Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emigranti kthehet në vendlindje, investim në agroturizëm pranë burimit të Gurrës së Zezë


TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Olsi Blloku, vendosi që pas shumë vitesh punë në emigrim të rikthehet në vendlindjen e tij në Dardhë të Librazhdit, aty ku vendosi të investojë në ndërtimin e një agroturizmi.

Olsi, së bashku me dy prindërit e tij kanë ndërtuar një oaz të vërtetë mikpritjeje dhe shijeje me gatime tradicionale dhe produkte të freskëta të zonës, duke u kthyer në një atraksion për turistët e huaj dhe vendasit.

Taulant Balla, ministër i Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin ndau këtë histori suksesi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ky agroturizëm pret çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët janë të apasionuar pas natyrës dhe ecjeve nëpër shtigjet e shumta që ofron kjo zonë piktoreske.

Në mjediset e “House Grill Mattia”, do të gjeni ushqim të shijshëm bio dhe një mikpritje të ngrohtë. Gjithashtu turistët që frekuentojnë bujtinën kanë mundësi të vizitojnë dhe mullirin 100-vjeçar dhe gjurmët e rrugës “Egnatia”.  Mulliri është një dëshmi e rrallë e jetës bujqësore të shumë viteve të shkuara. Vizitorët ndalojnë shpesh për të parë nga afër mekanizmin e vjetër prej druri dhe për të kuptuar si dikur bluhej gruri në këtë zonë.

Në këtë perlë të vogël pranë burimit të quajtur Gurra e Zezë ka lindur një histori e bukur rikthimi, përkushtimi dhe dashurie për vendin.

Zona frekuentohet edhe më shumë nga turistë të huaj dhe vendas, veçanërisht ata që ndjekin gjurmët e rrugës antike pranë këtyre anëve. Sot, Egnatia po rilind si një itinerar i rëndësishëm për turizmin historik dhe kulturor.

/e.i//a.f/

The post Emigranti kthehet në vendlindje, investim në agroturizëm pranë burimit të Gurrës së Zezë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama e përmendi si histori suksesi, agroturizmi në Çajup është ndërtim pa leje

By: user 5
2 July 2025 at 21:15

Edi Rama trumbetoi sot një rast suksesi sa i përket zhvillimit të blegtorisë së kombinuar me turizmin. Ai solli në vëmendje gjatë takimit të sotëm modelin në fushën e Çajupit në Zagori të Gjirokastrës teksa paralajmëroi një program të posaçëm për të nxitur blegtorinë.

“Do dalim me një program të posacëm për të mbështetur krijimin e fermave dhe staneve në natyrë. Duhet të nxisim pikat e kultivimit të të imtave në natyrë. Stani i Çajupit është një shembull spektakolar, jo thjesht për blegtorinë, por edhe për turizmin. Koncepti i kombinuar i turizmit me blegtorinë, është një koncept fitues”, tha Rama.

Por ndërkohë kryeministrin ose e gënjëjnë bashkëpunëtorët e tij ose realisht nuk i bën përshtypje shpërfillja e ligjit. Në çdo rast kjo është e rëndë sidoqoftë. Ferma e ngritur në fushën e Çajupit është pa leje ndërtimi. Fermeri Pëllumb Koko ka zaptuar prej kohësh kullotat në atë zonë duke krijuar një përplasje me banorë të Zagorisë, pikërisht për këtë paligjshmëri.

E jo vetëm kaq, por ndërtimi që ai ka bërë është në zonë të mbrojtur, ku betonizimi është i ndaluar rreptësisht. Ka një korrespondencë të gjatë shkresore në 10 vitet e fundit mes Bashkisë Libohovë dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e atyre ndërtimeve.

Kjo nuk e përjashton trajtimin si të suksesshëm të asaj ferme, por duhet përmendur edhe ana tjetër e medaljes, të cilën kryeministri ndoshta nuk e di, por lehtësisht mund ta verifikojë. F

alë mbrojtjes politike, fermeri ia ka dalë mbanë deri më tani që të vijojë punën pavarësisht se ajo sipërmarrje ka nisur dhe është në paligjshmëri të plotë. Të paktën Rama mbase do të informohet për këtë derisa të shkojë vetë në Çajup, ku siç premtoi sot do të prezantojë paketën e re të mbështetjes së blegtorisë. ©LAPSI.al

The post Rama e përmendi si histori suksesi, agroturizmi në Çajup është ndërtim pa leje appeared first on Lapsi.al.

Produkte autentike direkt nga fermerët e zonës, Rama: Rihapet pas 20 vitesh restoranti tradicional në Pukë

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë zhvillimit të agroturizmit, duke synuar që deri në vitin 2027 të rrisë ndjeshëm peshën dhe ndikimin e këtij sektori në ekonominë e vendit, veçanërisht në zonat rurale ku zhvillohet.

Përmes Strategjisë për Agroturizmin dhe masave mbështetëse, qeveria dëshiron të nxisë sipërmarrjet lokale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të komuniteteve rurale.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot historinë e Dionis Tuçit, i cili pas disa vitesh emigrimi në Itali, vendosi të rikthehet në vendlindjen e tij në Pukë, Fushë-Arrëz, ku hapi restorantin “Mish n’Tra”.

Ky lokal ofron produkte autentike direkt nga fermerët e zonës dhe specialitete tradicionale gatimi, duke ruajtur trashëgiminë e familjes Tuçi, e cila ka një histori që nga vitet ’90.

“Pas disa përvojave të çmuara në kuzhinë, te “Mrizi i Zanave” dhe “Mullixhiu”, Dionisi rikthehet me zemër plot, duke çuar në vend një amanet të vjetër të familjes. Pas 20 vitesh që kishte mbyllur dyert, ai më në fund rihapi restorantin e vjetër të familjes Tuçi, një biznes që ka ekzistuar që në vitet ’90”, u shpreh Rama.

Mbështetja e këtyre iniciativave që kombinojnë traditën, prodhimet vendore dhe eksperiencën autentike për vizitorët vendas dhe të huaj, mbetet një nga prioritetet e qeverisë për rritjen e ofertës turistike në Shqipëri. /j.p/

The post Produkte autentike direkt nga fermerët e zonës, Rama: Rihapet pas 20 vitesh restoranti tradicional në Pukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Agroturizmi “Te Agai” në Gjinar, sjell mikpritjen shqiptare dhe bukuritë që të fal natyra

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Në Gjinar të Elbasanit, pranë malit të Bukanikut, aty ku natyra dhe ajri i pastër janë pjesë e përditshmërisë së banorëve të zonës, agroturizmi “Te Agai” është kthyer në një atraksion për vendasit, por edhe për turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të këtij investimi, ndërsa tha se “1270 metra mbi nivelin e detit, në një nga zonat më piktoreske të Gjinarit, agroturizmi “Te AGAI” sjell së bashku gatimet tradicionale të Elbasanit, mikpritjen shqiptare dhe bukuritë që të fal natyra”.

Agroturizmi “Te Agai” është një “udhëtim” që filloi me një ide të thjeshtë, ndarjen e bukurisë së jetës malore shqiptare me të tjerët. Ajri i pastër, ushqimet e gatuara në shtëpi dhe traditat shqiptare, kjo mënyrë jetese e poseduesve të kësaj hapësire u kthye në një sipërmarrje të mirëfilltë që ka marrë vëmendjen e pushuesve vendas, por edhe ata të huaj.

Agroturizmi “Te Agai” është një investim që është kryer në tokën e familjarëve, për t’u kthyer në një destinacion ku lidhja mes natyrës, kulturës dhe kulinarisë bëhet absolute, në mes të maleve në Gjinar të Elbasanit.

Përmes mikpritjes, ushqimit tradicional dhe aktiviteteve tërheqëse në natyrë, te agroturizëm “Te Agai” krijohet një hapësirë ​​ku mysafirët mund të ndihen si në shtëpi, të zbulojnë diçka të re dhe të largohen me kujtime të paharrueshme.

Qeveria, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, mund të përfitoni financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%, ndërsa për zonat malore mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve.

/e.i/a.f/

The post Rama: Agroturizmi “Te Agai” në Gjinar, sjell mikpritjen shqiptare dhe bukuritë që të fal natyra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rabdishti, si model i turizmit rural

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Fshati Rabdishtit në Dibër, është kthyer në një destinacion të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj, jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për  agroturizmet e reja që po shtojnë ofertën turistike të zonës.

Rabdishti është një nga fshatrat ku institucionet e linjës në bashkëpunim me donatorët, po punojnë për ndërtimin e një modeli turizmi rural të bazuar te komuniteti.

Fundjavën e kaluar, familjet në fshatin Rabdisht mirëpritën grupin e vizitorëve nga Tirana, njëherazi specialistë të sektorit rural dhe turizmit, ku diskutuan mbi agroturizmin dhe zgjerimin e ofertës turistike në këtë zonë.

Në kuadër të eventit “Tregime Fshati”, u promovuan paketat turistike që fshati ofron, si: turi i shtëpive pritëse, përvoja në fermë, tre shtigje të reja, dhe ballkoni panoramik, ndër të tjera. Ndërsa tryeza e dialogut mes aktorëve lokalë diskutoi edhe hapat e ardhshëm në zhvillimin e turizmit në zonë.

Mbrëmja u përmbyll me kinemanë verore, vendosur në oborrin e një shtëpie tradicionale pritëse, si një kujtim i veçantë për gjithë komunitetin.

Pesë familje hapën për herë të parë dyert e shtëpive të tyre për të ofruar një përvojë autentike fshati.

Sot, Rabdishti ka gati 20 dhoma për këdo që dëshiron të kalojë një fundjavë ndryshe në fshat.

Fshati Rabdisht është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri. I ndodhur në një peizazh malor, i ndërtuar më shtëpi tradicionale me gurë, çatitë prej rrase guri, si dhe rrugët me kalldrëm i japin pamje të veçantë dhe unike duke u njohur “fshati i gurtë”.

Rabdishti shtrihet në majën e Luginës së Shërimit e cila ka marrë emrin e saj nga vetitë kuruese të burimeve termale të Peshkopisë dhe nga pjesa malore të kullotës së bjeshkës së Rabdishtit dhe malit me të njëjtin emër të vargmalit Deshat-Korab.

Vizitorët e shumtë që frekuentojnë këtë fshat pëlqejnë jetën tipike të fshatit, bujtinat tradicionale në Rabdisht, ku mikpritja dhe gatimet tradicionale shijohen si askund në rajonin e Dibrës. /j.p/

 

The post Rabdishti, si model i turizmit rural appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Agroturizmet, modele që gjenerojnë punësim dhe ekonomi lokale

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Agroturizmet janë kthyer tashmë në modele të zhvillimit për ekonomitë lokale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga Vila Leonard në Dobresh, të Tiranës, si një ndër investimet në sektorin e agroturizmit që kontribuon në zhvillimin e zonave rurale.
“Ky biznes është një shembull i zhvillimit lokal ku çdo produkt “Made in Albania” që shërbehet në tryezat e saj vjen nga fermerët dhe blegtorët e zonës, duke forcuar ekonominë vendase dhe gjeneruar punësim për komunitetin”, u shpreh Denaj.
E ndërtuar në një zonë piktoreske të Dobresh, Vila Leonard ofron për vizitorët dhe turistët një eksperiencë unike mikpritjeje, natyre dhe qetësie.
Denaj tha se, “me një ambient të ngrohtë, të rrethuar nga gjelbërimi dhe ajri i pastër, është destinacioni ku shija dhe tradita ndërlidhen me njëra-tjetrën”.
Ndërsa përfaqësuesi i këtij biznesi tregoi se, ambientet e kësaj pike agroturistike, krahas restorantit, pishinës ofrojnë akomodim edhe për fjetje.
“Ne kemi 9 dhoma standarde dhe dy suita. Bashkëpunojmë me fermerët e zonave përreth për furnizimet me produkte bujqësore të stinës dhe shohim një shtim të turistëve të huaj në pikën tonë”, tha ai.
/a.f/

The post Denaj: Agroturizmet, modele që gjenerojnë punësim dhe ekonomi lokale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agroturizmi buzë rrugës Ersekë-Leskovik, Rama: Kolonjari i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur rrugë të re në jetë

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Ngritja e agroturizmave po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale duke stimuluar edhe krijimin e vendeve të punës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të ”KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga një i ri kolonjar, i rikthyer nga emigrimi.

“”KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga Erioni, një i ri kolonjar i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur një rrugë të re në jetën e tij, aty ku tanimë po rritet pa pushim numri i vizitorëve e turistëve dhe falë investimeve në infrastrukturë, janë bërë të arritshme lehtësisht peizazhe përrallore”, u shpreh Rama.

Politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e agroturizmit janë të fokusuara në përmirësimin e kushteve për fermerët dhe në shfrytëzimin e potencialit të bujqësisë dhe natyrës shqiptare për tërheqjen e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale.

Qeveria ka miratuar një sërë masash që synojnë mbështetje financiare, përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik agroturistik. /j.p/

The post Agroturizmi buzë rrugës Ersekë-Leskovik, Rama: Kolonjari i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur rrugë të re në jetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhvillimi i agroturizmit, Denaj: Kredi me interes 2%, qeveria mbulon 70% të riskut


TIRANË, 6 prill/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se linjat e kreditimit të vendosura nga qeveria mbështesin investimet në agroturizëm.

Sipas saj, investimet në agroturizëm, zgjerimi dhe modernizimi i tyre ndikojnë dhe në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Denaj u ndal në Bërzhitë, ku zhvilloi një bashkëbisedim me administratorin e “Flumen Park”.

“Një bisedë e këndshme me Fredin, administratorin e “Flumen Park”, i cili më tregoi për ecurinë e deritanishme, gjallërimin që i ka dhënë zonës, angazhimin e banorëve në punë dhe planet për zgjerim. Me linjën e financimit të Kredisë së Butë, të mbështetur nga Garancia Sovrane dhe Paketa e Maleve, nxisim investimet në agroturizëm për zgjerimin, modernizimin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale”, u shpreh ministrja Denaj.

Fredi tregon se ka zgjedhur të mos ngrihet në lartësi por të shtrihet në terren që të ketë sa më shumë lidhje me natyrën dhe ambientin.

Ministrja Denaj vuri në dukje se programi i financimit me kredi për biznesin e vogël dhe të mesëm me vlerë 250 milionë euro, i miratuar nga Banka e Shqipërisë, do të ndërthuret edhe me Garancinë Sovrane.

Nga muaji korrik 2025 do të hapen aplikimet për kredi të buta me interes 2% nëpërmjet Garancisë Sovrane, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria.

Ulja e normës së interesit në 2% vetëm në mbështetje të bizneseve për sektorët e bujqësisë, mundësohet nga shteti që do të mbulojë 70% të rrezikut të kolateralit për kredinë.

Garancia Sovrane për financim kredie me 2% interes do të mbështesë aplikues të 5 sektorëve në bujqësisë, si: serrat; agropërpunimin; peshkimin; akuakulturën; agroturizmin dhe inovacionin teknologjik.

Fondi prej 250 milionë eurosh i programit të financimit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme tashmë është shpërndarë te bankat e nivelit të dytë dhe mbështet financimin e SME-ve, përfshirë edhe ato bujqësore, nëpërmjet kredive me interes 3,5%.

“Agroturizmi është një model biznesi që po merr një vëmendje nga qeveria në shumë aspekte me mbështetje dhe financime. Agroturizmi është përfshirë brenda 5 sektorëve që mbështeten me kredinë e butë 250 milionë euro, e cila si rrallë herë vjen me një normë interesi të reduktuar me 3,5%. Me skemën e garancisë që aprovohet në qershor, nëse një agrobiznes apo turizëm nuk arrin të ketë kolateralin, qeveria merr 70% të riskut, duke ulur edhe normën e interesit 2%. Janë skemat e granteve dhe “Paketa e Maleve”. Kjo paketë ka disa avantazhe, përfiton aty ku ke tokën e të parëve, por nuk ke letrat. Qeveria të mbështet duke ti dhënë ato menjëherë. Dhe e dyta zero taksa për 10 vite”, deklaroi ajo.

Janë mbi 1000 investime dhe rreth 125 milionë euro ndihmë e drejtpërdrejtë në 10 vitet e fundit në mbështetje të ndërtimit të afro 400 pikave të përpunimit dhe grumbullimit, 122 agroturizme, si dhe një rritje të konsiderueshme të stabilimenteve të kafshëve me mbi 50 mijë gjedhë.

/r.e/

The post Zhvillimi i agroturizmit, Denaj: Kredi me interes 2%, qeveria mbulon 70% të riskut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizmi në rritje, por pa orientim

By: Mira Leka
5 April 2025 at 22:10

Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efekt i promovimit që vijon t’i bëhet destinacionit. Edhe pse kjo tendencë duhet të na gëzojë, ajo që po shihet me shqetësim është mungesa e orientimit që ka ky sektor për të maksimizuar përfitimin. Së pari, kjo lidhet me një ndarje të qartë të asaj që Shqipëria synon të ofrojë, të segmenteve të turizmit me kosto të ulët dhe atij luksoz, por edhe një ndërlidhjeje më të mirë me sektorët mbështetës, siç mund të jetë bujqësia. Rritja e interesit për kulinarinë dhe prodhimet autentike mund të jetë një avantazh që po e humbasim, për shkak të braktisjes së fshatit dhe tkurrjes së bujqësisë.

 

Nertila Maho

Agjencitë e huaja nuk kanë ngurruar të vijnë që në muajt e parë të vitit për të garantuar kapacitet të parapaguar akomodues për verën 2026, teksa ende nuk ka nisur sezoni i këtij viti.

Një sinjal i tillë tregon qartë se Shqipëria po qëndron fort si një destinacion i preferuar në turizmin e organizuar, që është tregues i tërthortë edhe për tendencën e turizmit individual.

Një situatë si kjo duhet që në njërën anë të na gëzojë e në tjetrën të na nxitë drejt masave që duhet të merren për të maksimizuar përfitimin që mund të vijë nga ky sektor, por edhe të garantojë qëndrueshmëri në afatgjatë.

Operatorët e tregut pohojnë se janë disa aspekte që duhet të mbahen parasysh për të orientuar këtë rritje të turizmit, ku luajnë rol të gjithë palët nga qeveria te pushteti vendor dhe grupet e interesit.

Këto kanë të bëjnë me një orientim të qartë të asaj që mund tëofrojë Shqipëria si destinacion, duke kombinuar turizmin masiv dhe atë luksoz, investime në infrastrukturë në shërbim të sektorit, si dhe politika subvencionuese për sektorët mbështetës që i japin avantazh siç mund të jetë bujqësia.

 

Shqipëria, destinacion i lirë apo destinacion luksi?

Promovimi i Shqipërisë si një destinacion i lirë, në disa raste ka sjellë turistë të kënaqur me shërbimin dhe pritshmërinë që kishin, e në të tjera, turistë që e kanë cilësuar këtë si një “mashtrim”.

Në fakt, Shqipëria sot mbetet një nga destinacionet më ekonomike në raportin e çmimit dhe asaj që ofron, por kjo nëse e marrim të mesatarizuar.

Nëse e shohim me rajone, sigurisht që ky raport ndryshon. Përfaqësues të qeverisë e kanë përmendur jo pak se Shqipëria do të kthehet në një destinacion për turizmin e luksit, por deri më tani ky segment është i papërfillshëm dhe rruga, ende e pashtruar.

Operatorët e tregut në hoteleri por edhe agjenci që sjellin turistë të huaj shprehen se ka vend për zhvillimin paralel të dy këtyre segmenteve, por në secilin rast ka nevojë për vizion.

Lidhur me çmimet konkurruese në turizmin masiv, Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve, pohon se struktura akomoduese duhet të zhvillojnë më shumë paketat që ofrojnë për turistët.

“Mungesa e shërbimeve ‘Full Board’ (FB) ose ‘Half Board’ (HB) në shumë hotele shqiptare rrit artificialisht kostot për turistët. Nëse një hotel ofron vetëm mëngjes (Bed & Breakfast – BB) ose asnjë vakt, atëherë turistët janë të detyruar të konsumojnë ushqime ‘à la carte’ në restorante, ku çmimet mund të jenë më të larta se ato të një pakete të përfshirë në çmimin e hotelit”, shprehet z. Topuzi.

Sipas tij, në vendet fqinje si Greqia, Turqia apo Mali i Zi, shumica e resorteve dhe hoteleve ofrojnë “All-Inclusive”, “Full Board” ose “Half Board”, duke lejuar turistët të planifikojnë më mirë shpenzimet dhe të kenë një përvojë më të rehatshme.

“Në Shqipëri, shumë hotele (veçanërisht ato të vogla dhe të mesme) nuk e kanë këtë mundësi, duke i lënë turistët të detyruar të konsumojnë jashtë çdo vakt, shpesh me çmime jo të qarta ose me luhatje sezonale”, pohon ai.

Por zhvillimi i mëtejshëm i turizmit masiv nëpërmjet përmirësimeve nuk e përjashton zhvillimin e turizmit të luksit, por ai nënvizon se duhet të mësojmë nga gabimet e fqinjëve dhe të kemi vizion për zhvillimin e modeleve të përshtatshme sipas tendencave që po vihen re në tregje.

 

Turizmi në rritje, por ka nevojë për investime në infrastrukturë dhe nga sektori privat

Rritja e interesit turistik për Shqipërinë duket se nuk kufizohet më vetëm me atë të rërës dhe detit. Turizmi kulturor dhe së fundmi ai i konferencave po tregojnë se mikpritja gjithëvjetore është e mundur, por ka nevojë për investime të mirëmenduara, si nga sektori privat, ashtu edhe ai publik.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet se turizmi i konferencave ka marrë një nxitje të dukshme nga promovimi që i është bërë vendit, por ne ende nuk ofrojmë kapacitete të mëdha siç e kërkon ky treg.

Jemi në kushtet kur kërkesa është më e lartë se oferta. Nga ana tjetër, lidhur me rolin e qeverisë, ai vlerëson se duhet të gjendet zgjidhje për infrastrukturën në ato zona ku piku i sezonit sjell ngërçe të mëdha.

“Një rritje e fluksit të turistëve do të thotë ngarkesë më e madhe në rrugë, më shume mjete dhe institucionet duhet të investojnë në drejtim të lehtësimit të këtij fluksi. Janë disa rrugë që kanë një ngarkesë shumë të madhe, ku turistët si individualë dhe të organizuar humbasin me orë të tëra.

Dikur ishte aksi Thumanë-Kashar, një ndër ta, që tani është e zgjidhur, por më problematikja mbetet autostrada Tiranë-Durrës.

Kësaj rruge në verë, përveç fluksit normal që është jo i vogël, i shtohen edhe të gjithë mjetet që i drejtohen Jugut. Për ne që kemi turistë të organizuar, të kalosh 2-3 orë në trafik për t’i çuar në Golem nuk është pozitive.

Rrugët dytësore në Golem gjithashtu mbeten problematike”, – shprehet z. Kasa.

Kontributi që turizmi ka në ekonomi, sipas tij, e justifikon investimin në ato akse që janë problematikë.

 

 

A bëhet kulinari dhe agroturizëm me produkte importi? Subvencionet si nxitje

Një nga aspektet që turistët kanë vlerësuar më shumë gjatë qëndrimit në Shqipëri ka qenë përvoja autentike dhe kulinaria. Duket se në vijim të kësaj, edhe agjencitë e huaja kanë rritur interesin për këto ture.

“Operatorët turistikë, si pjesë e vlerësimeve që kanë nga turistët, kanë shtuar kërkesën për ture kulinarie, për agroturizëm, turizmin e aventurës dhe për fatin tonë të mirë, ne i kemi të gjitha këto. Sa i takon destinacionit, ka një rritje të jashtëzakonshme për Alpet, por edhe për turizmin e eksperiencës, që lidhet kryesisht me qytetet dhe jetën që ofrojnë ato.

Flas këtu për Tiranën, që është një nga më të preferuarat ku nënvizohet jeta e gjallë që ofron dhe kulinaria në qytet, por edhe në zonat periferike të saj”, – shprehet z. Kasa.

Por teksa kulinaria dhe autenticiteti po kthehen në pikat tona të forta, zhvillimet e brendshme po rrezikojnë që të humbasim këto avantazhe.

Largimi i njerëzve nga fshati po “kërcënon” potencialin e Shqipërisë rurale turistike, ndërsa vetë bujqësia ka qenë në tkurrje. Pikërisht në një situatë si kjo, shihet si zgjidhje për të rritur përfitimin nga zinxhiri i vlerës mbështetja nëpërmjet subvencioneve nga qeveria.

“Bujqësia ka nevojë për politika subvencionuese për të përballuar konkurrencën rajonale, por dhe largimin e banorëve nga zonat rurale. Duhet hequr dorë nga modeli i deritanishëm ku faktikisht subvencioni nuk kalon direkt te konsumatori.

Duhet nxitur përdorimi i produkteve bujqësore apo pijeve lokale. E ka legjislacioni për klasifikimin e hoteleve me yje, por ka mbetur pa u zbatuar.

Nuk mund të flasim për agroturizëm me produkte importi. Duhen ndërhyrje ligjore, pa qenë vonë. Qeveria ka në dorë gjithë instrumentet për ta bërë këtë” shprehet z. Topuzi.

 

Lexoni edhe:

“Interesi për Shqipërinë në rritje, agjencitë po lidhin kontrata garancie për verën 2026”  

“Hotelet të zhvillojnë më shumë paketat për turistët, të nxitet prodhimi vendas”

 

The post Turizmi në rritje, por pa orientim appeared first on Revista Monitor.

Kumbaro: Lulëzim i agroturizmeve dhe fermave turistike në Nepravishtë

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Në jug të Shqipërisë zhvillimi i agroturizmit në ka filluar të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë të huaj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndao sot në rrjetet sociale shembullin e agroturizmit “Life on the Farm”, në Nepravishtë, Libohovë, 20 km nga Gjirokastra.

“Ballkoni më i bukur i jugut të Shqipërisë që po përjeton një shpërthim të lulëzimit të agroturizmeve dhe fermave turistike siç është “Life on the Farm”, një përvojë e jashtëzakonshme e turizmit të natyrës dhe kulinarisë”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “së bashku me realizimin e shtigjeve malore, burimet e Melanit dhe monumentet e kulturës ky agroturizëm plotëson më së miri itinerarin e qëndrimit në Nepravishtë e në krejt Libohovën”.

Fshati Nepravishtë vitet e fundit  ka zgjuar kuriozitetin e turistëve vendas e të huaj. Në këtë fshat ka disa monumente kulture, si Kalaja e Melanit, Ujësjellësi në Teqenë e Melanit, Kisha Paleokristiane e Manastareqit, Teqeja e Melanit që mendohet se është një zgjatim i qytetit antik ilir të Antigonesë ose i ngritur në gjurmët e një qyteti ende të panjohur ilir.

1 nga 3

/k.s//a.f/

The post Kumbaro: Lulëzim i agroturizmeve dhe fermave turistike në Nepravishtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, Rama: 500 përfituesit e parë s’paguajnë taksa për 10 vite

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i bëri apel sot sipërmarrësve të rinj të investojnë në agroturizëm dhe agropërpunim, teksa theksoi se “edhe pse ligji që kemi kaluar me emrin “Paketa e maleve” i referohet në radhë të parë maleve patjetër, por në të tërësi është një ligj që i referohet territoreve të brendshme të vendit, që do të thotë edhe territoreve brenda gjithë rajonit Sarandë ku përfshihen Delvina, Konispoli, Finiqi dhe ku ka një potencial të madh për të investuar”.

Në takimin e zhvilluar në Sarandë me sipërmarrës të rinj të kthyer në Shqipëri, Rama tha se “500 të parët që do të futen në aplikim për “Paketën e Maleve” për të zhvilluar një pronë për agroturizëm, për agropërpunim ose për çfarëdo zhvillimi tjetër që kërkon një investim, po kryesisht për agroturizëm do të ketë një periudhë 10 vjeçare pa asnjë taksë dhe TVSH do të jetë vetëm 6%. I 501 pastaj do paguaj taksën normalisht si paguani edhe ju në hotelet tuaja. Shikojeni këtë si mundësi”.

“Kini parasysh që në ligjin me emrin “Paketa e maleve” e para edhe pse këtu është pak më ndryshe jo komplet ndryshe mjafton një dëshmi e miratuar nga këshilli bashkiak sa i përket pronës që mund të mos ketë hipotekën për shkaqet që ne i dimë që lidhen me 7501, mjafton ajo dëshmi për të bërë menjëherë marrëveshjen me shtetin, për të marrë lejen e ndërtimit dhe për të filluar investimet”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “marrëveshja bazohet tek një transaksion simbolik me një euro, ndërkohë që ajo pronë është e jotja ose e atij me të cilin ke bërë marrëveshje për investimin dhe kur mbaron investimi, prona është e jotja e hipotekuar. Çdo problematikë që me gjasë mund të lindë më pas s’ka lidhje me ty, por e trajton shteti me këdo që mund të dalë si pretendent”.

Më tej, Rama tha se “jam 100% dakord që kur shkon jashtë ka disa gjëra që janë të stabilizuara, por nga ana tjetër horizonti nuk është i hapur, ndërsa këtu mund të ketë disa gjëra që nuk janë të stabilizuara, por horizonti është i hapur dhe si e tregon historia e secilit  për ata që kanë ide, vizion, kurajo Shqipëria është vendi ideal për të investuar sepse të jep mundësinë që pastaj të fitosh shumë më tepër se duke qëndruar jashtë e të punosh për të tjerët”.

“Sot juve në strukturat tuaja jepni paga që janë 100% konkurruese me pagat e Greqisë për të njëjtat punë”, tha Rama.

/k.s//a.f/

The post “Paketa e Maleve”, Rama: 500 përfituesit e parë s’paguajnë taksa për 10 vite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agroturizëm “Oazi Baho” në Kolonjë, shembull i potencialeve natyrore e agroturistike

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Në Kolonjë të Gjirokastrës “Oazi Baho” është një model i  agroturizmit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila vizitoi nga afër këtë agroturizëm e cilësoi një oaz të mrekullueshëm të natyrës.

“Njerëz punëtorë si Xhelali, që prej 17 vitesh kultivon troftën në këtë zonë, duke zgjeruar kapacitetet e biznesit të tij buzë liqenit të Kacojthit – të cilin e ruajmë si monument natyre, por edhe duke mbrojtur me fanatizëm peizazhet rreth tij, na bindin se ç’potenciale natyrore e agroturistike kemi e ç’zinxhir ekonomie mund të prodhojë turizmi rural, ndërsa zhvillimi i mëtejshëm do të favorizohet edhe nga kantieret infrastrukturore për rrugët ndërlidhëse ku më kryesorja është rruga e re që lidh Gjirokastrën me Tepelenën e cila do të kalojë pikërisht pranë Kolonjës”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “në fshatin Kolonjë ndihet mikpritja tipike e Labërisë, shijohet trofta e freskët dhe ushqimet e zonës, si edhe kënaqesh nga ushtima e këngës isopolifonike”.

Mbështetja për agroturizmin ka nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale.

/k.s/j.p/

 

The post Agroturizëm “Oazi Baho” në Kolonjë, shembull i potencialeve natyrore e agroturistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sipërmarrësit: Bujqësia sot është kthyer në një produkt bankar, presim mbi 10 000 turistë në vit

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Agroturizmat janë kthyer atraksione turistike për vizitorët dhe sipërmarrje që po nxisin zinxhirin e vlerës duke i dhënë zhvillim zonave rurale në disa drejtime.

Sipërmarrës të këtij sektori në një takim me kryeministrin Edi Rama, në Kuçovë, u shprehën optimist për mbështetjen financiare të qeverisë dhe ndanë eksperiencat e tyre në sipërmarrjet që drejtojnë.

Një sipërmarrës në sektorin e agroturizmit, teksa ndau historinë e tij për ngritjen e një bujtine që sot frekuentohet shumë nga turistët, tha se, “ne duhet të japim shembullin tonë, pasi çdo gjë fillon nga vetja”.

“Ka shumë histori dhe shembuj të suksesshëm që ne duhet të sjellim në vendin tonë, çfarë kemi akumuluar nga emigrimi, duke sjell eksperiencën më të mirë që kemi fituar jashtë, në sipërmarrjet tona, në tokën tonë”, tha ai.

Ndërsa një sipërmarrëse u shpreh se, zhvillimi i sektorit ka bërë që tashmë ndryshe nga më parë, janë bankat që po drejtohen tek bizneset bujqësore. “Bujqësia sot është kthyer në një produkt bankar. Ushqimi dhe gjithçka është në zhvillim dhe qasja për bujqësinë dhe agroturizmin po ndihet”, u shpreh ajo.

Julian Shyqëriu, një sipërmarrës në agroturizëm tregoi se qendra e tij është kthyer në një atraksion për vizitorët vendas dhe të huaj.

“Unë mbarështoj 650 krerë bagëti të imta, kemi baxhon tonë dhe prodhojmë vetë dhe ajo që më bën të ndihem krenar është mbështetja nga ministria edhe AZHBR, përmes skemave të mbështetjes, ndërsa paketa e maleve është një risi për rritjen e investimeve tona në vendin tonë”, tha ai.

Joni, një i ri që është i angazhuar në agroturizëm ftoi të pranishmit ta shohin, industrinë e agroturizmit si një mundësi bashkëpunimi për ta zhvilluar më tej.

Sadik Muçobega tregoi se është kthyer nga emigrimi dhe bashkë me bashkëshorten kanë ngritur një bujtinë në Brataj në zonën e Lumit të Vlorës. “Hapja e rrugës së re i ka dhënë më shumë zhvillim zonës dhe biznesit tonë” tha ai.

Petriti, një tjetër sipërmarrës në fushën e agroturizmit, tha se numri turistëve është rritur. “Unë jam në Roshnik dhe pres rreth 10 000 turistë në vit”, u shpreh ai. “Duhet të jemi dhe ti përshtatemi tregut dhe kërkesave të tij”, vijoi Petriti.

Një re tregoi se ka ngritur një bujtinë në tokën e prindërve të saj, ndërsa aspiron të përfitoj nga paketa e maleve për të zgjeruar investimin në tokën e pashfrytëzuar, pronë e prindërve të saj për të patur një zhvillim edhe më gjithëpërfshirës.

1 nga 4

The post Sipërmarrësit: Bujqësia sot është kthyer në një produkt bankar, presim mbi 10 000 turistë në vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bujqësia dhe agroturizmi, Rama: Dy linja financimi, nxitje agropërpunimit

18 March 2025 at 14:30

TIRANË, 18 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kuçovë me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme të zonave rurale, të cilët i informoi mbi dy linjat e reja të financimit për zhvillimin rural, kredinë e butë dhe garancinë sovrane.

Rama theksoi se këto dy linja të reja do të lehtësojnë aksesin në financa të sipërmarrësve të vegjël e të mesëm në fshat, me qëllim rritjen e investimeve në sektorët prioritarë si prodhimi bujqësor e blegtoral; mekanizim e inovacion; agropërpunim dhe infrastrukturë agroturistike.

Kryeministri theksoi se “kredia e butë me një linjë financimi 250 milionë euro dhe me normë interesi 3.5%, e kombinuar me Garancinë Sovrane, e ul normën e interesit në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%”.

Kryeministri theksoi se nevoja për financim për agroturizmin është e vazhdueshme, ndërsa nxiti sipërmarrësit të aplikojnë në dy instrumentet e reja të financimit.

“Kjo duke u nisur nga linja kryesore e financimit që është linja e Bankën së Shqipërisë duke vendosur 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme me fokus te bujqësia. Kur vjen puna te fokusi i bujqësisë agroturizmi është një nga komponentët, pasi janë edhe serrat, blegtoria dhe agropërpunimi”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi nga sipërmarrësit që të mendojnë edhe për agropërpunimin në funksion të rritje së biznesit dhe daljes në treg me produktet e tyre.

Rama veçoi produktet që prodhohen nga disa agroturizme në vend si “Chestnut Hill”, “Fustanella”, apo “Çobo”, ndërsa theksoi se pavarësisht se ato janë produkte fantastike nuk janë ende në masë për të dalë në treg.

“Më ka bërë përshtypje në Zvicër ku një vaj ulliri i prodhuar në Shqipëri me një shishe të vogël kishte një çmim 5-6 herë më të lartë se tregu. Ishte produkt special. Tregu i kërkon këto, ndaj duhet të jeni ambicioz jo vetëm për tregun e brendshëm por edhe për jashtë. Jo për masivitet, por për supercilësi dhe origjinalitet. Kredia me 2% është fantastike me 70% të garancisë mbi kolaterialin”, tha ai.

Kryeministri solli në vëmendje shembullin e “Chestnut Hill” në malet e Tropojës, që sipas tij, është shembulli që kthen përmbys edhe një ekuacion, sipas së cilit është e pamundur të bësh bujqësi e të gjesh treg duke qenë larg territoreve dhe hapësirave ku zhvillohet bujqësia.

“Nëse ke një agroturizëm e sjell vetë tregun te dera jote. Chestnut Hill është një destinacion i mahnitshëm në majë të maleve aty ku jo pula ha gurë, por guri ha pulën dhe ku askujt nuk do t’i binte rruga por që sot shkohet me rezervim”, shtoi ai.

/a.f/

The post Bujqësia dhe agroturizmi, Rama: Dy linja financimi, nxitje agropërpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Kreditë e buta mbështetur nga Garancia Sovrane nxisin investimet në agroturizëm

TIRANË, 12 mars /ATSH/ “Lahuta e Vjetër”, në Kurbin, është një histori suksesi që nisi 20 vite më parë si kantinë dhe sot është një destinacion i preferuar për turistët që duan të shijojnë autenticitetin shqiptar.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u shpreh se, kjo sipërmarrje e mbështetur në traditën e kantinës “Albulena”, tashmë është markë e njohur në treg.

“Kjo sipërmarrje ofron produkte bio dhe gatime tradicionale shqiptare, duke sjellë një përvojë unike mes natyrës dhe shijes”, tha ajo, teksa vuri në dukje se, “puna me pasion po sjell sukses në këtë biznes”.

Denaj theksoi se, “agroturizmi po kthehet në zgjedhjen kryesore për ata që vlerësojnë traditën, uniken dhe lidhjen me natyrën për të shijuar produkte ‘Made in Albania’ nga toka në tryezë”.

Ministrja shprehu mbështetjen me politika të reja financimi për nxitjen e investimeve në agroturizëm.

“Me linjën e financimit të kredisë së butë, të mbështetur nga Garancia Sovrane dhe Paketa e Maleve, nxisim investimet në agroturizëm për zgjerimin, modernizimin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale”, tha Denaj.

Beler Reçi, tregon se “Lahuta e Vjetër”, është një sipërmarrje që ka nisur si një dëshirë familjare për ngritjen e një kantine vere që tani është bërë faktor i rëndësishëm për ekonominë lokale, përmes nxitjes së zinxhirit ushqimor dhe zhvillimin e agroturizmit.

“Unë jam një ri që kam jetuar për shumë jashtë vendit dhe tashmë jam kthyer në vendin tim për të kontribuar në zhvillimin e biznesit tim familjar, si mënyra më e mirë për të ndërtuar jetën time në vendin tim”, tha Beleri. /j.p/

The post Denaj: Kreditë e buta mbështetur nga Garancia Sovrane nxisin investimet në agroturizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agroturizmi familjar, sipërmarrjet që po punësojnë banorët e zonës

22 February 2025 at 11:32

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Modelet e agroturizmave kanë ndërtuar një qasje të integruar të vendin tonë, përmes zhvillimit të prodhimit, punësimit cilësor të të rinjve, zinxhirëve të vlerës dhe fuqizimit të produkteve tradicionale, si vlerë e identitetit të zonave rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thekson se agroturizëm “Hani i Qerosit” në Kuçovë është një tjetër destinacion për vizitorët dhe turistët që duan të jenë më pranë natyrës dhe prodhime tradicianale.

Ky agroturizëm familjar ndodhet mes një peizazhi të bukur natyror dhe  ofron një kuzhinë me shijet autentike shqiptare si dhe akomodim në struktura mjaft të veçanta komode.

Denaj nënvizon se kjo sipërmarrje që ruan me krenari traditat shqiptare të mikpritjes dhe gatimeve autentike me produkte të freskëta made in Albania”.

Sipas saj, agroturizmat janë shndërruar në destinacione të lakmuar për gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj.

Gjithashtu krijimi i agroturizmave si një model i ri i zhvillimit, po transformojnë zonat  rurale në atraksione që gjenerojnë ekonomi dhe turizëm.

““Hani i Qerosit” ka krijuar mundësi punësimi për banorët e zonës duke kontribuar në ekonominë lokale dhe është kthyer në një destinacion të dashur për turistët vendas e të huaj, të cilët përjetojnë edhe shpirtin e vërtetë të një familjeje të madhe shqiptare”, tha Denaj.

Sipërmarrësi i agroturizmit “Hani i Qerosit”, Joni Musta rrëfen se, ky biznes nisi si një investim familjar. “Unë kam pasur gjithnjë dëshirë të kem një biznes të tillë dhe duke qenë se ne karakterizohemi nga një zonë shumë e bukur, me njerëz shumë punëtor, ku ngado që të hedhësh sytë shikon toka të punuara, ullishte, menduam që t’i shtojmë kësaj zone kaq të bukur një investim po kaq të bukur”, tha Joni.

Sipas tij, “Hani i Qerosit”, është si një shtëpi e madhe ku udhëtarë e vizitorë ndalojnë për të shijuar ushqimin dhe bukurinë e zonës. Hoteli është i përbërë nga 6 dhoma që janë të bashkuara nga një holl i përbashkët i mbuluar nga xhami, prej të cilit shihet peizazhi i bukur i mjedisit ku ndodhet ky agroturizëm.

Joni tregon se nga ferma e tyre sigurojnë një pjesë të mirë të produkteve që përdoren në restorant, ndërsa bashkëpunojnë me fermerët e zonës për furnizimin me produkte të ndryshme bujqësore. Për vizitorët ne ofrojmë edhe shëtitje në pyll.

Brenda këtij agroturizmi ofrohet gjithçka nga ushqimi i freskët te akomodomi e turizmi me si një impuls më vete për ekonominë lokale të Qarkut të Beratit dhe një destinacion i lakmuar për turistë vendas e të huaj.

/e.xh/ /a.g/

The post Agroturizmi familjar, sipërmarrjet që po punësojnë banorët e zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Agroturizmat”, Denaj: Destinacione për turistët, mbështesin ekonominë rurale

16 February 2025 at 10:47

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Qeveria shqiptare ka një vëmendje të shtuar ndaj zhvillimit të agroturizmeve, duke nxitur shtimin e tyre përmes lehtësirave fiskale.

Agroturizëm “Mesopotam” në Finiq është një tjetër destinacion për vizitorët vendas dhe turistët e huaj që duan të shijojnë natyrën dhe produktet bio.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale një video nga agroturizmi “Mesopotam”, i cili “mes pamjeve mahnitëse të peizazhit natyror dhe qetësisë absolute, ofron një përvojë kulinarie me shijet autentike të produkteve Made in Albania”.

“Një destinacion që mirëpret turistë vendas e të huaj, por edhe mbështet ekonominë rurale, ruan trashëgiminë kulturore dhe fuqizon zinxhirin e vlerës duke bashkëpunuar ngushtë me fermerët e zonës”, shkruan ministrja.

Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive, ka nxitur krijimin e agroturizmit si një model të ri të zhvillimit rural në Shqipëri.

Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit.

/a.f/

The post “Agroturizmat”, Denaj: Destinacione për turistët, mbështesin ekonominë rurale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Fermeri nga Gjirokastra, pasionin për akuakulturën e zgjeroi në agroturizëm

10 February 2025 at 10:08

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Prej 17 vitesh, Xhelali dhe familja e tij në Kolonjë të Gjirokastrës, janë të përkushtuar ndaj mbarështimit të troftës.

Sot, ata e kanë zgjeruar pasionin e tyre duke e kthyer në një agroturizëm të mirëfilltë që nxit zinxhirin e vlerës, fuqizon bashkëpunimin me fermerët vendas dhe mbështet zhvillimin e ekonomisë lokale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale historinë e këtij sipërmarrësi, që është kthyer në qendër mjaft të frekuentuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

“Në këtë agroturizëm, turistët vendas e të huaj mund të shijojnë gatime me peshk të freskët, mish të zonës dhe produkte “Made in Albania” , që sjellin në tryezë shijet e vërteta të traditës”, u shpreh Denaj.

Ministrja tha se, “agroturizmi në Shqipëri po njeh një rritje të ndjeshme, duke ofruar mundësi të reja për fermerët dhe duke i dhënë vizitorëve përvoja në zemër të natyrës dhe një shije unike të kulinarisë shqiptare”.

Xhelali teksa ndau eksperiencën e tij në sipërmarrjen që ka nisur, tha se, “krahas restorantit do të ndërtoj edhe disa dhoma akomodimi, duke zgjeruar ofertën e shërbimit për vizitorët vendas dhe ata të huaj”. /j.p/

The post Denaj: Fermeri nga Gjirokastra, pasionin për akuakulturën e zgjeroi në agroturizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Turi i folklorit”, nxitje agroturizmit

8 February 2025 at 13:32

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ “Turi i folklorit” është oferta më e re turistike që synon të nxisë dhe t’i japë një hov më shumë agroturizmit dhe do të prezantohet në panairin “ITB Berlin 2025”.

Programi gjerman për zhvillimin e qëndrueshëm rural, ndau në rrjete sociale detaje mbi ofertën turistike “Turi i folklorit”, që fillimisht do të përshkojë Korçën, Kolonjën, Përmetin, Këlcyrën, Gjirokastrën dhe Tepelenën.

“Turi i folklorit” fton vizitorët dhe turistët të nisin një udhëtim të jashtëzakonshëm përmes trashëgimisë së pasur të Shqipërisë së Jugut, një përzierje harmonike e mrekullive gastronomike, valleve, këngëve, traditave dhe lidhjeve të vërteta me komunitetin lokal.

Ndërsa kalon përmes Korçës, Kolonjës, Përmetit, Këlcyrës, Gjirokastrës dhe Tepelenës, çdo ditë dhe çdo destinacion zbulon kapituj të rinj të një folklori të pasur përmes tureve edukative, performancave folklorike dhe përvojave të vërteta me banorët lokalë.

Folklori shqiptar është i pasur, i larmishëm, me vlera të shquara ideore dhe artistike. Ai është një thesar i çmuar i trashëguar nga e kaluara, por që ngjall shumë interes dhe kureshtje për vizitorët e huaj.

“Turi i folklorit” është një vlerë e shtuar jo vetëm për turizmin në përgjithësi, por veçanërisht për agroturizimin, që po shënon një perspektivë të re zhvillimi në vendin tonë, falët ripërtëritjes së traditës dhe trashëgimisë kulturore autentike shqiptare.

/r.e/

The post “Turi i folklorit”, nxitje agroturizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agroturizmi garanton sukses, por çfarë kërkojnë turistët?

By: Ardit
19 January 2025 at 09:00

Kuzhina autentike dhe prodhimet vendase të servirura në mënyrë origjinale mbeten binomi që tërheq pranë vetes të huaj dhe vendas. Viti 2025 pritet të jetë vazhdim i atij që lamë pas. Interesi turistik për Shqipërinë me një numër në rritje të vizitorëve vit pas viti është shoqëruar me të njëjtin efekt zinxhir edhe te segmenti […]

The post Agroturizmi garanton sukses, por çfarë kërkojnë turistët? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌