Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

Shirat e rrëmbyeshëm përfshijnë Tajlandën, një i vdekur dhe një i zhdukur

By: Rovena
27 August 2025 at 16:49

Një person ka humbur jetën si dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas rrëshqitjes së dheut si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, në qytetin Chiang Mai, të Tajlandës.

Pamjet e transmetuara nga transmetuesi tajlandez TPBS tregonin rrugë të përmbytura në pjesë të provincave Nan dhe Lampang, në lindje të Chiang Mai, raporton AP.

Departamenti për Parandalimin dhe Zbutjes së Fatkeqësive në Tajlandës, njoftoi për shumë shtëpi të prekura dhe disa persona të lënduar nga përmbytjet e menjëhershme dhe rrëshqitjet e dheut në provincat veriore.

Departamenti Meteorologjik i Tajlandës paralajmëroi për shira të rrëmbyeshëm në rajonet veriore dhe verilindore të mërkurën. Banorët në zonat kodrinore dhe zonat e ulëta pranë rrugëve ujore u paralajmëruan për përmbytje të mundshme dhe rrëshqitje dheu.

Shiu ishte pasojë e Stuhisë Tropikale Kajiki, e cila zbarkoi të hënën pasdite në Vietnamin qendror, ku mijëra njerëz u evakuuan nga zonat me rrezik të lartë.

Before yesterdayMain stream

Shkoi me pushime në Tajlandë, befasohet me atë çfarë i ndodhi në dhomën e gjumit

2 August 2025 at 10:00

Një video e një gruaje që po pushon në një resort tropikal në Tajlandë është bërë virale, pasi ka kapur momentin kur një i ftuar i paftuar – një majmun i vogël – hyri me forcë në dhomën e saj të hotelit.

Gruaja, e njohur në TikTok si @roasted.onion, publikoi një video të shkurtër më 19 korrik, i cili brenda një kohe të shkurtër grumbulloi miliona shikime dhe qindra mijëra pëlqime. Përdoruesit

e përshkruan skenën si njëkohësisht qesharake dhe shqetësuese. “Ende po më dridhen duart,” shkroi ajo shkurt në përshkrimin e videos.

@roasted.onion im still shaking #thailand #fyp ♬ Jet2 Advert – ✈A7-BBH | MAN 🇬🇧

Në pamjet, të regjistruara nga krevati, shihet një majmun i vogël që i afrohet derës së ballkonit dhe kap dorezën.

Me një lëvizje befasuese, pothuajse njerëzore, ai hap derën dhe hyn në dhomë, ndërsa gruaja nga pas kamerës thërret “jo”.

Për habinë e saj, majmuni merr një send nga një tavolinë aty pranë dhe ikën me shpejtësi jashtë. Para se gruaja të arrinte të mbyllte dhe të kyçte derën, ai ndalet, kthehet dhe i gërhet ashpër.

Videoja shoqërohet me një kujtesë të vlefshme “Gjithmonë mbyllni derën me çelës”. /Telegrafi/

The post Shkoi me pushime në Tajlandë, befasohet me atë çfarë i ndodhi në dhomën e gjumit appeared first on Telegrafi.

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

By: M C
31 July 2025 at 21:16

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një dekadë mes Tajlandës dhe Kamboxhias.

Konflikti, që nisi pas një shkëmbimi zjarri në një segment 200-kilometërsh të kufirit të tyre të përbashkët, u përshkallëzua shpejt dhe solli pasoja të rënda diplomatike e ushtarake.

Përpjekjet për ndalimin e luftës fillimisht erdhën nga Kryeministri i Malajzisë dhe më pas nga Kina, por ishte vetëm pas një telefonate të Presidentit Trump me kryeministrin e përkohshëm tajlandez, Phumtham Wechayachai, që Tajlanda pranoi të merrte pjesë në negociata me Kamboxhian. Bisedimet u mbajtën në Putrajaya të Malajzisë, nën kujdesin e kryeministrit Anwar Ibrahim, aktualisht edhe kryesues i ASEAN-it, raporton ekskluzivisht Reuters.

Burime qeveritare tajlandeze thanë për Reuters se Trump kishte kërcënuar me pezullimin e negociatave tregtare nëse nuk gjendej një zgjidhje paqësore. Kjo ndikoi drejtpërdrejt në gatishmërinë e Tajlandës për të negociuar. Tajlanda kërkoi që takimi të zhvillohej në një vend neutral dhe vetëm mes kryeministrave, gjë që çoi në përzgjedhjen e Malajzisë si vend pritës.

Pavarësisht mosbesimit të ndërsjellë, armëpushimi që hyri në fuqi të hënën në mesnatë po respektohej deri të enjten, edhe pse të dyja palët nuk kishin tërhequr trupat nga kufiri. Ndërkohë, marrëdhëniet tregtare SHBA–Tajlandë dhe SHBA–Kamboxhia pritet të rifillojnë pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit.

Trump dhe administrata e tij janë vlerësuar nga të dy liderët si faktor vendimtar në ndaljen e konfliktit dhe ringritjen e dialogut mes fqinjëve të tensionuar.

The post Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias appeared first on Albeu.com.

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 July 2025 at 19:08

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një dekadë mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Konflikti, që nisi pas një shkëmbimi zjarri në një segment 200-kilometërsh të kufirit të tyre të përbashkët, u përshkallëzua shpejt dhe solli pasoja të rënda diplomatike […]

The post Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias appeared first on BoldNews.al.

Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë

By: E.K
30 July 2025 at 09:01

Tajlanda ka akuzuar sërish Kamboxhian për një “shkelje flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit të arritur së fundmi, duke pretenduar se trupat kamboxhiane ndërmorën një ofensivë të dhunshme gjatë natës në zonën kufitare. Të dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim që hyri në fuqi të martën, pas pesë ditësh luftime të ashpra që lanë […]

The post Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë appeared first on FaxWeb.

Kostoja e luftës pesëditore – Tajlanda vlerëson dëmin në më shumë se 266 milionë euro

29 July 2025 at 15:56

Tajlanda ka vlerësuar koston fillestare të evakuimit dhe dëmeve materiale në mbi 10 miliardë baht (rreth 266 milionë euro), pas një konflikti pesëditor në kufi me Kamboxhian. Pritet që ndikimi përfundimtar ekonomik të jetë edhe më i madh.

Qeveria po përgatit një buxhet fillestar prej 25 miliardë baht (668 milionë euro) për të zbutur pasojat, ka deklaruar ministri i Financave i Tajlandës, Pichai Chunhavajira.

“Duhet të mbledh fonde për këtë, sepse kjo gjithashtu do të stimulojë ekonominë, duke pasur parasysh ndërtimet, riparimet e shtëpive dhe shumë të tjera. Ndoshta nuk do të mjaftojë dhe mund të na duhet të kërkojmë fonde shtesë”, ka shtuar ai, duke theksuar se vlerësimi fillestar i dëmeve ende nuk përfshin ndërprerjet në tregti.

Në një deklaratë të ndarë, Pichai tha se ministria e financave ka shpallur disa masa ndihme për të mbështetur qytetarët dhe bizneset e prekura nga konflikti në kufi.

Bankat shtetërore ofrojnë masa si shtyrje të pagesës së kredive, kredi me norma të ulëta interesi, rifinancim dhe përjashtim nga tarifat për të ndihmuar rimëkëmbjen, ka shtuar ai.

Masat fiskale përfshijnë zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave tatimore dhe pagesën e taksave deri në muajin shtator, si dhe lehtësime tatimore për shpenzimet e riparimeve – deri në 100 mijë baht për shtëpitë dhe 30 mijë baht për automjetet.

Qeveria gjithashtu ka ndarë nga 100 milionë baht për secilën nga provincat e prekura për nevojat lokale, me mundësinë e rritjes së shumës nëse do të jetë e nevojshme. /Telegrafi/

The post Kostoja e luftës pesëditore – Tajlanda vlerëson dëmin në më shumë se 266 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për bisedime armëpushimi

26 July 2025 at 21:21

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se udhëheqësit e Kamboxhias dhe Tajlandës kanë rënë dakord të takohen për të rënë dakord shpejt për një armëpushim, ndërsa ai kërkon të ndërmjetësojë paqen pas tre ditësh luftimesh përgjatë kufirit midis dy vendeve.

Në një seri postimesh në rrjete sociale gjatë një vizite në Skoci, Trump tha se kishte folur me kryeministrin kamboxhian Hun Manet dhe kryeministrin në detyrë të Tajlandës Phumtham Wechayachai dhe i paralajmëroi ata se nuk do të bënte marrëveshje tregtare me asnjërin vend të Azisë Juglindore nëse konflikti kufitar vazhdonte.

“Të dyja palët po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe”, shkroi Trump, duke detajuar përpjekjet e tij diplomatike.

Para se Trump të fliste me dy udhëheqësit, përleshjet në kufirin tajlando-kamboxhian vazhduan për të tretën ditë, ndërsa të dyja palët thanë se po vepronin në vetëmbrojtje në mosmarrëveshjen kufitare dhe i bënë thirrje palës tjetër të ndalonte luftimet dhe të fillonte negociatat.

Më shumë se 30 persona janë vrarë dhe më shumë se 130,000 janë zhvendosur në luftimet më të ashpra midis dy fqinjëve të Azisë Juglindore në 13 vjet.

Pasi këshilltarët e lartë të Trumpit i nxitën të dyja palët të tregonin përmbajtje, ai vetë u përfshi drejtpërdrejt, duke folur me të dy udhëheqësit dhe duke thënë se po përcillte mesazhe.

“Kur gjithçka të jetë thënë dhe bërë dhe paqja të jetë afër, mezi pres të përfundoj marrëveshjet tona tregtare me të dyja vendet”, tha presidenti amerikan.

Ai nuk ofroi asnjë detaj në lidhje me negociatat e armëpushimit që ai njoftoi se ishin rënë dakord nga Tajlanda dhe Kamboxhia. /Telegrafi/

The post Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për bisedime armëpushimi appeared first on Telegrafi.

Përshakllëzohet konflikti midis Tajlandës dhe Kamboxhias – 30 të vdekur dhe 130 mijë të zhvendosur

26 July 2025 at 09:20

Përleshjet në kufirin mes Tajlandës dhe Kamboxhias vazhdojnë për të tretën ditë radhazi, dhe sot janë shfaqur vatra të reja të konfliktit, ndërsa të dyja palët po kërkojnë mbështetje diplomatike, duke pretenduar se kanë vepruar në vetëmbrojtje dhe duke i bërë thirrje palës kundërshtare për armëpushim dhe fillim të negociatave.

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 130 mijë janë zhvendosur në përleshjet më të ashpra mes Tajlandës dhe Kamboxhias në 13 vitet e fundit, raporton reuters.

Marina tajlandeze njoftoi se të shtunën në mëngjes ndodhi një përplasje në provincën bregdetare Trat, duke hapur një vatër të re të konfliktit më shumë se 100 kilometra larg nga pikat e tjera të përleshjeve përgjatë kufirit për të cilin dy vendet janë në konflikt prej dekadash. Deri më tani kanë vdekur 19 ushtarë tajlandezë, ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Kamboxhias, Maly Socheata, deklaroi se në përleshje kanë vdekur pesë ushtarë dhe tetë civilë.

Ambasadori tajlandez në OKB i tha Këshillit të Sigurimit të premten se ushtarë tajlandezë janë plagosur dy herë që nga mesi i korrikut për shkak të minave të vendosura nga Kamboxhia në territorin tajlandez, gjë që Kamboxhia e ka mohuar fuqishëm. Gjithashtu, ambasadori tha se Kamboxhia kishte nisur sulmet të enjten në mëngjes.

“Tajlanda i bën thirrje Kamboxhias të ndalojë menjëherë të gjitha aktet armiqësore dhe agresive dhe të rikthehet në dialog me mirëbesim,” deklaroi Cherdchai Chaivaivid.

Dy vendet kanë pasur mosmarrëveshje për kufirin për dekada, ku pronësia mbi tempujt hindu Ta Moan Thom dhe Preah Vihear nga shekulli i XI-të janë pikat më të diskutueshme.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 1962 ia dha Preah Vihearin Kamboxhias, por tensionet u shtuan në vitin 2008 kur Kamboxhia u përpoq ta regjistronte tempullin në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Tajlandës, Phumtham Wechayachai, shprehu shqetësim serioz për përshkallëzimin e tensioneve në kufirin me Kamboxhian. Pas ditës së dytë me radhë të incidenteve të armatosura, ai paralajmëroi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Tensionet u përshkallëzuan në fund të majit kur një ushtar kamboxhian u vra në një përplasje të shkurtër. Të dyja palët më pas vendosën trupa shtesë, dhe kriza diplomatike e çoi qeverinë e koalicionit të Tajlandës drejt shpërbërjes. /Telegrafi/

The post Përshakllëzohet konflikti midis Tajlandës dhe Kamboxhias – 30 të vdekur dhe 130 mijë të zhvendosur appeared first on Telegrafi.

Pse po luftojnë Tajlanda dhe Kamboxhia?

25 July 2025 at 23:37

Në kufirin midis Kamboxhias dhe Tajlandës është rindezur sërish një konflikt i armatosur.

Përplasjet që kanë eskaluar gjatë ditës së djeshme janë thellësisht të rrënjosura në historinë e rajonit dhe përfshijnë një ndërthurje të ndërlikuar të së kaluarës koloniale, trashëgimisë kulturore, pasioneve nacionaliste dhe paqëndrueshmërisë politike bashkëkohore.

Shkaku kryesor i këtij konflikti nuk është as nafta, as zgjerimi territorial, por – një gur i vjetër, shkruan bbc.

Më saktë, bëhet fjalë për tempullin Prasat Ta Muen Thom dhe faltoret përreth tij, të vendosura në kodra të pyllëzuara dhe të paarritshme lehtë, pranë kufirit midis dy shteteve.

Ky tempull, i ndërtuar në shekullin XI në stilin klasik të arkitekturës khmere, ka qenë pjesë e një rruge që lidhte qytetet e mëdha të ish-perandorisë Khmere, përfshirë edhe legjendarin Angkor.

Sot, tempulli ndodhet pikërisht në vijën ndarëse midis provincës kamboxhiane, Oddar Meanchey dhe provincës tajlandeze, Surin. Dhe pikërisht kjo vijë – është problemi.

Kufiri mes Kamboxhias së sotme dhe Tajlandës është përcaktuar në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shekullit XX-të përmes një sërë marrëveshjesh midis Francës koloniale të asaj kohe (e cila kontrollonte Kamboxhian e sotme) dhe Siamit të atëhershëm (Tajlanda e sotme). Megjithatë, shumë prej atyre hartave kanë qenë të pasakta, dhe vijat ndarëse nuk janë zbatuar në mënyrë të qëndrueshme në terren.

Vendimi i Hagës dhe tensionet e reja-vjetra

Në vitin 1962, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) vendosi që tempulli Preah Vihear, një tjetër simbol i kulturës khmere, i takon Kamboxhias.

Por, gjykata nuk u shpreh qartë për territorin që rrethon tempullin, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Tajlanda kurrë nuk e pranoi plotësisht këtë vendim, dhe çështja e tempujve si Ta Muen Thom mbeti në një boshllëk ligjor dhe politik.

Tensionet u përshkallëzuan veçanërisht nga viti 2008 deri në 2011, kur konfliktet midis dy ushtrive u përsëritën disa herë, me viktima dhe të plagosur nga të dyja palët. Edhe atëherë, si tani, në qendër të mosmarrëveshjeve ishin tempujt, simbolika territoriale dhe përfitimet politike.

Në fillim të vitit 2025, tensionet sërish janë ndezur. Në muajin shkurt, ushtarët tajlandezë ndaluan turistët kamboxhianë të këndonin himnin kombëtar pranë tempullit Prasat Ta Muen Thom. Në muajin maj ndodhi një përplasje e shkurtër e armatosur në “Trekëndëshin e Smaragdët” – pika ku takohen kufijtë e Tajlandës, Kamboxhias dhe Laosit. Një ushtar kamboxhian humbi jetën.

Kryeministri kamboxhian, Hun Manet ka njoftuar se do të kërkojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke theksuar se dëshiron të shmangë një konflikt më të gjerë. Megjithatë, Tajlanda nuk e njeh juridiksionin e ICJ-së në këtë rast, duke këmbëngulur në bisedime bilaterale.

Tensionet rriten pas publikimit të një audio-incizimi

Tensionet u përshkallëzuan në mes të qershorit, kur u përhap një incizim zanor i një bisede private midis ish-kryeministrit kamboxhian, Hun Sen dhe kryeministres tajlandeze, Paetongtarn Shinawatra.

Hun Sen e publikoi këtë incizim pa pëlqimin e palës tjetër, gjë që shkaktoi krizë politike në Bangkok dhe rrëzimin e koalicionit qeverisës. Tajlanda akuzoi Phnom Penh për “tradhti të besimit”, ndërsa opinioni publik reagoi me zemërim, duke përkeqësuar më tej marrëdhëniet.

Në muajin korrik, disa ushtarë tajlandezë u plagosën nga shpërthimi i minave, për të cilat autoritetet pretendojnë se janë mina të reja ruse PMN-2.

Bangkoku akuzoi Kamboxhian për shkelje të të drejtave të njeriut dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa Phnom Penh u kundërpërgjigj duke thënë se minat janë “tajlandeze” dhe se akuzat janë të motivuara politikisht.

Dita kur pylli përpiu paqen

Në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut, gjithçka ndryshoi. Fillimisht u raportuan fluturime dronësh kamboxhianë, e më pas palët akuzuan njëra-tjetrën për hapjen e zjarrit pranë tempullit Ta Muen Thom.

Disa orë më vonë, Tajlanda dërgoi gjashtë aeroplanë luftarakë F-16, të cilët bombarduan pozicionet kamboxhiane, duke pretenduar se po shkatërronin “infrastrukturë ushtarake armike”. Kamboxhia reagoi duke lëshuar raketa BM-21 “Grad”, që goditën një pompë karburanti në provincën tajlandeze Si Saket, ku u vranë të paktën tetë civilë, përfshirë edhe një fëmijë. Më vonë gjatë ditës, u raportua edhe një sulm ndaj një spitali në Phnom Dongrak.

Të dyja palët kanë shpallur “gatishmëri të plotë luftarake”, janë evakuuar civilët, të gjitha pikat kufitare janë mbyllur, ndërsa marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan edhe më tej me tërheqjen e ambasadorëve.

Tempujt që ndodhen në qendër të konfliktit nuk janë thjesht monumente. Ata janë simbole të identitetit kombëtar. Në sytë e kamboxhianëve, ata përfaqësojnë zemrën e qytetërimit të tyre – një dëshmi materiale e fuqisë së lashtë dhe trashëgimisë kulturore. Për Tajlandën, ato janë prona historike, burime strategjike dhe çështje sovraniteti.

Pikërisht për këtë arsye, çdo gur i atyre rrënojave mban peshën e së kaluarës, dhe çdo plumb i qëllohet rreth tyre mund të shkaktojë një valë emocionesh dhe pasionesh nacionaliste. Edhe pse të dyja palët pohojnë se nuk duan luftë, ajo tashmë është në zhvillim. Kanalet diplomatike janë bllokuar, retorika kombëtare po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe kufiri po shndërrohet në një vijë fronti.

Njëra palë thotë se po mbron tempujt e vet, tjetra se po mbron sovranitetin. Edhe pse mund të duket si një incident i radhës në tokën aziatike, thellësia historike e konfliktit, paqëndrueshmëria e brendshme politike dhe rëndësia strategjike e territorit e bëjnë këtë krizë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Çdo gabim i mëtejshëm apo provokim mund ta shtyjë rajonin drejt një kaosi më të madh – për shkak të vijave të kufirit që janë caktuar më shumë se një shekull më parë. /Telegrafi/

The post Pse po luftojnë Tajlanda dhe Kamboxhia? appeared first on Telegrafi.

Kryeministri tajlandez akuzon Kamboxhian për nisjen e konfliktit të fundit të armatosur

25 July 2025 at 16:58

Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, akuzoi Kamboxhian për nisjen e konfliktit të fundit të armatosur duke përdorur “forcën ushtarake e para”.

Gjatë një fjalimi në ndërtesën e qeverisë, Phumtham deklaroi se shënjestrimi i spitaleve dhe zonave civile nga ana e Kamboxhias përbën “krim të rëndë lufte”, sipas gazetës “The Nation”.

Kryeministri tajlandez shtoi gjithashtu se ministri i jashtëm e ka informuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së mbi situatën dhe ka dërguar një letër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mediat vendase raportuan se autoritetet kanë shpallur sot gjendje ushtarake në dy provinca kufitare, Chanthaburi dhe Trat.

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë evakuuar qytetarët e tyre nga rajonet kufitare.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Tajlandës, numri i të vdekurve ka arritur në 15, përfshirë një ushtar, ndërsa Kamboxhia ka konfirmuar vdekjen e një murgu dhe ka bërë të ditur se pesë të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore të forcave ajrore tajlandeze ditën e enjte.

Kamboxhia dhe Tajlanda i kanë ulur marrëdhëniet diplomatike në nivelin më të ulët të dekadave të fundit, pasi tensionet mes dy vendeve nisën të rriten më 28 maj, kur trupat e tyre shkëmbyen zjarr pranë kufirit, duke shkaktuar vdekjen e një ushtari kamboxhian.

Të dy fqinjët e Azisë Juglindore kanë një kufi të kontestuar që shtrihet përgjatë provincës kamboxhiane Preah Vihear dhe provincës verilindore Ubon Ratchathani në Tajlandë. /AA/

The post Kryeministri tajlandez akuzon Kamboxhian për nisjen e konfliktit të fundit të armatosur appeared first on Telegrafi.

Nëntë të vrarë pas përleshjeve/ Tajlandë mbyll kufirin me Kamboxhian

24 July 2025 at 09:23

Tajlanda ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Kamboxhian pas përplasjeve të fundit mes vendeve.

Të paktën në civilë janë vrarë në Tajlandë pas një shkëmbimi zjarri. Kamboxhia është akuzuar se ka hedhur raketa në një fshat tajlandez dhe se ka kryer sulme ndaj një spitali. Nga ana tjetër, sipas raportimeve, Tajlanda ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në Kamboxhia.

Pas mbylljes së kufirit me Kamboxhian, u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen.

/abcnews.al/

Shpërthen konflikti, shfaqen pamjet e para të luftimeve të ushtrisë tajlandeze dhe kamboxhiane

24 July 2025 at 09:59

Videot e para të përleshjeve të armatosura midis ushtrive tajlandeze dhe kamboxhiane, të cilat shpërthyen pas javësh tensioni në zonën kufitare të diskutueshme, filluan të shfaqen në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme.

Një nga regjistrimet tregon momentet kur forcat kamboxhiane qëllojnë raketa nga sistemi BM-21 Grad drejt territorit tajlandez.

The video was recorded from the Cambodian side, showing weapons being fired at civilian homes on the Thai side, causing injuries and damage. In response, Thai soldiers were forced to retaliate this morning.#Combodia #Thailand pic.twitter.com/QBRX6hwXfW

— TAU (ต้อ) (@NC31Aug) July 24, 2025

Sipas informacioneve të disponueshme, raketat goditën një stacion benzine PTT në distriktin Ban Phue, provinca Sisaket, duke plagosur disa studentë dhe civilë.

NEW: BM-21 rockets launched from Cambodian territory struck a PTT gas station in Ban Phue, Kantharalak District of Thailand’s Sisaket Province, injuring numerous students and civilians. pic.twitter.com/K23XdKZ3Fn

— Clash Report (@clashreport) July 24, 2025

Pamjet tregojnë një shkëmbim intensiv zjarri artilerie dhe granatash përgjatë kufirit midis dy vendeve, veçanërisht pranë provincës Preah Vihear të Kamboxhias dhe Ubon Ratchathani të Tajlandës.

Më parë, Tajlanda nisi sulme ajrore ndaj objektivave brenda Kamboxhias, duke përdorur aeroplanë luftarakë F-16, dhe Kamboxhia bombardoi zonën kufitare tajlandeze, duke vrarë të paktën një civil.

Heavy artillery and grad shelling on the border between Cambodia and Thailand.

This comes hours after Thailand cut all diplomatic relations with Cambodia. pic.twitter.com/J4AH1G9tUx

— ayden (@squatsons) July 24, 2025

Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias konfirmoi se dy bomba ranë në një rrugë brenda territorit të tyre.

Në të njëjtën kohë, autoritetet tajlandeze mbyllën të gjitha pikat kufitare me Kamboxhian dhe Kamboxhia tërhoqi stafin e saj diplomatik.

Bëhet e ditur se vendet akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e konfliktit të armatosur.

Ushtria tajlandeze thotë se reagoi pasi ushtarët e saj panë trupa të armatosura kamboxhiane që po i afroheshin kufirit, të mbështetura nga dronë.

Në një përpjekje për të parandaluar verbalisht incidentin, ata pretendojnë se ishin të parët që u sulmuan.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias deklaron se Tajlanda është ajo që filloi konfliktin dhe se ushtria e tyre po vepron “strikt brenda kufijve të vetëmbrojtjes”.

Kryeministri kamboxhian Hun Manet akuzoi Bangkokun për sulme ndaj pozicioneve ushtarake pranë tempujve Prasat Ta Moan Thom dhe Prasat Ta Krabey, si dhe për përhapjen e luftimeve në zona të tjera kufitare.

Ndërkohë, raportet nga rajoni tregojnë se civilët po largohen masivisht nga fshatrat e prekura nga frika e sulmeve të mëtejshme, pasi të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr dhe akuza për përgjegjësi në konfliktin gjithnjë e më të rrezikshëm.

Mosmarrëveshja midis Kamboxhias dhe Tajlandës ka vazhduar për dekada të tëra dhe pika qendrore e mosmarrëveshjes është tempulli Preah Vihear, të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli kamboxhiane në vitin 1962 dhe e konfirmoi gjithashtu në vitin 2013.

Megjithatë, Tajlanda vazhdon ta kundërshtojë vendimin.

Tensionet tani janë përshkallëzuar në konflikt të hapur të armatosur. /Telegrafi/

The post Shpërthen konflikti, shfaqen pamjet e para të luftimeve të ushtrisë tajlandeze dhe kamboxhiane appeared first on Telegrafi.

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

5 July 2025 at 20:10

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të komunikuar, vetëm duke lehur, raportoi sot Mirror.

Djali u gjet në një kabinë ku ishte braktisur nga nëna dhe vëllai i tij 23-vjeçar, të cilët, siç treguan analizat, përdornin drogë.

Nëna e tij e regjistroi në shkollë për të marrë ndihmë shtetërore, megjithëse fëmija nuk ndoqi asnjë orë mësimi, gjë që e shtyu shkollën të kontaktonte aktivisten për të drejtat e fëmijëve Pavina Hongsakul, e cila e raportoi rastin në policinë lokale.

Hongsakul shpjegoi se djali “nuk po fliste, ai vetëm po lehte” dhe se ishte e trishtueshme ta shihte në atë gjendje.

Vendasit raportuan se e kishin parë nënën duke lypur ushqim dhe familjet vendase ua ndaluan fëmijëve të tyre të ndërvepronin me djalin për shkak të sjelljes së nënës së tij.

The Mirror raporton se djali, duke mos pasur njerëz me të cilët të ndërvepronte, iu drejtua qenve për socializim dhe përfundimisht filloi të imitonte sjelljen e tyre.

Ministria e Arsimit e Tajlandës dhe policia e Lap Lae kryen një operacion të përbashkët më 30 qershor, në të cilin të rriturit u akuzuan për përdorim droge dhe djali u vendos në një shtëpi për fëmijë të lënë pas dore.

“Djalit do t’i jepet një shans për një jetë të mirë. Ne do të monitorojmë progresin për t’u siguruar që ai të marrë gjithçka që i nevojitet”, tha ministria.
 

The post “Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen appeared first on Euronews Albania.

Momenti kur policia në Tajlandë kreu një bastisje në një ‘bazë të mashtrimeve online’

20 June 2025 at 12:49

Policia në Tajlandë kreu një bastisje në një shtëpi pranë Bangkokut, ku dyshohej se funksiononte një qendër mashtrimi online.

Gjatë operacionit u arrestuan 13 persona, përfshirë shtetas australianë, britanikë, kanadezë dhe afrikanë jugorë.

Grupi dyshohet se ka mashtruar investitorë australianë, duke marrë rreth 1.9 milion dollarë australianë.

Moment police storm Thai mansion allegedly used as scam centre
This is the moment Thai police officers raided a house near Bangkok, suspected of being used as a scam centre.

Footage shows the officers entering the rented house in the province of Samut Prakan, and arresting 13… pic.twitter.com/oqJc92cgcG

— Breaking World (@X__TODAY) June 19, 2025

Policia australiane ka bashkëpunuar me autoritetet tajlandeze për hetimin e kësaj ngjarjeje.

Bastisja u zhvillua në provincën Samut Prakan pranë kryeqytetit. /Telegrafi/

The post Momenti kur policia në Tajlandë kreu një bastisje në një ‘bazë të mashtrimeve online’ appeared first on Telegrafi.

Elefanti i uritur ia mësyn një dyqani në Tajlandë, qeras veten me ëmbëlsira e fruta

6 June 2025 at 15:29

Një elefant i egër doli jashtë një parku kombëtar në Tajlandë për të vizituar një dyqan ushqimesh, ku qerasi veten me vezë dhe ëmbëlsira.

Elefanti 27-vjeçar, i quajtur Plai Biang Lek, është i njohur për vendasit për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë Parkut Kombëtar Khao Yai në kërkim të ushqimeve, transmeton Telegrafi.

Banorët thanë se ai shpesh mund të shihet duke ecur pranë një dyqani qoshe pak më shumë se gjysmë milje nga porta hyrëse e parkut, por të hënën ai bëri atë që besohet të jetë vizita e tij e parë në brendësi të dyqanit.

Elefanti festoi me vezë, banane të thata, një sandviç dhe nëntë thasë me biskota të ëmbla orizi përpara se rojet e parkut të vinin për ta nxjerrë atë nga lokali.

Anëtarët e grupit Khao Yai Elephant Lovers dhuruan rreth 25 dollarë në dyqan për të paguar ushqimet e Plai Biang Lek.

Pronari i dyqanit tha se nuk ishte i zemëruar me elefantin, pasi kafsha duhet të ketë qenë e uritur. /Telegrafi/

 

The post Elefanti i uritur ia mësyn një dyqani në Tajlandë, qeras veten me ëmbëlsira e fruta appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Solli 19.4 kg kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, arrestohet 39-vjeçari

26 May 2025 at 11:15

Është finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Pako 6”, që kishte si objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kanabis me përqindje të lartë THC, që synojnë tregun vendas.

Pas kryerjes sw hetimeve, u bë e mundur arrestimi i Dhimitër Shehut, 39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë.

I arrestuari kishte udhëtuar nga Tajlanda drejt Shqipërisë dhe, në momentin e mbërritjes në Pikën Kufitare të Rinasit, u kap me një valixhe që përmbante 19.4 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis me përqindje të lartë THC. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI/ Solli 19.4 kg kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, arrestohet 39-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Tajlanda raporton vdekjen e parë nga antraksi, qindra persona të ekspozuar

2 May 2025 at 13:35

Tajlanda ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me sëmundjen bakteriale të antraksit, me dy raste në të gjithë vendin, duke shkaktuar alarm për shëndetin publik pasi autoritetet identifikuan qindra njerëz që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj baktereve vdekjeprurëse, thanë zyrtarët.

Një burrë 53-vjeçar nga provinca Mukdahan, në verilindje të Tajlandës, pranë kufirit me Laosin, vdiq të mërkurën pasi u infektua me antraks, raportoi Reuters.

Një rast i dytë infeksioni është konfirmuar në të njëjtën provincë, ndërsa tre raste të tjera janë nën hetim.

Autoritetet kanë identifikuar të paktën 638 persona që ishin potencialisht të ekspozuar ndaj baktereve sepse konsumonin mish të gjallë.

Midis tyre, 36 persona morën pjesë në therjen e bagëtive, ndërsa pjesa tjetër konsumuan mish viçi të gjallë ose të pagatuar mirë. Të gjithë iu nënshtruan terapisë me antibiotikë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

“Të gjithë personat që mund të kenë qenë në kontakt me mishin e infektuar janë nën mbikëqyrje”, tha Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës.

Ishte planifikuar të vaksinoheshin 1,222 bagëti, megjithëse asnjë prej kafshëve nuk shfaqi simptoma të sëmundjes. Antraksi është një sëmundje e rrallë por serioze e shkaktuar nga bakteret që zakonisht transmetohet te njerëzit nga kontakti me kafshët e infektuara ose nga ngrënia e mishit të kontaminuar.

Nuk transmetohet nga kontakti njerëzor. Tajlanda raportoi raste të fundit të antraksit tek njerëzit në vitin 2017, kur dy persona u infektuan, por nuk pati vdekje.

 

 

The post Tajlanda raporton vdekjen e parë nga antraksi, qindra persona të ekspozuar appeared first on Euronews Albania.

Tre blloqet e kompleksit filluan të ndahen në dysh nga tërmeti, burri në Bangkok kapërcen urën e këputur për ta shpëtuar gruan dhe fëmijën

2 April 2025 at 15:37

Një video dramatike shfaq momentin kur një baba hero kërcen nga një strukturë e metaltë në tjetrën në një lartësi prej 185 metra, vetëm që ta shpëtojë gruan dhe fëmijën nga tërmeti që po shkatërronte bllokun e ndërtesës kolektive.

Kwon Young Jun, 36-vjeç, arriti në stilin holivudian të kërcej në anën tjetër të strukturës së metaltë, që ishte këputur në mes në ndërtesën shumëkatëshe në Bangkok të Tajlandës.

Kalimtarët e rastit që ishin në tokë, arritën ta filmonin momentin e efektit të tërmetit 7.7 magnitudë, transmeton Telegrafi.

Kwon me prejardhje nga Seuli i Koresë së Jugut, më vonë është fotografuar me familjen e tij në rrugë.

“Gjitha që mendova ishte të rikthehem në dhomë për të shpëtuar gruan dhe fëmijën. Kuptova se ishte tërmeti dhe se ndërtesa po ndahej në dysh, dhe pashë një hapësirë që u krijua dhe u detyrova të kërcej në anën tjetër”, tha ky baba.

Gruaja e tij Sukanya Yutuam, 35-vjeçe, tha se partneri i saj ishte duke ushtruar në katin e 52-të në një nga tre blloqet e kompleksit – që janë të lidhura me disa ura, kur tërmeti goditi vendin. /Telegrafi/

The post Tre blloqet e kompleksit filluan të ndahen në dysh nga tërmeti, burri në Bangkok kapërcen urën e këputur për ta shpëtuar gruan dhe fëmijën appeared first on Telegrafi.

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit – dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

29 March 2025 at 23:51

Një tërmet i madh në Myanmar të premten ka shkaktuar mbi 1600 viktima dhe ka çuar në shembjen e shumë ndërtesave.

Edhe pse ky shtet i Azisë Juglindore është një zonë me rrezik të lartë për tërmete, vendet fqinje si Tajlanda dhe Kina – të cilat gjithashtu u prekën nga tërmeti – nuk janë.

Kryeqyteti tajlandez, Bangkoku, ndodhet më shumë se 1000 km larg epiqendrës së tërmetit të së premtes – dhe megjithatë një ndërtesë e lartë e papërfunduar në qytet u rrëzua prej tij.

Këtu do të shpjegojmë se çfarë e shkaktoi këtë tërmet dhe si arriti të kishte një ndikim kaq të fuqishëm edhe në distanca kaq të largëta.

Çfarë e shkaktoi tërmetin?

Shtresa e sipërme e Tokës është e ndarë në seksione të ndryshme, të quajtura pllaka tektonike, të cilat janë në lëvizje të vazhdueshme. Disa lëvizin pranë njëra-tjetrës, ndërsa të tjera lëvizin mbi ose nën njëra-tjetrën.

Kjo lëvizje është ajo që shkakton tërmete dhe vullkane, shkruan bbc.

Myanmari konsiderohet një nga zonat më “aktive” gjeologjikisht në botë sepse ndodhet në pikëtakimin e katër pllakave tektonike – asaj Euroaziatike, Indiane, Sunda dhe mikropllakës së Burmës.

Himalajet janë formuar si rezultat i përplasjes së pllakës Indiane me pllakën Euroaziatike, ndërsa cunami i vitit 2004 ndodhi si pasojë e zhytjes së pllakës Indiane nën mikropllakën e Burmës, transmeton Telegrafi.

Dr. Rebecca Bell, specialiste në tektonikë në Imperial College London, shpjegon se për të përballuar gjithë këtë lëvizje, krijohen çarje në shkëmbinj – të quajtura thyerje – që lejojnë të “rrëshqasin” anash pllakat tektonike.

Një nga thyerjet kryesore është thyerja e Sagaing, e cila përshkon Myanmarin nga veriu në jug dhe ka një gjatësi mbi 1200 km.

Të dhënat e hershme sugjerojnë se lëvizja që shkaktoi tërmetin me magnitudë 7.7 shkallësh të Rihterit ishte e tipit “strike-slip” – ku dy blloqe lëvizin horizontalisht pranë njëri-tjetrit.

Kjo është në përputhje me lëvizjen tipike të thyerjes së Sagaing.

Ndërsa pllakat lëvizin pranë njëra-tjetrës, ato mund të bllokohen, duke grumbulluar fërkime derisa papritur të çlirohet dhe toka të zhvendoset, duke shkaktuar një tërmet.

Pse tërmeti u ndje kaq larg?

Tërmetet mund të ndodhin deri në 700 km (435 milje) nën sipërfaqe. Ky tërmet ishte vetëm 10 km nga sipërfaqja, duke e bërë atë shumë të cekët. Kjo rrit sasinë e lëkundjeve në sipërfaqe.

Gjithashtu, tërmeti ishte shumë i fuqishëm – me një magnitudë 7.7 në shkallën e momentit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), ai prodhoi më shumë energji sesa bomba atomike e hedhur mbi Hiroshimë.

Madhësia e tërmetit lidhet me llojin e thyerjes, tha Dr. Bell.

“Natyra e drejtë e thyerjes do të thotë që tërmetet mund të përhapen në zona të mëdha – dhe sa më e madhe të jetë zona që rrëshqet, aq më i fuqishëm është tërmeti”, shpjegoi ajo.

“Në këtë rajon kanë ndodhur gjashtë tërmete me magnitudë 7 ose më të lartë gjatë shekullit të fundit”, tha gjeologia.

Kjo thyerje e drejtë gjithashtu bën që një sasi e madhe e energjisë të përhapet përgjatë saj – duke u shtrirë 1200 km në jug, drejt Tajlandës.

Mënyra se si ndihen tërmetet në sipërfaqe varet edhe nga lloji i tokës.

Në tokë të butë – si ajo mbi të cilën është ndërtuar Bangkoku – valët sizmike (vibrimet e tokës) ngadalësohen dhe grumbullohen, duke u bërë më të fuqishme.

Prandaj, gjeologjia e Bangkokut e bëri lëkundjen e tokës edhe më të fortë.

Pse u shemb vetëm një ndërtesë e lartë në Bangkok?

Ndërsa pamjet dramatike tregojnë ndërtesa të larta në Bangkok që lëkunden gjatë tërmetit – duke shkaktuar rrjedhje uji nga pishinat në çati – duket se e vetmja grataçelë që u shemb ishte selia e papërfunduar e zyrës së auditorit të përgjithshëm në distriktin Chatuchak të Bangkokut.

Sipas Dr. Christian Malaga-Chuquitaype, një pedagog i lartë në inxhinierinë sizmike në Imperial College London, përpara vitit 2009, Bangkoku nuk kishte një standard gjithëpërfshirës sigurie për ndërtimin e ndërtesave që të përballonin tërmetet.

Kjo do të thotë se ndërtesat më të vjetra ishin veçanërisht të cenueshme.

Kjo nuk është diçka e pazakontë, pasi ndërtesat rezistente ndaj tërmeteve janë më të shtrenjta për t’u ndërtuar dhe Tajlanda, ndryshe nga Myanmari, nuk përjeton shpesh tërmete.

Dr. Emily So, profesoreshë e inxhinierisë arkitekturore në Universitetin e Kembrixhit, theksoi se ndërtesat më të vjetra mund të forcohen dhe disa vende si Kalifornia, Kanada Perëndimore dhe Zelanda e Re tashmë e kanë bërë këtë.

Prof. Amorn Pimarnmas, presidenti i Shoqatës së Inxhinierëve Strukturorë të Tajlandës, tha se megjithëse në 43 provinca ekzistojnë rregullore për ndërtimin e ndërtesave rezistente ndaj tërmeteve, vlerësohet se më pak se 10 për qind e ndërtesave janë vërtet të tilla.

Megjithatë, ndërtesa që u shemb ishte e re – madje ishte ende në ndërtim kur ndodhi tërmeti – dhe standardet e përditësuara të ndërtimit do të kishin qenë të zbatueshme.

Dr. Pimarnmas tha se toka e butë e Bangkokut mund të ketë luajtur një rol në shembjen e saj, pasi mund të amplifikojë lëvizjet e tokës tre deri në katër herë më shumë.

Ai shtoi se “megjithatë, ka edhe faktorë të tjerë, si cilësia e materialeve (betoni dhe armaturat) dhe disa parregullsi në sistemin strukturor. Këto mbeten për t’u hetuar më në detaje”.

Duke analizuar pamjet, Dr. Malaga-Chuquitaype tha se duket se është përdorur një proces ndërtimi me “pllakë të sheshtë” – i cili nuk rekomandohet më për zonat të prirura ndaj tërmeteve.

“Një sistem me ‘pllakë të sheshtë’ është një metodë ndërtimi ku katet mbështeten drejtpërdrejt mbi kolona, pa përdorur trarë”, shpjegoi ai.

“Imagjinoni një tavolinë të mbështetur vetëm në këmbë, pa mbështetëse horizontale shtesë poshtë saj. Ndërsa ky dizajn ka përparësi në kosto dhe arkitekturë, ai performon dobët gjatë tërmeteve, shpesh duke dështuar në mënyrë të papritur dhe të dhunshme (pothuajse shpërthyese)”, shtoi ai.

Po për ndërtesat në Myanmar?

Mandalay, në Myanmar, ishte shumë më afër zonës ku ndodhi zhvendosja e tokës dhe ka përjetuar lëkundje shumë më të forta sesa Bangkoku.

Megjithëse Myanmari përjeton rregullisht tërmete, Dr. Ian Watkinson, pedagog i shkencave të tokës në Universitetin Royal Holloway, mendon se është e pamundur që shumica e ndërtesave të jenë ndërtuar për t’i rezistuar tërmeteve.

“Varfëria e përgjithshme, trazirat e mëdha politike dhe fatkeqësi të tjera – si cunami i Oqeanit Indian në 2004 – e kanë shpërqendruar vendin nga përqendrimi te rreziqet e paparashikueshme të tërmeteve”, tha ai.

“Kjo do të thotë se, në shumë raste, rregullat e projektimit të ndërtesave nuk zbatohen dhe ndërtimet bëhen në zona që mund të jenë të prirura ndaj rrezikut të lartë sizmik, si për shembull luginat e përmbytjeve dhe shpate të pjerrëta”, shtoi Watkinson.

Pjesë të Mandalayt dhe ndërtesat e tij ndodhen gjithashtu përgjatë luginës së përmbytjeve të lumit Ayerwaddy. Kjo i bën ato shumë të ndjeshme ndaj një fenomeni të quajtur lëngëzimi i tokës.

Ky fenomen ndodh kur toka ka një përmbajtje të lartë uji dhe lëkundjet bëjnë që sedimenti të humbasë forcën e tij dhe të sillet si një lëng. Kjo rrit rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe shembjeve të ndërtesave, pasi toka nuk mund t’i mbajë më ato.

Dr. So paralajmëroi se “gjithmonë ekziston mundësia” e dëmeve të mëtejshme në ndërtesat pranë një thyerjeje tektonike për shkak të pasgoditjeve – lëkundjeve që ndjekin një tërmet dhe shkaktohen nga transferimi i papritur i energjisë në shkëmbinjtë përreth.

“Shumicën e rasteve, pasgoditjet janë më të vogla se goditja kryesore dhe priren të zvogëlohen në madhësi dhe frekuencë me kalimin e kohës”, shpjegoi ajo. /Telegrafi/

The post Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit – dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok? appeared first on Telegrafi.

❌
❌