Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Kudus prezantohet nga Tottenhami

10 July 2025 at 23:00

Tottenham Hotspur ka konfirmuar transferimin e sulmuesit ganez, Mohammed Kudus, nga rivali i Ligës Premier, West Ham United.

Kudus i bashkohet Spurs për një shumë të raportuar prej 60 milionë eurosh, duke u bërë përforcimi i pestë i klubit gjatë kësaj vere.

Më herët, Tottenham ka siguruar shërbimet e Mathys Tel, Kevin Danso, Luka Vuskovic dhe Kota Takai – në kuadër të projektit të ri nën drejtimin e trajnerit Thomas Frank.

He only wanted Spurs.

Welcome to North London, Mohammed Kudus.

🔊 @stonebwoy 🇬🇭 pic.twitter.com/zllwRvuZeL

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 10, 2025

Ganezi 23-vjeçar iu bashkua West Hamit në vitin 2023 nga Ajax, duke realizuar 13 gola në 65 paraqitje në të gjitha garat për “Çekanët”.

Kudus e nisi karrierën profesionale me klubin danez Nordsjaelland, pasi më parë ishte formuar në akademinë e njohur “Right to Dream” në Ganë.

Tottenhami pritet të zhvillojë ndeshjet parasezonale më vonë gjatë këtij muaji, duke filluar me përballjen ndaj Readingut më 19 korrik. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Kudus prezantohet nga Tottenhami appeared first on Telegrafi.

Pse klubet në Angli do të shpenzojnë shumë para për transferime këtë javë

30 June 2025 at 09:40

Klubet e Ligës Premier pritet të hyjnë në një javë intensive transferimesh për shkak të ndërrimit të vitit financiar, që fillon më 1 korrik sipas rregullave të ligës angleze.

Sipas Mail Sport, shumë ekipe kanë qëndruar të heshtura në treg deri tani, pasi duan që shpenzimet t’i regjistrojnë në bilancet e sezonit 2025/26 dhe jo në sezonin aktual 2024/25, për të respektuar rregullat financiare të qëndrueshmërisë (PSR).

Afati kalimtar ka qenë mjaft i qetë deri më sot, me përjashtim të disa goditjeve të mëdha si transferimi i Florian Wirtz te Liverpool për 125 milionë euro dhe kalimi i Matheus Cunha nga Wolves te Manchester United për 74.2 milionë euro.

Manchester City ka qenë klubi më aktiv, me Pep Guardiolën që po ndërton skuadrën për sezonin e ri para Kupës së Botës për Klube, por shumica e ekipeve kanë qëndruar të përmbajtura për shkak të kufizimeve financiare.

Revealed: Why Premier League clubs are ready to spend big on transfers THIS WEEK – with Man United set for positive conclusion in race for Brentford’s Bryan Mbeumo https://t.co/cB9E5h4cZI

— Mail Sport (@MailSport) June 29, 2025

Gjithçka pritet të ndryshojë këtë javë, pasi klubet janë vetëm një ditë larg përfundimit të afatit për të shmangur shkeljen e PSR-së. Çdo tejkalim mund të sjellë sanksione serioze, përfshirë zbritjen e pikëve.

Në këtë klimë të tensionuar, Manchester United është një nga klubet që po shtyn për transferime. Ata kanë paraqitur dy oferta për Bryan Mbeumon e Brentford, më e fundit me vlerë 64 milionë euro plus 9 milionë bonuse.

Brentford i ka refuzuar të dyja ofertat, duke vlerësuar se 25-vjeçari Mbeumo vlen më shumë se Cunha, duke iu referuar statistikave: ai shënoi 20 gola dhe dha shtatë asiste sezonin e kaluar, krahasuar me 15 gola dhe gjashtë asistime të brazilianit. /Telegrafi/

The post Pse klubet në Angli do të shpenzojnë shumë para për transferime këtë javë appeared first on Telegrafi.

Top 10 ekipet më të vlefshme: Barcelona i bashkohet “klubit të miliarderëve”, por mbetet pas tre gjigantëve tjerë

25 June 2025 at 07:30

Vlera e skuadrave më të mëdha të Evropës ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë sezonit që lamë pas, dhe sipas të dhënave të fundit nga Transfermarkt, kemi një panoramë të qartë të 10 klubeve më të vlefshme në botë për momentin.

Në krye të listës qëndron Real Madridi, i ndjekur nga Manchester City dhe Arsenali, ndërkohë që Barcelona ka bërë një kërcim të madh në renditje.

Real Madridi, lider absolut

Sipas tabelës së publikuar, Real Madridi renditet i pari me një vlerë totale të skuadrës prej 1.33 miliardë euro, duke e bërë atë skuadrën më të vlefshme në botë.

Kjo rritje e vlerës i atribuohet talentëve të rinj si Jude Bellingham dhe Vinicius Jr, por edhe bashkimit të Kylian Mbappe.

Manchester City dhe Arsenali në ndjekje të ngushtë

Në vendin e dytë qëndron Manchester City me një vlerë prej 1.32 miliardë euro, vetëm 10 milionë më pak se Real Madridi. Dominimi i tyre në Angli ndër vite dhe konsistenca në Evropë kanë ndikuar në ruajtjen e këtij statusi.

Arsenali mban vendin e tretë me 1.09 miliardë euro, duke treguar rritje të jashtëzakonshme pas përforcimeve strategjike dhe një sezoni konkurrues në Angli.

Arsenal 0 - Manchester City 1 match report: shrug - The Short Fuse

Barcelona i bashkohet “klubit të miliarderëve”

Rritja më e madhe ndër skuadrat në “top 10” është ajo e FC Barcelonës, e cila ka shtuar 190 milionë euro në vlerën e skuadrës së saj brenda një sezoni.

Aktualisht, skuadra katalanase vlen 1.07 miliardë euro, duke kaluar për herë të parë pas kohësh kufirin simbolik të një miliard eurove. Kjo rritje vjen si pasojë e shpërthimit të lojtarëve të rinj si Lamine Yamal, Gavi dhe Pedri, si dhe përmirësimeve në performancë gjatë kampionatit.

PSG dhe Chelsea ndjekin nga afër

Në vendin e pestë dhe të gjashtë qëndrojnë Paris Saint-Germain dhe Chelsea, me nga 1.06 miliardë euro vlerë totale skuadre.

Pavarësisht largimit të Mbappe nga PSG, klubi parisien ka ruajtur vlerën falë talenteve të rinj dhe përforcimeve të fundit.

Chelsea, megjithë një sezon të vështirë, por me trofe evropian, vazhdon të mbetet në top-listë për shkak të investimeve të mëdha.

Gjigantët tradicionalë plotësojnë top 10 – Liga Premier dominimi absolut

Në vendin e shtatë qëndron Bayern Munich me 903.5 milionë euro, i ndjekur nga Liverpool (867.5 milionë euro), Tottenham Hotspur (766.1 milionë euro) dhe Inter, i vetmi përfaqësues nga Serie A, me një vlerë prej 721.8 milionë euro.

 Nga lista prej 10 klubeve më të vlefshme, 5 prej tyre vijnë nga Liga Premier, çka tregon fuqinë ekonomike dhe konkurruese të këtij kampionati.

Spanja ka dy përfaqësues, ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia kanë nga një përfaqësues secila, duke dëshmuar për balancën që ekziston mes elitës së futbollit evropian, edhe pse dominimi anglez është i dukshëm. /Telegrafi/ 

The post Top 10 ekipet më të vlefshme: Barcelona i bashkohet “klubit të miliarderëve”, por mbetet pas tre gjigantëve tjerë appeared first on Telegrafi.

Thomas Frank, emërohet trajner i ri i Tottenhamit

12 June 2025 at 21:53

Thomas Frank është trajneri i ri i Tottenham Hotspur, me klubin që ka konfirmuar ardhjen e tij përmes rrjeteve sociale. Trajneri danez ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në krye të ekipit deri në vitin 2028.

Frank i bashkohet Tottenhamit pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme me Brentford, ku punoi fillimisht si ndihmës trajner nga viti 2016 dhe më pas mori drejtimin e skuadrës.

Nën drejtimin e tij, Brentford u ngjit nga Championship në Ligën Premier, duke u konsoliduar si një skuadër konkurruese në elitën e futbollit anglez.

 

We are delighted to announce the appointment of Thomas Frank as our new Head Coach on a contract that runs until 2028.

Welcome, Thomas! 🤍

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 12, 2025

Në stafin teknik të tij te Spurs do të përfshihen bashkëpunëtorët e tij të afërt nga Brentford: Justin Cochrane (ndihmës trajner), Chris Haslam (ndihmës trajner), Joe Newton (analist teknik). Gjithashtu, Andreas Georgson, që vjen nga Manchester United, do të bashkohet si ndihmës trajner i ekipit të parë.

Frank vjen si pasardhës i Ange Postecoglou, i cili u shkarkua pas një sezoni të zhgënjyeshëm në kampionat, ku Spurs e mbyllën në vendin e 17-të, pavarësisht se fituan Ligën e Evropës. /Telegrafi/ 

 

The post Thomas Frank, emërohet trajner i ri i Tottenhamit appeared first on Telegrafi.

Tottenham do të përballet me PSG-në në Superkupën e UEFA-s

31 May 2025 at 23:47

Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur do të përballen me njëra-tjetrën për të fituar trofeun e parë evropian të sezonit 2025/26 në Superkupën e UEFA-s .

PSG e siguroi vendin e tyre pasi e mposhti Interin me rezultatin 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Më herët, Tottenham mposhti Manchester United me rezultatin 1-0 për titullin e Ligës së Evropës.

Superkupa e UEFA-s do të zhvillohet në Stadio Friuli në Udine të Italisë, të mërkurën, më 13 gusht.

Të dy klubet nuk janë përballur kurrë me njëra-tjetrën në një ndeshje zyrtare.

Ndeshja e tyre e vetme ishte një miqësore parasezonale në verën e vitit 2017, me Spurs që e fitoi atë ndeshje 4-2. /Telegrafi/

 

The post Tottenham do të përballet me PSG-në në Superkupën e UEFA-s appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Sanes ia ofron sulmuesin gjerman skuadrës londineze

29 May 2025 at 10:42

E ardhmja e Leroy Sanes mbetet e pasigurt, ndërsa kontrata e tij me Bayern Munich po shkon drejt fundit, anësori gjerman ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sipas raportimeve nga Sky Gjermani, Sane i është propozuar Tottenham Hotspur si një përforcim i mundshëm për sezonin e ardhshëm.

Përfaqësuesi i tij, Pini Zahavi, ka nisur kontaktet me klubin londinez për të shqyrtuar këtë mundësi.

Kontrata e tij me Bayernin skadon në qershor dhe deri tani nuk ka pasur progres në bisedimet për rinovim.

Klubi bavarez kërkon të zgjatë marrëveshjen në kushte më të ulëta financiare, gjë që nuk është pranuar mirë nga lojtari dhe përfaqësuesit e tij.

Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, Sane mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, duke i hapur rrugën një kalimi pa kosto për klubin e ardhshëm.

Tottenham e sheh Sanen si një përforcim me vlerë të madhe, sidomos nëse arrihet transferimi pa pagesë, pasi Sane ka përvojë të mëparshme në Angli, ku ka shkëlqyer me Manchester Cityn. /Telegrafi/

The post Agjenti i Sanes ia ofron sulmuesin gjerman skuadrës londineze appeared first on Telegrafi.

Real Madridin e pret ‘ferri’ për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve: Dy gjigantë anglezë në grup

28 May 2025 at 17:57

Real Madridi do të përballet me dy ekipe të Ligës Premier në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26, sipas ESPN.

Kundërshtarët e mundshëm përfshijnë Liverpoolin, Manchester Cityn, Arsenalin, Chelsean, Newcastle dhe Tottenhamin.

Liga e Kampionëve e UEFA-s do të vazhdojë me formatin e saj të ri sezonin e ardhshëm, duke përfshirë 36 klube në një garë të vetme lige.

Çdo ekip do të luajë tetë ndeshje kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm, me gjysmën e ndeshjeve që do të luhen në shtëpi dhe gjysmën tjetër jashtë fushe.

Ekipet do të renditen në katër vazo, dhe secila skuadër do të shortohet për të luajtur kundër dy kundërshtarëve nga secila vazo, një ndeshje në shtëpi dhe një jashtë fushe.

Shorti për sezonin e ardhshëm nuk është hedhur ende. Përballja e Real Madridit me Arsenalin në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar përfundoi me eliminim të madrilenëve.

Gjigantët spanjollë do të kërkojnë të rikthehen dhe të lënë një përshtypje të fortë në këtë garë sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Real Madridin e pret ‘ferri’ për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve: Dy gjigantë anglezë në grup appeared first on Telegrafi.

Asgjë sezoni i dytë, Ange Postecoglou parashikon diçka të jashtëzakonshme për edicionin e tretë te Spurs

24 May 2025 at 17:50

Në një paradë me autobusë pas triumfit në Ligën e Evropës, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou bëri një parashikim edhe më interesant se sa ai që kishte parashikuar në gjysmë të këtij sezoni.

Trajneri australian kishte thënë se ai zakonisht me skuadrat e tij ka fituar trofe në sezonin e dytë, ndërsa u bë realitet me triumfin e Spurs në garën e dytë më të madhe për klube në Evropë, duke i kualifikuar në Ligën e Evropës.

“Sezoni i tretë është gjithmonë më i mirë se sezoni i dytë”, duke lënë të kuptohet mundësia e qëndrimit në klub për një vit të tretë.

Megjithatë, duke folur në një konferencë për shtyp më vonë, trajneri pranoi se nuk kishte asnjë sqarim për të ardhmen e tij.

“Duhet ta kisha menduar pak më shumë sepse ndonjëherë e vrasin personazhin kryesor”, qeshi Postecoglou.

“E thashë para ndeshjes, vërtet ndiej se po ndërtojmë diçka. Është emocionuese që kam një grup lojtarësh, një grup stafi dhe një klub që di si të fitojë”.

“Nuk kam pasur asnjë diskutim. Ngjashëm me më parë, nuk kam pasur asnjë diskutim me klubin dhe ndoshta ata po prisnin të sqarohej situata”.

“Nuk e kam menduar shumë, thjesht refuzoj të shpërqendrohem nga asgjë”.

“Nuk e kam menduar. Supozoj se në një moment dikush do të më thotë diçka, përndryshe thjesht do të kthehem sezonin tjetër dhe do të vazhdoj punën time”, shtoi më tej Ange. /Telegrafi/

The post Asgjë sezoni i dytë, Ange Postecoglou parashikon diçka të jashtëzakonshme për edicionin e tretë te Spurs appeared first on Telegrafi.

Katër arsyet pse Man United humbi finalen e Ligës së Evropës

22 May 2025 at 23:22

Manchester United humbi shansin për të shpëtuar atë që ka qenë padyshim sezoni më i keq në historinë e klubit – duke pësuar humbje ndaj Tottenham Hotspur në finalen e Ligës së Evropës dhe, si rezultat, duke humbur garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Më poshtë keni një përmbledhje të shkurtër të arsyeve kryesore pse loja shkoi keq – dhe pse Ruben Amorim tani përballet me pyetje serioze rreth të ardhmes.

1. Garnacho u la në stol – gabimi më i madh i Amorimit

Mediat angleze sugjeronin se Alejandro Garnacho ishte i frustruar me vendimin për t’u lënë në stol. Por çështja nuk ishte vetëm nëse anësori argjentinas ishte në formë më të mirë se Mason Mount. Taktikisht, lëvizja e Amorimit ishte në kufijtë e absurditetit.

Kjo varet nga stili i lojës i zbatuar te Tottenham nën drejtimin e Ange Postecoglou. Një nga karakteristikat e tij kryesore është një linjë mbrojtëse e lartë. Sulmi në hapësirën pas asaj linje është shumë më efektiv me Garnachon e shpejtë sesa me Mountin e ngadaltë. Ishte e qartë se, në 0-0, Spurs do të vazhdonin me këtë konfigurim agresiv që nga fillimi.

Por në pjesën e dytë, veçanërisht nëse ata po kryesonin, kjo qasje do të ndryshonte në mënyrë të pashmangshme. Dhe pikërisht atëherë Amorim planifikoi të fuste Garnachon në lojë. Pikërisht kështu u zhvillua ndeshja: Tottenham shkoi 1-0 përpara dhe u mbyll në një bllok mbrojtës kompakt, duke mos lënë praktikisht asnjë hapësirë ​​pas.

Për të shkatërruar një mbrojtje kaq të thellë dhe kompakte, një sulmues i ri – me aftësinë e tij për të vepruar në hapësira të ngushta – do të kishte qenë shumë më i dobishëm. Garnacho është më i rrezikshëm kur mund të shfrytëzojë zonat e hapura, të cilat thjesht nuk ekzistonin më. Shkurt, arsyetimi i Amorimit është i vështirë për t’u kuptuar.

2. Zgjedhje të dyshimta në formacion – Shaw në mbrojtje me tre lojtarë, Ugarte jashtë loje

Çështja e dytë ka të bëjë edhe me zgjedhjet e formacionit të Amorimit. Ai zgjodhi Luke Shaw si pjesë të një mbrojtjeje me tre lojtarë, me sa duket duke shpresuar se shpërndarja e tij do ta ndihmonte United të luante nga mbrojtja nën presion. Por Shaw aktualisht është larg nga më të mirën e tij, dhe Tottenham në fakt e përqendroi presionin e tij më shumë në anën e tij sesa në të djathtë, ku ishte pozicionuar Leny Yoro.

Si rezultat, Shaw bëri gabime të shumta në pasime.

 

Ai gjithashtu dështoi të fitonte duelin vendimtar që çoi në golin vendimtar – diçka që mund të ishte parashikuar duke pasur parasysh se anësori i djathtë i Tottenhamit ishte Brennan Johnson, fizikisht dominues.

Vendimi për ta lënë Manuel Ugarte në stol ishte po aq i habitshëm. Ugarte kishte performuar mirë në raundet e mëparshme të Ligës së Evropës. Duke filluar pa të dhe duke e shtyrë Bruno Fernandes në një rol më të thellë, Amorim shkaktoi një zinxhir pasojash negative:

Një performancë e dobët nga kapiteni;

Një kërcënim i zvogëluar sulmues, me Brunon që nuk luan më si numër 10;

Një mesfushë më e dobët në mbrojtje.

Dhe e gjithë kjo mund të ishte shmangur me një rregullim të thjeshtë pozicional që ruante ekuilibrin taktik. Për shembull, Amad Diallo mund të kishte filluar si mbrojtës i krahut të djathtë, me Noussair Mazraoui që do të zhvendosej në qendër të mbrojtjes në vend të Shaw.

Ugarte do të ankoronte mesfushën, duke i lejuar Brunos të qëndronte më lart në fushë në rolin e tij të preferuar.

 

3. Çështje ende strukturore – boshllëqe të mëdha në tranzicion

Ky ka qenë një problem i përsëritur gjatë gjithë sezonit dhe u rishfaq në finale. Amorim vazhdon të zbatojë një strategji për t’i shtrirë lojtarët e tij sa më shumë që të jetë e mundur në fushë – duke synuar të hapë hapësira, ashtu siç bëri te Sporting.

Megjithatë, kundër një niveli më të lartë kundërshtarësh (veçanërisht ekipeve të Ligës Premier) dhe me lojtarë të ndryshëm te United, kjo qasje po rezulton joefektive.

Thënë thjesht, kësaj skuadre të Manchester United i mungon cilësia teknike dhe qetësia për të ruajtur posedimin e topit nën presion.

Si rezultat, skuadra ose bëri gabime të kushtueshme – duke i dhënë Tottenhamit mundësi për kundërsulme – ose dështoi të lëvizte me intensitetin e nevojshëm. Kjo shpesh krijonte boshllëqe të mëdha strukturore gjatë tranzicioneve sulmuese.

Një problem i vazhdueshëm ishte mungesa e mbështetjes në krahë. Amad Diallo, për shembull, e gjeti veten vazhdimisht të izoluar kundër dy ose tre mbrojtësve, pa asnjë mundësi të vlefshme për pasime.

 

4. Zëvendësimet erdhën shumë vonë

Edhe një herë, Mount dhe Shaw nuk i justifikuan minutat e zgjatura që iu dhanë – asnjëri nuk është në atë formë që justifikon qëndrimin në fushë për kaq gjatë.

Hojlund gjithashtu pati vështirësi të bënte ndikim, dhe Joshua Zirkzee, më i shkathët dhe teknikisht i talentuar, dukej një opsion më i përshtatshëm për këtë ndeshje të veçantë – të paktën në fillim të pjesës së dytë.

Vlen gjithashtu të përmendet se Amorim nuk bëri zëvendësime të guximshme në sulm. Për shembull, ai mund ta kishte zhvendosur Diallon në një rol të mbrojtësit të krahut dhe të kishte futur një sulmues tjetër në vend të një mbrojtësi.

Në vend të kësaj, strategjia u përqendrua përsëri në krosime shpresëdhënëse në zonë, me Harry Maguire të shtyrë përpara në fund të ndeshjes – një veprim që ka funksionuar në të kaluarën, por dështoi këtë herë. /Telegrafi/

The post Katër arsyet pse Man United humbi finalen e Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Casemiro ia ‘tregoi vendin’ Onanas: Pamjet tregojnë debatin e nxehtë mes dyshes së Man United

22 May 2025 at 20:36

Tensionet janë të larta te Manchester United dhe nuk janë vetëm tifozët që janë të frustruar.

Një incident në fushë gjatë humbjes në finalen e Ligës së Evropës ka nxjerrë në pah dinamikën toksike të ekipit të klubit, me Casemiron dhe Andre Onanan që u përfshinë në një debat të nxehtë gjatë një ndeshjeje.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë Casemiron duke i bërë gjeste Onanas, duke i thënë portierit të përqendrohet në detyrat e tij në vend që të udhëzojë shokët e skuadrës.

Incidenti ndodhi pasi Luke Shaw e nxori topin jashtë për një goditje nga këndi të Tottenhamit, me Onanan që me sa duket i qortoi shokët e tij të skuadrës.

Kjo grindje e fundit është vetëm një tjetër shenjë e mosmarrëveshjes që ka pllakosur United këtë sezon.

Me standardet e performancës së ekipit në nivelin më të ulët historik, nuk është çudi që lojtarët po kthehen kundër njëri-tjetrit.

Problemet e Onanës në portë kanë qenë një faktor kryesor që ka kontribuar në sezonin zhgënjyes të ekipit dhe duket se Casemiro është ngopur me sjelljet e tilla të shokut të tij të skuadrës.

Me një ndryshim të madh që pritet në Old Trafford këtë verë, pozicioni i Onanas në portë është nën shqyrtim serioz.

Emra si Diogo Costa tashmë po lidhen me një lëvizje të mundshme për të zëvendësuar portierin kamerunas. /Telegrafi/

 

The post Casemiro ia ‘tregoi vendin’ Onanas: Pamjet tregojnë debatin e nxehtë mes dyshes së Man United appeared first on Telegrafi.

UEFA i kërkon falje Tottenhamit për gabimin amatoresk që bënë para dorëzimit të trofeut të Ligës së Evropës

22 May 2025 at 20:20

Tottenham fitoi trofeun e parë pas 17 vitesh me një fitore 1-0 ndaj Manchester United në Bilbao. Lojtarët dhe tifozët e festuan triumfin historik me entuziazëm, por ai ua prishi organizatori i garës që fituan.

Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Tottenhamit u rreshtuan për të marrë medaljet e fituesve nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Slloveni i ndau ato, por kur erdhi radha e Son Heung Min, Cristiano Romero dhe Rodrigo Bentancur, ata mbetën pa medalje.

Në vend të medaljeve, ata u detyruan të kënaqeshin me një shtrëngim duarsh me Ceferinin.

Kështu, tre lojtarë kyç të Spurs nuk e morën njohjen e fituar me vështirësi. Ceferin, duke parë se nuk kishte medalje për treshen e Spurs, foli me njerëzit e protokollit, por me sa duket UEFA nuk kishte medalje të mjaftueshme për fituesit, kështu që kapiteni Son, Romero dhe Bentancur u detyruan të kënaqeshin me shtrëngimin e duarve me Ceferin në vend të medaljeve.

Mediat angleze po e shkruajnë këtë si një turp të madh për UEFA-n. Ata theksojnë se është e pabesueshme që tetë gjyqtarë dhe James Maddison, i cili nuk luajti asnjë minutë, morën medalje për performancën e tyre në finale, por kapiteni i Spurs, Son dhe Romero, zyrtarisht lojtari më i mirë i finales, dhe Bentancur, një tjetër lojtar që luajti shkëlqyeshëm në ndeshjen e trofeut, mbetën pa ta.

UEFA më vonë kërkoi falje për gabimin: “Për zhgënjimin tonë të madh, nuk kishim medalje të mjaftueshme në skenë gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut. Kjo ndodhi për shkak të një gabimi të papritur në numërimin e lojtarëve”.

Konkretisht, në ceremoni morën pjesë më shumë anëtarë të klubit sesa pritej, përfshirë lojtarë të lënduar. Medaljet e humbura iu dhanë shpejt ekipit fitues në dhomën e zhveshjes. Me ndjesën tonë të sinqertë për pakujdesinë”.

UEFA shtoi: “Para finales, ne i informuam klubet se 30 medalje ishin të destinuara për fituesit. Pas ceremonisë, i dhamë Tottenhamit edhe 20 medalje të tjera për t’ua shpërndarë lojtarëve dhe stafit”. /Telegrafi/

The post UEFA i kërkon falje Tottenhamit për gabimin amatoresk që bënë para dorëzimit të trofeut të Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Zbulohet lojtari ‘ogurzi’ që ia humbi Man Unitedit finalen e Ligës së Evropës

22 May 2025 at 19:44

Seria e jashtëzakonshme e Manchester United në Ligën e Evropës të këtij sezoni përfundoi me një humbje të ngushtë 1-0 ndaj Tottenham në finale.

Por, ndërsa ishte një natë e vështirë për Djajtë e Kuq, rezultati i shtoi edhe një serie të pafat për portierin e tyre, Andre Onana.

Kjo ishte në fakt finalja e tretë që Onana ka humbur në garat evropiane.

Në vitin 2017, kur ai ishte me Ajax, ai humbi trofeun e Ligës së Evropës pasi ata humbën 2-0 ndaj Manchester United.

Pastaj, në finalen e Ligës së Kampionëve 2022/23, Manchester City mundi ekipin e tij Interin 1-0 me një gol të Rodrit, duke i shkaktuar një tjetër humbje zemërthyes.

Dhe tani, Tottenham është bërë skuadra e fundit angleze që ia mohon atij një titull të madh evropian.

Ajo që është paksa e çuditshme është se të gjitha këto humbje erdhën kundër klubeve angleze, dhe në një farë mënyre, çdo fitore ishte historike – Manchester United dhe Manchester City fituan të dy titujt e tyre të parë evropianë, ndërsa Tottenham më në fund i dha fund një pritjeje 17-vjeçare për një trofe. /Telegrafi/

 

The post Zbulohet lojtari ‘ogurzi’ që ia humbi Man Unitedit finalen e Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Vicario flet për triumfin në Ligën e Evropës, tregon edhe momentin vendimtar në finale

21 May 2025 at 23:44

Portieri italian i Tottenham Hotspur, Guglielmo Vicario, ka reaguar me emocion pas fitores historike 1-0 ndaj Manchester United në finalen e Ligës së Evropës, duke e cilësuar këtë sukses si fryt të përpjekjes kolektive të skuadrës.

“Është e pabesueshme. Ne kemi shkruar histori në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Vicario pas ndeshjes, duke theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje për klubin dhe tifozët.

Një nga momentet vendimtare të finales ishte pritja shpëtuese e Micky van de Ven në vijën fatale, të cilën Vicario nuk e la pa e përmendur.

pic.twitter.com/dmY38Zy8sQ

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 21, 2025

“Pritja e Micky van de Ven në vijën e golit ishte brilante, por e dinim para ndeshjes se na duhej përpjekje nga të gjithë”, shtoi ai.

Fitorja ndaj Djajve të Kuq është një sukses i jashtëzakonshëm për Tottenhamin, i cili nuk ka qenë në formë në kampionatin anglez dhe aktualisht ndodhet në vendin e 17-të në Ligën Premier.

Megjithatë, triumfi në Ligën e Evropës i garanton Spurs pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, duke rikthyer shpresën dhe optimizmin në klubin londinez.

Spursy. pic.twitter.com/1EcuG4oDfh

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 21, 2025

Vicario u shpreh se kjo fitore duhet festuar me meritë, duke theksuar se ishte rezultat i sakrificës, disiplinës dhe bashkëpunimit mes të gjithë komponentëve të skuadrës.

“Ne ia dolëm mbanë dhe tani duhet të festojmë”, përfundoi gardiani italian. /Telegrafi/

The post Vicario flet për triumfin në Ligën e Evropës, tregon edhe momentin vendimtar në finale appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pjesa e parë në San Mames, Spurs në epërsi minimale ndaj Manchester United

21 May 2025 at 21:51

Tottenham Hotspur është në epërsi ndaj Manchester United pas pjesës së parë në finalen e Ligës së Evropës 1-0.

Përballja e shumëpritur po zhvillohet në ‘San Mames’ të Bilbaos dhe ka sjellë emocion që në minutat e para.

Të dyja skuadrat krijuan raste, por Tottenham ishte më konkret para portës.

Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi Brennan Johnson në minutën e 42-të, pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, derisa talenti i ri realizoi nga afërsia për 1-0..

United u përpoq të rikthehej në lojë para pushimit, por pa sukses përballë mbrojtjes së organizuar të Tottenhamit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 për skuadrën e Ange Postecoglou. /Telegrafi/

Brennan Johnson | 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Tottenham – Manchester Unitedpic.twitter.com/1miWMyHOIf

— Goals Xtra (@GoalsXtra) May 21, 2025

The post Mbyllet pjesa e parë në San Mames, Spurs në epërsi minimale ndaj Manchester United appeared first on Telegrafi.

“Finale për krenari dhe të ardhme”, Ruben Amorim me besim para përballjes me Tottenhamin

21 May 2025 at 13:55

Në prag të finales së Ligës së Evropës mes Manchester United dhe Tottenham Hotspur, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, mbajti një konferencë për shtyp në stadiumin “San Mames” në Bilbao. Me një sezon zhgënjyes në Ligën Premier, ku skuadra e tij është në vendin e 16-të, Amorim u shfaq i vendosur për të mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm evropian.

Gjatë konferencës, Amorim ishte i sinqertë dhe realist përpara sfidës finale.

“Fitorja në Ligën e Evropës nuk do të na shpëtojë sezonin, por do të ishte një hap i madh përpara. Ne nuk duhet ta harrojmë çfarë kemi kaluar, por mund ta përdorim këtë moment si pikënisje për një të ardhme më të mirë”, ka thënë fillimisht Amorim në konferencën për shtyp.

Trajneri portugez vuri theksin edhe tek rëndësia e aspektit psikologjik në këtë finale.

“Lojtarët e dinë çfarë përfaqëson kjo ndeshje. Nuk është vetëm për një trofe, por për krenarinë e klubit, për tifozët që kanë vuajtur dhe për të ardhmen tonë në garat evropiane”.

Sa i përket gjendjes së skuadrës, Amorim konfirmoi se disa lojtarë kyç janë rikthyer nga dëmtimet.

“Dalot, Yoro dhe Zirkzee janë stërvitur me ekipin, por do të kemi kujdes me minutat që do u japim. Nuk duam të rrezikojmë asnjë”.

Amorim theksoi gjithashtu se finalja është një provë edhe për të si trajner.

“Unë nuk jam këtu për të justifikuar të kaluarën, por për të ndërtuar të ardhmen. Kjo ndeshje është një mundësi për të treguar se Manchester United është ende një forcë në Evropë”, tha ai me vendosmëri.

 

It’s matchday ❤️‍🔥#MUFC || #UELfinal

— Manchester United (@ManUtd) May 21, 2025

Përballja me Tottenhamin shihet si një mundësi për të dyja skuadrat që të shpëtojnë sezonin dhe të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

“Kjo është një ndeshje e madhe për të dyja skuadrat. Respektojmë Tottenhamin, por besojmë se mund të fitojmë nëse japim maksimumin”, përfundoi portugezi.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në “San Mames”, me fillim në orën 21:00. Tifozët e United shpresojnë që nën drejtimin e Amorim, klubi të rikthehet në lavdinë e dikurshme dhe të hapë një kapitull të ri në historinë e tij evropiane. /Telegrafi/

The post “Finale për krenari dhe të ardhme”, Ruben Amorim me besim para përballjes me Tottenhamin appeared first on Telegrafi.

Ylli i Ligës Premier, viktimë e shantazhit? Një grua pretendonte se mban fëmijën e tij – bie nën pranga

15 May 2025 at 20:49

Son Heung-min shkoi në polici pasi një burrë dhe një grua u përpoqën ta shantazhonin në Korenë e Jugut. Futbollisti i Tottenhamit dhe një nga sulmuesit më të mirë të Ligës Premier dyshohet se është kontaktuar nga një grua që pretendonte se mbante fëmijën e tij.

Një stacion policie në Seul konfirmoi se një grua rreth të 20-ave u arrestua me dyshimin për përpjekje për të zhvatur para. Një burrë u arrestua gjithashtu me dyshimin për tentativë zhvatjeje dhe dy të dyshuarit dyshohet se i kërkuan para Sonit në këmbim të heshtjes së tij, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Ekipi ligjor i Son tha se gruaja pretendoi se mbeti shtatzënë nga futbollisti në qershor 2024.

Son nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë. Ai më parë ka qenë në lidhje me yjet koreanë të muzikës pop, Bang Min-ah dhe Yoo So-young, por ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka plane të martohet deri pas përfundimit të karrierës së tij në futboll.

Në një intervistë të vitit 2019, ai tha: “Babai im e thotë, dhe unë pajtohem – kur martohesh, përparësia është familja, gruaja dhe fëmijët, dhe vetëm pastaj futbolli. Dua që, ndërsa luaj në nivelin më të lartë, futbolli të vijë i pari. Nuk e di kurrë se sa gjatë do të luash në nivelin më të lartë. Pasi të dalësh në pension, në moshën 33 ose 34 vjeç, ke ende kohë të mjaftueshme për jetën familjare”.

Son luajti për HSV dhe Bayer Leverkusen përpara se t’i bashkohej Tottenhamit në vitin 2015 në një transferim prej 30 milionë eurosh dhe tani është kapiteni i tyre.

Ai luajti 452 ndeshje për klubin londinez, duke shënuar 173 gola dhe duke asistuar 101 gola. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 12 asiste këtë sezon. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 30 milionë euro. /Telegrafi/

The post Ylli i Ligës Premier, viktimë e shantazhit? Një grua pretendonte se mban fëmijën e tij – bie nën pranga appeared first on Telegrafi.

Cristiano Ronaldo Junior në debutimin me Portugalinë u vëzhgua nga klubet më të mëdha evropiane

14 May 2025 at 19:50

Cristiano Ronaldo Junior debutoi për ekipin e Portugalisë U-15, ku u vëzhguar nga skautët e shumë klubeve të njohura evropiane.  

15-vjeçari është djali i ish-lojtarit të Real Madridit dhe Juventusit, Cristiano Ronaldos, dhe duket të jetë një shembull i shkëlqyer.  

Ai u thirr në një turne të ekipit U-15 në Kroaci dhe debutoi për Portugalinë si zëvendësues në minutën e 53 – të kundër Japonisë. 

Natyrisht, babai i tij me krenari po e shikonte ndeshjen nga tribunat, por ai nuk ishte e vetmja figurë e rëndësishme në fitoren 4-1 të portugezëve.

Sipas Sun Sport dhe Corriere dello Sport, skautët që përfaqësonin klubet më të mira ishin gjithashtu të pranishëm për të vëzhguar nga afër talentin e ri. 

Ato përfshinin Interin, Juventusin dhe Atalantën nga Italia, emra si Manchester Unitedin dhe Tottenhamin nga Angli, ndërsa aty ishin edhe gjermanët e Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Hoffenheim. 

Kjo është procedura standarde për këto turne të të rinjve për të dalluar talentin e ri para kujtdo tjetër, por kur babai i lojtari është Cristiano Ronaldo, kjo meriton një vëmendje të veçantë. 

Cristiano Ronaldo Junior aktualisht luan për ekipin e të rinjve të Al Nassr, që kur babai i tij u transferua atje në janar 2023. 

Karriera e tij ndoqi në mënyrë të pashmangshme rrugën e të atit, kështu që ai filloi në akademinë e Juventusit, duke u transferuar te Manchester United në vitin 2021. /Telegrafi/  

The post Cristiano Ronaldo Junior në debutimin me Portugalinë u vëzhgua nga klubet më të mëdha evropiane appeared first on Telegrafi.

Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2024/25 – kush shkon në Evropë

8 May 2025 at 07:30

Një super kompjuter nga Liga Premier ka parashikuar se si do të përfundojë sezoni 2024/25, me implikime të mëdha për kualifikimin në Evropë.

Me Anglinë që merr një vend shtesë në Ligën e Kampionëve, pesë ekipet e para do të kualifikohen për turneun më të mirë të Evropës në sezonin 2025/26.

Liverpooli, tashmë i kurorëzuar kampion, ka siguruar një nga këto vende, ndërsa Arsenali parashikohet të përfundojë i dyti pasi ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit.

Manchester City pritet të renditet i treti, menjëherë pas Arsenalit, me Newcastle që parashikohet të sigurojë vendin e katërt dhe Aston Villa që bën një kërcim surprizë në të pestin duke fituar të gjitha ndeshjet e tyre të mbetura.

Chelsea, aktualisht në garë për vendin e pestë, pritet të bjerë në vendin e gjashtë pasi ka mbledhur vetëm katër pikë më shumë, ndërsa Nottingham Forest përfundon menjëherë pas tyre.

Në varësi të rezultateve të Kupës FA dhe Ligës së Evropës, deri në 10 ekipe angleze mund të marrin pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Një fitore e Crystal Palace në FA Cup dhe një triumf në Ligën e Evropës nga një klub anglez do të mundësonte gjashtë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, tri vende në Ligën e Evropës dhe një vend në Ligën e Konferencës.

Interesante është se parashikimi i sheh Manchester United dhe Tottenham të përfundojnë në vendet e 14-ta dhe të 16-ta, por të dy mund të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve duke fituar Ligën e Evropës. /Telegrafi/

The post Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2024/25 – kush shkon në Evropë appeared first on Telegrafi.

Tri klube angleze po ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për transferimin e Jack Grealish

18 April 2025 at 17:55

Janë zbuluar tri klubet angleze të cilat po ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për të siguruar në verë shërbimet e Jack Grealish. 

Fichajes ka raportuar se Tottenhami, Aston Villa dhe Newcastle që të gjitha janë të interesuara për transferimin e sulmuesit anglez këtë verë. 

Një rikthim tek Villa mund t’i shkojë përshtati Grealish, teksa Neëcastle momentalisht ka përparësi shkaku se me shumë gjasë do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

Grealisht ka pasur vështirësi që të luajë një rol të rëndësishëm tek City këtë sezon. 

Ai ka luajtur si titullar në vetëm shtatë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe mund të duhet të largohet për të ringjallur karrierën e tij sërish. 

Raporti shton se pengesa kryesore që Grealish të largohet në verë është paga e tij e lartë dhe një kontratë e cila ka edhe dy vite të mbetura. 

City e ka bërë të qartë se ata janë të hapura për oferta të klubeve të cilat janë të interesuara për lojtarin. 

‘Qytetarët’ kanë ende punë për të bërë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, teksa ata i pret dueli ndaj Evertonit të shtunën./Telegrafi/

The post Tri klube angleze po ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për transferimin e Jack Grealish appeared first on Telegrafi.

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës – Dominim nga ekipet angleze

18 April 2025 at 00:00

Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale në dy garat e tjera evropiane si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Në katër ndeshjet e zhvilluar ka pasur spektakël, me Tottenham që eliminoi Eintracht Frankfurtin dhe Man Utd që me përmbysje mposhti Lyonin.

Bodo/Glimt befasoi të gjithë duke eliminuar Lazion, derisa Athletic Bilbao eliminoi Rangers.

Manchester United, Tottenham Hotspur, Bodo/Glimt dhe Athletic Bilbao janë skuadrat që kanë shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Tanimë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste, me Manchester United që do të përballet me Athletic Bilbao.

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër është mes Tottenham Hotspur dhe norvegjezëve të Bodo/Glimt që eliminuan Lazion.

The last four 🤩#UECL pic.twitter.com/0uf1QpcQ7V

— UEFA Conference League (@Conf_League) April 17, 2025

Ndërkohë në Ligën e Konferencës në gjysmëfinale kanë shkuar Fiorentina, Chelsea, Djurgarden dhe Real Betis.

Në gjysmëfinale do të takohen Chelsea – Djurgarden dhe Real Betis – Fiorentina. /Telegrafi/ 

 

The post Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës – Dominim nga ekipet angleze appeared first on Telegrafi.

❌
❌