Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

14 July 2025 at 21:46

Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa. 

Kasa vjen tek Gjilani pas një aventure në Shqipëri me Egnatian, klub me të cilin edhe u shpall kampion. 

Me këtë transferim Gjilani po e dëshmon edhe një herë tjetër se objektivi i tyre kryesor sezonin e ardhshëm do të jetë fitimi i titullit. 

Njoftimi i plotë i Gjilanit: 

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik Egnatia për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë. 

Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampionët e Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë. 

23 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari. 

Kasa është produkt i akademisë së gjigantit italian Parma, derisa kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 2021./Telegrafi/

The post Zyrtare: Redi Kasa i bashkohet Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh

25 May 2025 at 17:57

Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë sezon.

Drita si kampione e mbylli sezonin me fitore, duke triumfuar 4-1 në shtëpi përballë Feronikeli ’74.

Ballkani që e mbyll këtë edicion në vendin e dytë barazoi përballë rivalit lokal Suharekës, me rezultat 2-2, ndërsa ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Bernard Karrica u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të.

Malisheva ia doli të siguronte kualifikimin në fazën kualifikuese të ligës në Ligën e Konferencës, duke i mjaftuar barazimin 2-2 me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani dhe Ferizaj po ashtu i ndanë pikë, duke barazuar 2-2, përkundër se mysafirët kërkonin kualifikimin në Evropë, por që atë vend e mori Malisheva.

Llapi ia doli të siguronte zonën e barazhit me fitoren 3-1 në shtëpi përballë Dukagjinit, ndërsa pas pak ditësh do të përballet me Vushtrrinë, nëse do të qëndrojë në elitë apo do të garojë në Ligën e Parë.

Drita do të luajë në kualifikimet për në fazë të ligës së Ligën e Kampionëve, Ballkani dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Evropës dhe Malishva që luanë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga liga kanë rënë Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanë siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh appeared first on Telegrafi.

“Shumë shpejt, shihemi në stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve për stadiumin e qytetit

20 May 2025 at 17:46

Në stadiumin e Gjilanit së shpejti pritet të fillojnë punimet për vazhdimin e rindërtimit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim lidhur me ankesat e paraqitura për tenderin e stadiumit në Gjilan, duke refuzuar njërën dhe miratuar pjesërisht tjetrën.

E tanimë nuk do të ketë pengesa, pasi kontrata është nënshkruar dhe së shpejti pritet të nisin punimet.

Ka qenë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni që ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar dhe së shpejti do të shihemi në stadiumin e ri.

Njoftimi i plotë nga Alban Hyseni (pa ndërhyrje):

U NËNSHKRUA KONTRATA për Stadiumin e Gjilanit!

Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.

Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh!

Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri! /Telegrafi/

The post “Shumë shpejt, shihemi në stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve për stadiumin e qytetit appeared first on Telegrafi.

Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të

17 May 2025 at 08:23

Sot (e shtunë) është planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet e vlefshme për xhiron e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit pasi sot zhvillohet xhiro e parafundit dhe garat është ende shumë e hapur dhe e zjarrtë për një vend që dërgon në Evropë, për pozitën e barazhit dhe për mbijetesë.

Në këtë kontekst, ndeshja mes Malishevës dhe Suharekës mund të jetë më interesantja, pasi vendasit synojnë të bëjnë thuajse hapin final për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën, teksa mysafirët me një fitore do të shpresonin shumë të kapnin pozitën e barazhit.

Po kaq interesant është situata edhe në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ferizajt, ku klinasit synojnë fitore për të siguruar thuajse qind për qind mbijetesën, ndërsa ferizajasit duan tri pikët për të pritur pastaj gabimin e Malishevës për t’ia rrëmbyer pozitën e tretë.

Prishtina do të synoj vetëm fitoren në udhëtim te Feronikeli ’74 pasi tri pikët do t’ia siguronin përfundimisht mbijetesën, ndërsa mysafirët tash e disa javë veçse kanë rënë matematikisht nga kategoria.

Sot zhvillohet edhe derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, ku fitorja është imperativ vetëm për vendasit e kuq pasi janë ende në garë për pozitën e tretë që i dërgon në Evropë, ndërsa bardhekaltrit tashmë janë shpallur kampion të Kosovës këtë edicion.

Në ndeshjen e fundit, por jo nga rëndësia, Llapi do të kërkoj pikë jetike në udhëtim te Ballkani, i cili ka siguruar pozitën e dytë, ndërsa për llapjanët një humbje do ta rrezikonte shumë qëndrimin e tyre në elitë.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

The post Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën

8 May 2025 at 17:24

Java e 33-të e Superligës së Kosovës solli disa barazime të rëndësishme dhe një fitore në udhëtim, duke e bërë edhe më të paqartë luftën për garat evropiane dhe mbijetesë.

Ndeshja kryesore ndërmjet Ballkanit dhe Dritës përfundoi 1-1, një rezultat që nuk ndryshoi shumë, pasi gjilanasit u shpallën kampion më herët.

Po ashtu, Llapi dhe Ferizaj ndanë pikët me rezultat të njëjtë 1-1, ku kësaj radhe dy skuadrat kanë pretendime të ndryshime.

Gjilani dhe Malisheva nuk arritën të gjenin rrjetën duke përfunduar 0-0, ku në fundin e ndeshjes, Oltion Bilalli i Gjilani u lëndua dhe vazhdon të jetë në QKUK për trajtim.

Edhe takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës mbaroi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan.  Fitore e vetme e javës u regjistrua në Drenas, ku FC Suhareka triumfoi 3-1 ndaj Feronikelit 74, për të shpresuar për mbijetesë.

Në renditje, Drita vazhdon të kryesojë me 70 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 58. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë vendin e tretë me nga 49 pikë, ndërsa Gjilani (46) dhe Prishtina (44) qëndrojnë pas tyre.

Dukagjini dhe Llapi janë në luftë për t’i ikur barazhit me 42 dhe 41 pikë respektivisht.

Suhareka, me fitoren e fundit, ka grumbulluar 36 pikë. Në fund të tabelës mbetet Feronikeli 74 me vetëm 15 pikë.

Në xhiron e 34-të takohen: Prishtina – Gjilani, Drita – Dukagjini, Suhareka – Llapi, Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Feronikeli 74. /Telegrafi/ 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën appeared first on Telegrafi.

Përmirësohet gjendja e Oltion Bilallit, i kthehet vetëdija

8 May 2025 at 13:40

Mesfushori i Gjilanit, Oltion Bilalli është zgjuar sot (e enjte) me vetëdije dhe gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Bilalli ka pësuar një lëndim serioz gjatë ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës të martën, pas një dueli në ajër me portierin Ilir Avdyli.

Ai është detyruar të largohet nga fusha me autoambulancë, duke u dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Gjilanit, për trajtim të mëtutjeshëm dhe pastaj në QKUK në Prishtinë.

Ai pësoi një gjakderdhje të brendshme në kokë dhe këto dy ditë kanë qenë të vështira për të, edhe pse është raportuar se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme (e enjte) ka ardhur një lajm pozitiv, ku lojtarit të ri i është kthyer vetëdija dhe ka njoftuar të afërmit e tij.

“Po, Oltioni është zgjuar, tani ka vetëdije dhe ka njoftuar të afërmit e tij. Momentalisht ende gjendet në intensive”, ka thënë një burim i afërt i lojtarit për Telegrafin. /Telegrafi/

The post Përmirësohet gjendja e Oltion Bilallit, i kthehet vetëdija appeared first on Telegrafi.

Gjilani dhe Malisheva kërkojnë fitore për Evropën, formacionet zyrtare

6 May 2025 at 13:40

Gjilani dhe Malisheva do të përballen në kuadër të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë vetëm një objektiv, daljen në Evropë përmes vendit të tretë dhe diferenca është vetëm tre pikë me Gjilanin që ndodhet pas Malishevës.

Fitorja vlen shumë, si për vendasit ashtu edhe për mysafirët.

Bardhekuqët synojnë tre pikët për t’u barazuar me Malishevën, derisa mysafirët duan pikët e plota për ta blinduar pozitën e tretë.

Tanimë dy trajnerët, Ardian Nuhiu dhe Bekim Isufi kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilët do të luajnë në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Arago, Ibrahimi, Shabani, Taipi, Prapashtica, Basa, Jarovic, Aganspahic.

Malisheva: Avdyli, Pira, Xhaka, Prekazi, Veliu, Brruti, Ndjigi II, Vitija, Hazrollaj, Xhylani, Bunjaku.

/Telegrafi/

The post Gjilani dhe Malisheva kërkojnë fitore për Evropën, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë

4 May 2025 at 17:44

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me disa rezultate që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të sezonit.

Ndeshja kryesore e javës doli të jetë ajo mes Dritës dhe Llapin, ku gjilanasit fituan me rezultat 1-0, falë golit të Iljesa Zylfiut, duke e konfirmuar titullin e kampionit matematikisht.

Prishtina shënoi fitore të rëndësishme në derbi ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, duke bërë hap të madh drejt mbijetesës.

Në ndeshjet tjera, Gjilani triumfoi 3-2 ndaj Feronikelit 74, në një ndeshje me shumë kthesa.

Malisheva dhe Dukagjini ndanë pikët me rezultat 1-1, duke mbetur në luftë për objektiva të ndryshëm. Ferizaj fitoi si mysafir ndaj Suharekës me rezultat 2-1, një fitore jetike në garën për Evropë.

Pas 32 javësh, Drita kryeson tabelën me 69 pikë dhe është kampion i Kosovës, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 57 pikë, pozitë që duket e siguruar. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë pozitën e tretë me nga 48 pikë, duke luftuar për biletën evropiane.

Gjilani me 45 pikë dhe Prishtina me 43 pikë ende shpresojnë në garën për Evropë. Dukagjini dhe Llapi me nga 41 dhe 40 pikë do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën dhe për ti ikur barazhit.

Suhareka me 33 pikë është shumë pranë rënies, ndërsa  Feronikeli 74 tashmë ka rënë nga liga, me vetëm 15 pikë.

Në xhiron e ardhshme, atë të 33-të takohen: Gjilani – Malisheva, Dukagjini – Prishtina, Feronikeli 74 – Suhareka, Llapi – Ferizaj, Ballkani – Drita. /Telegrafi/ 

 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë appeared first on Telegrafi.

Gara për titullin, Evropën dhe mbijetesën – Kush me kë luan në pesë xhirot e fundit në Superligë

30 April 2025 at 16:32

Elita e futbollit kosovar, Albi Mall Superliga është futur në fazën finale dhe vazhdon të mbetet gjithçka e paqartë.

Titulli, Evropa dhe mbijetesa vazhdon të jetë ende e hapur me nëntë skuadra që vazhdojnë të jenë brenda objektivave që kishin në fillim të sezonit.

E vetmja skuadër pa objektiva është Feronikeli ’74, që tanimë edhe matematikisht ka rënë nga Superliga, por që po vazhdon të respektoj kampionatin duke luajtur fort ndaj të gjitha skuadrave.

Titulli mund të mbyllet këtë javë, por edhe mund të vazhdoj drama. Drita aktualisht ka nëntë pikë më shumë se Ballkani kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Gjilanasit shpresojnë ta mbyllin çështjen e titullit këtë xhiro dhe kjo arrihet vetëm nëse mposhtin Llapin dhe Ballkani humbet nga Prishtina. Nëse ndodh e kundërta që Drita të humbas dhe Ballkani të fitoj, atëherë edhe çështja e titullit do të jetë edhe më e zjarrtë, pasi pas dy javëve dy skuadrat takohen në Suharekë.

Drita deri në fund të sezonit do t’i luaj edhe pesë ndeshje, ku tre nga to i luan në shtëpi ndaj Llapit, Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, ndërsa ndeshjet në udhëtim i ka ndaj Ballkanit dhe Gjilanit.

Nga ana tjetër Ballkani ka tre ndeshje në udhëtim dhe dy në shtëpi. Kampioni në fuqi i Kosovës që ka 57 pikë, nëntë më pak se lideri Drita luan ndaj Prishtinës, Ferizajt dhe Suharekës në udhëtim dhe para adhuruesve të vet pret Dritën dhe Llapin.

Gara e nxehtë për pozitën e tretë, por edhe për t’i ikur barazhit dhe t’iu shmangur rënies

Përveç Dritës dhe Ballkanit që po luftojnë për titullin, pjesa tjetër e skuadrave po luftojnë për pozitën e tretë, t’i shmangën rënies ose barazhit.

Nga Malisheva që është e treta në tabelë me 47 pikë te Dukagjini që është e teta në tabelë (pozitë që i dërgon skuadrat në barazh) me 40 sosh janë vetëm shtatë pikë diferencë.

Suhareka është e nënta me 33 pikë dhe ndodhet në një pozitë më të vështirë, pasi objektivi është vetëm t’i shpëtoj rënies dhe gjasat për Evropë janë thuajse të pamundura.

Malisheva rrezikun më të madh e ka nga Ferizaj, pasi ndodhet vetëm dy pikë mbrapa, por edhe nga Gjilani me pesë sosh.

Skuadra e Bekim Isufit në pesë ndeshjet e fundit në kampionat luajnë tri në shtëpi ndaj Dukagjinit, Feronikelit dhe Suharekës, derisa në udhëtim përballen me Gjilanin dhe Prishtinën.

Në pozitën e katërt është Ferizaj me 45 pikë, por kjo skuadër do t’i luaj tre ndeshje në udhëtim ndaj Suharekës, Llapit dhe Dukagjinit, derisa pret në shtëpi Ballkanin dhe në fund Gjilanin.

Gjilani është një tjetër skuadër që kërkon Evropën, por edhe t’i shmanget barazhit. ‘Skifterat’ do të përballen me Feronikelin, Prishtinën dhe Ferizajn në udhëtim, por para adhuruesve të vet presin Malishevën dhe Dritën.

Llapi, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pozitat, gjashtë, shtatë dhe tetë me nga 40 pikë.

Llapjanët në pesë duelet e ardhshme luajnë ndaj Dritës në udhëtim, presin Ferizajn, përballen me Suharekën dhe Ballkanin jashtë shtëpisë dhe në fund kanë duelin direkt me Dukagjinin.

Prishtina do të luaj tre sfida në shtëpi dhe dy të tjera në udhëtim. Kryeqytetasit presin Ballkanin, Gjilanin dhe Malishevën, derisa luajnë jashtë shtëpisë me Dukagjinin në Klinë dhe Feronikelin ’74 në Drenas.

Ndeshje të vështira e presin edhe Dukagjinin, ku skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi përballet në udhëtim me Malishevën, Dritën dhe Llapin, derisa në shtëpi luajnë me Prishtinën dhe Ferizajn.

Suhareka është skuadra që u fut në Superligë me ambicie të mëdha, por tani i duhen pesë fitore në pesë xhirot e fundit për t’iu shmangur rënies. Të besuarit e Mirel Josës do të luajnë në shtëpi me Ferizajn, Llapin dhe Ballkanin, derisa sfidat jashtë shtëpisë i kanë me Feronikelin ’74 dheMalishevën. /Telegrafi/ 

The post Gara për titullin, Evropën dhe mbijetesën – Kush me kë luan në pesë xhirot e fundit në Superligë appeared first on Telegrafi.

Gjilani dhe Suhareka synon pikët jetike, formacionet zyrtare

26 April 2025 at 13:52

Gjilani dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një seri negative prej dy humbjeve dhe një barazimi, kështu që synon t’i kthehet fitores për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, ekipi i Mirel Josës ka tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, por do të shpresojë për pikë pasi me një humbje do humbte thuajse gjasat për shpëtim nga kategoria.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.


Gjilani: Bllaca, Thaqi, Arago, Roganovic, Besa, Prapashtica, Rrahmani, Shabani, Taipi, Ibrahimi, Jarovic. 

Suhareka: Avdimetaj, Zeka, Hasanaj, Memolla, Boshnjaku, Susuri, Berisha, Rexhaj, Kodra, Fetahaj, Stijepovic 


/Telegrafi/

The post Gjilani dhe Suhareka synon pikët jetike, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Rezultatet negative, Ertan Demiri jep dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv te Gjilani

22 April 2025 at 11:38

Ertan Demiri nuk është më drejtor sportiv i Gjilanit.

Ish-futbollisti i famshëm ka qenë pjesë e strukturave të Gjilanit që nga fillimi i sezonit dhe pas rezultateve negative ka dhënë dorëheqje morale.

Ka qenë vet Demiri që ka konfirmuar se është larguar nga Gjilani dhe se këtë dorëheqje ia ka kumtuar edhe presidentit të klubit Fatlum Pirevës.

Njoftimi i plotë nga Ertan Demiri:

Dorëheqje morale!

Të nderuar miq dhe dashamirë të futbollit, në veçanti e nderuara kryesi e klubit SC Gjilani, tifozë, përkrahës dhe mbështetës të klubit. Pas një viti angazhim në postin e drejtorit sportiv – kur përjetuam shumë momente gëzimi, por edhe sfida në ndërtimin dhe hapërimin e klubit drejt përmbushjes së synimeve tona – për shkak të rezultateve të fundit kam vendosur të jap dorëheqje. Këtë
ia kam kumtuar edhe kryetarit të klubit, z. Fatlum Pirevës në takimin e mbrëmshëm.

Mbi të gjitha e falënderoj Zotin e pastaj presidencën e klubit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në drejtimin e këtij klubi të madh me tifozeri të jashtëzakonshme.

Ndaj bindjen se me këtë kryetar dhe me këtë tifozëri, SC Gjilani ka para vetes një të ardhme të artë!

Njashtu besoj se puna ime do të japë frytet në të ardhmen dhe do të ngelë një shtyllë shtesë drejt suksesit të klubit.

Forca Gjilan dhe mirupafshim. /Telegrafi/

The post Rezultatet negative, Ertan Demiri jep dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv te Gjilani appeared first on Telegrafi.

Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi

21 April 2025 at 17:34

Ka përfunduar xhiro e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku edhe këtë javë nuk munguan rezultatet befasuese. 

Lideri Drita mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 2-1, duke i dhënë këtyre të fundit një goditje të fortë në luftën për mbijetesë. 

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, u ndal me barazim 3-3 në Drenas nga Feronikeli ‘74 që tashmë është përshëndetur me elitën e futbollit kosovar. 

Malisheva u mposht në shtëpi nga Llapi me rezultat 3-1 me djelmoshat e Tahir Batatinës që ishin tejet të disponuar për lojë. 

Prishtina e Arsim Thaçit luajti baras pa gola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ferizajt që po tregohet arrë e fortë këtë edicion. 

Me barazim përfundoi edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit, me këta të parët që barazuan krejt në fund të takimit me Armend Thaçin. 

Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt tiullit me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre renditet Ballkani me 54 sosh. 

Luftë e madhe po zhvillohet në pjesën e poshtme të tabelës, ku shumë ekipe po tentojnë t’i shmangen barazhit. 

Dukagjini gjendet në pozitën e barazhit apo në të shtatën me 37 sosh, por ata i ndajnë vetëm dy pikë me ekipet e tjera si Gjilani, Llapi dhe Prishtina që kanë nga 39 pikë secila./Telegrafi/

The post Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi appeared first on Telegrafi.

Gjilani dhe Dukagjini duan vetëm fitoren, formacionet yrtare

21 April 2025 at 13:57

Gjilani është nikoqir i Dukagjinit në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës dhe nuk iu lejohen gabimet pasi mund të bien nga liga ose të mbesin në barazh.

Vendasit synojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Në anën tjetër klinasit pas barazimit me Suharekën kërkojnë të marrin pikë në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Ballaca, Thaqi, Roganovic, Arago, Ibrahimi, Shabani, Taipi, Basa, Morina, Prapashtica, Jaroviic.

Dukagjini:Margono, Bardhoku, Sinani, Basri, Syla, Xhemajli, Hugo, Pefqeli, Isufi, Merlaku, Elzeaj,

/Telegrafi/

The post Gjilani dhe Dukagjini duan vetëm fitoren, formacionet yrtare appeared first on Telegrafi.

Orari i xhiros së 30-të në Superligë: Luhet të shtunën, dielën dhe të hënën

17 April 2025 at 18:51

Nuk ka pushim në elitën e futbollit kosovar, pasi xhiro e 30-të do të fillojë të shtunën.

Tanimë është publikuar orari, por edhe është hedhur shorti për gjyqtarët.

Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën mes Malishevës dhe Llapit me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë të dielën lideri aktual Drita luan në udhëtim te Suhareka nga ora 15:00.

E nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret Ferizajn.

Të hënën në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, ku Gjilani pret Dukagjinin dhe Ballkani luan në udhëtim te Feronikeli ’74. /Telegrafi/

The post Orari i xhiros së 30-të në Superligë: Luhet të shtunën, dielën dhe të hënën appeared first on Telegrafi.

Dita e ndeshjeve: Sot mbyllet xhiro e 29-të me dy përballje të forta

17 April 2025 at 08:15

Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro 29 filloi të martën me një ndeshje, për të vazhduar dje (e mërkurë) me dy tjera dhe sot zhvillohen dy takimet e fundit të kësaj xhiros.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Dritës dhe Prishtinës, me gjilanasit që i presin kryeqytetasit në stadiumin me bari artificial.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani është nikoqir i Gjilanit në përballjen që do të luhet në stadiumin e qytetit.

Të dy takimet janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00, teksa janë të rëndësishme për secilën skuadër në luftën e tyre për të arritur objektivat. /Telegrafi/

The post Dita e ndeshjeve: Sot mbyllet xhiro e 29-të me dy përballje të forta appeared first on Telegrafi.

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë – ndeshjet kryesore të enjten

14 April 2025 at 12:58

Nuk ka pushim në elitën e futbollit kosovar, pasi xhiro e 29-të do të luhet në mesjavë.

Sa kalojnë xhirot kampionati vazhdon të bëhet edhe më interesant, ku thuajse 90 për qind e skuadrave janë brenda objektivave, përjashtim bën vetëm Feronikeli ’74 që tanimë thuajse mund të quhet skuadër e Ligës së Parë.

Xhiro e 29-të fillon të martën me fillim nga ora 15:00 ku ndeshja e parë luhet mes Dukagjinit dhe Suharekës.

Të mërkurën në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, Ferizaj – Malisheva ku drejtohet nga Genc Nuza dhe Llapi – Feronikeli ’74.

Padyshim që ndeshjet kryesore të kësaj xhiro zhvillohen ditën e enjte.

Drita pret Prishtinën në Gjilan në një sfidë që do të ndajë drejtësinë Alban Shala, derisa sfida tjetër është ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit ku do të gjykojë Mervan Bejtullahu.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

The post Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë – ndeshjet kryesore të enjten appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 28-të: Drita gabon ndaj Malishevës, Prishtina ringjallet, Llapi merr pikët e shpresës 

13 April 2025 at 17:36

Janë mbyllur të pesë takimet e javës së 28-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet spektakolare, ku mysafirët morën katër fitore. 

Ballkani ka shkarkuar energjinë ndaj Dukagjinit, duke shënuar fitore me rezultat 5-0. 

Fitore ka marr edhe Ferizaj, që ka trimfuar ndaj Feronikelit 74 me rezultat 1-0.  Prishtina është kthyer te fitoret në kampionat, ku ka mposhtur Suharekën me rezultat 4-0, duke u ngjitur në renditje. 

Malisheva ka ndal Dritën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, ku gjilanasit humbën dy penallti.  Fitore të madhe me rikthim ka marr edhe Llapi, duke mposhtur si mysafir Gjilanin me rezultat 3-2. 

Drita edhe përkundër humbjes mbetet lider me 60 pikë, dhjetë më shumë se sa Ballkani që ka 50 pikë. 

Malisheva mbetet e treta me 47 pikë, që duket e sigurt në këtë pozitë pasi ka nëntë pikë epërsi me ndjekësit. 

Prishtina është e katërta, Gjilani i pesti dhe Ferizaj i gjashti, që të tria me 38 pikë.  Dukagjini aktualisht mban vendin e shtatë me 35 pikë, ku aktualisht është jashtë rrezikut. 

Llapi del nga zona e rënies, duke u ngjitur në pozitën e tetë, atë të barazhit, ku ka 33 pikë.  Suhareka tani është e nënta me 32 pikë, duke rrezikuar dukshëm më shumë se sa të tjera. 

Feronikeli mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë të tubuara.  

Në xhiron e 29-të, do të takohen: Ballkani – Gjilani, Dukagjini – Suhareka, Llapi – Feronikeli 74, Ferizaj – Malisheva, Drita – Prishtina. /Telegrafi/  

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 28-të: Drita gabon ndaj Malishevës, Prishtina ringjallet, Llapi merr pikët e shpresës  appeared first on Telegrafi.

Gjilani merr fitore të rëndësishme përballë Ferizajt

5 April 2025 at 16:55

Gjilani ka triumfuar 1-0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja ishte e barabartë mes dy skuadrave, ndërsa fati i duelit u përcaktua në minutat e fundit.

Pjesa e parë kishte raste të mira shënimi për të dyja ekipet, por që deri te portat e njëra-tjetrës mungonte efikasiteti.

Gjilani ishte shumë me fat, pasi në minutën e 81-të, Filip Gligorov i Ferizajt shënoi në portën e tij.

Me këtë fitore, Gjilani ka shkuar në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Ferizaj ka tri më pak.

Në xhiron e 28-të, Gjilani do të takohet me Llapin, ndërsa Ferizaj do të ketë punë me Feronikelin ’74. /Telegrafi/

The post Gjilani merr fitore të rëndësishme përballë Ferizajt appeared first on Telegrafi.

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë – derbi në Malishevë

3 April 2025 at 15:54

Xhiro e 27-të në Albi Mall Superligë starton të premten me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Të premten luhet ndeshja kryesore e kësaj xhiro, ku Malisheva pret Prishtinën, derisa kjo ndeshje gjykohet nga Ersen Janovali.

Po këtë ditë skuadra e fundit në tabelë, Feronikeli ’74 pret Dritën, derisa këtë ndeshja do ta gjykojë Lirim Jashari.

Derbi i Suharekës zhvillohet të shtunën mes Ballkanit dhe Suharekës, ndërsa Genc Nuza është gjyqtar kryesor.

Vigan Iberdemaj do ta ndajë drejtësinë në sfidën Gjilani – Ferizaj, derisa të dielën duelin mes Dukagjinit dhe Llapit e gjykon Mentor Ajeti.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

The post Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë – derbi në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, në xhiron e 26-të vëmendja në derbin e Gjilanit

24 March 2025 at 14:50

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, Superliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 26-të.

Këtë xhiro do të luhen ndeshjet të enjten, premten dhe të shtunën, teksa ditën e diel nuk ka ndeshje shkaku i festës së Fitër Bajramit.

Xhiro e 26-të fillon ditën e enjte, ku në program është të luhet derbi i qytetit të Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit me fillim nga ora 14:00.

Të premten Prishtina luan ndaj Feronikelit ’74 derisa po këtë ditë Suhareka përballet me Suharekën.

Ndërkohë ditën e shtunë Llapi në Podujevë e pret Ballkanin, derisa Ferizaj takohet me Dukagjinin. /Telegrafi/

Orari:

27.03.2025 (e enjte)

14:00 – Drita – Gjilani

28.03.2025 (e premte)

14:00 – Prishtina – Feronikeli ’74
14:00 – Suhareka – Malisheva

29.03.2025 (e shtunë)

14:00 – Llapi – Ballkani
14:00 – Ferizaj – Dukagjini

The post Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, në xhiron e 26-të vëmendja në derbin e Gjilanit appeared first on Telegrafi.

❌
❌