Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Osmani pret në takim deputetët britanikë, konfirmohet mbështetja për Kosovën

PRISHTINË, 5 korrik /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, njëherësh përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik.

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mënyrat konkrete të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos në partneritetin ekonomik dhe të mbrojtjes, forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimit të objektivave euroatlantike të vendit.

Osmani falënderoi deputetët Vickers dhe Foster për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Deputeti Martin Vickers, i cili është kryetar i Grupit Ndërpartiak për Kosovën dhe Shqipërinë (All-Party Parliamentary Group for Kosovo and Albania), dhe deputeti Paul Foster, nënkryetar ekzekutiv i “Labour Friends of Kosovo”, riafirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për popullin dhe shtetin e Kosovës, thuhet në njoftim.

/KosovaPress/

The post Osmani pret në takim deputetët britanikë, konfirmohet mbështetja për Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Produkte autentike direkt nga fermerët e zonës, Rama: Rihapet pas 20 vitesh restoranti tradicional në Pukë

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë zhvillimit të agroturizmit, duke synuar që deri në vitin 2027 të rrisë ndjeshëm peshën dhe ndikimin e këtij sektori në ekonominë e vendit, veçanërisht në zonat rurale ku zhvillohet.

Përmes Strategjisë për Agroturizmin dhe masave mbështetëse, qeveria dëshiron të nxisë sipërmarrjet lokale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të komuniteteve rurale.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot historinë e Dionis Tuçit, i cili pas disa vitesh emigrimi në Itali, vendosi të rikthehet në vendlindjen e tij në Pukë, Fushë-Arrëz, ku hapi restorantin “Mish n’Tra”.

Ky lokal ofron produkte autentike direkt nga fermerët e zonës dhe specialitete tradicionale gatimi, duke ruajtur trashëgiminë e familjes Tuçi, e cila ka një histori që nga vitet ’90.

“Pas disa përvojave të çmuara në kuzhinë, te “Mrizi i Zanave” dhe “Mullixhiu”, Dionisi rikthehet me zemër plot, duke çuar në vend një amanet të vjetër të familjes. Pas 20 vitesh që kishte mbyllur dyert, ai më në fund rihapi restorantin e vjetër të familjes Tuçi, një biznes që ka ekzistuar që në vitet ’90”, u shpreh Rama.

Mbështetja e këtyre iniciativave që kombinojnë traditën, prodhimet vendore dhe eksperiencën autentike për vizitorët vendas dhe të huaj, mbetet një nga prioritetet e qeverisë për rritjen e ofertës turistike në Shqipëri. /j.p/

The post Produkte autentike direkt nga fermerët e zonës, Rama: Rihapet pas 20 vitesh restoranti tradicional në Pukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Krah për krah me ushtrinë deri në fund”/ Tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane

24 June 2025 at 19:18

Agjencitë iraniane të lajmeve IRNA, Fars dhe Mehr raportojnë për një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh në Sheshin e Revolucionit, ku janë shfaqur shenja të mbështetjes publike ndaj ushtrisë iraniane.

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur në qendër të Teheranit për të shprehur solidaritet me forcat e armatosura të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Sipas këtyre burimeve, pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për “përgjigjen shkatërruese” të forcave iraniane ndaj veprimeve të fundit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Demonstruesit, thuhet se janë zotuar të qëndrojnë “krah për krah me ushtrinë deri në fund”.

Pamjet e transmetuara nga televizionet iraniane tregojnë qytetarë që valëvitin flamuj kombëtarë dhe mbajnë postera të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa brohorasin në mbështetje të autoriteteve.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse tubimi është organizuar drejtpërdrejt nga autoritetet iraniane apo është zhvilluar në mënyrë spontane.

The post “Krah për krah me ushtrinë deri në fund”/ Tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane appeared first on Sot News | Lajme.

Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard konfirmoi se Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediet nga Korça, ku ndodhej në një aktivitet të organizuar me rastin e Javës Kulturore Franceze, ambasadorja Suard u shpreh se kjo mbështetje është konfirmuar edhe nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitave të tij në Shqipëri.

Sipas saj, “integrimi europian kalon jo vetëm përmes kulturës, por edhe zhvillimit të territoreve, projekteve të bashkëpunimit territorial, zhvillimit të qëndrueshëm”.

“Marrëdhënia jonë me Korçën është tradicionale. Qëllimi është që kjo marrëdhënie të bëhet e tashme dhe t’i shërbejë dhe të ardhmes ndaj kemi ardhur këtu”, tha ambasadorja franceze.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Chambery në Francë, Thierry Repentin, i cili ka qenë më parë edhe ish-ministër i Europës.

“Fakti që jam sot këtu si kryetar i bashkisë së Chambery, por dhe si ish-ministër i Punëve Europiane, është për të konfirmuar dhe njëherë që Shqipëria është në Europë dhe ne do ta shoqërojmë këtë proces të pranisë së anëtarësimit në BE. Ky realitet dhe kjo perspektivë europiane është shoqëruar në nivele të larta politike, ka mbështetjen e qeverisë franceze, pasi presidenti Macron ka ardhur dy herë në Shqipëri. Po ashtu kryeministri Rama ka bërë vizita të vazhdueshme në Francë”, tha Repentin.

Kryebashkiaku Repentin tha se kanë zgjedhur të punojnë me Bashkinë e Korçës në kuadër të projekteve me vendet që aderojnë në Bashkimin Europian.

“Kemi afërsi të mëdha gjeografike, por edhe për prioritetet e zhvillimit territorial në kulturë e në arsim. Pas disa muajsh bashkëpunim jemi aktualisht me një projekt konkret në Korçë, për javën e kulturës franceze, me shfaqje por edhe projekte digjitale. Kultura që të pasurohet ka nevojë të zhvillohet sidomos në kohët e sotme një faktor tjetër i rëndësishëm janë teknikat inovative“, tha Repentin.

/m.m/a.f/r.e/

The post Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla nga Strasburgu: Zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, sinjal i mbështetjes për anëtarësim

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi përmes një videomesazhi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian këtë vit në Tiranë është sinjal i qartë se integrimi i Shqipërisë është afër dhe i sigurt.

“Parlamenti Evropian do të ketë edhe një seli të vetën në Tiranë, e cila do të shërbejë për të gjithë rajonin tonë. Përzgjedhja e Tiranës nuk është rastësore, por pasqyron mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë sonë në BE, por dhe përkushtimin për forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe të angazhimit me qytetarët shqiptarë,” u shpreh ministri Balla.

Balla theksoi se hapja e zyrës do të shërbejë si një nyje strategjike për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane.

“Zyra në Tiranë do të shërbejë si një urë lidhëse thelbësore, duke nxitur dialogun, duke lehtësuar bashkëpunimin me institucionet dhe me shoqërinë civile shqiptare, duke siguruar që vlerat dhe zërat e qytetarëve të reflektohen plotësisht në procesin e vazhdueshëm të anëtarësimit të Shqipërisë sonë në Bashkimin Evropian”, vuri në dukje Balla.

Ky sinjal, sipas tij, inkurajon vizionin e qartë për rrugëtimin drejt BE-së të qeverisë shqiptare.

“Vizioni ynë është i qartë: ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda mandatit historik që na besuan shqiptarët më 11 maj, me një votë si asnjëherë tjetër më parë”, theksoi ai.

Në fund të mesazhit, ministri Balla shprehu përkushtimin për vlerat evropiane si themel të zhvillimit të vendit.

“Bashkimi Evropian nuk është thjesht destinacioni ynë, është pika referuese e qeverisjes, prosperitetit dhe solidaritetit për të cilën aspiron Shqipëria jonë e përbashkët. Ju përshëndes të gjithëve nga Strasburgu”, deklaroi Balla.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndodhej në Strasburg për takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, ku përfaqësoi qeverinë shqiptare, duke renditur në fjalimin e tij arritjet që e bëjnë vendin tonë gati për anëtarësimin.

The post Balla nga Strasburgu: Zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, sinjal i mbështetjes për anëtarësim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbështetja për fermerët po modernizon bujqësinë në zonat rurale


TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Në fshatin Gjocaj të Peqinit, Arian Karina është një nga fermerët që prej 9 vitesh ka ndërtuar me përkushtim një fermë pemëtarie me sipërfaqe prej 2 hektarësh, ku kultivon me sukses nektarina, pjeshkë, kajsi dhe ullinj.

Prodhimi i tij gjen treg në vend dhe jashtë kufijve, duke ndihmuar jo vetëm në përmirësimin e ekonomisë familjare, por edhe në gjallërimin e jetës ekonomike në zonën përreth.

Karina është përfitues i Skemës Kombëtare të Investimeve, përmes së cilës ka marrë mbështetje financiare nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) për blerjen e një traktori dhe agregatëve të nevojshëm për punën në fermë. Investimi ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të proceseve bujqësore dhe një rritje të efikasitetit në punë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vlerësoi se procedurat e aplikimit për përfitimin nga skema janë tashmë të thjeshtuara dhe të shpejta, duke e bërë më të lehtë aksesin në mbështetje për fermerët.

“Sot, kjo mbështetje po kontribuon në modernizimin e fermës, duke lehtësuar dhe përshpejtuar punën me mekanikën bujqësore”, u shpreh ministrja Denaj.

Vetë Ariani tregon se ka aplikuar në muajin shtator të vitit të shkuar përmes Skemës Kombëtare të Investimeve dhe se procesi ishte i shpejtë dhe i qartë.

“Brenda një kohe të shkurtër u shpalla fitues, lidha kontratën dhe u pagova për blerjen e traktorit dhe agregatëve,” shprehet ai, duke e vlerësuar mbështetjen si thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të fermës së tij.

Rasti i Arian Karinës është një shembull konkret i funksionimit të mbështetjes institucionale ndaj fermerëve dhe i ndikimit pozitiv që ajo ka në zhvillimin e bujqësisë, në rritjen e konkurrueshmërisë dhe në nxitjen e qëndrueshmërisë ekonomike në zonat rurale. /j.p/

The post Denaj: Mbështetja për fermerët po modernizon bujqësinë në zonat rurale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: “KF Vllaznia” do t’i luaj ndeshjet evropiane në stadiumin “Loro Boriçi”

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot disa tifozë të skuadrës së futbollit  “KF Vllaznisë”.

Beci në një postim në rrjetet sociale ndau foto të takimit dhe garantoi mbështetësit e skuadrës nënkampion e në vend se ndeshjet e turit të parë eliminator në Conference Leauge, “Vllaznia” do t’i luaj në impiantin e qytetit të Shkodrës, “Loro Boriçi”.

“Me disa tifozë të Vllaznisë që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu – simbol i qytetit.

Një bisedë miqësore gjatë së cilës i garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet evropiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia Shkodër nuk do ta cenojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu siç ka bërë gjithmonë”, nënvizon Kryebashkiaku Benet Beci.

Ky qëndrimi i kreut të Bashkisë së Shkodrës vjen pas kërkesës së bërë nga vetë klubi “KF Vllaznia”, që kërkoi anullimin e koncertit të këngëtarit Bujar Qamili, i parashikuar më në datën 21 qershor pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi”. Event artistik që sipas drejtuesve të klubit sportive cenon dhe kushtet e fushës për ndeshjen e kompeticionit evropianë.

“KF Vllaznia u kërkon institucioneve përgjegjëse të anullojnë koncertin e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” sepse është kundër të gjitha rregullave të funksionimit të këtij impianti sportiv”, shkruan “KF Vllaznia” në një postim në rrjetet sociale, duke i bashkangjitur dhe kërkesën.

Ndërkohë, klubi shkodran ka arritur edhe një marrëveshje me klubin sportiv “Teuta” për të garantuar mundësinë e luajtjes së ndeshjeve evropiane në qytetin e Durrësit në stadiumin “Niko Dovana”.

Sa i takon turit të parë të Conference Leauge, “KF Vllaznia” do të ndeshet me skuadrën letoneze të “BFC Daugavpils”. Takimi i parë është planifikuar me shkodranët si pritës, ndërsa i kthimit në Letoni.

/a.f/

 

 

 

 

The post Beci: “KF Vllaznia” do t’i luaj ndeshjet evropiane në stadiumin “Loro Boriçi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohen 60 persona në Iran/ Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite

16 June 2025 at 15:23

Kreu i departamentit të policisë kibernetike në provincën Isfahan të Iranit qendror, Nematollah Taherpour u shpreh se këta persona kishin dëmtuar opinionin publik, duke rrezikuar sigurinë psikologjike të shoqërisë, me veprimet e tyre.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 60 persona me akuzën e përhapjes së thashethemeve dhe postimeve në rrjete sociale në favor të sulmeve izraelite.

Më parë, policia iraniane njoftoi se 26 persona ishin arrestuar në Semnan dhe Yazd për të njëjtën arsye. Sipas një raporti të Tasnim nga Isfahan, katër persona të tjerë u arrestuan “për ngritjen e një punishteje për të prodhuar dronë dhe predha që do të përdoreshin kundër objektivave iraniane, në favor të Izraelit”.

The post Arrestohen 60 persona në Iran/ Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite appeared first on Sot News | Lajme.

“BE për Inovacionin”, mbështetje fermës hidroponike në Baldushk

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Bimë mjekësore dhe perime pa pesticide po rriten në kodrat e Baldushkut pranë Tiranës, aty ku në një hapësirë prej 3 mijë m² ferma “Albaponik” po revolucionarizon mënyrën se si prodhohet ushqimi i freskët duke përdorur teknologji hidroponike të përparuar dhe duke kultivuar kultura me cilësi të lartë.

Ferma ka marrë mbështetje nga projekti “BE për Inovacionin” për të përmirësuar mikroklimën e saj, për të siguruar burime energjie, për të automatizuar dhe digjitalizuar operacionet, si dhe për të rritur efikasitetin e shpërndarjes.

Kjo ka mundësuar prodhim gjatë gjithë vitit, kohë më të shpejta shpërndarjeje, furnizim të pandërprerë me energji dhe kontroll të saktë operacional.

“Ky është një shembull se si po i mbështesim sipërmarrjet e reja në Shqipëri që të bëhen të qëndrueshme. Mund ta shihni sa i bukur është ky vend, sa të shëndetshme janë marulet, domatet dhe specat – dhe të gjitha janë rritur pa mbetje. Jam shumë krenar për këtë program, i cili mbështet 40 biznese në Shqipëri që të jenë të qëndrueshme. Ata përdorin inovacionin, sepse inovacioni është e ardhmja e Shqipërisë”, u shpreh ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Albaponik.

Sipas tij, “kjo është mënyra për të gjetur hapësira ku bizneset shqiptare mund të bëhen konkurruese pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE”.

“Kjo është edhe një mënyrë e mirë për t’i siguruar bujqësisë shqiptare zhvillim të qëndrueshëm, sepse bujqësia këtu drejtohet kryesisht nga fermerët e vegjël dhe ata duhet të gjejnë hapësira ku mund t’u shërbejnë konsumatorëve dhe gjithashtu të jenë në gjendje të eksportojnë”, tha Gonzato.

Vite më parë, ndërsa shoqëritë u bënë gjithnjë e më të vetëdijshme për dëmet e pesticideve dhe përdorimit të tepërt të ujit, një fermë si kjo do të dukej si një ëndërr e së ardhmes.

Valbona Duro kujton se si lindi ideja. “Lindi nga një pasion i madh për inovacion të qëndrueshëm. Duke parë problemet në rritje të degradimit të tokës, përdorimit të tepërt të pesticideve dhe bujqësisë së prekur nga klima, ndiem një nevojë të fortë për të ofruar një alternativë më të mirë”, thekson ajo.

Kultivimi i bimëve mjekësore pa dhe mund të jetë jo vetëm i shëndetshëm, por edhe miqësor ndaj mjedisit, pasi sistemet hidroponike ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore dhe ekologjike.

Ato prodhojnë ushqim të freskët dhe të shëndetshëm dhe rrisin vlerën ushqyese të të korrave falë llambave të specializuara LED. Këto llamba nxisin fotosintezën e klorofilit në bimë, duke nxitur rritjen e tyre dhe duke përmirësuar shijen e produkteve. Duke kombinuar qëndrueshmërinë, efikasitetin dhe cilësinë, sistemi hidroponik mundëson prodhim të besueshëm pavarësisht kushteve të motit, duke siguruar që çdo kulturë të përmbushë standardet më të larta të shëndetit dhe shijes.

“Albaponik përdor një sistem hidroponik riqarkullues, ku bimët rriten në ujë të pasuruar me lëndë ushqyese në vend të dheut. Ky ujë filtrohet dhe ripërdoret vazhdimisht, duke çuar minerale jetësore direkt në rrënjë, si dhe duke minimizuar mbetjet. Sistemi ynë përputhet në mënyrë të përkryer me Agjendën e Gjelbër Evropiane, pasi zvogëlon përdorimin e ujit deri në 90% krahasuar me bujqësinë tradicionale, duke e bërë atë si miqësore me mjedisin ashtu edhe të qëndrueshme”, thotë Valbona Duro nga Albaponik.

“Në Albaponik, ne kultivojmë ushqime pa pesticide dhe herbicide. Mjedisi ynë i kontrolluar dhe shpërndarja e saktë e lëndëve ushqyese sigurojnë që bimët të rriten natyrshëm, me vlerën maksimale ushqyese dhe pa mbetje kimike. Rezultati? Prodhime të freskëta, të shijshme dhe vërtet të shëndetshme, të cilave mund t’u besoni”, shpjegon Duro, duke vënë në dukje se metoda e kontrolluar ruan vazhdimisht vlerat ushqyese.

Albaponik kultivon një përzgjedhje të larmishme jeshillëqesh, bimësh mjekësore dhe zarzavatesh. Ata i shërbejnë një tregu në rritje duke bashkëpunuar me zinxhirë supermarketesh, dyqane ushqimesh organike, restorante vendore dhe konsumatorë të ndërgjegjshëm për mjedisin. “Këto partneritete na ndihmojnë të sigurojmë kërkesë të qëndrueshme dhe njohje të fortë të markës në sektorin e produkteve të freskëta”, thotë Duro. Aroma e borzilokut të freskët mbush fermën, duke e shndërruar atë në një kopsht të madh që ngjall kujtime të shtëpive të fëmijërisë në fshat.

“BE për Inovacionin” ka luajtur një rol kyç në nxitjen e bashkëpunimit dhe angazhimit brenda ekosistemit të sipërmarrjeve të reja dhe inovacionit në Shqipëri, si dhe në rritjen e vizibilitet të tij, duke mbështetur mbi 100 aktivitete të ekosistemit gjatë periudhës së zbatimit.

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia po punojnë për të krijuar vende pune me paga të larta në Shqipëri, duke zhvilluar ekonominë e inovacionit. Përmes Fondit të Sfidave, “BE për Inovacionin” ka krijuar një strukturë konkurruese financimi, e cila përdoret si një mjet për të trajtuar çështjen e qasjes në financë për kompanitë novatore në të gjitha fazat e zhvillimit (ide, miratim, rritje dhe zgjerim).

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post “BE për Inovacionin”, mbështetje fermës hidroponike në Baldushk appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

PRISHTINË, 7 qershor/ATSH/ Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni.

Sllovenia ka thënë se do t’i bëjë thirrje Brukselit që të shfrytëzojë fuqinë e vet për të garantuar që sanksionet amerikane nuk do të zbatohen në Evropë.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale i mban përgjegjës kryesit e krimeve më të rënda në botë, dhe u jep zë viktimave. Duhet të jetë e lirë dhe pa asnjë presion”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në X.

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, i cili përfaqëson qeveritë kombëtare të 27 vendeve anëtare, e ka quajtur gjykatën “themel i drejtësisë ndërkombëtare” dhe ka thënë se duhet të mbrohet pavarësia dhe integriteti i saj.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka vendosur sanksione ndaj katër gjyqtarëve të kësaj gjykate, si shenjë hakmarrjeje lidhur me lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun dhe për shkak të një vendimi paraprak për të hapur rast pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës nga ushtarët amerikanë në Afganistan.

Me vendim amerikan janë sanksionuar gjyqtarët: Solomy Balungi Bossa nga Uganda, Luz del Carmen Ibanez Carranza nga Peruja, Reine Adelaide Sophie Alapini Gansou nga Benini dhe Beti Hohler nga Sllovenia.

Sanksionet amerikane nënkuptojnë se gjyqtarët janë në listë të individëve të sanksionuar, do t’iu ngrihet çdo aset që mund të kenë në SHBA, dhe gjithashtu janë futur në listën që u pamundëson hapjen e llogarive bankare jo vetëm në SHBA, por në shumë vende të botës.

Në vendimin fillestar të Trumpit për sanksione ndaj gjykatës, është thënë se shtetasit amerikanë që ofrojnë shërbime në të mirë të individëve të sanksionuar, do të përballen gjithashtu me gjoba.

Gjykata, e cila përfaqëson 125 vende anëtare, ka dënuar të premten vendimin e Qeverisë amerikane./REL/

The post BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Shtetit të Kroacisë, Barishiç: Vazhdojmë mbështetjen e fortë për Kosovën

PRISHTINË, 27 maj/ATSH/ Me rastin e Ditës së Shtetit të Republikës së Kroacisë, Ambasada e Kroacisë në Prishtinë organizoi një pritje solemne ku morën pjesë krerë të institucioneve të Kosovës, diplomatë të akredituar, përfaqësues të komunitetit kroat në Kosovë, ministra në detyrë, ish-figura politike, ambasadorë të shteteve të tjera dhe mysafirë të tjerë.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq tha se Kroacia do të vazhdojë me mbështetje të fortë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Në fjalimin përshëndetës, Barishiq tha se Kroacia do të vazhdojë të marrë pjesë në Misionin e KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë si parakushte për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë dhe gjithë rajonit.

“Sot gjithashtu ne festojmë marrëdhënie miqësore mes dy vendeve tona, Republika e Kroacisë dhe Republika e Kosovës, të cilat u treguan përmes bashkëpunimit dypalësh dhe rritjes së tregtisë dypalëshe. Marrëdhëniet tona u konfirmuan shtesë edhe me shkëmbimin e vizitave zyrtare duke përfshirë edhe vizitën zyrtare në Kroaci të kryeministrit Kurti në fund të vitit të kaluar, gjatë së cilës janë nënshkruar gjashtë marrëveshje. Kroacia do të vazhdojë me mbështetje të fortë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në Misionin e KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë si parakushte për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë dhe gjithë rajonit”, tha Barishiq.

Para të ftuarve, Barishiq tha se ky organizim ndër të tjera është bërë për të konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes Kroacisë dhe Kosovës.

Krahas kësaj, ajo përmendi se fjalët më të përdorura globalisht prej disa kohësh janë pasiguria dhe papërshikueshmëria gjeopolitike, derisa iu referua pushtimit rus në Ukrainë.

“Është kënaqësia dhe nderi im i madh t’ju mirëpres sonte me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Kroacisë. Jemi mbledhur këtu për të konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes Kroacisë dhe Kosovës. Por jam i sigurt se në bisedat tona sonte nuk do të mund t’i shmangim disa çështje që prekin dhe ndikojnë të gjithë ne në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Në fakt, pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës më shumë se tre vite më parë, jemi duke përjetuar rrëzimin e rendit ndërkombëtar siç e njihnim më parë. Prandaj, ndoshta fjalët më të përdorura globalisht prej disa kohësh janë pasiguria dhe papërshikueshmëria gjeopolitike. Por pavarësisht të gjithave, kemi portin tonë të qetë dhe spirancën e fortë – Bashkimi Evropian”, tha Barishiq.

Ndër të tjera, Barishiq foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se stabiliteti varet nga dialogu, jo nga përballja.

Ajo tha se prej kohësh Kroacia ka mbështetur kërkesën e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë.

“Së pari – Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian dhe zgjerimi në këtë rajon është projekti më i rëndësishëm gjeopolitik i BE-së. Së dyti – një përparësi kyçe mbetet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni partnerë të barabartë në tryezë. Stabiliteti varet nga dialogu, jo përballja. Dhe së treti dhe ndoshta më i pritur në Kosovë – BE ka filluar të heqë gradualisht masat ndëshkuese të vendosura në qershor 2023. Më lejoni të shtoj – Kroacia e ka mbështetur këtë prej një kohe të gjatë. Kjo vendimmarrje hap rrugën për më shumë mundësi për zhvillimin e Kosovës dhe lidhje më të ngushta me Evropën”, potencoi Barishiq.

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella historike, miqësore dhe të vlerave të përbashkëta.

Ai u shpreh se të dy këto shtete janë aleatë në paqe, në demokraci dhe në rrugëtimin e përbashkët evropian.

“Kjo ditë shënon jo vetëm themelimin e shtetësisë moderne kroate, por edhe vullnetin e qëndrueshëm të një populli krenar për të përcaktuar të ardhmen e tij, për të jetuar në liri dhe për të kontribuar në paqen dhe prosperitetin e rajonit tonë. Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella historike, miqësore dhe të vlerave të përbashkëta. Kroacia ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Mbështetja juaj, politike, morale dhe praktike, ka qenë e palëkundur që nga atëherë. Për këtë, jemi thellësisht mirënjohës. Sot, ne festojmë shtetësinë tuaj, por edhe partneritetin që na bashkon. Jemi aleatë në paqe, në demokraci dhe në rrugëtimin tonë të përbashkët evropian dhe të besimit të përbashkët”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe NATO shërben si frymëzim për Kosovën, si një kujtesë e asaj që është e mundur kur një komb udhëhiqet nga parimet e lirisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit njerëzor.

Krahas kësaj, Kurti u shpreh se duhet vazhduar të thellohen lidhjet me Kroacinë në tregti, arsim, kulturë dhe mbrojtje.

“Anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe NATO shërben si frymëzim për Kosovën, si një kujtesë e asaj që është e mundur kur një komb udhëhiqet nga parimet e lirisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit njerëzor. Jemi gjithashtu krenarë për komunitetin kroat të gjallë në Kosovë dhe për diasporën shqiptaro-kosovare në Kroaci, të cilat shërbejnë si ura të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Teksa shikojmë nga e ardhmja, le të vazhdojmë të thellojmë lidhjet tona bilaterale në tregti, arsim, kulturë dhe mbrojtje. Së bashku, mund të kontribuojmë në një rajon që është i lirë, demokratik dhe thellësisht i ankoruar në vlerat euroatlantike”, tha ai.

Dita e Shtetit, është në kujtim të 30 majit 1990, kur Kroacia krijoi Parlamentin e parë shumëpartiak të zgjedhur në mënyrë demokratike. /KosovaPress/

The post Dita e Shtetit të Kroacisë, Barishiç: Vazhdojmë mbështetjen e fortë për Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kallas: BE gati të mbështesë Kosovën, liderët politikë ta kenë prioritet të ardhmen e vendit

PRISHTINË, 23 maj /ATSH/ Formimi i institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, është i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane, tha sot në Prishtinë kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në një konferencë për media.

Ajo tha se Bashkimi Evropian është gati të mbështesë Kosovën, por liderët politikë duhet të ketë prioritet të ardhmen e vendit.

Duke folur mbi heqjen e sanksioneve të vendosura në qershor 2023, Kallas tha se nevojitet mospërshkallëzimi i situatës në veri.

Kallas ka kërkuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

/KosovaPress/

The post Kallas: BE gati të mbështesë Kosovën, liderët politikë ta kenë prioritet të ardhmen e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbështetje nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemit të burgjeve shqiptare

By: Oldi
22 May 2025 at 12:55

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të kryesuar nga Kathryn Hammond, Zëvendësshefe e Misionit të Ambasadës, si dhe me një ekip ekspertësh nga Washington D.C, për të zhvilluar një ceremoni të posaçme dhurimi të pajisjeve për përmirësimin […]

The post Mbështetje nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemit të burgjeve shqiptare appeared first on BoldNews.al.

“Ai është luftëtar!”/ Sëmundja e rëndë e Biden bën bashkë republikanë e demokratë, ‘lumë’ mesazhesh mbështetëse

19 May 2025 at 08:57

Ish-Presidenti Joe Biden u diagnostikua me kancer të prostatës javën e kaluar, tha zyra e tij në një deklaratë të dielën. Lajmi erdhi pasi u zbulua se gjatë një “ekzaminimi klinik rutinë”, ai vuante nga kjo sëmundje e rëndë. Ai u diagnostikua me kancer të prostatës me një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) dhe metastazë në kocka”, tha zyra e tij të dielën.

Ndërsa Biden dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit, ish-Presidenti Barack Obama, Presidenti Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë politikë kanë filluar të kontaktojnë për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Obama postoi një mesazh të përzemërt në X dje, të dielën (18/5), duke thënë: “Michelle dhe unë po mendojmë për të gjithë familjen Biden. Askush nuk ka bërë më shumë për të gjetur trajtime inovative për kancerin në të gjitha format e tij sesa Joe, dhe jam i bindur se ai do t’i përballet kësaj sfide me vendosmërinë dhe hirin e tij karakteristik . Ne lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë.”

Trump postoi në Truth Social, duke shkruar: “Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim mbështetjen tonë dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.”

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, postoi gjithashtu në X të dielën, duke thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj luten për Joe Biden dhe familjens e tij.

” Joe është një luftëtar – dhe e di që ai do të përballet me këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij”, shkroi ajo.

Burri i saj, Doug Emhoff, ish-zëvendëskomandanti nën udhëheqjen e Bidenin, postoi veçmas mesazhin e tij.

Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton gjithashtu dërgoi mbështetjen e saj: “Po mendoj për familjen Biden ndërsa përballen me kancerin, një sëmundje nga e cila ata kanë bërë kaq shumë për të shpëtuar familje të tjera. Ju uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.”

Ish-Presidenti Bill Clinton shtoi gjithashtu një shënim në llogarinë e tij personale, duke thënë: “ Miku im Joe Biden ka qenë gjithmonë një luftëtar. Unë dhe Hillary e mbështesim atë, Jill dhe të gjithë familjen.”

Sekretari i Shtetit Marco Rubio shkroi në X: “Unë dhe Janet po lutemi për familjen Biden në këtë kohë të vështirë.”

“Zemrat tona janë me Presidentin Biden dhe të gjithë familjen e tij në këtë kohë”, shkroi Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom.

“Presidenti Biden e di që kur rrëzohesh, ngrihesh përsëri dhe lufton”, shkroi Guvernatori i Illinois-it J.B. Pritzker.

Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë përdorën gjithashtu mediat sociale për të ndarë mbështetjen e tyre për familjen Biden.

Midis senatorëve demokratë që shprehën mbështetjen e tyre ishin Peter Welch i Vermontit, Ruben Gallego i Neë Mexico-s, Tim Kaine i Virxhinias dhe John Fetterman i Pensilvanisë.

Midis senatorëve republikanë ishin Tom Tillis i Karolinës së Veriut, Susan Collins e Maine dhe Roger Marshall i Kansasit.

Përfaqësuesja demokrate Ro Canna e Kalifornisë shkroi: “Ai dhe Jill kanë qenë gjithmonë luftëtarë dhe jam e bindur se do ta përballojnë këtë sfidë me forcë.”

“Ndërsa përballeni me këtë sfidë shëndetësore, lutjet e mia janë me ju, për guxim të vazhdueshëm në këtë kohë të vështirë dhe një shërim të plotë”, shkroi përfaqësuesja demokrate Joyce Beatty nga Ohio në X.

Përfaqësuesit republikanë Anna Paulina Luna nga Florida dhe Mike Lawler nga Nju Jorku shprehën gjithashtu mesazhet e tyre për një shërim të shpejtë.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, lëshoi ​​një deklaratë të dielën në mbrëmje, duke thënë: “Gjatë viteve, familja Biden është përballur me vështirësi të paimagjinueshme me mirësjellje dhe këmbëngulje të palëkundur. Ne qëndrojmë me Presidentin Biden ndërsa ai përballet me këtë moment me të njëjtën guxim dhe qëndrueshmëri që ka treguar gjatë gjithë jetës së tij.”

The post “Ai është luftëtar!”/ Sëmundja e rëndë e Biden bën bashkë republikanë e demokratë, ‘lumë’ mesazhesh mbështetëse appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë

7 May 2025 at 15:41

Jorida Tabaku është një prej kandidateve më aktive të në listën e hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, gjatë fushatës për zgjedhjet elektorale për 11 Majit. Por, veç mbështjetjes nga qytetarët, Tabaku duket se ka marrë mbështetjen edhe nga dy kundërshtarët e saj të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Erion Braçen dhe Delina […]

The post FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë appeared first on BoldNews.al.

“Të votosh kënetën je autik”/ Rama mbulon ‘diellin me shoshë’: Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi ndryshe

3 May 2025 at 11:15

“Të votosh kënetën je politikisht autik”, kjo ishte deklarata e kryeministrit Rama e cila bëri bujë në rrjet, madje e detyroi kreun e qeverisë të kërkonte falje.

Rama sulmoi opozitën dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi elektoral duke thënë se: ‘të votosh kënetën je politikisht autik’. Disa orë më vonë, pasi pa reagimet në rrjet kundër deklaratës së tij, kryeministri pranoi gabimin e tij. Ai publikoi një video në rrjetet sociale duke u shprehur se deklarata ishte e papërshtatshme dhe e paqëllimshme.

“Të gabosh është njerëzore, ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autikë dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik, shprehje që më ka mbetur diku në mendje se është përdorur edhe në literaturën politike, akademike dhe më doli sot krejt padashje. Por, ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, se vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë”, tha ai.

Ndërkohë, u shpreh se reagimet politike pas deklaratës së tij nuk do ta ndalojnë për të vijuar punën për të mbështetur më shumë familjet në nevojë. Sot, në një takim elektoral nga Gjirokastra, Rama ka tentuar të mbulojë deklaratën e mëparshme, duke u shprehur se për të gjithë fëmijët autikë ose me aftësi të tjera të veçanta do të dyfishohet mbështetja për nënat e tyre që nga buxheti i vitit të ardhshëm.

“Tek programet për mbrojtjen sociale. Janë një sërë programesh që ne i kemi hapur rishtaz. Për të gjithë fëmijët autikë, ose me aftësi të tjera të veçanta ne do të dyfishojmë që në buxhetin e vitit të ardhshëm mbështetjen për nënat e tyre. Janë 9200 nëna të papuna me 3 ose më shumë fëmijë. Ne prej disa vitesh japin 25 mln euro për të mbështetur këto nëna duke ju paguar sigurimet shëndetësore e shoqërore, kur t’ju vijë dita e pensionit nuk do të mbeten pa pension, por do të marrin pension dinjitoz”, tha Rama.

The post “Të votosh kënetën je autik”/ Rama mbulon ‘diellin me shoshë’: Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi ndryshe appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha u kërkoi të heshtnin për kontratën 6 mln USD, Bujar Leskaj thyen ‘urdhrin’: Administrata e Trump mbështet PD-në

29 April 2025 at 11:38

Deputeti opozitar, Bujar Leksaj ka thyer urdhrin e kreut të PD, Sali Berishës për të komentuar mbi kontratën e lobimit prej 6 mln dollarësh me kompaninë amerikane. Në një reagim në rrjetet sociale, Leskaj thotë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump mbështet PD-në. Deputeti thekon se kontrata është ‘më shumë se një marrëveshje lobimi; ajo është një platformë strategjike për forcimin e demokracisë shqiptare, për afrimin më të ngushtë me SHBA’.

Dje Sali Berisha, u shfaq në një biznes fason ku shmangu çdo koment mbi kontratën e lobimit. Madje u anulua konferenca me gazetarët, në mënyrë që të shmangte pyetjet mbi kontratën e lobimit.

Në mesazhin drejtuar kandidatëve të PD, thuhej “Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës. Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike. Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë. Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën.”

Reagimi i Bujar Leskaj:

𝗞𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗦𝗛𝗕𝗔: 𝗡𝗷𝗲 𝗺𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗽𝗲𝗿 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝗻𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝗻𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲.

Më 30 mars 2025, një zhvillim i rëndësishëm ndodhi në marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Fondacioni shqiptaro-amerikan “Ta Bëjmë Shqipërinë Madhështore Sërisht”, drejtuar nga patrioti demokrat z.Nuredin Seci ,me bazë në Nju Jork, firmosi një kontratë shërbimi me kompaninë lobuese amerikane Continental Strategy, për të mbështetur Partinë Demokratike në strategjinë e saj të afrimit me administratën Trump II dhe për të forcuar lidhjet institucionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo kontratë, e regjistruar zyrtarisht në përputhje me Aktin Amerikan të Rregjistrimit të Veprimtarëve të Huaj (FARA), përfaqëson një njohje të qartë politike dhe juridike të Partisë Demokratike në skenën ndërkombëtare. Për më tepër, ajo shënon fundin e narrativës së rreme të izolimit të Partisë Demokratike dhe zhbën propagandën politike të ngritur prej vitesh nga kundërshtarët e saj. Një falenderim të vecanté është për punén , përkushtimin,
finalizimin e kësaj kontrate nga z.Flamur
Noka,Sekretar i Përgjithshëm i PD.

𝗡𝗷𝗲 𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗶𝗺 𝗽𝗲𝗿 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝗻𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗲𝗻 𝗲𝘂𝗿𝗼𝗮𝘁𝗹𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝘀𝗲

Përmes kontratës me Continental Strategy, Partia Demokratike garanton ndërtimin e marrëdhënieve të forta me vendimmarrësit kryesorë në qeverinë dhe Kongresin amerikan. Kjo nismë synon të promovojë demokracinë, të forcojë shtetin e së drejtës dhe të mbështesë nisma kundër korrupsionit në Shqipëri (té prodhuara me shumicë nga sekti Rama në kéto 12-vite )duke e vendosur vendin tonë në rrugën e pakthyeshme drejt standardeve perëndimore.
Në këtë proces, një rol të jashtëzakonshëm luan komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili ka treguar gatishmëri për të mbështetur Partinë Demokratike, si në aktivitetin politik, ashtu edhe në atë financiar. Kjo kontratë është një dëshmi konkrete e fuqisë mobilizuese të diasporës sonë në mbrojtje të vlerave demokratike.
Historikisht diaspora ne SHBA , pérmes VATRËS së Nolit, Konicës ,etj ka mbështetur Shqipërinë në kohërat e vështira.

𝗣𝗮𝗿𝘁𝗻𝗲𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗳𝗶𝗴𝘂𝗿𝗮 𝗸𝘆𝗰𝗲 𝘁𝗲 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲𝘀 𝗮𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻𝗲

Në zbatimin e kësaj kontrate janë përfshirë figura me peshë nga administrata Trump, si Carlos Trujillo, Alex Garcia dhe Alberto Martinez. Ky angazhim i nivelit të lartë garanton që kauza demokratike shqiptare të përfaqësohet me seriozitet dhe profesionalizëm pranë institucioneve më të rëndësishme në Uashington.

𝗥𝗶𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗶𝗺 𝗶 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝘁𝗲 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲

Kontrata riafirmon orientimin historik të Partisë Demokratike dhe liderit të saj Prof.Dr.Sali Berisha drejt një marrëdhënieje të qëndrueshme strategjikisht me SHBA-të, një parim kyç që ka udhëhequr këtë forcë politike që nga themelimi i saj , në vitin 1990.
Ftesa e Prof. Dr. Sali Berishës për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane 2025 në Valencia është një tjetër dëshmi e rikthimit të fuqishëm të Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare.

𝗡𝗷𝗲 𝗶𝘇𝗼𝗹𝗶𝗺 𝗶 𝗿𝗶 𝗽𝗲𝗿 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲 𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗹𝗲

Në të njëjtën kohë, kontrata thekson izolimin e Edi Ramës nga partnerët strategjikë amerikanë, duke shënuar një ndryshim të qartë në qasjen e Uashingtonit ndaj realitetit politik në Shqipëri. Administrata e Presidentit Trump mbështet tashmë qartazi alternativën demokratike që përfaqëson Partia Demokratike. Rama éshtë kukulla e Sorosit.

𝗣𝗲𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺: 𝗡𝗷𝗲 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗲𝗻
Kontrata me Continental Strategy është më shumë se një marrëveshje lobimi; ajo është një platformë strategjike për forcimin e demokracisë shqiptare, për afrimin më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë, demokratike dhe perëndimore.
Falë kësaj kontrate dhe mbështetjes së diasporës shqiptaro-amerikane, Partia Demokratike hyn në një fazë të re force dhe legjitimiteti në betejën e saj për të rikthyer demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Fitore PD-ASHM, fitore 1 në zgjedhjet e
11 majit !

The post Berisha u kërkoi të heshtnin për kontratën 6 mln USD, Bujar Leskaj thyen ‘urdhrin’: Administrata e Trump mbështet PD-në appeared first on Sot News | Lajme.

“KE në zgjedhje me kandidatë të pastër”/ Basha takim me kreun e OSBE/ODIHR: Mbështesim SPAK për krimet zgjedhore

19 April 2025 at 14:27

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, priti në një takim kryesuesin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ambasadorin Lamberto Zannier. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin zgjedhor dhe problematikat që e shoqërojnë atë. Basha theksoi se, përtej pazarit politik Rama-Berisha për mbylljen e listave, Koalicioni Euroatlantik ia ka dalë t’u japë qytetarëve mundësinë të zgjedhin vetë kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Parlament.

“Listat 100% të hapura janë risia e këtyre zgjedhjeve dhe modeli i demokracisë që ofron Koalicioni Euroatlantik,” tha Basha.

Ai vlerësoi gjithashtu planin e SPAK për parandalimin e krimit zgjedhor, duke theksuar se – siç është provuar edhe në zgjedhjet e kaluara – krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe përdorimi i administratës publike kanë deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe kanë penguar rotacionin politik në vend.

“Edhe në këto zgjedhje,” – vijoi Basha – “presioni ndaj administratës, përdorimi i aseteve publike, shitblerja e votës dhe intimidimi i votuesve janë të pranishme në zona të ndryshme të vendit. Këto veprime kryhen nga individë me rekorde negative në drejtësi, të cilët kanë përdorur skema të ngjashme edhe në zgjedhjet e mëparshme.”

Koalicioni Euroatlantik ka ofruar kandidatë të aftë dhe me integritet, që e kanë dëshmuar se u shërbejnë qytetarëve – në krahasim me kandidatët e ofruar nga Rama dhe Berisha: persona me rekorde korrupsioni, të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për lidhje me krimin.

Koalicioni Euroatlantik mbështet drejtësinë, ndërsa përballë ka Ramën dhe Berishën, të cilët kërkojnë votën për të shpëtuar të korruptuarit dhe për të nxjerrë nga burgu ata që janë nën hetim, siç u dëshmua edhe me amnistinë e fundit.

The post “KE në zgjedhje me kandidatë të pastër”/ Basha takim me kreun e OSBE/ODIHR: Mbështesim SPAK për krimet zgjedhore appeared first on Sot News | Lajme.

“Mbështetje të vazhdueshme për kampionët”/ Rama: Durrësi do të kthehet në një kompleks akademish sportive

16 April 2025 at 16:54

Kryeministri Edi Rama u shpreh se mbështetja për kampionët do të jetë e vazhdueshme dhe se sporti, do të marrë vëmendje maksimale, duke shtuar se buxheti për KOKSH do të rritet vitin e ardhshëm.

Më tej nënvizoi se Durrësi do të kthehet në një kompleks akademish sportive.

“Buxheti për KOKSH do të rritet vitin e ardhshëm dhe gjithashtu mbështetja për kampionët do të jetë e vazhdueshme…Jemi duke hedhur hapat e nevojshëm për të ndërtuar akademinë e tenisit, po në Durrës. Durrësin do ta bëjmë një destinacion të Akademisë Sportive. Po ashtu jemi në bisedime për Akademinë e Nadal. Gjëja më e rëndësishme është që kemi hedhur themelet, pasi sporti u braktis plotësisht për shumë kohë”, nënvizoi më tej Rama.

/abcnews.al/

Presidenti Xi gjen mbështetje në Vietnam: Bashkë kundër gangsterizmit të Trump

15 April 2025 at 16:06

Presidenti kinez Xi Jinping po lobon për një tregti të lirë teksa vijon turin në Azinë Jug-lindore, duke e prezantuar Kinën si burim të stabilitetit dhe sigurisë.

Të hënën ai u prit në Hanoi me një ceremoni madhështore nga homologu vietnamez Luong Cuong. Gjatë takimit, Xi tha se dy vendet i kanë sjellë botës “qëndrueshmëri dhe siguri në kohë të turbullta”.

“Si përfituese nga globalizimi ekonomik, Kina dhe Vietnami duhet të përforcojnë bashkëpunimin strategjik dhe t’i kundërvihen së bashku akteve të njëanshme të gangsterizmit, të mbrojnë tregun e lirë dhe të ruajnë industrinë globale dhe zinxhirët e furnizimit”, tha Xi.

Kina dhe Vietnami nënshkruan një seri memorandumesh bashkëpunimi sa i takon zinxhirëve të furnizimit dhe projektit për ristrukturimin e hekurudhave.

Presidenti Xi premtoi gjithashtu një akses më të madh për eksportet agrikulturore vietnameze në Kinë, edhe pse mbi marrëveshjet u publikuan pak detaje.

Ndërkohë, gjatë së martës lideri kinez mbërriti në Kuala Lumpur të Malajzisë për një vizitë treditore dhe do t’i japë fund turit të tij me një ndalesë në Kamboxhia.

Duke reaguar, presidenti Donald Trump e kritikoi takimin, që vjen pak ditë pasi tarifat e tij tronditën tregjet botërore dhe qeveritë e vendeve të prekura.

“Kina dhe Vietnami po përpiqen të gjejnë një mënyrë se si t’ia punojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti Xi gjen mbështetje në Vietnam: Bashkë kundër gangsterizmit të Trump appeared first on Euronews Albania.

❌
❌