Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Vidhte banesa në Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, i gjenden para cash e bizhuteri, në kërkim një tjetër (VIDEO)

By: V K
30 July 2025 at 15:15

Një person i dyshuar për grabitjen e dy banesave në kryeqytet në harkun kohor të 5 muajve, 57-vjeçari me iniciale R. K., është vënë në pranga nga policia.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, 30-vjeçari me iniciale G. L.

Dyshja në fjalë realizon vjedhje përmes thyerjeve. Në banesën e të arrestuarit janë sekuestruar 900.000 lekë, 5.700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.

 

 

“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, si rezultat i të cilit janë zbardhur 2 raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 2 autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, shtetasi R. K., 57-vjeç, është arrestuar, ndërsa tjetri, shtetasi G. L., 30-vjeç, është shpallur në kërkim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, në 2 banesa, gjatë muajve shkurt dhe korrik, shuma të konsiderueshme parash, sende me vlerë dhe celularë”, njofton policia.

Sakaq, vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ai dhe shtetasi i arrestuar.

The post Vidhte banesa në Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, i gjenden para cash e bizhuteri, në kërkim një tjetër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U dënua me burg si anëtar i një organizate kriminale/ Arrestohet në Shijak 39-vjeçari, do të ekstradohet drejt Italisë (EMRI)

By: V K
30 July 2025 at 09:36

Policia ka vendosur në pranga një 39-vjeçar, pasi rezulton i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Fatjan Stafa, u kap në fshatin Hardhisht të Shijakut dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Ndaj tij, Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08 Tetor 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”.

Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bshkëpunim me Shërbimet Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

The post U dënua me burg si anëtar i një organizate kriminale/ Arrestohet në Shijak 39-vjeçari, do të ekstradohet drejt Italisë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 29 July 2025Main stream

Plagosi rëndë 70-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari në Durrës

By: V K
29 July 2025 at 09:06

Policia e Durrësit, njofton se ka prangosur shtetasin Arben Shtraza, i cili një ditë më parë plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për “motive të dobëta”.

Një lojë dominoje mes dy të moshuarve në qendër të Durrësit, është kthyer në një përleshje të dhunshme, e cila ka përfunduar me përdorimin e një thike.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në sheshin “Pranvera”, ku pas një konflikti verbal, Shtraza ka goditur me thikë bashkëlojtarin e tij, duke e plagosur rëndë.

“Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në zonën pranë sheshit “Pranvera”, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë në kohë reale.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

The post Plagosi rëndë 70-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari në Durrës appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

27 July 2025 at 23:04

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas Këlliçit, arrestimi i Tërmet Peçit do të ndodhë para se ai të marrë mandatin e deputetit në shtator, të fituar në zgjedhjet e 11 Majit. Deputeti i PD-së e bazoi deklaratën e tij edhe në […]

The post Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni! appeared first on BoldNews.al.

Qarkullonte me armë, arrestohet 39-vjeçari që dyshohet se do kryente një akt kriminal (EMRI)

By: V K
27 July 2025 at 13:43

Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Dajç, duke vënë në pranga një 39-vjeçar, i identifikuar si Arben leka, që qarkullonte i armatosur me një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Sipas njoftimit zyrtar të policise Lezhe, autoritetet nderhynë menjëherë pas marrjes së një informacioni se një shtetas po lëvizte me motomjet pa targa dhe i armatosur, me qëllim kryerjen e një akti kriminal të mundshëm, për shkak të një konflikti të mëparshëm.

Efektivët lokalizuan motomjetin dhe neutralizuan drejtuesin e tij, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja. Gjatë kontrollit, në motomjet u gjet një armë zjarri automatike me fishek në fole (gati për qitje), një sasi municioni luftarak si dhe vetë motomjeti pa targa.

Lezhë / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari që qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe motomjeti me të cilin qarkullonte i arrestuari.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së një informacioni në rrugë operative, se një shtetas i armatosur po lëvizte me motomjet në fshatin Dajç, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm, organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për neutralizimin e situatës.

Shërbimet e Policisë lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi të largohej, por u neutralizua me profesionalizëm nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Qarkullonte me armë, arrestohet 39-vjeçari që dyshohet se do kryente një akt kriminal (EMRI) appeared first on Albeu.com.

U arratis nga dhomat e paraburgimit/ Arrestohet pas disa muajsh Nazmi Liçi, i dyshuar për disa vjedhje

26 July 2025 at 21:55

KAVAJË- Arrestohet në Kavajë Nazmi Eduart Liçi pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje në Elbasan.

Ai u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor 2024.

Sipas Policisë, Nazmi Liçi, akuzohet për pesë vjedhje në Kavajë dhe Golem. Pas arrestimit, Liçi do të përballet me akuzat që janë ngritur në adresë të tij/ abcnews.al

Shiti dy herë të njëjtin apartament/ Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim noterja (EMRAT)

24 July 2025 at 09:48

Policia e Tiranë ka goditur dy raste mashtrimi me apartamentet në 24 orët e fundit. Në një rast, njëri ka shitur dy herë të njëjtin apartamenti, ndërsa në rastin tjetër, një i ri i ka marrë një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Më konkretisht, është […]

The post Shiti dy herë të njëjtin apartament/ Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim noterja (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e 32-vjeçarit në Shëngjin, arrestohet përgjegjësi i subjektit ku viktima po kryente punimet

By: V K
20 July 2025 at 12:18

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shëngjin, ku 32-vjeçari Zef Lorenci ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve policore, i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vend.

Policia ka dalë me një njoftim të ri, në lidhje me vdekjen e punëtorit 32-vjeçar, Zef Lorenci. Policia bën me dije se është vënë në pranga një 64-vjeçar.

I arrestuari është përgjegjës i subjektit ku viktima po kryente punimet. I arrestuari është identifikuar si Zef Shtjefni.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara dje nga vendi i ngjarjes, duket skena e rrethuar me shirit.

 

 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 19.07.2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur në shëtitoren “Willson”, në Shëngjin, ku gjatë punimeve në një strukturë për ngritjen e një skene humbi jetën një punëtor, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Sh., 64-vjeç, banues në Shëngjin, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se më datë 19.07.2025, rreth orës 16:30, shtetasi Z. L., 32-vjeç, punëtor në këtë subjekt, duke punuar mbi një strukturë për ngritjen e skenës, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash, duke marrë dëmtime të rënda trupore, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

The post Vdekja e 32-vjeçarit në Shëngjin, arrestohet përgjegjësi i subjektit ku viktima po kryente punimet appeared first on Albeu.com.

Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

By: V K
20 July 2025 at 11:15

Ditën e sotme, është finalizuar operacioni policor i koduar “Qelqi”. Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42-vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjet u konstatun arka me verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Shpëtim Gubere synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “Qelqi”, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës appeared first on Albeu.com.

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë vrasësi shqiptar me pagesë (EMRI)

By: V K
19 July 2025 at 15:57

Policia greke, ka zbardhur atentatin ndaj një shtetasi turk ndodhur në 13 korrik në Athinë.

Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i identifikuar si Alesio Biba, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në 13 korrik në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 48-vjeçari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit. Ndaj turkut, i cili ishte shënjestër i atentatit, u qëllua 4 herë me pistoletë. Një plumb kapi atë dhe një tjetër kapi rastësisht policin grek, duke mbetur të dy të plagosur.

Viktima e atentatit zbuloi për policinë se kishte shkuar aty, pasi shtetasi turk i burgosur Suleyman Dalgic, i kishte thënë se do të merrte një automjet nga një person, si shkëmbim i një borxhi që i kishte. Personi i panjohur që do takonte, i ka kërkuar Ertas ta ndiqte dhe ky i fundit, ndoshta duke ndjerë rrezik, ka devijuar rrugën duke u futur në lokal. Pikërisht aty, ndaj tij është hapur zjarr.

Pas hetimeve dhe dëshmive, policia identifikoi si autor të tentativës së vrasjes, shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjec, nga Vau i Dejës. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, Biba, në sy të policëve, hodhi në tokë dhe theu telefonin celular. Gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.

Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se ishte pikërisht ai autor i ngjarjes dhe kishte si synim vetëm të plagoste Volkan Ertas.

Sipas policisë greke, urdhëruesi i ngjarjes, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Gjatë kontrollit të qelisë së tij, nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. 6 turqit ishte pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi. Dalgic akuzohet se është personi që i ka nxjerrë ata në pritë.

The post Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë vrasësi shqiptar me pagesë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit

By: V K
18 July 2025 at 14:01

Një 28-vjeçar, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë, shtetasi A.M, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar në pronësi të një shtetaseje dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”.

Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë.

The post Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit appeared first on Albeu.com.

Aksioni për pastrimin e hapësirave publike/ Kishin zënë vendin me blloqe betoni, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

By: V K
15 July 2025 at 15:09

Ditën e sotme, në kuadër të operacionit të koordinuar për çlirimin e hapësirave publike, Policia e Shtetit, ka ekzekutuar një urdhër për lirimin e një hapësire publike të zënë në mënyrë të paligjshme nga një familje në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Hapësira në fjalë ishte bllokuar me beton dhe automjete nga familjarët e një 67-vjeçari i arrestuar një javë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi B. D., 67-vjeç, dhe djali i tij E. D., 25-vjeç, akuzohen për disa vepra penale, përfshirë “Falsifikimin e dokumenteve”, “Pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësinë” dhe “Kanosjen”.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Komisariatin Nr. 1 në Tiranë dhe Drejtorinë e Mirëmbajtjes së Trotuareve e Zgarave pranë Bashkisë së Tiranës.

Gjatë ditës së sotme u hoqën blloqet e betonit që kishin zënë rrugën, ndërsa më herët ishin sekuestruar dy automjete që ishin përdorur për të bllokuar hapësirën.

Hetimet kanë zbuluar se babë e bir kishin falsifikuar dokumente në përpjekje për të pretenduar pronësinë mbi territorin publik, të cilin e kishin zënë në mënyrë të përsëritur dhe me konflikt ndaj banorëve të zonës.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vijimin e hetimeve.

Autoritetet konfirmojnë vijimin e operacioneve për lirimin e të gjitha hapësirave publike, të zëna në mënyrë të paligjshme në kryeqytet dhe në të gjithë vendin.

The post Aksioni për pastrimin e hapësirave publike/ Kishin zënë vendin me blloqe betoni, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri appeared first on Albeu.com.

Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

By: V K
14 July 2025 at 10:44

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave.

Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.

The post Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë appeared first on Albeu.com.

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT)

By: V K
13 July 2025 at 11:02

Është vënë në pranga autori që plagosi me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias, 34-vjeçarin Franci Xhaferri.

Policia e Tiranës, informoi se ka arrestuar 54-vjeçarin, Besnik Koçiu, ndërsa në pranga është vënë edhe i plagosuri, pasi nuk ka bashkëpunuar për të rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

34-vjeçari është paraqitur në spitalin për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat Blu, gjatë kontrollit në banesën e autorit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën e krimit.

Njofitmi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së informacionit nga spitali, kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë dokumentuar ngjarjen, duke çuar në arrestimin e dy personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimi për ngjarjen vazhdon.

The post Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI)

By: V K
13 July 2025 at 09:48

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia shqiptare.

Policia e Shtetit, njofton se 41-vjeçari Musli Aslani kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës të koduar “Operacionalja 54”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake.

The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI) appeared first on Albeu.com.

U kap me disa doza kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

By: Ardit
12 July 2025 at 20:33

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini, pasi akuzohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Mediat italiane shkruajnë se karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen. Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe […]

The post U kap me disa doza kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-vjeçari në Tiranë (EMRI)

By: V K
12 July 2025 at 14:40

Një 40-vjeçar, i dënuar me mbi 7 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas informacioneve policore, në pranga ka rënë shtetasi Klajdi Ruçi, i cili u lokalizua dhe arrestua në Shkozë.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.

 

 

 

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-vjeçari në Tiranë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vodhi celularë, orë dore dhe karta banke, arrestohet 29-vjeçari me precedent penal

10 July 2025 at 16:00

Një 29-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka vjedhur katër celularë, një orë dore dhe disa karta banke në një banesë gjatë natës. Ai u identifikua dhe u kap në flagrancë, ndërsa po përpiqej të shiste një nga celularët e vjedhur në një dyqan.

Shtetasi A. S., banues në Kavajë, u arrestua pas një kallëzimi nga shtetasi E. M., i cili raportoi vjedhjen në banesën e tij më 9 korrik 2025, rreth orës 04:00.

Arrestimi i tij u realizua nga shërbimet e Policisë, përfshirë Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në momentin kur ai tentonte të shiste një nga celularët e vjedhur. Produktet e vjedhura, përfshirë celularët, orën dhe kartat banke, u sekuestruan si prova materiale gjatë operacionit.

A. S. ka një rekord të theksuar kriminal, duke u përfshirë në veprime të ngjashme vjedhjeje në të kaluarën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodhi celularë, orë dore dhe karta banke, arrestohet 29-vjeçari me precedent penal appeared first on Euronews Albania.

I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak

By: Oldi
10 July 2025 at 16:47

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shijakut, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë frutore. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i […]

The post I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për drogë/ Pranga 46-vjeçarit në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

9 July 2025 at 10:00

TIRANË- Një 46-vjeçar, Elis Roga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh nga Italia është arrestuar në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Aktualisht vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane./abcnews.al

❌
❌