Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ter Stegen po ia ndalon Barcelonës transferimin e top yllit nga Serie A

10 July 2025 at 23:51

Barcelona është në kërkim të një anësori të majtë, por deri tani përpjekjet e tyre nuk kanë qenë të suksesshme. Nico Williams ishte afër transferimit, por vendosi të rinovojë me Athletic Bilbaon.

Pas këtij refuzimi, Barça po shqyrton disa opsione të tjera, ku Luis Diaz i Liverpoolit mbetet objektivi kryesor.

Megjithatë, Bayern Munich duket më afër nënshkrimit me të, duke e bërë Marcus Rashfordin nga Manchester United një alternativë më të realizueshme për huazim.

Ademola Lookman i Atalantas është një tjetër emër në listën e Barcelonës. Ai pritet të largohet këtë verë dhe Atletico Madrid gjithashtu po ndjek situatën e tij.

Atalanta është e gatshme të pranojë më pak se 50 milionë euro për Lookman, çka mund ta bëjë marrëveshjen më të përballueshme për katalanasit. Por marrëdhëniet e tensionuara me përfaqësuesit e lojtarit paraqesin një pengesë të rëndësishme.

Problemi lidhet me faktin që agjencia që përfaqëson Lookman është e njëjta me atë të portierit Marc-Andre ter Stegen, të cilin Barcelona dëshiron ta shesë këtë verë.

Ndonëse nuk ka pasur komunikim zyrtar mes palëve, tensionet e fundit me Ter Stegen kanë ndikuar në raportin e klubit me këtë agjenci.

Për momentin, Barcelona ka informacion mbi disponueshmërinë e Lookman, por nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë. Një lëvizje mund të ndodhë vetëm pasi të zgjidhet situata me portierin gjerman. /Telegrafi/

The post Ter Stegen po ia ndalon Barcelonës transferimin e top yllit nga Serie A appeared first on Telegrafi.

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

By: armand
2 July 2025 at 22:41

Kamaldeen Sulemana është një lojtar i ri i Atalantës. Sulmuesi, i cili vjen nga Southampton është zyrtarizuar te bergamaskët, këtë të mërkurë. Operacioni i transferimit të 23-vjeçarit ganez ka kushtuar rreth 17 milionë euro. “Sapo vizitova qendrën sportive, mund të them se është vërtet mbresëlënëse. Mezi pres të filloj. Jam shumë i emocionuar që mund […]

The post Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez appeared first on BoldNews.al.

Gjimshiti në klubin e “mrekullisë”/ Mbrojtësi, protagonist tek Atalanta që katërfishon vlerën

By: xhir jeta
1 July 2025 at 12:38

Prej kohësh është cilësuar si një Perëndeshë. Në Itali kanë një dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm për Atalantën, ndërsa mediat tregojnë se çfarë ka arritur ky klub në vetëm 10 vjet.

Sipas të përditshmes kryesore, “La Gazeta delo Sport”, që I referohet portalit “Atalanta Oggi”, vlera e shoqërisë futbollistike është katërfishuar, duke arritur nga 150 në 600 milionë euro.

Kjo, nga 2015 deri në 2025.

Ka qenë pikërisht periudha kur tek Atalanta ka luajtur Berat Gjimshiti, që mbërriti në Stadiumin Gevis, të njohur më shumë me emrin “Stadiumi I Atletëve të Kaltër të Italisë” pikërisht në 2015 kur ishte 22 vjeç.

U huazua për një vit tek Avelinë në Serinë B dhe te Kremoneze në Serinë A, ndërsa gjithë periudhën tjetër e kaloi me fanelën zikaltër.

Për ekipin e trajnerit Xhampiero Gasperini luajti 287 ndeshje gjithsej, duke shënuar 10 gola e shërbyer 10 asistë.

Vetëm në Serinë A arriti 250 paraqitje, me 5 gola e 11 asistë.

Ishte pikërisht kapiteni I Shqipërisë që udhëhoqi ekipin si kapiten në finalen e Ligës së Europës përballë Leverkusenit të pathyer gjerman, në fitoren e madhe 3-0, duke i dhuruar klubit dhe tifozëve trofeun e dytë në histori, pas Kupës së Italisë të vitit 1963.

E gjitha kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa trajnerin Gasperini, që mbërriti në Bergamo në 2016 dhe u largua pikërisht këtë verë.

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

24 June 2025 at 17:18

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Lille mbetet e paqartë, me kontratën që i skadon pas një viti dhe pa sinjale për rinovim. Klubi francez është i hapur ta shesë gjatë kësaj vere për të shmangur një largim pa përfitime në verën e ardhshme.

Sipas mediumit francez Le 11, lojtari kosovar është jashtë planeve afatgjata të Lille, veçanërisht pas ardhjes së Marius Broholm në repartin ofensiv.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori për shkak të një lëndimi në ijë, që ishte i vështirë për t’u diagnostikuar dhe që shkaktoi shqetësim në klub.

Aktualisht, 26-vjeçari po punon individualisht për të rikuperuar plotësisht dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri – megjithatë ende nuk dihet ku do ta nisë atë.

Edhe pse vlera e tij në treg ka rënë për shkak të situatës kontraktuale dhe mungesës së garancive për formën fizike, interesimi nuk mungon.

Napoli dhe Atalanta janë dy nga klubet që e kanë në radar në Itali, ndërsa për Zhegrovën është përmendur edhe një transferim i mundshëm në Bundesligë, me RB Leipzigun si një ndër opsionet më të përfolura.

Zhegrova e kishte informuar Lille qysh në shkurt se nuk do ta rinovonte kontratën, duke e bërë të qartë synimin për një ndryshim këtë verë. Ai pati një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë, me paraqitje mbresëlënëse edhe në Ligën e Kampionëve.

Tashmë mbetet të shihet se cili klub do të jetë destinacioni i radhës për lojtarin kreativ nga Kosova. /Telegrafi/

The post Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille appeared first on Telegrafi.

Berat Gjimshiti refuzon tundimin nga Katari – por Al Rayyan pritet të dorëzojë ofertë të madhe

22 June 2025 at 23:29

Berat Gjimshiti mbetet një nga pikat më të forta të Atalantës në mbrojtje dhe një nga shqiptarët më të suksesshëm në futbollin evropian.

Forma e tij e qëndrueshme dhe kontributi kyç në sukseset e skuadrës nga Bergamo nuk kanë kaluar pa u vënë re – këtë herë nga Lindja e Mesme.

Sipas burimeve pranë klubit, Al Rayyan nga Katari ka shfaqur interes konkret për 31-vjeçarin, duke kërkuar informacione të detajuara rreth kontratës dhe gjendjes së tij aktuale, teksa ka lënë të kuptohet se është gati të paraqesë një ofertë shumë të majme për ta transferuar.

Por Gjimshiti, i lindur në vitin 1993 dhe pjesë e pandashme e mbrojtjes së Atalantës që nga viti 2016, nuk është i tunduar nga aventura jashtë Evropës.

Ai ndihet mirë në Bergamo dhe është emocionalisht i lidhur me klubin, tifozët dhe ambientin. Suksesi në Serie A dhe pjesëmarrja në garat evropiane mbeten prioritetet e tij.

Gjithashtu, Atalanta nuk ka asnjë qëllim për ta lëshuar – pasi klubi e konsideron Gjimshitin si një lider të vërtetë në prapavijë, sidomos në periudhën e ristrukturimit dhe ndërtimit të një skuadre më të re për sezonin e ri.

Al Rayyan, që po ndërton një skuadër ambicioze me ish-yje evropianë, mund të orientohet drejt alternativave të tjera nëse kupton se Gjimshiti nuk e sheh të ardhmen e tij larg Bergamos. /Telegrafi/ 

The post Berat Gjimshiti refuzon tundimin nga Katari – por Al Rayyan pritet të dorëzojë ofertë të madhe appeared first on Telegrafi.

Gjimshiti nuk largohet, Atalanta refuzon ofertën e Al Rayyan

22 June 2025 at 19:34

Berat Gjimshiti nuk do të largohet nga Atalanta, pasi skuadra italiane ka refuzuar ofertën e ardhur nga Al Rajan. Ekipi nga Katari bëri një ofertë 12 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar.

Berat Gjimshiti do të vijojë të jetë futbollist i Atalantës në kampionatin italian, pavarësisht interesit nga skuadrat e tjera. Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin për ta mbajtur në ekip qendërmbrojtësin, duke i thënë jo ofertës së bërë nga Al Rayyan, skuadra nga Katari. Sipas mediave italiane oferta konkrete për Atalantën ishte 12 milionë euro për kartonin e lojtarit, e kur u duk se kjo shumë mund të pranohej, u vendos e kundërta.

Drejtuesit bergamask i kthyen përgjigje negative Al Rayyan, duke e refuzuar kështu për herë të dytë radhazi bashkëpunimin. 32-vjecari ka një kontratë deri në 2026ën me ekipin nga Bergamo, të cilit iu bashkua për herë të parë në vitin 2016, ndërsa ka qenë në huazim te Avellino e Benevento. Në 2022in rinovoi sërish me bluzinjtë, duke qëndruar besnik projektit të Gasperinit.

Ky i fundit u largua drejt Romës e u duk se gjithçka do të ndryshonte edhe me Gjimshitin, por jo, lojtari vendosi të qëndrojë. Klubi e cilëson atë si një ndër lojtarët kyç në repartin difensiv, por nuk përjashtohet mundësia që vitin e ardhshëm të largohet si lojtar i lirë, në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët për rinovim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjimshiti nuk largohet, Atalanta refuzon ofertën e Al Rayyan appeared first on Euronews Albania.

Calhanoglu drejt Galatasaray, Interi synon marrëveshjen me Edersonin e Atalantas

19 June 2025 at 23:35

Interi është duke monitoruar nga afër situatën e mesfushorit brazilian të Atalantës, Ederson, si një zëvendësues i mundshëm për Hakan Calhanoglu, në rast se turku largohet gjatë verës.

Sipas raportimeve të së enjtes në mbrëmje, mesfushori turk është lidhur me një transferim të mundshëm te gjigantët turq të Galatasarayt.

Megjithatë, deri më tani, Interi nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare për 31-vjeçarin, i cili ka kontratë me “Nerazzurrët” deri në verën e vitit 2027.

Klubi italian është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta që nisin nga 40 milionë euro për një lojtar që ka pasur rol vendimtar në mesfushë gjatë tre sezoneve të fundit.

Në rast të largimit të Calhanoglu, Interi e sheh Edersonin si një nga opsionet kryesore. Braziliani 25-vjeçar ka shkëlqyer nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit te Atalanta dhe është bërë objekt interesimi nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Manchester City dhe Manchester United janë ndër klubet që kanë treguar interes, ndonëse asnjë qasje zyrtare nuk është bërë nga këta të fundit.

Al-Hilal, Juventusi dhe siç e cekëm Interi janë ndër klubet që konsiderohen të interesuara për Edersonin, i cili gjithashtu ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2027.

Duke marrë parasysh rëndësinë që ai ka për skuadrën nga Bergamo, Atalanta nuk është e gatshme të pranojë një ofertë të ulët. Sipas Calciomercato.com, çmimi i vendosur për kartonin e mesfushorit është rreth 60 milionë euro.

Ndërkohë, Interi ka në radar edhe mesfushorin e Lazios, Nicolo Rovella, si një alternativë tjetër në rast të një largimi të mundshëm të Calhanoglu. /Telegrafi/ 

 

The post Calhanoglu drejt Galatasaray, Interi synon marrëveshjen me Edersonin e Atalantas appeared first on Telegrafi.

Ofron 40 milionë euro plus Asllanin, Inter tenton mesfushorin e Atalantës

By: armand
18 June 2025 at 21:24

Inter i bashkohet Juventusit dhe jo vetëm, pasi e duan edhe klube të tjera, garës për të transferuar mesfushorin e Atalantës, brazilianin Ederson. Klubi bergamask do të lejojë largimin e mesfushorit 25-vjeçar vetëm nëse paguhet klauzola e vendosur për kartonin e tij, e cila është 60 milionë euro. Sipas asaj që raporton “Corriere di Bergamo”, […]

The post Ofron 40 milionë euro plus Asllanin, Inter tenton mesfushorin e Atalantës appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ Do të luajë sërish përkrah Gjimshitit sezonin e ardhshëm, Atalanta blen përfundimisht mbrojtësin

By: S SH
13 June 2025 at 20:58

Atalanta është bindur plotësisht nga paraqitjet e Odilon Kossounou në sezonin që lamë pas dhe e ka shpërblyer mbrojtësin. Klubi bergamask ka blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Atalanta përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Odilon Kossounou transferohet përfundimisht tek zikaltrit duke i ëuar Bayer Leverkusenit në arkat e klubit 20 milionë euro.

Berat Gjimshiti do të ketë përkrah mbrojtësin 24-vjeëar sërish sezonin e ardhshëm. Ndërsa në sezonin që lamë pas, Kossounou regjistroi 18 paraqitje me Atalantën në Serie A.

The post ZYRTARE/ Do të luajë sërish përkrah Gjimshitit sezonin e ardhshëm, Atalanta blen përfundimisht mbrojtësin appeared first on Albeu.com.

FIFA jep dritën jeshile për Shqipërinë, talenti i Atalantës largohet zyrtarisht nga përfaqësuesja e Italisë

By: admin
25 May 2025 at 22:06

Gabriel Ramaj është një nga talentet, që Alban Bushi ka grumbulluar me Kombëtaren U-21 për miqësoret e qershorit. Për 19-vjeçarin është hapur drita jeshile nga FIFA, që zyrtarizoi disa ditë më parë kalimin nga Italia te Shqipëria.

Ramaj është 19 vjeç dhe luan me Atalantën U-20. Mbrojtësi është aktivizuar më parë te Shpresat. Pikërisht në ndeshjet e marsit mori minuta nga trajneri Bushi.

Talenti shqiptar numëron minuta me Italinë U-16, U-17, U-18 dhe U-19. Në anën tjetër ka luajtur edhe me Shqipërinë U-17.

Shqipëria U-21 do të përballet me Hungarinë fillimisht në transfertë, më 5 qershor ora 19:30. Më pas përballja tjetër do të jetë ndaj turqve në Turqi, më 8 qershor ora 19:00.

The post FIFA jep dritën jeshile për Shqipërinë, talenti i Atalantës largohet zyrtarisht nga përfaqësuesja e Italisë appeared first on Albeu.com.

Nga lojtari te portieri dhe sulmuesi – Serie A zgjedh më të mirët e sezonit 2024/25

24 May 2025 at 08:49

Fituesit e çmimeve të më të mirëve të Serie A për sezonin 2024/25 janë shpallur pas përfundimit të luftës për titullin e ligës të premten në mbrëmje, me heroin e Napolit, Scott McTominay, që mori çmimin kryesor në sezonin e tij të parë në Itali.

Napoli është kurorëzuar kampion i Italisë për sezonin 2024/25 pas një fitoreje 2-0 ndaj Cagliarit në Stadio Maradona të premten në mbrëmje. Edhe pse Interi mundi Comon 2-0 jashtë fushe në të njëjtën kohë, ata e mbyllën sezonin një pikë larg tyre.

Lojtari i kombëtares skoceze, McTominay, është shpallur MVP i përgjithshëm i Serie A, pasi e ndihmoi Napolin të fitojë Scudetton e dytë në vetëm tre vjet, në sezonin e tij të parë që kur u transferua nga Manchester United.

Ai kontribuoi me 12 gola dhe gjashtë asistime në Serie A këtë sezon, dhe iu dha trofeu në fushë pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit të premten në mbrëmje.

 

McVP 👑

The #SerieA Best Overall Player: Scott McTominay 🏆@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/Hz58UxJ4g8

— Lega Serie A (@SerieA_EN) May 23, 2025

Portieri i Romës, Mile Svilar, ka mposhtur David De Gean e Fiorentinës dhe Vanja Milinkovic-Savic të Torinos për të fituar çmimin e portierit më të mirë për sezonin 2024/25.

Mbrojtësi më i mirë i takon lojtarit të kombëtares italiane, Alessandro Bastoni, i cili mposhti konkurrencën nga bashkëkombësi dhe fituesi i titullit, Alessandro Buongiorno, dhe mbrojtësi i krahut të Lazios, Nuno Tavares.

Pavarësisht se përfundoi jashtë pozicioneve evropiane në Serie A, mesfushori i Milanit Tijjani Reijnders, është emëruar si mesfushori më i mirë i Serie A. Ai mundi McTominay dhe Nicolo Barella të Interit për çmimin.

 

The #SerieA MVPs! 🤩@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/ku7WqQuZCS

— Lega Serie A (@SerieA_EN) May 23, 2025

Një tjetër lojtar i kombëtares italiane, Mateo Retegui, ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë shtatë asistime nga 25 ndeshje në ligë këtë sezon. Ai mundi Moise Kean të Fiorentinës dhe Riccardo Orsolini të Bolognës në një listë prej tre lojtarësh më të mirë, të gjithë italianë.

Në fund, talenti i Comos, Nico Paz, ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë U23 për sezonin 2024/25, duke mposhtur Sebastiano Espositon e Empolit dhe Kenan Yildizin e Juventusit. /Telegrafi/

The post Nga lojtari te portieri dhe sulmuesi – Serie A zgjedh më të mirët e sezonit 2024/25 appeared first on Telegrafi.

Cristiano Ronaldo Junior në debutimin me Portugalinë u vëzhgua nga klubet më të mëdha evropiane

14 May 2025 at 19:50

Cristiano Ronaldo Junior debutoi për ekipin e Portugalisë U-15, ku u vëzhguar nga skautët e shumë klubeve të njohura evropiane.  

15-vjeçari është djali i ish-lojtarit të Real Madridit dhe Juventusit, Cristiano Ronaldos, dhe duket të jetë një shembull i shkëlqyer.  

Ai u thirr në një turne të ekipit U-15 në Kroaci dhe debutoi për Portugalinë si zëvendësues në minutën e 53 – të kundër Japonisë. 

Natyrisht, babai i tij me krenari po e shikonte ndeshjen nga tribunat, por ai nuk ishte e vetmja figurë e rëndësishme në fitoren 4-1 të portugezëve.

Sipas Sun Sport dhe Corriere dello Sport, skautët që përfaqësonin klubet më të mira ishin gjithashtu të pranishëm për të vëzhguar nga afër talentin e ri. 

Ato përfshinin Interin, Juventusin dhe Atalantën nga Italia, emra si Manchester Unitedin dhe Tottenhamin nga Angli, ndërsa aty ishin edhe gjermanët e Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Hoffenheim. 

Kjo është procedura standarde për këto turne të të rinjve për të dalluar talentin e ri para kujtdo tjetër, por kur babai i lojtari është Cristiano Ronaldo, kjo meriton një vëmendje të veçantë. 

Cristiano Ronaldo Junior aktualisht luan për ekipin e të rinjve të Al Nassr, që kur babai i tij u transferua atje në janar 2023. 

Karriera e tij ndoqi në mënyrë të pashmangshme rrugën e të atit, kështu që ai filloi në akademinë e Juventusit, duke u transferuar te Manchester United në vitin 2021. /Telegrafi/  

The post Cristiano Ronaldo Junior në debutimin me Portugalinë u vëzhgua nga klubet më të mëdha evropiane appeared first on Telegrafi.

“Vendimi i VAR-it në Bergamo për të shtyrë Juventus në Champions? Jeni seriozë?”

By: user 2
14 May 2025 at 11:22

Do të jenë 180 minuta jo për zemrat e dobëta. Tifozët, lojtarët, klubet janë të thirrur të mbajnë përqendrimin lart dhe të frenojnë nervozizmat e lehta në të cilat është e lehtë të biesh. Thirrja në VAR nga Sozza në episodin e penalltisë së supozuar në kontaktin Kone-Pasalic në Atalanta-Roma, ka nisur një teori komploti kundër rivaleve të Juventusit në garën për vendin e katërt. Në X e kemi provën.

Teoria e komplotit

Gara për vendin e katërt përfshin më shumë skuadra, por sytë janë të drejtuar sidomos te Juventus që tani është bërë favoritja e madhe pas humbjes së Romës në Bergamo. Dhe është pikërisht episodi i heqjes së penalltisë që ka shpërthyer teoritë e komplotit pro Juventus në X.

Lexo më tejLajm i bujshëm te Juventus: Calvo jep dorëheqjen, edhe Giuntoli mund të largohet

Gazetari Giovanni Capuano është “kapur” nga disa tifozë në rrjetin e Musk dhe ka reaguar kështu ndaj atyre që përhapnin këtë teori: “Pra jemi kthyer te pohimi se vendimi (madje i saktë) i VAR-it për të thirrur Sozza-n në Bergamo ka qenë një mënyrë për të shtyrë #Juventus në Ligën e Kampionëve? Jeni seriozë?”. Polemikat nuk mbarojnë kurrë kur është fjala për një top…

Quindi siamo tornati all’affermazione che la decisione (peraltro corretta) del Var di richiamare Sozza a Bergamo è stata un modo di spingere la #Juventus in Champions League?

Siete seri?

— Giovanni Capuano (@capuanogio) May 13, 2025

The post “Vendimi i VAR-it në Bergamo për të shtyrë Juventus në Champions? Jeni seriozë?” appeared first on Lapsi.al.

Fitore e thellë në transfertë, Atalanta mposht Monza-n dhe “blindon” vendin e tretë

By: armand
4 May 2025 at 17:01

Atalanta ka fituar 0-4 në transfertë ndaj Monza-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga bergamaskët nga fillimi në fund. De Ketelaere shënoi dy herë në pjesën e parë në minutat 13′ dhe 23′, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Ademola Lookman shënoi golin […]

The post Fitore e thellë në transfertë, Atalanta mposht Monza-n dhe “blindon” vendin e tretë appeared first on BoldNews.al.

Juventusi interesohet për Reteguin, Atalanta i ka vendosur çmimin top sulmuesit të tyre

4 May 2025 at 13:28

Juventusi është i interesuar për transferimin e një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Randal Kolo Muani do të ritkhehet te PSG, derisa synohet shitja e Dusan Vlahovic në Ligën Premier.

Sipas Tuttosport, krahas emrave të njohur të lidhur me sulmin e Juventusit, veçanërisht Victor Osimhen, Mateo Retegui i Atalantës është një objektiv i fortë për Bianconerët në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Atalanta, e cila nënshkroi sulmuesin 25-vjeçar nga Genoa një vit më parë për 22 milionë euro plus 3 milionë euro në bonuse, është e hapur për largimin e tij, por ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për negociatat.

Kjo shumë e majme varet nga vendimi i Juventusit në lidhje me të ardhmen e Randal Kolo Muanit.

Nëse ata vendosin ta sigurojnë përgjithmonë sulmuesin francez, investimi i 50 milionë eurove të tjera në Retegui duket i pamundur.

Megjithatë, nëse qëndrimi i Kolo Muanit dështon, italo-argjentinasi mund të bëhet një opsion i zbatueshëm. /Telegrafi/

The post Juventusi interesohet për Reteguin, Atalanta i ka vendosur çmimin top sulmuesit të tyre appeared first on Telegrafi.

Milani sheh dy trajnerët e njohur italianë si opsionet më të mundshme për të marrë drejtimin e ekipit

30 April 2025 at 12:43

Milani po përgatitet për një finale vendimtare, ndërkohë që planifikon edhe për të ardhmen, me fokusin e klubit që tani po zhvendoset drejt sezonit të ardhshëm. Një vendim kyç që pritet të merret është se kush do ta udhëheqë ekipin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, midis pretendentëve kryesorë janë Gian Piero Gasperini dhe Maurizio Sarri, të dy trajnerë me përvojë dhe rekorde mbresëlënëse.

Klubi është në kërkim të një trajneri italian me përvojë, dikë që e njeh dinamikën e Serie A dhe që tashmë ka shijuar suksesin në karrierën e tij.

 

📰 @Gazzetta_it: Several profiles fit this description: #Conte, #Allegri, #Gasperini, #Sarri, #Mancini… Antonio (Conte) is unlikely, a regret from last summer and now leading Napoli at the top of the table. Max (Allegri) and Mancini have the right characteristics, but are rated… pic.twitter.com/43LVGWgmsj

— Milan Posts (@MilanPosts) April 30, 2025

Gasperini, aktualisht nën kontratë me Atalantën, e ka udhëhequr klubin drejt përfundimeve të vazhdueshme në pozitat e larta në ligë dhe kualifikimeve evropiane, dhe ekspertiza e tij taktike mund të jetë një përshtatje e mirë për ambiciet e Milanit.

Sarri, nga ana tjetër, është një trajner i lirë pas kohës së tij në Lazio, me një karrierë që përfshin një titull të Serie A me Juventusin dhe një triumf në Ligën e Evropës me Chelsean.

Ndërsa Gasperini mbetet i lidhur me Atalantën, Sarri është gati për një rikthim në nivelin më të lartë të futbollit evropian. Aftësia e tij për të arritur sukses si në nivel vendas ashtu edhe ndërkombëtar përputhet me synimet e Milanit. Predikimi i Sarrit, së bashku me aftësinë e tij për t’u përshtatur dhe për të ndërtuar ekipe, e bën atë një kandidat të fortë për rolin.

Vendimi në lidhje me menaxherin e ardhshëm të Milanit ka të ngjarë të përkojë me emërimin e një drejtori të ri sportiv, megjithëse mbetet mundësia që struktura e menaxhimit të klubit të mbetet e njëjtë.

Ndërsa Milani përgatitet për finalen e ardhshme, fati i pozicionit menaxherial dhe drejtimi i ardhshëm i klubit varen në fije të perit, me Gasperinin dhe Sarrin në ballë të konsideratave të bordit. /Telegrafi/

The post Milani sheh dy trajnerët e njohur italianë si opsionet më të mundshme për të marrë drejtimin e ekipit appeared first on Telegrafi.

Man Utd ofron kartonin e Hojlundit në përpjekje për transferimin e yllit të Atalantas

25 April 2025 at 23:35

Manchester United raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Rasmus Hojlund në një marrëveshje shkëmbimi për yllin e Atalantas. 

Nuk është një sekret se United po synon të transferojë një sulmues të ri në verë për të zëvendësuar Hojlund dhe Joshua Zirkzee, të cilët që të dy kanë zhgënjyer sa herë iu është dhënë rasti. 

Ylli i Wolvesit, Matheus Cunha, duket të jetë kandidati kryesor për t’u transferuar në ‘Old Trafford’ gjatë verës, duke ngritur pyetje për të ardhmen e sulmuesve aktualë të klubit. 

Sidoqoftë, ne më në fund mund të kemi një përgjigje ndaj këtyre pyetjeve, pasi sipas një raportimi të ri, United po konsideron të ndajë rrugët me Hojlund si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për Ademola Lookman. 

Sipas një raportimi nga The Sun, ‘Djajtë e Kuq’ do të ofrojnë kartonin e danezit për transferimin e nigerianit dhe në rast se ndodhë kjo Hojlund do të rikthehej tek klubi nga u transferua në Angli. 

Pas disa aventurave në Ligën Premier me Everton, Fulham dhe Leicester City, Lookman është shndërruar në njërin nga anësorët më të mirë në futbollin evropian. 

Në 114 paraqitje për Atalantan, Lookman ka realizuar 50 gola dhe ka bërë 24 asistime dhe ishte lojtari i tyre kyç sezonin e kaluar, pasi udhëhoqi ata drejt triumfit në Ligën e Evropës, duke shënuar het-trik në finale. 

Vetëm gjatë këtij sezoni, Lookman ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 36 paraqitje në të gjitha garat./Telegrafi/

The post Man Utd ofron kartonin e Hojlundit në përpjekje për transferimin e yllit të Atalantas appeared first on Telegrafi.

Do të jetë i gatshëm për fundjavën, Gjimshiti lë pas dëmtimin

By: Ardit
25 April 2025 at 15:47

Mbrojtësi i Kombëtares dhe Atalantës ka lënë pas problemet dhe po rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fituar kundër Milanit. Shtatëlarti vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi në këmbën e djathtë dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Atalanta do të luajë kundër Leçes. Shtyrja e duelit për të dielën, për shkak […]

The post Do të jetë i gatshëm për fundjavën, Gjimshiti lë pas dëmtimin appeared first on BoldNews.al.

Gjimshiti kalon dëmtimin, stërvitet normalisht me Atalantën

By: armand
23 April 2025 at 15:36

Lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë që pësoi Berat Gjimshiti në ndeshjen e Pashkëve ndaj Milanit është më pak serioz se sa u mendua fillimisht. Mbrojtësi shqiptar, i dëmtuar gjatë një përplasjeje me Rafael Leao në “San Siro”, është rikthyer këtë mëngjes në stërvitje në qendrën stërvitore të Zingonias. Ka shpresa të mëdha që […]

The post Gjimshiti kalon dëmtimin, stërvitet normalisht me Atalantën appeared first on BoldNews.al.

Manchester United dërgon skautët në Itali, synon transferimin e dy yjeve nga Atalanta

21 April 2025 at 15:52

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Manchester United për sezonin e ardhshëm

Shumë lojtarë do të largohen nga Old Traford, derisa emra të rinj pritet të transferohen për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ruben Amorim.

Manchester United ka intensifikuar ndjekjen e tyre për mesfushorin brazilian të Atalantas, Ederson dhe sulmuesin Mateo Retegui, me një skaut të klubit që ka ndjekur ndeshjen e fundit AC Milan kundër Atalanta në San Siro, sipas gazetarit Nicolo Schira.

Djajtë e Kuq kanë nisur tashmë bisedimet me agjentët e lojtarëve në javët e fundit, duke sinjalizuar një interes të madh përpara afatit kalimtar të verës.

Ederson, një mesfushor dinamik ‘box-to-box’ dhe Retegui, një sulmues që garanton shumë gola, kanë bërë përshtypje në Serie A , me dyshen e vlerësuar në rreth 90 milionë euro së bashku.

Lëvizja e United pasqyron planin e trajnerit Ruben Amorim për të forcuar mesfushën e skuadrës dhe repartin ofensivë. /Telegrafi/

The post Manchester United dërgon skautët në Itali, synon transferimin e dy yjeve nga Atalanta appeared first on Telegrafi.

❌
❌