Bayern Munich bën ofertën e parë për Luis Diaz
Bayern Munich ka paraqitur një ofertë prej 52 milionë eurosh për anësorin e Liverpoolit, Luis Diaz, sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild.
Megjithatë, kjo shumë është dukshëm më e ulët se kërkesa e klubit anglez, i cili e vlerëson kolumbianin me rreth 80 milionë euro.
Sipas burimeve nga Spanja, thuhet se ekziston një “marrëveshje zotërinjsh” mes lojtarit dhe Liverpoolit, e cila do t’i lejonte Diazit të largohet nëse vjen një ofertë e përshtatshme.
Megjithatë, Bayern nuk është i gatshëm të shkojë përtej 60 milionë eurove plus bonuse.
Diaz, i cili është 28 vjeç, raportohet se i ka bërë të qartë Liverpoolit dëshirën e tij për t’u transferuar në Mynih.
Pavarësisht se vlera e tij në aspektin e rishitjes është e kufizuar për shkak të moshës, Bayern është i fokusuar në përmirësimin afatshkurtër të skuadrës dhe konkurrencën në garat madhore si Liga e Kampionëve.
Bisedimet mes klubeve ishin ndërprerë përkohësisht për shkak të vdekjes tragjike të sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota.
Megjithatë, Bayern ka rifilluar interesimin e tij nëpërmjet përfaqësuesve të Diaz. /Telegrafi/
The post Bayern Munich bën ofertën e parë për Luis Diaz appeared first on Telegrafi.