Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës
PRISHTINË, 27 gusht/ATSH/ Mbi 345 metra material fizik dhe 23.6 terrabajt materiale digjitale tashmë ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës. Kështu tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë prezantimit të aneksit të metodologjisë së punës së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës (IKKL) për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike.
Ai të mërkurën tha se me dokumentimin e krimeve ekonomike gjatë luftës në Kosovë mund të krijohet një arkiv i besueshëm.
Kurti shtoi se janë mbi 345 metra material fizik të cilat ruhen në këtë institucion, për çka tha se janë mbi 500 burime që janë dorëzuar me vlerë të madhe dokumentuese.
Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi tha se janë gjashtë zyra rajonale në të gjithë vendin.
Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës u themelua në nëntor të vitit 2023 për herë të parë me ligj të veçantë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga dëmet e luftës, gjithsej ekonomi familjarë të prekura janë 154 mijë e 272, ndërsa, dëmet vetëm në ekonomi familjare, jo në institucione, është vlerësuar mbi 5 miliardë euro.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civil, janë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra e burra e ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave.
/Kosovapress/
The post Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.