Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Main stream

Shiti dy herë të njëjtin apartament/ Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim noterja (EMRAT)

24 July 2025 at 09:48

Policia e Tiranë ka goditur dy raste mashtrimi me apartamentet në 24 orët e fundit. Në një rast, njëri ka shitur dy herë të njëjtin apartamenti, ndërsa në rastin tjetër, një i ri i ka marrë një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Më konkretisht, është […]

The post Shiti dy herë të njëjtin apartament/ Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim noterja (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

E ardhmja në dyshim, Gjimshiti mbyll pushimet dhe kryen testet mjekësore te Atalanta

By: armand
14 July 2025 at 19:16

Pushimet për Berat Gjimshitin kanë marrë fund dhe për të ka ardhur koha e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Vendime që kanë çuar karrierën e tij në kryqëzimin tundues mes një tjetër eksperience në Ligën e Kampioneve dhe milionave që i ofrohen nga Katari. Dhe gjesti i fundit i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, duket […]

The post E ardhmja në dyshim, Gjimshiti mbyll pushimet dhe kryen testet mjekësore te Atalanta appeared first on BoldNews.al.

Gjimshiti në klubin e “mrekullisë”/ Mbrojtësi, protagonist tek Atalanta që katërfishon vlerën

By: xhir jeta
1 July 2025 at 12:38

Prej kohësh është cilësuar si një Perëndeshë. Në Itali kanë një dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm për Atalantën, ndërsa mediat tregojnë se çfarë ka arritur ky klub në vetëm 10 vjet.

Sipas të përditshmes kryesore, “La Gazeta delo Sport”, që I referohet portalit “Atalanta Oggi”, vlera e shoqërisë futbollistike është katërfishuar, duke arritur nga 150 në 600 milionë euro.

Kjo, nga 2015 deri në 2025.

Ka qenë pikërisht periudha kur tek Atalanta ka luajtur Berat Gjimshiti, që mbërriti në Stadiumin Gevis, të njohur më shumë me emrin “Stadiumi I Atletëve të Kaltër të Italisë” pikërisht në 2015 kur ishte 22 vjeç.

U huazua për një vit tek Avelinë në Serinë B dhe te Kremoneze në Serinë A, ndërsa gjithë periudhën tjetër e kaloi me fanelën zikaltër.

Për ekipin e trajnerit Xhampiero Gasperini luajti 287 ndeshje gjithsej, duke shënuar 10 gola e shërbyer 10 asistë.

Vetëm në Serinë A arriti 250 paraqitje, me 5 gola e 11 asistë.

Ishte pikërisht kapiteni I Shqipërisë që udhëhoqi ekipin si kapiten në finalen e Ligës së Europës përballë Leverkusenit të pathyer gjerman, në fitoren e madhe 3-0, duke i dhuruar klubit dhe tifozëve trofeun e dytë në histori, pas Kupës së Italisë të vitit 1963.

E gjitha kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa trajnerin Gasperini, që mbërriti në Bergamo në 2016 dhe u largua pikërisht këtë verë.

Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni

1 July 2025 at 11:31

Subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke zyrtarizuar disa prej kandidatëve për kryetarë komunash.

Gara pritet të jetë veçanërisht interesante në komunë e Ferizajt dhe Gjilanit, ku kryetarët aktualë synojnë të sigurojnë një mandat të ri. Ndërkohë, kandidatët e rinj janë të vendosur të sfidojnë pushtetin aktual dhe të arrijnë fitoren në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do të garojë për një mandat të dytë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arbër Ismailin si kandidat, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga Riad Rashiti. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që në këtë garë të hyjë me kandidatin Nazim Gagica.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Gjilanit?

Komuna e Gjilanit ka qenë nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2014 deri në vitin 2021 me Lutfi Hazirin kryetar. Ndërsa, në vitin 2021, udhëheqjen e komunës e mori LVV, me Alban Hysenin, i cili aktualisht është në fund të mandatit të tij të parë, dhe po ashtu synon mandatin e dytë.

Gara për Ferizaj;

Ndërkohë, në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu do të kërkojë një tjetër mandat, duke garuar sërish si kandidat i PDK-së. LDK do ta konfirmojë Visar Azemin si kandidatin e saj për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa AAK do të përfaqësohet nga kandidatja Xhemile Murati.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Ferizajt?

Në 10 vitet e fundit, Ferizajn e kanë drejtuar dy kryetarë: Muharrem Svarqa (LDK) deri më 2017, dhe Agim Aliu (PDK) prej 2017 e deri më sot (2025), aktualisht në fund të mandatit të dytë dhe në garë për të tretin.

Përgatitjet për zgjedhjet nga KQZ;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka deklaruar për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni appeared first on Telegrafi.

“Milan kompletohet me Gjimshitin”/ Gazetari: Mund ta plotësojë mbrojtjen me përvojën e tij

28 June 2025 at 13:41

Nuk është një zë zyrtar, por është tepër kuqezi. Për Berat Gjimshitin nga Italia ka folur edhe gazetari I lidhur fort me Milanin, Karlo Pelegati, njeriu që ka komentuar ndeshjet e ekipit nga Lombardia në kanalin e klubit dhe në Mediaset Premium.

Për analistin e sotëm të kanalit të Milanit, mbrojtësi i Shqipërisë dhe i Atalantës mund të jetë një objektiv, dhe është padyshim që pasurim i skuadrës.

Pelegati komentoi kështu në kanalin e tij në Jutjub, duke vlerësuar veteranin kuqezi.

Sinkron Pelegati

“Kujdes me Gjimshitin, më duket se është kapiten i Shqipërisë. Një lojtar ekspert. Padyshim që duke qenë shqiptar si Tare mund të jetë nën vëzhgim me një vëmendje të veçantë, me një përkujdesje të veçantë. Pra, Gjimshiti mund të kompletojë në nivel të eksperiencës mbrojtjen e Milanit”.

Vetë Gjimshiti është në një situatë ku duhet të zgjedhë.

Ka ofertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me një rrogë shumë më të mirë sesa merr tek Atalanta.

Gjithsesi, klubi I Serisë A dëshiron që ai të vazhdojë, dhe kështu mendon edhe kapiteni I kombëtares shqiptare.

Të shohim nëse Tare do ta kthejë Gjimshitin në objektiv të Milanit, kur ka deklaruar se I duhet të paktën një qendërmbrojtës.

Ndërkaq, drejtori sportiv milanist ka udhëtuar për në Belgjikë për t’u marrë vesh me Bryzhin për Ardon Jasharin.

Mesfushori me klas të lartë, me origjinë nga Kosova, u shpall lojtari më I mirë I kampionatit belg sezonin e kaluar, dhe cilësohet si pasardhësi i duhur I holandezit Reijnders që u largua për tek Mançester Siti.

Tare ofron 30 milionë euro, plus shpërblimet sipas klauzolave të kontratës, ndërsa Bryzhi kërkon 35 milionë euro kesh, plus 3 milionë më pas.

Nga zemra e Prishtinës në qytetin e drejtësisë — instalacioni “Mendoj për Ty” ‘mbërrin’ në Strasburg

28 June 2025 at 11:44

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti ka bërë të ditur se ajo që filloi në Prishtinë 10 vjet më parë, me 5,000 fustane të varura në të gjithë qytetin, ku secili prej të cilëve përfaqësonte një të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, tani është shndërruar në një fushatë globale

Rushiti në një postim në Facebook shkruan se ky instalacion “Mendoj për Ty” nga zemra e Prishtinës ka arritur në qytetin e drejtësisë, në Strasburg.

“Ajo që filloi në Prishtinë 10 vjet më parë — me 5,000 fustane të varura në të gjithë qytetin, secili prej të cilëve përfaqësonte një të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, tani është shndërruar në një fushatë globale të udhëhequr nga Alketa Xh M. Ky instalacion i fuqishëm mbart me vete kujtesën, rezistencën dhe të vërtetën e të mbijetuarve, në zemër të Evropës, në qendër të drejtësisë”, shkruan ajo në Facebook.

Tutje, Rushiti thekson se është thellësisht e nderuar që i bashkohe këtij eventi me ftesë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, dhe veçanërisht e prekur nga prania e Ramadan Nishorit, të mbijetuarit të parë mashkull në Kosovë që flet publikisht.

“Guximi i tij na kujton se shërimi nuk ka gjini. Të gjitha të mbijetuarat meritojnë hapësirë, dinjitet dhe drejtësi. ‘Mendoj për Ty’ nuk është vetëm art. Është rezistencë. Është kujtesë. Është shpresë”, shkruan ajo. /Telegrafi/

The post Nga zemra e Prishtinës në qytetin e drejtësisë — instalacioni “Mendoj për Ty” ‘mbërrin’ në Strasburg appeared first on Telegrafi.

Berat Gjimshiti refuzon tundimin nga Katari – por Al Rayyan pritet të dorëzojë ofertë të madhe

22 June 2025 at 23:29

Berat Gjimshiti mbetet një nga pikat më të forta të Atalantës në mbrojtje dhe një nga shqiptarët më të suksesshëm në futbollin evropian.

Forma e tij e qëndrueshme dhe kontributi kyç në sukseset e skuadrës nga Bergamo nuk kanë kaluar pa u vënë re – këtë herë nga Lindja e Mesme.

Sipas burimeve pranë klubit, Al Rayyan nga Katari ka shfaqur interes konkret për 31-vjeçarin, duke kërkuar informacione të detajuara rreth kontratës dhe gjendjes së tij aktuale, teksa ka lënë të kuptohet se është gati të paraqesë një ofertë shumë të majme për ta transferuar.

Por Gjimshiti, i lindur në vitin 1993 dhe pjesë e pandashme e mbrojtjes së Atalantës që nga viti 2016, nuk është i tunduar nga aventura jashtë Evropës.

Ai ndihet mirë në Bergamo dhe është emocionalisht i lidhur me klubin, tifozët dhe ambientin. Suksesi në Serie A dhe pjesëmarrja në garat evropiane mbeten prioritetet e tij.

Gjithashtu, Atalanta nuk ka asnjë qëllim për ta lëshuar – pasi klubi e konsideron Gjimshitin si një lider të vërtetë në prapavijë, sidomos në periudhën e ristrukturimit dhe ndërtimit të një skuadre më të re për sezonin e ri.

Al Rayyan, që po ndërton një skuadër ambicioze me ish-yje evropianë, mund të orientohet drejt alternativave të tjera nëse kupton se Gjimshiti nuk e sheh të ardhmen e tij larg Bergamos. /Telegrafi/ 

The post Berat Gjimshiti refuzon tundimin nga Katari – por Al Rayyan pritet të dorëzojë ofertë të madhe appeared first on Telegrafi.

Gjimshiti nuk largohet, Atalanta refuzon ofertën e Al Rayyan

22 June 2025 at 19:34

Berat Gjimshiti nuk do të largohet nga Atalanta, pasi skuadra italiane ka refuzuar ofertën e ardhur nga Al Rajan. Ekipi nga Katari bëri një ofertë 12 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar.

Berat Gjimshiti do të vijojë të jetë futbollist i Atalantës në kampionatin italian, pavarësisht interesit nga skuadrat e tjera. Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin për ta mbajtur në ekip qendërmbrojtësin, duke i thënë jo ofertës së bërë nga Al Rayyan, skuadra nga Katari. Sipas mediave italiane oferta konkrete për Atalantën ishte 12 milionë euro për kartonin e lojtarit, e kur u duk se kjo shumë mund të pranohej, u vendos e kundërta.

Drejtuesit bergamask i kthyen përgjigje negative Al Rayyan, duke e refuzuar kështu për herë të dytë radhazi bashkëpunimin. 32-vjecari ka një kontratë deri në 2026ën me ekipin nga Bergamo, të cilit iu bashkua për herë të parë në vitin 2016, ndërsa ka qenë në huazim te Avellino e Benevento. Në 2022in rinovoi sërish me bluzinjtë, duke qëndruar besnik projektit të Gasperinit.

Ky i fundit u largua drejt Romës e u duk se gjithçka do të ndryshonte edhe me Gjimshitin, por jo, lojtari vendosi të qëndrojë. Klubi e cilëson atë si një ndër lojtarët kyç në repartin difensiv, por nuk përjashtohet mundësia që vitin e ardhshëm të largohet si lojtar i lirë, në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët për rinovim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjimshiti nuk largohet, Atalanta refuzon ofertën e Al Rayyan appeared first on Euronews Albania.

Dhuna seksuale si “armë lufte”/ Ambasadori britanik: Kosova, udhërrëfyes për të mos përsëritur historinë

19 June 2025 at 17:37

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizoi një panel diskutimi, ku u theksua domosdoshmëria e drejtësisë për të mbijetuarit dhe ndaljes së përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha ekzekutive e kësaj qendre, Feride Rushiti, tha se dhuna seksuale vazhdon të jetë barrë e rëndë për mijëra gra dhe burra që e kanë përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

“Për barrën që ajo vazhdon t’i mbajë të heshtur mijëra gra edhe burra që kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës. Fatkeqësisht, edhe në vitin 2025, kur po e shënojmë këtë ditë në këtë situatë të rëndë globale, ku krizat, luftërat dhe konfliktet po zhvillohen, dhuna seksuale si armë e luftës po gjen zbatim në këto vende dhe mijëra gra dhe vajza, por fatkeqësisht edhe burra, po bëhen pre e fushëbetejës duke qenë të pafajshëm dhe duke bartur pasoja afatgjata jo vetëm për veten por edhe për shoqërinë dhe komunitetin në tërësi”, shprehet Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT.

Rushiti shtoi se përmes fushatës “Trauma nuk ka afat,” synohet që të mos heshtet më, të dëgjohen historitë e të mbijetuarve dhe të ndërmerren hapa konkretë.

Ndërsa Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u shpreh se Kosova është një udhërrëfyes global në luftën kundër dhunës seksuale në konflikt.

“Fatkeqësisht, ende ndodh që në shumë konflikte në mbarë botën, si në të kaluarën ashtu edhe sot, dhuna seksuale të përdoret si armë dhe si një strategji e qëllimshme lufte. Sot është një mundësi për ta pranuar këtë dhe për ta luftuar atë, por gjithashtu është një ditë për të festuar qëndresën dhe për të bërë thirrje për drejtësi. Të mbijetuarit nuk duhet të heshten apo të shpërfillen kurrë më, por duhet gjithmonë të njihen, të mbështeten dhe të fuqizohen. Ju e njihni dhimbjen, por po ashtu e njihni forcën”, ka thënë ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt pati edhe homazhe në parkun “Heroinat” në Prishtinë.

/abcnews.al/

ZYRTARE/ Do të luajë sërish përkrah Gjimshitit sezonin e ardhshëm, Atalanta blen përfundimisht mbrojtësin

By: S SH
13 June 2025 at 20:58

Atalanta është bindur plotësisht nga paraqitjet e Odilon Kossounou në sezonin që lamë pas dhe e ka shpërblyer mbrojtësin. Klubi bergamask ka blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Atalanta përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Odilon Kossounou transferohet përfundimisht tek zikaltrit duke i ëuar Bayer Leverkusenit në arkat e klubit 20 milionë euro.

Berat Gjimshiti do të ketë përkrah mbrojtësin 24-vjeëar sërish sezonin e ardhshëm. Ndërsa në sezonin që lamë pas, Kossounou regjistroi 18 paraqitje me Atalantën në Serie A.

The post ZYRTARE/ Do të luajë sërish përkrah Gjimshitit sezonin e ardhshëm, Atalanta blen përfundimisht mbrojtësin appeared first on Albeu.com.

Korab Rashiti: “Është koha që diaspora të thotë: Mjaft!”

10 June 2025 at 23:30

Intervistë me Korab Rashitin – Deputet kantonal në Bern, Zvicër

Intervistoi: Dashnim Hebibi, Bernë

“Komuniteti shqiptar në Zvicër duhet fillimisht të çlirohet nga instrumentalizimi politik, si në Zvicër ashtu edhe nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë. Së dyti, unë shoh potencial konkret në bashkëpunimin ndërshtetëror për të krijuar shtëpi për të moshuarit shqiptarë që dëshirojnë të kthehen për pleqëri në Kosovë”, na tha ndë të tjera z.Rashiti.

Në një kohë kur roli i diasporës shqiptare në Zvicër është gjithnjë e më i rëndësishëm, zëri i përfaqësuesve të saj në institucionet zvicerane po bëhet gjithnjë e më i dëgjuar. Njëri prej tyre është Korab Rashiti, deputet kantonal në Bern – kryeqytetin e Zvicrës – dhe një nga figurat më premtuese të politikës zvicerane me prejardhje shqiptare. Me një qasje të qartë ideologjike, një diskurs të matur dhe një përkushtim të palëkundur ndaj komunitetit, z. Rashiti sjell një perspektivë të re në debatet publike dhe ofron një analizë të thellë mbi sfidat dhe potencialin e mërgatës shqiptare. Në këtë intervistë ekskluzive, ai flet hapur për përvojën e tij në politikë, rolin e komunitetit shqiptar në Zvicër, nevojën për organizim të mirëfilltë dhe sfidat që vijnë nga instrumentalizimi politik i diasporës.

Ju jeni deputet kantonal në kryeqytetin e Zvicrës, në Bern. Si u pritët nga partia juaj dhe deputetët e tjerë?

Emërimi im si deputet i Kantonit të Bernës nën radhët e SVP-së (UDC) u prit me befasi nga publiku, në veçanti nga komuniteti shqiptar. Megjithatë, brenda vetë partisë sime dhe tek partitë e djathta në përgjithësi, jam pritur shumë mirë. Ka pasur një simpati të natyrshme ndaj qëndrimeve të mia si përfaqësues i linjës klasike liberale.

Ne shqiptarët jetojmë dhe kontribuojmë në Zvicër, e cila për shumë prej nesh është bërë atdheu i dytë. Ju keni kontakte me personalitete të larta të partisë suaj – cila është përshtypja e tyre për komunitetin shqiptar?

Komuniteti shqiptar në Zvicër, në shumicën e rasteve, jo vetëm që është integruar me sukses në shoqërinë zvicerane, por në disa raste ka kaluar edhe në fazën e asimilimit. Tek udhëheqësit e SVP-së, shqiptarët perceptohen si punëtorë, sipërmarrës dhe njerëz me vlera konservatore, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me familjen. Përgjithësisht, imazhi i komunitetit është shumë pozitiv, përjashtuar disa raste individuale që lidhen me keqpërdorime sociale apo ekstremizëm fetar.

 A trajtoni edhe tema që lidhen me shqiptarët që veprojnë në Zvicër gjatë punës suaj si deputet?

Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Fatkeqësisht, komuniteti shqiptar ende nuk e ka institucionalizuar përfaqësimin e vet politik nëpërmjet shoqatave që dërgojnë përfaqësues në parlamentet kantonale apo federale. Në këtë aspekt, diaspora ka ende një rrugë për të bërë. Për pjesën time, kam iniciuar një projekt për të shpallur një ditë përkujtimore për viktimat e regjimeve totalitare dhe gjenocidale, ku përfshihen edhe shqiptarët që kanë vuajtur nën sisteme të tilla si në Shqipëri apo Kosovë.

Kur mendoni se do të kemi një deputet shqiptar në Parlamentin Nacional të Zvicrës?

Për momentin, më duket pak e mundur që të kemi një deputet shqiptar në Parlamentin Kombëtar të Zvicrës. Kjo për faktin se diaspora, përmes strukturave të saj shoqërore, ende nuk e sheh të nevojshme përfaqësimin e vet politik në atë nivel. Do të doja të theksoja se diaspora duhet të jetë e vëmendshme që të mos keqpërdoret në zgjedhje për interesa të politikanëve që nuk kanë lidhje reale me nevojat e saj.

Ju jeni i përkushtuar dhe veproni me maturi. Sipas jush, çfarë i duhet komunitetit tonë në Zvicër dhe si mund të ndihmohen më mirë nga shtetet tona, Kosova dhe Shqipëria?

Komuniteti shqiptar në Zvicër duhet fillimisht të çlirohet nga instrumentalizimi politik, si në Zvicër ashtu edhe nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë. Së dyti, unë shoh potencial konkret në bashkëpunimin ndërshtetëror për të krijuar shtëpi për të moshuarit shqiptarë që dëshirojnë të kthehen për pleqëri në Kosovë. Ky model do të ishte “win-win”: Zvicra do të kursente buxhetin për kujdesin e të moshuarve, ndërsa Kosova do të përfitonte vende pune dhe zhvillim në sektorin shëndetësor dhe social.

Si e shihni gjeneratën e re të mërgatës sonë në Zvicër? A ka potencial të madh për përfshirje më aktive?

Aktualisht, nuk shoh potencial të madh politik tek diaspora, për shkak të mungesës së diversitetit ideologjik dhe përmbajtjes politike. Megjithatë, gjithmonë do të ketë 1–2 individë që do të shquhen. E rëndësishme është që të rinjtë të mos pranohen në politikë vetëm si përfaqësues të “diversitetit”, por si individë që vendosin temën dhe ndikojnë në diskursin publik.

 A mendoni se mërgata jonë duhet të angazhohet më shumë në politikën zvicerane?

Angazhimi politik ka kuptim vetëm kur njeriu ka ide të qarta dhe kapacitet intelektual për të formësuar debatet në shoqëri. Në të kundërt, është humbje kohe. Nëse të rinjtë nuk e kuptojnë strukturën e politikës zvicerane dhe nuk kanë ide të reja, nuk do të kenë ndikim real.

Ju jeni pjesë e një partie me orientim të djathtë. Ku e shihni mërgatën shqiptare në Zvicër – më afër të djathtës apo të majtës politike?

Si liberal në Zvicër, mund të them se komuniteti shqiptar në vlerat e tij është konservator dhe liberal. Megjithatë, për shkak të propagandës së vazhdueshme për mbi 20 vjet, shumë shqiptarë votojnë për partitë e majta, duke e kundërshtuar në mënyrë të pavetëdijshme vetveten. Kjo është një “disfori politike” që duhet trajtuar me debat të hapur dhe të ndershëm.

A mirëpriten të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të jenë pjesë e partisë suaj?

SVP i mirëpret të gjithë. Ka më shumë anëtarë shqiptarë në këtë parti sesa mendohet. Nëse shqiptarët kanë njohuri politike dhe ndajnë vlera liberale-konservatore, SVP është një trampolinë politike jashtëzakonisht efektive.

A keni ndonjë të dhënë se sa shqiptarë janë anëtarë të kësaj partie?

Nuk kam të dhëna të sakta, por në qytetet e mëdha gjermano-folëse, zakonisht 3–4 përqind e anëtarëve të partisë janë me prejardhje shqiptare.

Çfarë do të kërkonit nga institucionet zvicerane që të kontribuojnë më shumë për mërgatën shqiptare?

Institucionet zvicerane duhet të ndalojnë së trajtuari diasporën si kategori “të veçantë” ose “viktimë”. Shqiptarët në Zvicër janë qytetarë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet, dhe kërkojnë barazi të vërtetë, jo trajtim paternalist apo diskurse boshe integrimi.

Pse mendoni se ende nuk është themeluar një Muze i Diasporës në Kosovë, pavarësisht kërkesave të shumta?

Krijimi i një Muzeu të Diasporës është ideja më e rëndësishme që kam dëgjuar në këtë kontekst. Do të ishte e pafalshme, në aspektin moral, historik dhe etik, që një projekt i tillë të mos jetë prioritet i Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Diaspora jo vetëm që ndihmoi në krijimin e Republikës së Kosovës, por edhe sot është shtylla e saj më e fuqishme.

A keni bashkëpunim me deputetë apo drejtues partish në Kosovë?

Nuk kam bashkëpunime zyrtare me parti apo politikanë në Kosovë, por kam kontakte të shpeshta informale me individë nga spektri i gjerë politik, ku ndajmë ide dhe rekomandime.

A mendoni se diaspora shqiptare është e politizuar apo ndikohet nga zhvillimet politike në atdhe?

Po, diaspora është e instrumentalizuar dhe kjo ndikon negativisht në integrimin e saj në Zvicër. Shumë shqiptarë shikojnë më shumë lajmet nga Kosova sesa nga Zvicra, dhe kështu e orientojnë vëmendjen e tyre politike drejt një shteti të largët, ndërkohë që taksat i paguajnë këtu. Duhet ta kuptojmë se Kosova është një shtet i vogël me 1.7 milion banorë, dhe që shpesh udhëheqësit e saj kanë pretendime joproporcionale me kapacitetin real.

Përdoret diaspora jonë vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve në Kosovë dhe Shqipëri?

Po, diaspora kujtohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore, për të kërkuar vota. Pas zgjedhjeve, interesimi bie në zero. Kjo duhet të ndryshojë, dhe vetë diaspora duhet të bëhet e vetëdijshme për këtë realitet.

Ka shumë shoqata shqiptare në Zvicër – si e vlerësoni jetën shoqërore dhe aktivitetet e komunitetit tonë?

Ka shumë shoqata që bëjnë punë të jashtëzakonshme. Ata që angazhohen janë heronj të heshtur të diasporës. Mirëpo, është me rëndësi që këto shoqata të kenë lidhje më të afërta me institucionet për të pasur më shumë kapacitete dhe ndikim në aktivitetet e tyre.

A keni ndonjë ide konkrete për organizimin më të mirë të mërgatës sonë?

Po, unë kam përgatitur një koncept për një Federatë të Shoqatave Shqiptaro-Zvicerane, e cila do të funksiononte si një lobi institucional i fuqishëm. Për fat të keq, aktualisht mungojnë njerëz të kualifikuar që mund ta çojnë këtë ide përpara, përveç disa individëve – shpesh jo me shtetësi zvicerane – që kanë dëshirë të ndihmojnë shqiptarët në këtë drejtim.

Dhe për fund, cili është mesazhi juaj për mërgatën shqiptare në Zvicër?

E dashur diasporë, mos bini pre e narrativave politike boshe. Mos u joshni nga simbolet, kërkoni konkretësi nga përfaqësuesit tuaj – si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë. Organizohuni dhe bëhuni një forcë që merret seriozisht. Nëse nuk e bëni këtë, do të vazhdoni të trajtoheni si pjesë anësore dhe e padukshme e shoqërisë. Është koha të thoni: MJAFT.

Ju falënderoj edhe njëherë dhe punë të mbarë.

Gjithashtu z.Hebibi ishte kënaqësi edhe e imja. /sam24.info/

The post Korab Rashiti: “Është koha që diaspora të thotë: Mjaft!” appeared first on Telegrafi.

Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

8 June 2025 at 17:24

Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Lajm i keq për kombëtaren.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në “Air Albania”, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër.

Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar. “Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha Sylvinho për mediat.

The post Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin appeared first on Sot News | Lajme.

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

By: armand
8 June 2025 at 11:37

Të martën në orën 20:45 në ” Skonto Stadions” të Rigës, Letonia dhe Shqipëria do përballen në duelin e radhës të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në këtë përballje Kombëtarja jonë do ketë një mungesë të madhe, atë të Berat Gjimshitit. Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të […]

The post Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’! appeared first on BoldNews.al.

“Ata kishin frikë të luanin”, Hysaj i motivuar, Gjimshiti: “Mund të fitonim edhe 3-0”

By: user 2
7 June 2025 at 23:23

Elseid Hysaj, një lojtarët më të mirët në fushë ndaj Serbisë, ndeshje që u mbyll në barazim pa gola. Pas sfidës mbrojtësi kuqezi foli për Supersport: “Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara”.  

Mbrojtësi më pas vazhdoi, duke treguar edhe detyrat që i kishte dhënë Sylvinho: “Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot. Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.  

Hysaj evidentoi në fund edhe intimidimin që pati kundërshtari: “Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë korne, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Hysaj.  

Gjimshiti: “Mund të fitonim 2 apo 3-0”

Kapiteni Berat Gjimshiti, ka theksuar se ndeshja e sotme ndaj Serbisë kishte sjellë gëzim e mërzi: “Keqardhja më e madhe? Barazimi është. Nëse sheh ndeshjen që kemi zhvilluar, jam i lumtur por edhe i mërzitur se besoj me atë penallti, nëse bëhej gol ndeshja mund të mbaronte 2 apo 3-0 për ne”.

Nuk ishte fare e lehtë, sidomos me këtë tension e presion që jemi futur në ndeshje ndaj Serbisë. Kishte shumë dhe besoj se jam shumë i lumtur për të gjithë djemtë në fushë e pankinë, se vetëm kështu shkohet para, nëse luhet me këtë guxim e zemër, duke lënë gjithçka në fushë.

Lexo më tejManaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

Shehun u befasova që kur e pashë herën e parë në stërvitje me Andorrën dhe i pyesja lojtarët ku ka luajtur se nuk e dija. Dhe thashë ka shumë për të ecur para nëse vazhdon e punon, por duhen respektuar të gjithë se dhanë gjithçka në fushë, Hysaj, Ajeti, Broja, Mitaj, të gjithë. Ekipi është kryesori, nëse do të ecësh para, ai është i pari, nëse ekipi bën mirë, mund të arrish më pas individualisht gjithçka.

Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur pas barazimit pa gola të Shqipërisë. Ai u ndal edhe te penalltia e humbur e Manajt: “Rei Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penallti ishte çështje fati, kemi gjuajhtur dje penallti me Manajn, dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati. Është e vërtete, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumim për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni për “Super Sport”.

 

The post “Ata kishin frikë të luanin”, Hysaj i motivuar, Gjimshiti: “Mund të fitonim edhe 3-0” appeared first on Lapsi.al.

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

By: armand
7 June 2025 at 23:19

Kombëtarja shqiptare u ndal ndaj Serbisë mbrëmjen e sotme me një barazim pa gola në “Air Albania”. Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti doli në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit. “Barazimi është keqardhje një rezultat i keq duke parë ndeshjen që kemi bërë sot. Humbëm një penallti, por mund të fitonim 2-0 ose […]

The post “Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi! appeared first on BoldNews.al.

Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para

7 June 2025 at 23:35

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk fshehu krenarinë për ekipin pas ndeshjes së vështirë ndaj Serbisë, që u mbyll me rezultat të bardhë 0-0 në stadiumin “Air Albania”.

Në një përballje të mbushur me ndjesi, kujtime historike dhe një ngarkesë të madhe psikologjike, Gjimshiti vlerësoi karakterin dhe angazhimin e shokëve të skuadrës.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, e marrim këtë pikë dhe ecim para”, u shpreh ai pas përfundimit të sfidës.

“Mund të rrezikoje pak më shumë në sulm, por në ndeshje si këto, ku presioni dhe emocionet janë të mëdha, nuk dëshiron të gabosh”.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe balancës në fushë, duke shtuar: “Jam shumë i lumtur për ekipin dhe për mënyrën si luajtëm sot”.

Përballja e së shtunës nuk solli golat që shqiptarët prisnin, por solli një paraqitje solide, me një Shqipëri të disiplinuar, të angazhuar dhe të vendosur për të mos u lëkundur ndaj një kundërshtari historikisht të tensionuar. /Telegrafi/

The post Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para appeared first on Telegrafi.

Gjimshiti, porosia e prindërve e reagimi për pyetjen:”Nuk jam këtu për jetën private”

By: user 2
6 June 2025 at 20:13

“Ka gjëra emocionale që mund të ndjehen pak më shumë te disa lojtarë. Nesër të fokusohemi te futbolli, kundërshtari, të vendosim fokusin te vetja jonë. Duhet të mbahemi dhe të mendojmë nesër vetëm ndeshjen dhe 3 pikë”. Berat Gjimshiti është gati për sfidën me Serbinë, tepër ndjesore për futbollistët kuqezinj.

Jo më kot kapiteni bëri edhe një vizitë në Kosovë para se të mbërrinte në grumbullim me një porosi: “Kisha 3-4 ditë pushim, kam folur me trajnerin Sylvinho, pashë gjyshin dhe gjyshen në vendlindje. Ishte shumë e rëndësishme ta bëja, porosia ajo që keni dëgjuar të gjithë, jemi të fokusuar te ndeshja, gjithmonë kërkojmë fitoren, kështu do jetë dhe me kundërshtarin e fortë, por jemi gjithmonë me synim fitoren e ndeshjes”.

Lexo më tej: Sylvinho: “Nuk më shqetësojnë spiunët. Doja të sillja edhe babain për këtë ndeshje”

Gjimshiti ka treguar edhe bisedën me Samardzic, shok skuadre te Atalanta, por kundërshtar kur dy kombëtaret të jenë në Arena Kombëtare nesër: “Vlahoviç dhe Joviç? Nuk kam folur me të tjerët, vetëm me Samardzic që e kam në stërvitje. Nuk do them këtu çfarë kemi folur. Nuk janë vetëm ato, por gjithë Serbia që ka shumë lojtarë të fortë individualë, të fokusohemi te të gjithë do jetë çelësi i suksesit nesër”.

Mbrojtësi ka reaguar në fund edhe ndaj një pyetje mbi bashkëshorten serbe: “Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit, kështu e lëmë me futboll”.

The post Gjimshiti, porosia e prindërve e reagimi për pyetjen:”Nuk jam këtu për jetën private” appeared first on Lapsi.al.

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

6 June 2025 at 19:15

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka dalë në në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin kombëtar, e vlefshe për grupin K të kualifikueseve të kupës së botës 2026. Ai rrëfeu se kishte disa ditë të lirë para grumbullimisht me kombëtaren […]

The post Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore! appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja me Serbinë, Gjimshiti: Hyjmë për fitore

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, doli sot në konferencë për shtyp, në prag të duelit me Serbinë, që do të luhet të shtunën e 7 qershorit.

Fillimisht, Gjimshiti foli për takimin me gjyshërit e tij në Luginën e Preshevës, ndërsa theksoi se porosia ishte fitore ndaj Serbisë.

Mbrojtësi kuqezi deklaroi se, ekipi është gati për një përballje delikate si kjo. Gjimshiti u shpreh se Shqipëria do të kërkojë me çdo kusht fitoren.

“Kemi bërë shumë stërvitje dhe mendoj se jemi gati. Tifozët e Shqipërisë, janë më të mirët në botë. Gjithmonë kanë qenë shtysë për ne dhe mendoj se edhe nesër do të jetë”, tha ai.

“Kisha 3-4 ditë pushim dhe shkoja të takoja gjyshërit në vendlindje. Vitet e kaluara kam pasur pak kohë dhe ishte një gjë e rëndësishme që ta bëja. Porosia ishte ajo që dimë të gjithë. Jemi 100% të fikusuar te ndeshja. Ne futemi me synimin për të fituar ndeshjen, ndaj një kundërshtari të fortë”, u shpreh Gjimshiti.

“Ka disa gjëra emocionale, që mund t’i ndjekin disa lojtarë. Duhet të fokusohemi te futbolli dhe te ndeshja. Emocionet duhen në një ndeshje futbolli, por duhen mbajtur dhe të fokusohemi te fusha”, theksoi kapiteni.

“Në fushë duhet të japim gjithçka dhe pastaj tifozët do na duartrokasin. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. Me Samardzic kemi folur, por nuk do e them këtu. I gjithë ekipi i Serbisë ka lojtarë të fortë. Duhet të jemi të fokusuar te i gjithë ekipi”, tha ai.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /j.p/

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foto:Agim Dobi
1 nga 4
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foto:Agim Dobi

The post Ndeshja me Serbinë, Gjimshiti: Hyjmë për fitore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Jemi gati, synimi është fitorja’, Gjimshiti para ndeshjes me Serbinë: Kemi studiuar kundërshtarin

6 June 2025 at 19:10

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shfaq optimist në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Sylvinho, në prag të përballjes ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Ai theksoi se ekipi është përgatitur mirë dhe synon vetëm fitoren në ndeshjen që do të luhet të shtunën në “Air Albania”.

Sipas Gjimshitit, fakti që lojtarët kanë pasur më shumë kohë në dispozicion pas përfundimit të kampionateve i ka ndihmuar për t’u stërvitur intensivisht së bashku. Ai vlerësoi mbështetjen e tifozëve si një element thelbësor për suksesin, duke e cilësuar atë si “tifozërinë më të bukur në botë”.

Kapiteni i Shqipërisë tha se skuadra është e fokusuar vetëm te ndeshja dhe kërkimi i tre pikëve, duke u përpjekur të shmangë ndikimin e emocioneve jashtë futbollit. Ai shtoi se suksesi do të vijë nëse lojtarët ruajnë qetësinë dhe përqendrohen te performanca e tyre në fushë.

Përballë pyetjeve për jetën e tij personale, Gjimshiti reagoi qartë duke theksuar se është i pranishëm për çështje sportive dhe nuk do të komentojë mbi aspekte të jetës private.

Deklarata e plotë:

Ekipi është përgatitur mirë. Kemi pasur më shumë kohë, kemi mbaruar kampionatin me ekipet më herët. Kemi bërë shumë stërvitje bashkë. Jemi gati për nesër. Besoj nesër do jetë si gjithmonë tifozëria më e bukur në botë për mu, si për gjithë shqiptarët. Këtë kohë që kam qenë në kombëtare ka qenë mbështetja shtesë dhe e rëndësishme.

Kisha 3-4 ditë pushim, kam folur me trajnerin Silvinjo, pashë gjyshin dhe gjyshen në vendlindje. Ishte shumë e rëndësishme ta bëja, porosia ajo që keni dëgjuar të gjithë, jemi të fokusuar te ndeshja, gjithmonë kërkojmë fitoren, kështu do jetë dhe me kundërshtarin e fortë, por jemi gjithmonë me synim fitoren e ndeshjes.

Nuk besoj do jetë shumë e vështirë. Ka gjëra emocionale që mund të ndjekin pak më shumë disa lojtarë. Nesër të fokusohemi te futbolli, kundërshtari, të vendosim fokusin te vetja jonë. Duhet të mbahemi dhe të mendojmë nesër vetëm ndeshjen dhe 3 pikë.

 

 

Mesazhi që mund të japim është vetëm në fushë me paraqitjen në fushë. Të japim dhe të lemë gjithçka në fushë, atë që kemi brenda vetes. Tifozët do duatrokasin, jemi përgatitur, kemi pasur shumë kohë të studiojmë kundërshtarin, por edhe loja jonë. Besoj jemi të përgatitur.

Vlahoviç dhe Joviç? Nuk kam folur me të tjerët, vetëm me Samardzic që e kam në stërvitje. Nuk do them këtu çfarë kemi folur. Nuk janë vetëm ato, por gjithë Serbia që ka shumë lojtarë të fortë individualë, të fokusohemi te të gjithë do jetë çelësi i suksesit nesër.

Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit, kështu e lëmë me futboll.

The post ‘Jemi gati, synimi është fitorja’, Gjimshiti para ndeshjes me Serbinë: Kemi studiuar kundërshtarin appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌