Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sherr i dhunshëm në Dhërmi/ Nipi i Frrokut përleshet me çunat e Valbona Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës

By: V K
31 July 2025 at 10:14

Ditën e djeshme, JOQ Albania, publikoi pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj.

Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme, duke ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.

Por, ndonëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, duket se policinë e ka zënë gjumi pasi ende nuk ka marra masat e nevojshme lidhur me këtë sherr.

Kjo jo pa qëllim! Mësohet se në sherrin e dhunshëm në Dhërmi, janë të përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.

Në këtë përleshje, mësohet se janë të përfshirë individë të njohur si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka.

Një dëshmitar shkruan për JOQ, se shkak i sherrit ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme.

“Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresori është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim”, shkruan dëshmitari për JOQ.

“Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht”, shkruan një dëshmitare tjetër për JOQ.

Skena ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, ku dhuna ka qenë krejt e papranueshme, duke tronditur çdo vizitor. Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare dhe nuk kanë marrë masa për të ndëshkuar personat e përfshirë.

The post Sherr i dhunshëm në Dhërmi/ Nipi i Frrokut përleshet me çunat e Valbona Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Përleshje në Dhërmi, të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte e shkelma

By: Ardit
30 July 2025 at 19:47

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet e dërguara pranë redaksisë së JOQ tregojnë një situatë tensioni të lartë, ku palët përfshihen në një sherr masiv me grushte e shkelma një skenë e papërshtatshme për çdo vend turistik. Ngjarja ndodhi […]

The post VIDEO/ Përleshje në Dhërmi, të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte e shkelma appeared first on BoldNews.al.

Përleshje në Carrabreg, arrestohen dy persona – sekuestrohen nëntë armë stilolapsi dhe fishekë

30 July 2025 at 09:48

Dy persona janë arrestuar të martën rreth orës 15:00 pasi ishin përleshur në mes vete në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se zyrtarët policorë gjatë trajtimit të rastit dhe marrjes së informatave te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datën 29.07.2025, rreth orёs 15:00, ёshtё njoftuar se nё fashtin Carrabreg-Deçan, ёshtё njё përleshje mes dy personave. Njësitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjes, gjatё trajtimit tё rastit dhe marrjes sё informatave, tek i dyshuari janё  gjetur dhe sekuestruar: nёntё armё nё formё stilolapsi dhe katёr fishekë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje në shtёpinё e personit tё dyshuar, mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.

“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

The post Përleshje në Carrabreg, arrestohen dy persona – sekuestrohen nëntë armë stilolapsi dhe fishekë appeared first on Telegrafi.

Video/ Drita-Copenhagen, përleshje masive mes tifozëve në Prishtinë

By: armand
29 July 2025 at 19:58

Drita dhe Copenhagen do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e kthimit, në kuadër të fazës së dytë të Champions League. Por në prag të ndeshjes në Prishtinë, qytet ku do të luhet ndeshja ka nisur një sherr masiv. Tifozët shqiptarë janë përleshur me ata danezë, teksa në pamjet e publikuara shihen […]

The post Video/ Drita-Copenhagen, përleshje masive mes tifozëve në Prishtinë appeared first on BoldNews.al.

Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez

By: fra nc
9 July 2025 at 13:35

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviç, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike.

Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi.

Pas gati tri orësh, protesta përfundoi.

Regjisori Danillo Marunoviç, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq.

“Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha ai.

Policia tha se gjatë tubimit të paautorizuar, të organizuar nga një grup joformal qytetarësh me emrin “STEGA”, pjesëtarët e saj janë sulmuar dhe njëri nga ta është lënduar.

Policia paralajmëroi se do t’i identifikojë dhe ndjekë penalisht autorët e dhunës.

Në disa raste, disa qindra qytetarë u përpoqën të thyenin kordonin policor dhe të arrinin te vila.

Pasi policët përdorën dy herë sprej me piper, ata hodhën vezë dhe gurë në drejtim të tyre.

Turma brohoriste “Fashistë”, “Tradhti”, “Mandiç, fashist”, “Duhet t’u themi jo fashistëve, kurdo, kudo” dhe këndonin himnin malazez.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Podgoricë raportojnë se disa protestues kishin probleme me frymëmarrje, për shkak të përdorimit të sprejit me piper, përfshirë dekanin e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, Aleksandar Radoman, i cili përfundoi në spital.

Çmimi i “13 Korrikut” ndahet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi për krijuesit e veprave që përfaqësojnë vlerat e Malit të Zi.

Kryengritja antifashiste në Mal të Zi filloi më 13 korrik të vitit 1941.

Për protestuesit, është e papranueshme që çmimi – simbol i antifashizmit – t’i jepej Vukoviçit, një mbështetës i lëvizjes çetnike, i cili bashkëpunoi me fashistët në Luftën e Dytë Botërore.

Në shkrimet e veta, Vukoviç ka madhëruar Drazha Mihailloviçin, udhëheqësin çetnik të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se ai ka qenë “udhëheqës i kryengritjes së tretë serbe”.

Ai ka mbështetur edhe politikat e Frontit Demokratik pro-rus të Andrija Mandiçit, duke deklaruar se “ato janë e vërteta e vetme në qiellin e turbullt politik të Malit të Zi”.

Ka mohuar edhe kombin malazez, duke pretenduar se ai është shpikur nga Kominterni – internacionalja komuniste e themeluar në Moskë në vitin 1919.

Krahas Vukoviçit, çmimin e fitoi edhe grafisti Velo Stanishiç.

Çmimet ua dorëzoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç.

“Veprimet, përkushtimi dhe sukseset tuaja janë simbol i asaj se çfarë duhet të jetë ‘13 Korriku’ në shekullin 21”, tha Mandiç.

Një nga tre laureatët, Millosh Karadaglliç – kitarist klasik me famë botërore – refuzoi ta pranonte çmimin.

Akuza për brutalitet policor

Policia malazeze arriti në pikën më të ulët kur sulmoi brutalisht qytetarët në një protestë paqësore kundër dhënies së turpshme të çmimit të “13 Korrikut”, tha Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë.

“Do të kalojë edhe kjo kohë e errët, por do të mbahet mend se kush ishte shërbëtor i Andrija Mandiçit dhe shefave të Beogradit, e kush e mbrojti Malin e Zi qytetar dhe modern”, tha DPS-ja.

Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze u dërgoi një letër ambasadorëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, duke shprehur shqetësim të thellë për “përdorim të tepruar të forcës” nga policia, gjatë protestës.

Letra thekson se dekani i atij fakulteti është lënduar gjatë protestës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez appeared first on Euronews Albania.

Nga festa në kaos: Pamje dramatike të një sherri që shpërtheu në një klub plazhi në Zante, Greqi

30 June 2025 at 13:54

Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një klub plazhi në Zante, Greqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sherri ndodhi gjatë një feste të ashtuquajtur “White Party”.

Aty, disa të rinj pa bluza dhe të veshur me pantallona të bardha u përfshinë në një sherr me disa burra më të moshuar, gjithashtu të veshur në të bardha.

Pamjet tregojnë momentin kur njëri prej tyre godet me grusht fytyrën e një tjetri, ndërsa turma që i rrethonte i shikon me habi.

Një anëtar i stafit të lokalit u përpoq të shuante përplasjen duke hedhur një kovë me ujë të ftohtë mbi turmën, por pa sukses.

Sipas një komenti në rrjetet sociale, sherri nisi pasi dikush kërkoi hapësirë për të bërë një foto.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen. /Telegrafi/

The post Nga festa në kaos: Pamje dramatike të një sherri që shpërtheu në një klub plazhi në Zante, Greqi appeared first on Telegrafi.

Përleshje në protestat për emigracionin, Trump akuzohet për provokim

8 June 2025 at 15:06

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar dislokimin e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare në Los Angeles pas dy ditësh trazirash të dhunshme, të cilat shpërthyen pas një serie bastisjesh të agjencisë federale të Imigracionit dhe Doganave (ICE) ndaj emigrantëve pa dokumente.

Demonstruesit, kryesisht nga lagjet me shumicë latino-amerikane si Paramount dhe Compton, u përplasën me agjentët federalë, duke përdorur mjete të forta dhe duke bllokuar rrugët kryesore. Autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese për të shpërndarë turmat.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Trump e justifikoi veprimin si nevojë për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, duke mbrojtur agjentët e ICE dhe pronën federale. Ai gjithashtu njoftoi një ndalim të përdorimit të maskave në protesta të ardhshme, duke e cilësuar këtë si një masë për të parandaluar dhunën.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, e kritikuan ashpër vendimin, duke e quajtur atë “provokues” dhe duke paralajmëruar se do të përshkallëzojë tensionet. Ata argumentuan se dislokimi i trupave federale është një ndërhyrje e panevojshme në një qytet që ka shpallur statusin e tij si qytet strehues për emigrantët.

Në përgjigje të situatës, Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Angeles raportoi se një person është arrestuar dhe disa të tjerë janë ndaluar pas përleshjeve. Megjithatë, nuk janë raportuar lëndime të rënda deri tani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përleshje në protestat për emigracionin, Trump akuzohet për provokim appeared first on Euronews Albania.

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Koresë së Jugut, raportohen arrestime e përleshje

3 June 2025 at 10:50

Miliona qytetarë në Korenë e Jugut po marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme, të thirrura pas shkarkimit të ish-presidentit Yoon Suk Yeol, për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për të vendosur një ligj ushtarak.

Edhe pse procesi i votimit po zhvillohet pa probleme në shumicën e vendit, autoritetet raportojnë disa raste përleshjesh dhe arrestime në të gjithë vendin.

Në ishullin Jeju, një burrë në të 60-at u arrestua për sulm ndaj një zyrtari të qendrës së votimit, pasi e shtyu atë në gjoks, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Në provincën Gyeonggi, një grua e moshës së tretë u arrestua për dyshimin se kishte zbuluar për kë kishte votuar, pasi nuk kishte palosur fletën e votimit — një shkelje e ndaluar në Korenë e Jugut për ruajtjen e fshehtësisë së votës.

Në një incident tjetër, një tullumbace e kuqe me mbishkrimin “Presidenti Kim Moon-soo” u fluturua pranë një qendre votimi, duke shkaktuar shqetësime në mesin e zgjedhësve.

Policia e Seulit raportoi deri në mesditë të ditës së zgjedhjeve 54 raste të dyshuara për shkelje të ligjit zgjedhor në mbarë vendin.

Ndërkohë, një gjykatë në Seul ka lëshuar urdhër arresti për një grua që dyshohet se ka votuar dy herë në këto zgjedhje, njëra prej të cilave me prokurë për llogari të bashkëshortit të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Koresë së Jugut, raportohen arrestime e përleshje appeared first on Euronews Albania.

Përplasje me thika në Astir, raportohet për një të plagosur, autori 45-vjeçar shpallet në kërkim

1 June 2025 at 13:59

Një konflikt i çastit mes dy burrave në zonën e “Astirit” në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia njoftoi më 1 qershor se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim K. G., 45 vjeç, pasi në Astir, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës në këmbë një 41-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Pas sulmit, autori është larguar nga vendngjarja dhe Komisariati i Policisë në Kombinat po vijon punën për kapjen e tij. Hetimet për ngjarjen janë në zhvillim.

The post Përplasje me thika në Astir, raportohet për një të plagosur, autori 45-vjeçar shpallet në kërkim appeared first on Sot News | Lajme.

Përleshja “madhështore” në Elbasan/ Procedohet personi që bëri për spital djalin e Luçiano Boçit

By: Re Nato
9 May 2025 at 11:19

Policia ka proceduar penalisht një 36-vjeçar, i cili në mitingun e PD në Elbasan, grushtoi duke e bërë për spital Parid Boçin, djalin e deputetit demokrat, Luçiano Boçi.

36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkaq, ka pasur deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre.

Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.

Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal./abcnews.al

SIRI – Të paktën 22 të vrarë në përleshjet pranë Damaskut

30 April 2025 at 20:16

DAMASKË, 30 prill /ATSH-DPA/- Njëzet e dy persona janë vrarë në përleshjet në një qytet në periferi të Damaskut, ndërsa grupe të armatosura sulmuan civilët dhe forcat e sigurisë, tha sot grupi i monitorimit (SOHR).

“Gjashtëmbëdhjetë anëtarë të forcave të sigurisë siriane u vranë dhe gjashtë anëtarë të komunitetit Druze u vranë gjithashtu, gjatë përleshjeve”, tha kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), Rami Abdel Rahman.

Më herët, Agjencia Shtetërore e Lajmeve Siriane Arabe (SANA) tha se ishin vrarë 11 persona.

“Që nga e marta, grupet e armatosura kanë qëlluar mbi automjetet civile dhe të sigurisë publike në rrugë, ndërsa sulmues të tjerë sulmuan një pikë kontrolli në qytetin Sahnaya, në jug të kryeqytetit”, raportoi SANA.

Sipas SOHR, forcat qeveritare, të mbështetura nga Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme, si dhe njësitë paraushtarake aleate, kanë forcuar kontrollin e tyre mbi zonat kyçe brenda qytetit fqinj, Ashrafiyat Sahnaya.

Përleshjet në Sahnaya erdhën një ditë pas shpërthimit të dhunës në qytetin Jaramana, pranë Damaskut, e shkaktuar nga një regjistrim audio i një personi që fyen profetin mysliman Muhamed.

“Të paktën 17 persona u vranë në përleshjet në Jaramana”, sipas organizatës siriane për të drejtat e njeriut me seli në BM.

Regjistrimi iu atribuua një anëtari të komunitetit Druze, duke shkaktuar përleshje midis anëtarëve të komunitetit Druze dhe grupeve të tjera.

Që nga rrëzimi i sundimtarit të hershëm Bashar al-Assad në dhjetor, udhëheqja e re islamiste e Sirisë ka bërë thirrje për unitet – por dhuna vdekjeprurëse ka shpërthyer vazhdimisht.

Në mars, shpërthyen përleshje midis forcave të sigurisë siriane nën drejtimin e autoriteteve e reja të vendit dhe personave të armatosur besnikë ndaj al-Assad, në rajonin bregdetar perëndimor të Sirisë. Luftimet shkaktuan qindra të vdekur. //a.i/

The post SIRI – Të paktën 22 të vrarë në përleshjet pranë Damaskut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Përleshje fizike mes kushërinjve në Cakran, policia shoqëron autorët babë e bir

By: armand
26 April 2025 at 09:00

Një konflikt i çastit mes kushërinjve degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta në Cakran të Fierit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku 37-vjeçari Miri Sulaj bashkë me djalin e tij dhunuan me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, i cili është djali i xhaxhait të 37-vjeçarit. 44-vjeçari Eduard Sulaj mori lëndime të shumta […]

The post EMRAT/ Përleshje fizike mes kushërinjve në Cakran, policia shoqëron autorët babë e bir appeared first on BoldNews.al.

Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

By: user 4
15 April 2025 at 16:59

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive dhe që në ditët e para iu janë kundërvënë forcave të policisë italiane. Mediat italiane raportojnë se njëzet emigrantë kanë filluar një protestë të dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës për të shprehur irritimin e tyre mbi burgosjen që i kanë bërë. Menjëherë, autoritetet italiane kanë shtuar masat e sigurisë brenda kampit, ndërsa xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe dhomat e plaçkitura janë disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Ndërkohë në Itali, pamjet e refugjatëve që u sollën në Shëngjin me duart e lidhura me fasheta plastike kanë provokuar reagimin e menjëhershëm të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është pasuar me shqetësimin e të forcave të majta për keqtrajtime të mundshme.

Dhe në sfondin e polemikave për emigrantët e transferuar nga Italia në Shqipëri, një detaj që ende nuk është kuptuar mirë në Shqipëri është pikërisht profili i atyre 40 personave që mbërritën në portin e Shëngjinit më 11 prill.

Ata nuk janë azilkërkues të zakonshëm në kërkim të një jete më të mirë, por individë që, sipas autoriteteve italiane, përbëjnë rrezik për rendin publik, të dënuar apo të hetuar për vepra të rënda penale.

Përdhunues, trafikantë armësh, tentativë vrasje

Emigrantë duke pritur të zbresin në Gjadër (AP Photo/Vlasov Sulaj)

Ishte Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi që e qartësoi situatën pas pikëpyetjeve që u ngritën në Itali mbi shoqërimin e refugjatëve me duar të lidhura nga prangat plastike. Piantedosi ka theksuar se kjo është një “procedurë e zakonshme e zbatuar në mënyrë autonome nga forcat e rendit” dhe se “personat në fjalë ndodheshin në një gjendje kufizimi të lirisë personale si rezultat i vendimeve të autoritetit gjyqësor.”

Sipas të dhënave të bëra publike: 5 prej migrantëve ishin të dënuar për dhunë seksuale, pra ishin përdhunues, një tjetër ishte i dënuar për tentativë vrasjeje, disa të tjerë kishin precedentë për vepra të tilla si: posedim i armëve, vjedhje, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe plagosje, ndërsa katër vetë ishin konsideruar të rrezikshëm për shkak të historikut të tyre kriminal.

Qesharake/ Rama para dy vitesh: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri(VIDEO)

Në një shembull që raportojnë mediat italiane rezulton se autoritetet italiane referojnë për një shtetas me origjinë nga Afrika Veriore, i cili ishte liruar nga burgu më 30 mars pas një dënimi prej 1 viti, 5 muajsh e 27 ditësh, për mbajtje të paligjshme armësh, vjedhje dhe rezistencë ndaj policisë. Ai kishte marrë disa dënime, përfshirë për grabitje dhe plagosje, si dhe kishte përdorur shumë identitete të rreme. Ky person, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali më 8 nëntor 2016, nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të rregulluar statusin e tij, duke mbetur në mënyrë të paligjshme në vend për vite me radhë.

Kështu 10 prej 40 personave kishin precedentë penalë apo ishin të sinjalizuar për vepra kundër personit, si tentativë vrasjeje, dhunë seksuale apo plagosje. 16 të tjerë ishin të përfshirë në krime kundër pasurisë, për 7 kishte pasur akuza për trafik apo shpërndarje droge dhe të tjerët kishin shkelje të lidhura me imigracionin e parregullt apo përdorim të dokumentave false.

A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

Rama dhe Meloni në Gjadër

Nëse italianët kanë gjithë të drejtën t’i kërkojnë llogari autoriteteve të tyre se pse i kanë sjellë migrantët të lidhur gjatë zbarkimit, në Shqipëri çështja është një tjetër: A ishte ky borxhi që Shqipëria i kishte Italisë, sa për të strehuar kriminelët të cilëve iu është refuzuar pasaporta italiane?

Sepse ky “borxh” ishte justifikimi që kryeministri Rama dha në momentin që firmosi paktin me homologen e tij në Itali, Xhorxhia Meloni.

Në nëntor të vitit 2023 u tha se Shqipëria do të strehonte maksimumi 3 mijë refugjatë që do të kapeshin në ujërat ndërkombëtare dhe do të trajtoheshin në Kampin e Gjadrit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Rama lëshoi edhe sloganin “Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet!”.

E majta italiane kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Jo një “Guantanamo” në Shqipëri

Ai e justifikoi dhënien e territorit shqiptar në dispozicion të Italisë, duke thënë se ky ishte një borxh që populli shqiptar ia ka Italisë “për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje”./Lapsi.al

The post Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë? appeared first on Lapsi.al.

SIRI – Më shumë se 200 luftëtarë të vrarë në përleshje

KAJRO, 8 mars /ATSH-DPA/ – Luftimet në Siri midis forcave qeveritare dhe kryengritësve besnikë të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kanë lënë më shumë se 200 njerëz të vdekur nga të dyja palët, në dhunën më vdekjeprurëse të vendit të shkatërruar nga lufta në muaj, raportoi një grup monitorues të shtunën.

Përleshjet shpërthyen të enjten në zonën bregdetare të Sirisë pas një sërë sulmesh dhe pritash – për të cilat fajësohen mbështetësit e armatosur të al-Asad-it – në shënjestër të forcave të qeverisë kalimtare.

”Numri i të vdekurve nga luftimet gjatë dy ditëve ka rezultuar në 93 të vdekur në mesin e forcave qeveritare dhe 120 në mesin e sulmuesve të armatosur”, tha sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Vdekjet mund të rriten më tej, sipas monitoruesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që mbështetet në një rrjet aktivistësh brenda Sirisë.

Përleshjet në rrugë po vazhdojnë në provincat bregdetare të Latakias dhe Tartusit.

”Përleshjet pranë dy spitaleve në Latakia, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, lanë viktima në të dyja anët”, tha observatori.

Provinca Latakia është një bastion i sektit pakicë alavit të cilit i përket al-Assad.

Dhjetra alavitë thuhet se janë ekzekutuar në mes të përleshjeve, më të rëndat që nga rrëzimi i al-Asadit në dhjetor.

Observatori raportoi të premten se rreth 160 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin vrarë në zonën bregdetare të Sirisë.

”Shumica e vdekjeve të tilla rezultuan nga ekzekutimet e kryera nga forcat qeveritare të sigurisë”, shtoi ai.

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili komandonte një aleancë rebele të udhëhequr nga islamikët që rrëzoi al-Asad, u zotua se kushdo që kryen abuzime kundër civilëve do të ndëshkohet ashpër.

Megjithatë, ai nuk përmendi raporte për ekzekutime civile.

Që nga përmbysja e al-Asadit, udhëheqja e re e Sirisë ka bërë presion për heqjen e sanksioneve të vendosura gjatë sundimit të tij dhe po përpiqet të rivendosë sigurinë në vendin e shkatërruar nga një luftë e gjatë civile./  a.jor.

The post SIRI – Më shumë se 200 luftëtarë të vrarë në përleshje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përleshje mes shqiptarëve në Itali, 4 persona të arrestuar

2 March 2025 at 16:31

Autoritetet italiane kanë arrestuar 4 të rinj shqiptarë në fundjavë, të cilët janë vënë në pranga nga karabinierët e Kompanisë Casale, me akuzën e përleshjes në grup. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se konflikti i dhunshëm ka ndodhur rreth orës 18:00 të së premtes, në ‘Piazza Castello’. Shkaqet e përleshjes nuk janë përcaktuar ende, ndërsa policia nuk […]

The post Përleshje mes shqiptarëve në Itali, 4 persona të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

GREQI – 29 të plagosur në përleshjet gjatë tubimit përkujtimor për aksidentin e Tempit

28 February 2025 at 16:55

ATHINË, 28 shkurt /ATSH-ANA/ – Të paktën 29 persona (18 burra dhe 11 gra) u pranuan në spitalet e Athinës me lëndime të lehta, pas incidenteve që kanë ndodhur në sheshin ”Sintagma”, gjatë mitingut për dyvjetorin e tragjedisë hekurudhore në Tempi.

Nga këta, 19 janë transportuar me ambulanca dhe 10 të tjerë kanë shkuar vetë në spital.

Përleshje shpërthyen sot në qendër të Athinës, ndërsa një grup individësh të paidentifikuar filluan të hidhnin molotovë ​drejt një njësie të madhe policie të vendosur në oborrin e Parlamentit grek – ku po zhvillohet një protestë masive paqësore për të shënuar dyvjetorin e aksidentit hekurudhor vdekjeprurës.

Fatkeqësia e 28 shkurtit 2023 në Tempi – ku një tren pasagjerësh u përplas ballë për ballë me një tren mallrash që po afrohej – është aksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi.

Përplasja e trenave shkaktoi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur dhe ekspozoi mangësi në infrastrukturën e transportit të vendit./ a.jor.

 

The post GREQI – 29 të plagosur në përleshjet gjatë tubimit përkujtimor për aksidentin e Tempit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I morën me dhunë 1 mijë euro 35 vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

By: Mirgen
1 February 2025 at 09:38

Dy të rinj kanë grabitur me dhunë një 35 vjeçar në Tiranë. Në pranga ka rënë 22 vjeçari Denis Saliu ndërsa në kërkim është shpallur Mehmet Jata, 23 vjeç, pasi i kanë grabitur 35 vjeçarit një shumë prej 1 mijë eurosh. Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u […]

The post I morën me dhunë 1 mijë euro 35 vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Përleshje me mjete të mprehta mes katër personave në Prishtinë – arrestohen dy prej tyre

14 January 2025 at 10:41

Katër meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje të dhunshme pas një mosmarrëveshje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Ata kanë përdorur mjete të mprehta gjatë përleshjes, duke shkaktuar lëndime trupore, ka njoftuar policia.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm dhe është vendosur nën mbikëqyrje të policisë.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka nisur hetimet për rastin. /Telegrafi/

The post Përleshje me mjete të mprehta mes katër personave në Prishtinë – arrestohen dy prej tyre appeared first on Telegrafi.

Përleshje me thikë në Lipjan të Kosovës, lëndohen 4 të mitur

19 December 2024 at 22:33

Katër persona të mitur kanë pësuar lëndime si pasojë e një përleshjeje sonte në Lipjan ku janë përdorur edhe mjete të mprehta.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar katër të mitur. Katër personat e lënduar, dy prej të cilëve dyshohet të kenë lëndime nga arma e ftohtë thikë, janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përleshje me thikë në Lipjan të Kosovës, lëndohen 4 të mitur appeared first on Euronews Albania.

Çfarë ndodhi? Përleshje mes dy grupeve, plagoset me armë një person, arrestohen 3 të dyshuar

16 December 2024 at 11:09

Një person ka pësuar lëndime të rënda në këmbë nga arma e zjarrit gjatë përleshjeve mes dy grupeve të ndryshme në Fushë Kosovë. Ngjarja është raportuar nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtyre përleshjeve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:30. Po ashtu në raport thuhet se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar.

“Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja”, thuhet në raport.

Mësohet se një tjetër person ka marrë plagë në trup nga një tjetër përleshje. Mediat në Kosovë raportojnë se plagosjet janë regjistruar në dy ditë të ndryshme. Të dielën rreth orës 18:00 u raportua për një tjetër përleshje mes dy grupeve ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Fushë Kosovë 15.12.2024-18:00. Raportohet se pas një përleshje në mes dy grupeve, si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa njësitë policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

The post Çfarë ndodhi? Përleshje mes dy grupeve, plagoset me armë një person, arrestohen 3 të dyshuar appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌