Ylli i Athletic Bilbaos është pezulluar pasi ka rezultuar pozitiv në doping pas ndeshjes me Man Utd në Ligën e Evropës
Një lojtar që luajti për Athletic Bilbaon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Manchester United është pezulluar pasi rezultoi pozitiv për një substancë të ndaluar pas ndeshjes.
Yeray Alvarez, i cili luajti 90 minuta të plota kundër skuadrës së Ruben Amorim më 1 maj, dështoi në një test dopingu pas humbjes 3-0 të Bilbaos ndaj Unitedit dhe tani është pezulluar përkohësisht nga Federata Spanjolle e Futbollit në pritje të një hetimi.
Ndërkohë, mbrojtësi 30-vjeçar pretendon se e ka marrë substancën pa dashje përmes ilaçit që po përdorte për të luftuar rënien e flokëve pas trajtimit për kancerin e testikujve.
Yeray u diagnostikua me kancer në testikuj në vitin 2016 dhe pasi iu nënshtrua një operacioni, atij iu dha leja për të luajtur përsëri. Megjithatë, një kontroll mjekësor zbuloi se kanceri i tij ishte rikthyer në qershor 2017, duke e detyruar atë t’i nënshtrohej kimioterapisë.
Në një deklaratë të postuar në kanalet e tij në mediat sociale, Alvarez foli në detaje për situatën.
“Disa javë më parë, më informuan se kisha rezultuar pozitiv në një test dopingu të UEFA-s pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Manchester United”, ka shkruar fillimisht Alvarez.
“Marrja e këtij lajmi ishte një goditje e madhe dhe sinqerisht nuk mund ta besoja, duke pasur parasysh se nuk kam përdorur kurrë substanca të ndaluara në jetën time”.
“Që kur kam kapërcyer sëmundjen time, kam qenë duke iu nënshtruar trajtimit për alopecinë për vite me radhë dhe, pasi shqyrtuam rastin, kemi përcaktuar se rezultati pozitiv ishte për shkak të gëlltitjes së paqëllimshme të një ilaçi parandalues për rënien e flokëve që përmbante një substancë të ndaluar”.
“Procedurat disiplinore janë aktualisht nën hetim dhe i nënshtrohen konfidencialitetit, kështu që unë jam pezulluar përkohësisht dhe nuk jam i autorizuar të bëj deklarata të mëtejshme publike”.
— Yeray (@yerayalvarez4) July 10, 2025
“Dua t’ju them të gjithëve se më vjen shumë keq për këtë situatë, por me mbështetjen e klubit, po punoj për mbrojtjen time, i bindur se mund të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Sapo të përfundojë procesi, do të jap të gjitha shpjegimet e nevojshme”.
“Dua të falënderoj Athletic Club për përkrahjen dhe mbështetjen e tyre që nga fillimi dhe shpreh besimin tim në sistemin e drejtësisë dhe institucionet sportive”, mbylli letrën mbrojtësi i Bilbaos.
Pas kësaj, Athletic Bilbao lëshoi një deklaratë ku tha se ka “besim të plotë” në organet e ngarkuara me zgjidhjen e çështjes që përfshin Alvarezin. /Telegrafi/
El Athletic Club lamenta el error humano de Yeray y le muestra todo su apoyo.
El jugador ha publicado un mensaje en sus redes sociales en el que explica que un error en su tratamiento contra la alopecia ha causado un resultado positivo en un control de @UEFA#AthleticClub
— Athletic Club (@AthleticClub) July 10, 2025
The post Ylli i Athletic Bilbaos është pezulluar pasi ka rezultuar pozitiv në doping pas ndeshjes me Man Utd në Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.