Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Rumunët llogaritin humbjet e milionave euro që mund t’ua shkaktojë Drita

13 August 2025 at 12:52

Në Rumani po frikësohen, pasi Drita mund ta eliminojë FCSB nga rrethi i tretë i Ligës së Evropës dhe t’i shkaktojë humbje të madhe financiare.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Bukuresht i takoi vendasve me rezultat të ngushtë 3-2, por Drita tregoi se mund të përballet edhe me kësi kundërshtarë të mëdhenj.

Gazeta e madhe rumune ‘Fanatik‘ ka shkruar për mundësinë se si Drita mund t’i humbas miliona euro FCSB-së dhe presidentit të tyre Gigi Becali.

“FCSB mund të përballet me një rënie të ndjeshme të të ardhurave nëse eliminohet nga Drita në raundin e tretë paraprak të Ligës së Evropës, duke kaluar në play-off-et e Ligës së Konferencës. Kjo do të ndikonte direkt në bonuset nga UEFA dhe fitimet nga shitja e biletave”.

“Në rast se kampioni rumun e kalon Dritën, atëherë do të përballet me Aberdeen në play-off të Ligës së Evropës. Një sukses në këtë fazë do t’i siguronte FCSB-së një total minimal të garantuar prej rreth 4.66 milionë eurosh, plus bonuse të tjera nga rezultatet në grup dhe koeficienti UEFA, që mund të arrijnë deri në 8 milionë euro”.

“Nëse skuadra eliminohet nga Liga e Evropës por arrin fazën kryesore të Ligës së Konferencës, bonusi minimal do të ishte 3.52 milionë euro, duke humbur mbi një milion euro krahasuar me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Shumat për fitoret dhe barazimet janë gjithashtu më të ulëta, dhe numri i tifozëve tërheq më pak të ardhura nga shitja e biletave”.

“Skenari më i keq për FCSB është eliminimi nga Drita dhe humbja ndaj fituesit midis Levadia Tallinn dhe Differdange. Në këtë rast, klubi do të sigurojë vetëm 1.36 milionë euro, përfshirë bonusin për eliminim dhe bonusin solidariteti nga UEFA”.

“Sezoni i kaluar ishte shumë më fitimprurës: FCSB arriti në raundin e 16-tave të Ligës së Evropës dhe mblodhi rreth 20 milionë euro, duke kombinuar çmimet nga UEFA dhe të ardhurat nga shitja e biletave. Një sukses i ngjashëm këtë sezon duket i vështirë për t’u arritur”.

“Kjo situatë tregon qartë rëndësinë e rezultateve në garat evropiane për stabilitetin financiar të klubeve si FCSB, ku diferenca midis pjesëmarrjes në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës mund të jetë 2–4 milionë euro ose më shumë”, ka shkruar Fanatik.ro.

Drita dhe FCSB do të takohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gjilanasit do të mundohen të kalojnë tutje ku për Dritën do të ishte hera e parë që arrin në Play-Off të Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

The post Rumunët llogaritin humbjet e milionave euro që mund t’ua shkaktojë Drita appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Velipoja “zhytet” në errësirë, i ndërpritet energjia në kulmin e sezonit turistik

12 August 2025 at 20:49

Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik, Velipoja mbrëmjen e kësaj t marte ndodhet në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Sipas raportimeve nga banorët dhe pushuesit, mungesa e energjisë ka nisur që prej orës 19:00 dhe po shkakton shqetësim të madh, veçanërisht për bizneset që funksionojnë gjatë orëve të mbrëmjes. Aktualisht, nuk […]

The post Velipoja “zhytet” në errësirë, i ndërpritet energjia në kulmin e sezonit turistik appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Çfarë ndodh nëse të gjitha dritat në botë ndizen në të njëjtën kohë?

By: admin
11 August 2025 at 16:41

Një gjest i thjeshtë, i përditshëm, i shumëzuar me miliarda: ndezja e dritës. Por nëse do të ndodhte kudo në të njëjtën kohë, efekti do të ishte shumë më kompleks nga sa mund të imagjinohet. Nuk ka të bëjë vetëm me energjinë: është një eksperiment që prek fizikën, ekologjinë dhe marrëdhënien tonë me natën.

Ndikimi i parë do të ishte energjia. Çdo llambë e ndezur është një thirrje e menjëhershme për rrjetin elektrik, i cili duhet të përgjigjet menjëherë me një furnizim ekuivalent të energjisë.

Kjo ndodh sepse ekuilibri midis furnizimit dhe kërkesës duhet të jetë konstant: rrjeti nuk e “konservon” energjinë elektrike në sasi të mëdha, por e shpërndan atë në kohë reale. Nëse ky ekuilibër prishet, edhe vetëm për disa sekonda, sistemi mund të shembet. Një ndërprerje e energjisë, siç e shohim shpesh në verë, nuk është e largët.

Centralet e qymyrit dhe ato bërthamore, ndërsa janë të fuqishme, kanë kohë reagimi të ngadaltë. Centralet me gaz natyror janë më të shkathëta dhe përdoren pikërisht në orët e pikut. Burimet e energjisë së rinovueshme, varen nga kushtet e motit që nuk mund të programohen: dielli nuk shkëlqen sipas kërkesës dhe era ndjek ritmet e veta.

Edhe bateritë e magazinimit që janë gjithnjë e më të përhapura nuk janë ende të afta të mbështesin një qytet të tërë për periudha të gjata kohore.

Por ka një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë: nuk ka një rrjet të vetëm global të energjisë elektrike. Çdo vend, ose grup vendesh, ka një sistem autonom, shpesh të ndërlidhur, por edhe të aftë të izolohet shpejt. Kjo do të thotë që një ngjarje ekstreme në një pjesë të botës nuk ka gjasa të ketë efekte të valëzuara në një shkallë globale.

Megjithatë, edhe pa një kolaps të përgjithshëm, efektet do të ishin të dukshme diku tjetër. Vizualisht, për shembull. Një kulm i njëkohshëm në ndriçim do ta amplifikonte në mënyrë eksponenciale fenomenin e ndotjes nga drita.

Qielli i natës do të errësohej nga një shkëlqim i shpërndarë, i njohur si shkëlqim qielli, i nxitur nga drita që reflektohet nga pluhuri dhe sipërfaqet urbane. Yjet do të zhdukeshin, të mbuluara nga një vello artificiale që tashmë na pengon të vëzhgojmë Rrugën e Qumështit nga qytetet. /zero1.al

The post Çfarë ndodh nëse të gjitha dritat në botë ndizen në të njëjtën kohë? appeared first on Albeu.com.

Europa League, “Drita” përmbyset 3-2 nga FCSB në Bukuresht

8 August 2025 at 09:35

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ “Drita” nuk arriti ta mbrojë avantazhin e dy golave në sfidën e parë të raundit të tretë të Europa League kundër FCSB-së në Bukuresht, duke u mposhtur me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike që ndryshoi krejtësisht rrjedhë në pjesën e dytë.

Skuadra nga Gjilani e nisi shkëlqyeshëm takimin, duke befasuar vendasit me dy gola të shpejtë nga Veton Tusha dhe Arb Manaj, që i dhanë një epërsi të madhe dhe entuziazëm për një rezultat historik.

Megjithatë, FCSB reagoi pas pushimit, duke shënuar tre gola dhe përmbysur gjithçka në favor të tyre para tifozëve të vet.

Pavarësisht humbjes, shpresat e Dritës për një kualifikim historik në fazën ‘play-off’ të Europa League mbeten të hapura.

Gjilanasit do të kërkojnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

/gj.m/r.e/

The post Europa League, “Drita” përmbyset 3-2 nga FCSB në Bukuresht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

By: armand
7 August 2025 at 22:45

Drita nuk ia ka dalë të sigurojë një rezultat pozitiv në transfertën e Ligës së Europës përballë FCSB në Bukuresht. Kampionia e Kosovës është mundur nga ajo e Rumanisë me shifrat 3-2, në një ndeshje ku me pak kujdes mund të merrte një rezultat shumë të rëndësishëm. Skuadra kosovare gjeti shpejt golin me Tushën që […]

The post Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani appeared first on BoldNews.al.

Formacionet zyrtare: Drita synon rezultat pozitiv në udhëtim te skuadra rumune

7 August 2025 at 19:28

Drita është mysafire e FCSB për përballjen në kuadër të parakualifikimeve për në fazën e ligës në Ligën e Evropës.

Ndeshja që fillon në ora 20:30 do të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala”.

Drita shpreson që të nxjerr një rezultat pozitiv në këtë udhëtim të vështirë, për të synuar kalimin tutje nga “Fadil Vokrri” në javën e ardhshme.

Formacionet zyrtare:

FCSB: Tarnovanu, Cretu, Graovac, Popescu, Pantea, Chiriches, Sut, Miculescu, Popescu, Cisotti, Birligea.

Drita: Maloku. B. Krasniqi, Broja, Ovouka, Bejtullai, Limaj, Dabiqaj, Ajzeraj, Tusha, Ble. Krasniqi, Manaj. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Drita synon rezultat pozitiv në udhëtim te skuadra rumune appeared first on Telegrafi.

Drita do të luajë me gjigantin skocez në rast se e kalon FCSB-në

4 August 2025 at 13:40

Klubi kosovar Drita ka mësuar tashmë kundërshtarin e radhës në rast se ia del ta kalojë FCSB-në. 

Shorti i hedhur sot (e hënë) ka vënë përballë gjigantin skocez Aberdeen, si kundërshtar të mundshëm të gjilanasve në fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës. 

Pas tri ditësh (e enjte), Drita do të luajë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës ndaj FCSB. 

Ndeshja e parë do të luhet në Rumani, teksa ajo e kthimit në ‘Fadil Vokrri’ do të luhet më datë 14 gusht. 

Kujtojmë se Drita garat evropiane fillimisht i kishte nisur në Ligën e Kampionëve, duke e kaluar me lehtësi rrethin e parë pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 ndaj Differdange 03. 

Të besuarit e Zekirija Ramadanit më pas u eliminuan nga Copenhageni në rrethin e dytë me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve, duke bërë që rrugëtimin ta vazhdojnë në Ligën e Evropës./Telegrafi/

The post Drita do të luajë me gjigantin skocez në rast se e kalon FCSB-në appeared first on Telegrafi.

Nëse eliminon Steauan, Drita do të shmangë emrat e mëdhenj në Play-Off të Ligës së Evropës

31 July 2025 at 13:29

Drita do të përballet me FCSB (ish-Steaua Bukuresht) në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës, ka një arsye më shumë për të synuar kualifikimin ndaj FCSB-së në raundin e tretë të Ligës së Evropës. Nëse arrin të eliminojë ekipin rumun, Drita do të jetë në mesin e skuadrave të favorite (të renditura më lart) në fazën Play-Off.

Sipas projeksioneve të publikuara, fituesi i përballjes FCSB / Drita është renditur me koeficient 22,500, çka është më i lartë se shumica e kundërshtarëve potencialë që janë ‘unseeded’.

Kjo do të thotë se në fazën Play-Off, Drita do të shmangte përballje me emra të njohur si Shakhtar Donetsk, Legia Varshavë, Malmo, Copenhagen, Braga, Panathinaikos, PAOK, Young Boys apo Anderlecht, të cilët ndodhen në anën e skuadrave të favorizuara në short.

Në vend të tyre, skuadra kosovare do të përballej me ekipe më të kalueshme si Sigma Olomouc, Lincoln / Noah, Samsunspor, apo edhe RFS/Kups, që kanë koeficient shumë më të ulët dhe nuk janë në mesin e skuadrave të mëdha evropiane.

Ky pozicion i favorshëm në short është një mundësi historike për Dritën që, në rast të kalimit të FCSB-së, të ketë një rrugë më të lehtë drejt fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë ndaj FCSB-së luhet në Rumani, ndërsa takimi i kthimit zhvillohet në Kosovë, ku Drita do të ketë përkrahjen e zjarrtë të tifozëve të saj.

Kualifikimi do të ishte jo vetëm një sukses për klubin, por edhe një moment historik për futbollin kosovar në arenën evropiane.

Kujtojmë që vetëm nëse arrin të eliminojë Steauan e Bukureshtit do të jetë një sukses për Dritën, pasi gjilanasit automatikisht do të siguronin grupet e Ligës së Konferencës dhe pastaj në Play-Off do të kërkonin të futeshin në grupet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

The post Nëse eliminon Steauan, Drita do të shmangë emrat e mëdhenj në Play-Off të Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Drita mëson kundërshtarin për rrethin e tretë të Ligës së Evropës, takohet me FSCB

30 July 2025 at 21:35

Drita ka mësuar emrin e kundërshtarit për rrethin e tretë të Ligës së Evropës, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës u eliminua nga rrethi i dytë i Ligës së Kampionëve nga Copenhagen me rezultat të përgjithshëm 3-0. (2-0, 0-1).

E në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, gjilanasit do të përballen me Steaua Bukureshtin.

Kampioni i Rumanisë u eliminua nga Shkëndija e Tetotvës, me skuadrës shqiptare që shënoi dy fitore, 1-0 dhe 1-2.

Dueli i parë do të zhvillohet të enjten në Rumani, derisa ai i kthimit një javë më vonë në Prishtinë. /Telegrafi/ 

The post Drita mëson kundërshtarin për rrethin e tretë të Ligës së Evropës, takohet me FSCB appeared first on Telegrafi.

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

By: armand
29 July 2025 at 22:05

Copenhagen tregoi se ishte shumë e fortë për Dritën e Gjilanit, teksa triumfuan në duelin e kthimit me rezultatin 0-1, të zhvilluar në Prishtinë, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Champions-it me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Për sa i përket duelit të sotëm, ishte goli i Kornelius në minutën e 42-të, ai […]

The post Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it appeared first on BoldNews.al.

Drita eliminohet nga faza kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, vazhdon rrugëtimin në atë të Evropës

29 July 2025 at 21:55

Drita është eliminuar nga faza kualifikuese për në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi u mposht me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga Copenhagen.

Ndeshjen më mirë e nisi kampioni i Kosovës, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Besnik Krasniqit që harkoi në zonë, por që mbrojtja daneze e largoi topin.

Në minutën e 14-të, Copnhagen kishte menduar se kishte shënuar gol nëpërmjet Andreas Cronelius, por që ai ishte në pozicion jashtë loje.

Drita mbeti në një situatë katastrofale, pasi Liridon Balaj u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Copenhagen vazhdoi më pas me dominimin, duke mos lejuar më Dritën të kishte lirinë në fushë shkaku i epërsisë numerike.

42′ | Goal for Copenhagen.

Drita ⚪ 0-[1] 🟢 Copenhagen
⚽ Cornelius | Agg: 0-3#UCL | #Drita | 🇽🇰🇩🇰 pic.twitter.com/yqIsiWodQG

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 29, 2025

Drita nuk ia doli të mbahej në këta 45 minutat e parë, duke pësuar gol fare në fund.

Cornelius shënoi në minutën e 43-të për rezultatin 1-0, ndërsa epërsia e përgjithshme skuadrës daneze tani ka shkuar në 3-0.

45 minutat ishin më të zbehtë, por që Drita me 10 lojtarë në fushë ia doli të mbahej mirë.

Klubi gjilanas nuk pranoi gol, duke qëndruar stoik në mbrojtje, derisa Copenhagen natyrisht se e kishte dominimin.

Nga ky eliminim, Drita do të garojë tashmë në raundin e tretë të Ligës së Evropës, për të tentuar kalimin në fazën e ligës.

Nëse eliminohet edhe nga këtu, atëherë do të jetë në Ligën e Konferencës, nga raundi i katërt kualifikues për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

The post Drita eliminohet nga faza kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, vazhdon rrugëtimin në atë të Evropës appeared first on Telegrafi.

Përleshje midis tifozëve të Dritës dhe Kopenhagës në qendër të Prishtinës para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

29 July 2025 at 19:35

Një përleshje ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës midis tifozëve të klubit kosovars Dritës, të njohur si “Intelektualët”, dhe atyre të ekipit danez, Copenhagen.

Sipas raportimeve të para, incidenti ka ndodhur në disa kafene përreth sheshit të kryeqytetit, pak minuta para fillimit të ndeshjes së kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por ende nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo të arrestuar.

Drita, kampione në fuqi e Kosovës, do të përballet sonte me Copenhagen në një sfidë ku duhet të përmbysë disavantazhin 2-0 të pësuar në ndeshjen e parë në Danimarkë. /Telegrafi/

The post Përleshje midis tifozëve të Dritës dhe Kopenhagës në qendër të Prishtinës para ndeshjes së Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Video/ Drita-Copenhagen, përleshje masive mes tifozëve në Prishtinë

By: armand
29 July 2025 at 19:58

Drita dhe Copenhagen do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e kthimit, në kuadër të fazës së dytë të Champions League. Por në prag të ndeshjes në Prishtinë, qytet ku do të luhet ndeshja ka nisur një sherr masiv. Tifozët shqiptarë janë përleshur me ata danezë, teksa në pamjet e publikuara shihen […]

The post Video/ Drita-Copenhagen, përleshje masive mes tifozëve në Prishtinë appeared first on BoldNews.al.

Duhet një mrekulli për Dritën në Champions, formacionet zyrtare ndaj Copenhagen

By: armand
29 July 2025 at 19:04

Drita dhe Copenhagen do të masin forcat sërish, sot prej orës 20:00. Sfida e kthimit vlen për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Drita u mposht me rezultatin 2-0 në Danimarkë. Të dy golat e danezëve u shënuan me penallti nga minuta e 70-të. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Ish-trajneri i Egnatias, Zekirija Ramadani, […]

The post Duhet një mrekulli për Dritën në Champions, formacionet zyrtare ndaj Copenhagen appeared first on BoldNews.al.

Taktika e Dritës i ‘çmend’ danezët – trajneri Neestrup dhe sulmuesi Elyounoussi lavdërojnë skuadrën e Zekirija Ramadanit

23 July 2025 at 17:55

Fitorja 2-0 e FC Copenhagen ndaj FC Dritës në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve i ka lënë pa fjalë as trajnerin danez Jacob Neestrup, e as yllin norvegjez të ekipit, Mohamed Elyounoussi – por jo vetëm për rezultatet, por edhe për mënyrën sesi Drita u paraqit në “Parken”.

Në një ndeshje ku dy penalltitë e Magnus Mattsson vendosën gjithçka në pjesën e dytë, trajneri Neestrup e përshkroi përballjen si “sfiduese” dhe vlerësoi punën e lojtarëve të tij, por edhe qasjen taktike të kampionëve nga Gjilani, me trajnerin Zekirija Ramadani.

“Në përputhje me pritshmëritë, Drita ishte e vështirë për t’u çarë, ndaj na u desh shumë durim. Ata kanë një mbrojtje solide dhe e kontrolluan lojën me thellësi dhe topa të gjatë. Na vunë në siklet me ritmin që na e ndërprenë përmes këndoreve dhe rivënieve anësore – gjëra që nuk i menaxhuam gjithmonë mirë”, deklaroi Neestrup.

Trajneri i kampionëve danezë pranoi se nuk ishte ndeshje e lehtë dhe se fitorja erdhi falë thellësisë së skuadrës dhe durimit në lojë.

Ai përmendi gjithashtu se hyrja e Mattsson ishte vendimtare dhe theksoi paraqitjen e mirë të Moukoko dhe përballimin e ndryshimeve të papritura në formacion për shkak të lëndimeve.

Por ishte ylli i gjigantëve danez, Mohamed Elyounoussi ai që e vuri në pah më qartë atë që e bëri Dritën “të veçantë” në këtë sfidë.

“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. Më ndiqte një lojtar gjatë gjithë kohës, kudo që shkoja – qoftë në krahun e djathtë apo të majtë. Ishte një mbulim ekstrem, një për një, që më habiti”, u shpreh sulmuesi norvegjez.

Ai tregoi se për të “shkëputur” ndjekjen, u përpoq të ndërronte pozicione në mënyrë të qëllimshme dhe se nga ato lëvizje erdhën dy penalltitë e fituara.

“Drita na testoi durimin dhe disiplinën taktike. Duhej të improvizonim me rotacione për të thyer sistemin e tyre të markimit,” shtoi ai.

Pavarësisht humbjes, Drita doli nga kjo përballje me kokën lart dhe me respekt të madh nga një skuadër elitare evropiane. /Telegrafi/ 

The post Taktika e Dritës i ‘çmend’ danezët – trajneri Neestrup dhe sulmuesi Elyounoussi lavdërojnë skuadrën e Zekirija Ramadanit appeared first on Telegrafi.

Drita reziston 69 minuta ndaj Copenhagen, dy penallti i japin fitoren danezëve

By: armand
22 July 2025 at 21:04

Kampionët e Dritës së Gjilanit, i kanë bërë rezistencë plot 69 minuta, gjigantëve të Copenhagen, në duelin e parë të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, që përfundoi me rezultatin 2-0. Vendasit e drejtuar nga trajneri Nestrup, iu falën dy penalltive në minutat 69 dhe 76 që u shndërruar në gol nga […]

The post Drita reziston 69 minuta ndaj Copenhagen, dy penallti i japin fitoren danezëve appeared first on BoldNews.al.

Drita luan si e barabartë në 45 minutat e parë ndaj Copenhagen

22 July 2025 at 19:53

Copenhagen dhe Drita kanë luajtur baras pa gola në 45 minutat e parë, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, Drita, po luan futboll të sigurt dhe me raste ndaj Copenhagen, duke treguar fuqinë e saj.

Danezët ishin më të mirë normalisht, pasi edhe si vendas, krijuan më shumë, por mbrojtja e Dritës ishte e sigurt.

Rasti më i mirë ishte në minutën e 33-të, kur Mohamed Elyounoussi goditi të dy shtyllat, por Faton Maloku ishte me fat, duke kap topin në vijë.

Gjyqtari Martin Matosa, ndëshkoi Albert Dabiqajn dhe Vesel Limajn, të vetmit të dy që morën kartonë në këtë pjesë lojë. /Telegrafi/

The post Drita luan si e barabartë në 45 minutat e parë ndaj Copenhagen appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Copenhagen – Drita: Ramadani ndryshon sistem, luan me tre mesfushorë

22 July 2025 at 17:53

 Trajneri Zekirija Ramadani ka përcaktuar formacionin zyrtar të Dritës për ndeshjen vendimtare në kuadër të garave evropiane ndaj Copenhagen, duke u përqendruar te balanca ndërmjet një mbrojtjeje të organizuar dhe kundërsulmeve të shpejta.

Në portë do të jetë Faton Maloku, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Besnik Krasniqi në të djathtë, Juan Camilo Mesa dhe Egzon Bejtullai në qendër, si dhe Raddy Ovouka në krahun e majtë.

Mesfusha do të udhëhiqet nga Rron Broja si mesfushor defensiv, me mbështetjen e Albert Dabiqajt. Rol më të avancuar në ndërtimin e lojës do të ketë Vesel Limaj.

Në repartin ofensiv, Liridon Balaj dhe Almir Ajzeraj do të veprojnë në krahë, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Arb Manaj – sulmuesi i rrezikshëm që synon të gjejë rrjetën sërish dhe të udhëheqë Dritën drejt një tjetër suksesi historik.

Skuadra duket e gatshme për sfidën, me synimin e qartë për të shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e klubit.


Copenhagen: Kotarski, Garananga,  Gabriel Pereira, Elyounoussi, J. Larsson, Lerager, Huescas, Cornelius, Lopez, Delaney, Achouri. 

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Mesa, Ovouka, Bejtullai, Boja, Dabiqaj, Ajzeraj, Balaj, Limaj, Manaj.


/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare, Copenhagen – Drita: Ramadani ndryshon sistem, luan me tre mesfushorë appeared first on Telegrafi.

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë

21 July 2025 at 13:52

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.

Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës.

Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje:

Dukagjini –Prishtina

Gjilani –Ballkani

Malisheva –Prishtina e Re

Ferizaj –Drita

Drenica –Llapi

Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë appeared first on Telegrafi.

Lindja dhe zhvillimi i gazetarisë moderne shqipe me themelimin e gazetës “Drita” (1920-1924)

By: Kult Plus
18 July 2025 at 10:15

Gazetaria moderne shqiptare ka rrënjët në qytetin e Gjirokastrës, ku gjatë periudhës 1920-1930 u botuan gazeta të rëndësishme si “Drita”, “Demokratia”, “Labëria”, “Ideja kombëtare”, dhe të tjera. Këto botime reflektojnë përpjekjet e elitës patriotike gjirokastrite për të promovuar nacionalizmin dhe identitetin shqiptar, duke ndihmuar në zhvillimin kulturor dhe shtetndërtimin e Shqipërisë. Themelimi i shoqërisë “Drita” dhe shkollës “Liria” në 1908 ishin hapa kyç për përhapjen e gjuhës shqipe dhe për krijimin e një publiku letrar që zëvendësoi ndikimin e gjuhëve të huaja dhe forcoi solidaritetin kulturor dhe kombëtar në rajon.

Gazeta e parë në gjuhën shqipe në Gjirokastër ishte “Drita” (1920-1924), me editor Veli Hashorvën, një patriot dhe publicist demokrat. Ai vinte nga një familje e vjetër gjirokastrite dhe kishte nisur veprimtarinë patriotike si anëtar i shoqërisë “Drita” në Gjirokastër në 1908. Në 1911 nisi studimet në Shkenca Politike në Stamboll, por u kthye në Shqipëri më 1912.

Përvoja e Veli Hashorvës si gazetar në SHBA dhe qëllimet e rithemelimit të shtetit shqiptar e nxitën të themelonte gazetën “Drita” në Gjirokastër, me numrin e parë më 27 mars 1920, dy muaj pas Kongresit të Lushnjës dhe në ditën e konstituimit të Këshillit të Lartë. Sipas Veli Hashorvës, emrin “Drita” ia propozoi Petro Poga, ish-ministër i Drejtësisë dhe drejtues i një gazete me të njëjtin emër në Stamboll më 1884. Numri i parë u bë fshehtazi për t’i bërë surprizë popullit, ndërsa ceremonia e hapjes u mbajt në shkollën fillore “Drita” me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe autoriteteve lokale. Në fjalimin e tij, Veli Hashorva tha:
“Zotërinj, jam i lumtur pa masë që kam nderin të flas në qytetin tim që jam lindur dhe rritur, për herë të parë përpara një shumice patriotësh, të cilët janë edhe njerëzit më të zgjedhur të Gjirokastrës. Po ajo që më lumturon më tepër është rasti gazmor që shkaktoi këtë mbledhje, i cili do të mbetet i çmuar në historinë e qytetit tonë dhe në jetën time personale”.

Në fillimet e viteve 1920, Shoqëria “Drita” në Gjirokastër u shndërrua në një nga forcat kryesore kulturore dhe politike që përfaqësonte frymën demokratike dhe liberale në rajon. Gjatë zgjedhjeve për organet e larta të pushtetit në vitet 1921 dhe 1923, “Drita” arriti rezultate të rëndësishme, duke forcuar pozicionin e saj në skenën politike lokale dhe kombëtare. Ky angazhim u intensifikua sidomos gjatë Lëvizjes së Qershorit 1924, e njohur edhe si Revolucioni i Qershorit, një moment kyç për përpjekjet demokratike në Shqipëri, ku figura si Fan Noli dhe Ali Këlcyra morën pjesë aktive, përcjellë KultPlus.

Roli i Shoqërisë “Drita” në Gjirokastër është dëshmi e angazhimit të thellë qytetar dhe kulturor për zhvillimin e Shqipërisë demokratike në periudhën e pas Luftës së Parë Botërore. Përmes veprimtarisë së saj, ajo jo vetëm që promovoi vlerat demokratike dhe socialiste, por edhe kontribuoi në ndërtimin e një identiteti kulturor dhe politik që do të ndikonte në drejtimin e mëtejshëm të shtetit shqiptar. Trashëgimia e “Dritës” mbetet një kujtesë e rëndësishme e përpjekjeve qytetare për liri, drejtësi dhe zhvillim kombëtar./KultPlus.com

❌
❌