Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

By: Ardit
3 August 2025 at 11:24

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur skemë të gjerë ryshfeti gjatë blerjes së dronëve dhe sistemeve tjera elektronike për luftë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë përmes një postimi në X se një deputet ukrainas, krerë distriktesh dhe administratash civile dhe […]

The post Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve appeared first on BoldNews.al.

Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi

29 July 2025 at 23:24

Paraditen e së martës policia e shtetit zhvilloi një aksion dhe u hodhi prangat drejtorit dhe inxhinierit të kompanisë Delvina Gas, ndërsa shpalli në kërkim dhe pronarin e këtij koncesioni, Sokol Meqemenë. Në mbrëmje prokuroria e Gjirokstrës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të drejtorit dhe inxhinierit të arrestuar, pasi prokurorët vlerësuan se impianti i gazit […]

The post Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi appeared first on BoldNews.al.

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

By: Rovena
15 July 2025 at 15:44

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë të martën se ka paraqitur një letër të dorëheqjes, si pjesë e riorganizimit të madh qeveritar që pritet këtë javë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nominuar të hënën zëvendëskryeministren e parë dhe ministren aktuale të Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, për ta marrë përsipër detyrën si pasardhëse e Shmyhalit.

Emërimi i saj duhet të miratohet fillimisht nga parlamenti, i cili do të votojë për këtë çështje gjatë javës.

Sipas burimeve ukrainase, Shmyhal pritet të marrë një post të ri në kabinetin qeveritar, atë të ministrit të Mbrojtjes, pozitë kjo që tani për tani mbahet nga Rustem Umerov.

Shmyhal ka qenë në krye të Ukrainës që prej marsit të 2020-tës, duke shënuar njërin prej mandateve më të gjata në historinë bashkëkohore të vendit. Dorëheqja e tij përmbyll një kapitull të rëndësishëm në menaxhimin e krizës dhe mbrojtjen e atdheut kundër agresionit rus.

I gjeneruar imazhi i plakjes së përshpejtuar të ushtarit ukrainas

8 July 2025 at 10:29

Pretendimi: Ky imazh tregon një ushtar ukrainas para dhe pas 400 ditësh luftë

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një imazh që pretendohet se tregon një ushtar ukrainas përpara dhe pasi u kthye në shtëpi pas 400 ditësh në luftë.

Megjithatë, personat në imazh nuk janë realë. Ky imazh është gjeneruar me anë të programeve të inteligjencës artificiale (AI).

Kjo dallohet më qartë në ndryshimin në gjatësi të ‘ushtarit’. Duket se para se të shkonte në luftë, ai ishte më i shkurtër, në krahasim me ‘gruan’ që ka pranë. Në imazhin e dytë vërejmë se ndryshimi mes gjatësisë së dy personazheve është më i madh, siç tregohet më poshtë.

Burri në imazhin majtas është më i shkurtër se burri në imazhin djathtas

Imazhi i mësipërm është një nga disa të tillë, të gjeneruar me AI, që qarkullojnë në rrjet me pretendimin se tregojnë ushtarë ukrainas të kthyer nga lufta. Këto foto shoqërohen me histori të trishtueshme, por pa emra, pa sfonde, pa koherencë përtej fotove çuditërisht të lëmuara dhe rrëfimeve që të copëtojnë zemrën.

Imazhe të ngjashme të gjeneruar me AI

Vlen këtu të bëjmë një krahasim me fotot reala para-dhe-pas të ushtarëve, nga ku mund të jenë frymëzuar dhe krijuesit e këtyre imazheve të gjeneruara.

Mykhailo Dianov, një muzikant që shërbeu në regjimentin Azov, ishte një nga 215 të burgosurit e luftës të liruar në një shkëmbim të papritur të burgosurish midis Ukrainës dhe Rusisë në shtator 2022. Fotot e Dianov të shpërndara nga ushtria ukrainase e tregojnë atë të dobësuar, të mavijosur dhe me shenja pas kohës së tij në një burg rus.

Oleksandr Strafun, i cili po luftonte në Mariupol, kontaktoi familjen për herë të fundit më 1 mars 2022. Më 14 qershor 2025, Strafun u kthye në shtëpi gjatë një shkëmbimi të të burgosurve të luftës. Imazhi i mëposhtëm krahason një foto të tij 1 muaj para robërisë, me një foto pas lirimit të tij nga burgu.

Këto imazhe janë shembuj i çfarë është quajtur ‘AI slop’ që përkthehet në “llum AI.” 

Llum AI quhen imazhe, video apo shkrime me cilësi të ulët të krijuara duke përdorur teknologjinë gjeneruese të inteligjencës artificiale dhe të karakterizuara nga një mungesë e theksuar e përpjekjes, logjikës ose kuptimit.

Llumi AI në Facebook zakonisht ka për qëllim mbledhjen e sa më shumë komenteve, e kështu zakonisht konsiston në imazhe, dhe histori shoqëruese, që ngjallin emocione të forta tek njerëzit. Llumi AI që nxit mëshirë, simpati dhe urime në tekstin shoqërues merr shumë angazhim. 

Për të parandaluar që përmbajtje të tilla të keqinterpretohen, është e rëndësishme që çdo video, foto ose material tjetër i gjeneruar ose i manipuluar me inteligjencë artificiale të shënohet si i tillë. Kjo do të ndihmojë në informimin e audiencës dhe në mbrojtjen e tyre nga dezinformimi. Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

The post I gjeneruar imazhi i plakjes së përshpejtuar të ushtarit ukrainas appeared first on Faktoje.al.

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

By: Ardit
7 July 2025 at 08:10

Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë. Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan t’i kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel. Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 – sipas kohës lokale […]

The post Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet plani për të vrarë Presidentin ukrainas, Zelenskyn

23 June 2025 at 17:15

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte shënjestra e një komploti vrasjeje të organizuar nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar nga Rusia Sovjetike dekada më parë. Lajmin e bëri të ditur kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme të Ukrainës, SBU, Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk.

Në një takim të mbyllur me median ukrainase, Malyuk dha detaje mbi planin për vrasjen e Zelenskyt, duke sqaruar se shtetasi polak ishte aktivizuar nga Rusia për të realizuar një atentat ndaj Presidentit ukrainas në aeroportin Rzeszów-Jasionka të Polonisë.

Komploti parashikonte përdorimin e një droni FPV ose një pushke snajperi për të ekzekutuar vrasjen.

Malyuk theksoi se ky individ kishte mbajtur bindjet e tij anti-ukrainase për vite me radhë, duke shfrytëzuar mundësinë e rekrutimit nga Rusia për të realizuar një akt të tillë. Sipas tij, tentativa për vrasje u pengua nga një operacion i përbashkët i SBU-së dhe shërbimit të sigurisë së brendshme të Polonisë (ABW), i cili e ndaloi komplotin në kohë.

Zelensky ka qenë shënjestër e shumë komploteve të dështuara për vrasje që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në vitin 2023, Zelensky tha se kishte pasur mjaft herë atentate ndaj jetës së tij.

Në maj të vitit 2024, Ukraina tha se kishte ndaluar dy kolonelë ukrainas nga departamenti i saj i sigurisë shtetërore, të cilët kishin rrjedhur informacione në Rusi dhe po komplotonin për të vrarë Zelenskyn dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulohet plani për të vrarë Presidentin ukrainas, Zelenskyn appeared first on Euronews Albania.

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

12 June 2025 at 19:46

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën.

Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit.

Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, dhe si përgjigje ndaj ofensivave aktuale ushtarake të Federatës Ruse, por edhe të agresorëve të tjerë të mundshëm”, thuhet në sqarimin se pse u mor ky vendim.

Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, duke shpjeguar vendimin, përsëriti se “as që bëhet fjalë” që ushtarët e shtetit të tij, që do të dislokohen për këtë mision, të dërgohen në territorin e Ukrainës.

“Dua ta bëj këtë gjë të qartë. Unë kurrë nuk do të mbështesja diçka të tillë. Të gjitha aktivitetet e këtij misioni kryhen në territorin e BE-së, në Poloni dhe Gjermani”, tha ministri.

Misioni i BE-së është një nga dy misionet për Ukrainën që janë organizuar pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe ku Mali i Zi pritet të marrë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas appeared first on Euronews Albania.

Rusia dorëzon 1,212 trupa të ushtarëve ukrainas në pikën e shkëmbimit

8 June 2025 at 13:22

Rusia ka dorëzuar grupin e parë prej 1,212 trupash të ushtarëve ukrainas në kuadër të një marrëveshjeje humanitare të arritur mes palëve në Stamboll më 2 qershor, ka bërë të ditur gjenerallejtënant Alexander Zorin, përfaqësues i grupit negociator rus.

“Në përputhje të rreptë me marrëveshjet e arritura gjatë negociatave Rusi-Ukrainë, pala ruse ka dorëzuar trupat e ushtarakëve ukrainas të përgatitur për riatdhesim në zonën e shkëmbimit”, deklaroi Zorin. Sipas tij, të gjithë trupat janë identifikuar si ushtarakë ukrainas, kryesisht nëpërmjet uniformave dhe vendndodhjes së gjetjes së tyre.

Gjenerali rus njoftoi se trenat me trupat e pajetë do të nisen drejt kufirit brenda një ore, ndërsa sqaroi se ky është vetëm grupi i parë dhe se më shumë se 6,000 trupa ukrainase janë gati për t’u kthyer në atdhe.

“Ky është një veprim thjesht humanitar, jo politik. Ne jemi të gatshëm të përmbushim marrëveshjen për kthimin e të gjithë trupave, si dhe për shkëmbimin e të burgosurve të luftës”, shtoi Zorin.

Ai theksoi gjithashtu se Rusia pret konfirmim zyrtar nga Kievi për të vazhduar me aksionin humanitar në javën e ardhshme, duke shtuar se ky nuk është shkëmbimi i parë i këtij lloji dhe, për fat të keq, as i fundit.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik të luftës në Ukrainë dhe mund të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt humanizimit të konfliktit, duke i dhënë familjeve ukrainase mundësinë për t’i varrosur të afërmit e tyre me nderime.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia dorëzon 1,212 trupa të ushtarëve ukrainas në pikën e shkëmbimit appeared first on Euronews Albania.

Dronët ukrainas godasin depon e naftës në Saratov/ Ukraina vijon kundërsulmin në territorin rus

6 June 2025 at 11:42

Pamjet e publikuara tregojnë zjarrin që përhapet nga një rezervuar nafte në tjetrin. Baza Engels-2 ndodhet rreth 500 kilometra në lindje të kufirit ukrainas dhe rreth 730 kilometra në juglindje të Moskës.

Disa dronë ukrainas goditën një depo nafte në Saratov të premten në mëngjes , e cila furnizon flotën e bombarduesve strategjikë të Rusisë me bazë në bazën ajrore Engels-2 aty pranë.

Shtabi ushtarak ukrainas konfirmoi sulmin, duke pretenduar se “sulme të shumëfishta” shkaktuan shpërthime dhe një zjarr të madh në rafinerinë e naftës që furnizon bazën ajrore Engels-2. Sipas raportimeve, tre rezervuarë karburanti u përfshinë nga flakët.

Ushtria ukrainase tha gjithashtu se kishte në shënjestër bazën ajrore Diaghilev në rajonin e Ryazanit , ku ndodhen avionë furnizimi me karburant dhe shoqërimi, të cilët mbështesin sulmet raketore ruse.

Baza, e vendosur rreth 520 kilometra nga Ukraina, shërben gjithashtu si një qendër stërvitjeje dhe riparimi. Guvernatori i rajonit të Ryazanit, Pavel Malkov, tha se mbrojtja ajrore ruse shkatërroi dronët dhe nuk u raportuan viktima.

The post Dronët ukrainas godasin depon e naftës në Saratov/ Ukraina vijon kundërsulmin në territorin rus appeared first on Sot News | Lajme.

BRUKSEL – Mbrojtja e përkohshme për ukrainasit në vendet e BE-së zgjatet deri në vitin 2027

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Statusi i refugjatit të mbrojtur të ukrainasve në Bashkimin Evropian duhet të zgjatet për një vit tjetër, tha sot Komisioni Evropian.

Në dritën e luftës së vazhdueshme dhe situatës së paqëndrueshme në Ukrainë, organi ekzekutiv i BE-së propozoi një zgjatje deri në mars 2027.

Shtetet anëtare mund ta miratojnë propozimin në një takim javën e ardhshme.

Statusi i refugjatëve ukrainas aktualisht rregullohet nga Direktiva e BE-së për Mbrojtje të Përkohshme.

Ata nuk duhet të kalojnë nëpër procedurat e zakonshme të azilit dhe kanë qasje relativisht të mirë në tregun e punës dhe përfitimet sociale.

Sipas komisionit, mbi 4,3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Bashkimin Evropian që nga fillimi i luftës.

Gjermania ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve, me mbi 1,2 milionë.

“Shtetet anëtare duhet të përgatiten gjithashtu për një kohë kur refugjatët ukrainas do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi”, tha komisioni.

Qeveritë duhet të sigurohen që ka perspektiva të tjera për shtetasit ukrainas, si në formën e vizave të punës ose të studentëve.

“Refugjatët gjithashtu duhet të marrin më shumë informacion në lidhje me opsionet e kthimit dhe të jenë në gjendje të vizitojnë vendin e tyre më lehtë”, deklaroi komisioni.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE do ta mbështesë Ukrainën për “për aq kohë sa të duhet”.

“Sot, ne propozojmë të zgjerojmë mbrojtjen e BE-së për ukrainasit që ikin nga lufta”, postoi ajo në X.

“Ne gjithashtu po i mbështesim ukrainasit në zgjedhjet e tyre dhe po hapim rrugën për kthimin e tyre të sigurt në shtëpi”, theksoi ajo.

Magnus Brenner, komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, njoftoi krijimin e një të dërguari special të BE-së për ukrainasit.

Ai tha se statusi i mbrojtjes së përkohshme për shtetasit ukrainas mund të përfundojë gjithashtu para marsit 2027, në rast të një armëpushimi të qëndrueshëm.

Në një konferencë për shtyp, zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Chernyshov i nxiti ukrainasit të kthehen në atdheun e tyre sapo kushtet ta lejojnë.

“Ata janë shumë të nevojshëm në tregun e punës për të ndërtuar një ekonomi të re dhe të fortë”, argumentoi ai./ /os/

The post BRUKSEL – Mbrojtja e përkohshme për ukrainasit në vendet e BE-së zgjatet deri në vitin 2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump telefonatë me Putin: Tha se Rusia do t’i përgjigjet sulmit ukrainas

By: user 5
4 June 2025 at 20:10

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur rreth një orë e 15 minuta.

Sipas një postimi të Trump në rrjetet sociale, diskutimi është përqendruar kryesisht në zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe shqetësimet ndërkombëtare rreth programit bërthamor iranian.

Trump e cilësoi bisedën si “të mirë”, por sqaroi se ajo nuk përfaqëson një hap të menjëhershëm drejt paqes.

Sipas tij, presidenti Putin ishte i prerë në qëndrimin e tij lidhur me sulmet ndaj bazave ushtarake dhe aeroporteve në territorin rus, duke i quajtur ato “të papranueshme” dhe duke paralajmëruar se Rusia do të reagojë me vendosmëri.

“Biseda ishte e hapur dhe e drejtpërdrejtë. Nuk ka zgjidhje të shpejtë për paqen, por mbajtja e komunikimit është thelbësore,” u shpreh Trump.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte ajo e programit bërthamor të Iranit. Trump theksoi se ka përsëritur qëndrimin amerikan ndaj këtij programi, duke thënë: “Iranit po i mbaron koha. Nuk mund të lejohet të prodhojë armë bërthamore.”

Ai shtoi se, sipas tij, Putini është i një mendjeje me të në këtë pikë dhe është shprehur i gatshëm të angazhohet në konsultime ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

The post Trump telefonatë me Putin: Tha se Rusia do t’i përgjigjet sulmit ukrainas appeared first on Lapsi.al.

Shërbimi sekret ukrainas: U godit ura e Krimesë me eksplozivë nënujorë

3 June 2025 at 14:49

Sipas SBU-së, operacioni zgjati disa muaj. Fillimisht, agjentët minuan shtyllat e Urës së Krimesë, dhe sot, pa viktima civile, në orën 04:44 u shpërthye pajisja e parë shpërthyese. Gjatë shpërthimit, mbështetëset nënujore të nivelit të poshtëm u dëmtuan rëndë. SBU-ja vëren se u përdorën 1,100 kg eksploziv.

Shërbimet ukrainase të sigurisë kryen një tjetër operacion unik dhe goditën Urën e Krimesë për herë të tretë. Kjo u raportua nga SBU-ja ukrainase.

Më 8 tetor 2022, një kamion shpërtheu në Urën e Krimesë, duke shkaktuar një zjarr masiv. Në korrik 2023, pati një tjetër sulm në Urën e Krimesë dhe, sipas ukrainasve, u shkatërruan dy kanale.

Shefi i SBU-së, Vasyl Malyuk, konfirmoi përfshirjen e shërbimeve sekrete në këtë sulm, duke vënë në dukje se ai ishte organizuar me ndihmën e dronëve Sea Baby.

The post Shërbimi sekret ukrainas: U godit ura e Krimesë me eksplozivë nënujorë appeared first on Sot News | Lajme.

Sulm në Rajonin Kursk të Rusisë, dronët ukrainas plagosin 10 persona

31 May 2025 at 08:26

Një sulm i rrezikshëm me dronë nga Ukraina ka shkaktuar dhjetë të plagosur në Rajonin Kursk të Rusisë, konfirmoi guvernatori në detyrë i rajonit, Alexander Khinshtein, në një postim në kanalin e tij Telegram. Sipas tij, sulmi përfshiu dy rrethina: Rylsk dhe Lgov.

Në Rylsk, dronët ukrainas fluturuan drejt dy ndërtesave pesëkatëshe, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre. Një apartament në katin e parë të një prej ndërtesave u përfshi nga flakët, duke u përhapur gjithashtu në ballkonet e katëve të tjerë. Zjarri u shua, por fatkeqësisht shtatë persona u plagosën, përfshirë një familje me katër anëtarë – dy të rinj 13 dhe 16 vjeç – të cilët po dërgohen për trajtim në spitalin qendror rajonal të Rylsk. Dy gra dhe një burrë gjithashtu u plagosën nga shrapnelat dhe janë në gjendje shoku, tha Khinshtein.

Përveç plagosjeve, shumë dritare u thyen dhe fasadat e disa ndërtesave u dëmtuan nga shpërthimet. Shërbimet e emergjencës janë tashmë në vendngjarje, duke punuar për të menaxhuar pasojat e sulmit.

Në rajonin tjetër, Lgov, i cili gjithashtu u godit nga dronët, dy ndërtesa dhe një garazh u përfshinë nga flakët si pasojë e sulmit. Sipas autoriteteve, janë marrë masa për të menaxhuar situatën dhe për të evakuuar banorët nëse është e nevojshme.

Sulmet me dronë janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në këtë periudhë të tensioneve të larta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e qytetarëve dhe infrastrukturës në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulm në Rajonin Kursk të Rusisë, dronët ukrainas plagosin 10 persona appeared first on Euronews Albania.

Donbas, ushtari ukrainas shkon gabimisht të marrë cigare në një shtëpi plot me rusë

24 May 2025 at 13:31

Një luftëtar i forcave të armatosura ukrainase hyri gabimisht në një shtëpi në Novoolenovka, Donetsk, e cila ishte e pushtuar nga ushtarët rusë, pas së cilës u kap, tha sot një anëtar i regjimentit të 33-të rus të pushkëve me motor të grupit të forcave Qendrore Murat Gadzhikurbanov.

Ai i tha RIA Novosti se një ushtar ukrainas, i armatosur me një mitraloz, erdhi në shtëpinë e pushtuar nga forcat ruse “natën, rreth orës 10-11”.

“Dhe ai vjen tek ne pa jelekë mbrojtës, pa helmetë, me këto shirita në krahë (shenja identifikimi të Forcave të Armatosura të Ukrainës), me një mitraloz, i qetë. Kur pa, sigurisht, u habit që ishim ne (anëtarë të Forcave të Armatosura të Rusisë). Pastaj e kapëm, biseduam me të, doli që ai mendonte se edhe të tyret ishin ulur atje, dhe erdhi të merrte cigare”, tha Gadzhikurbanov.

Sipas tij, kjo ishte një surprizë e madhe për ushtarin ukrainas, pasi shtëpia e zënë nga ushtarët rusë ndodhej 15 metra larg shtëpisë ku ndodheshin anëtarët e forcave të armatosura ukrainase.

Gadzhikurbanov tha se ushtari ukrainas që erdhi për të marrë cigare tregoi se ku ishin pozicionet e forcave të armatosura ukrainase në fshat dhe kush qëndroi në vendin nga erdhi ai.

“I burgosuri u kërkoi gjithashtu ushtarëve rusë të mos i vrisnin shokët e tyre, duke i siguruar se do të dorëzoheshin, por ushtarët ukrainas rezistuan dhe u eliminuan”, tha Gadzhikurbanov.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Donbas, ushtari ukrainas shkon gabimisht të marrë cigare në një shtëpi plot me rusë appeared first on Euronews Albania.

Ndalon puna/ Ukrainasit sulmojnë fabrikën e rëndësishme të Presidentit Putin, raportohen të…

23 May 2025 at 22:26

Duke shkaktuar një zjarr, dronët ukrainas sulmuan një fabrikë të madhe ushtarake ruse në qytetin Yelets duke bërë që të ndalet puna në objekt, i cili ka një rol të rëndësishëm në zinxhirin ushtarak-industrial rus.

Objektivi i sulmit ishte fabrika Energija në rajonin Lipetsk, konfirmuan autoritetet lokale dhe burimet ukrainase. Fabrika prodhon bateri dhe sisteme energjetike që përdoren në pothuajse të gjitha degët e industrisë mbrojtëse të Vladimir Putinit. Ministria ruse e mbrojtjes raportoi se gjatë natës së tretë me radhë të sulmeve janë rrëzuar të paktën 112 dronë ukrainas.

Guvernatori i Lipetsk, Igor Artamonov tha se rrëzimi i dronëve shkaktoi zjarr në zonën industriale dhe u lënduan tetë persona. Një dron goditi çatinë e një ndërtesë banimi dhe dëmtoi 20 apartamente, por nuk pati viktima.

Artamonov nuk përmendi emrin e fabrikës, por mohoi pretendimet për rrjedhje të kimikateve të rrezikshme. Qendra ukrainase për luftimin e dezinformimit njoftoi se pas sulmit fabrika ndaloi punën.

The post Ndalon puna/ Ukrainasit sulmojnë fabrikën e rëndësishme të Presidentit Putin, raportohen të… appeared first on Sot News | Lajme.

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

By: Besnik
23 May 2025 at 13:14

Ukraina i ka paraqitur Rusisë një listë të të burgosurve të luftës për një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish për 1,000.

Shumë ushtarë ukrainas kanë kaluar tashmë më shumë se tre vjet në robërinë ruse, ku shpesh torturohen, abuzohen dhe u ofrohet të “bashkohen me forcat ruse për të pushtuar më pas Evropën”.

Kur Ukraina dhe Rusia ranë dakord javën e kaluar të shkëmbenin të burgosurit e luftës në një shkëmbim 1,000 për 1,000, për dhjetëra mijëra ukrainas, kjo ishte një shkëndijë shprese.

Në shumicën e rasteve, familjet dhe miqtë e të burgosurve të luftës ukrainase nuk e dinë se ku mbahen të dashurit e tyre, ku dhe nëse po zhvendosen, në çfarë kushtesh po mbahen apo edhe nëse janë gjallë.

E tëra çfarë mund të bëjnë është të vijnë në shkëmbimet e të burgosurve të luftës me foto të ushtarëve ukrainas të zhdukur ose të kapur rob, duke shpresuar se disa nga ata që u shkëmbyen mund t’i njihnin fytyrat e të zhdukurve dhe t’u jepnin të paktën disa informacione familjes, nëse ata mbaheshin në të njëjtin burg ose ndonjëherë edhe në të njëjtin vend.

Fotot shpesh kanë një mbishkrim me një emër, një brigadë dhe ndonjëherë një datë zhdukjeje, kur familjet e dinë datën.

Të afërmit e ushtarëve të zhdukur dhe të burgosur ukrainas u tregojnë fotografi ushtarakëve të kthyer nga robëria në një shkëmbim të të burgosurve të luftës në Ukrainë, të martën, 6 maj 2025. Foto nga AP.

Më 6 maj, një nënë ukrainase mori pjesë në shkëmbim. Ajo mbante një flamur me foton e të birit, duke shpresuar për lajme rreth tij, kur një nga mbrojtësit e liruar e njohu atë, duke i thënë se ai ishte në të njëjtën qeli me ushtarin e zhdukur dhe se ishte gjallë dhe “mbahej mirë”.

Nëntë nga 10 mbrojtës ukrainas po i nënshtrohen torturës në burgjet ruse, duke kaluar nëpër tortura fizike dhe morale, dhunë seksuale, dënime të paligjshme dhe ekzekutime të dhunshme.

Volodymyr Labuzov, oficeri kryesor mjekësor i Brigadës së 36-të të Marinës, ishte një prej tyre. Ai ishte i stacionuar në Mariupol kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në fillim të vitit 2022.

Njësia e tij po mbronte qytetin e rrethuar për javë të tëra, derisa disa prej tyre, përfshirë Labuzovin, u kapën nga forcat ruse në prill 2022.

Labuzov i tha Euronews se së bashku me ushtarët ukrainas, Rusia po mban robër mijëra civilë ukrainas, përfshirë fëmijë, “të cilët nuk kanë të bëjnë fare me Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe ata duhet të kthehen pa asnjë kusht, pa asnjë marrëveshje”.

Labuzov tha se ata duhet të lirohen pa parakushte. Përveç shkëmbimit të të burgosurve të luftës, një mijë për një mijë është mirë, por është mirë vetëm nëse është ekskluzivisht ushtarake.

“Rusia nuk bën asnjë dallim midis ushtarëve dhe civilëve në robërinë e tyre”, shpjegoi Labuzov, duke shtuar se shumica e civilëve të mbajtur në burgje u morën atje nga “territoret që Rusia dyshohet se i çliroi dhe dyshohet se u solli atyre lumturi dhe liri. Por trajtimi është i njëjtë si për civilët ashtu edhe për personelin ushtarak”.

Nuk është e qartë se sa civilë ukrainas po mbahen në burgjet ruse dhe sa të tjerë mbeten nën pushtimin rus, me trajtim të ngjashëm.

“Ata tani janë të detyruar të jetojnë në kushte të tilla saqë nëse doni vetëm të jetoni ose të ecni nëpër rrugët e fshatrave tuaja, duhet të merrni shtetësinë ruse. Pa shtetësi ruse – nuk jeni askush, nuk keni të drejta”, tha Labuzov.

“Nëse ky nuk është një gjenocid ndaj kombit ukrainas, atëherë si mund t’i interpretojmë këto kushte që Rusia po u imponon ukrainasve në territoret e pushtuara përkohësisht? Ky është një nga manifestimet më të mëdha të gjenocidit ndaj kombit ukrainas nga fqinji i tij verior.”

Nëse civilët nuk i pranojnë kushtet ose “Zoti na ruajt, nuk u bëjnë rezistencë trupave ruse”, territoret thjesht fshihen nga faqja e dheut, tha Labuzov.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë appeared first on Euronews Albania.

Vrasja në Madrid: Kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas

23 May 2025 at 08:20

Avokati i njohur ukrainas dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të rrëzuar Viktor Yanukovych, Andriy Portnov, është vrarë më 21 maj në Madrid, Spanjë. Ai u qëllua me pesë plumba nga persona të armatosur, ndërsa po hipte në veturën e tij të tipit Mercedes, pas lënies së fëmijëve në një shkollë ndërkombëtare afër kryeqytetit spanjoll. Plumbin fatal e mori në kokë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe ka shkaktuar valë reagimesh në Ukrainë, ku Portnov ka qenë për vite një figurë me ndikim në politikë dhe drejtësi.

I diplomuar për drejtësi, Portnov ishte zëvendësshef i administratës presidenciale gjatë qeverisjes së Yanukovychit dhe njihej si një ndërmjetës i fuqishëm në sistemin gjyqësor. Ai është akuzuar shpesh për manipulim gjyqësor, kërcënim ndaj gazetarëve dhe pengim të reformave.

Në vitin 2021, ndaj tij u vendosën sanksione nga Departamenti Amerikan i Thesarit për përpjekje për të ndikuar në gjyqësor, përfshirë blerjen e vendimeve dhe emërimin e personave besnikë në poste të rëndësishme.

Në janar të këtij viti, gazeta New York Times raportoi se Portnov po jetonte në Spanjë nën mbrojtje private, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme.

Autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë ende detaje rreth autorëve apo motiveve të sulmit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Portnov, një figurë e diskutueshme në skenën politike ukrainase, për shumë ishte simbol i një epoke të korrupsionit dhe ndikimit politik mbi drejtësinë. Vrasja e tij ka hapur debate të reja mbi sigurinë e ish-zyrtarëve në mërgim dhe implikimet politike të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja në Madrid: Kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas appeared first on Euronews Albania.

Qeveria Rama vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri

By: redi
21 May 2025 at 20:58

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri nga 3 vjet në 4 vjet. “NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2…

Source

Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

21 May 2025 at 20:25

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për të zgjatur përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kohëzgjatja e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri, nga 3 vite do të jetë 4 vite.

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

The post Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Sulm rus në rajonin e Sumyt vret 6 ushtarë ukrainas gjatë stërvitjes

21 May 2025 at 13:45

Një sulm me raketa ruse ka goditur një kamp stërvitor në rajonin kufitar të Sumyt në Ukrainë, duke vrarë gjashtë ushtarë dhe plagosur më shumë se dhjetë të tjerë, njoftoi Garda Kombëtare e Ukrainës.

Ngjarja ndodhi gjatë një stërvitjeje ushtarake dhe përfaqëson një tjetër goditje të rëndë për forcat ukrainase në këtë zonë të rrezikuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi më herët një video që pretendonte të tregonte momentin e sulmit me raketa Iskander, ndërsa agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se deri në 70 persona mund të kenë humbur jetën — një pretendim që nuk është konfirmuar nga Kievi.

Rajoni i Sumyt është një ndër më të goditurit nga sulmet ruse, ndërsa forcat ukrainase kishin ndërmarrë më parë një ofensivë të kufizuar drejt rajonit rus të Kurskut, me synimin për të krijuar një zonë tampon për të mbrojtur territorin ukrainas.

Garda Kombëtare e Ukrainës deklaroi se kishte zbatuar një “algoritëm veprimesh” për situata të tilla dhe kishte lëshuar urdhra të posaçëm për të mbrojtur ushtarët nga kërcënimet ajrore. Megjithatë, sulmi i fundit ka ngritur shqetësime për sigurinë e trupave gjatë grumbullimeve dhe stërvitjeve në afërsi të vijës së frontit.

The post Sulm rus në rajonin e Sumyt vret 6 ushtarë ukrainas gjatë stërvitjes appeared first on Euronews Albania.

❌
❌