Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë

21 July 2025 at 13:52

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.

Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës.

Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje:

Dukagjini –Prishtina

Gjilani –Ballkani

Malisheva –Prishtina e Re

Ferizaj –Drita

Drenica –Llapi

Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë appeared first on Telegrafi.

Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh

25 May 2025 at 17:57

Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë sezon.

Drita si kampione e mbylli sezonin me fitore, duke triumfuar 4-1 në shtëpi përballë Feronikeli ’74.

Ballkani që e mbyll këtë edicion në vendin e dytë barazoi përballë rivalit lokal Suharekës, me rezultat 2-2, ndërsa ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Bernard Karrica u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të.

Malisheva ia doli të siguronte kualifikimin në fazën kualifikuese të ligës në Ligën e Konferencës, duke i mjaftuar barazimin 2-2 me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani dhe Ferizaj po ashtu i ndanë pikë, duke barazuar 2-2, përkundër se mysafirët kërkonin kualifikimin në Evropë, por që atë vend e mori Malisheva.

Llapi ia doli të siguronte zonën e barazhit me fitoren 3-1 në shtëpi përballë Dukagjinit, ndërsa pas pak ditësh do të përballet me Vushtrrinë, nëse do të qëndrojë në elitë apo do të garojë në Ligën e Parë.

Drita do të luajë në kualifikimet për në fazë të ligës së Ligën e Kampionëve, Ballkani dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Evropës dhe Malishva që luanë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga liga kanë rënë Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanë siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh appeared first on Telegrafi.

Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të

17 May 2025 at 08:23

Sot (e shtunë) është planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet e vlefshme për xhiron e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit pasi sot zhvillohet xhiro e parafundit dhe garat është ende shumë e hapur dhe e zjarrtë për një vend që dërgon në Evropë, për pozitën e barazhit dhe për mbijetesë.

Në këtë kontekst, ndeshja mes Malishevës dhe Suharekës mund të jetë më interesantja, pasi vendasit synojnë të bëjnë thuajse hapin final për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën, teksa mysafirët me një fitore do të shpresonin shumë të kapnin pozitën e barazhit.

Po kaq interesant është situata edhe në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ferizajt, ku klinasit synojnë fitore për të siguruar thuajse qind për qind mbijetesën, ndërsa ferizajasit duan tri pikët për të pritur pastaj gabimin e Malishevës për t’ia rrëmbyer pozitën e tretë.

Prishtina do të synoj vetëm fitoren në udhëtim te Feronikeli ’74 pasi tri pikët do t’ia siguronin përfundimisht mbijetesën, ndërsa mysafirët tash e disa javë veçse kanë rënë matematikisht nga kategoria.

Sot zhvillohet edhe derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, ku fitorja është imperativ vetëm për vendasit e kuq pasi janë ende në garë për pozitën e tretë që i dërgon në Evropë, ndërsa bardhekaltrit tashmë janë shpallur kampion të Kosovës këtë edicion.

Në ndeshjen e fundit, por jo nga rëndësia, Llapi do të kërkoj pikë jetike në udhëtim te Ballkani, i cili ka siguruar pozitën e dytë, ndërsa për llapjanët një humbje do ta rrezikonte shumë qëndrimin e tyre në elitë.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

The post Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën

8 May 2025 at 17:24

Java e 33-të e Superligës së Kosovës solli disa barazime të rëndësishme dhe një fitore në udhëtim, duke e bërë edhe më të paqartë luftën për garat evropiane dhe mbijetesë.

Ndeshja kryesore ndërmjet Ballkanit dhe Dritës përfundoi 1-1, një rezultat që nuk ndryshoi shumë, pasi gjilanasit u shpallën kampion më herët.

Po ashtu, Llapi dhe Ferizaj ndanë pikët me rezultat të njëjtë 1-1, ku kësaj radhe dy skuadrat kanë pretendime të ndryshime.

Gjilani dhe Malisheva nuk arritën të gjenin rrjetën duke përfunduar 0-0, ku në fundin e ndeshjes, Oltion Bilalli i Gjilani u lëndua dhe vazhdon të jetë në QKUK për trajtim.

Edhe takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës mbaroi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan.  Fitore e vetme e javës u regjistrua në Drenas, ku FC Suhareka triumfoi 3-1 ndaj Feronikelit 74, për të shpresuar për mbijetesë.

Në renditje, Drita vazhdon të kryesojë me 70 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 58. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë vendin e tretë me nga 49 pikë, ndërsa Gjilani (46) dhe Prishtina (44) qëndrojnë pas tyre.

Dukagjini dhe Llapi janë në luftë për t’i ikur barazhit me 42 dhe 41 pikë respektivisht.

Suhareka, me fitoren e fundit, ka grumbulluar 36 pikë. Në fund të tabelës mbetet Feronikeli 74 me vetëm 15 pikë.

Në xhiron e 34-të takohen: Prishtina – Gjilani, Drita – Dukagjini, Suhareka – Llapi, Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Feronikeli 74. /Telegrafi/ 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë

4 May 2025 at 17:44

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me disa rezultate që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të sezonit.

Ndeshja kryesore e javës doli të jetë ajo mes Dritës dhe Llapin, ku gjilanasit fituan me rezultat 1-0, falë golit të Iljesa Zylfiut, duke e konfirmuar titullin e kampionit matematikisht.

Prishtina shënoi fitore të rëndësishme në derbi ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, duke bërë hap të madh drejt mbijetesës.

Në ndeshjet tjera, Gjilani triumfoi 3-2 ndaj Feronikelit 74, në një ndeshje me shumë kthesa.

Malisheva dhe Dukagjini ndanë pikët me rezultat 1-1, duke mbetur në luftë për objektiva të ndryshëm. Ferizaj fitoi si mysafir ndaj Suharekës me rezultat 2-1, një fitore jetike në garën për Evropë.

Pas 32 javësh, Drita kryeson tabelën me 69 pikë dhe është kampion i Kosovës, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 57 pikë, pozitë që duket e siguruar. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë pozitën e tretë me nga 48 pikë, duke luftuar për biletën evropiane.

Gjilani me 45 pikë dhe Prishtina me 43 pikë ende shpresojnë në garën për Evropë. Dukagjini dhe Llapi me nga 41 dhe 40 pikë do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën dhe për ti ikur barazhit.

Suhareka me 33 pikë është shumë pranë rënies, ndërsa  Feronikeli 74 tashmë ka rënë nga liga, me vetëm 15 pikë.

Në xhiron e ardhshme, atë të 33-të takohen: Gjilani – Malisheva, Dukagjini – Prishtina, Feronikeli 74 – Suhareka, Llapi – Ferizaj, Ballkani – Drita. /Telegrafi/ 

 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë appeared first on Telegrafi.

Lufta për një vend në Evropë dhe ajo për mbijetesë: Malisheva – Dukagjini, formacionet zyrtare

3 May 2025 at 13:56

Malisheva dhe Dukagjini përballen në kuadër të javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malisheva dëshiron ta ruajë vendin e tretë, pasi aktualisht ka 47 pikë, dy më shumë se Gjilani dhe Ferizaj.

Në anën tjetër, Dukagjini dëshiron të largohet nga zona e barazhit, ndërsa vazhdon luftën për mbijetesë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Avdyli, Kryeziu, Veliu, Aliu, Hazrollaj, Brruti, Pira, Limaj, Ndjigi, Prekzai, Berisha.

Dukagjini: Margono, Basri, Pllana, Syla, Sinani, Pefqeli, Xhemajli, H.Berisha, Isufi, Hugo, Neziri. /Telegrafi/

The post Lufta për një vend në Evropë dhe ajo për mbijetesë: Malisheva – Dukagjini, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Gara për titullin, Evropën dhe mbijetesën – Kush me kë luan në pesë xhirot e fundit në Superligë

30 April 2025 at 16:32

Elita e futbollit kosovar, Albi Mall Superliga është futur në fazën finale dhe vazhdon të mbetet gjithçka e paqartë.

Titulli, Evropa dhe mbijetesa vazhdon të jetë ende e hapur me nëntë skuadra që vazhdojnë të jenë brenda objektivave që kishin në fillim të sezonit.

E vetmja skuadër pa objektiva është Feronikeli ’74, që tanimë edhe matematikisht ka rënë nga Superliga, por që po vazhdon të respektoj kampionatin duke luajtur fort ndaj të gjitha skuadrave.

Titulli mund të mbyllet këtë javë, por edhe mund të vazhdoj drama. Drita aktualisht ka nëntë pikë më shumë se Ballkani kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Gjilanasit shpresojnë ta mbyllin çështjen e titullit këtë xhiro dhe kjo arrihet vetëm nëse mposhtin Llapin dhe Ballkani humbet nga Prishtina. Nëse ndodh e kundërta që Drita të humbas dhe Ballkani të fitoj, atëherë edhe çështja e titullit do të jetë edhe më e zjarrtë, pasi pas dy javëve dy skuadrat takohen në Suharekë.

Drita deri në fund të sezonit do t’i luaj edhe pesë ndeshje, ku tre nga to i luan në shtëpi ndaj Llapit, Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, ndërsa ndeshjet në udhëtim i ka ndaj Ballkanit dhe Gjilanit.

Nga ana tjetër Ballkani ka tre ndeshje në udhëtim dhe dy në shtëpi. Kampioni në fuqi i Kosovës që ka 57 pikë, nëntë më pak se lideri Drita luan ndaj Prishtinës, Ferizajt dhe Suharekës në udhëtim dhe para adhuruesve të vet pret Dritën dhe Llapin.

Gara e nxehtë për pozitën e tretë, por edhe për t’i ikur barazhit dhe t’iu shmangur rënies

Përveç Dritës dhe Ballkanit që po luftojnë për titullin, pjesa tjetër e skuadrave po luftojnë për pozitën e tretë, t’i shmangën rënies ose barazhit.

Nga Malisheva që është e treta në tabelë me 47 pikë te Dukagjini që është e teta në tabelë (pozitë që i dërgon skuadrat në barazh) me 40 sosh janë vetëm shtatë pikë diferencë.

Suhareka është e nënta me 33 pikë dhe ndodhet në një pozitë më të vështirë, pasi objektivi është vetëm t’i shpëtoj rënies dhe gjasat për Evropë janë thuajse të pamundura.

Malisheva rrezikun më të madh e ka nga Ferizaj, pasi ndodhet vetëm dy pikë mbrapa, por edhe nga Gjilani me pesë sosh.

Skuadra e Bekim Isufit në pesë ndeshjet e fundit në kampionat luajnë tri në shtëpi ndaj Dukagjinit, Feronikelit dhe Suharekës, derisa në udhëtim përballen me Gjilanin dhe Prishtinën.

Në pozitën e katërt është Ferizaj me 45 pikë, por kjo skuadër do t’i luaj tre ndeshje në udhëtim ndaj Suharekës, Llapit dhe Dukagjinit, derisa pret në shtëpi Ballkanin dhe në fund Gjilanin.

Gjilani është një tjetër skuadër që kërkon Evropën, por edhe t’i shmanget barazhit. ‘Skifterat’ do të përballen me Feronikelin, Prishtinën dhe Ferizajn në udhëtim, por para adhuruesve të vet presin Malishevën dhe Dritën.

Llapi, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pozitat, gjashtë, shtatë dhe tetë me nga 40 pikë.

Llapjanët në pesë duelet e ardhshme luajnë ndaj Dritës në udhëtim, presin Ferizajn, përballen me Suharekën dhe Ballkanin jashtë shtëpisë dhe në fund kanë duelin direkt me Dukagjinin.

Prishtina do të luaj tre sfida në shtëpi dhe dy të tjera në udhëtim. Kryeqytetasit presin Ballkanin, Gjilanin dhe Malishevën, derisa luajnë jashtë shtëpisë me Dukagjinin në Klinë dhe Feronikelin ’74 në Drenas.

Ndeshje të vështira e presin edhe Dukagjinin, ku skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi përballet në udhëtim me Malishevën, Dritën dhe Llapin, derisa në shtëpi luajnë me Prishtinën dhe Ferizajn.

Suhareka është skuadra që u fut në Superligë me ambicie të mëdha, por tani i duhen pesë fitore në pesë xhirot e fundit për t’iu shmangur rënies. Të besuarit e Mirel Josës do të luajnë në shtëpi me Ferizajn, Llapin dhe Ballkanin, derisa sfidat jashtë shtëpisë i kanë me Feronikelin ’74 dheMalishevën. /Telegrafi/ 

The post Gara për titullin, Evropën dhe mbijetesën – Kush me kë luan në pesë xhirot e fundit në Superligë appeared first on Telegrafi.

Dukagjini rikthehet te fitoret, mposht me rezultat të ngushtë Feronikelin ’74

27 April 2025 at 16:53

Dukagjini është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat të ngushtë 2-1.

Ndeshja nisi me dominim të vendasve, kur qëlluan shtyllën me anë të Hekuran Berishës.

Megjithatë të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Sokol Kiqinës, që realizoi gol të bukur pas asistimit nga Lavdim Zumberit.

Me epërsinë 0-1 të skuadrës mysafire u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Por në pjesën e dytë ishte reagim i mirë nga klinasit, të cilën barazuan menjëherë rezultatin kur Hekuran Berisha shënoi me kokë për 1-1 në minutën e 49-të.

Vetëm 13 minuta më vonë, Dukagjini gjeti një tjetër gol, ku kësaj radhe realizoi mbrojtësi Egzon Sinani për 2-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Dukagjini arkëtoi tre pikë të mëdha.

Me këtë fitore klinasit shkojn në pozitën e gjashtë me 40 pikë, derisa Nikli mbetet e fundit me 15 sosh.

Në xhiron e radhës Dukagjini luan në udhëtim te Malisheva, derisa Feronikeli ’74 pret Gjilanin. /Telegrafi/

The post Dukagjini rikthehet te fitoret, mposht me rezultat të ngushtë Feronikelin ’74 appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Dukagjini – Feronikeli 74: Munishi synon tri pikë me skuadër sulmuese

27 April 2025 at 13:31

Dukagjini pret Feronikelin 74 në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës, ku për klinasit, kjo sfidë është vendimtare në betejën për mbijetesë, pasi çdo pikë është e artë në këtë fazë të kampionatit.

Skuadra e trajnerit Ismet Munishit ndodhet aktualisht në vendin e nëntë me 37 pikë dhe ka nevojë jetike për fitore, për të mbajtur gjallë shpresat për një përfundim më të sigurt në tabelë.

Atmosfera në kampin e Dukagjinit është pozitive dhe ekipi synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe mbështetjen e tifozëve vendas.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 tashmë është larguar nga elita dhe luan pa presion.


Dukagjini: Marango, Basri, Syla, Morina, Sinani, Pefqeli, Xhemajli, Berisha, Isufi, Victor Hugo, Neziri.

Fweornikelin 74: Moschin, Lladrovci, Musa, Halili, Morina, Zumberi, Avdyli, Kiqina, Llapashtica, Demiri, Zekolli.


/Telegrafi/ 

 

The post Formacionet zyrtare, Dukagjini – Feronikeli 74: Munishi synon tri pikë me skuadër sulmuese appeared first on Telegrafi.

Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi

21 April 2025 at 17:34

Ka përfunduar xhiro e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku edhe këtë javë nuk munguan rezultatet befasuese. 

Lideri Drita mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 2-1, duke i dhënë këtyre të fundit një goditje të fortë në luftën për mbijetesë. 

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, u ndal me barazim 3-3 në Drenas nga Feronikeli ‘74 që tashmë është përshëndetur me elitën e futbollit kosovar. 

Malisheva u mposht në shtëpi nga Llapi me rezultat 3-1 me djelmoshat e Tahir Batatinës që ishin tejet të disponuar për lojë. 

Prishtina e Arsim Thaçit luajti baras pa gola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ferizajt që po tregohet arrë e fortë këtë edicion. 

Me barazim përfundoi edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit, me këta të parët që barazuan krejt në fund të takimit me Armend Thaçin. 

Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt tiullit me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre renditet Ballkani me 54 sosh. 

Luftë e madhe po zhvillohet në pjesën e poshtme të tabelës, ku shumë ekipe po tentojnë t’i shmangen barazhit. 

Dukagjini gjendet në pozitën e barazhit apo në të shtatën me 37 sosh, por ata i ndajnë vetëm dy pikë me ekipet e tjera si Gjilani, Llapi dhe Prishtina që kanë nga 39 pikë secila./Telegrafi/

The post Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi appeared first on Telegrafi.

Gjilani dhe Dukagjini duan vetëm fitoren, formacionet yrtare

21 April 2025 at 13:57

Gjilani është nikoqir i Dukagjinit në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës dhe nuk iu lejohen gabimet pasi mund të bien nga liga ose të mbesin në barazh.

Vendasit synojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Në anën tjetër klinasit pas barazimit me Suharekën kërkojnë të marrin pikë në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Ballaca, Thaqi, Roganovic, Arago, Ibrahimi, Shabani, Taipi, Basa, Morina, Prapashtica, Jaroviic.

Dukagjini:Margono, Bardhoku, Sinani, Basri, Syla, Xhemajli, Hugo, Pefqeli, Isufi, Merlaku, Elzeaj,

/Telegrafi/

The post Gjilani dhe Dukagjini duan vetëm fitoren, formacionet yrtare appeared first on Telegrafi.

Orari i xhiros së 30-të në Superligë: Luhet të shtunën, dielën dhe të hënën

17 April 2025 at 18:51

Nuk ka pushim në elitën e futbollit kosovar, pasi xhiro e 30-të do të fillojë të shtunën.

Tanimë është publikuar orari, por edhe është hedhur shorti për gjyqtarët.

Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën mes Malishevës dhe Llapit me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë të dielën lideri aktual Drita luan në udhëtim te Suhareka nga ora 15:00.

E nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret Ferizajn.

Të hënën në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, ku Gjilani pret Dukagjinin dhe Ballkani luan në udhëtim te Feronikeli ’74. /Telegrafi/

The post Orari i xhiros së 30-të në Superligë: Luhet të shtunën, dielën dhe të hënën appeared first on Telegrafi.

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë – ndeshjet kryesore të enjten

14 April 2025 at 12:58

Nuk ka pushim në elitën e futbollit kosovar, pasi xhiro e 29-të do të luhet në mesjavë.

Sa kalojnë xhirot kampionati vazhdon të bëhet edhe më interesant, ku thuajse 90 për qind e skuadrave janë brenda objektivave, përjashtim bën vetëm Feronikeli ’74 që tanimë thuajse mund të quhet skuadër e Ligës së Parë.

Xhiro e 29-të fillon të martën me fillim nga ora 15:00 ku ndeshja e parë luhet mes Dukagjinit dhe Suharekës.

Të mërkurën në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, Ferizaj – Malisheva ku drejtohet nga Genc Nuza dhe Llapi – Feronikeli ’74.

Padyshim që ndeshjet kryesore të kësaj xhiro zhvillohen ditën e enjte.

Drita pret Prishtinën në Gjilan në një sfidë që do të ndajë drejtësinë Alban Shala, derisa sfida tjetër është ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit ku do të gjykojë Mervan Bejtullahu.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

The post Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë – ndeshjet kryesore të enjten appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 28-të: Drita gabon ndaj Malishevës, Prishtina ringjallet, Llapi merr pikët e shpresës 

13 April 2025 at 17:36

Janë mbyllur të pesë takimet e javës së 28-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet spektakolare, ku mysafirët morën katër fitore. 

Ballkani ka shkarkuar energjinë ndaj Dukagjinit, duke shënuar fitore me rezultat 5-0. 

Fitore ka marr edhe Ferizaj, që ka trimfuar ndaj Feronikelit 74 me rezultat 1-0.  Prishtina është kthyer te fitoret në kampionat, ku ka mposhtur Suharekën me rezultat 4-0, duke u ngjitur në renditje. 

Malisheva ka ndal Dritën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, ku gjilanasit humbën dy penallti.  Fitore të madhe me rikthim ka marr edhe Llapi, duke mposhtur si mysafir Gjilanin me rezultat 3-2. 

Drita edhe përkundër humbjes mbetet lider me 60 pikë, dhjetë më shumë se sa Ballkani që ka 50 pikë. 

Malisheva mbetet e treta me 47 pikë, që duket e sigurt në këtë pozitë pasi ka nëntë pikë epërsi me ndjekësit. 

Prishtina është e katërta, Gjilani i pesti dhe Ferizaj i gjashti, që të tria me 38 pikë.  Dukagjini aktualisht mban vendin e shtatë me 35 pikë, ku aktualisht është jashtë rrezikut. 

Llapi del nga zona e rënies, duke u ngjitur në pozitën e tetë, atë të barazhit, ku ka 33 pikë.  Suhareka tani është e nënta me 32 pikë, duke rrezikuar dukshëm më shumë se sa të tjera. 

Feronikeli mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë të tubuara.  

Në xhiron e 29-të, do të takohen: Ballkani – Gjilani, Dukagjini – Suhareka, Llapi – Feronikeli 74, Ferizaj – Malisheva, Drita – Prishtina. /Telegrafi/  

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 28-të: Drita gabon ndaj Malishevës, Prishtina ringjallet, Llapi merr pikët e shpresës  appeared first on Telegrafi.

Dukagjini pret Llapin në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të

6 April 2025 at 08:05

Dukagjini dhe Llapi do të përballen në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë.

Kjo është ndeshja e vetme e ditës së sotme dhe e fundit për xhiron e 27-të e cila zhvillohet në stadiumi ’18 qershori’ në Klinë.

Dy skuadrat janë në kërkim të pikëve, pasi objektivi i tyre është që t’i shmangen rënies pasi nuk janë në pozita komode.

Vendasit synojnë të rikthehen te fitoret pas dy sfidave pa triumf, teksa një tre pikësh eventual do t’i dërgonte ata në pozitën e pestë.

Në anën tjetër Llapit nuk i lejohet gabimi, pasi në të kundërtën do të mbeteshin mbrapa skuadrave tjera rivale për t’iu shmangur rënies.

Sfida mes Dukagjinit dhe Llapit fillon nga ora 15:00. /Telegrafi/ 

The post Dukagjini pret Llapin në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të appeared first on Telegrafi.

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë – derbi në Malishevë

3 April 2025 at 15:54

Xhiro e 27-të në Albi Mall Superligë starton të premten me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Të premten luhet ndeshja kryesore e kësaj xhiro, ku Malisheva pret Prishtinën, derisa kjo ndeshje gjykohet nga Ersen Janovali.

Po këtë ditë skuadra e fundit në tabelë, Feronikeli ’74 pret Dritën, derisa këtë ndeshja do ta gjykojë Lirim Jashari.

Derbi i Suharekës zhvillohet të shtunën mes Ballkanit dhe Suharekës, ndërsa Genc Nuza është gjyqtar kryesor.

Vigan Iberdemaj do ta ndajë drejtësinë në sfidën Gjilani – Ferizaj, derisa të dielën duelin mes Dukagjinit dhe Llapit e gjykon Mentor Ajeti.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

The post Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë – derbi në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Ferizaj dhe Dukagjini luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

29 March 2025 at 12:58

Ferizaj dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ferizajasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 14:00.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ferizaj: Terziu; Gligorov, Ilieski, Topalaj, Avdulli; Shabani, Ramusa; Er.Sadriu, Musolin, Jusufi; Haxhimusa;

Dukagjini: Margono; Sinani, Basri, Syla, Bardhoku; Pefqeli, Hugo, Millaku, Isufi; Mërlaku, Berisha;

/Telegrafi/

The post Ferizaj dhe Dukagjini luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Sot do të zhvillohen dy ndeshje të forta në Superligën e Kosovës

29 March 2025 at 08:27

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy përballje shumë të forta në kuadër të javës së 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Xhiro e 26-të përmbyllet sot me këto dy ndeshje, pasi të enjten është luajtur një dhe dje (e premte) janë luajtur edhe dy takime.

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj të viteve të fundit, Llapit dhe Ballkanit, e cila do të luhet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Ferizaj është nikoqir i Dukagjinit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/

The post Sot do të zhvillohen dy ndeshje të forta në Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, në xhiron e 26-të vëmendja në derbin e Gjilanit

24 March 2025 at 14:50

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, Superliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 26-të.

Këtë xhiro do të luhen ndeshjet të enjten, premten dhe të shtunën, teksa ditën e diel nuk ka ndeshje shkaku i festës së Fitër Bajramit.

Xhiro e 26-të fillon ditën e enjte, ku në program është të luhet derbi i qytetit të Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit me fillim nga ora 14:00.

Të premten Prishtina luan ndaj Feronikelit ’74 derisa po këtë ditë Suhareka përballet me Suharekën.

Ndërkohë ditën e shtunë Llapi në Podujevë e pret Ballkanin, derisa Ferizaj takohet me Dukagjinin. /Telegrafi/

Orari:

27.03.2025 (e enjte)

14:00 – Drita – Gjilani

28.03.2025 (e premte)

14:00 – Prishtina – Feronikeli ’74
14:00 – Suhareka – Malisheva

29.03.2025 (e shtunë)

14:00 – Llapi – Ballkani
14:00 – Ferizaj – Dukagjini

The post Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, në xhiron e 26-të vëmendja në derbin e Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Ismet Munishi dhe Faruk Statovci dënohen nga Komisioni Disiplinor i Etikës  

19 March 2025 at 16:39

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi dhe ai i Rilindjes 1974, Faruk Statovci janë dënuar nga Komisioni Disiplinor i Etikës për sjelljet e tyre në drejtim të gjyqtarëve.  

Munishi është dënuar me 300 euro dhe dy ndeshje mos ushtrim të detyrës për shkak të sharjeve në drejtim të gjyqtarit kryesor në ndeshjen Dukagjini – Drita. 

Sipas njoftimit të FFK-së, Munishi pas caktimit të gjyqtarit kryesor, Visar Kastrati, në ndeshjen Dukagjini-Drita, ai ka filluar fushatë publike, denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale. 

Ai po ashtu posa gjyqtarët kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes ka filluar me kërcënime dhe sharje në drejtimin të gjyqtarit kryesor Kastrati.  

Në minutën e 42-të, po ashtu ai është përjashtuar nga loja, pasi ekipi i tij mori gol, ku pastaj iu është vërsulur bankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, ku ka sharë dhe ofenduar në mënyrë të pakontrolluar. 

Po ashtu, edhe Statovci është duar me 300 euro dhe tri ndeshje mos ushtrim të detyrës për shkak se ui është vërsulur drejt gjyqtarit kryesor dhe atij të katërt. 

Këtë gjë ai e ka bërë në ndeshjen e Ligës së Parë, Trepça –Rilindja 1974, kur ishte i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit, duke hytë në fushë, ku ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcënon dhe ofendon./Telegrafi/  

The post Ismet Munishi dhe Faruk Statovci dënohen nga Komisioni Disiplinor i Etikës   appeared first on Telegrafi.

❌
❌