Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“34 pasgoditje”/Sizmiologu tregon nëse priten goditje të tjera nga tërmeti në Tiranë

24 June 2025 at 19:30

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Shqipërinë ditën e sotme në orët e para të mëngjesit, më konkretisht rreth orës 05:00.

Lidhur me këtë, sizmiologu Edmond Dushi shpjegoi në emisionin “People” për të dhënat e këtij tërmeti, pasgoditjet e tij si dhe nëse priten të tjera goditje në vijim.

“Kemi goditjen kryesore të mëngjesit rreth orës 04:07 minuta me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, dhe kemi një seri pasgoditjesh që bëhen rreth 35 të tilla. Pavarësisht se ka rezultuar që thellësia të jetë e ulët, pas vlerësimit të të dhënave ka rezultuar se thellësia është në nivele rreth 19.5 km, një karakteristikë kjo e të gjitha këtyre termeteve.

Bëhet fjalë për një zonë sizmike të caktuar në brendësi të tokës dhe duke qenë se të gjitha këto pasgoditje shtrihen në të njëjtën thellësi, tregon që është një zonë e mirë përcaktuar, që është aktive dhe vazhdon të gjenerojë.

Jemi duke vrojtuar ende dhe nuk mendoj se përbën një shqetësim serioz. Kohëzgjatja e këtij tërmeti nuk ishte i gjatë. Tërmetet të nivelit 4.5 për territorin e Shqipërisë, janë tërmete të cilat kanë probabilitet të lartë të ndodhin, pasi këto mund të ndodhin çdo vit”, tha sizmologu Dushi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “34 pasgoditje”/Sizmiologu tregon nëse priten goditje të tjera nga tërmeti në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Vijojnë lëkundjet në Shqipëri, sizmologu: Tërmeti i fortë u ‘paralajmërua’ nga 27 paragoditje

24 June 2025 at 11:50

Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, është pasuar nga 12 paslëkundje të tjera, sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmologjisë. Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka ndodhur pranë epiqendrës së tërmetit fillestar.

Në një lidhje direkte Damiano Koxhaj nga Instituti Shqiptar i Sizmologjisë bëri me dije se përpara goditjes kryesore janë regjistruar gjithashtu 27 paragoditje me intensitet të ulët. Ai theksoi se pasgoditjet janë një fenomen i zakonshëm pas një tërmeti të këtij lloji dhe nuk përbëjnë rrezik për banorët. Sipas Koxhajt, këto lëkundje tregojnë se zona po i rikthehet normalitetit dhe nuk ka vend për panik.

The post Vijojnë lëkundjet në Shqipëri, sizmologu: Tërmeti i fortë u ‘paralajmërua’ nga 27 paragoditje appeared first on Sot News | Lajme.

Irani pëson një tjetër goditje të rëndë, forcat izraelite sulmojnë objektin bërthamor në Fordow

23 June 2025 at 11:50

Objekti bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri, këtë herë nga një sulm izraelit. Vendndodhja, e ndërtuar në një mal, ishte shënjestër e bombave amerikane që shkatërronin bunkerët. Një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom tha se Fordow është goditur përsëri.

Sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në vend, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave të tij, tha më herët sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi. Ai shtoi se askush nuk mund të thotë ende se sa i madh është dëmi nën tokë.

The post Irani pëson një tjetër goditje të rëndë, forcat izraelite sulmojnë objektin bërthamor në Fordow appeared first on Sot News | Lajme.

Goditet grupi kriminal në Valencia, arrestohen shqiptarët

By: user 5
19 June 2025 at 18:49

Autoritetet e Venecias kanë ‘çmontuar’ në grup kriminale që merrej me prodhimin dhe trafikimin e kokainës. Sipas mediave të huaja laboratori mund të prodhonte 20 deri në 30 kilogramë kokainë në ditë.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 25 persona përfshirë krerët e organizatës kriminale. Të arrestuarit janë 12 me kombësi kolumbiane, 9 spanjollë, 2 shqiptarë, një meksikan dhe një italian. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 38 kilogramë kokainë, makineri për prodhimin e kokainës, 87 gramë hashash dhe 94 gramë marijuanë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe armë zjarri, së bashku me 30 karikatorë dhe deri në 1,000 fishekë, një silenciator, një armë trullosëse, më shumë se 32,000 euro kesh, pothuajse 39,000 euro të falsifikuara, 5 makina luksoze, si dhe 28 telefona dhe dokumente të ndryshme.

Operacioni filloi në korrik 2024 me zbulimin e një kompanie spanjolle të dyshuar për kontrabandë narkotikësh në Spanjë nëpërmjet portit të Valencias. Kjo kompani kishte marrëdhënie biznesi me një eksportues me një histori të gjatë të trafikimit të drogës. Kompania nën hetim bëri importin e saj të parë të tulit të frutave të ngrira në gusht të po atij viti.

Që nga ai moment, hetuesit monitoruan dhe kontrolluan operacionet e saj, duke vazhduar të hulumtonin strukturën ekonomike të njësisë dhe aktivitetet e administratorit të saj, të ardhurat e të cilit me sa duket ishin të kufizuara në përfitimet e papunësisë, pavarësisht faktit se ajo financonte operacione ndërkombëtare të importit të kontejnerëve.

Në dhjetor 2024, kompania bëri një import të dytë të tulit të ngrirë të mishit, të cilin e ruajti në një depo të ftohtë pranë Valencias, pasi i mungonte infrastruktura për të trajtuar ngarkesën. Në fillim të shkurtit, administratori i kompanisë organizoi largimin e mallrave nga kjo depo. Pjesa më e madhe e tulit iu dërgua një shpërndarësi ligjor, por fuçitë që përmbanin tul guava mbetën në depo, dhe administratori tregoi se ato do të largoheshin të nesërmen.

The post Goditet grupi kriminal në Valencia, arrestohen shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

Gentiana Hudhra u masakrua me 17 goditje thike nga ish-burri

By: redi
19 June 2025 at 17:16

Gentiana Hudhra u vra më 14 qershor 2025 në Tolentino nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga doktori Antonio Tombolini në morgun e spitalit të Maceratas konfirmoi se Gentiana ishte goditur 17 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë kokën, shpinën dhe fytin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 45-vjeçarja shqiptare punonte si…

Source

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit ujor

By: M C
18 June 2025 at 18:26

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Krenar Velaj, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.

27-vjeçari u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i lënduar rëndë turisti gjerman.

Velaj ishte duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa dispononte edhe dokumentacion të rregullt, ndërsa turisti ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.

Për pasojë ka pësuar prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore. Fillimisht ka qenë vetë 27-vjeçari që e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës.

The post Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit ujor appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

By: user 8
8 June 2025 at 16:58

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit.

Ky vend ballkanik ka qenë një destinacion i preferuar për vizitorë nga Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Italia, shumë prej tyre të tërhequr nga çmimet më të lira që ofronte Kroacia.

Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit, çmimet në sektorin e turizmit në Kroaci janë rritur me plot 50%. Ky shpërthim i çmimeve e ka bërë Kroacinë më të shtrenjtë se dy nga rivalët e saj më të mëdhenj. Spanja dhe Greqia.

Në të dy vendet mesdhetare, kostot janë rritur vetëm me 15 deri në 20% gjatë së njëjtës periudhë./ Express

The post Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët appeared first on Lapsi.al.

Shërbimi sekret ukrainas: U godit ura e Krimesë me eksplozivë nënujorë

3 June 2025 at 14:49

Sipas SBU-së, operacioni zgjati disa muaj. Fillimisht, agjentët minuan shtyllat e Urës së Krimesë, dhe sot, pa viktima civile, në orën 04:44 u shpërthye pajisja e parë shpërthyese. Gjatë shpërthimit, mbështetëset nënujore të nivelit të poshtëm u dëmtuan rëndë. SBU-ja vëren se u përdorën 1,100 kg eksploziv.

Shërbimet ukrainase të sigurisë kryen një tjetër operacion unik dhe goditën Urën e Krimesë për herë të tretë. Kjo u raportua nga SBU-ja ukrainase.

Më 8 tetor 2022, një kamion shpërtheu në Urën e Krimesë, duke shkaktuar një zjarr masiv. Në korrik 2023, pati një tjetër sulm në Urën e Krimesë dhe, sipas ukrainasve, u shkatërruan dy kanale.

Shefi i SBU-së, Vasyl Malyuk, konfirmoi përfshirjen e shërbimeve sekrete në këtë sulm, duke vënë në dukje se ai ishte organizuar me ndihmën e dronëve Sea Baby.

The post Shërbimi sekret ukrainas: U godit ura e Krimesë me eksplozivë nënujorë appeared first on Sot News | Lajme.

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22 May 2025 at 22:15

Me mbylljen e votimeve të 11 majit, tani që Partia Socialiste siguroi një mazhorancë solide në rang kombëtar, ka nga ata që presin një tjetër lëvizje në arenën politike: lirimin nga burgu. Është fjala për ish-miq dhe bashkëpuntorë të Edi Ramës, politikanë që mbajtën poste të larta shtetërore gjatë qeverisjes socialiste, por që, nga njëri […]

The post Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

Zogjtë “ulën” aeroportin e Rinasit: Një orë bllokim pas përplasjes me avionin

By: gaze tare
10 May 2025 at 23:03

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, ku një avion goditi një tufë zogjsh gjatë zbritjes. Për arsye sigurie, pista u mbyll për rreth 60 minuta për kontroll dhe pastrim.

Për pasojë, disa fluturime me destinacion Tiranën u detyruan të devijonin, duke u ulur në Brindizi, Bari dhe Shkup. Ndërkohë, avionët që po përpiqeshin të zbresin, u panë duke qëndruar në ajër mbi Rinas për një kohë të gjatë, gjë që shqetësoi qytetarët dhe pasagjerët.

Autoritetet njoftuan se situata është vënë nën kontroll dhe pista është rihapur. Megjithatë, këshillohet që udhëtarët dhe pritësit të kontaktojnë linjat ajrore për informacion të përditësuar.

The post Zogjtë “ulën” aeroportin e Rinasit: Një orë bllokim pas përplasjes me avionin appeared first on iconstyle.al.

Lubonja bën parashikimin për “11 majin”: Ja kush fiton! Rama goditjen e madhe do ta bëjë me…

By: Oldi
1 May 2025 at 18:13

Analisti Fatos Lubonja ka folur për ecurinë e fushatës zgjedhore të 11 majit. Lubonja theksoi se vota e diasporës do jetë faktori kyç në këto zgjedhje, ndërsa shtoi se Rama manipulimin më të madh do ta bëjë me emigrantët. Sipas parashikimit të tij, Rama dhe mazhoranca goditjen elektorale do e bëjnë në diasporë dhe jo […]

The post Lubonja bën parashikimin për “11 majin”: Ja kush fiton! Rama goditjen e madhe do ta bëjë me… appeared first on BoldNews.al.

Dhuna ndaj punonjëses së OSHEE/ Pranga 33-vjeçarit që ndihmoi autorin të largohej

By: user 6
25 April 2025 at 22:19

Policia e Tiranës thotë se vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit që goditi me sende të forta punonjësen e OSHEE-së, në lokalin në posedim të tij, në rrugën “Artan Lenja”. Sekuestrohet automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.

“Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.

LEXO EDHE: Rrihet rëndë punonjësja e OSHEE-së në mes të Tiranës

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin Spartak Cara, 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Dhuna ndaj punonjëses së OSHEE/ Pranga 33-vjeçarit që ndihmoi autorin të largohej appeared first on Lapsi.al.

U shkund nga tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë, Stambolli nuk gjen qetësi nga pasgoditjet

23 April 2025 at 15:17

Përshkallëzohen pasgoditjet e tërmetit në Stamboll të Turqisë. Pas tërmetit të fuqishëm që ra paraditen e sotme 6.2 ballë, tashmë raportohet edhe për një pasgoditje të fuqishme 4.9 ballë. Mesa duket Stambolli nuk po gjen qetësi pas tërmetit të fuqishëm të orës 12:49 (me orën lokale).

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të shmangin hyrjen në ndërtesat e dëmtuara, apo ato me rrezik shembjeje. Tërmeti ishte i fortë, teksa krijoi panik te qytetarët dhe shumë prej tyre dolën në rrugë duke vrapuar. Pasgoditja më e madhe, megjithatë, u regjistrua në 5.9 të shkallës Rihter – sipas AFAD – dy minuta pas 6.2, e ndjekur nga të tjerat me magnitudë 4.9, 4.8, 4.5 dhe 4.4 të shkallës Rihter.

The post U shkund nga tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë, Stambolli nuk gjen qetësi nga pasgoditjet appeared first on Sot News | Lajme.

Goditi punonjësit e Urgjencës që i shkuan për ndihmë, arrestohet 39-vjeçari

8 April 2025 at 11:34

Një 39-vjeçar është arrestuar në Manzë, të Durrësit, pasi goditi me sende të forta shërbimet e Urgjencës dhe autoambulancën që kishin shkuar për t’i ofruar asistencë mjekësore. Ngjarja ndodhi në fshatin Përlat, ku shërbimet e Urgjencës së Spitalit të Durrësit ishin njoftuar për një rast emergjence.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili, gjatë shoqërimit në polici, ka kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Policia ka sekuestruar provat dhe ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Shtetasi L. D. akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

The post Goditi punonjësit e Urgjencës që i shkuan për ndihmë, arrestohet 39-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Tajlanda regjistron mbi 50 pasgoditje pas tërmetit në Mianmar

28 March 2025 at 20:25

Mbi 50 pasgoditje u regjistruan në Tajlandë pas një tërmeti të fuqishëm në Mianmar, sipas të dhënave nga shërbimi tajlandez i monitorimit të tërmeteve.

Pasgoditja e fundit me magnitudë 4.9 u regjistrua në orën 23:46 me orën lokale (4:46 pasdite GMT).

Një tërmet me magnitudë 7.7 u ndje në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok dhe zonën përreth tij më herët të premten. Departamenti i Meteorologjisë Tajlandeze regjistroi lëkundje me magnitudë 8.2 ballë, me epiqendër në një thellësi prej dhjetë kilometrash pranë qytetit të Mandalay në Myanmar, në orën 13:20 me orën lokale.

Gjithashtu, punonjësit e shpëtimit në Myanmar dhe Tajlandë po përpiqen të gjejnë të mbijetuar, disa orë pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi qendrën e Mianmarit.

“Ne po gërmojmë njerëzit me duar të zhveshura,” i thotë një ekip për BBC në Mandalay, jo shumë larg nga epiqendra e tërmetit.

Të paktën 144 njerëz janë vrarë në Mianmar dhe qindra të tjerë janë plagosur, thotë një gjeneral i ushtrisë, me vendet fqinje që ndjejnë gjithashtu efektet e tërmetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tajlanda regjistron mbi 50 pasgoditje pas tërmetit në Mianmar appeared first on Euronews Albania.

Goditet grupi i shpërndarësve të drogës, lëshohen 9 urdhër-arreste

By: Ardit
19 January 2025 at 10:30

Një operacion policor është zhvilluar në Gjirokastër gjatë mbrëmjes së kaluar, duke goditur një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike. Nga ky aksion u ekzekutuan urdhër-arreste për 9 persona të grupmoshave 30-40 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi. Mësohet se hetimet për grupin kishin nisur prej disa […]

The post Goditet grupi i shpërndarësve të drogës, lëshohen 9 urdhër-arreste appeared first on BoldNews.al.

Lubonja: SPAK bën “goditje” fasadë sa për t’i rënë në sy Amerikës

11 January 2025 at 17:58

Analisti Fatos Lubonja, ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) disa prej goditjeve ndaj politikanëve që ka bërë, sipas tij, i ka vetëm fasadë sa për t’iu rënë në sy amerikanëve. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lubonja deklaroi se SPAK nuk merret me të gjithë sistemin, por vetëm me ndonjë që “ha kumbulla mbrapa […]

The post Lubonja: SPAK bën “goditje” fasadë sa për t’i rënë në sy Amerikës appeared first on BoldNews.al.

“Më goditi…”/ 21-vjeçarja përfundon në spital, çfarë ndodhi në Tiranë

By: D Marku
28 December 2024 at 12:46

Një 21-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore ditën e djeshme.

Policia njofton se e reja pretendon se është goditur me sende të forta nga një person, ngjarje e ndodhur në rrugën Gjon Buzuku në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se ky person është identifikuar por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

 

Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja K.Ç, 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post “Më goditi…”/ 21-vjeçarja përfundon në spital, çfarë ndodhi në Tiranë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Basha nxjerr deklaratën e Berishës: E pranon vetë se amnistia ishte një goditje kundër SPAK

20 December 2024 at 17:36

Kreu i grupit të Demokratëve Euro-Atlantikë, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga deklarata e kryedemokratit Sali Berisha ditën e sotme, ku fliste në lidhje me amnistinë penale. Sipas Bashës, Berisha pranon se amnistia e votuar me Ramën ishte një goditje kundër SPAK, por nuk mban përgjegjësi për lirimin e të korruptuarve. […]

The post VIDEO/ Basha nxjerr deklaratën e Berishës: E pranon vetë se amnistia ishte një goditje kundër SPAK appeared first on BoldNews.al.

Billie Eilish goditet në fytyrë gjatë koncertit, ja si reagoi këngëtarja

By: D Marku
16 December 2024 at 16:45

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Billie Eilish u godit me një objekt teksa performonte në skenë.

22 vjeçarja, ishte ulur këmbëkryq në skenë në Desert Diamond Arena në Glendale, Ariz, të premten (13 dhjetor), kur ajo që dukej të ishte një byzylyk e goditi në fytyrë teksa performonte këngën e saj “What Was I Made For?

Eilish hodhi byzylykyn që e goditën dhe më pas vazhdoi të këndonte këngën e saj fituese të Oscarit nga kolona zanore e filmit Barbie.

Artistja filloi turneun e saj Hit Me Hard and Soft në fund të shtatorit.

The post Billie Eilish goditet në fytyrë gjatë koncertit, ja si reagoi këngëtarja appeared first on Albeu.com.

❌
❌