Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“1-0, mund ta kthejmë. Jemi më lart”: Martini nuk dorëzohet pas humbjes me Daugavpils

By: user 2
10 July 2025 at 22:30

“Normalisht i mërzitur, kishim rastet tona dhe duhet të shënonim. E zotëruam të gjithë lojë, por pësuam një gol në fundin e lojës që duhet ta evitonim. Kemi ndryshuar 4 lojtarë në formacion në një muaj dhe nuk arritëm të mbanim ritmin. U munduam të bëjmë diçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm”. Kështu u shpreh Edi Martini, trajneri i Vllaznisë në përfundimin e takimit, ku Vllaznia u mposht nga Daugavpils me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League.

Asgjë nuk ka përfunduar, por sidoqoftë humbja në Elbasan Arena i ka komplikuar gjërat për shkodranët, në lidhje me kualifikimin. Martini e pranon, por nuk e humb optimizmin para ndeshjes së kthimit në Letoni. “0-0 do ishte më mirë se 1-0. Kemi edhe një ndeshje, jam optimist për lojën që kanë bërë djemtë dhe mendoj se mund ta përmbysim në ndeshjen e kthimit. Ky është një ekip i vështirë, shtatlartë dhe që mbrojnë mirë. Kur futen 10 lojtarë në zonën e 30 metërshit është e vështirë t’i çash. Kam besim te djemtë dhe kemi 90 minuta të tjera. 1-0 është një rezultat që mund ta kthejmë. Jemi më lart se ta”.

Lexo më tej: Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL

Problemet me dëmtimet dhe për rrjedhojë edhe me formacionin kanë sjellë në vëmendje merkaton, për të cilën Martini flet hapur: “Ne kemi prit edhe lojtarë të vijnë, jemi në bisedime me shumë lojtarë. Është e domosdoshme të kalojmë këtë tur edhe për financat. Gjithsesi kemi një ndeshje që duhet ta luftojmë deri në fund për të arritur kualifikimin”, u shpreh tekniku shkodran.

The post “1-0, mund ta kthejmë. Jemi më lart”: Martini nuk dorëzohet pas humbjes me Daugavpils appeared first on Lapsi.al.

Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL

By: user 2
10 July 2025 at 22:17

Vllaznia thyhet në mënyrë të befasueshme në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League. Debutuesit në kompeticionet europiane, Daugavpils, triumfojnë 0-1 në Elbasan Arena, duke ndëshkuar kuqeblutë që shpenzuan shumë, pa mundur të konkretizojnë. Lizunovs vendosi sfidën pesë minuta nga fundi, duke komplikuar rrugëtimin e shkodranëve, që shpresonin për një tjetër nisje të sezonit. Sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Letoni.

Daugavpils nuk dukej mjaftueshëm i fortë për të penguar Vllazninë dhe në pjesën e parë diferencat u panë qartë, pavarësisht se skuadra e Martinit nuk është se impresionoi për kualitetin e lojës. Vllaznia provoi në disa raste, me Dodaj sidomos, por portieri Beks ndaloi cdo tentativë të kuqebluve.

Kuqeblutë bënë një ndeshje tepër të mire në përgjithësi, referuar kundërshtarit, por u dënuan në fundin e pjesës së dytë, kur Martini e kishte shtyrë skuadrën përpara në kërkim të golit. Daugavpils shënoi golin që vendosi ndeshjen në minutën e 85’ me Lizunovs duke i shkaktuar humbjen befasuese Vllaznisë. Disfatë zhgënjyes e kuqebluve në raundin e parë të Conference League, edhe pse favoritë aboslutë në letër, përballë letonezëve të Daugavpils.

Lexo më tej: Skuka eviton humbjen në Estoni: Partizani tani luan kualifikimin me Kalju në shtëpi

Pavarësisht humbjes, Vllaznia do të tentojë gjithçka për gjithçka, në sfidën e kthimit që luhet pas 1 jave në Letoni. Duhet përmbysur 1 gol disavantazh, por Daugavpils nuk është i pathyeshëm dhe Martini ka 7 ditë për të gjetur zgjidhjen fituese.

The post Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL appeared first on Lapsi.al.

Skuka eviton humbjen në Estoni: Partizani tani luan kualifikimin me Kalju në shtëpi

By: user 2
10 July 2025 at 21:26

Partizani hodhi një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër të Conference League, duke u rikthyer nga Estonia me një barazim 1-1 ndaj Nomme Kalju. Xhuljano Skuka, përforcimi i verës i të kuqve barazoi golin e avantazhit provizor të Mannilaan, duke e mbajtur në pozita të favorshme teknikun Skënder Gega për ndeshjen e kthimit një javë më pas në kryeqytet.

Të kuqtë zbritën në fushë me një strategji të matur, të vendosur të siguruan një rezultat që u jep mundësinë të vulosin kualifikimin në Tiranë. Për 45 minuta, skuadra ruajti qetësinë dhe nuk lejoi që vendasit t’i afroheshin portës së Qirkos, megjithëse Kalju pati më shumë kontroll mbi topin. Në këtë pjesë të lojës, Partizani humbi edhe shërbimet e Kekos, i detyruar të linte fushën për shkak dëmtimi.

Pavarësisht golit që pësuan menjëherë në fillim të pjesës së dytë, me Mannilaan që kaloi vendasit përpara në minutën e 47-të, “Demat e Kuq” reaguan me vendosmëri. Ishte Xhuliano Skuka ai që riktheu ekuilibrin, duke gjetur rrjetën dhe duke e mbajtur të gjallë shpresën për një rezultat pozitiv. Pas golit të barazimit, sulmuesi provoi sërish të shënonte, por rastet ishin të pakta. Në minutat shtesë, Qirko u shndërrua në hero, duke shmangur një gol të sigurt nga Smith dhe duke blinduar një pikë të vlefshme për kthimin.

Lexo më tej: Debutim ëndërrash në Champions,Gruda i jep fitoren Egnatias: Breidablik bie në shtesë

Tani gjithçka do të vendoset në “Arenën e Demave”, ku pas një jave Partizani do të kërkojë para tifozëve të tij fitoren që e çon më tej ëndrrën europiane.

The post Skuka eviton humbjen në Estoni: Partizani tani luan kualifikimin me Kalju në shtëpi appeared first on Lapsi.al.

Conference League, ‘Vllaznia” humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils”

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “Vllaznia” ka luajtur ndeshjen e parë të raundit të parë në ‘UEFA Conference League’ ndaj “BFC Daugavpils”.

Kuqeblutë u mposhtën në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 0-1.

Trajneri Edi Martinaj e nisi me këtë formacion titullar: Qarri (GK), Gurishta, Kouros, Bajrami, Yago, Qato, Krymi, Sala, Dodaj, Balaj (C), Kruja.

Shkodranët ishin të pafat, pasi dominuan të gjithë takimin, krijuan raste të shumta shënimi, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Në fundin e takimit, në minutën e 85-të, ‘Daugavpils’ shënoi golin e fitores me Lizunovs dhe ndeshja u mbyll 0-1.

Ndeshja e kthimit ‘BFC Daugavpils’ – ‘Vllaznia’ do të luhet më 17 korrik, në orën 17:00, në stadiumin “LNK Sporta Parks” në Riga, ku kuqeblutë do të kërkojnë përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Conference League. /j.p/

The post Conference League, ‘Vllaznia” humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Conference League, “Partizani” barazon 1-1 me “Kalju” në transfertë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “Partizani” ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Conference League ndaj “Kalju”.

Sfida e luajtur në “Kadrioru Staadion” në Talin të Estonisë nuk pati fitues, teksa golin e vetëm për ‘Partizan’-in e shënoi Xhuliano Skuka.

Trajneri Skënder Gega e nisi me formacionin titullar: Qirko (GK), Buxhelaj, Mehmeti, Preka, Martinez, Malaj, Saliou, Kote, Keko, Skuka (C), Garcia.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk pati asnjë gol dhe u mbyll 0-0. Fraksioni i dytë nisi më mirë për ekipin e Kalju, që mori avantazhin me Mattias Mannilaan.

Megjithatë, avantazhi zgjati shumë pak, pasi Partizani barazoi rezultatin me Skukën.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshja e kthimit Partizani – Kalju, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin, do të luhet më 17 korrik, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00. /j.p/

The post UEFA Conference League, “Partizani” barazon 1-1 me “Kalju” në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Conference League – ‘Vllaznia’ sfidon ‘BFC Daugavpils’, Martini: Duam fitore

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ ‘Vllaznia’ do të përballet nesër (e enjte) me letonezët e ‘BFC Daugavpils’ në orën 20:00 në “Elbasan Arena” për ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League.

Trajneri i kuqebluve, Edi Martini foli për mediet nga stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër.  Ai tha se është i kënaqur nga gjendja e ekipit, por Jazxhi ka një dëmtim dhe nuk do jetë i gatshëm për trajnerin, ndërsa Mala do e fillojë ndeshjen nga stoli.

Martini foli edhe largimin e Ildi Grudës vetëm pak ditë më parë dhe kalimin e tij jo pa polemika te ‘Egnatia’, aty ku debutoi me gol në Champions League.

“Dje kemi pasur pak probleme për Jazxhin, edhe besoj që nuk do jetë për nesër. Mala ka pasur probleme, do jetë në stol, por jo nga fillimi. Vetëm nëse do na duhet një sforco e madhe për ta futur në fushë. Krymi është mirë, është stërvitur me ekipin. Nesër do të sakrifikojë dhe do jetë në fushë. Si Krymi dhe Mala kanë marrë goditje, por Krymi do jetë nga minuta e parë. Disa gjëra nuk na kanë shkuar siç i prisnim, i kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Kundërshtari është në mes të kampionatit, ka gjendje të mirë fizike dhe në duelet fizike janë mirë për shkak të shtatlartësisë. Do bëjmë çmos që të kalojmë në turin tjetër”, tha ai.

Sa i përket merkatos dhe grupit jo të plotë, Martini u shpreh se, “nuk do e doja më të plotë për momentin, për këtë ndeshje. Largimi i Grudës dhe dy dëmtimet na kanë prishur atmosferën, askush nuk është i pazëvendësueshëm, por kishim një muaj që e mendonim ndryshe. Do futemi për fitore”.

Sa i përket ndeshjes së nesërme, Martini tha se, “kjo është një ndeshje që shërben për arkat e klubit, sa më larg të shkosh aq më shumë të ardhura ke. Në letër duket kundërshtar i lehtë, e kam ndjekur këtë periudhë. Kanë huazuar 2-3 lojtarë të tjerë për këto ndeshje. Do jetë përballje e fortë dhe çdo gjë t’ia lëmë kohës”.

Për pjesëmarrjen e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, Martini u shpreh se, “ne donim të luanim në Shkodër, do të kishim më shumë tifozë. Do të shkojmë të bëjmë lojën tonë. Kemi punuar mirë dhe kemi bërë ndeshje të mira, paçka rezultateve në miqësore. Kemi bërë shumë rotacion në këto sfida. Unë jam i kënaqur nga gjendja, eksperienca dhe mendoj se do kalojmë këtë duel”.

/gj.m//a.f/

 

The post Conference League – ‘Vllaznia’ sfidon ‘BFC Daugavpils’, Martini: Duam fitore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aventura në Conference League, Partizani do ta luajë në kryeqytet sfidën përballë estonezëve

By: S SH
23 June 2025 at 18:14

Pasi të zhvillojë sfidën miqësore ndaj Rabotnickit, Partizani do të nisë sfidat për Europën. “Demat e kuq” do të sfidojnë Kaljun në turin e parë të Conference League më 10 korrik.

Ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet në fushën e Partizanit më 17 korrik. Tashmë UEFA ka bërë të ditur se në cilin stadium do të presë skuadra kryeqytetase atë të Estonisë.

“Air Albania” do të jetë “shtëpia” e Partizanit më datë 17 korrik përballë Kalju. Sfida e kthimit do të zhvillohet në orën 20:00 të mbrëmjes.

The post Aventura në Conference League, Partizani do ta luajë në kryeqytet sfidën përballë estonezëve appeared first on Albeu.com.

Partizani “shënon” në merkato/ Të kuqtë e kryeqytetit “blindohen” në prag të Conference League, Pano: Nga ana teknike janë shumë lart

By: Rovena
22 June 2025 at 22:48

Në studion e emisionit “Botërori i Vogël” në ABC News, vëmendja këtë herë iu kushtua përgatitjeve të skuadrës së Egnatias për sfidat në Conference League, si dhe ndryshimeve që po ndodhin në kampin e Partizanit.

Të ftuarit, Neritan Prifti, Ledio Pano dhe Gent Muça komentuan lëvizjet në merkato, gjendjen teknike të skuadrave dhe pritshmëritë për përfaqësimin europian.

Sipas tyre, Partizani është në një proces të natyrshëm rinovimi, me synime të qarta për të ndërtuar një grup më të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Neritan Prifti: Asnjë surprizë Partizani pritej që kishte ndryshime edhe në muaj më parë. Të shikojmë se do të përshtaten me kampionatin shqiptar. Është një merakto cilësore në letër.

Ledio Pano: Partizani i vjetshëm, sigurisht që janë larguar shumë lojtarë që nuk dhanë asnjë tek Partizani. Ndryshimet besoj se kanë filluar, flitet edhe për dy-tre lojtarë të tjerë. Fjalët janë të mira për të katërt lojtarët që janë dhe prurjet e reja. Deri diku janë pak larg me përgatitjet, por nga ana teknike janë lart, sidomos me orët. Priten edhe forcime të tjera, puna po bëhet e mirë. Ne që presim të shohim ekipin, duam që ndaj estonezëve, të bëjnë një ndeshje të mirë dhe të kualifikohemi.

Gent Muça: Partizani dy vitet e fundit, të kujton Tiranën e para shumë viteve. Shpresoja që lojtarët e rinj të japin shkëndija dhe të luajnë mirë. Edhe dy blerjen e fundit pse jo ta pasurojnë më shumë këtë skuadre dhe më vonë të pretendojnë edhe kampionatin./abcnews.al

Beci: Stadiumi në dispozicion të “KF Vllaznia”, zhvendoset koncerti i Bujar Qamilit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, bëri të ditur se, “koncerti i këngëtarit Bujar Qamili në mbrëmjen e 21 qershorit, i parashikuar të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”,  do të zhvendoset në oborrin para Bashkisë Shkodër, duke mos penguar kështu skuadrën e Vllaznisë që të luajë ndeshjet evropiane”.

Kreu i Bashkisë Shkodër në këtë mënyrë i është përgjigjur dhe kërkesës së “KF Vllaznia” që shprehte shqetësimin se koncerti i këngëtarit Qamili tek stadiumi “Loro Boriçi” do të dëmtonte kushtet e stadiumit, duke cenuar sfidën debutuese të klubit kuqeblu në stadiumin e qytetit të Shkodrës. Kësisoj klubi “Kf Vllaznia” njoftoi sot transferimin e sfidës debutuese në Conference League në “Elbasan Arena”.

Beci në rrjetet sociale shkruan se harrë masa që koncerti i këngëtarit Bujar Qamili të transferohet para godinës së Bashkisë Shkodër.

“Këto ditë jemi të gjithë dëshmitarë të një debati artificial e qartazi të nxitur nga interesa personale lidhur me përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi” për realizimin e koncertit të Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili.

Me stafin e bashkisë kemi bashkëpunuar me shumë dëshirë për të krijuar mundësinë e një koncerti të veçantë për një nga artistët më të rëndësishëm të këngës popullore shkodrane, dhuratë për të gjithë artdashësit. Sigurisht duke pasur parasysh funksionin kryesor sportiv të stadiumit, organizimi i koncertit është menduar në mënyrë të tillë që të mos cenojë në asnjë mënyrë fushën, si dhe stadiumi të jetë në gjendje optimale për ndeshjet ndërkombëtare të Vllaznisë”, shkroi Beci në rrjete sociale.

Njëkohësisht, vijoi ai, “kuptoj se një valë informacionesh të pavërteta rreth dëmit që mund t’i sjellë stadiumit organizimi i koncertit ka shqetësuar jo pak tifozë të Vllaznisë. Njerëzit shpesh e kanë të thjeshtë të përfshihen nga tymnaja që kërkon ta çojë vëmendjen në frikëra të panevojshme, kur s’ka mundësinë të përballet me ato reale”.

Por sipas tij, “koha është gjithmonë e duhura për të treguar çfarë është realisht problem e cilat janë qëllimet që nxisin palët në këto qëndrime kundërshtuese”.

Beci tha se, “si drejtues i Bashkisë Shkodër nuk kam asnjë dëshirë që, edhe në mënyrë të paqëllimshme, organizimet e institucionit që ju më keni dhënë privilegjin të drejtoj, të shfrytëzohen për të krijuar ndasi apo përballje artificiale”.

Ai vuri në dukje se, “me tagrin që më jep detyra, por mbi të gjitha me dëshirën e fortë që festa e dikujt të mos krijojë shqetësime tek askush tjetër, dua t’ju njoftoj se ne do ta zhvendosim koncertin në oborrin e përbashkët të të gjithë qytetarëve shkodranë para Bashkisë Shkodër. Duke i uruar suksese Vllaznisë në aventurën evropiane ju ftoj të gjithëve të jemi pjesë e koncertit madhështor të këngëtarit Bujar Qamili në mbrëmjen e 21 qershorit”.

“Le të shërbejë ky koncert edhe si ogur i mirë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë, simbol i qytetit tonë. Jam i sigurt që do të jetë një mbrëmje e paharrueshme”, u shpreh Beci.

/a.f/

The post Beci: Stadiumi në dispozicion të “KF Vllaznia”, zhvendoset koncerti i Bujar Qamilit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dinamo me fat, jo keq Partizani: shorti i raundit të dytë tremb Egnatian e Vllazninë

By: user 2
18 June 2025 at 17:58

Egnatia në Champions dhe tre ekipet shqipare pjesëmarrëse në Conference League, Dinamo, Partizani e Vllaznia janë njohur me skuadrat që do të kenë përballë në raundin e dytë të kompeticioneve europiane. Kampionët e Abissnet Superiore rrudhin “buzët”: nëse kalojnë Breidablik, atëherë do të sfidojnë Lech Poznan. Fituesit e Kupës së Shqipërisë pasi kaluar direct në raundin e dytë bekohen sërish nga goglat. Nuk mund të ankohet Partizani, por Vllaznia po.

Në Champions, Egnatia nuk mund të gëzohet se u shortua me Lech Poznan. Ata janë kampionë të Polonisë dhe njëra nga skuadrat me tifozeritë më të zjarrta. Sidoqoftë, nëse nuk arrin kualifikimin dhe mposhtet në raundin e parë të Champions, Egnatia do të zbresë në raundin e dytë të Conference League përballë humbëses së çiftit Ludogorets/Dinamo Minsk.

Lexo më tej: Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë

Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, Dinamo është skuadra më me fat. Pasi u kualifikua në turin e dytë direkt, skuadra e Ilir Dajës do të luajë përballë fitueses që do të dalë nga çifti: Atletik Escaldes/Dudenlange.

Short i lehtë për Partizanin që nëse do të eliminojë Nome Kalju në raundin e parë do të ndeshet me një mes St,Patrik e Hegelman në raundin e dytë. Nuk mund të thotë të njëjtën gjë Vllaznia, që do të përballet në raundin e dytë me fituesen e çiftit Malisheva/Vikingur, gjithnjë nëse kalon letonezët e Daugavpils në raundin e pare. Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen në 24 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

The post Dinamo me fat, jo keq Partizani: shorti i raundit të dytë tremb Egnatian e Vllazninë appeared first on Lapsi.al.

Conference League, “Vllaznia” do të luaj në “Elbasan Arena” ndaj “BFC Daugavpils”

TIRANË, 18 qershor/ATSH/  Klubi “KF Vllaznia” ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League do ta luaj në “Elbasan Arena”. Ndeshja është parashikuar të luhet në të enjten e datës 10 korrik 2025, ndërsa përballë do të jetë skuadra nga Letonia “BFC Daugavpils”. Ndeshja e kthimit pritet të luhet më 17 korrik, në Letoni.

Klubi Shkodran njofton vendimin në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, duke i dhënë fund kështu diskutimeve se ku kuqeblutë do ta zhvillojnë sfidën e parë evropiane të sezonit të ri futbollistik. Më herët klubi shkodran kishte arritur marrëveshje dhe me “Teutën” e Durrësit, që ndeshja të zhvillohej në “Niko Dovana”.

Më herët klubi “KF Vllaznia” dhe Bashkia e Shkodrës kanë patur diskutime në distancë për stadiumin ku kuqeblutë do të zhvillonin debutimin në kupat e evropës. Bashkia e Shkodrës kërkonte që ndeshja të luhej në qytetin e Shkodrës

/a.f/

The post Conference League, “Vllaznia” do të luaj në “Elbasan Arena” ndaj “BFC Daugavpils” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHORTI I CONFERENCE/ Dinamo, Partizani dhe Vllaznia mësojnë rivalët e raundit të dytë, shkodranët mund të përballen me ekipin tjetër shqiptar

By: S SH
18 June 2025 at 14:42

Dinamo, Partizani dhe Vllaznia kanë mësuar ditën e sotme edhe kundërshtarët e tyre në raundin e dytë të Conference League. Siç dihet dinamovitët e Ilir Dajës e nisin aventurën e tyre direkt nga turi i dytë i këtij turneu, ndërkohë “Demat” dhe shkodranët nëse ia dalin të kalojnë me sukses raundin e parë do të mund të luajnë në raundin e dytë.

Kështu Dinamo do të përballet me fituesin e çiftit Atletic Escaldes – Diddeleng. Duelin e parë do ta luajë në transfertë, ndërsa më pas në Shqipëri.

Ndërkohë Vllaznia nëse kalon në raundin e dytë do të sfidojë një skuadër shqiptare. Do të ketë përballë Maliqevën, nëse ekipi nga Kosova gjithashtu kalon me sukses ekipin e Vikingur.

Gjithashtu edhe Partizani do të luajë në transfertë duelin e parë nëse kalon në raundin e dytë të këtij turneu. “Demat” do të përballen me fituesin e çiftit St.Patrick’s – Hegelmann.

Ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 24 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit me 31 korrik.

The post SHORTI I CONFERENCE/ Dinamo, Partizani dhe Vllaznia mësojnë rivalët e raundit të dytë, shkodranët mund të përballen me ekipin tjetër shqiptar appeared first on Albeu.com.

Conference League/ Përballje delikate me maqedonasit, ekipi shqiptar i Malit të Zi mëson kundështarin e fazës së parë

By: S SH
17 June 2025 at 19:22

Ditën e sotme, është hedhur shorti për fazën e parë kualifikuese të Kupave të Europës. Klubet shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrugëtimin europian.

Gjithashtu edhe ekipi i Deçiqit ka mësuar kundërshtarin në fazën e parë të Conference League. Skuadra shqiptare e Tuzit do të përballet me Sileksin e Maqedonisë së Veriut.

Përballja e parë mes të dyja klubeve do të zhvillohet në Malin e Zi më datë 10 korrik. Ndërsa ndeshja e kthimit një javë më pas në fushën e Sileksit.

The post Conference League/ Përballje delikate me maqedonasit, ekipi shqiptar i Malit të Zi mëson kundështarin e fazës së parë appeared first on Albeu.com.

Beci: “KF Vllaznia” do t’i luaj ndeshjet evropiane në stadiumin “Loro Boriçi”

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot disa tifozë të skuadrës së futbollit  “KF Vllaznisë”.

Beci në një postim në rrjetet sociale ndau foto të takimit dhe garantoi mbështetësit e skuadrës nënkampion e në vend se ndeshjet e turit të parë eliminator në Conference Leauge, “Vllaznia” do t’i luaj në impiantin e qytetit të Shkodrës, “Loro Boriçi”.

“Me disa tifozë të Vllaznisë që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu – simbol i qytetit.

Një bisedë miqësore gjatë së cilës i garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet evropiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia Shkodër nuk do ta cenojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu siç ka bërë gjithmonë”, nënvizon Kryebashkiaku Benet Beci.

Ky qëndrimi i kreut të Bashkisë së Shkodrës vjen pas kërkesës së bërë nga vetë klubi “KF Vllaznia”, që kërkoi anullimin e koncertit të këngëtarit Bujar Qamili, i parashikuar më në datën 21 qershor pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi”. Event artistik që sipas drejtuesve të klubit sportive cenon dhe kushtet e fushës për ndeshjen e kompeticionit evropianë.

“KF Vllaznia u kërkon institucioneve përgjegjëse të anullojnë koncertin e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” sepse është kundër të gjitha rregullave të funksionimit të këtij impianti sportiv”, shkruan “KF Vllaznia” në një postim në rrjetet sociale, duke i bashkangjitur dhe kërkesën.

Ndërkohë, klubi shkodran ka arritur edhe një marrëveshje me klubin sportiv “Teuta” për të garantuar mundësinë e luajtjes së ndeshjeve evropiane në qytetin e Durrësit në stadiumin “Niko Dovana”.

Sa i takon turit të parë të Conference Leauge, “KF Vllaznia” do të ndeshet me skuadrën letoneze të “BFC Daugavpils”. Takimi i parë është planifikuar me shkodranët si pritës, ndërsa i kthimit në Letoni.

/a.f/

 

 

 

 

The post Beci: “KF Vllaznia” do t’i luaj ndeshjet evropiane në stadiumin “Loro Boriçi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë

By: user 2
17 June 2025 at 17:14

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Katër ekipe nga Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre për sfidat europiane që i presin në muajin korrik. Partizani, Vllaznia, Malisheva dhe Deçiq përballen me skuadra nga Estonia, Letonia, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Partizani sfidon Nomme Kalju – eliminuan Shkëndijën në 2019

Klubi i kuq nga Tirana do të masë forcat me Nomme Kalju, një ekip nga Estonia që ka rikthyer praninë e tij në Europë pas pesë vitesh mungesë. Me dy tituj kampionë, dy Kupa dhe një Superkupë të fituara në vendin baltik, Kalju ka përvojë në kompeticione ndërkombëtare dhe madje është kujtuar për eliminimin e Shkëndijës së Tetovës në turin e parë të Champions League në vitin 2019.

Lexo më tej: Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik

Takimi i parë do të luhet në tokën estoneze më 10 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Shqipëri një javë më pas, më 17 korrik. Edhe pse Partizani shihet si favorit në letër, fakti që kampionati estonez është aktualisht në zhvillim i jep njëfarë avantazhi fizik kundërshtarit.

Vllaznia ndaj një debutuesi: Daugavpils i “ndihmuar” nga skualifikimet

Shkodranët do të kenë përballë një emër të panjohur në skenën europiane: BFC Daugavpils nga Letonia. Ky ekip po merr pjesë për herë të parë në një garë ndërkombëtare dhe madje ky debutim erdhi jo falë rezultateve të arritura në fushë, por pas përjashtimit të Valmierës për shkelje financiare.

Daugavpils e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e pestë në elitën letoneze, larg zonës së zakonshme europiane. Klubi zhvillon ndeshjet në një stadium shumë modest me kapacitet jo më shumë se 3 mijë vende. Vllaznia do ta luajë sfidën e parë në shtëpi më 10 korrik, ndërsa udhëtimi drejt Letonisë vjen më 17 korrik.

Deçiq përballet me Sileksin, Malisheva ndeshet me Vikingur

Përfaqësuesit nga Kosova nuk e patën fatin me vete. Malisheva do të përballet me Vikingur nga Ishujt Faroe, një skuadër me përvojë të konsiderueshme në garat europiane, ndërsa Deçiq do të masë forcat me Sileksin nga Maqedonia e Veriut, një emër me traditë në kampionatin e vet dhe pjesëmarrje të mëhershme në kualifikime europiane.

Dinamo dhe Ballkani presin, e nisin garën nga turi i dytë

Ndryshe nga katër ekipet e mësipërme, Dinamo e Ilir Dajës ka siguruar një kualifikim të drejtpërdrejtë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, falë përjashtimit të skuadrës irlandeze Drogheda për arsye të licencimit. Ballkani gjithashtu do të mësojë nesër kundërshtarin e tij, pasi nis aventurën europiane nga faza e dytë kualifikuese.

Në përgjithësi, shorti i sotëm nxori sfida të përballueshme për Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa Deçiq dhe Malisheva do të përballen me ekipe më të forta në letër. Fillimi i aventurës europiane për skuadrat shqiptare dhe kosovare do të nisë më 10 korrik me ndeshjet e para, ndërsa kthimet do të zhvillohen më 17 korrik.

The post Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë appeared first on Lapsi.al.

UEFA “asist” Dinamo-s, blutë “katapultohen” në raundin e dytë të Conference League

By: armand
17 June 2025 at 15:34

U rikthyen në Evropë pas një mungesë prej afro 15 vitesh, por jo vetëm kaq, fati i buzëqesh Dinamos me blutë që kualifikohen automatikisht për në raundin e dytë të Conference League, pa qenë e nevojshme të zbresin në fushë. Ekipi i Ilir Dajës ka marrë një dhuratë fantastike nga UEFA, me këta të fundit […]

The post UEFA “asist” Dinamo-s, blutë “katapultohen” në raundin e dytë të Conference League appeared first on BoldNews.al.

Njihuni me kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në Conference League

By: S SH
11 June 2025 at 14:45

Partizani po stërvitet intenisivisht, teksa është fokusuar edhe në merkato për aventurën që do të ketë në Conference League. Skënder Gega dhe drejtuesit e kuq duan të krijojnë një ekip konkurrues.

Ndërkohë që aventura Europiane do të nisë së shpejti dhe shorti hidhet me 17 qershor. Pikërisht për fazën e parë të Conference League, Partizani bërë të ditur ditën e sotme edhe rivalët e mundshëm që mund të ketë përballë, në duelet që do të zhvillohen me 10 dhe 17 korrik.

Nuk mungon një ekip që është përballur më parë, i cili është Atletic Clubd’Escaldes, por edhe ekipi shqiptar që miltion në Superligën e Kosovës, Malisheva. Më poshtë do të njiheni me të gjitha ekipet.

Rivalët e mundshëm të Partizanit në raundin e parë kualifikues të Conference League:
FC Santa Colomba (Andorra)
FC Dinamo Brest (Bjellorusi)
FK Auda (Letoni)
FC Neman Grodno (Bjellorusi)
Calpe City Megpies FC (Gjibraltari)
Atletic Clubd’Escaldes (Andorra)
FC Torpedo Kutaisi (Gjeorgji)
Valur Reykjavik (Islandë)
Tre Fiori FC (San Marino)
FK Željezničar Sarajevo (Bosnjë & Hercegovinë)
Cliftonville FC (Irlandë e Veriut)
Birkirkara FC (Maltë)
Racing FC Union (Luksemburg)
FK Sileks (Maqedoni e Veriut)
BFC Daugavpils (Letoni)
KF Malisheva (Kosovë)
SJK (Finlandë)
NSÌ (Ishujt Faroe)
FC Hegelmann (Lituani)
Nõmme Kalju FC (Estoni)
Haverfordwest Country (Uells)
Penybont FC (Uells)
FK Vardar (Maqedoni e Veriut)
FK Rabotnički (Maqedoni e Veriut)

The post Njihuni me kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në Conference League appeared first on Albeu.com.

Sevilla uron ish-lojtarin e tyre për triumfin në Conference: replika e Betis, epike

By: user 2
29 May 2025 at 12:51

Sevilla ka uruar në rrjetet sociale ish-lojtarin Enzo Maresca për fitoren në Conference League me Chelsea, por qëllimi i këtij mesazhi ishte tjetër: ka të bëjë me Betis. Një mesazh që menjëherë shkaktoi diskutime në Spanjë, pasi u pa si një thumbim i qartë ndaj rivalëve të qytetit, të cilët humbën finalen ndaj klubit anglez.

“Urime për të dashurin tonë Enzo Maresca për titullin e tij të parë europian si trajner”, ishte mesazhi i publikuar në profilin zyrtar të klubit andaluzian në X (ish-Twitter) menjëherë pas fishkëllimës së fundit në finalen e zhvilluar në Breslavia. Enzo Maresca ka luajtur për Sevilla nga sezoni 2005-2006 deri në 2008-09 dhe ka lënë një kujtim të bukur në “Sánchez Pizjuán”, si dygolëshi i tij në finalen e parë të UEFA-s.

Enhorabuena a nuestro querido Enzo Maresca por su primer título europeo como técnico.#UECLfinal https://t.co/86UvEcocj1

— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) May 28, 2025

Shumë tifozë nuk panë asgjë të keqe në këtë dalje komunikimi nga Sevilla, ndërsa të tjerë kuptuan menjëherë se synimi ishte të thumbonin rivalët e qytetit. Sevilla dhe Betis kanë përjetuar një sezon shumë të ndryshëm: Nervion u shpëtua nga rënia vetëm për një pikë, ndërsa Verdiblancos e mbyllën sezonin në vendin e gjashtë dhe arritën deri në fund të Conference League.

Betis, reagim me stil: “Urojmë Sevilla që mbeti në Primera”

Në emisionin e njohur sportiv spanjoll Partidazo de Cope, presidenti i Betis, Ángel Haro, foli për këtë situatë dhe për zgjedhjen komunikative të Sevilla: “Nuk e kam parë, por për momentin ata janë të përfshirë në një luftë tjetër që nuk më intereson. Ne jemi të përqendruar te rritja dhe të bëjmë mirë sezonin tjetër, ndërsa ata janë të angazhuar në një luftë shumë ndryshe nga e jona”.

Kur u pyet nëse “do ta kishte bërë Betis një gjë të tillë?”, Haro u përgjigj prerazi: “Po të varej nga unë, jo. Por, nuk e di, nëse është dikush në klub që do ta bënte, nuk do të më pëlqente. Gjithsesi, siç thashë, nuk e kam parë dhe nuk e di saktësisht çfarë kanë publikuar. Është një tweet nga llogaria zyrtare e klubit?”. Numri një i Betis kërkoi konfirmim nëse bëhej fjalë për llogarinë zyrtare të Sevilla FC dhe më pas shtoi: “Atëherë edhe unë uroj Sevilla që këtë vit mbeti në Primera Division”.

🤬 Ángel Haro, presidente del @RealBetis, responde a la felicitación del @SevillaFC a Enzo Maresca

🚨 En directo en @partidazocope, con Juanma Castaño

😱 “Yo también felicito al Sevilla por quedarse en Primera este año”

📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/CgMf0giPEJ

— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 28, 2025

Adrián replikon me Sevilla

Portieri i Betisit, Adrián San Miguel, foli pas humbjes ndaj Chelseat në finalen e Conference League dhe iu përgjigj tweet-it të Sevillës që uronte Enzo Marescën: “Nuk do të komentoj asgjë. Sevilja nuk ishte pjesë e këtij kompeticioni, ndaj nuk ka arsye të urojë askënd”.

💥 “El Sevilla no está en esta competición y no tiene por qué felicitar a nadie”.

La respuesta de Adrián San Miguel al eterno rival tras el mensaje a Maresca.

🔗 https://t.co/X5hHf5KZcI 🔗 pic.twitter.com/LgLCdEYIJH

— ElDesmarque (@eldesmarque) May 28, 2025

The post Sevilla uron ish-lojtarin e tyre për triumfin në Conference: replika e Betis, epike appeared first on Lapsi.al.

Conference League: Chelsea fiton me përmbysje, Maresca ngre trofeun

By: user 2
28 May 2025 at 23:36

Chelsea bëhet klubi i parë që arrin të fitojë të pesë kompeticionet kryesore të UEFA-s.

Chelsea u trondit për një pjesë loje, nën presionin e Abde Ezzalzoulit dhe Real Betisit. Por arriti të fitojë Conference League me një përmbysje të furishme në gjysmë orën e fundit. Betis kaloi në avantazh në minutën e 9-të me golin e ish-lojtarit të Barcelonës. Por pas daljes së tij për shkak dëmtimi, gjithçka ndryshoi. Enzo Fernandez (66′), Jackson (70′), Sancho (82′) dhe Caicedo (91′) realizuan golat e fitores 4-1. Trofeu i parë evropian i Betisit u shpërbë, ndërsa Maresca feston.

Ndeshja

Wroclawdhe Conference League vishet në blu. Është bluja e Chelseat, që përmbysi gjithçka dhe mposhti 4-1 Betisin. Dhe Enzo Maresca mori trofeun e tij të parë të rëndësishëm, pas kualifikimit në Champions. Fillimi ishte i furishëm për spanjollët, me një ritëm shumë të lartë që vuri në vështirësi londinezët. Antony rrezikoi që në fillim, pastaj në minutën e 9-të Isco asistoi për Abde Ezzalzoulin që shënoi për 1-0. Ish-lojtari i Barçës “çmendi” mbrojtjen e Chelseat. Malo Guston dukej i lodhur që nga minutat e para, ndërsa Betis dominoi dhe ishte pranë golit të dytë. Jorgensen ndaloi Bartra-n, ndërsa Abde dhe Sabaly shpërdoruan raste të mira.

Pjesa e dytë nisi me daljen nga loja të mbrojtësit francez dhe hyrjen e James, duke ndryshuar ndeshjen. Në minutën e 52-të Ezzalzouli u detyrua të largohej për shkak dëmtimi. Me të u “shua” edhe loja e Betisit. Chelsea mori kontrollin, me James dhe Jackson shumë pranë golit.

Barazimi ishte në ajër dhe erdhi në minutën e 66-të. Palmer shërbeu një kros perfekt për Enzo Fernandezin, i cili shënoi me kokë për 1-1. Por 4 minuta më pas, një tjetër asist nga Palmer u finalizua nga Jackson për përmbysjen 2-1. Betis u përpoq të reagonte pas një gjysmë ore të errët. Por u ndëshkua përfundimisht në minutën e 82-të nga Jadon Sancho. Më pas, në minutën e 91-të, Caicedo realizoi golin e tij të parë në garat evropiane.

Chelsea rikthehet te trofetë ndërkombëtare dhe Maresca. Arkitekti i këtij suksesi ngrihet në qiell nga lojtarët. Chelsea bëhet kështu fituesi i katërt i Conference League, pas Romës, West Hamit dhe Olympiacosit.

The post Conference League: Chelsea fiton me përmbysje, Maresca ngre trofeun appeared first on Lapsi.al.

Chelsea, kampion në Conference League/ Anglezët mundin Real Betis me përmbysje

By: Re Nato
28 May 2025 at 22:54

Chelsea është kampion në Conference League për sezonin 2024-2025.

Skuadra angleze mposhti në finale spanjollët e Real Betis, me rezultatin e thellë 1-4.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll në favor të spanjollëve me gol të Ezzalzouli, londinezët shpërthyen në 45 minutat e dyta, duke realizuar 4 gola.

Fernandez, Jackson, Sancho dhe Caicedo vulosën fitoren e Chelsea./abcnews.al

❌
❌