Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

Netanyahu thotë se Perandoria Osmane kreu gjenocid ndaj grekëve, armenëve dhe asirianëve

27 August 2025 at 19:19

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar për herë të parë publikisht se e njeh gjenocidin e kryer ndaj armenëve, asirianëve dhe grekëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, duke përmendur ngjarjet e vitit 1915 si një akt të qartë të shfarosjes së organizuar ndaj këtyre komuniteteve.

Kjo deklaratë përbën një ndryshim të rëndësishëm nga qëndrimi zyrtar i Izraelit, i cili deri më tani ka shmangur përdorimin e termit “gjenocid” për të përshkruar masakrat ndaj armenëve dhe pakicave të tjera në fillim të shekullit të XX-të. Sipas zyrtarëve izraelitë, kjo është një deklaratë personale e Netanyahut dhe nuk përfaqëson ende një ndryshim zyrtar të politikës shtetërore të Izraelit.

Deklarata vjen në një moment kur marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar ndjeshëm, sidomos për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe qëndrimeve të kundërta lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, raporton euronews.

Disa analistë politikë e shohin këtë si një përpjekje nga ana e Netanyahut për të ushtruar presion politik mbi Ankaranë, duke përdorur një çështje historike me ndjeshmëri të lartë për Turqinë.

Israeli Prime Minister Netanyahu has for the first time stated that he recognizes the genocide of Armenians, Assyrians, and Greeks in the Ottoman Empire.

This came amid rising tensions in relations with Turkey.

However, Israel has not officially recognized the ethnic… pic.twitter.com/rm3SJfqT7h

— NEXTA (@nexta_tv) August 27, 2025

Reagimi i Turqisë nuk ka vonuar. Ministria e Jashtme turke e ka dënuar ashpër deklaratën, duke e cilësuar atë si “një përpjekje të ulët për të manipuluar tragjeditë historike për qëllime politike”.

Në një deklaratë zyrtare, ministria theksoi se “komentet e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 janë të papranueshme dhe përfaqësojnë një deformim të historisë.”

Çështja e njohjes së gjenocidit armen dhe të gjenocideve të tjera ndaj pakicave etnike gjatë Perandorisë Osmane mbetet një temë tepër e ndjeshme dhe e debatueshme në politikën ndërkombëtare.

Shumë shtete dhe institucione ndërkombëtare tashmë e kanë njohur zyrtarisht gjenocidin, ndërkohë që Turqia vazhdon ta mohojë atë dhe e konsideron përdorimin e termit “gjenocid” si një fyerje ndaj historisë dhe identitetit të saj kombëtar.

Deklarata e Netanyahut mund të ketë pasoja në marrëdhëniet diplomatike të Izraelit me Turqinë dhe mund të ndikojë edhe në mënyrën si vende të tjera e trajtojnë këtë çështje historike. /Telegrafi/

Netanyahu’nun 1915 Olaylarına Dair Açıklaması Hk. https://t.co/PMcOj1YANr pic.twitter.com/Z0T95MwGMo

— T.C. Dışişleri Bakanlığı (@TC_Disisleri) August 27, 2025

The post Netanyahu thotë se Perandoria Osmane kreu gjenocid ndaj grekëve, armenëve dhe asirianëve appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Përfundon mbledhja e kabinetit izraelit/ Vazhdojnë protestat, familjarët kërkojnë siguri për lirimin e pengjeve

26 August 2025 at 19:20

Ka përfunduar mbledhja e kabinetit të Sigurisë së Izraelit. Takim që zgjati rreth më pak se tre orë.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare në këtë takim nuk është biseduar lidhur marrëveshjen 60 ditore të armëpushimi dhe lirimit të pengjeve.

Takimi erdhi mes një dite protestash masive që kërkonin një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve që ende mbahen nga grupet terroriste në Gaza dhe kundër planeve të qeverisë për të përshkallëzuar luftën me pushtimin e menjëhershëm të Qytetit të Gazës.

Protestat ende po vazhdojnë në Izrael jashtë zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, ku u mbajt edhe takimi.

Demonstratat janë organizuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, i cili po kërkon që qeveria të sigurojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve për ata që ende mbahen në Gaza.

/abcnews.al/

Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

25 August 2025 at 20:17

Kryeministri Benjamin Netanyahu pohoi se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi këtë të hënë në spitalin Nasser.

Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se autoritetet ushtarake po kryenin një hetim të plotë për atë që ndodhi.

“Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza”, tha Netanyahu.

“Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë”, shtoi  ai.

“Lufta jonë është me terroristët e Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe sjellja e pengjeve tona në shtëpi”, shtoi ai.

Plan për lirimin e pengjeve/ Shefi i ushtrisë izraelite: E kemi gati, vendos Netanyahu

By: xhir jeta
25 August 2025 at 13:28

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, gjenerali Eyal Zamir ka deklaruar këtë të hënë  se ekziston një marrëveshje konkrete për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza, marrëveshje kjo që duhet të shqyrtohet nga Kabineti i Sigurisë Izraelite. Zamir është shprehur sipas asaj që shkruajnë mediat Izraelite se ushtria e vendit ka krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshje, por vendimi final mbetet në dorën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kabineti I Sigurisë Izraelite pritet të mblidhet të martën për të marrë një vendim final mbi një marrëveshje armëpushimi që u pranua nga Hamas javën e Shkuar.

Marrëveshja është hartuar nga ndërmjetësuesit e Egjipit dhe Katarit bazuar në një draft të të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme Steve  Witkoff. Ajo parashikon një armëpushim 60 ditor, lirimin në dy faza të rreth gjysmës së pengjeve dhe vazhdimin e negociatave për ti dhënë fund luftës përfundimisht në Lindjen e Mesme. Hamas mban aktualisht 50 pengje ende në gaza, por sipas inteligjencës së Tel Avivit vetëm 20 prej tyre besohet se janë gjallë ende.

Mediat Izraelite shkruajnë se Kryeministri Benjamin Netanyahu vijon të jetë kundër një marrëveshje të ndarë në disa faza, pasi kreu I qeverisë kërkon që të ketë lirim të të gjitha pengjeve njëherazi nga Hamas. Dicka e tillë ka sjellë përplasje brenda qeverisë izraelite. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, gjenerali Eyal Zamir ka paralajmëruar më herët se pushtimi i plotë I qytetit të Gazës, një vendim i miratuar nga qeveria Izraelite mund të rrezijojë seriozisht jetën e pengjeve të mbetura Gjallë si dhe mund të sjellë një katastrofë për forcat ushtarake të vendit për shkak se lufta do të zgjaste.

Familjarët e pengjeve të cilat kanë protestuar kundër Netanyahut dhe kërkojnë marrëveshje të menjëhershme  ka mbështetur planoin e Shefit të Shtabit të Ushtrisë izraelite, duke e konsideruar atë si një shpresë për rikthimin e familjarëve të tyre./abcnews.al

Izraeli: Nëse Hamasi s’i pranon kushte do ta shkatërrojmë Gazën

By: Elva
22 August 2025 at 15:30

Deklaratat e Katzit vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten mbrëma se kishte Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk pajtohet të çarmatoset, nuk liron pengjet e […]

The post Izraeli: Nëse Hamasi s’i pranon kushte do ta shkatërrojmë Gazën appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron pengjet, lufta përfundon

By: M C
21 August 2025 at 20:29

“Lufta mund të përfundojë sot nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron 50 pengjet e mbetura”, kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai ka nënvizuar se eliminimi i bastionit të fundit të Hamasit është thelbësor për një paqe të qëndrueshme si për izraelitët edhe për palestinezët.

Në një intervistë të dhënë për mediat ndërkombëtare, ai ka ritheksuar se operacioni për të eliminuar ‘terroristët’ do të vazhdojë edhe nëse Hamasi dakordohet për lirimin e pengjeve. Kjo sipas tij është për shkak se synon që të sigurojë vendin e tij.

“Ne do ta bëjmë gjithsesi do të marrim qytetin e Gazës. Nuk ka pasur kurrë dyshim se do ta lëmë Hamasin atje. Mendoj se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e tha më së miri – “se Hamasi duhet të zhduket nga Gaza”, tha më tej kryeministri izraelit.

Ai gjithashtu shtoi se “qëllimi është të lirojnë të gjithë pengjet, të çarmatosim Hamasin, të çmilitarizojmë Gazën dhe t’u ofrojnë një të ardhme popullit të Gazës. Mendoj se jemi në prag të përfundimit të kësaj lufte, një luftë në shtatë fronte që përfshin Iranin dhe përfaqësuesit e tij”, përfundoi Netanyahu.

The post Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron pengjet, lufta përfundon appeared first on Albeu.com.

Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron pengjet, lufta përfundon!

21 August 2025 at 19:24

“Lufta mund të përfundojë sot nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron 50 pengjet e mbetura”, kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai ka nënvizuar se eliminimi i bastionit të fundit të Hamasit është thelbësor për një paqe të qëndrueshme si për izraelitët edhe për palestinezët.

Në një intervistë të dhënë për mediat ndërkombëtare, ai ka ritheksuar se operacioni për të eliminuar ‘terroristët’ do të vazhdojë edhe nëse Hamasi dakordohet për lirimin e pengjeve. Kjo sipas tij është për shkak se synon që të sigurojë vendin e tij.

“Ne do ta bëjmë gjithsesi do të marrim qytetin e Gazës. Nuk ka pasur kurrë dyshim se do ta lëmë Hamasin atje. Mendoj se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e tha më së miri – “se Hamasi duhet të zhduket nga Gaza”, tha më tej kryeministri izraelit.

Ai gjithashtu shtoi se “qëllimi është të lirojnë të gjithë pengjet, të çarmatosim Hamasin, të çmilitarizojmë Gazën dhe t’u ofrojnë një të ardhme popullit të Gazës. Mendoj se jemi në prag të përfundimit të kësaj lufte, një luftë në shtatë fronte që përfshin Iranin dhe përfaqësuesit e tij”, përfundoi Netanyahu.

/abcnews.al/

Izraeli nis fazën e parë të ofensivës ndaj Gazës, periferitë tashmë të pushtuara

By: Fax Web
21 August 2025 at 08:55

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë Izraeli po përparon me ofensivën ndaj Qytetit të Gazës. Periferitë tashmë janë pushtuar, tha ai. Netanjahu ka urdhëruar që qyteti i Gazës të pushtohet më shpejt nga sa ishte planifikuar.

Izraeli ka nisur sulmet e para të ofensivës së planifikuar në qytetin e Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtria është në fazën e parë. Ai shtoi se tashmë janë pushtuar periferitë e qytetit të Gazës. Zëdhënësi i ushtarisë tha gjithashtu se po bëhen përpjekje për të siguruar evakuimin e sigurt të popullsisë civile. Po sigurohet gjithashtu një furnizim i mjaftueshëm me ndihma humanitare. Sulmi po shoqrohet nga frika se ofensiva do ta përkeqësojë më tej situatën tashmë katastrofike të popullsisë civile në Rripin e Gazës.

Netanyahu synon të përshpejtojë ofensivën
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite konfirmoi gjithashtu se këtë javë do të dërgohen afërsisht 60,000 thirrje për rekrutim. Para këtij njoftimi mediat kishin njoftuar se ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kishte miratuar një plan operacional të ushtrisë për të pushtuar qytetin e Gazës. Sipas zyrës së tij kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka urdhëruar që qyteti i Gazës të pushtohet më shpejt nga sa ishte planifikuar më parë. “Afati kohor për marrjen e fortifikimeve të fundit terroriste dhe mposhtjen e Hamasit” do të shkurtohet, tha zyra e tij, pa dhënë detaje.

Zëdhënësi i ushtisë njoftoi se sulmet ndaj Hamasitnë qendrën e tij, qytetin e Gazës, do të intensifikohen më tej. Organizata radikale islamike palestineze tani nuk është gjë tjetër veçse një grup “i dërrmuar” guerilasish.

 

 

Të afërmit kanë frikë për pengjet
Presioni ushtarak nuk i shpëton pengjet, por i vret ata, tha Ofir Braslavski, babai i Rom Braslavskit. Hamasi kishte shpërndarë në fillim të gushtit një video të të riut, i cili ishte tepër i dobësuar dhe i drobitur. “Dyzet e dy pengje hynë në Gaza më këmbë – dhe u kthyen në qefinë. Nuk dua që fëmija im të jetë numri 43”, tha Braslavski.

Macabit Mayer, tezja e vëllezërve binjakë Gali dhe Ziv Berman, e akuzoi Netanyahun për rekrutimin e dhjetëra mijëra rezervistëve të tjerë për një “mision pa kuptim” që ” vë në rrezik të dashurit tanë dhe ata vetë”. /DW

AUSTRALI – Albanese i përgjigjet Netanyahu-t: Nuk jam “i dobët”

20 August 2025 at 16:59

MELBURN, 20 gusht /ATSH/ – Kryeministri australian Anthony Albanese i hodhi sot poshtë akuzat e homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu se ai ishte një “politikan i dobët që e ka tradhtuar Izraelin” duke njohur një shtet palestinez, sipas “AP”-së.

Akuza  publike e Netanyahut erdhi pas një njoftimi të 11 gushtit nga kryeministri Albanese se njohja e qeverisë së tij për një shtet palestinez do të formalizohej në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator. Njoftimi u pasua nga anulime të vizave australiane dhe izraelite.

“Historia do ta kujtojë Albanese për atë që është: një politikan i dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë”, tha dje Netanyahu në mediet sociale.

“Unë i trajtoj udhëheqësit e vendeve të tjera me respekt. Unë angazhohem me ta në një mënyrë diplomatike”, u përgjigj ashpër kryministri Albanese

“Nuk i marr këto gjëra personalisht”, tha ai. “Gjithnjë e më shumë ka shqetësim global, po shqetësim global, sepse njerëzit duan të shohin fundin e ciklit të dhunës që kemi parë për një kohë shumë të gjatë. Kjo është ajo që australianët duan gjithashtu të shohin”.

Ministri australian i Punëve të Brendshme, Tony Burke, e ndezi më tej zemërimin e Izraelit duke anuluar vizën e ligjvënëses së ekstremit të djathtë izraelite, Simcha Rothman, një anëtare e koalicionit të Netanyahut, e cila planifikoi një turne fjalimesh në Australi.

Rothman është anëtar i partisë së Sionizmit Fetar, e cila mbështet vazhdimin e luftës, zhvendosjen masive të palestinezëve përmes asaj që e përshkruan si migrim vullnetar dhe rivendosjen e vendbanimeve hebraike në Gaza.

Burke akuzoi sot Netanyahun për “sulm” kundër Australisë ashtu siç kishte bërë kundër Britanisë, Kanadasë, Francës, Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës për njohjen e një shteti palestinez. Burke mohoi se kryeministri Albanese ishte “i dobët”.

“Forca nuk matet me sa njerëz mund të hedhësh në erë ose sa fëmijë mund të lësh të uritur”, tha Burke për “Australian Broadcasting Corp”.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar u hakmor të hënën për trajtimin  ndaj Rothman duke revokuar vizat e përfaqësuesve australianë në Autoritetin Palestinez. Saar gjithashtu i tha ambasadës izraelite në Australi që të “shqyrtojë me kujdes” çdo aplikim zyrtar për vizë nga Australia në Izrael.

Australia është një vend gjithnjë e më shumëkulturor ku më shumë se gjysma e popullsisë ka lindur jashtë shtetit ose ka të paktën një prind të huaj.

Ekziston një shqetësim i përhapur në komunitet për luftën Izrael-Hamas, i treguar nga dhjetëra mijëra demonstrues pro-palestinezë që marshuan mbi Urën e Portit të Sidneit në fillim të këtij muaji. /Ad.Ab./

The post AUSTRALI – Albanese i përgjigjet Netanyahu-t: Nuk jam “i dobët” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump e quan veten dhe kryeministrin izraelit ‘hero lufte’

20 August 2025 at 09:56

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi të martën se ai është një hero lufte, duke i thënë prezantuesit konservator të emisionit radiofonik Mark Levin se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është një i tillë dhe duke shtuar, “Mendoj se edhe unë jam”.

Komenti i presidentit mund të prekë një temë të ndjeshme me një elektorat të rëndësishëm për të gjithë politikanët amerikanë: veteranët ushtarakë.

Administrata Trump po bën shkurtime në Departamentin e Çështjeve të Veteranëve, i cili njoftoi në korrik se do të zvogëlojë stafin e tij me gati 30,000 punonjës deri në fund të vitit fiskal 2025, transmeton Telegrafi.

Organizatat e veteranëve, udhëheqësit e sindikatave dhe disa anëtarë të Kongresit kanë shprehur shqetësim për atë që shkurtimet mund të ndikojnë në kujdesin dhe mbështetjen shëndetësore të veteranëve.

Në qershor, veteranët mbajtën protesta kundër paradës së Trump që festonte 250-vjetorin e ushtrisë amerikane.

Trump e quajti veten hero lufte ndërsa fliste me Levin, një avokat i vendosur i Izraelit, gjatë emisionit të prezantuesit me të njëjtin emër, Mark Levin Show, ndërsa presidenti diskutoi bashkëpunimin me Netanyahun për të liruar pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Trump e quajti Netanyahun “një njeri të mirë”, duke shtuar se “ai është atje duke luftuar”.

Presidenti vazhdoi duke thënë se megjithëse disa duan që Netanyahu të ndiqet penalisht për akuzat për krime lufte, “ai është një hero lufte”.

“Ai është një hero lufte sepse kemi punuar së bashku”, i tha Trump Levin.

“Ai është një hero lufte. Mendoj se edhe unë jam. Por edhe unë jam. Dua të them, unë i dërgova ata aeroplanë”, shtoi presidenti amerikan.

Trump nuk është vendosur kurrë ose nuk ka luftuar në një luftë. Kur i tha Levin të martën se “i dërgoi ata aeroplanë”, ai po i referohej urdhërimit të sulmeve ajrore në fund të qershorit që synonin tre objekte kritike të pasurimit të uraniumit në Iran. /Telegrafi/

Donald Trump on Benjamin Netanyahu:

“I worked with your friend Bibi…He’s a war hero. I guess I am, too.” pic.twitter.com/N7RJI5DlYp

— The Bulwark (@BulwarkOnline) August 19, 2025

The post Trump e quan veten dhe kryeministrin izraelit ‘hero lufte’ appeared first on Telegrafi.

IZRAEL – Netanyahu kritikon Macron për “nxitje të antisemitizmit”

19 August 2025 at 20:01

JERUZALEM, 19 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dërgoi sot një letër presidentit francez Emmanuel Macron, duke e akuzuar se me vendimin për të njohur shtetin palestinez po nxit antisemitizmin.

Fundin e muajit të kaluar, Macron deklaroi se Franca do të njihte zyrtarisht një shtet palestinez gjatë një takimi në OKB në shtator, duke marrë menjëherë kundërshtim nga Izraeli.

Në letër, Netanyahu shkroi se antisemitizmi është “rritur” në Francë pas njoftimit dhe e akuzoi Macronin se “hedh benzinë mbi këtë zjarr antisemitik” dhe se vendimi i tij shpërblen Hamasin, duke vështirësuar lirimin e pengjeve dhe duke inkurajuar urrejtjen ndaj hebrenjve francezë.

Ai e ftoi Macronin të veprojë kundër antisemitizmit dhe të zëvendësojë “dobësinë me vendosmëri” deri më 23 shtator, festa e Vitit të Ri Hebre.

Sipas një vlerësimi, të paktën 145 nga 193  shtetet anëtare të OKB-së e kanë njohur ose planifikojnë të njohin shtetin palestinez, përfshirë Australinë, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë.

Australia njoftoi këtë muaj se do të njohë Palestinën në shtator. Netanyahu sulmoi edhe kryeministrin australian Anthony Albanese, duke e quajtur “politikan të dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë australianë”.

Kriza diplomatike mes dy vendeve u përshkallëzua pasi Australia anuloi vizën e politikanit izraelit të djathtë ekstreme Simcha Rothman, ndërsa në kundërpërgjigje ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, u hoqi vizat përfaqësuesve australianë pranë Autoritetit Palestinez. /Ad.Ab./

 

The post IZRAEL – Netanyahu kritikon Macron për “nxitje të antisemitizmit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

By: Ardit
19 August 2025 at 17:03

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se e ka “tradhtuar” Izraelin. Fjalët e liderit izraelit mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike nga lufta në Gazë. Netanyahu i bëri këto komente një ditë pasi Izraeli […]

The post Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin appeared first on BoldNews.al.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit viziton pikën kufitare të Gazës, refuzon vizionin e “Izraelit të Madh”

By: Fax Web
18 August 2025 at 13:49

Ministri i Jashtëm i Egjiptit refuzon deklaratat zyrtare izraelite në lidhje me të ashtuquajturin “Izrael të Madh”, gjatë vizitës së tij në pikën kufitare Rafah me Rripin e Gazës të bllokuar. “Refuzojmë çdo zhvendosje palestineze nga Gaza”, tha Badr Abdelatty në një konferencë për media ndërsa vizitoi pikën kufitare Rafah me kryeministrin palestinez Mohammad Mustafa.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i tha një kanali lajmesh se ndihet “shumë i lidhur” me vizionin e një “Izraeli të Madh”. Ai tha se e konsideron veten “në një mision historik dhe shpirtëror” të cilin “breza hebrenjsh që ëndërruan të vinin këtu dhe breza hebrenjsh që do të vijnë pas nesh”.

“Izraeli i Madh” është një term biblik i përdorur në politikën izraelite për t’iu referuar zgjerimit të territorit të Izraelit për të përfshirë Bregun Perëndimor, Gazën, Lartësitë e Golanit të Sirisë, Gadishullin Sinai të Egjiptit dhe pjesë të Jordanisë.

Abdelatty tha se ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari po punojnë për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve midis Hamasit dhe Izraelit. “Qëndrimi ynë mbi çështjen palestineze është i vendosur dhe i pandryshueshëm. Përsërisim refuzimin tonë të të gjitha politikave që synojnë likuidimin e kauzës palestineze”, shtoi ai.

Izraeli njofton për një ofensivë të re në veri të Gazës

17 August 2025 at 15:07

Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll veriun e qytetit të Gazës do të zhvendosë palestinezët që jetojnë atje në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite nuk e specifikoi se kur do të fillojë zhvendosja e palestinezëve. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha se “tani jemi në fazën e diskutimeve për të finalizuar planin për të mposhtur Hamasin në Gazë”. Forcat izraelite kanë shtuar operacionet në periferi të qytetit të Gazës, përfshirë edhe zonat Zeitoun dhe Shejaiya.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se palestinezët do të zhvendosen në vende që ai i quajti si “zona të sigurta”. Ai gjithashtu tha se qyteti i Gazës është bastioni i fundit të grupit militant Hamas.

Qyteti i Gazës ishte qendra urbane më e populluar e enklavës palestineze deri në momentin që shumica e popullsisë së tij u zhvendos gjatë ofensivës së Izraelit.

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

By: armand
16 August 2025 at 20:28

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të shtunën se homologu i saj izraelit Benjamin Netanyahu është bërë një “problem”, duke shtuar se ajo do të përpiqet të ushtrojë presion mbi Izraelin për luftën në Gaza, ndërsa vendi i saj aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian. Komentet vijnë në mes të presionit në rritje ndërkombëtar mbi Izraelin […]

The post Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu paralajmëron ofensivë të re në Gaza: Nuk ka armëpushim me Hamasin, banorët mund të largohen

By: M C
12 August 2025 at 22:32

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se shpresat për një armëpushim të pjesshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga grupi Hamas kanë përfunduar.

Në një intervistë për televizionin i24, të cituar nga Times of Israel, Netanyahu përmendi edhe deklaratën e Presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit Hamasi nuk është i gatshëm për një marrëveshje.

“E dëgjuat Presidentin Trump,” tha Netanyahu kur u pyet nëse armëpushimi dhe lirimi i pengjeve mbeten ende një mundësi. “Mendoj se është pas nesh. Kemi bërë gjithçka. Na është bërë e qartë se ata thjesht po na mashtrojnë. Shumë pengje, të vdekur dhe të gjallë, do të mbeten në duart e tyre.” Ai shtoi se dëshiron të gjithë pengjet, “si të gjallët ashtu edhe të rënët”.

Netanyahu njoftoi gjithashtu se Izraeli do t’u lejojë banorëve të Rripit të Gazës të largohen nëse dëshirojnë, duke përmendur se kjo është një praktikë që është ndjekur edhe gjatë konflikteve të tjera në Siri, Ukrainë dhe Afganistan. Ai i bëri thirrje vendeve të tjera që duan të ndihmojnë palestinezët t’u “hapin dyert e tyre” për t’u strehuar.

Ndërkohë, ushtria izraelite përgatit një ofensivë më të gjerë në territor, duke shtuar tensionet në rajon.

Në të njëjtën intervistë, Netanyahu foli për përkushtimin e tij ndaj një “misioni historik dhe shpirtëror” dhe vizionin e tij për “Izraelin e Madh” — një koncept që përfshin territore të ndryshme, përfshirë një shtet të ardhshëm palestinez dhe zona aktualisht pjesë e Jordanisë dhe Egjiptit. Ky term u përdor pas Luftës Gjashtëditore të vitit 1967 dhe ka ngjallur diskutime të shumta politike dhe ndërkombëtare.

Situata në Rripin e Gazës mbetet shumë e tensionuar, ndërsa Izraeli dhe grupet palestineze janë në një fazë kritike të konfliktit që po godet rëndë civilët në të dyja palët.

The post Netanyahu paralajmëron ofensivë të re në Gaza: Nuk ka armëpushim me Hamasin, banorët mund të largohen appeared first on Albeu.com.

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

11 August 2025 at 22:29

Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po shokon edhe aleatët ultrakonservatorë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por për arsyen e kundërt: sepse ai nuk po vepron mjaftueshëm ashpër. Pasi përfunduan lutjet dhe shabati, mbrëmjen e kaluar, udhëheqësi fetar dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, publikoi […]

The post Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është ta pushtojmë Gazën, por ta çlirojmë

By: Re Nato
10 August 2025 at 16:56

Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se banorët e Gazës po i “luten” Izraelit t’i çlirojë nga Hamasi.

“Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Gazën, qëllimi ynë është të çlirojmë Gazën”, tha Netanyahu.

“Lufta mund të përfundojë nesër nëse Hamasi ul armët dhe liron të gjithë pengjet e mbetura”, shtoi ai, shkruan Sky News.

Sipas tij, Gaza do të çmilitarizohet dhe Izraeli do të mbajë “përgjegjësinë e sigurisë” dhe një “administratë civile jo-izraelite” do të vendoset në Gaza.

“Ky është plani ynë për ditën pas.”, theksoi kryeministri.

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës. Kombet e Bashkuara dhe disa shtete e kanë dënuar këtë vendim, duke kërkuar nga Izraeli që të heqë dorë nga ky plan./abcnews.al

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

9 August 2025 at 08:46

Izraeli po përballet me një valë të re kritikash ndërkombëtare pasi kabineti i sigurisë miratoi planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për pushtimin e Gazës. Gjermania mori një vendim historik duke bllokuar pjesërisht furnizimin me armë për shtetin hebre. Gjermania, e dyta në listën e mbështetësve të huaj të mbrojtjes së Izraelit dhe vendi që në […]

The post Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit appeared first on BoldNews.al.

TEL AVIV – Netanyahu kritikon Gjermaninë për ndalimin e armëve ndaj Izraelit

8 August 2025 at 20:53

TEL AVIV, 8 gusht  /ATSH-DPA/  Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar Gjermaninë se po “shpërblen” Hamasin me vendimin e saj për të ndaluar eksportin e armëve drejt Izraelit, të cilat mund të përdoreshin në luftën 22-mujore në Rripin e Gazës.

Zyra e tij njoftoi se ai e shprehu zhgënjimin në një bisedë sot me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Sipas deklaratës, në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili kreu sulmin më të rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti , Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit me një embargo armësh ndaj Izraelit”,  thuhet në njoftim.

Netanyahu i ka thënë Merz se qëllimi i Izraelit nuk është marrja nën kontroll e Rripit të Gazës, por çlirimi i tij nga Hamasi.

Vendimi i Merz, që përbën një ndryshim të madh në politikën e jashtme gjermane, u mor disa orë pasi Këshilli i Sigurisë i Izraelit ra dakord për një ofensivë të re ushtarake për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës. /Ad.Ab./

 

The post TEL AVIV – Netanyahu kritikon Gjermaninë për ndalimin e armëve ndaj Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌