Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Kryebashkiaku i Kavajës: Nuk bëj shkarkime se e kërkoi Rama, vetëm mbi performancën

By: user 5
11 July 2025 at 19:11

Edi Rama kërkoi sot shkarkimin e drejtuesve të Njësive Administrative në çdo bashki të vendit për shkak të performancës së tyre të ulët.

Gjithashtu në mbledhjen me kryebashkiakët që u mbajt sot në Durrës, Rama kërkoi rifreskim të madh të nënkryetarëve, pasi sipas tij ata janë shumë të lodhur dhe të rraskapitur.

Lidhur me këtë ultimatum ka folur për mediat kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.

I pyetur nëse do të zbatojë kërkesën e kryeministrit Rama për të shkarkuar kryetarët e njësive administrative të bashkive, Qosja tha se nuk do t’i shkarkojë ata sepse e kërkoi kryeministri, por nëse duhet do ta bëjë vetëm për shkak të performancës.

Gjithashtu ai tha se nënkryetarët e Kavajës nuk janë të lodhur, siç i karakterizoi Rama.

Qosja: Nuk do shkarkoj për shkak të kryeministrit, kryetarët e njësive administrative do i shkarkoj në varësi te performancës

A janë të lodhur nënkryetarët e bashkisë tuaj?

Nuk bini dakord me këtë kërkesë të kryeministrit?

Qosja: Jo absolutisht jo. Ju më bëni pyetjet politike. Ai e ka me të vetët, nuk e ka me të mitë.

The post Kryebashkiaku i Kavajës: Nuk bëj shkarkime se e kërkoi Rama, vetëm mbi performancën appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Zjarr në Kavajë, rrezikohen banesat

10 July 2025 at 22:55

Janë djegur mbi 1000 rrënjë ulliri, flakët po favorizohen nga era.

Një vatër e re zjarri ka përfshirë hapësirat masive kodrinore në fshatin Gosë të Kavajës, duke prekur ullishtet e zonës.

Zjarri po përparon edhe në afërsi të banesave, i ndihmuar nga era dhe terreni i vështirë.

Sipas banorëve të zonës, zjarri ka djegur mbi 1000 rrënjë ulliri dhe po u afrohet shtëpive.

Flakët janë lokalizuar nga banorët e fshatit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e tyre me mjete rrethanore.

Ndërsa zjarrfikëset, për shkak të terrenit kodrinor, e kanë të vështirë të ndërhyjnë për të vënë nën kontroll flakët./Tv Klan

The post Zjarr në Kavajë, rrezikohen banesat appeared first on Telegrafi.

Zjarr në kodrën me ullinj në Kavajë

By: user 5
10 July 2025 at 20:31

Një zjarr ka përfshirë një zonë kodrinore në Gosë të Kavajës.

Të favorizuara nga era, flakët po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Deri më tani, janë djegur mbi 1000 rrënje ulliri.

The post Zjarr në kodrën me ullinj në Kavajë appeared first on Lapsi.al.

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, mbi 1000 rrënjë ulliri në flakë, banorët në alarm

10 July 2025 at 20:44

Një vatër zjarri ka shpërthyer në një zonë kodrinore në Gosë të Kavajës, ku flakët po përhapen me shpejtësi, përkrahur nga era e fortë që po fryn në zonë.

Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen efektive të forcave zjarrfikëse.Deri tani, zjarri ka shkrumbuar mbi 1000 rrënjë ulliri, duke shkaktuar dëme të mëdha në këtë zonë bujqësore dhe natyrore.

Autoritetet janë në terren dhe po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët sa më shpejt të jetë e mundur.

The post Zjarr i fuqishëm në Kavajë, mbi 1000 rrënjë ulliri në flakë, banorët në alarm appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në Kavajë/ Digjet një shtëpi dhe mbi 1000 rrënjë ullinj në Zanbisht

By: Elva
10 July 2025 at 20:58

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme lagjen Skuqe në fshatin Zanbisht të Kavajës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët kanë shkrumbuar një banesë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj, ndërsa kanë rrezikuar edhe prona të tjera përreth. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe thatësisë së tokës. […]

The post Zjarr në Kavajë/ Digjet një shtëpi dhe mbi 1000 rrënjë ullinj në Zanbisht appeared first on BoldNews.al.

Përurohet shtatorja e Josif Budos në Kavajë, Berisha: Rama burgos kundërshtarët

By: Besnik
10 July 2025 at 13:00

Të mërkurën në Kavajë u inaugurua shtatorja e Josif Budos, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë.

Kryetari i PD vlerësoi lart sakrificën e Budos duke e cilësuar si një akt që frymëzoi mbarë shqiptarët drejt lirisë.

Berisha u shpreh se dëshmori Josif Budo do të jetë frymëzim në betejën për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe rikthimin e besimit tek shqiptarët.

“Gjaku dhe sakrifica sublime e Josif Budos u shndërruan në dritë dhe frymëzim për mbarë shqiptarët. Kavaja, qyteti i kryengritjes së parë antikomuniste, e priti diktaturën me trimëri dhe qëndroi e pamposhtur,” deklaroi Berisha. Sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budon dhe sakrificën e tij me një betim solemn se nuk do të pajtohemi kurrë me këtë regjim. Josif Budo do të na frymëzojë në përpjekjen për të rikthyer dinjitetin, shpresën dhe besimin e shqiptarëve,” tha Berisha.

Josif Budo

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një “diktator modern” që po largon të rinjtë dhe po shkatërron kombin.

“Kombi është i rrëzuar përdhe. Sot jemi dëshmitarë të një politike spastrimi etnik që tejkalon precedentët historikë,” shtoi ai.

Berisha përmendi edhe burgosjen e Ervin Salianjit, duke e konsideruar atë si viktimë të përpjekjeve për të mbrojtur kryeministrin Rama dhe Fatmir Xhafën ndaj akuzave.

“Çfarë mund t’i bëjë një armik më shumë një kombi se sa ai që burgos kundërshtarët e tij? Ervin Salianji u dënua vetëm sepse denoncoi mbrojtjen që i bëhej Geron Xhafës për trafikun e Vlorës,” tha Berisha.

Në fjalimin e tij, Berisha foli edhe për arrestimin dhe burgosjen e aleatit të tij Ilir Meta, duke e krahasuar me rastin e poetit Havzi Nela.

“A ka ndonjë dallim mes varjes në litar të Havzi Nelës në vitin 1988 dhe trajtimit brutal të kundërshtarëve politikë në ditët e sotme? Ndërsa ai vdiq, edhe ky terrorizon një popull të tërë,” theksoi Berisha.

Kujtojmë që më 10 korrik 1990, në Kavajë u vra nga forcat sampiste, Josif Budo, duke u bërë dëshmori i parë i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri në fillim të viteve ’90.

Ky krim e nxiti dhe më shumë protestën e kavajasve ndaj regjimit në pushtet dhe në qytet zbarkuan tankse dhe forca të shumta për të ruajtur rendin. Sofika Cara, dëshmitare okulare e ngjarjeve, sjell zhvillimet e atyre ditëve tronditëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përurohet shtatorja e Josif Budos në Kavajë, Berisha: Rama burgos kundërshtarët appeared first on Euronews Albania.

Policia ndalon dy prostituta kineze në Kavajë, nën hetim 6 klientë shqiptarë

By: user 5
5 July 2025 at 13:54

Një tjetër rast prostitucioni me protagoniste shtetase të huaja është goditur nga policia, në Qerret të Kavajës.

Dy gra me kombësi kineze u arrestuan në flagrancë në një apartament në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm përmes shërbimeve seksuale me pagesë.

Operacioni policor i koduar “Baza”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Kavajë, erdhi pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda proaktive. Gjatë veprimeve hetimore, u dokumentua plotësisht mënyra se si dy shtetaset C. Y., 42 vjeçe, dhe Y. Sh., 41 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në zonën turistike të Qerretit dhe përmes rrjeteve sociale, siguronin klientë shqiptarë duke ofruar shërbime seksuale në këmbim të shumave që varionin nga 80 deri në 200 euro.

Kinezet kishin hyrë në Shqipëri si turiste, por qëllimi i tyre ishte fitimi përmes një aktiviteti të paligjshëm. Krahas arrestimit të tyre, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë që dyshohet se përfituan shërbime seksuale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë, si dhe dy telefona celularë të përdorur për komunikime me klientët. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Policia ndalon dy prostituta kineze në Kavajë, nën hetim 6 klientë shqiptarë appeared first on Lapsi.al.

Finalizohet operacioni policor “Baza”/ ‘Fole’ prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, 200 euro…

5 July 2025 at 12:21

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit. Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze:

C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Finalizohet operacioni policor “Baza”/ ‘Fole’ prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, 200 euro… appeared first on Sot News | Lajme.

Hynë në Shqipëri si turiste dhe ushtronin prostitucion, arrestohen 2 shtetase kineze në Kavajë

By: armand
5 July 2025 at 12:26

Dy shtetase kineze janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ushtronin prostitucion në një apartament që ato kishin marrë me qira në Qerret. Në pranga mësohet se kanë rënë shtetaset me iniciale C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”. Dy shtetaset kishin hyrë në Shqipëri […]

The post Hynë në Shqipëri si turiste dhe ushtronin prostitucion, arrestohen 2 shtetase kineze në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Zjarret nën kontroll/ 9 vatra në 5 bashki, rrezik i lartë në Tirane, Durrës, Lezhë dhe Fier

28 June 2025 at 10:04

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar pesë vatra zjarri në  Tiranë, Durrës,  Kavajë, Lezhe dhe Berat. Flakët sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë shuar me sukses.

Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth gjysmë hektari.

Në Kavajë dhe në ishull Shëngjin zjarri ka rënë në banesa  ku janë shkaktuar dëme materiale.

Në ishull Shëngjin  sipas ministrisë  për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e flakëve u angazhuan  9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.

Rreziku nga zjarret edhe të shtunën sipas parashikimit të  Institutit të Gjeoshkencave mbetet i lartë kryesisht në Qarqet Lezhë,  Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në pjesën tjetër të vendit   parashikohet risk i moderuar.

/abcnews.al/

Raportohet për 9 vatra aktive në Shqipëri, dhjetëra automjete zjarrfikëse në terren

28 June 2025 at 11:52

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.

Sipas raportimeve të gjitha vatrat janë neutralizuar, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.

Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve, raporton Tch.

Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.

Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.

 

The post Raportohet për 9 vatra aktive në Shqipëri, dhjetëra automjete zjarrfikëse në terren appeared first on Telegrafi.

Kavajë, një person nën hetim dhe sekuestrohen 69 shezlongë

By: redi
26 June 2025 at 15:46

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, vijojnë kontrollet përgjatë vijës bregdetare për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje. Këtë të enjte në plazhin e Vilë Bashtovës u sekuestruan 69 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A.A, 52-vjeç, banues në Rrogozhinë. Ai u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet iu referuan Prokurorisë.

Source

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

By: M C
24 June 2025 at 23:26

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, duke kërkuar ndihmë për të rifituar kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, të moshës katër dhe nëntë vjeç.

Ajo rrëfen se është ndarë nga bashkëshorti pas 12 vitesh martesë, pasi ai nuk e lejonte të praktikonte fenë islame dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Pas largimit nga banesa familjare, fillimisht fëmijët qëndruan me të. Por një muaj më vonë, ish-burri i mori me pretekstin e një takimi dhe nuk ia ktheu më. Qytetarja tregon se, ndonëse kërkoi zyrtarisht masë të përkohshme kujdestarie në Gjykatën e Tiranës, kërkesa e saj u refuzua.

Ndërkohë, të dyja palët kanë marrë urdhër mbrojtjeje, por sipas saj, nuk është kryer asnjë vlerësim psikologjik dhe gjykata ka vendosur që nëna t’i takojë fëmijët vetëm një ditë në javë – të premten.

Ajo shprehet se është e dëshpëruar, pasi nuk i sheh fëmijët shpesh, dhe kërkon që institucionet të ndërhyjnë për të rishikuar vendimin e kujdestarisë. Zonja ka denoncuar gjithashtu gjuhën fyese dhe kërcënuese të përdorur nga ish-burri, për të cilën thotë se ndikon negativisht edhe mbi fëmijët.

“Përshëndetje jam një qytetare e Kavajës. Jam e martuar prej 12 vitesh me një qytetar nga Kavaja, nga kjo martesë kam dy fëmijë të moshës nëntë dhe katër vjeç. Vitin e kaluar jemi ndarë fizikisht, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët, më datë 17 mars të vitit të kaluar. Arsyeja e ndarjes ka qenë se unë jam praktikante e fesë islame dhe ish-bashkëshorti im nuk më lejonte që ta praktikoja. Çështja arriti deri në dhunë fizike dhe psikologjike. Më përndiqte gjatë gjithë kohës , nuk më lejonte që të falesha dhe kjo pastaj çoi deri në ndarje.

Pas një muaji, ish-bashkëshorti i takonte fëmijët çdo ditë, i çonte dhe në shkollë. Me pretekstin se do të takonte kushërinj që kishin ardhur nga jashtë, i mori dhe nuk m’i ktheu më. Në atë moment unë nisa procedurat e divorcit. Hapa një kërkesë-pari në Gjykatën e Durrësit. Unë marr vesh që ai kishte hapur një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës më 11 maj të viti të kaluar. Bëj një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së përkohshme për të marrë fëmijët, në kërkesën e parë gjyqtarja e refuzoi, në kërkesën e dytë nuk mora asnjë përgjigje. Nga momenti që i mori ish-bashkëshorti në fillim i kam takuar shumë rrallë, pasi kam shkuar një ditë në shtëpinë e tij për t’i takuar, pasi kisha më shumë se një muaj pa i takuar, në momentin që hyj brenda fëmijët më përqafojnë.

Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë. Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.

Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.

Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.

Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.

Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.

Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?

Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?

Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?

Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.

Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?

Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.

Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.

Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?

Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.

Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.

Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?

Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.

Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.

Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.

“Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë. Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj. Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë.

The post “Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi appeared first on Albeu.com.

“Racë e degjenerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

By: Elva
24 June 2025 at 21:34

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, duke kërkuar ndihmë për të rifituar kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, të moshës katër dhe nëntë vjeç. Ajo rrëfen se është ndarë nga bashkëshorti pas 12 vitesh martesë, pasi ai nuk e lejonte të praktikonte fenë islame dhe ushtronte dhunë fizike dhe […]

The post “Racë e degjenerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi appeared first on BoldNews.al.

Bregdeti shqiptar “zien” nga pushues vendas e të huaj

22 June 2025 at 21:57

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues.

Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer në një destinacion të preferuar për vendasit dhe turistët e huaj.

Pushues nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës janë parë masivisht në brigjet shqiptare.

Të tërhequr jo vetëm nga deti dhe rëra, por edhe nga çmimet e lira, ata e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.

Siç raporton Tv Klan edhe operatorët turistikë janë optimistë për këtë sezon, të cilin e konsiderojnë të suksesshëm që në nisje.

Ata presin që piku i fluksit të arrijë gjatë muajve korrik dhe gusht, kur priten më shumë vizitorë nga Ballkani dhe Europa Qendrore.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se turizmi vijon të jetë një nga sektorët më të gjallëruar të ekonomisë, me Shqipërinë që çdo vit po tërheq më shumë turistë falë bukurive natyrore dhe mikpritjes tradicionale.

The post Bregdeti shqiptar “zien” nga pushues vendas e të huaj appeared first on Telegrafi.

Kumbaro në Kavajë: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve, policia në terren për zbatimin e ligjit

By: redi
20 June 2025 at 21:21

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vijuar në Kavajë me inspektimet në plazhe. Kumbaro tha se sezoni turistik do të shoqërohet me masa të rrepta ndaj zaptimit të plazheve publike, ndërsa theksoi se sfidë mbetet pastrimi i bregdetit dhe garantimi i aksesit për të gjithë qytetarët. ”Sfidë mbetet pastrimi i plazheve dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike…

Source

Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike


TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi inspektimet në plazhe, duke u ndalur në zonë e Kavajës.

Ministrja vlerësoi se sfidë mbetet pastrimi i plazheve ndërsa deklaroi tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike.

“Prandaj policia do të jetë në krahun tonë për ta përballuar një sfidë të tillë. Plazhet e Kavajës bashkë me plazhet e Durrësit janë vija bregdetare më e populluar, qoftë me pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e më shumë edhe pushues të huaj”, tha ajo.

Kumbaro nënvizoi se me rregulloren e re, subjektet që kanë strukturë akomoduese mund të marrin nën menaxhim parcela plazhi, si vlerë e shtuar për bizneset e tyre të hotelerisë.

“Është megjithatë, e rëndësishme të kemi një ndërprerje të vijës së plazheve të menaxhuara, edhe me plazhe publike. Gjithashtu edhe në plazhet e menaxhuara nga subjektet private duhet të respektohet një distancë rreth 7-8 metër nga deti, për qytetarët që dëshirojnë të qëndrojnë buzë detit”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro kërkoi nga institucionet të gjejnë mirëkuptim me banorët e pallateve dhe banesave pranë plazheve të mos zaptojnë hapësirat, si dhe kërkoi nga subjektet private të mos tentojnë për t’u shtyrë përtej parcelës së marrë nën menaxhim me kontratë, pasi do të quhet zaptim.

Në gjithë vijën bregdetare të Kavajës, janë 73 plazhe publike të cilat, ministrja Kumbaro kërkoi të pajisen me sinjalistikën e duhur nga bashkia.

“Kemi plazhe që prej vitit 2021 janë me kontrata 5-vjeçare menaxhimi, të cilat përfundojnë këtë vit. Nga viti tjetër do të kemi një situatë të përmirësuar të plazheve edhe më në favor të hapësirave publike. Do të duhet të jemi gjithë kohën në komunikim për të sinjalizuar njëri-tjetrin qoftë kur kemi raste të zaptimit të plazheve, qoftë të ndotjes së hapësirave publike. Përtej plazheve, është e rëndësishme të pastrohet edhe pjesa e gjelbërimit dhe pyllit, ku shpesh bëhen venddepozitime për mbetjet”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, nga ana tjetër u shpreh se për shkak të përqendrimit të lartë të hoteleve, kërkon më shumë impenjim menaxhimi i hapësirave ndërsa shtoi se “Ka hyrë në fuqi urdhri i bashkisë që pezullon ndërtimet dhe punimet në zonën e plazhit, me qëllim për të garantuar një sezon të pastër dhe të qetë”.

/m.m/j.p/

The post Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohen parcela me 1200 bimë kanabis në Kavajë, 2 të arrestuar

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Policia në Kavajë ka zbuluar 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj në të cilat ishin kultivuar 1200 bimë narkotike kanabis. Në pranga kanë rënë dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia njoftoi sot se “në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekaj”, u kapën në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj (pranë depos së ujit të këtij fshati)”.

“Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit D. M., 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera”, njoftoi policia.

Në kuadër të këtij operacionit sipas policisë u kryen kontrolle në disa banesa dhe ambiente, prej të cilave u sekuestruan 20000 euro, 1000 fara kanabis, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pjesë e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Policia tha se po punon, për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /j.p/

The post Zbulohen parcela me 1200 bimë kanabis në Kavajë, 2 të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kultivuan Cannabis në Kavajë/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen 20 mijë euro dhe një armë (Emrat)

20 June 2025 at 10:22

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekaj”, u kapën në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj (Kavajë) (pranë depos së ujit të këtij fshati).

Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit Durim Mema, 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe Armend Hoxha, 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera.

Në kuadër të këtij operacionit u kryen kontrolle në disa banesa dhe ambiente, prej të cilave u sekuestruan 20000 euro, 1000 fara Cannabisi, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pjesë e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Po punohet me intensitet të lartë, për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Kultivuan Cannabis në Kavajë/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen 20 mijë euro dhe një armë (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Kavajë/ Kultivuan 1200 bimë kanabis, 2 të arrestuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë

20 June 2025 at 10:21

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Durrësit, kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i hetimit, është bërë e mundur kapja e 2 personave, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Leka, pranë depos së ujit të këtij fshati.

Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit me iniciale D. M., 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K.

Policia ka sekuestruar 20000 euro, 1000 fara kanabisi , 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pjesë e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Po punohet me intensitet të lartë, për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kavajë/ Kultivuan 1200 bimë kanabis, 2 të arrestuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌