Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

15 July 2025 at 23:31

Fitorja në Prishtinë dhe fitorja në Luksemburg – një rrugëtim i dyfishtë, por me një qëllim të qartë: të shkruhet historia e futbollit kosovar. Dhe Drita e bëri pikërisht këtë. Kjo e ka gëzuar presidentin e Dritës, Flamur Bunjakun.  

Pas një paraqitjeje të disiplinuar dhe plot karakter në të dyja ndeshjet kundër kampionëve të Luksemburgut, Differdange 03, kampionia e Kosovës ka siguruar kualifikimin historik për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kalon këtë fazë të garës më prestigjioze të klubeve evropiane.

Pas këtij suksesi, presidenti i klubit, Flamur Bunjaku, ka shprehur emocionet dhe krenarinë e tij për këtë arritje që i tejkalon kufijtë sportivë.

“Drita është klubi që të gjithë e duam – një skuadër që dominon kudo që luan, që ka shpirt, krenari dhe guxim. Fitore në Prishtinë dhe fitore në Luksemburg, kjo është Drita që jep gjithçka për ngjyrat e saj. Urime futbollistëve tanë për dy ndeshje të shkëlqyera ndaj Differdange dhe për dy fitore të merituara nga fillimi në fund. Ata ishin të palëkundur, të përqendruar dhe të bindur se ky ekip meriton më shumë se sa thjesht një fazë të parë”.

“Një urim i veçantë për stafin teknik, për punën e mrekullueshme, për përgatitjen taktike dhe për qasjen profesionale që solli rezultat”.

“Dhe nuk mund të mos falënderoj zemrën e Dritës – tifozët tanë të jashtëzakonshëm, Intelektualët – që nuk e lanë skuadrën asnjëherë vetëm, madje udhëtuan deri në Luksemburg për ta përkrahur klubin me një energji të jashtëzakonshme. Ata janë ndriçimi ynë në çdo betejë evropiane”.

“Ky kualifikim nuk është thjesht një fitore e klubit tonë, është një moment historik për futbollin e Kosovës. Asnjë klub nga vendi ynë nuk kishte kaluar më parë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve – por ne e bëmë!”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për futbollistët, për stafin dhe për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj familjeje të madhe që quhet Drita. Por ky është vetëm fillimi. Përpara na presin sfida edhe më të mëdha, edhe më të bukura. Drita është krenaria e Gjilanit, e Kosovës dhe së shpejti – do të jetë edhe krenaria e Evropës”, ka shkruar Bunjaku.

Drita tashmë përgatitet për përballjen ndaj kampionëve të Danimarkës, FC Copenhagen, me ndeshjen e parë që zhvillohet më 22 korrik në Danimarkë dhe atë kthyese më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/ 

The post “Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 15 July 2025Main stream

FC Copenhagen, kundërshtari i FC Dritës nga elita e Evropës – detaje për gjigantin danez

15 July 2025 at 22:56

Kampioni i Kosovës, Drita, ka arritur një sukses historik në arenën ndërkombëtare, duke u bërë klubi i parë kosovar që kalon raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjilanase triumfoi në ndeshjen kthyese si mysafire e Differdange 03 me rezultat 3-2, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Pas fitores 1-0 në “Fadil Vokrri”, Drita udhëtoi në Luksemburg me qetësi dhe përqendrim maksimal. Me dy gola të Arb Manajt dhe një tjetër nga Veton Tusha në fund të ndeshjes, gjilanasit siguruan kalimin në raundin e dytë kualifikues.

Tani, përballja e radhës për skuadrën e Zekirija Ramadanit është shumë më e madhe: FC Copenhagen, kampionët aktualë të Danimarkës dhe një nga klubet më të fuqishme në Evropën Veriore.

Një sfidë e nivelit të lartë kundër gjigantit danez

FC Copenhagen është klubi më i suksesshëm në Danimarkë, me 16 tituj kampioni dhe 10 Kupa të Danimarkës. Vlera aktuale e skuadrës së tyre arrin në rreth 92.6 milionë euro, çka tregon qartë diferencën në buxhet dhe përvojë.


Në radhët e klubit danez aktivizohen emra të njohur dhe me vlerë të lartë në treg si:

Dominik Kotarski – portier kroat, vlera 9 milionë euro

Gabriel Pereira – mbrojtës brazilian, 6 milionë euro

Rodrigo Huescas – mesfushor me profil sulmues, 6 milionë euro

Victor Froholdt – përfaqësues danez, 12 milionë euro

Youssoufa Moukoko – talenti i ardhur nga Borussia Dortmund, me vlerë 10 milionë euro


Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 22 korrik në Danimarkë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pavarësisht emrit të madh të kundërshtarit, Drita tashmë ka dëshmuar karakter dhe guxim ndaj ekipeve të mëdha – dhe do të kërkojë të vazhdojë ëndrrën evropiane përballë një prej emrave më të mëdhenj të këtij edicioni kualifikues. /Telegrafi/ 

The post FC Copenhagen, kundërshtari i FC Dritës nga elita e Evropës – detaje për gjigantin danez appeared first on Telegrafi.

Drita hap të madh drejt kualifikimit, po fiton ndaj Differdange pas 45 minutash

15 July 2025 at 20:54

Drita ka dhënë sinjale të qarta se është e vendosur për kualifikim në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 2-1. 

Skuadra e gjilanasve e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar që në minutën e 4-të. Besnik Krasniqi asistoi për Liridon Balajn, i cili dërgoi një top të rrezikshëm në zonë, ku Arb Manaj reagoi me shpejtësi dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në minutën e 17-të, Drita dyfishoi epërsinë, sërish me Arb Manajn që përfitoi nga një situatë e ngatërruar në zonë dhe realizoi për 2-0.

Megjithatë, vendasit nga Differdange arritën të ngushtonin shifrat në minutën e 28-të me golin e Theo Brusco, që përfitoi nga një pozicion i favorshëm për të shënuar nga afërsia.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2-1 për Dritën, ndërsa gjyqtari akordoi pesë minuta shtesë për shkak të ndërhyrjeve të shumta dhe ndërprerjeve nga vendasit. /Telegrafi/ 

The post Drita hap të madh drejt kualifikimit, po fiton ndaj Differdange pas 45 minutash appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Differdange 03 – Drita: Ramadani vetëm një ndryshim

15 July 2025 at 18:54

Kampioni i Kosovës, Drita, do të zhvillojë sonte në Luksemburg ndeshjen e kthimit ndaj Differdange 03, në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Takimi do të luhet në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, me fillim nga ora 20:00.

Pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë – ku goli vendimtar u shënua nga Arb Manaj – skuadra gjilanase udhëton me një epërsi të rëndësishme dhe moral të lartë, por gjithashtu me kujdes maksimal për sfidën që i pret.

Trajneri Zekirija Ramadani ka bërë vetëm një lëvizje taktike për të ruajtur avantazhin dhe për të menaxhuar ndeshjen.

Formacioni nis me Faton Malokun në portë, ndërsa katërshja mbrojtëse do të përbëhet nga Besnik Krasniqi në të djathtë, Juan Camilo Mesa dhe Egzon Bejtullai në qendër, si dhe Raddy Ovouka në krahun e majtë.

Në mesfushë, Rron Broja rikthehet pas pezullimit dhe do të jetë titullar. Pranë tij pritet të luajë Albert Dabiqaj.

Në repartin ofensiv, janë Liridon Balaj, Almir Ajzeraj, Blerim Krasniqi dhe Arb Manaj.


Differdange 03: Felipe, Franzoni, D’Anzico, Brusco, Bedouret, Lampereuer, Reis, Pinto, Borges, Hadji, Abreu.

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Balaj, Bl. Krasniqi, Ajzeraj, Manaj.


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Differdange 03 – Drita: Ramadani vetëm një ndryshim appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Drita dhe Melos Zenunaj ndajnë rrugët

31 May 2025 at 11:29

Drita ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për të mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin Melos Zenunaj.

Zenunaj ka kërkuar largimin nga kampioni Kosovës, pasi dëshiron më shumë kohë loje te ndonjë skuadër tjetër.

Drita ka mirëkuptuar kërkesën e lojtarit dhe ka vendosur të arrijnë marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit, teksa i ka uruar fat në karrierë.

Ndryshe, Zenunaj bëhet lojtari i katërt i Dritës që largohet pas përfundimit të sezonit, pasi më parë ikën edhe Ensar Huruglica, Florian Smakiqi dhe Kastriot Rapuca.

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

Kampioni Melos Zenunaj ndahet me ne

Melos Zenunaj dhe klubi me marrëveshje të dyanshme jenë dakorduar që të mbyllim marrëveshjen para kohe duke u larguar si kampion i Kosovës nga ne.

Klubi ka mirkuptuar kerkesën që ai të kërkojë një klub ku mund të ketë minuta më shumë për të luajtur dhe ne i dëshirojmë shumë suksese Melosit

Melosi erdhi si një lojtarë tek ne para një viti dhe po del si një kampion ku klubi jonë FC DRITA e falënderon për kontributin dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë gjithë sezonit.

Suksese kudo që shkon Melos dhe paq fat

/Telegrafi/

The post Drita dhe Melos Zenunaj ndajnë rrugët appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Drita dhe Smakiqi ndajnë rrugët, portieri mbetet i lirë

29 May 2025 at 14:31

Florjan Smakiqi është një portier i lirë dhe nuk ka për momentin klub.

Portieri nga Drenasi ka qëndruar për tre vite te Drita dhe pas përfundimit të kontratës ka vendosur të largohet.

Drita ka njoftuar se Smakiqi ka vendosur të largohet pas përfundimit të kontratës për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Florjan Smakiqi përfundon rrugëtimin me ne pas tre vitesh si bardhë e kaltër.

Pas përfundimit të kontratës Smaki ka vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër, vendim të cilin klubi e ka respektuar dhe në ndeshjen e fundit është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët.

Suksese Smaki dhe paq fat. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Drita dhe Smakiqi ndajnë rrugët, portieri mbetet i lirë appeared first on Telegrafi.

IPKO dhe Drita, aleanca e kampionëve për dy sezonet e ardhshme

26 May 2025 at 11:54

Drita është kampion i Kosovës me plot meritë për sezonin 2024/25 pasi e mbylli sezonin me 74 pik, 12 më shumë se përcjellësi më i afërt.

Por pas triumfit në kampionat, Drita ka bërë një aleancë të kampionëve me kompaninë më të fuqishme të telekomunikimit Ipko.

‘Ipko & Fc Drita, Aleanë e kampionëve për të ardhmen’ – Kështu ka shkruar Ipko për marrëveshjen, ku tanimë do të jenë sponsor gjeneral i FC Drita për dy sezonet e ardhshme.

IPKO tani e sa vite vazhdon të sponsorizojë në sport duke treguar se është një nga kompanitë lidere në vend që e përkrah gjithmonë sportin.

Njoftimi i plotë nga Ipko:

IPKO & FC DRITA: Aleanca e kampionëve për të ardhmen!

Me krenari të jashtëzakonshme dhe entuziazëm të veçantë, ju njoftojmë se IPKO është tashmë sponsori gjeneral i FC DRITA për dy sezonet e ardhshme!

Ky bashkëpunim nuk është thjesht një marrëveshje, është një zotim për të investuar në sport, në të rinjtë dhe në komunitetin që na frymëzon çdo ditë.

Sporti për ne është më shumë se një lojë, është pasion, bashkim, edukim dhe motivim për çdo të ri që beson në ëndrrën e vet.

Së bashku për suksesin. Së bashku për kampionët e së ardhmes. /Telegrafi/

The post IPKO dhe Drita, aleanca e kampionëve për dy sezonet e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Klubet nga Kosova që do të luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm

25 May 2025 at 19:29

Sot (e diel) ka përfunduar edicioni 2024/2025 në Superligën e Kosovës në futboll. 

Në një sezon me shumë befasi, Drita ia doli që ta rikthejë titullin kampion në Gjilan duke lënë pas veten ish-kampionin Ballkanin që nuk kaloi një sezon të suksesshëm. 

Në atë që ishte një maratonë ndeshjesh, këtë të premte u luajtën të gjitha ndeshjet në një orar. 

Drita triumfoi me rezultat 4-1 ndaj Feronikelit ‘74, ndërsa Prishtina luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Malishevës. 

Me rezultat të njëjtë përfunduan edhe dy duelet e tjera Suhareka-Ballkani dhe Ferizaj-Gjilani. 

Llapi në ndërkohë mori një fitore jetike ndaj Dukagjinit me rezultat 3-1, duke siguruar kështu barazhin. 

Tashmë janë konfirmuar edhe katër ekipet të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. 

Drita – si fituese e kampionatit kosovar do të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. 

Ballkani – si nënkampion i Kosovës do të luajë në kualifikueset e Ligës së Evropës. 

Prishtina – si fituese e Kupës së Kosovës do të luajë po ashtu në kualifikueset e Ligës së Evropës. 

Malisheva – si e treta e pozicionuar në tabelë do të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës. 

/Telegrafi/

The post Klubet nga Kosova që do të luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh

25 May 2025 at 17:57

Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë sezon.

Drita si kampione e mbylli sezonin me fitore, duke triumfuar 4-1 në shtëpi përballë Feronikeli ’74.

Ballkani që e mbyll këtë edicion në vendin e dytë barazoi përballë rivalit lokal Suharekës, me rezultat 2-2, ndërsa ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Bernard Karrica u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të.

Malisheva ia doli të siguronte kualifikimin në fazën kualifikuese të ligës në Ligën e Konferencës, duke i mjaftuar barazimin 2-2 me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani dhe Ferizaj po ashtu i ndanë pikë, duke barazuar 2-2, përkundër se mysafirët kërkonin kualifikimin në Evropë, por që atë vend e mori Malisheva.

Llapi ia doli të siguronte zonën e barazhit me fitoren 3-1 në shtëpi përballë Dukagjinit, ndërsa pas pak ditësh do të përballet me Vushtrrinë, nëse do të qëndrojë në elitë apo do të garojë në Ligën e Parë.

Drita do të luajë në kualifikimet për në fazë të ligës së Ligën e Kampionëve, Ballkani dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Evropës dhe Malishva që luanë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga liga kanë rënë Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanë siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh appeared first on Telegrafi.

“Shumë shpejt, shihemi në stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve për stadiumin e qytetit

20 May 2025 at 17:46

Në stadiumin e Gjilanit së shpejti pritet të fillojnë punimet për vazhdimin e rindërtimit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim lidhur me ankesat e paraqitura për tenderin e stadiumit në Gjilan, duke refuzuar njërën dhe miratuar pjesërisht tjetrën.

E tanimë nuk do të ketë pengesa, pasi kontrata është nënshkruar dhe së shpejti pritet të nisin punimet.

Ka qenë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni që ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar dhe së shpejti do të shihemi në stadiumin e ri.

Njoftimi i plotë nga Alban Hyseni (pa ndërhyrje):

U NËNSHKRUA KONTRATA për Stadiumin e Gjilanit!

Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.

Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh!

Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri! /Telegrafi/

The post “Shumë shpejt, shihemi në stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve për stadiumin e qytetit appeared first on Telegrafi.

Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të

17 May 2025 at 08:23

Sot (e shtunë) është planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet e vlefshme për xhiron e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit pasi sot zhvillohet xhiro e parafundit dhe garat është ende shumë e hapur dhe e zjarrtë për një vend që dërgon në Evropë, për pozitën e barazhit dhe për mbijetesë.

Në këtë kontekst, ndeshja mes Malishevës dhe Suharekës mund të jetë më interesantja, pasi vendasit synojnë të bëjnë thuajse hapin final për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën, teksa mysafirët me një fitore do të shpresonin shumë të kapnin pozitën e barazhit.

Po kaq interesant është situata edhe në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ferizajt, ku klinasit synojnë fitore për të siguruar thuajse qind për qind mbijetesën, ndërsa ferizajasit duan tri pikët për të pritur pastaj gabimin e Malishevës për t’ia rrëmbyer pozitën e tretë.

Prishtina do të synoj vetëm fitoren në udhëtim te Feronikeli ’74 pasi tri pikët do t’ia siguronin përfundimisht mbijetesën, ndërsa mysafirët tash e disa javë veçse kanë rënë matematikisht nga kategoria.

Sot zhvillohet edhe derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, ku fitorja është imperativ vetëm për vendasit e kuq pasi janë ende në garë për pozitën e tretë që i dërgon në Evropë, ndërsa bardhekaltrit tashmë janë shpallur kampion të Kosovës këtë edicion.

Në ndeshjen e fundit, por jo nga rëndësia, Llapi do të kërkoj pikë jetike në udhëtim te Ballkani, i cili ka siguruar pozitën e dytë, ndërsa për llapjanët një humbje do ta rrezikonte shumë qëndrimin e tyre në elitë.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

The post Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën

8 May 2025 at 17:24

Java e 33-të e Superligës së Kosovës solli disa barazime të rëndësishme dhe një fitore në udhëtim, duke e bërë edhe më të paqartë luftën për garat evropiane dhe mbijetesë.

Ndeshja kryesore ndërmjet Ballkanit dhe Dritës përfundoi 1-1, një rezultat që nuk ndryshoi shumë, pasi gjilanasit u shpallën kampion më herët.

Po ashtu, Llapi dhe Ferizaj ndanë pikët me rezultat të njëjtë 1-1, ku kësaj radhe dy skuadrat kanë pretendime të ndryshime.

Gjilani dhe Malisheva nuk arritën të gjenin rrjetën duke përfunduar 0-0, ku në fundin e ndeshjes, Oltion Bilalli i Gjilani u lëndua dhe vazhdon të jetë në QKUK për trajtim.

Edhe takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës mbaroi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan.  Fitore e vetme e javës u regjistrua në Drenas, ku FC Suhareka triumfoi 3-1 ndaj Feronikelit 74, për të shpresuar për mbijetesë.

Në renditje, Drita vazhdon të kryesojë me 70 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 58. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë vendin e tretë me nga 49 pikë, ndërsa Gjilani (46) dhe Prishtina (44) qëndrojnë pas tyre.

Dukagjini dhe Llapi janë në luftë për t’i ikur barazhit me 42 dhe 41 pikë respektivisht.

Suhareka, me fitoren e fundit, ka grumbulluar 36 pikë. Në fund të tabelës mbetet Feronikeli 74 me vetëm 15 pikë.

Në xhiron e 34-të takohen: Prishtina – Gjilani, Drita – Dukagjini, Suhareka – Llapi, Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Feronikeli 74. /Telegrafi/ 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën appeared first on Telegrafi.

Muri i Dritës në mesfushë: Broja e Dabiqaj, dyshja që dominoi në Superligë dhe ia rikthyen titullin bardhekaltërve pas pesë viteve

6 May 2025 at 15:55

Pas pesë vitesh pritjeje, Drita është rikthyer në majën e futbollit kosovar, duke fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Në këtë sukses të madh, rol kyç ka pasur dyshja e mesfushës, kapiteni Rron Broja dhe mesfushori Albert Dabiqaj.

Edhe pse kjo dyshe luan në qendër të mesfushës dhe kanë role më defensive, ata kanë qenë ‘vrastar’ për kundërshtarët edhe në ofensivë, pasi bashkërisht kanë kontribuar në 20 gola të Dritës në Superligë nga 52 gjithsej sa ka shënuar kampioni i ri i Kosovës.

Çdo aksion ka rrjedhur nga këmbët e Brojës, derisa Dabiqaj ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm në ofensivë.

‘Kullat binjake’ në mesfushën e Dritës ishin të pakalueshëm edhe në defensivë, ku kjo skuadër ka mbrojtjen më të mirë me vetëm 21 gola të pranuar nga 32 ndeshje, derisa në 15 takime kanë mbajtur portën e paprekur.

Statistikat e Brojës dhe Dabiqajt këtë edicion me Dritën

Kapiteni Rron Broja ka qenë dirigjent në mesfushën bardhekaltër, duke ndërtuar çdo aksion të Dritës dhe duke shkatërruar aksionet e kundërshtarëve. Broja ka pasur mesatarisht pesë ndërhyrje të sakta dhe katër rikuperime të topit në ndeshje, derisa ai ka mbajtur ekuilibrin e skuadrës dhe ka udhëhequr lojën nga mesfusha.

29-vjeçari mitrovicas u lëndua në ndeshjet e fundit, por në 29 takime sa ka luajtur në Superligë ka kontribuar shumë edhe në ofensivë, pasi ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. Statistika fantastike për një mesfushor që luan para mbrojtjes.

Albert Dabiqaj është nga Deçani, ku djemtë e kësaj ane njihen si ‘Tigra’, por Dabi me fanellën e Dritës ka qenë një ‘Luan’ i vërtetë në fushë.

Luftë për çdo top, mbi 11 kilometra në çdo ndeshje ka vrapuar, derisa për kundërshtarët në defensivë ka qenë ‘i tmerrshëm’.

28-vjeçari në ofensivë ka shpërthyer këtë edicion me fanellën e Dritës, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar në katër të tjerë. E kur marrim parasysh që Dabiqaj është një mesfushor qendror, atëherë kontributi i tij në ofensivë ka qenë i jashtëzakonshëm.

Forca taktike dhe balancë në mesfushën e Dritës

Formacioni i Dritës, i ndërtuar mbi një strukturë të balancuar mes mbrojtjes dhe sulmit, ka pasur në zemër të vet dyshen Broja-Dabiqaj.

Dabiqaj ka luajtur në një rol më të avancuar, duke qenë shpesh pika e lidhjes mes mesfushës dhe repartit të sulmit. Nga ana tjetër, Broja ka siguruar prapavijën dhe ka kontrolluar ritmin e lojës, duke ofruar qetësi dhe stabilitet në çdo ndeshje.

Ky kombinim ka bërë që Drita të dominojë mesfushën ndaj shumicës së kundërshtarëve, duke e kontrolluar topin dhe duke ndërtuar aksione të strukturuara që shpesh përfundonin me gola apo raste të rrezikshme shënimi.

Çdo fazë e lojës së Dritës këtë edicion ka kaluar përmes këmbëve të Brojës dhe Dabiqajt. Qoftë në ndaljen e kundërsulmeve, qoftë në ndërtimin e lojës nga prapavija, kjo dyshe ka qenë gjithmonë e pranishme.

Ata jo vetëm që kanë ruajtur strukturën taktike të skuadrës, por edhe kanë krijuar mundësi të shumta për pjesën ofensive, duke e kthyer mesfushën e Dritës në njërën nga më dominuest në Superligë.

Të lumtur që kanë përkrahë njëri-tjetrin në mesfushë

Broja dhe Dabiqaj kanë folur edhe për partneritetin e shkëlqyer që kanë në mesfushë, duke qenë dyshja më e mirë në Superligë.

Mesfushori defensivë, Rron Broja ka thënë se me Dabiqajn janë kuptuar shumë mirë duke ndihmuar njëri tjetrin në dy fazat e lojës.

“Është kënaqësi e madhe për mua të kem një partner si Dabiqaj në mesfushë. Jemi kuptuar shumë mirë gjatë gjithë sezonit dhe kemi pasur një komunikim të shkëlqyer në fushë. Ndihmojmë njëri-tjetrin në të dy fazat e lojës dhe besoj se rezultatet flasin vetë për këtë bashkëpunim”, tha Broja.

Tutje kapiteni i Dritës foli edhe për titullin e fituar me fanellën bardhekaltër, duke thënë se kanë sakrifikuar shumë për të arritur aty.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur, sepse kemi punuar dhe sakrifikuar shumë për të arritur te ky titull. Të gjithë kemi dhënë maksimumin dhe ndihem krenar që arritëm këtë qëllim”, deklaroi Broja për Telegrafin.

Njësoj ka folur edhe Dabiqaj, i cili vlerëson lartë kapitenin Broja dhe bashkëpunimin që kanë në fushë.

“Me Rronin si tandem në mesfushë është shumë e lehtë të kuptohet çdo futbollist. Për mua ka qenë kënaqësi që kam pasur një tandem të tillë me të cilin jemi kuptuar me sy mbyllur”, thotë Dabiqaj.

“Si në defensivë ashtu edhe në ofensivë gjithmonë kemi pasur mirëkuptim dhe kjo ka sjell edhe suksesin e klubit, por edhe të ne të dyve këtë edicion”, vazhdon tutje mesfushori deçanas.

Titulli për Dabiqajn do të thotë shumë, pasi ai thotë se për këtë arsyeje iu bashkua Dritës.

“Unë iu bashkova Dritës pikërisht për të fituar trofe. Tani jam i përmbushur me triumfin në kampionat dhe kjo më jep kënaqësi shumë të madhe”.

Dabiqaj ka pasur një sezon spektakolar dhe ai është i kënaqur me atë që ka treguar në fushë, derisa për të ardhmen thotë se do të bisedojnë më vonë, por qëllimi sigurisht mbetet të luaj në ndonjë kampionat evropian.

“Golat e asistimet kanë ardhur falë edhe punës së madhe që ka bërë e gjithë skuadra. Jam i kënaqur me formën time, por edhe me statistikat që kam pasur deri më tani”.

“Sa i përket të ardhmes duhet folur me klubin, kontrata më mbaron, por dëshira është të luaj në ndonjë kampionat evropian. Sigurisht që për Kosovë përparësi do të ketë Drita”, tha Dabi.

Besnikëri ndaj klubit, por me dyer të hapura për Evropën

Me përfundimin e sezonit, të dy lojtarët do të mbesin pa kontrata. Megjithatë, Broja dhe Dabiqaj kanë shprehur qartë vullnetin e tyre për të mos ndryshuar skuadër brenda Kosovës, duke konfirmuar besnikërinë ndaj Dritës nëse arrihet marrëveshje me drejtuesit e klubit.

Megjithatë, në rast të ndonjë oferte serioze nga klube evropiane, ata mund të shqyrtojnë mundësinë e një transferimi jashtë vendit, si hap i radhës në karrierat e tyre profesionale. /Telegrafi/

 

The post Muri i Dritës në mesfushë: Broja e Dabiqaj, dyshja që dominoi në Superligë dhe ia rikthyen titullin bardhekaltërve pas pesë viteve appeared first on Telegrafi.

Një nga më meritorët për titullin, Manaj: Ndjenjë e veçantë, synojmë gjëra të mëdha në Evropë

5 May 2025 at 12:36

Drita është kampioni i ri i Kosovës në futboll pas një sezoni të jashtëzakonshëm deri më tnai.

Bardhekaltërtit kanë dominuar bindshëm Superligën e Kosovës në edicionin 2024/25, duke u shpallur kampione katër javë para përfundimit të kampionatit me 12 pikë epërsi që kanë aktualisht ndaj Ballkanit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani ka treguar stabilitet, forcë kolektive dhe një lojë të organizuar që nga xhiroja e parë, duke e lënë pas konkurrencën në garën për titull.

Pas pesë vitesh pritje, titulli është rikthyer në qytetin e Gjilanit, ndërsa fitorja nuk do të ishte e mundur pa kontributin e disa individëve kyç, ku një prej tyre është padyshim top sulmuesi Arb Manaj.

Sulmuesi 26-vjeçar është rikthyer në futbollin kosovar si një lider i vërtetë. Me 11 gola të shënuar dhe 10 asistime të dhëna deri tani, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund, Manaj është ndër lojtarët më vendimtarë të sezonit.

Aftësia e tij për të bërë diferencën në ndeshjet më të vështira dhe për të ndihmuar skuadrën me golat, asistimet, por edhe me luftën e jashtëzakonshme që tregon në fushë, e bëjnë atë një nga sulmuesit më të kompletuar në kampionat.

Klinasi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se që nga fillimi i sezonit objektivi ka qenë titulli i kampionit.

“Që nga fillimi i kemi ditur objektivat tona dhe qëllimi kryesor ka qenë titulli kampion. Normalisht që kam besuar shumë, duke marrë parasysh cilësinë e skuadrës dhe seriozitetin e drejtuesve të Dritës”, tha Manaj për Telegrafin.

Manaj e vlerëson shumë këtë titull, për faktin se trofeu rikthehet në Gjilan pas pesë vitesh pritje.

“Për mua do të thotë shumë ky titull, sidomos sepse e rikthyem trofeun në Gjilan pas pesë vitesh. Është një moment shumë i veçantë”.

Të bësh numër dyshifror të golave dhe asistimeve nuk është asnjëherë e lehtë, por Manaj e arriti këtë me 11 gola dhe 10 asistime deri më tani.

“Po, jam i kënaqur me paraqitjet e mia. Natyrisht, gjithmonë ka vend për përmirësim, por më e rëndësishmja është që kemi arritur objektivin tonë si skuadër”.

Drita do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa Manaj thotë se shpresojnë që të kenë fat dhe të arrijnë së paku në grupet e Ligës së Konferencës.

“Shpresojmë të kemi fat në short dhe të arrijmë deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferncës. Do të japim maksimumin për ta bërë këtë ëndërr realitet, është objektivi që i kemi vendosur vetes këtë verë”, deklaroi Manaj.

Në katër xhirot e fundit të kampionatit, Drita do të luaj ndaj Ballkanit dhe Gjilanit si mysafir derisa pret Dukagjinin dhe Feronikelin ’74 në ndeshjen e fundit ku edhe pritet të ketë ceremoni të ndarjes së medaljeve dhe do t’i jepet trofeu i kampionit skuadrës bardhekaltër. /Telegrafi/

The post Një nga më meritorët për titullin, Manaj: Ndjenjë e veçantë, synojmë gjëra të mëdha në Evropë appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë

4 May 2025 at 17:44

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me disa rezultate që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të sezonit.

Ndeshja kryesore e javës doli të jetë ajo mes Dritës dhe Llapin, ku gjilanasit fituan me rezultat 1-0, falë golit të Iljesa Zylfiut, duke e konfirmuar titullin e kampionit matematikisht.

Prishtina shënoi fitore të rëndësishme në derbi ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, duke bërë hap të madh drejt mbijetesës.

Në ndeshjet tjera, Gjilani triumfoi 3-2 ndaj Feronikelit 74, në një ndeshje me shumë kthesa.

Malisheva dhe Dukagjini ndanë pikët me rezultat 1-1, duke mbetur në luftë për objektiva të ndryshëm. Ferizaj fitoi si mysafir ndaj Suharekës me rezultat 2-1, një fitore jetike në garën për Evropë.

Pas 32 javësh, Drita kryeson tabelën me 69 pikë dhe është kampion i Kosovës, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 57 pikë, pozitë që duket e siguruar. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë pozitën e tretë me nga 48 pikë, duke luftuar për biletën evropiane.

Gjilani me 45 pikë dhe Prishtina me 43 pikë ende shpresojnë në garën për Evropë. Dukagjini dhe Llapi me nga 41 dhe 40 pikë do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën dhe për ti ikur barazhit.

Suhareka me 33 pikë është shumë pranë rënies, ndërsa  Feronikeli 74 tashmë ka rënë nga liga, me vetëm 15 pikë.

Në xhiron e ardhshme, atë të 33-të takohen: Gjilani – Malisheva, Dukagjini – Prishtina, Feronikeli 74 – Suhareka, Llapi – Ferizaj, Ballkani – Drita. /Telegrafi/ 

 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë appeared first on Telegrafi.

Gara për titullin, Evropën dhe mbijetesën – Kush me kë luan në pesë xhirot e fundit në Superligë

30 April 2025 at 16:32

Elita e futbollit kosovar, Albi Mall Superliga është futur në fazën finale dhe vazhdon të mbetet gjithçka e paqartë.

Titulli, Evropa dhe mbijetesa vazhdon të jetë ende e hapur me nëntë skuadra që vazhdojnë të jenë brenda objektivave që kishin në fillim të sezonit.

E vetmja skuadër pa objektiva është Feronikeli ’74, që tanimë edhe matematikisht ka rënë nga Superliga, por që po vazhdon të respektoj kampionatin duke luajtur fort ndaj të gjitha skuadrave.

Titulli mund të mbyllet këtë javë, por edhe mund të vazhdoj drama. Drita aktualisht ka nëntë pikë më shumë se Ballkani kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Gjilanasit shpresojnë ta mbyllin çështjen e titullit këtë xhiro dhe kjo arrihet vetëm nëse mposhtin Llapin dhe Ballkani humbet nga Prishtina. Nëse ndodh e kundërta që Drita të humbas dhe Ballkani të fitoj, atëherë edhe çështja e titullit do të jetë edhe më e zjarrtë, pasi pas dy javëve dy skuadrat takohen në Suharekë.

Drita deri në fund të sezonit do t’i luaj edhe pesë ndeshje, ku tre nga to i luan në shtëpi ndaj Llapit, Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, ndërsa ndeshjet në udhëtim i ka ndaj Ballkanit dhe Gjilanit.

Nga ana tjetër Ballkani ka tre ndeshje në udhëtim dhe dy në shtëpi. Kampioni në fuqi i Kosovës që ka 57 pikë, nëntë më pak se lideri Drita luan ndaj Prishtinës, Ferizajt dhe Suharekës në udhëtim dhe para adhuruesve të vet pret Dritën dhe Llapin.

Gara e nxehtë për pozitën e tretë, por edhe për t’i ikur barazhit dhe t’iu shmangur rënies

Përveç Dritës dhe Ballkanit që po luftojnë për titullin, pjesa tjetër e skuadrave po luftojnë për pozitën e tretë, t’i shmangën rënies ose barazhit.

Nga Malisheva që është e treta në tabelë me 47 pikë te Dukagjini që është e teta në tabelë (pozitë që i dërgon skuadrat në barazh) me 40 sosh janë vetëm shtatë pikë diferencë.

Suhareka është e nënta me 33 pikë dhe ndodhet në një pozitë më të vështirë, pasi objektivi është vetëm t’i shpëtoj rënies dhe gjasat për Evropë janë thuajse të pamundura.

Malisheva rrezikun më të madh e ka nga Ferizaj, pasi ndodhet vetëm dy pikë mbrapa, por edhe nga Gjilani me pesë sosh.

Skuadra e Bekim Isufit në pesë ndeshjet e fundit në kampionat luajnë tri në shtëpi ndaj Dukagjinit, Feronikelit dhe Suharekës, derisa në udhëtim përballen me Gjilanin dhe Prishtinën.

Në pozitën e katërt është Ferizaj me 45 pikë, por kjo skuadër do t’i luaj tre ndeshje në udhëtim ndaj Suharekës, Llapit dhe Dukagjinit, derisa pret në shtëpi Ballkanin dhe në fund Gjilanin.

Gjilani është një tjetër skuadër që kërkon Evropën, por edhe t’i shmanget barazhit. ‘Skifterat’ do të përballen me Feronikelin, Prishtinën dhe Ferizajn në udhëtim, por para adhuruesve të vet presin Malishevën dhe Dritën.

Llapi, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pozitat, gjashtë, shtatë dhe tetë me nga 40 pikë.

Llapjanët në pesë duelet e ardhshme luajnë ndaj Dritës në udhëtim, presin Ferizajn, përballen me Suharekën dhe Ballkanin jashtë shtëpisë dhe në fund kanë duelin direkt me Dukagjinin.

Prishtina do të luaj tre sfida në shtëpi dhe dy të tjera në udhëtim. Kryeqytetasit presin Ballkanin, Gjilanin dhe Malishevën, derisa luajnë jashtë shtëpisë me Dukagjinin në Klinë dhe Feronikelin ’74 në Drenas.

Ndeshje të vështira e presin edhe Dukagjinin, ku skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi përballet në udhëtim me Malishevën, Dritën dhe Llapin, derisa në shtëpi luajnë me Prishtinën dhe Ferizajn.

Suhareka është skuadra që u fut në Superligë me ambicie të mëdha, por tani i duhen pesë fitore në pesë xhirot e fundit për t’iu shmangur rënies. Të besuarit e Mirel Josës do të luajnë në shtëpi me Ferizajn, Llapin dhe Ballkanin, derisa sfidat jashtë shtëpisë i kanë me Feronikelin ’74 dheMalishevën. /Telegrafi/ 

The post Gara për titullin, Evropën dhe mbijetesën – Kush me kë luan në pesë xhirot e fundit në Superligë appeared first on Telegrafi.

Ferizaj ‘ëndërron’ Evropën – mposht Dritën në shtëpi

28 April 2025 at 17:50

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dritës në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e vakët në aspektin e rasteve të krijuara, pasi të dy ekipet po mbronin mirë hapësirat ne mbrojtje.

Në pjesën e dytë filloi të ngritet ritmi i lojës ku si pasojë erdhën edhe tre gola.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 48-të përmes golit të realizuar nga mbrojtësi Antonio Ilieski.

Në minutën e 58-të Ferizaj pati një tjetër rast të mirë shënimi me Abdul, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Po luhej minuta e 80-të e takimit kur Drita ia doli të barazojë rezultatin në 1-1 përmes Veton Tushës pas asistimit të Denys Kostyshyn.

Sidoqoftë, gëzimi i Dritës ishte tejet i shkurtë pasi Ferizaj ia doli të shënojë golin e epërsisë në aksionin vijues.

Golin e fitores për Ferizajn e realizoi Fatjon Bunjaku në minutën e 81-të i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore Ferizaj shkon në kuotën e 45 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, teksa Drita numëron 66 sosh si lider me nëntë më shumë se Ballkani në vendin e dytë që ka 57 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Ferizaj ‘ëndërron’ Evropën – mposht Dritën në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Prishtina në finalen e Kupës së Kosovës, fiton sërish ndaj Dritës 

23 April 2025 at 21:52

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, për t’iu bashkuar Llapit në finale. 

Ndeshjen e parë po ashtu e kishte fituar Prishtina me rezultat 1-0, ku me rezultat të përgjithshëm prej 4-0 kaloi tutje. 

Kryeqytetasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 9-të, kur Ardian Muja shënoi gol të bukur nga brenda zonës pas asistimit të Ramiz Bytyqit për 1-0. 

Në minutën e 39-të, sërish Muja arriti të shënojë për 2-0, kësaj radhe pas asistimit të Leotrim Kryeziut. 

Prishtina pak para se të mbyllej pjesa e parë, me Albin Krasniqin i dha fund dilemave për fituesin dhe finalistin, me mesfushorin që shënoi për 3-0. 

Në pjesën e dytë edhe pse të dy skuadrat tentuan, nuk është se solli ndonjë ndryshim. 

Prishtina i bashkohet Llapit në finalen e Kupës së Kosovës./Telegrafi/   

The post Prishtina në finalen e Kupës së Kosovës, fiton sërish ndaj Dritës  appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Prishtina – Drita: Thaqi i kujdesshëm, Ramadani për rikthim

23 April 2025 at 19:25

Prishtina pret Dritën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjilan e kishte fituar Prishtina me rezultat 1-0, por kishe akuza në gjykim nga të dyja palët.

Arsim Thaqi ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë me emra si Albin Krasniqi, Leotrim Kryeziu dhe Ardian Muja.

Në anën tjetër, Zekirija Ramadani do të startojë me emra si Kastriot Selmani, Veton Tusha dhe Arb Manaj.

Fituesi do të luajë në finale me Llapin, që sot siguroi kalimin, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë nga Drenica, duke kompletuar rezultatin e përgjithshëm prej 4-0.


Prishtina: Kolaj, Vitija, Islami, Salihu, Kryeziu, Krasniqi, Muja, Gallapeni, Halili, Bytyqi, Raçi.  

Drita:Maloku, B.Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Zulfiu, Kostyshyn, Selmani, Tusha, Manaj.


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Prishtina – Drita: Thaqi i kujdesshëm, Ramadani për rikthim appeared first on Telegrafi.

Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi

21 April 2025 at 17:34

Ka përfunduar xhiro e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku edhe këtë javë nuk munguan rezultatet befasuese. 

Lideri Drita mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 2-1, duke i dhënë këtyre të fundit një goditje të fortë në luftën për mbijetesë. 

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, u ndal me barazim 3-3 në Drenas nga Feronikeli ‘74 që tashmë është përshëndetur me elitën e futbollit kosovar. 

Malisheva u mposht në shtëpi nga Llapi me rezultat 3-1 me djelmoshat e Tahir Batatinës që ishin tejet të disponuar për lojë. 

Prishtina e Arsim Thaçit luajti baras pa gola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ferizajt që po tregohet arrë e fortë këtë edicion. 

Me barazim përfundoi edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit, me këta të parët që barazuan krejt në fund të takimit me Armend Thaçin. 

Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt tiullit me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre renditet Ballkani me 54 sosh. 

Luftë e madhe po zhvillohet në pjesën e poshtme të tabelës, ku shumë ekipe po tentojnë t’i shmangen barazhit. 

Dukagjini gjendet në pozitën e barazhit apo në të shtatën me 37 sosh, por ata i ndajnë vetëm dy pikë me ekipet e tjera si Gjilani, Llapi dhe Prishtina që kanë nga 39 pikë secila./Telegrafi/

The post Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi appeared first on Telegrafi.

❌
❌