Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda Italisë

12 July 2025 at 17:30

Bisedimet mes Real Betis dhe Inter për Kristjan Asllanin kanw marrw fund, pasi mesfushori shqiptar preferon të qëndrojë në Serie A, mes interesimit nga Bologna dhe Fiorentina. 

Ditët e fundit ishte raportuar se Real Betis kishte dërguar përfaqësues në Itali për të negociuar me Interin për Asllanin dhe me Milanin për Emerson Royal. 

Sipas Sport Mediaset, tentativa për të transferuar reprezentuesin shqiptar është braktisur, për dy arsye: oferta e Betisit ishte shumë e ulët dhe vetë lojtari nuk ishte i bindur nga destinacioni. 

Në vend të kësaj, Asllani preferon të mbetet në Serie A, ku ka alternativa të vlefshme,  më konkretisht Bologna dhe Fiorentina e Stefano Piolit. 

Edhe pse është nën kontratë me Interin deri në qershor 2028, klubi zikaltër duket se beson se ka ardhur momenti që Asllani të largohet, duke synuar një transferim përfundimtar me çmim 18-20 milionë euro. 

Kjo do të thotë se çdo ofertë duhet të jetë për një shitje të plotë, ose të paktën për një huazim me detyrim blerjeje, nëse përmbushen kushte të caktuara. 

Asllani është një produkt i akademisë së Empolit dhe u bashkua me Interin në vitin 2022 për një shumë totale prej 15.7 milionë euro./Telegrafi/

The post Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda Italisë appeared first on Telegrafi.

Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

By: gaze tare
12 July 2025 at 09:05

Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur për rolin e saj si Alex në serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar për herë të parë se ka përjetuar abuzim seksual dhe presion të vazhdueshëm që në moshë të vogël gjatë punës në industrinë e filmit.

Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.

“Jam e njohur me grabitqarët meshkuj. Kur fillova të përdorja laptop dhe celular, filluan të vinin mesazhe të frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur të japë shumë detaje.

Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.

“Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm në çdo faqe. Çdo titull fliste për mënyrën si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.

The post Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinhos

By: armand
11 July 2025 at 17:05

Marco Asensio po largohet gjithnjë e më shumë nga Inter. Pavarësisht se klubi zikaltër ishte interesuar dhe synonte të merrte mesfushorin sulmues spanjoll, duket se 29-vjeçari po merr një drejtim tjetër. Sipas mediave turke, Fenerbahçe e trajnerit José Mourinho shfrytëzoi momentin për të sjellë në Superligë lojtarin që sezonin e fundit e mbylli me Aston […]

The post E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinhos appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë

By: S SH
10 July 2025 at 11:11

Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi klubi zikaltër tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, për Asllanin ka interes konkret, dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës.

Kjo e fundit synon të vazhdojë ecurinë pozitive në Serie A dhe të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndaj është në kërkim të përforcimeve cilësore.

“Corriere Dello Sport” raporton se sapo Bologna është informuar për çmimin prej rreth 18 milionë eurosh, të vendosur nga Interi për kartonin e Asllanit, drejtori sportiv Giovanni Sartori ka reaguar qartë: klubi nuk është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë.

Megjithatë, Bologna nuk e ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar. Klubi vlerëson potencialin e tij dhe e sheh si një element të rëndësishëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Pritet që negociatat të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një marrëveshje që kënaq të dyja palët.

Interi duket i hapur ndaj një formule të re ose uljes së çmimit, nëse oferta e Bolognës vjen me kushte të favorshme, qoftë për shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje.

Asllani kërkon më shumë minuta në fushë, dhe një lëvizje në një skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira, siç është Bologna , shihet si një hap logjik për të ardhmen e tij.

The post Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë appeared first on Albeu.com.

Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë

10 July 2025 at 10:41

Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi klubi zikaltër tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, për Asllanin ka interes konkret, dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës. Kjo e fundit synon të vazhdojë ecurinë pozitive në Serie A dhe të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndaj është në kërkim të përforcimeve cilësore.

“Corriere Dello Sport” raporton se sapo Bologna është informuar për çmimin prej rreth 18 milionë eurosh, të vendosur nga Interi për kartonin e Asllanit, drejtori sportiv Giovanni Sartori ka reaguar qartë: klubi nuk është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë.

Megjithatë, Bologna nuk e ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar. Klubi vlerëson potencialin e tij dhe e sheh si një element të rëndësishëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Pritet që negociatat të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një marrëveshje që kënaq të dyja palët.

Interi duket i hapur ndaj një formule të re ose uljes së çmimit, nëse oferta e Bolognës vjen me kushte të favorshme, qoftë për shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje.

Asllani kërkon më shumë minuta në fushë, dhe një lëvizje në një skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira, siç është Bologna , shihet si një hap logjik për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

The post Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë appeared first on Telegrafi.

Interi konsideron transferimin e yllit të Chelseat

9 July 2025 at 08:51

Interi thuhet se është i interesuar në një marrëveshje të mundshme me Chelsean për sulmuesin Christopher Nkunku, ndërsa Nerazzurrët kërkojnë të rindërtojnë repartin e tyre sulmues.

Nerazzurrët, të cilët zakonisht luanin me dy sulmues nën drejtimin e Simone Inzaghit, janë ndarë nga Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic këtë verë pas skadimit të kontratave të tyre përkatëse.

Raportet sugjerojnë se Mehdi Taremi, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar, do të lejohet gjithashtu të largohet nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez do të ishin të vetmit dy qendërsulmues të sezonit 2024/25 që do të ishin ende në regjistrat e klubit.

Sipas raportimeve nga gazetari Gianluca Di Marzio, Interi është i etur të sjellë një sulmues të ri i cili ofron diçka më ndryshe nga sulmuesit që tashmë kanë në skuadër.

Përditësimi i së martës mbrëma pohon se Nkunku i Chelseat është ndër opsionet e mundshme për skuadrën e Cristian Chivu këtë verë.

14-herë lojtari i kombëtares franceze iu bashkua Chelseat nga RB Leipzig në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh në vitin 2023 dhe mbetet nën kontratë për katër vjet të tjera, deri në verën e vitit 2029. /Telegrafi/

The post Interi konsideron transferimin e yllit të Chelseat appeared first on Telegrafi.

Asllani, e ardhmja në Liga: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon ofertën e parë

By: user 2
7 July 2025 at 19:19

Jo vetëm Hakan Calhanoglu, revolucioni në kabinën e dirigjimit në shtëpinë Inter mund të përfshijë edhe mesfushorin e Kombëtares Kristian Asllani. I ardhur nga Empoli në verën e vitit 2022 për rreth 15 milionë, dirigjenti i kombëtares shqiptare nuk ka arritur kurrë të imponohet, duke u përballur me peshën e përgjegjësive në një rol delikat si ai i zëvendës-Calhas. Ish-lojtari i Empolit do të donte të kishte më shumë hapësirë dhe një largim i tij nuk përjashtohet, me zikaltërit që gjithashtu do të kishin hapur për një lamtumirë të mundshme të Asllanit.

Dirigjenti shqiptar ka treg në Spanjë dhe – sipas asaj që raporton As – në veçanti i pëlqen Betis Sevilla. Bardhejeshilët kanë nevojë për një mesfushor për të zëvendësuar Johnny Cardoso, që pritet të bëhet një lojtar i ri i Atletico Madrid. Asllani nuk konsiderohet i pashitshëm nga zikaltërit dhe interesi i Betis është konkret. Për momentin megjithatë ka distancë mes kërkesës dhe ofertës: Inter e vlerëson lojtarin 18-20 milionë euro, ndërsa spanjollët nuk do të donin të shpenzonin më shumë se 10 milionë. Jo vetëm kaq, edhe pse nga Spanja filtrohet optimizëm për përfundimin me sukses të marrëveshjes, mesfushori nuk duket se ka hapur për destinacionin Betis.

Lexo më tej: Chivu merr çelësin dhe mbyll Interin në hotel: përballja mes lojtarëve gjatë natës

Asllani e ka pasur të vështirë të gjejë hapësirë në dy vitet e tij të para në shtëpinë Inter. Shqiptari ka grumbulluar vetëm shtatë paraqitje si titullar nga 29 prezenca sezonale në sezonin 22/23, ndërsa në sezonin e titullit ka grumbulluar nëntë ndeshje nga minuta e parë nga 31 prezenca. Vitin e kaluar, edhe për shkak të disa problemeve fizike të Calhanoglu, minutazhi i Asllanit u rrit ndjeshëm me shqiptarin që arriti kuotën e 20 paraqitjeve si titullar nga 39 prezenca sezonale. Sidoqoftë, edhe me më shumë mundësi në fushë, Asllani nuk arriti të imponohej dhe për këtë arsye në shtëpinë e Inter ka hapje për shitjen e ish-lojtarit të Empolit.

The post Asllani, e ardhmja në Liga: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon ofertën e parë appeared first on Lapsi.al.

Interi ka dy emra në mendje për portën në rast largimi të Sommer

By: S SH
6 July 2025 at 19:19

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Inter e ka identifikuar portierin italian si një zëvendësues të mundshëm për Sommerin, me portierin e përfaqësueses zvicerane që është lidhur me një transferim jashtë Italisë.

Carnesecchi është përfolur për një kalim te disa klube këtë verë, përfshirë edhe gjigantët e Ligës Premier, Manchester United.

Inter është klubi më i fundit që shfaq interes, por do të ndërmarrë hapa konkretë vetëm nëse largohet Sommer.

Kontrata e Sommer me ‘Nerazzurrët’ skadon në vitin 2026, por Tuttosport sugjeron se në rast se vjen një ofertë e përshtatshme nga Galatasaray, ose nga klube të interesuara në Arabinë Saudite dhe Angli, klubi mund të bindet të ndahet me 36-vjeçarin.

Raporti gjithashtu përmend se ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, vazhdon të mbetet në orbitën e Interit.

Janë bërë kontaktet e para me agjentin e tij, Enzo Raiola, por një marrëveshje duket ende larg.

Nga ana tjetër, një transferim për Marc-Andre Ter Stegen të Barcelonës është përjashtuar, pasi besohet se kërkesat e tij financiare janë shumë të larta për projektin aktual të Interit.

The post Interi ka dy emra në mendje për portën në rast largimi të Sommer appeared first on Albeu.com.

Ter Stegen në Serie A? Gjiganti italian futet në garë për transferimin e portierit nga Barcelona

6 July 2025 at 09:10

Barcelona vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, ndërsa ka pasiguri rreth të ardhmes së kapitenit të tyre, Marc-Andre ter Stegen, ku pavarësisht se portieri ka ende tre vjet kontratë, klubi po përgatitet ta largojë atë.

Ter Stegen është planifikuar të rikthehet në stërvitjen parasezonal të ekipit nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Portieri 33-vjeçar kishte arritur të bëhej portieri i parë i kombëtares gjermane, por një dëmtim në shtator e la jashtë për pjesën më të madhe të sezonit.

Gjatë mungesës së tij, portën e Barcelonës e mbajtën Inaki Pena dhe më pas Wojciech Szczesny, i cili po afron rinovimin e kontratës për dy sezone. Gjithashtu, Barcelona ka investuar 25 milionë euro për talentin e ri Joan García, duke e parë atë si të ardhmen.

Së fundmi, raportohet se gjiganti italian Inter ka hyrë në garë për Ter Stegen. Klubi italian po kërkon zëvendësues për Yann Sommer, i cili pritet të largohet drejt Galatasaray pas një sezoni të suksesshëm.

🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: Inter are interested in Marc-André ter Stegen, according to @sport. 🗞

Barça reportedly are willing to let the goalkeeper leave for free in order to save on his salary. ⚫🔵 pic.twitter.com/zq37YyfvYF

— 433 (@433) July 5, 2025

Sipas gazetës Il Corriere dello Sport, interesi për portierin gjerman po bëhet gjithnjë e më konkret. Barcelona do të mund ta transferojë Ter Stegen pa kosto, duke i hapur rrugë një marrëveshjeje të mundshme.

Për Ter Stegen, kalimi te Interi ofron një perspektivë interesante, me mundësinë për të luajtur sërish në Ligën e Kampionëve, çka do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.

Situata mbetet dinamike dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime të reja rreth së ardhmes së portierit gjerman. /Telegrafi/

The post Ter Stegen në Serie A? Gjiganti italian futet në garë për transferimin e portierit nga Barcelona appeared first on Telegrafi.

Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun

5 July 2025 at 13:19

Galatasaray dhe Interi thuhet se kanë hapur bisedime për një marrëveshje që përfshin mesfushorin turk Hakan Calhanoglu.

Sipas CalcioMercato, në ditët e fundit, të dy klubet kanë filluar diskutimet për mesfushorin qendror me përvojë – pas rritjes së tensioneve midis lojtarit turk dhe anëtarëve të tjerë të skuadrës si Lautaro Martinez.

Pas eliminimit tronditës të Interit nga Kupa e Botës për Klube kundër klubit brazilian Fluminense, sulmuesi argjentinas e kritikoi ashpër shokun e tij të skuadrës, duke thënë se lojtarët që nuk duan të jenë në klub duhet të largohen.

Calhanoglu ishte lidhur tashmë me një largim nga Nerazzurrët dhe pavarësisht bisedimeve të supozuara të paqes midis dyshes , mesfushori turk thuhet se po përshpejton drejt një largimi.

Raportet tregojnë se, ndonëse ende nuk është paraqitur asnjë ofertë zyrtare, me Interin që kërkon 35-40 milionë euro për lojtarin, diskutimet zyrtare kanë filluar.

Megjithatë, Nerazzurrët janë të gatshëm ta shesin vetëm nëse arrin një ofertë serioze për ish-lojtarin e Hamburgut. /Telegrafi/

The post Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun appeared first on Telegrafi.

Interi ia vendos një çmim të ri Calhanoglut pas bisedës tensionuese me Lautaron

4 July 2025 at 10:36

Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu zhvilluan një bisedë të tensionuar telefonike për të sqaruar situatën, pasi kapiteni i Interit kritikoi shokun e skuadrës pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube. 

Tensionet te Inter u përshkallëzuan pasi Martinez sulmoi publikisht pas eliminimit të klubit nga Kupa e Botës për Klube. 

Fjalët e kapitenit pas ndeshjes: ‘Kushdo që do të largohet, le të largohet’, u kuptuan gjerësisht si një referencë ndaj Calhanoglu, në mes të thashethemeve të vazhdueshme që lidhin mesfushorin me Galatasarayn. 

Calhanoglu iu përgjigj përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar deklaratën e argjentinasit si ‘ndarëse’ dhe duke kujtuar se ‘respekti nuk është një rrugë me një kah’. 

Në mes të kësaj stuhie në rritje, dy lojtarët folën direkt përmes telefonit, jo për të zgjidhur plotësisht mosmarrëveshjen, por për të shpjeguar anët e tyre dhe për të tentuar të qetësojnë tensionet para fillimit të fazës përgatitore, sipas Gazzetta dello Sport. 

Nga ana e transferimeve, situata rrezikon të destabilizojë planet. Interi tani duhet të gjejë një ekuilibër mes menaxhimit të pakënaqësisë së një lojtari kyç dhe ruajtjes së pozicionit në tregun e transferimeve. 

Klubi turk po shtyn fuqishëm për Calhanoglun dhe po zhvillon bisedime aktive përmes agjentit të tij.  

Fillimisht, ‘Nerazzurrët’ kërkonin 40 milionë euro, por çmimi raportohet se ka rënë në 30 milionë euro. 

Calhanoglu nuk ka bërë një kërkesë formale për transferim, duke mbajtur qëndrimin e tij qëllimisht të paqartë./Telegrafi/

The post Interi ia vendos një çmim të ri Calhanoglut pas bisedës tensionuese me Lautaron appeared first on Telegrafi.

Lautaro telefonon Calhanoglu por “sqarimi” është i dështuar: Inter mbetet fuçi baruti

By: user 2
3 July 2025 at 12:00

Një telefonatë për të provuar të afrohen sërish, të paktën në tone, por pa e riparuar përçarjen. Sqarimi mes Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu, pas polemikave pas eliminimit nga Fluminense, ka ndodhur. Megjithatë, nuk ka shërbyer për të rregulluar një marrëdhënie tashmë të krisur dhe për të sjellë qetësi në një dhomë zhveshjeje zikaltër të ndarë më dysh. Distanca mbetet e madhe dhe rreziku i një ndarjeje përfundimtare është gjithçka tjetër veçse i largët.

Përballja, e ndodhur në formë private mes pushimeve të argjentinasit dhe qëndrimit të turkut në atdhe, siç raporton Gazzetta dello Sport, kishte për qëllim të shpjegonte këndvështrimet reciproke. Lautaro, nga ana e tij, sqaroi kuptimin e deklaratave pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube. Calhanoglu përsëriti atë që kishte shprehur qartë në postimin e ashpër të publikuar në rrjetet sociale, domethënë se qëndrimi dhe ai shpërthim publik nuk i kishin pëlqyer aspak. Asnjëri prej të dyve nuk bëri një hap pas.

Drejtuesit e klubit në vëzhgim

Për rastin po vëzhgojnë me kujdes Chivu dhe drejtuesit, të vetëdijshëm se ky tension i brendshëm mund të ndikojë në të ardhmen e grupit (dhe pëlqimet në postimin e Calhanoglu nga disa lojtarë, mes tyre Marcus Thuram, e konfirmojnë se aktualisht dhoma e zhveshjes është një fuçi baruti). Në horizont shfaqet një shitje, me Galatasaray gati të ndërhyjë. Por Inter ka vendosur tashmë kufijtë: asnjë shitje nën 30 milionë. Një shumë pak më e ulët krahasuar me 35-40 milionët fillimisht të kërkuar, por gjithsesi larg nga 20-25 milionët që turqit do të donin të shpenzonin.

Lexo më tej: Calhanoglu reagon dhe dërrmon Lautaron: “Lideri nuk kërkon fajtor kur është e lehtë”

Ndjesia është se largimi i Calhanoglu është një hipotezë konkrete. Menaxheri i tij, Gordon Stipic, është tashmë në punë për të ndërtuar tratativën. Por Inter nuk është i gatshëm të shesë lirë një nga titullarët e tij, as të mbetet i zbuluar në atë rol.

Alternativat nëse largohet Calhanoglu

Po vlerësohen tashmë zëvendësuesit e mundshëm: Ederson i Atalantës është i preferuari, por çmimi prej të paktën 50 milionë e vështirëson planin. Alternativa si Stiller (Stuttgart) ose Frendrup (Genoa) mbeten në listë, ndërsa Hjulmand është praktikisht i paarritshëm për shkak të marrëdhënieve të ngrira me Sporting Lisbonën, për shkak të mosmarrëveshjes për Joao Mario.

Ndërkohë, dhoma e zhveshjes zikaltër mbetet një fuçi baruti. Dhe njëzet ditë para grumbullimit, ende nuk është e qartë nëse Lautaro dhe Calhanoglu do të jenë në të njëjtën dhomë zhveshjeje apo në fronte të kundërta.

The post Lautaro telefonon Calhanoglu por “sqarimi” është i dështuar: Inter mbetet fuçi baruti appeared first on Lapsi.al.

Barcelona po shqyrton një transferim tronditës për yllin e Interit, pas uljes drastike të klauzolës

3 July 2025 at 08:26

Barcelona thuhet se i ka vënë syrin Denzel Dumfriesit si një opsion për të forcuar pozicionin e mbrojtësit të djathtë këtë verë. Mbrojtësi i Interit hyn në skenë me një faktor kyç: një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh do të aktivizohet në mesin e korrikut, gjë që do të lehtësonte largimin e tij nga klubi italian, dhe klubi tashmë po e shqyrton seriozisht marrëveshjen.

Me Hansi Flick në krye të ekipit, Barcelona po kërkon alternativa më të mira sulmuese për një pozicion ku Jules Kounde e ka vendosur veten, por që ende i mungon thellësia dhe talenti natyror.

Shkathtësia e Ronald Araujo, Hector Fort dhe Eric Garcia ka shërbyer si një element mbështetës, por asnjëri prej tyre nuk ofron potencialin sulmues që karakterizon holandezin.

Dumfries, 29 vjeç, ka qenë një lojtar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të Interit dhe ekipit kombëtar të Holandës, duke u dalluar për fuqinë, aftësinë sulmuese dhe fizikalitetin e tij.

Stili i tij përputhet me vizionin e Flick, i cili është t’i japë energji krahëve të ekipit me mbrojtës të krahut që mund të krijojnë avantazh në gjysmë fushën e kundërshtarit.

Deri më tani, Barça nuk ka bërë asnjë lëvizje zyrtare, por sipas burimeve të gazetarit Fabrizio Romano, interesi është real dhe konteksti financiar i transferimit e bën atë edhe më tërheqës.

Koha po mbaron, pasi çmimi i vendosur në klauzolën e lirimit do të jetë i vlefshëm vetëm për disa ditë në korrik. Nëse drejtuesit sportivë duan ta bëjnë këtë lëvizje, do të duhet të veprojnë shpejt.

Barça e di që forcimi i pozicionit të mbrojtësit të djathtë është një përparësi, dhe Dumfries mund të jetë një mundësi e vështirë për t’u humbur në treg nëse kushtet mbeten të përballueshme. /Telegrafi/

The post Barcelona po shqyrton një transferim tronditës për yllin e Interit, pas uljes drastike të klauzolës appeared first on Telegrafi.

25 milionë euro në arkat e Parmas, Interi firmos me sulmuesin 21-vjeçar

By: armand
2 July 2025 at 20:03

Ange-Yoan Bonny është tashmë lojtar i Interit. Sulmuesi është larguar nga selia e zikaltërve sot pasi ka firmosur. Kontrata e tij raportohet të jetë e vlefshme deri në vitin 2029. Paga për të ndërkohë do të jetë 2 milionë euro në sezon. Vetë Parma fiton rreth 25 milionë euro për shitjen e kartonit të sulmuesit […]

The post 25 milionë euro në arkat e Parmas, Interi firmos me sulmuesin 21-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Ruben Amorim rikthen interesimin për yllin e Interit – kërkon që të finalizohet transferimi

2 July 2025 at 20:31

Manchester United ka rindezur interesimin për mesfushorin italian të Interit, Davide Frattesi, pasi klubi zikaltër ka vendosur të ulë çmimin e kartonit të tij nga 50 milionë euro në rreth 35 milionë euro.

Sipas burimeve nga CaughtOffside, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë në kontakt me Interin për të marrë informacion mbi kushtet dhe detajet e një marrëveshjeje të mundshme për 25-vjeçarin.

Edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë negociatë zyrtare apo ofertë konkrete, Interi është i hapur për të shqyrtuar një shitje të Frattesit gjatë kësaj vere. Përveç Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid dhe Roma janë gjithashtu të interesuara dhe po e monitorojnë situatën e lojtarit nga afër.

Frattesi, që debutoi me kombëtaren italiane në vitin 2022, ka grumbulluar 29 paraqitje me “Azzurrët”, duke realizuar 8 gola. Ai kaloi sezonin 2023/24 në formë huazimi te Interi nga Sassuolo dhe më pas u ble përfundimisht nga zikaltërit verën e kaluar. Në sezonin e tij të parë si lojtar me të drejta të plota, ai zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 2 asistime.

Në “Old Trafford”, Frattesi shihet si pjesë kyçe e projektit të ri të Ruben Amorim, i cili mbështetet në strukturën e përforcuar drejtuese me Omar Berrada dhe Jason Wilcox. Klubi anglez synon të rindërtojë mesfushën, pavarësisht se në dispozicion ka emra si Casemiro dhe Manuel Ugarte, ky i fundit i sapoardhur me kontratë deri më 2029.

Pikërisht për të shtuar freski dhe dinamikë në repartin e mesit të fushës, Manchester United po kërkon një profil si Frattesi – një mesfushor me aftësi të balancuara në fazën mbrojtëse dhe sulmuese.

Aftësia e tij për të mbuluar hapësirat, për të kontribuar në presing dhe për të hyrë në zonë e bën atë një element të përshtatshëm për stilin e lojës që kërkon të implementojë Amorim në Ligën Premier. /Telegrafi/

The post Ruben Amorim rikthen interesimin për yllin e Interit – kërkon që të finalizohet transferimi appeared first on Telegrafi.

Dhjetë ekipet me fitimet më të mëdha në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën  

2 July 2025 at 12:35

Real Madridi është klubi që ka përfituar më shumë para deri tani në Kupën e Botës për Klube 2025, teksa dhjetëshja mbyllet me sauditët e Al-Hilal.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshëndeti me krenari edicionin e parë të zgjeruar Kupës së Botës për Klube këtë verë si një moment “të madh” për futbollin.

Ky edicion iu ka garantuar shumë para thuajse secilës skuadër pjesëmarrëse, por ka disa nga ato që kanë përfituar shumë deri tani, pas arritjes në çerekfinale.

Sipas faqes Sport Illustrated, Real Madridi është klubi që ka përfituar më shumë para deri tani, duke siguruar një shifër prej 61.5 milionë dollarësh apo 52.23 milionë euro.

Ekipi i dytë në listën e përfituesve është Bayern Munich me përfitime prej 49.43 milionë euro, ndërsa ‘podiumin’ e kompleton Paris Saint-Germain me fitime prej 47.5 milionë euro.

Lista vazhdon me Chelsean që ka fituar 45.52 milionë euro, Borussia Dortmundin që ka fituar 44.42 milionë euro dhe Manchesteri City me 43.9 milionë euro.

Klubet braziliane, Palmeiras dhe Fluminense ndajnë pozitën shtatë me përfitime prej 33.80 milionë euro, teksa pasohen nga Interi me 31.25 milionë euro dhe Al Hilal i dhjeti me 29.05 milionë euro.

Më poshtë në listë gjenden klube si Benfica, Flamengo, Botafogo, Juventus, Porto, Atletico Madrid, Inter Miami, Monterrey, River Plate dhe Boca Juniors, të cilat kanë fituar nga Kupa e Botës për Klube nga 25.40 milionë euro deri tek i fundit që ka fituar 14.16 milionë euro.

Ndryshe, paratë e fituara vijnë nga pjesëmarrja e tyre, ku kanë përfituar nga 10 deri në 35 milionë euro, të pasuara me çmime si fitorja në grup që vlente rreth 2 milionë euro, barazimi rreth 1milion euro, kualifikimi në fazën e 1/8-tës rreth 7 milionë euro dhe kalimi në çerekfinale mbi 11 milionë euro.

Sa para ka fituar deri më tani secila skuadër në Kupën e Botës për Klube

1.Real Madrid – 61.5 milionë dollarë (52.23 milionë euro)

2.Bayern Munich – 58.2 milionë dollarë (49.43 milionë euro)

3.Paris Saint-Germain – 55.9 milionë dollarë (47.5 milionë euro)

4.Chelsea – 53.6 milionë dollarë (45.52 milionë euro)

5.Borussia Dortmund – 52.3 milionë dollarë (44.42 milionë euro)

6.Man City – 51.7 milionë dollarë (43.9 milionë euro)

7= Palmeiras – 39.8 milionë dollarë (33.80 milionë euro)

7= Fluminense – 39.8 milionë dollarë (33.80 milionë euro)

9.Inter – 36.8 milionë dollarë (31.25 milionë euro)

10.Al Hilal – 34.2 milionë dollarë (29.05 milionë euro)

/Telegrafi/

The post Dhjetë ekipet me fitimet më të mëdha në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën   appeared first on Telegrafi.

Interi i kërkon një yll Atleticos për shkëmbim me Frattesin, por madrilenët e refuzojnë propozimin

2 July 2025 at 12:23

Atletico Madrid nuk e ka harruar Davide Frattesin, edhe pse Inter ka hedhur poshtë mundësinë për përfshirjen e një lojtari në marrëveshje, klubi madrilen ende po e konsideron mesfushorin italian si një objektiv për sezonin 2025/26.

Klubi nga La Liga është duke kaluar një merkato ambicioze dhe dinamike. Deri tani janë zyrtarizuar ose pritet të zyrtarizohen së shpejti tre përforcime kryesore: Alex Baena, Cardoso dhe Matteo Ruggeri. Këtyre u bashkohen edhe blerjet përfundimtare të Clement Lenglet dhe Juan Musso, pas huazimeve të suksesshme sezonin e kaluar.

Këto afrime tregojnë qartë vendosmërinë e trajnerit Diego Simeone për të përforcuar zonat kyçe të ekipit. Baena pritet të sjellë kreativitet në mesfushë, Cardoso do të ndihmojë në stabilitetin defanziv, ndërsa Ruggeri shton shkathtësi në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sidoqoftë, Atletico nuk është ndalur këtu. Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, madrilenët kanë rihapur interesimin për Frattesin, mesfushorin e Inter që sezonin e kaluar ka zhvilluar 47 ndeshje, duke realizuar shtatë gola dhe pesë asistime.

Megjithatë, bisedimet nuk kanë qenë të lehta. Inter ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet Giuliano Simeone, djali i trajnerit të Atleticos. Por kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga klubi spanjoll.

Giuliano Simeone ka pasur një sezon mjaft pozitiv, me 50 paraqitje, pesë gola dhe nëntë asistime , ndaj drejtuesit e Atletico Madrid besojnë se ai ka një të ardhme të ndritur dhe nuk e konsiderojnë të negociueshëm.

Bisedimet mund të vazhdojnë mbi bazën e një transferimi të pastër financiar. Për momentin, Frattesi mbetet një dëshirë e qartë e Atleticos për të përforcuar mesfushën në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Interi i kërkon një yll Atleticos për shkëmbim me Frattesin, por madrilenët e refuzojnë propozimin appeared first on Telegrafi.

Chivu merr çelësin dhe mbyll Interin në hotel: përballja mes lojtarëve gjatë natës

By: user 2
2 July 2025 at 10:14

Pasojat e 31 majit janë më të mëdha se eliminimi nga Botërori për Klube nga Fluminense. Nëse humbja ndaj brazilianëve ka shërbyer si pretekst për të hequr nga këpucët gurë të bezdisshëm, shqetësimi i Inter daton që nga nata fatkeqe e finales së Champions me poshtërimin e pësuar nga PSG, që ka sjellë një tronditje psikologjike që duket se po e shpërbën grupin. Fjalët e kapitenit Lautaro, më pas sqarimet e presidentit Marotta, përgjigjja thumbuese e Calhanoglu dhe pozicionimi i disa shokëve të skuadrës, mes tyre Thuram, e shtynë teknikun Chivu të mbyllte me çelës skuadrën në hotelin e Charlotte dhe të kërkonte një përballje dhome zhveshjeje pa ndërhyrje të tjera, përfshirë edhe drejtuesit.

Çfarë i thanë lojtarët njëri-tjetrit do të mësohet me kalimin e kohës sepse, nëse është e vërtetë që rregulli i pashkruar thotë se ajo që ndodh në dhomën e zhveshjes mbetet aty, historia tregon se diçka herët a vonë do të dalë në dritë dhe do të shpjegojë më tej dinamikat, eventualisht fraksionet dhe qëndrimet, në një moment kur çarja është bërë më e dukshme dhe e shfaqur publikisht, duke shkaktuar një rrëmujë që rrezikon të fundosë barkën zikaltër përpara se ta rikthejë në ujë.

Përballja gjatë natës me lojtarët, e kërkuar nga Chivu

Përballë asaj që ndodhi, ishte trajneri Cristian Chivu ai që kërkoi një përballje të drejtpërdrejtë mes lojtarëve të pranishëm në Amerikë dhe – me gjasë – me të tjerët e skuadrës të shpërndarë andej-këndej për arsye të ndryshme. Askush tjetër: të përjashtuar stafi dhe drejtuesit, për të shmangur konfliktet e mundshme të interesit apo heshtjet bashkëpunuese. Është e vështirë të mendosh se ka pasur një lidhje nga distanca edhe me Hakan Calhanoglu, që ndodhet aktualisht në Turqi, por asgjë nuk përjashtohet. Me shumë mundësi ka pasur një lidhje direkte nga Appiano ku ndodhen të dëmtuarit, me siguri kanë qenë të pranishëm në hotelin e Charlotte të gjithë lojtarët që Inter i ka marrë në Amerikë, të udhëhequr nga Lautaro Martinez që hodhi bombën pa fshehur dorën, por duke krijuar një efekt bumerang, aktualisht shkatërrues.

Përballja në hotel: kush ishte aty dhe çfarë u tha

E kërkuar dhe e arritur përballja ballë për ballë, Chivu u ka lënë hapësirë lojtarëve. Të parat zëra tregojnë se “senatorët” e grupit kanë marrë fjalën, mes tyre dy pjesëtarët e “ThuLa”, Thuram dhe Lautaro, “të ndarë” nga një pëlqim i francezit në përballjen në distancë me Calhanoglu. Përshtypja është se fjalët e argjentinasit prekën tela të tjera përveç asaj të mesfushorit turk, duke parë që një rrjedhë e parë lajmesh lë të kuptohet, përveç tashmë ish-lojtarit Arnautovic, Thuram, Pavard dhe Frattesi me dëshirën për të vlerësuar zgjedhje të tjera. Asgjë e konfirmuar, këtë do ta tregojë koha që do të zbulojë frytet e një përballjeje të kërkuar nga Chivu dhe të miratuar nga një drejtuesi që pëlqen “grushtin e hekurt” të trajnerit.

Lexo më tej: Calhanoglu reagon dhe dërrmon Lautaron: “Lideri nuk kërkon fajtor kur është e lehtë”

Çfarë ndodh tani te Inter: takim i ri më 23 korrik në Appiano Gentile

Duhet të jetë akti i fundit i një periudhe që duhet arkivuar dhe mbyllur në fund të një sanduku: tani është koha për pushim dhe rigjenerim fizik, por mbi të gjitha mendor. Do të ketë tre javë pushim të domosdoshëm kolektiv, secili për vete, por me Interin në mendje: takimi për t’u parë sërish është caktuar për 23 korrikun me fillimin e grumbullimit në Appiano Gentile. Ajo do të jetë data e së vërtetës dhe do të zbulohen përfundimisht letrat zikaltër në duart e rumunit Chivu dhe një klubi që po përpiqet të heqë qafe psikodramën e 31 majit.

The post Chivu merr çelësin dhe mbyll Interin në hotel: përballja mes lojtarëve gjatë natës appeared first on Lapsi.al.

Thuram, pëlqen postimin e Calhanoglu: çfarë po ndodh tani te Inter?

By: user 2
1 July 2025 at 19:51

Klimë delikate, te Inter, një ditë pas eliminimit nga Botërori për Klube nga Fluminense. Një humbje të cilës iu shtuan fjalët e Lautaro Martinez dhe Beppe Marotta në adresë të Calhanoglu. Pas përgjigjes së ashpër të turkut për kapitenin dhe presidentin, erdhi pëlqimi i Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic, të cilët ndanë qëndrimin e numrit 10 zikaltër me një like në postim.

Përgjigjja e Calhanoglu

Nga ana e tij, mesfushori turk më pas u përgjigj ndaj deklaratave të kapitenit dhe presidentit të Interit: “Respektoj çdo opinion – edhe atë të një shoku skuadre, edhe atë të presidentit. Por respekti nuk mund të jetë njëkahësh. E kam treguar gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës.”

Lexo më tej: Calhanoglu reagon dhe dërrmon Lautaron: “Lideri nuk kërkon fajtor kur është e lehtë”

Pëlqimi i Thuram dhe Arnautovic

Në këtë drejtim, futet edhe pëlqimi i Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic, të cilët ndanë qëndrimin e numrit 10 zikaltër me një like në postim, ashtu si Gaia Lucariello, bashkëshortja e Simone Inzaghit. Një reagim që thuhet se ka ndezur debate të tjera për të ardhmen brenda Interit, pas shpërthimit të Lautaro Martinez pas ndeshjes në Charlotte. Vështirë, në këtë moment, të bëhen parashikime në lidhje me merkaton, por ndjesia është se ambienti zikaltër është më delikat se kurrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hakan Çalhanoglu (@hakancalhanoglu)

The post Thuram, pëlqen postimin e Calhanoglu: çfarë po ndodh tani te Inter? appeared first on Lapsi.al.

Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është vënë në qendër të merkatos së Serisë A.

Sipas medieve italiane, Bologna ka bërë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin shqiptar, duke e vlerësuar kartonin e tij në 13 milionë euro.

Trajneri Vincenzo Italiano ka kërkuar me ngulm afrimin e Asllanit, duke e konsideruar atë një profil ideal për projektin e tij teknik.

Ish-lojtari i Empolit dhe aktualisht pjesë e Interit, është vlerësuar për disiplinën taktike që ka treguar, pavarësisht moshës së re dhe hapësirave të kufizuara në formacionin zikaltër.

Interi ndodhet përballë një dileme, të përfitojë nga oferta prej 13 milionë eurosh, apo ta mbajë në skuadër si pjesë e planeve të trajnerit të ri, Cristian Chivu.

Vendimi për të ardhmen e Asllanit pritet të merret pas disa ditësh.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌