Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Main stream

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari

By: b b
14 August 2025 at 18:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me thikë nga .

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali.

Sipas informacioneve të policisë, bëhet me dije se pati një konflikt me thikë midis tij dhe një tjetër 14-vjeçari.

Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i plotë:

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

By: b b
14 August 2025 at 18:47

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 17 persona u vranë të enjten nga sulmet ajrore izraelite, teksa ushtria ka intensifikuar bombardimet në Qytetin e Gazës.

Në mesin e viktimave ishin gjashtë civilë që po prisnin të merrnin ndihma humanitare, tha zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal.

“Forcat izraelite po intensifikojnë sulmet në zonën Zeitun” në Qytetin e Gazës, tha ai.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto pretendime.

“Për të katërtën ditë me radhë, zona është goditur nga ushtria, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Shumë njerëz nuk mund të largohen nga zona për shkak të luftimeve”, theksoi Bassal.

Një ditë më parë, kreu i ushtrisë izraelite miratoi planin e ri për operacione në Rripin e Gazës, që synojnë lirimin e të gjitha pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite ka thënë se synon marrjen e kontrollit të plotë të Qytetit të Gazës dhe kampet e refugjatëve që gjenden në afërsi. Këto janë disa nga zonat më të populluara në territorin palestinez, ku ka shkatërrime të mëdha si pasojë e luftës që nisi mbi 22 muaj më parë.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme.

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

By: b b
14 August 2025 at 18:28

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane u këmbye me 97.15 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Kursi vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore. Krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek është në rënie me 2.7%.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektet sezonale të lidhura me turizmin. Muajt e verës shoqërohen me ofertë të shtuar valutore, për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve të huaj.

Oferta e lartë valutore në treg vazhdon të zhvendosë kursin e Euros në rënie, pavarësisht madje edhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit, Banka Qendrore ka rifilluar blerjet e valutës për të frenuar mbiccmimin e monedhës vendase. Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionëeuro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të jetë një faktor me ndikim në nivelete ulëta të inflacionit të ulët të importuar në ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë evidenton se inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.

Nga ana tjetër, forcimi i vazhdueshëm i Lekut vazhdon të ndikojë negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve, duke filluar nga turizmi, që po bëhet gjithnjë e më shumë sektor themelor për ekonominë shqiptare. /Monitor

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

By: b b
14 August 2025 at 18:04

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të arrijë një marrëveshje dhe se kërcënimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë me gjasë ka luajtur rol në Moskë që të zhvillohet takimi.

Trump është paraparë të takohet me Putinin në Alaskë të premten. Presidenti amerikan tha se nuk është i sigurt nëse mund të arrihet një armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë, por shprehu interes që të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.

“Unë besoj tani se ai është bindur që do të arrijë një marrëveshje, ai do të bëjë marrëveshje. Mendoj se do ta bëjë këtë, por do ta shohim”, tha Trump në një intervistë për Fox News Radio.

Më herët gjatë ditës, Putini tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë “përpjekje të sinqerta” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe sugjeroi që Moska dhe Uashingtoni mund të bien dakord për një marrëveshje për armët bërthamore, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar paqen.

Gjatë intervistës për Fox News, Trump po ashtu e përmendi se ai ka tri vende në mendje për një takim pasues me Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, megjithëse tha se nuk është e garantuar që ky takim i dytë do të mbahet.

“Në varësi të asaj që ndodhë me takimin tim, do t’i telefonoj presidentit Zelensky dhe le ta sjellim aty ku do të takohemi”, tha Trump.

Më 13 gusht, udhëheqësit evropianë dhe Zelensky zhvilluan një video-konferencë gjatë së cilës ata i kërkuan Trumpit që t’i bëjë presion Putinit për paqe në Ukrainë.

Pas kësaj bisede, Trump paralajmëroi Rusinë për “pasoja shumë të rënda” nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë.

Takimi mes Trumpit dhe Putinit synon gjetjen e një rruge drejt përfundimit të luftës në Ukrainë që ka nisur mbi tre vjet e gjysmë më parë. Trump ka thënë se të dyja palët do të duhet të shkëmbejnë territor për të ndalur luftime të ashpra që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët dhe kanë detyruar miliona ukrainas që të zhvendosen.

Uashingtoni duket se po përgatit Kievin dhe Moskën për kompromiset e mëdha për të përfunduar luftën, teksa nënpresidenti amerikan, JD Vance, paralajmëroi se çdo marrëveshje paqeje do të lërë të dyja palët “të pakënaqura”.

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

By: b b
14 August 2025 at 17:48

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në vend paraqitet më e stabilizuar në shumë zona problematike, pas angazhimit të forcave të emergjencës.

Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive, ku po vijojnë operacionet për shuarjen e tyre.

Ndër pikat më kritike është Syri i Kaltër në Delvinë, ku mbi 200 forca, 11 automjete zjarrfikëse dhe avioni italian “Canadair” po luftojnë me flakët në Malin e Sopotit.

Në Poliçan, në zonat Zhapokikë, Plashnik dhe Rezervati Balloll, dje u evakuuan 20 banorë, ndërsa sot në terren po operojnë tre helikopterë, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Çekia.

Në Velçan të Beratit, ndërhyrja e shpejtë nga toka dhe ajri shmangu rrezikun për banesat, ndërsa dy helikopterë të Forcës Ajrore dhe forcat e ushtrisë vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrës.

Situata e rëndë vijon në Fushë Arrëz, ku mbi 150 forca po përpiqen të ndalojnë përhapjen e flakëve drejt zonave malore.

Edhe në Mali me Gropa, Tërnovë, Gramsh, Himarë, Selenicë dhe Mirditë, zjarrfikësit, forcat e ushtrisë dhe vullnetarët po punojnë për shuarjen e vatrave, në kushte të vështira terreni.

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

By: b b
14 August 2025 at 17:34

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Velçan të Beratit.

Sipas Mbrotjes pas ndërhyrës në zonë nga toka dhe ajri, është bërë e munduar shmangia e rrezikut nga banesat.

Po ashtu, bëhet me dije se efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.

“Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat.

Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

By: b b
14 August 2025 at 17:12

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave, dhe thekson se të gjithë ata që çmontojnë vullnetarisht strukturat në kohë të vonuar, me pretendimin se është një aksion momental, gabohet.

Sipas kreut të qeverisë, ky program do të vijojë për katër vitet e ardhshme.

“Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare“, shkruan ai.

Sakaq, Rama thekson se kushdo që nuk e liron hapësirën publike në mënyrë vullnetare, do ta bëjë si veprim në kuadër të masës administrative.

“Kush nuk e liron më mirë vetë hapësirën që ka zënë, në fund do ta lirojë bashkë me një gjobë”, shkruan Rama.

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës

14 August 2025 at 17:32

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për Ramadan Morinës, të akuzuarit për pjesëmarrje në masakrën në Burim të Malishevës.

“Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, deklaroj Prokuroria, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Ramadan Morina u arrestua ditë më parë në Prishtinë nga Policia e Kosovës, ndërsa seanca për te u mbajt me dyer te mbyllura për mediat.

Edhe Autoritetet serbe kanë raportuar se kanë arrestuar dy shqiptarë në pikën kufitare të Horgoshit me dyshimin për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç. Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dosjet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

/abcnews.al/

Ambasada e SHBA në Tiranë: Nga 2 Shtatori rregulla të reja për rinovimin e vizave

By: b b
14 August 2025 at 16:55

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë në fuqi rregullore të reja për procesin e aplikimit për viza.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se rregullat e reja filllojnë nga 2 shtatori.

Njoftimi i plotë:

“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.

Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës.”

 

Rusia dhe Ukraina këmbejnë të burgosur të luftës

By: b b
14 August 2025 at 16:36

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer secili nga 84 të burgosur të luftës, thanë zyrtarët e të dyja shteteve.

Gjatë këtij viti, të dy shtetet kanë liruar qindra të burgosur të luftës.

Këmbimi i fundit vjen në prag të samitit të nivelit të lartë mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, që do të mbahet në Alaskë më 15 gusht.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shkroi në Telegram se Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësuan këmbimin, duke shtuar se personeli ushtarak rus i liruar po “merr ndihmë psikologjike dhe mjekësore”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkroi në rrjetet sociale se në mesin e të burgosurve të këmbyer “ka edhe civilë dhe personel ushtarak”, disa nga të cilët “janë mbajtur nga rusët që nga viti 2014, 2016 dhe 2017”.

Ai tha se “mbrojtësit e Mariupolit” ishin po ashtu pjesë e këmbimit, duke iu referuar qytetit-port ukrainas që u mor nën kontroll nga forcat ruse më 2022, pas pothuajse tre muaj rrethim.

Zelensky shtoi se “do të ketë këmbime tjera” të të burgosurve.

Këmbimet në shkallë të madhe të të burgosurve ishin rezultati i vetëm i prekshëm i tri rundeve të bisedimeve të paqes midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, të zhvilluara nga maji deri në korrik.

Në rundin e tyre më të fundit të bisedimeve, të mbajtur muajin e kaluar, Rusia dhe Ukraina ranë dakord të shkëmbenin nga 1.200 të burgosur lufte secila.

Një negociator rus tha se Moska gjithashtu kishte ofruar t’i dorëzonte Kievit trupat e 3.000 ushtarëve të vrarë. /rel

Udhëheqësi opozitar hungarez e akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

By: e xh
14 August 2025 at 16:15

Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në politikën hungareze pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) lëshoi një deklaratë, ku pretendohej se Komisioni Evropian po shqyrton “ndryshimin e regjimit në Budapest”.

Në pushtet që nga viti 2010, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është kritikuar nga disa udhëheqës të tjerë të Bashkimit Evropian për raportet e mira të Qeverisë së tij me Moskën dhe për kundërshtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën – që po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022 – ndërkohë që kabineti i tij po përpiqet të ringjallë ekonominë pas rritjes së inflacionit.

Disa analistë politikë thonë se, me partinë e tij të djathtë Fidesz që renditet pas Partisë Tisza të qendrës së djathtë të Magyarit në sondazhe, Orban po përballet me sfidën më të vështirë të sundimit të tij në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.

Në njoftimin e SVR-së, të publikuar të mërkurën, u tha se bazuar në informacionin që ka pranuar ky shërbim, Komisioni evropian e sheh udhëheqjen aktuale të Hungarisë si pengesë gjithnjë e më serioze për një “Evropë të bashkuar”.

Tetorin e vitit të kaluar, Orban, i cili ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndalur importet e energjisë ruse, po ashtu pretendoi se ekzekutivi i ri i BE-së po përpiqej të rrëzonte Qeverinë e tij dhe të vendoste një administratë “kukull” në Budapest.

“Brukseli është i zemëruar për përpjekjet e Budapestit për të ndjekur një politikë të pavarur dhe për të ndikuar në vendimmarrjen kolektive, veçanërisht sa i përket Rusisë dhe Ukrainës”, tha SVR-ja, duke e përshkruar Magyarin si besnik ndaj “elitave globaliste”.

Magyar tha se Rusia po përpiqet të ndërhyjë drejtpërdrejt për të ndikuar te votuesit në Hungari.

Budapesti është anëtar edhe i NATO-s, por nën udhëheqjen e Orbanit ka refuzuar që të dërgojë armë në Ukrainën fqinje.

“Dje nisi zyrtarisht një operacion kundër Hungarisë. Një shtet i huaj, një shtet jo aleat, po ndërhyn në mënyrë aktive në çështjet e brendshme të shtetit tonë”, shkroi Magyar në Facebook.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se në njoftimin e SVR-së “nuk kishte asgjë të re”, duke përsëritur pretendimet euroskeptike të Orbanit se udhëheqësit e BE-së duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, u bë lideri i vetëm i BE-së të hënën që nuk mbështeti një deklaratë të përbashkët që thoshte se Ukraina duhet të ketë lirinë për të vendosur për të ardhmen e saj.

Përpara mbajtjes së një samiti në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Putinit të premten, Orban gjithashtu tha se Rusia kishte fituar luftën në Ukrainë. REL

Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

By: e xh
14 August 2025 at 16:01

Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

‘Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.

Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Tronditëse në Bolivi, dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda…

By: e xh
14 August 2025 at 15:48

Në Santa Cruz të Bolivisë, një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik.

Tre shtetas të huaj, respektivisht dy serbë dhe një maqedonas, u gjetën të masakruar në një vilë me qira, ndërsa dëshmitarët tregojnë për skena të tmerrshme me muzikë të lartë dhe britma që paralajmëruan krimin e rëndë. Siç raportohet nga mediat hetimet e lidhin ngjarjen me rrjetin ndërkombaëtar të trafikimit të drogës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një vilë të marrë me qira në Bolivi, aty ku policia lokale edhe zbuloi trupat e Miljan Đekić (38 vjeç) nga Nishi, Dejan Lazarevski (47 vjeç) nga Strumica, si dhe të një burri të tretë ende të paidentifikuar zyrtarisht, i njohur si “Mali Kosta”.

Përveç vrasjes, të tre viktimat ishin mbështjellë me qese të zeza plastike dhe të mbyllura me ngjitës, ndërsa trupat ishin fshehur në kuzhinë, të përgatitur për transport të mundshëm.

Sipas raportimeve të mediave boliviane, fqinjët alarmuan policinë për zhurma të pazakonta që vinin nga vila. “Rreth orës 23:00, dëgjuam muzikë me volum të lartë dhe pastaj britma të frikshme. Më pas, gjithçka u qetësua. Thirrëm policinë, dhe menjëherë u vendos një kordon sigurie”, deklaruan dëshmitarët.

Sipas mediave bëhet fjalë për një akt të planifikuar dhe brutal ndaj tre viktimave që dyshohet se mund të jenë anëtarë të Kartelit Ballkanik të drogës që operon në Amerikën Latine.

Situata me zjarret/Rama: I dimë përparimet dhe kufizimet. Të përqeshësh është si..

By: e xh
14 August 2025 at 15:34

Në komunikimin e tij në rrjetet sociale me qytetarët, kryeministri Rama iu përgjigj kritikave edhe për mënyrën se si u menaxhuan zjarret.

Në lidhje me këtë çështje, Rama deklaroi se ‘ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, i dimë të gjitha’, por sipas tij të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst, deklaroi kryeministri.

“Të gjithë kanë qenë në këmbë, 10 mijë e kusur forca janë përpjekur ditë natë në të gjitha nivelet me flakët dhe sikur të mos ishin në një kontekst më të gjerë dhe të mos kishim këto shtete në të njëjtin hall, mbase diku do të ishte pëgjegjësi më e madhe por faktikisht kur dikush të dalë dhe të më thotë se pse këto shtete më të fuqishme nuk arrijnë dot të parandalojnë zjarret dhe kanë zjarre atëherë mund të hyjmë e diskojmë ndryshe. Nuk është fjala për të hequr përgjegjësitë. Ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, i dimë të gjitha por që të flitet nga kafja apo çadra e plazhit për faktin që pati zjarre dhe të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje etj se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst.”, pohoi Rama.

 

 

Politico: Inteligjenca artificiale në ndihmë të Shqipërisë për integrimin në BE

By: e xh
14 August 2025 at 15:21

Rrjeti prestigjioz informativ Politico ka vlerësuar faktin që Shqipëria po e shfrytëzon inteligjencën artificiale për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE. Kjo është hera e parë që inteligjenca artificiale është përdorur në procesin e anëtarësimit në BE.

Ideja është që inteligjenca artificiale të kujdeset për përkthimin dhe më pas të bëjë punën e vështirë të identifikimit të divergjencave në ligjet kombëtare shqiptare me ato të BE-së. Shqipëria ka krijuar partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë.

Sipas Politico po shqyrtohet mundësia edhe e një ministrie të drejtuar nga inteligjenca artificiale. Citohet kryeministri Rama të ketë deklaruar se së shpejti ky ministër produkt i inteligjencës artificiale mund të bëhet anëtari më efikas i qeverisë shqiptare. Në këtë mënyrë, nuk do të kishte nepotizëm apo konflikte interesi ka argumentuar këtë gjetje kreu i qeverisë në Tiranë.

Nëse kjo iniciativë gjen zbatim e rendit Shqipërinë në shkallë të lartë për inovacionin dixhital dhe inteligjencën artificiale. Inteligjenca artificiale po përdoret tashmë në administratë për të menaxhuar çështjen delikate të prokurimit publik, si dhe për të analizuar transaksionet tatimore dhe doganore në kohë reale, duke identifikuar parregullsitë.

Shqipëria ka partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë. Territori i vendit po monitorohet gjithashtu nga dronë inteligjentë dhe sisteme satelitore, të cilët përdorin inteligjencën artificiale për të kontrolluar për paligjshmëri në vendet e ndërtimit dhe plazhet publike, si dhe për plantacione kanabisi në zona më rurale.

Për më tepër, ka plane për të përdorur inteligjencën artificiale për të luftuar problemet në rrugët e Shqipërisë duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të dërguar në mënyrë dixhitale një kërkesë në pajisjen mobile të shoferit për të ngadalësuar, si dhe për të dërguar detajet e gjobave për tejkalim shpejtësie me anë të mesazheve me tekst ose email-it.

Vendi aktualisht ka një nga normat më të larta të aksidenteve fatale rrugore në Evropë, sipas agjencisë shtetërore të statistikave, kryesisht për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Ekzistojnë gjithashtu aspirata për të përdorur inteligjencën artificiale në kujdesin shëndetësor, arsim dhe identifikimin dixhital të qytetarëve. Klan News

Rinas/ U shpall në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shtetasi belg. Pritet ekstradimi

By: e xh
14 August 2025 at 15:14

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, verifikimeve të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin belg të kërkuar ndërkombëtarisht, A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga legjislacioni penal i Maltës’, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Maltës.

‘Flakët te Syri i Kaltër’/ Ilir Meta: Të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si..

By: e xh
14 August 2025 at 15:06

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Në këtë postim, Meta shkruan se “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.

‘Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë’, shkruan Meta.

Në përfundim Meta e përmbyll komentin e tij me këtë shpeheje ‘Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës’.

Postimi i kreut të PL Ilir Meta

𝐒𝐫𝐞𝐛𝐫𝐞𝐧𝐢𝐜𝐚, 𝐒𝐲𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐚𝐥𝐭𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐞 “𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐳𝐚𝐭” 𝐞 𝐑𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬

Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.

E pamundur thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër. M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.

Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t’u zhytur në ujrat e freskëta të Syrit të Kaltër ku bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.

Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.

Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.

Atje ku ka ujë pa fund dhe sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private do ishte fikur zjarri, që në shkëndijën e parë.

Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.

M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës. Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.

Pas ceremonisë në kthim diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë, jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan. Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.

Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë. Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time.

Vërtetë ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.

Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.

Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kshtu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.

Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës.

SHBA dhe Gjermania mbështetje Ukrainës 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake

14 August 2025 at 16:19

Gjermania do të financojë një paketë pajisjesh ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën në kuadër të nismës së re të NATO-s për Listën e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën.

Ministria e jashtme e vendit ka thënë se së bashku me aleatë të tjerë, është e përgatitur të financojë “një nga paketat e para gjithëpërfshirëse të mbështetjes” për të treguar angazhimin e saj të qëndrueshëm ndaj mbrojtjes së Ukrainës, shkruan skynews.

“Paketat e mbështetjes do të përfshijnë pajisje ushtarake që ose nuk prodhohen nga industria evropiane e mbrojtjes ose që mund të dorëzohen në shkallën e synuar më shpejt nga Shtetet e Bashkuara sesa nga partnerët evropianë ose Kanadaja”, tha ministria e jashtme gjermane në një deklaratë.

Më herët Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake dhe municione në formën e disa paketave të mbështetjes përmes NATO-s.

Gjenevë, ende marrëveshje në bisedimet kundër ndotjes nga plastika

14 August 2025 at 16:12

Negociatat për një traktat global për t’i dhënë fund ndotjes nga plastika po i afrohen fundit, ndërsa vendet mbeten “të bllokuara” nëse duhet të trajtohet apo jo rritja e vrullshme e prodhimit të plastikës, sipas “AP”-së.

Një draft i traktatit, i publikuar sot, nuk do të kufizonte prodhimin e plastikës dhe as nuk do të merrej me kimikatet e përdorura në produktet plastike. Në vend të kësaj, ai fokusohet në propozime për të cilat ka dakordësi të gjerë, si zvogëlimi i numrit të produkteve problematike plastike që shpesh përfundojnë në mjedis dhe janë të vështira për t’u ricikluar, promovimi i ridizenjimit të produkteve plastike në mënyrë që ato të riciklohen e ripërdoren, si dhe përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve.

Drafti u kërkon vendeve të marrin angazhime për t’i dhënë fund ndotjes nga plastika, por pa vendosur rregulla globale, juridikisht detyruese.

Një draft i ri pritet të publikohet të enjten pasdite, ndërsa bisedimet,  ku marrin pjesë përfaqësues nga 184 vende dhe mbi 600 organizata, pritet të përfundojnë të premten.

Andreas Bjelland Eriksen, ministri norvegjez për klimën dhe mjedisin, tha se teksti aktual është i papranueshëm dhe se përfaqësuesit e vendit të tij nuk do të largohen nga Gjeneva me “çfarëdo traktati”.

Norvegjia po ndihmon në drejtimin e një koalicioni vendesh të quajtur Koalicioni me Ambicie të Lartë, që kërkon një qasje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund ndotjes nga plastika, duke përfshirë edhe uljen e prodhimit.

“Do të jemi fleksibël, por njëkohësisht ambiciozë në qëndrimet tona, dhe do të punojmë çdo orë që na ka mbetur për ta çuar këtë drejt një përfundimi pozitiv, sepse botës i duhet një traktat për plastikën tani”, tha ai.

Indi/ Të paktën 23 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur pas përmbytjeve në Kashmir

14 August 2025 at 16:10

Reshjet masive në rajonet Jammu dhe Kashmir, në Indi shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke, duke çuar në vdekjen e të paktën 23 personave dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve, sipas zyrtarëve.

Pelegrinazhi është pezulluar dhe autoritetet po përqendrohen në operacionet e shpëtimit.

Burime qeveritare lokale thanë se numri i viktimave mund të rritet me frikën se më shumë njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

Moti i keq dhe largësia e vendit të fatkeqësisë i ka ndërlikuar operacionet e shpëtimit.

Njësitë e Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF) dhe ushtria janë vendosur në gatishmëri në vendin e ngjarjes.

❌
❌