Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët

By: user 6
27 June 2025 at 21:43

Parlamenti gjerman miratoi sot me shumicë dërrmuese një pezullim 2-vjeçar të ribashkimit familjar për refugjatët me status mbrojtjeje plotësuese. Projektligji i Ministrisë së Brendshme ka të bëjë me të afërmit e refugjatëve që jetojnë në Gjermani pa status të njohur të azilit. Në të ardhmen, të afërmit do të lejohen të hyjnë në Gjermani vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Pas një debati disi të tensionuar në parlament, projektligji u miratua me 444 vota pro dhe 135 kundër. Edhe para se të fillonte debati, Alternativa për Gjermaninë (AfD) njoftoi se do të votonte në favor të projektligjit të qeverisë së koalicionit, duke e quajtur atë “një hap shumë të vogël në drejtimin e duhur”.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, sekretari parlamentar i partisë, Bernd Baumann, akuzoi Ministrin e Brendshëm të Socialistëve Kristianë Alexander Dobrindt për përvetësimin e pozicioneve të partisë së tij.

Duke justifikuar paraqitjen e projektligjit nga qeveria, Ministri i Brendshëm argumentoi se qëllimi kryesor është të çlirojë sistemin gjerman të pritjes dhe integrimit të refugjatëve.

Në fjalën e tij, ministri gjerman theksoi se çështja “nuk mund të zgjidhet me një reformë të vetme”. Ajo që nevojitet është një “numër i konsiderueshëm masash që duhet të merren në mënyrë që emigracioni të arrijë një pikë kthese në Gjermani”.

Sipas Ministrit të Brendshëm, qëllimi i qeverisë është të kontrollojë dhe kufizojë emigracionin në Gjermani. Ministri kristian socialist theksoi se “ky është misioni ynë për katër vitet”. Fjalimi i tij u shoqërua me mosmiratim nga grupet e opozitës.

Pezullimi i ribashkimit familjar është “çnjerëzor”, theksoi në fjalimin e tij zëdhënësi i të Gjelbërve (Die Grünen) për çështjet e politikës së brendshme, Marcel Emmerich, duke shtuar se, pa familjet e tyre, refugjatët shpesh nuk kanë mbështetjen e nevojshme emocionale për integrim të suksesshëm.

Duhet theksuar se ribashkimi i familjeve të refugjatëve me status mbrojtjeje plotësuese është kufizuar kohët e fundit, në kontrast me ribashkimin e familjeve të refugjatëve të njohur, në 1,000 të afërm në muaj.

OJQ-ja Pro Asyl theksoi se disa nga refugjatët me status mbrojtjeje plotësuese kanë pritur që familjet e tyre të vijnë në Gjermani për vite me radhë.

OJQ-ja gjermane njoftoi se do të shqyrtonte një apel të mundshëm në gjykatat gjermane dhe “nëse është e nevojshme, do të mbështesë ata që preken nga ligji i ri në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin veprime ligjore kundër shkeljeve të ligjeve në fuqi”.

OJQ-ja tashmë është ankuar në gjykata pas urdhrit të Ministrit të Brendshëm më 7 maj për të kthyer azilkërkuesit në kufirin gjerman, me përjashtim të grupeve vulnerabël, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe të sëmurët.

Qeveria gjermane, megjithatë, nuk po devijon nga kursi i saj mbi politikën e imigracionit, pavarësisht vendimit urgjent të Gjykatës Administrative të Berlinit, e cila kohët e fundit e shpalli të paligjshëm dëbimin e tre somalezëve gjatë një kontrolli në stacionin e trenit Frankfurt-Oder në kufirin gjermano-polak.

Të mërkurën e kaluar, Dobrid tha se që nga 7 maji, rreth 5,000 njerëz janë shtyrë mbrapsht në kufi, përfshirë 264 azilkërkues. Fakti që përqindja e azilkërkuesve është e vogël ndoshta për shkak të faktit se është bërë e ditur nga të gjithë se një kërkesë për azil nuk çon më automatikisht në hyrje në Gjermani, vlerësoi ministri socialist kristian. /BalkanWeb

The post Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët appeared first on Lapsi.al.

Gjermania pezullon përkohësisht bashkimet familjare

By: Elva
27 June 2025 at 15:38

Parlamenti gjerman ka miratuar një ligj të ri që pezullon për dy vite bashkimet familjare për refugjatët që nuk kanë status të plotë azili. Lajmi u bë i ditur nga Deutsche Welle. Vendimi prek ata që kanë marrë të ashtuquajturën “mbrojtje plotësuese”  një formë mbrojtjeje që u jepet personave që nuk plotësojnë kushtet për azil, […]

The post Gjermania pezullon përkohësisht bashkimet familjare appeared first on BoldNews.al.

Plani Meloni–Rama/ Si BE po e kthen Ballkanin në kosh mbeturinash

By: user 4
26 May 2025 at 19:31

Para se refugjati maroken Hamid Badoui të vetëvritej në burgun e Torinos, kishte marrë lajmin se duhej të rikthehej në izolimin e Gjadrit në Lezhë, aty ku prej disa javësh qëndrojnë të burgosur dhjetëra refugjatë me rekorde kriminale.

Koha që Hamid Badoui kishte kaluar në kampin e Gjadrit i kishte mjaftuar për t’i bërë vetes një betim, se nuk do të kthehej kurrë më në atë vend, madje një moment i ishte rrëfyer avokatit të tij duke ia thënë qartë dhe shkoqur: “Burgu është më i mirë se CPR-ja në Gjadër, unë nuk kthehem më në Shqipëri.”

Vetëvritet në Itali marokeni: Burgu është më i mirë se kampi në Gjadër!

Por kushtet çnjerëzore nën të cilat detyrohen të mbijetojnë refugjatët afrikanë në vendin tonë kanë dhënë rezultate të pëlqyeshme për qeverinë italiane, madje edhe lajmi për vetëvrasjen e një refugjati që refuzon të kthehet në Shqipëri, paradoksalisht është marketing i mirë për masat kundër emigracionit që ka ndërmarrë Italia.

Nga “palazzo Chigi”, Xhorxhia Meloni sheh se si lajme të tilla e frenojnë akoma më tej valën e emigrantëve nga Afrika. Kur llogarisin se mund të përfundojnë në një vend të humbur të Shqipërisë, të izoluar nga rrjetat e larta të hekurit, nën mbikqyrjen e xhandarëve italianë, pa avokatë, larg syrit të organizatave ndërkombëtare dhe pa gazetarë të vëmëndshme ndaj historive të tyre të dhimbjes, refugjatët stepen.

Ky “sukses” politik i Melonit, që shkel me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, por funksionon, sepse i rrallon varkat me refugjatë në Mesdhe, ka ngjallur zili tek shtetarët e vendeve të tjera europiane, që kërkojnë rezultate dhe mezi presin të gjejnë një vend ballkanik që t’i dojë, aq sa e do Rama Melonin.

Me zgjidhjen e tyre kontroverse, çifti Rama-Meloni ka marrë vëmëndjen e disa kryeministrave të Bashkimit Europian që janë nën presion për masa konkrete kundër emigracionit, por i njëjti çift është kthyer në shënjestër të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që po ngrenë alarmin se modeli “Shqipëria” mund të përhapet në të gjithë Ballkanin.

Alarmi i Human Rights Watch

Një raport i fundit i Human Rights Watch e vë gishtin mbi një skenar të dyshimtë që rrezikon të zgjerohet në Ballkan: ngritja e qendrave pritëse për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga vendet perëndimore në vende si Bosnja, Serbia dhe Shqipëria.

Në një deklaratë zyrtare, Human Rights Watch i ka bërë thirrje qeverive europiane të rishqyrtojnë çdo plan për të dërguar emigrantë në Bosnje dhe Hercegovinë, duke ngritur alarmin për shkeljet e të drejtave të njeriut që janë evidentuar në qendrat e ndalimit atje.

“Ndalimi i zgjatur i migrantëve pa garanci të mjaftueshme i vë njerëzit në rrezik shkeljesh të të drejtave,” deklaron Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Watch.

“Shtimi i kërkuesve të refuzuar të azilit nga Britania e Madhe apo ndoshta edhe nga Bashkimi Europian, në sistemin tashmë problematik të ndalimit në Bosnjë vetëm do të përkeqësonte problemet ekzistuese dhe do të rëndonte abuzimet.”

Në prill të këtij viti, Human Rights Watch kaloi dy javë në Bosnje për të hetuar situatën e migrantëve. Në qendrën e ndalimit në Lukavicë, pranë Sarajevës, organizata vërejti një sërë problemesh: vonesa të gjata në përpunimin e kthimeve, kufizim i qasjes në ndihmë ligjore, mungesë transparence dhe asnjë formë mbështetjeje psikologjike për të ndaluarit.

Meloni ndryshon paktin që firmosi me Ramën, Shqipëria shtet me Cpr

The Times: Starmer do i kërkojë Kosovës të pranojë ngritjen e kampeve të emigrantëve

Një nga pikat më të rënda është mungesa e transparencës për të akuzuarit për kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Një avokat i Vasa Prava BiH u shpreh se “Sistemi është i mbyllur dhe nuk na jep lloj të tillë informacioni për akuzat apo detajet private – as neve dhe as klientit. Edhe kur i marrim vesh disa detaje, nuk mund t’i përdorim. Informacioni bazë për arsyen pse një person konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare duhet t’i bëhet i ditur atij.”

Ballkani, si magazinë njerëzore larg Europës

Bosnja nuk është i vetmi vend që po negocion me Britaninë e Madhe. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e përjashtoi mundësinë e ngritjes së qendrave për emigrantët në vendin e saj, ndërsa Gjermania ka shprehur miratimin për eksportimin e refugjatëve sipas të njëjtit model në Maqedoninë e Veriut.

Modeli “Shqipëria” mund të ndiqet jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë nisur diskutime me Libinë dhe vende të tjera në Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore për të identifikuar destinacione alternative për të rivendosur emigrantët që janë dëbuar nga territori i SHBA-së, por që nuk mund të kthehen drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës.

“Wall Street Journal” citoi burime nga administrata amerikane, sipas të cilave vendet e kontaktuara përfshijnë edhe Libinë, Ruandën, Beninin, Eswatinin, Moldavinë, Mongolinë dhe Kosovën.

Kështu pra, vendet perëndimore i kanë tejkaluar dyshimet dhe po e kërkojnë me ngulm projektin që u gatua në Vlorë, kur Rama joshi Melonin me disa ditë pushime në jug të Shqipërisë bashkë me familjen, por ndërkohë, me sa u kuptua më vonë, të dy kishin punuar bashkë për një plan që e eksporton problemin e refugjatëve në një zonë të paqëndrueshme si Ballkani.

Vetëm se sipas këtij projekti, vendet e Ballkanit Perëndimor marrin trajtat e një magazinë njerëzore, të njerëzve të cilët nuk meritojnë të trajtohen sipas të gjitha ligjeve që respektojnë të drejtat e njeriut. Në vend të kësaj, ata transportohen në vendet Ballkanike ku mund të burgosesh pa gjyq, të keqtrajtohesh dhe të izolohesh në një vend të humbur, ku askush nuk do të shqetësohet dhe ky i jep gadishullit imazhin e një rajoni akoma më larg  standarteve dhe botëkuptimit evropian.

Në një deklaratë pas vdekjes së refugjatit, Hamid Badoui, Amnesty International Italia shprehej se “modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje” duke iu referuar kushteve degraduese në Gjadër, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni.

“Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe shtrëngimin si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizshmërisë njerëzore” – thuhej në deklaratën e Amnesty International që për momentin ka rënë në vesh të shurdhër, pasi politikanët e vendeve perëndimore janë në kërkim të territoreve të tjera Ballkanike për të ndërtuar burgje të reja për emigrantët./Lapsi.al

The post Plani Meloni–Rama/ Si BE po e kthen Ballkanin në kosh mbeturinash appeared first on Lapsi.al.

Trump si Meloni/ Po kërkon një vend ku të shkarkojë refugjatët, opsioni Libia

By: user 4
7 May 2025 at 14:31

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të deportojë emigrantë në Libi, sipas një modeli tashmë të njohur që u aplikua nga kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni në marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe që konkludoi me ngritjen e kampeve-burgje për refugjatët afrikanë në Gjadër të Lezhës.

Sipas The New York Times dhe Reuters, të cilat citojnë zyrtarë që folën në kushte anonimiteti, ushtria amerikane mund të fillojë transportimin e të deportuarve drejt Libisë që nga dita e mërkurë.

Nuk dihet ende se sa emigrantë do të dërgohen në Libi apo cilës kombësi i përkasin personat që administrata mund të deportojë.

Pse në Libi?

Libia është famëkeqe për rrjetin e saj të qendrave të ndalimit të emigrantëve, të cilat organizatat për të drejtat e njeriut i kanë përshkruar si çnjerëzore.

Në një raport të vitit 2021, Amnesty International i quajti këto qendra një “ferr i vërtetë”, ku të ndaluarit përballen me tortura, dhunë seksuale, punë të detyruar dhe madje skllavëri.

Në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Libi, të publikuar vitin e kaluar, kushtet e jetesës në këto qendra janë përshkruar si “të ashpra dhe të rrezikshme për jetën”. Përveç të tjerave migrantët në këto ambiente, përfshirë fëmijët, nuk kanë akses në gjykata emigracioni apo procedura të rregullta ligjore.

Çfarë dihet deri tani

Trump, i cili e shndërroi çështjen e emigracionit një nga shtyllat e fushatës së tij, ka ndërmarrë një aksion të gjerë goditjeje që prej rikthimit në detyrë në janar. Administrata e tij ka ndaluar dhe deportuar mijëra persona, përfshirë dërgimin e të dyshuarve si anëtarë bandash në burgje famëkeqe si në Guantanamo Bay dhe El Salvador.

Një zyrtar i tha Reuters se administrata e Trump ka shqyrtuar disa vende për të dërguar migrantë, përfshirë Libinë. Por nuk dihet ende nëse është arritur një marrëveshje me autoritetet libiane për të pranuar të deportuar të kombësive të tjera.

Departamenti i Shtetit ka lëshuar një këshillë udhëtimi të nivelit 4 për Libinë, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë atje për shkak të krimit, terrorizmit, minave të pashpërthyera, trazirave civile, rrëmbimeve dhe konflikteve të armatosura.

Më herët ishte raportuar se administrata po shqyrtonte edhe Rwandën si vend ku mund të deportohen emigrantë.

Deklaratat

Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha në një mbledhje kabineti në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar:

“Ne po kërkojmë aktivisht vende të tjera që të marrin njerëz nga vende të treta… jo vetëm El Salvadorin. Po punojmë me vende të tjera për t’iu thënë: ‘duam t’ju dërgojmë disa nga qeniet më të neveritshme njerëzore në vendet tuaja, a do ta bëni këtë për ne si nder?’. Dhe sa më larg nga Amerika, aq më mirë që të mos kthehen më pas.”

Sarah Leah Whitson, drejtore ekzekutive e organizatës Democracy for the Arab World Now, shkroi në X (ish-Twitter): “Migrantët prej kohësh trafikohen, torturohen dhe mbahen për shpërblim në Libi. Vendi është në luftë civile. Nuk është një vend i sigurt për të dërguar askënd.”

Aaron Reichlin-Melnick, ekspert pranë American Immigration Council, publikoi në X një foto nga një qendër ndalimi në Libi dhe shkroi: “Mos ktheni kokën në anën tjetër. Kështu duken qendrat e ndalimit të migrantëve në Libi. Këtë po bën Trump.”

“Amnesty International i quajti këto vende një ‘ferr’ ku rrahjet janë të zakonshme dhe dhuna seksuale e përhapur. Ka raportime për trafik njerëzor dhe madje për skllavëri.”

Çfarë ndodh më pas

Rruga ligjore mbetet e pasigurt. Një urdhër i Gjykatës së Lartë në prill ndaloi përkohësisht deportimin e një grupi venezuelianësh që administrata i kishte cilësuar si anëtarë bandash. Mbetet e paqartë nëse do të ndërmerret ndonjë veprim ligjor i ngjashëm përpara se të fillojnë deportimet drejt Libisë.

Ndërkohë, raportohet se administrata Trump po eksploron marrëveshje me më shumë vende që janë të gatshme të pranojnë të deportuarit.

The post Trump si Meloni/ Po kërkon një vend ku të shkarkojë refugjatët, opsioni Libia appeared first on Lapsi.al.

Mediat italiane: Nga 41 emigrantë në Gjadër, kanë mbetur 25

By: user 4
28 April 2025 at 17:47

Mediat italiane, duke cituar burime pranë Partisë Demokratike të Italisë, raportojnë se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në kampin e Gjadrit në Lezhë, aktualisht ndodhen aty vetëm 25 persona.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me 16 të tjerët. Sipas raportimeve, ata mund të jenë rikthyer në Itali në pritje të procedurës së riatdhesimit, ose mund të ndodhen në dhoma izolimi pas revoltës që ndodhi para dy javësh në këtë kamp, ku disa prej emigrantëve protestuan ndaj kushteve dhe trajtimit.

Një tjetër pikë e nxehtë që ka hapur debat është edhe mënyra se si trajtohet një kërkesë për azil nga këta emigrantë sapo ata ndodhen në Gjadër. Nëse një prej tyre kërkon azil në territorin shqiptar, procedura konsiderohet e pavlefshme dhe ai duhet të rikthehet menjëherë në Itali, ku procesi rinis nga e para.

Ky episod ka shtuar edhe më tej polemikat për marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës mbi sistemimin e emigrantëve që kapen në ujërat italiane.

The post Mediat italiane: Nga 41 emigrantë në Gjadër, kanë mbetur 25 appeared first on Lapsi.al.

Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

By: user 4
15 April 2025 at 16:59

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive dhe që në ditët e para iu janë kundërvënë forcave të policisë italiane. Mediat italiane raportojnë se njëzet emigrantë kanë filluar një protestë të dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës për të shprehur irritimin e tyre mbi burgosjen që i kanë bërë. Menjëherë, autoritetet italiane kanë shtuar masat e sigurisë brenda kampit, ndërsa xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe dhomat e plaçkitura janë disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Ndërkohë në Itali, pamjet e refugjatëve që u sollën në Shëngjin me duart e lidhura me fasheta plastike kanë provokuar reagimin e menjëhershëm të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është pasuar me shqetësimin e të forcave të majta për keqtrajtime të mundshme.

Dhe në sfondin e polemikave për emigrantët e transferuar nga Italia në Shqipëri, një detaj që ende nuk është kuptuar mirë në Shqipëri është pikërisht profili i atyre 40 personave që mbërritën në portin e Shëngjinit më 11 prill.

Ata nuk janë azilkërkues të zakonshëm në kërkim të një jete më të mirë, por individë që, sipas autoriteteve italiane, përbëjnë rrezik për rendin publik, të dënuar apo të hetuar për vepra të rënda penale.

Përdhunues, trafikantë armësh, tentativë vrasje

Emigrantë duke pritur të zbresin në Gjadër (AP Photo/Vlasov Sulaj)

Ishte Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi që e qartësoi situatën pas pikëpyetjeve që u ngritën në Itali mbi shoqërimin e refugjatëve me duar të lidhura nga prangat plastike. Piantedosi ka theksuar se kjo është një “procedurë e zakonshme e zbatuar në mënyrë autonome nga forcat e rendit” dhe se “personat në fjalë ndodheshin në një gjendje kufizimi të lirisë personale si rezultat i vendimeve të autoritetit gjyqësor.”

Sipas të dhënave të bëra publike: 5 prej migrantëve ishin të dënuar për dhunë seksuale, pra ishin përdhunues, një tjetër ishte i dënuar për tentativë vrasjeje, disa të tjerë kishin precedentë për vepra të tilla si: posedim i armëve, vjedhje, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe plagosje, ndërsa katër vetë ishin konsideruar të rrezikshëm për shkak të historikut të tyre kriminal.

Qesharake/ Rama para dy vitesh: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri(VIDEO)

Në një shembull që raportojnë mediat italiane rezulton se autoritetet italiane referojnë për një shtetas me origjinë nga Afrika Veriore, i cili ishte liruar nga burgu më 30 mars pas një dënimi prej 1 viti, 5 muajsh e 27 ditësh, për mbajtje të paligjshme armësh, vjedhje dhe rezistencë ndaj policisë. Ai kishte marrë disa dënime, përfshirë për grabitje dhe plagosje, si dhe kishte përdorur shumë identitete të rreme. Ky person, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali më 8 nëntor 2016, nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të rregulluar statusin e tij, duke mbetur në mënyrë të paligjshme në vend për vite me radhë.

Kështu 10 prej 40 personave kishin precedentë penalë apo ishin të sinjalizuar për vepra kundër personit, si tentativë vrasjeje, dhunë seksuale apo plagosje. 16 të tjerë ishin të përfshirë në krime kundër pasurisë, për 7 kishte pasur akuza për trafik apo shpërndarje droge dhe të tjerët kishin shkelje të lidhura me imigracionin e parregullt apo përdorim të dokumentave false.

A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë?

Rama dhe Meloni në Gjadër

Nëse italianët kanë gjithë të drejtën t’i kërkojnë llogari autoriteteve të tyre se pse i kanë sjellë migrantët të lidhur gjatë zbarkimit, në Shqipëri çështja është një tjetër: A ishte ky borxhi që Shqipëria i kishte Italisë, sa për të strehuar kriminelët të cilëve iu është refuzuar pasaporta italiane?

Sepse ky “borxh” ishte justifikimi që kryeministri Rama dha në momentin që firmosi paktin me homologen e tij në Itali, Xhorxhia Meloni.

Në nëntor të vitit 2023 u tha se Shqipëria do të strehonte maksimumi 3 mijë refugjatë që do të kapeshin në ujërat ndërkombëtare dhe do të trajtoheshin në Kampin e Gjadrit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Rama lëshoi edhe sloganin “Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet!”.

E majta italiane kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Jo një “Guantanamo” në Shqipëri

Ai e justifikoi dhënien e territorit shqiptar në dispozicion të Italisë, duke thënë se ky ishte një borxh që populli shqiptar ia ka Italisë “për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje”./Lapsi.al

The post Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t’iu shlyer Italisë? appeared first on Lapsi.al.

VENDIMI/ Gjykata e Apelit në Romë rikthen sërish në Itali refugjatët e Gjadërit

31 January 2025 at 20:24

43 refugjatët e Gjadër do të rikthehen që nesër sërish në Itali. Ky është vendimi që ka marrë këtë të premte Gjyka e Apelit në Romë. Mediat italiane raportpojnë se togat e zeza kanë pezulluar vendimin dhe kanë referuar dokumentet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Kjo ndodh në një kohë kur pritet një vendim i […]

The post VENDIMI/ Gjykata e Apelit në Romë rikthen sërish në Itali refugjatët e Gjadërit appeared first on BoldNews.al.

Do të kthehen në Itali 4 nga 49 refugjatët e ardhur sot në Shëngjin, 3 prej tyre janë minorenë

28 January 2025 at 18:32

Do të kthehen sërish në Itali mbrëmjen e sotme 4 nga 49 refugjatët që mbërritën mëngjesin e sotëm në qendrën e pritjes në Shëngjin. Lajmi raportohet nga media italiane ANSA, teksa tre prej refugjatëve që do të kthehen në Itali janë minorenë, ndërsa një tjetër është i rritur vulnerabël. Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në […]

The post Do të kthehen në Itali 4 nga 49 refugjatët e ardhur sot në Shëngjin, 3 prej tyre janë minorenë appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

24 January 2025 at 15:48

Refugjatët afganë të vendosur në zonën turistike të Shëngjinit kanë reaguar lidhur me vendimin e presidentit Donald Trump për të pezulluar për 90 ditë programin USRAP (Programi Amerikan për Refugjatët).

Ata shprehen se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ardhmja e tyre dhe familjarëve që kanë lënë pas është në rrezik.

“Vendimi i Trump nuk më duket i drejtë. Njerëzit tonë e kanë ndihmuar ushtrinë amerikane në Afganistan. Ne duam që edhe njerëzit tanë, të cilët kanë ngelur në Afganistan, të mos lihen në harresë, pasi jeta e tyre është e rrezikuar. Ata kërkojnë ndihmë për t’u evakuar nga Afganistani, sepse po përballen me sulmet e vazhdueshme nga talibanët dhe jetojnë në një situatë tejet të rrezikshme. Njerëzit që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane po vriten nga talibanët. Nëse nuk na ndihmon Amerika ky do të jetë fundi i jetës sonë, pasi ne nuk mund të shkojmë më në Afganistan, se talibanët e dinë kush e ka ndihmuar ushtrinë amerikane.

Pa mbështetjen e Donald Trump dhe të Amerikës ne jemi të pashpresë. Duhet të na vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po kalojmë. Jeta jonë është në rrezik dhe qëllimi është të shkojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shprehen dy refugjatë.

Aktualisht në zonën turistike të Shëngjinit janë vendosur 200 familje afgane, ku kontingjenti më i fundit ka ardhur një javë më parë.

Refugjatët afganë nisën të vijnë në Shqipëri në gusht të vitit 2021, pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan.

Të tjera zhvillime priten pas 90 ditëve, një afat i lënë në dispozicion sekretarit të Departamentit për Sigurinë Kombëtare dhe sekretarit të Shtetit, të cilët duhet të njoftojnë presidentin Trump nëse programi për refugjatët përputhet me interesat e SHBA-së./RTSH

The post Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik appeared first on Telegrafi.

Dështon pakti Rama-Meloni/ Kampi i Gjadrit një investim i ngrirë, refugjatët nuk erdhën kurrë

By: Oldi
5 January 2025 at 08:41

Marrëveshja Meloni-Rama për emigrantët parashikonte që rreth 3,000 refugjatë të mbërrinin çdo muaj në kampet e Gjadrit. Anija e parë “Libra” mbërriti në Portin e Shëngjinit më 16 tetor dhe për tre muaj me radhë – tetor, nëntor e dhjetor, – do të duhej që të kishte sjellë rreth nëntë mijë refugjatë, por sot kampi […]

The post Dështon pakti Rama-Meloni/ Kampi i Gjadrit një investim i ngrirë, refugjatët nuk erdhën kurrë appeared first on BoldNews.al.

Si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit në Gjadër

By: Ela
3 January 2025 at 19:29

Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si një kundërpërgjigje madhështore ndaj krizës së migracionit në Evropë. Por tani që ka kaluar vit dhe 67.5 milionë euro, skema ka ngecur në labirintet e proceseve gjyqësore […]

The post Si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit në Gjadër appeared first on BoldNews.al.

Do funksionojnë kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit? Ministri italian: Presim të rifillojmë transferimet e emigrantëve

31 December 2024 at 18:01

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi në një intervistë për “La Stampa” ka folur për qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Piantedosi u shpreh se qendrat në Shqipëri për emigrantët peshuan vendimet e para të disa magjistratëve, të cilët gjetën një mohim të parë, të rëndësishëm në një vendim të fundit të Gjykatës së Kasacionit. Sipas tij ata besojnë se kanë hedhur themelet për tejkalimin e çdo dyshimi me ndërhyrjen e fundit legjislative për të ashtuquajturat ‘vende të sigurta’. Piantedosi theksoi se mbi këto baza presin që të rifillojnë sa më shpejt transfertat, të cilat nuk janë të nevojshme këto ditë për shkak të veprimeve parandaluese për të luftuar largimet nga Libia dhe Tunizia.

“Unë jam gjithashtu i sigurt se vendimet e ardhshme të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë do të afirmojnë arsyet e ligjit dhe atë që tashmë është e qartë në nivel evropian: ato qendra janë një pjesë e rëndësishme e strategjisë për të luftuar imigracionin e parregullt. Një nga ato ‘zgjidhjet inovative’ të kërkuara aq shpesh nga Këshilli Evropian për të luftuar imigracionin e paligjshëm të menaxhuar nga trafikantët e qenieve njerëzore”, shtoi Ministri i Brendshëm duke kujtuar se si në vitin 2024 kanë reduktuar ardhjet e parregullta me 60 për qind në krahasim me atë të një vit më parë dhe me 38 për qind krahasuar me vitin 2022.

Piantedosi tha se në qeverisha ata kanë rezultate të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar në drejtim të arrestimeve të konsiderueshme, duke filluar me kapjen e Mattheë Messina Money dhe shumë operacione antikrim.  Kur u pyet për zgjedhjet në Kampania ai u përgjigj se zgjedhjet rajonale, sipas dispozitës kushtetuese, do të zhvillohen brenda afateve të përcaktuara në statutet përkatëse rajonale.

“E kam thënë tashmë derisa të jem blu në fytyrë, nuk do bëhu kandidat,” tha ai.

The post Do funksionojnë kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit? Ministri italian: Presim të rifillojmë transferimet e emigrantëve appeared first on Sot News | Lajme.

Si do të veprohet me kampet e refugjatëve në Shqipëri? Meloni mbledh nesër Qeverinë

22 December 2024 at 18:48

Qeveria italiane do të vendosë ditën e nesërme (e hënë) se si do të veprohet në vazhdim me dërgimin e refugjatëve të jashtëligjshëm në kampet e riatdhesimit të ngritur në Shëngjin dhe Gjadër. “Kam thirrur për nesër një mbledhje qeverie për çështjen e Shqipërisë se si do të vazhdojmë”, tha Giorgia Meloni. Duke folur gjatë […]

The post Si do të veprohet me kampet e refugjatëve në Shqipëri? Meloni mbledh nesër Qeverinë appeared first on BoldNews.al.

Olaf Scholz siguron refugjatët sirianë: Jeni të mirëpritur në Gjermani

By: lia rda
13 December 2024 at 22:20

Kancelari gjerman Olaf Scholz siguroi refugjatët sirianë që janë “integruar” se ata mbeten “të mirëpritur” në vend, pasi partitë konservatore dhe e djathta ekstreme kërkojnë riatdhesimin e tyre pas rënies së Bashar al-Assad.

Ai që punon këtu, që është integruar, është i mirëpritur në Gjermani, kjo është e qartë,” tha kancelarja, duke vënë në dukje se “disa deklarata, ditët e fundit” kishin shkaktuar shqetësim tek sirianët.

Rreth 1 milion sirianë jetojnë sot në Gjermani. Shumica ikën atje pas shpërthimit të luftës civile në vitin 2011 dhe veçanërisht gjatë krizës së migracionit të vitit 2015. Disa kanë marrë nënshtetësinë gjermane, por pjesa tjetër janë të pambrojtur nëse fillon një proces deportimi.

Të hënën, Gjermania dhe vende të tjera të BE-së si Austria dhe Suedia njoftuan se po pezullonin vendimet për kërkesat për azil sirian, një ditë pasi Bashar al-Assad u rrëzua. Tashmë të dielën, kandidatja për kancelare e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) Alice Weidel kishte shkruar në Platformën X: “Nuk pranojmë më askënd!”./abcnews.al

Një epokë e re për Sirinë, kryeministri i ri Mohammad al-Bashir fton refugjatët të rikthehen në atdhe

11 December 2024 at 15:19

Kryeministri i ri i Sirisë u bëri thirrje sirianëve që kanë kërkuar strehim jashtë vendit, të kthehen në Siri, pas përmbysjes së presidentit Bashar al-Assad.

Mohammad al-Bashir, i emëruar nga grupet rebele si udhëheqës i Qeverisë kalimtare, i tha së përditshmes italiane, Corriere della Sera, se një nga synimet e tij të para është “kthimi i miliona refugjatëve sirianë që ndodhen jashtë vendit”.

“Kapitali i tyre njerëzor, përvoja e tyre do t’i mundësojë vendit të lulëzojë”, tha Bashir në intervistën e publikuar të mërkurën.

“Kam një thirrje për të gjithë sirianët jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka fituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni! Ne duhet ta rindërtojmë, të rilindemi dhe kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, tha ai.

Regjimi i Assadit në Siri ra më 8 dhjetor, kur pushtetin e mori organizata Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – e shpallur terroriste nga SHBA-ja – dhe aleatë të saj.

Lufta civile gati 14-vjeçare në këtë vend la të vrarë 500.000 njerëz dhe detyroi gjysmën e banorëve të largoheshin nga shtëpitë e tyre – miliona prej të cilëve gjetën strehim jashtë vendit.

Pas largimit të Assadit, Siria përballet me pasiguri të mëdha.

Shqetësime ka sidomos për dhunën sektare, edhe pse HTS-ja ka bërë përpjekje t’i sigurojë pakicat fetare se do të jenë të sigurta në Sirinë e re.

Komunitetet e ndryshme të vendit, përfshirë të krishterët, kurdët dhe alavitët, presin tani të shohin se çfarë qeverie do të udhëheqë Bashiri.

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, bëri thirrje të mërkurën për “respekt të ndërsjellë” midis feve në Siri.

The post Një epokë e re për Sirinë, kryeministri i ri Mohammad al-Bashir fton refugjatët të rikthehen në atdhe appeared first on Sot News | Lajme.

FOKUS – Scholz: Refugjatët ukrainas të gjejnë punë ose të kthehen në shtëpi

4 December 2024 at 22:12

BERLIN, 4 dhjetor /ATSH–DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se refugjatët ukrainas të papunë duhet të nxiten të gjejnë punë, pasi në të kundërt duhet të kthehen në vendin e tyre.

”Shumë prej tyre kanë qenë këtu për kaq shumë kohë, si të thuash…, por ata duhet të fillojnë tani të punojnë”, u tha Scholz ligjvënësve në Bundestag.

”Gjermania duhet të sigurojë që sa më shumë ukrainas dhe refugjatë të tjerë të kërkojnë punë, pasi të mësojnë gjermanishten dhe masa të tjera integruese. Sukseset e mëparshme me programin e ashtuquajtur ‘punë turbo’ të qeverisë nuk kanë mjaftuar”, argumentoi Scholz.

Dy ditë pas vizitës së tij në Kiev, Scholz tha se kishte folur gjatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për këtë çështje.

Scholz raportoi se Zelensky synon të ndihmojë në krijimin e një autoriteti ukrainas në Gjermani dhe Poloni për të mbështetur ukrainasit në gjetjen e punës ose kthimin në shtëpi.

Autoritetet e Kievit e kanë riemëruar Ministrinë e Riintegrimit, e cila është përgjegjëse për ndihmën e ukrainasve të kthyer, në Ministrinë e Unitetit Kombëtar.

Ukraina po mbrohet nga një pushtim rus prej më shumë se dy vitesh e gjysmë, me ndihmën e Perëndimit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth shtatë milionë ukrainas kanë ikur jashtë vendit.

Më shumë se një milion prej tyre, kryesisht gra me fëmijë, janë në Gjermani.

Mbi 260 000 refugjatë ukrainas kanë tashmë një punë./   /os/

The post FOKUS – Scholz: Refugjatët ukrainas të gjejnë punë ose të kthehen në shtëpi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Bejruti në Hartum, bota arabe po ndryshon përtej njohjes sonë

3 December 2024 at 11:47

Nga: Nesrine Malik / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Muajve të fundit kam përjetuar një ritual të zymtë sa herë që takoja njerëz nga disa vende arabe. Ishte një lloj ngushëllimi dhe informimi i ndërsjellë. Si janë gjërat te ju? Ku ndodhet familja juaj? Shpresoj të jeni të sigurt. Shpresoj që ata janë të sigurt. Shpresoj të jeni mirë. Jemi me ju.

Ka një ngushëllim në këtë, por edhe një ndjenjë sikleti. Ngushëllim, sepse fjalët janë të sinqerta, ndërsa solidariteti është i padurueshëm në seriozitetin e tij. Siklet, sepse përmasat e asaj që shumë njerëz po përjetojnë janë tepër të mëdha për t’u përfshirë në ato fjalë. Çdo gjë përshkruhet nga trauma e të mbijetuarit, por edhe nga zbërthimi i dijenisë se fatkeqësitë që po shkatërrojnë kombet tona kanë afruar distancat mes nesh.

Në qendër të gjithçkaje është Palestina – një traumë e hapur që përndjek këto bashkëveprime. Ka rënë një heshtje aty ku më parë kishte zemërim dhe tronditje. Kësaj i shtohet Libani. Para armëpushimit, një mikeshë libaneze më tha se ishte një ndjesi e çuditshme të mendonte që ndoshta nuk do të kishte më një vend ku të kthehej së shpejti. “Tmerr”, tha një tjetër kur e pyeta për situatën e familjes së saj në Bejrut. Pastaj e lamë këtë temë.

Në të njëjtën kohë, Sudani, për një vit e gjysmë, është në një luftë të pamëshirshme dhe të pakuptueshme. Edhe në Bregun e okupuar Perëndimor, pothuajse çdo palestinez që takova më pyeti për Sudanin; ndjeshmëria e tyre për luftën atje është skalitur nga përvoja e tyre. “Është turp i madh”, më tha një burrë, “[dhe] aq i panevojshëm. Janë gjithmonë udhëheqësit tanë ata që duan të luftojnë, kurrë populli”. Kudo që ndodh, ndihet si një luftë e vetme, shkaqet e së cilës janë komplekse, por pasojat për ata që vuajnë janë të thjeshta. Të gjithë jemi në telashe të njohura.

Nëse zgjerojmë këndvështrimin, pamja në botën arabe duket e zymtë. Zjarre të mëdha e të vogla po digjen gjithandej. Shumë vende – Libia, Iraku, Jemeni, Siria – janë ose të ndara nga konfliktet e vazhdueshme me intensitet të ulët (Siria po përshkallëzohet sërish), ose po vuajnë përmes krizave humanitare.

Pasojat e viteve të fundit janë tronditëse. Jo vetëm për sa i përket vdekjeve, por edhe zhvendosjeve. Skenat e qindra mijëra libanezëve që largohen nga luftimet, gjatë muajve të fundit, janë përsëritur në të gjithë rajonin. Trashëgimia është një odise e dhimbshme lëvizjesh, copëzimi dhe zhvendosjeje të pasigurt. Pothuajse çdo sudanez që njoh, brenda dhe jashtë Sudanit, është mbledhur bashkë me anëtarët e tjerë të familjes në rrethana të përkohshme, duke jetuar me valixhen gati, duke pritur për herën tjetër kur duhet të lëvizin përsëri. Dhe, ata janë me fat, të sigurt nga spastrimet etnike dhe uria në pjesët e tjera të vendit.

Një tjetër pasojë, më pak urgjente kur flitet për jetën dhe vdekjen, zë vend në sfond. Qytetet e mëdha historike po shkatërrohen dhe një proces i fshirjes së civilizimeve po ndodh. Të gjitha vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Siri janë dëmtuar ose shkatërruar. Xhamia e Madhe “Omari” në Gazë, që daton nga shekulli i pestë dhe që është përshkruar si “zemra historike e Gazës”, është rrënuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Qyteti i vjetër i Sanës në Jemen, i banuar për më shumë se dy mijë e pesëqind vjet, është klasifikuar si “në rrezik” që nga viti 2015. Këtë vit, në Sudan, dhjetëra mijëra artefakte, disa prej tyre që datojnë nga epoka faraonike, janë grabitur. Qytetet mund të rindërtohen, por trashëgimia është e pazëvendësueshme.

Edhe vendet e qëndrueshme, si Egjipti, nuk i kanë shpëtuar këtij sabotimi kulturor. Vendndodhjet e trashëgimisë po shkatërrohen për t’i hapur rrugë zhvillimit urban nga një qeveri që po nxiton të rindërtojë Egjiptin për t’iu përshtatur një monokulture të sundimit ushtarak. Në këtë ka një metaforë që vlen për të gjithë rajonin. Për hir të rrënjosjes së pushtetit, elita politike është e gatshme të vandalizojë identitetin.

Madje, edhe në mendjen time ndiej se kornizat kulturore po mjegullohen ndërsa arkitektura fizike po zhduket. Dhe, bashkë me të po fshihen edhe shumë gjëra të tjera – ndjesia e rrënjosjes, e vazhdimësisë, e të ardhmes. Shikoj fëmijët e mi dhe ndiej ftohtësinë nga kuptimi që topografia e Sudanit dhe e botës arabe, ashtu siç e përjetova unë përmes letërsisë, artit dhe udhëtimeve, është diçka që ata kurrë nuk do ta njohin. Për ta, lidhjet që i bashkojnë me prindërit e tyre – ashtu siç më lidhën mua me të mitë – po shkëputen.

E di që tani tingëlloj si një grua nostalgjike. Duke kënduar bluzin e ekzilit, duke idealizuar të kaluarën që gjithmonë ishte larg së qenit ideale, jam gati të bezdis një brez të ri duke iu thënë se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Sepse, dikur isha unë ai brezi i ri, duke dëgjuar të moshuarit që pinin “Marlboro” dhe çaj, duke më thënë se sa keq për mua që nuk e përjetova periudhën e artë kur studionim mjekësinë falas në Bagdad, kur shkonim në teatër në Damask, kur prisnim aktivistin Malcolm X në Omdurman. Kur kishim shtëpi botuese gjigande dhe solidaritet pan-arab. Mendoja me vete, mirë, por a nuk është dështimi juaj gjithashtu? Sepse brezi juaj nuk arriti ta përkthente këtë në një projekt politik që nuk do të rrëmbehej vazhdimisht nga ushtarakët dhe diktatorët.

Kur qendra e fuqisë politike dhe ekonomike në rajon po zhvendoset drejt shteteve të pasura me naftë të Gjirit, të cilat po përqendrohen në theksimin e hiper-konsumizmit dhe modernitetit, e dëgjoj veten duke thënë: “Nuk ka qenë gjithmonë kështu”. Nuk ka qenë gjithmonë një shfaqje mode, si ajo e stilistit libanez Elie Saab e mbajtur në Riad muajin e kaluar, që dominoi mediat sociale me video nga J-Lo dhe Céline Dion duke kënduar hitet e tyre për influencuesit vendorë dhe globalë. Apo një ngjarje interesante sportive dhe ekstravaganca të glamurit, ndërsa orgjitë e dhunës shpalosen diku tjetër. Nuk ka qenë gjithmonë kjo dëshirë për të përcaktuar statusin tonë sipas afërsisë me superfuqitë, as kjo etje për të demonstruar shijen tonë globale.

Jam më tolerante tani ndaj atyre të moshuarve, të cilëve gjithashtu dua t’iu them: Nuk e dinit sa mirë e kishit. Tani e kuptoj që ajo që e konsideroja dështim i tyre ishte diçka shumë më e madhe, shumë më e lidhur me aleancat globale dhe ato vendase që penguan shfaqjen e një kryengritjeje popullore ose e shtypën atë kur ajo shpërtheu. Çdo demonstratë u përball me kundërshtime nëpërmjet ndërmjetësve.

Një shoqe irakiane së fundmi më dha pak ngushëllim për Sudanin. Ajo më tha se Bagdadi po fillonte të ndihej normal, për herë të parë pas 20 vitesh. Gjërat ishin larg së qenit ideale, por ekzistonte mundësia që pas disa dekadash të kishte një mundësi për një fillim të ri. Dhe, ndoshta më e mira që mund të shpresosh, është një fillim i ri dhe jo një rehabilitim i së kaluarës. Ndërkohë, e vetmja gjë që mund t’ju thuhet miqve dhe të panjohurve, të gjithë tani bashkëkombës, është se: Shpresoj të jeni të sigurt. Shpresoj të jeni mirë. Jemi me ju. /Telegrafi/

The post Nga Bejruti në Hartum, bota arabe po ndryshon përtej njohjes sonë appeared first on Telegrafi.

“Marrëveshje ilegale”/ Aktivistët protestojnë tek porti i Shëngjinit kundër paktit Rama-Meloni

1 December 2024 at 13:38

Dhjetra aktivistë shqiptarë dhe italianë kanë protestuar këtë të diel nën moton “Marrëveshje ilegale, rezistence globale” tek porti i Shëngjinit kundër marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit për strehimin në Shqipëri të refugjatëve nga vendet afrikane që kapen në ujërat ndërkombëtare. Protesta e tyre vjen në një kohë kur si kampi i Shëngjinit, po […]

The post “Marrëveshje ilegale”/ Aktivistët protestojnë tek porti i Shëngjinit kundër paktit Rama-Meloni appeared first on BoldNews.al.

Pas vendimit të gjykatës, marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët cilësohet si “dështim”

13 November 2024 at 16:55

Pasi gjyqtarët italianë prishën një përpjekje të dytë për të dërguar emigrantë për përpunim në Shqipëri, kritikët thonë se marrëveshja mes dy vendeve është në telashe të mëdha. Goditja e fundit e marrëveshjes mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar, Edi Rama, për dërgimin e emigrantëve të kapur në det për të […]

The post Pas vendimit të gjykatës, marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët cilësohet si “dështim” appeared first on BoldNews.al.

“Vendimet e gjykatës lënë bosh kampet e emigrantëve në Gjadër”/ La Repubblica: Largohen 50 agjentët e parë

By: Ela
13 November 2024 at 08:46

Forcat e policisë italiane të pranishme në ambientet e kampeve të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës mësohet se janë përfshirë në një proces ndryshimi. “La Repubblica” shkruan se, nga 220 njësitë aktuale, numri do të shkojë në 170 persona për të garantuar menaxhimin e turneve dhe mbuluar shërbimet e nevojshme. Ky mund të […]

The post “Vendimet e gjykatës lënë bosh kampet e emigrantëve në Gjadër”/ La Repubblica: Largohen 50 agjentët e parë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌