Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratik Sali Berisha nga selia blu foli sërish sot për atë që ai e cilëson “farsa elektorale” e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Berisha tha se farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

“Ka tri ditë që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, farsa elektorale është çështje kryesore në seanca plenare dhe në mbledhje të grupeve dhe të komisioneve. Mos harroni se Këshilli i Evropës është institucioni që ka dy shtylla kryesore: zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor”, tha Berisha.

Berisha po ashtu publikoi të dhëna që, sipas tij, faktojnë “farsën elektorale”. Sipas Berishës, kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore.

“Sot kam sjellë këtu për të informuar shqiptarët për gjetjet në një seri kutish votimi të hapura, në shqyrtimin e materialeve të votimit në këto kuti, çka është edhe qëllimi kryesor i kërkesave të PD. Mund të them se këto qendra votimi që rreshtoj këtu dhe shumë e shumë të tjera, ngjallin dyshime të forta se përveç “trenit bullgar” është përdorur edhe mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, “këto ishin dokumentet e 12 qendrave të votimit, të cilat në asnjë lloj rrethane këto kuti nuk mund të pranohen si kutitë e vërteta të qendrave të votimit, por si kuti të ndërruara apo të ardhura nga selia e PS apo dhe vetë nga qendrat ilegale të patronazhistëve”.

“Këto të dhëna hedhin poshtë përfundimisht farsën elektorale të 11 majit 2025 dhe pikërisht bazuar në këto të dhëna dhe qindra e mijëra të tjera që kemi paraqitur para jush, PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme, se këto zgjedhje janë një farsë e vërtetë elektorale, të cilat nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do njihen nga PD”, u shpreh Berisha.

/m.q//a.f//r.e/

The post Berisha: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi në Strasburg: Asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg, tërhoqi vëmendjen për krimet zgjedhore në Shqipëri.

Bardhi iu drejtua Komisionit Europian, ndërsa solli në vëmendje funksionimin e taskforcës së SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Përfaqësuesja e Parlamentit Europian foli për ngritjen e një taskforce me pjesëmarrjen e SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së. Kjo taskforcë u ngrit për të monitoruar krimet zgjedhore dhe ndërtoi një strategji të përbashkët institucionale për t’i luftuar ato. Ishte një veprim që duhej përshëndetur”, u shpreh ai.

Por, Bardhi nënvizoi se “fakti është se më 20 shkurt, kryeministri Edi Rama, në një dalje publike, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë menjëherë çdo veprim në terren, duke thënë: ‘Mos i survejoni partitë politike, ndaloni ndjekjen e tyre, mos cenoni të drejtat e qeverisë dhe mos ushtroni trysni ndaj administratës'”.

“Që nga ai moment, më 20 shkurt 2025, e deri në përfundim të zgjedhjeve, rezultoi se jo vetëm që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nuk u panë më në terren, por nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore”, theksoi ai.

Bardhi tha se “mund të ketë çështje nën hetim dhe procedime në zhvillim, por nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në vitin 2030, ato nuk ndihmojnë aspak në ndëshkimin real të krimeve zgjedhore”.

“Pyetja ime për Komisionin Europian është: Në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër? Sepse ajo që ndodhi ishte një përpjekje e mirë që mbeti vetëm në letra, në realitet ka zero rezultate””, theksoi ai.

/m.m/a.f/r.e/

The post Bardhi në Strasburg: Asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg

29 May 2025 at 12:12

Pak ditë më parë, në media u raportua se oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK kishin kryer kontrolle në Elbasan, në bazë të një procedimi për krime zgjedhore, teksa subjekt i kontrollit ishte edhe banesa e deputetit të PS-së, Luan Duzha. Po ashtu u raportua dhe se në një prej banesave ishin gjetur 200 […]

The post Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg appeared first on BoldNews.al.

Krimet Zgjedhore/ SPAK në Elbasan, kontrolle në shtëpinë e një deputeti, dyshime për blerje votash

By: xhir jeta
27 May 2025 at 13:18

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë intensifikuar përpjekjet për hetimin dhe dokumentimin e krimeve zgjedhore në Qarkun e Elbasanit, një nga zonat më të ndjeshme dhe problematike gjatë proceseve elektorale të fundit.

Në këtë kuadër, një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Kreshnik Ajazi.

Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedent penal në fushatat elektorale si dhe që është bërë kontroll në banesën e një deputeti socialist të Elbasanit.

Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e një biznesmeni, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash si edhe dy telefona celularë.

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se deri në datën 22 maj janë regjistruar 107 kallëzime penale për krimet zgjedhore.

Prokuroria bën të ditur se burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.

Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.

Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithsej 47 procedime penale për krimet zgjedhore.

Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithsej 7 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithsej 3 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithsej 9 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithsej 1 procedim.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithsej 7 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithsej 2 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithsej 2 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithsej 1 procedim.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithsej 2 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithsej 1 procedim.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithsej 3 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjithsej 9 procedime.

Gjithashtu i janë dërguar për kompetencë SPAK 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.

Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.

Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim.

Gjithashtu për një procedim, në Prokurorinë Gjirokastër, është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.

Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

Prokuroria njoftoi se është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit, teksa bëhet e ditur se kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

 

The post Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fletë votimi të falsifikuara, para dhe pushkë, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha

By: Ela
23 May 2025 at 11:03

Sali Berisha denoncoi ditën e djeshme se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, sipas tij për të blerë votat. Pas kërij denoncimi, policia ka proceduar penalisht pronarin e lokalit, Dervish Beqirin. Policia njofton se gjatë veprimeve të kryera […]

The post Fletë votimi të falsifikuara, para dhe pushkë, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha appeared first on BoldNews.al.

Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces

19 May 2025 at 09:01

Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) vijojnë punën në terren për hetimin e krimeve të mundshme zgjedhore të ndodhura në Qarkun e Elbasanit.

Burime zyrtare konfirmojnë se hetimet janë përqendruar si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit. SPAK dhe BKH po mbledhin prova, dëshmi dhe materiale që mund të dokumentojnë raste të tilla si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale apo përfshirje të disa bizneseve të mëdha si edhe të grupeve të strukturuara kriminale në procesin zgjedhor.

Grupet hetimore janë duke analizuar pamjet filmike, komunikimet elektronike dhe të dhëna të tjera me qëllim zbardhjen e plotë të çdo rasti që mund të përbëjë shkelje të ligjit zgjedhor dhe atij penal. SPAK ka theksuar se do të ndjekë penalisht çdo individ apo grup që ka tentuar të cënojë integritetin e votës dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Gjatë mëngjesit të fundjavës që lamë pas SPAK dhe BKH zbarkuan në Elbasan, Peqin, Librazhd, dhe disa zona të tjera ishin në fokus të dokumentimit të krimeve të mundshme zgjedhore të ndodhura në këtë rajon, i cili ka qenë në monitorim të rreptë prej disa javësh nga të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit.

The post Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces appeared first on Sot News | Lajme.

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

18 May 2025 at 16:57

Pas qytetit të Kavajës, ku BKH kontrolloi ambjentet e banesës së Elvis Rroshit dhe 4 personave të tjerë, mëngjesin e sotëm një njësi e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka mbëritur në qytetin e Elbasanit, për të kryer kontrollin e disa banesave. Kontrollet janë kryer edhe me mbështetjen e Policisë së Qarkut. Bëhet fjalë për ekzekutimin […]

The post Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa appeared first on BoldNews.al.

Policia sekuestron celularët e Elvis Rroshit dhe të katër personave të tjerë, dyshohen për korrupsion në zgjedhje

18 May 2025 at 15:34

Policia e Shtetit njoftoi të dielën, më 18 maj, se në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore ka ushtruar kontroll fizik në banesat e pesë shtetasve të dyshuar, mes tyre edhe ish-kryetari socialist i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, pasi dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas policisë, kontrollet janë ushtruar në bashkëpunim me oficerët […]

The post Policia sekuestron celularët e Elvis Rroshit dhe të katër personave të tjerë, dyshohen për korrupsion në zgjedhje appeared first on Reporter.al.

Në kërkim për krime zgjedhore, procedohet penalisht 27-vjeçari në Lezhë

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim më 5 maj për krime zgjedhore dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar sot dhe vënë nën hetim nga policia në Lezhë.

Policia njoftoi se “në vijim të komunikatës së datës 05.05.2025, ku është shpallur në kërkim shtetasi Xh. S., 27 vjeç, si një nga autorët e dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ju informojmë se: Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh. S., 27 vjeç, banues në Lezhë”.

Sipas policisë “në përfundim të veprimeve dhe pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas do ndiqet në gjendje të lirë”.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme.

/a.f/

The post Në kërkim për krime zgjedhore, procedohet penalisht 27-vjeçari në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kr*met zgjedhore/ Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i sekuestrohet celulari me urdhër të SPAK, kontrolle edhe në banesë

By: M C
17 May 2025 at 23:06

Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej bëhet me dije se është ushtruar kontroll edhe ndaj banesës së tij.

Dyshohet se sekuestro i celularit dhe ushtrimi i kontrollit të banesës ka ardhur pasi Rroshi ka kryer krime zgjedhore.

Përveç Roshit, janë ushtruar kontrolle edhe në persona të tjerë dhe janë sekuestruar edhe 3 aparate celularë.

The post Kr*met zgjedhore/ Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i sekuestrohet celulari me urdhër të SPAK, kontrolle edhe në banesë appeared first on Albeu.com.

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

By: Ela
17 May 2025 at 22:53

Ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Sekuestrimi i celularit i është bërë pasi ka dyshime se është i përfshirë në krime zgjedhore. Megjithatë, nuk ka masë sigurie ndaj tij. Raportohet po ashtu se po ushtrohen kontrolle nga Byroja Kombëtare e Hetimit së bashku me Policinë e […]

The post Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi appeared first on BoldNews.al.

Krimet zgjedhore/ Sekuestrohet celulari i kryebashkiakut të Vaut të Dejës

15 May 2025 at 13:41

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli të cilit i është sekuestruar telefoni nga SPAK, i është përgjigjur edhe aludimeve mbi marrjen në hetim të tij.

Shkreli ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore, dhe se është në terren aty ku banorët e kanë votëbesuar për të shërbyer.

SPAK ka sekuestruar telefonin e kryebashkiakut Shkreli, në kuadër të hetimet për krime zgjedhore.

/abcnews.al/

SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

By: V K
14 May 2025 at 14:21

Ditën e sotme, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), kanë ndërmarrë një tjetër aksion të gjerë, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke u fokusuar në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve paraprake, në Shkodër janë shoqëruar disa persona që dyshohen për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Të njëjtat burime sqarojnë se të shoqëruarit janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD). Aksioni është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ka përfshirë kontrolle personale dhe të automjeteve.

Në të njëjtën kohë, veprime të ngjashme janë kryer edhe në Fier, në bashkëpunim me Policinë Vendore, lidhur me një tjetër procedim penal në hetim për veprimtari të dyshuar kriminale në kuadër të procesit zgjedhor.

The post SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore appeared first on Albeu.com.

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

By: Ela
14 May 2025 at 13:50

SPAK e BKH kanë zhvilluar këtë të mërkurë një tjetër aksion në Shkodër. Mësohet se janë shoqëruar disa persona te dyshuar për krime zgjedhore, sipas burimeve paraprake, mbështetës të PSD. Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve është bërë me vendim të GJKKO. Veprime ditën e sotme janë kryer edhe në Fier në bashkëpunim me […]

The post SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD appeared first on BoldNews.al.

Prokuroritë e rretheve regjistruan 34 procedime penale për krime zgjedhore

14 May 2025 at 11:24

Prokuroria e Përgjithshme shpërndau për mediat të mërkurën më 14 maj informacion përmbledhës për kallëzimet, procedimet penale dhe arrestimet e kryera gjatë javëve të fundit në lidhje me krimet zgjedhor. Në njoftim thuhet se deri të hënën, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë depozituar gjithsej 87 kallëzime, prej të cilave 49 nga policia gjyqësore, […]

The post Prokuroritë e rretheve regjistruan 34 procedime penale për krime zgjedhore appeared first on Reporter.al.

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

14 May 2025 at 11:33

Prokuroria e Përgjithshme ka dalë me një komunikatë për mediat ku ka bërë me dije bilancin e Prokurorive të rretheve në lidhje me krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Nga 87 kallëzime gjithsej, raportohet se Prokuroritë kanë regjistruar 34 procedime penale, ndërsa janë arrestuar 7 persona. Për 12 kallëzime është vendosur mosfillimi i […]

The post Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

SPAK procedon dy persona për blerje votash në Kukës në favor të PSD

13 May 2025 at 11:27

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 13 maj se ka regjistruar procedim penal për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” ndaj kryeplakut të fshatit Lusen në Kukës dhe një personi tjetër që akuzohen për blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate, subjekt politik që drejtohet nga Tom Doshi. Sipas […]

The post SPAK procedon dy persona për blerje votash në Kukës në favor të PSD appeared first on Reporter.al.

Krimet zgjedhore, SPAK: U administruan 156 materiale, 39 procedime penale të regjistruara

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Të dhënat janë deri me 11 Maj ora 19:00.

SPAK informon se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara.

Nga procedimet penale të regjistruara: 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara

  • 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).
  • 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.
  • 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
  • 17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).
  • 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

Krimet Zgjedhore – Veprat penale për 39 procedimet

  • 33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
  • 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).
  • 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).
  • 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës).
  • 50 materiale (denoncime/sinjalizime) kanë ardhur në mënyrë elektronike (në portalin Denonco Krimin Zgjedhor dhe e-mail zgjedhjet2025@spak.gov.al).
  • 5 sinjalizime kanë ardhur në numrin e gjelbër.

The post Krimet zgjedhore, SPAK: U administruan 156 materiale, 39 procedime penale të regjistruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌