tha  Vanessa Friedman, kritikja kryesore e modës e New York Times.

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump (3)

Moda e zonjave të para ka qenë prej kohësh e zhytur në histori me mesazhe të pathëna të përcjella në zgjedhjet e tyre të veshjeve. Jacqueline Kennedy Onassis e ngriti pozitën e zonjës së parë në pozitën e familjes mbretërore me kapelet e saj dhe kostumet pastel, ndërsa Michelle Obama theksoi veshjet të thjeshta me ngjyra të qeta dhe të përballueshme, kurse Jill Biden nxorri në pah stilistët amerikanë.

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump (7)

Ekspertët e stilit duket se pajtohen se stili i Melania Trump është më “aspirativ”, me fokus në dizajnet nga shtëpitë e modës të nivelit të lartë si Dior dhe Versace.

“Ajo është tërhequr nga dizajnerët që kanë vulën e miratimit të institucionit të modës për sa i përket siluetës, i pëlqejnë veshjet që kanë strukturë, që shpesh kanë bel. I pëlqen fundet e gjatë, i pëlqen një shpatull i mprehtë. Ajo shpesh vesh kostume”, shpjegoi Friedman.

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump (5)

The post FOTOLAJM/ Shkëlqeu në inaugurimin e Donald Trump, dizajneri i Zonjës së Parë zbulon mesazhin e fuqishëm të kapelës së veçantë të Melanias appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Reperi u largua nga banesa? Lumi B dhe bashkëshortja thyejnë heshtjen pasi u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre! Çfarë ka ndodhur mes çiftit

By: gsh
21 January 2025 at 09:53

Thashethemet se këngëtari i njohur Lumi B ishte larguar nga banesa ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, u përhapën 1 ditë më parë.

Mirëpo për t’u dhënë fund këtyre aludimeve dhe për të treguar se janë shumë të lumtur bashkë, çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft humoristike për ta treguar.

Ka qenë bashkëshortja e këngëtarit e cila ka filmuar një video teksa Lumi B ka qenë duke fjetur në shtëpinë e tyre.

Miranda afrohet në krevat dhe e zgjon nga gjumi Lumin duke i thënë: “Lumi, çu, çu shko flej te prindërit sepse po thonë që nuk jemi bashkë” e ndërsa ky i fundit kthehet në anën tjetër dhe vazhdon të flejë.

Vlen të përmendet fakti se çifti janë prindër të dy djemve. Lumi B dhe Miranda postojnë shpesh foto së bashku në rrjetet e tyre sociale me momentet e bukura që kalojnë.

     

The post Reperi u largua nga banesa? Lumi B dhe bashkëshortja thyejnë heshtjen pasi u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre! Çfarë ka ndodhur mes çiftit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Tradhtia e ndihmon marrëdhënien”- Aktori i njohur habit me deklaratën: Do e falja sepse…

By: gsh
20 January 2025 at 14:38

Aktori i njohur grek, Nikos Kouris, ka dhënë së fundmi një deklaratë teksa ka folur për qasjen e tij ndaj tradhtisë.

Ai u shpreh se nëse dikush është i sinqertë dhe e do personin krah tij ai, mund t’ja falë tradhtinë.

“Nëse dikush është i sinqertë dhe e do personin krah tij, ai mund ta falë atë për pabesi. Nëse një burrë jeton një ndjenjë të madhe dashurie nuk duhet të tradhtoj por ja që ndodh. Thjesht nuk e pranojmë sepse jemi egoistë, na duket sikur diçka na mungon,” u shpreh aktori ndërsa shtoi se: “Tradhtia e ndihmon marrëdhënien.”

The post “Tradhtia e ndihmon marrëdhënien”- Aktori i njohur habit me deklaratën: Do e falja sepse… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Foto nga paparazzi/ Deputetja Jorida Tabaku plot sharm edhe në të përditshmen

By: S. H
19 January 2025 at 12:35

Mund ta cilësojmë Jorida Tabakun, si një prej zonjave më elegante që politika shqiptare ka. Gjithnjë plot stil dhe sharm, deputetja e Partisë Demokratike, na ka treguar se kur vjen puna për t’u dukur në stil, nuk bën kompromise.

Si një imazh që preferon mos të eksperimentojë shumë me veshjet që zgjedh, duhet thënë se gjithnjë atë e kemi listuar tek personazhet e veshur më mirë në radhën e politikanëve. Përgjithësisht e kemi parë mbi taka dhe me veshje klasike, duke plotësuar kështu imazhin e saj si deputete në Kuvendin tonë.

 Por duket se edhe e përditshmja e saj, nuk ndryshon shumë nga imazhi që ajo ka vendosur të mbajë prej vitesh. Edhe në një ditë të zakonshme, deputetja e selisë blu, shfaqet po njësoj, ku nuk mungon kombinimi dhe natyrisht takat e larta. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë disa foto, ku Tabaku shfaqet në Tiranë, larg detyrës së saj si deputete.

E veshur me një fustan të zi deri tek pupla dhe një xhaketë të shkurtër të zezë, ajo duket se ka konfirmuar edhe njëherë shijen e mirë që ka për veshjet. Me një palë çizme të gjata me takë të lartë, Jorida ka plotësuar kështu pamjen e saj klasike. Duke parë këto imazhe, përforcojmë bindjen tonë, se ajo mbetet ndër zonjat më sharmante të Parlamentit, duke shkëlqyer në çdo dalje të saj.

Në fokusin politikë, të shpeshta i ka daljet publike, por për sa i përket jetës private, deputetja preferon që të jetë më e distancuar. Në deklaratat e pakta që ka pasur, ajo është fokusuar tek angazhimi si nënë e tre fëmijëve të vegjël dhe sfidat që mëmësia ka për një nënë në karrierë. Por përtej gjithçka që ajo bën, si grua, nënë dhe deputete, Tabaku duket se nuk heq dorë asnjëherë nga dëshira për t’u dukur bukur. Dhe mund ta themi me plot gojën, që ia ka dalë, si në sallën e Parlamentit, ashtu edhe në të përditshmen e saj.

jorida tabaku (1)jorida tabaku (3)jorida tabaku (4)jorida tabaku (5)

The post Foto nga paparazzi/ Deputetja Jorida Tabaku plot sharm edhe në të përditshmen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌