Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 August 2025Main stream

Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën

By: armand
5 August 2025 at 20:49

Ademola Lookman vazhdon të bojkotojë stërvitjet e Atalantës, në shenjë proteste pasi klubi nuk pranon ofertat që i kanë mbërritur nga Interi. Sulmuesi nigerian kërkon me çdo kusht të transferohet te zikaltirt e për këtë arsye ka marrë vendimin ekstrem për të mos shkuar në stërvitje. Mosparaqitja e tij për dy ditë radhazi në stërvitje […]

The post Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën appeared first on BoldNews.al.

Nëse nuk ka marrëveshje me Atalantën për Lookman, Interi synon transferimin e sulmuesit anglez

5 August 2025 at 13:34

Interi vijon të monitorojë nga afër mundësitë në merkato, me objektivin për të përforcuar repartin ofensivë për sezonin e ri.

Nëse nuk arrihet marrëveshje me Atalantën për Ademola Lookman, drejtuesit zikaltër kanë identifikuar një alternativë të re: Mason Greenwood.

Afati kalimtar veror po hyn në fazën më vendimtare, dhe skuadrat e mëdha po shpejtojnë për të mbyllur operacionet e mbetura. Interi, pas një sezoni jo në lartësinë e pritshmërive, është i vendosur të përforcohet ndjeshëm.

Sipas Corriere dello Sport, Mason Greenwood është futur në orbitën e klubit nga Milano. Sulmuesi 23-vjeçar është aktualisht pjesë e Olympique de Marseille, ku ka shkëlqyer sezonin e fundit në Ligue 1.

Greenwood ka bërë diferencën me paraqitjet e tij, duke u dalluar për shpejtësinë, teknikën dhe kontributin në fazën sulmuese të skuadrës franceze.

Marseille, e cila zotëron kartonin e lojtarit, nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë. Klubi francez kërkon rreth 50 milionë euro për të pranuar shitjen e tij këtë verë.

Kjo shumë është konsideruar e lartë nga Interi për momentin, por drejtuesit janë duke e analizuar situatën, veçanërisht nëse negociatat me Atalantën për Lookman nuk japin rezultat.

Greenwood mbetet një profil që pëlqehet nga stafi teknik dhe do të ishte një përforcim me potencial të madh për vijën e sulmit zikaltër. /Telegrafi/ 

The post Nëse nuk ka marrëveshje me Atalantën për Lookman, Interi synon transferimin e sulmuesit anglez appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Atalanta i tha “jo” ofertës së Interit, reagim “drastik” i Lookman pas vendimit të bergamaskëve

By: armand
2 August 2025 at 08:37

Në epokën e internetit, reagimet e lojtarëve në rrjetet sociale shpesh tregojnë edhe gjendjen e tyre emocionale apo rebelimin ndaj një akti të caktuar. Reagimi i Ademola Lookman sot, duket qartësisht si një shpërthim nervash i sulmuesit nigerian. Ky i fundit dëshiron të shkojë te Interi që e ka piketuar si përforcim, por Atalanta refuzoi […]

The post Atalanta i tha “jo” ofertës së Interit, reagim “drastik” i Lookman pas vendimit të bergamaskëve appeared first on BoldNews.al.

Drejtori ekzekutiv i Atalantës i ofron Interit një shtysë të madhe në transferimin e Lookman

30 July 2025 at 15:34

Drejtori ekzekutiv i Atalantës, Luca Percassi, i ka thënë mediave se Ademola Lookman “ka shprehur dëshirën për t’u larguar prej kohësh” dhe se “Interi është një klub shumë miqësor” mes thashethemeve që lidhin Nerazzurrët me një transferim të sulmuesit nigerian.

Duke folur për shtypin në prezantimin e mbrojtësit të ri të majtë Honest Ahanor, Percassi e përshkroi Lookman si “një lojtar që pritet të largohet këtë verë, në përputhje me filozofinë e klubit për një shitje kyçe në vit”, por pranoi se “tregu i transferimeve sjell surpriza dhe të gjithë e dini se çfarë ndodhi me Reteguin”.

Mateo Retegui nënshkroi për klubin e Superligës Saudite, Al Qadsiah, në fillim të këtij muaji, në një marrëveshje me vlerë të raportuar prej 65 milionë eurosh. Kjo do të thotë se ka më pak presion mbi ‘La Dea’ për të ofruar zbritje për Lookman, pasi Interi vazhdon të ketë një interes të fortë.

Percassi diskutoi lëvizjen e Interit për Lookman, duke rrëfyer se “Për Lookman, pavarësisht interesit të madh, nuk kishte pasur kurrë asgjë konkrete, të paktën jo deri dje kur mbërriti oferta e parë zyrtare”.

“E pashë Marottën dje në zyrat e Legas. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, si personale ashtu edhe profesionale. Në ditët në vijim, do ta vlerësojmë me qetësi ofertën që kemi marrë dhe më pas do të japim një përgjigje. E tëra çfarë mund të them është se koha dhe vlera e largimit të lojtarëve të Atalantës janë vendime që merren vetëm nga klubi”, ka thënë Percassi.

Oferta e fundit e Interit për Lookman është ende nën çmimin prej 50 milionë eurosh që kërkon Atalanta për sulmuesin. Propozimi i parë i Interit raportohet se ishte 42 milionë euro plus 3 milionë euro në bonuse. /Telegrafi/

The post Drejtori ekzekutiv i Atalantës i ofron Interit një shtysë të madhe në transferimin e Lookman appeared first on Telegrafi.

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

By: armand
26 July 2025 at 09:25

Bisedimet për Ademola Lookman kanë mbetur në pikën e javës së kaluar. Interi ishte paraqitur me një propozim huazimi, me detyrim blerjeje, i ndarë në dy këste, që në total do të arrinte shifrën prej 40 milionë eurosh. Një ofertë që, sipas drejtuesve zikaltër, u konsiderua përfundimtare dhe jo e hapur për rritje të mëtejshme. […]

The post Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman appeared first on BoldNews.al.

Interi përmirëson ofertën për Ademola Lookman, lojtari dëshiron transferimin në Meazza

24 July 2025 at 11:56

Ademola Lookman është prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato, me drejtuesin Piero Ausilio që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Atalantën. Sulmuesi nigerian e ka bërë të qartë dëshirën për t’u transferuar në Milano.

Interi tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin për një kontratë katërvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro në sezon. Megjithatë, negociatat me Atalantën mbeten të vështira për shkak të kërkesave të larta të klubit bergamask.

Oferta fillestare e Interit prej 40 milionë eurosh në formë huazimi me detyrim blerjeje u refuzua. Atalanta kërkon 50 milionë euro dhe ndjehet në pozicion force, sidomos pas shitjes së Mateo Reteguit për 65 milionë euro në Al-Qadsiah në Arabi.

Në këtë drejtim, Interi pritet të përmirësojë ofertën në 42-43 milionë euro plus bonuse, duke u afruar me kërkesën e Atalantës. Megjithatë, raportimet e mediave italiane thonë se edhe kjo  shumë mund të mos mjaftojë.

Atalanta synon të përsërisë një skenar të ngjashëm me atë të transferimit të Koopmeiners te Juventusi, ku bardhezinjtë përfundimisht pranuan të paguajnë mbi 57 milionë euro në total me bonuse.

Lookman, ndërkohë, vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në pulpë që pritet ta mbajë jashtë fushave për 2-3 javë. Ai ka refuzuar opsione të tjera si Atletico Madrid dhe po pret Interin.

Për të finalizuar gjithçka, Interi mund të ketë nevojë të realizojë disa shitje, për të pasur fleksibilitet financiar dhe për të bindur Atalantën të pranojë marrëveshjen. /Telegrafi/ 

The post Interi përmirëson ofertën për Ademola Lookman, lojtari dëshiron transferimin në Meazza appeared first on Telegrafi.

Plani B i Interit: Xavi Simons opsion konkret nëse dështon transferimi i Lookman

21 July 2025 at 21:33

Raportet nga Italia pohojnë se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Interit dhe klubit gjerman Leipzig në lidhje me një marrëveshje të mundshme për reprezentuesin holandez Xavi Simons, i cili po shihet si një alternativë potenciale e Ademola Lookman të Atalantas. 

Inter po synon të bëjë një investim të madh në repartin ofensiv për sezonin 2025/2026, dhe sipas disa mediave gjatë javës së fundit, Lookman është objektivi kryesor, pas formës mbresëlënëse që ka treguar në vitet e fundit me klubin bergamask. 

Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, Xavi Simons është identifikuar si plani B për sulmin në rast se marrëveshja me Lookman nuk realizohet. 

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, raportohet se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin e lojtarit, Ali Barat, dhe bisedimet po vazhdojnë. 

Simons ka edhe dy vite kontratë me RB Leipzig, çka e bën një shitje të mundshme këtë verë. 

Kjo pasi gjermanët nuk duan të përballen me rrezikun e shitjes së lojtarit për një shumë të reduktuar në verën e ardhshme, kur do t’i mbetet më pak se një vit kontratë./Telegrafi/

The post Plani B i Interit: Xavi Simons opsion konkret nëse dështon transferimi i Lookman appeared first on Telegrafi.

Interi përgatit një ofertë më të mirë për Lookman – Napoli nuk është më në garë

21 July 2025 at 15:30

Interi nuk ndalet në përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Atalantës, Ademola Lookman, duke shtuar para në ofertën e re.

Pas arritjes së marrëveshjes personale me lojtarin, klubi zikaltër po përgatit një ofertë më të fortë për Atalantën, që kërkon rreth 50 milionë euro për yllin e saj.

Negociatat mes Interit dhe Atalantës vazhdojnë, me klubet që po diskutojnë mundësinë e një huazimi me detyrim blerjeje. Interi shpreson të bindë Atalantën që ta lërë Lookmanin të transferohet në Milano.

Ndërkohë, Napoli, që kishte treguar interes për sulmuesin, ka tërhequr ofertën e tij. Sipas mediave italiane, oferta e fundit e Napolit ishte në qershor, dhe që atëherë nuk ka pasur kontakte të reja.

Lookman konsiderohet përforcimi ideal për sulmin e Interit, falë shpejtësisë dhe teknikës së tij. Drejtuesit zikaltër janë të vendosur ta mbyllin sa më parë këtë transferim dhe ta prezantojnë Lookmanin para nisjes së sezonit të ri. /Telegrafi/ 

The post Interi përgatit një ofertë më të mirë për Lookman – Napoli nuk është më në garë appeared first on Telegrafi.

Atletico Madridi po përgatitet të shpenzojë 132 milionë për të përfunduar tre nënshkrime

17 July 2025 at 08:23

Atltico Madridi po përgatit një lëvizje ambicioze në tregun e transferimeve me një investim total prej 132 milionë eurosh për të siguruar tre nënshkrime strategjike: Jesus Areso, Ademola Lookman dhe Cristian Romero.

Sipas mediumit Fichajes, bordi i Atletico Madridit është i vendosur t’i japë Diego Simeones një skuadër më të fortë dhe më të gjithanshme për një sezon në të cilin qëllimi është të luftojë përsëri për tituj si në Spanjë ashtu edhe në Evropë.

Ofensiva për këto nënshkrime është tashmë në zhvillim e sipër dhe klubi nga Metropolitano po punon për të finalizuar çdo transaksion në një afat të shkurtër.

Jesus Areso

Hapi i parë do të jetë forcimi i pozicionit të mbrojtësit të djathtë, ku Jesus Areso është bërë opsioni i preferuar.

Klauzola e lirimit të mbrojtësit të Osasunës është vendosur në 12 milionë euro, një çmim që Atletico është i gatshëm të paguajë për të mbuluar largimin e mundshëm të Nahuel Molina, i cili mund të përfundojë te Villarreal në formë huazimi.

Areso, me përvojë në La Liga dhe një profil sulmues që i pëlqen Simeones, shihet si një bast i sigurt për një pozicion kyç në formacionin e Atletico Madridit.

Ademola Lookman

Në sulm, klubi madrilen i ka vënë syrin Ademola Lookman, yllit të Atalantës dhe një lojtar kyç në fitimin e trofeut të Ligës së Evropës edicionin e kaluar.

Bardhekuqtë janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro për të nënshkruar me nigerianin, i cili do të sillte ekuilibër dhe fuqi golash në një sulm që tashmë krenohet me Antoine Griezmann, Julian Alvarez dhe Aleksander Sorloth.

Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për shkak të interesit nga klube të tjera, veçanërisht Interi, por dëshira e lojtarit për të provuar fatin e tij në La Liga favorizon Atleticon.

Cristian Romero

Së fundmi, marrëveshja më e shtrenjtë është ajo e qendërmbrojtësit argjentinas të Tottenham Hotspur, Cristian Romeros.

Romero është i zgjedhuri për të forcuar mbrojtjen me lidership, një shtesë për të cilën Atletico është i gatshëm të investojë 80 milionë euro.

Ardhja e tij do t’i lejonte ‘Cholos’ të ketë një mbrojtës të klasit botëror, thelbësor për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Me këta tre lojtarë, Atletico synon të krijojë një skuadër konkurruese në të gjitha aspektet, duke synuar një vit në të cilin nuk duan të kënaqen me një vend të tretë në garën për titull.

Afati kalimtar i këtij viti do t’i tregoj plotësisht ambiciet e klubit nga Metropolitano. /Telegrafi/

The post Atletico Madridi po përgatitet të shpenzojë 132 milionë për të përfunduar tre nënshkrime appeared first on Telegrafi.

Interi ka arritur marrëveshje personale me Ademola Lookman – kërkohet nga Atalanta që të ulet çmimi

16 July 2025 at 20:40

Ademola Lookman është kthyer në objektivin kryesor të Interit, ndërsa klubi zikaltër synon të përforcojë repartin ofensiv pas largimeve të Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic në fund të sezonit 2024/25.

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Interit tashmë kanë arritur një marrëveshje personale me sulmuesin nigerian, i cili është shpallur së fundmi edhe Lojtari Afrikan i Vitit, por bisedimet me Atalantën për çmimin e kartonit të tij mbeten ende në zhvillim.

Atalanta ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për 27-vjeçarin, por Interi shpreson ta mbyllë marrëveshjen për rreth 40 milionë euro – një shumë që klubi është i gatshëm ta paguajë pa qenë nevoja të shesë ndonjë lojtar të ekipit të parë.

Sipas Sky Sport Italia, kjo shumë është në dispozicion menjëherë dhe nuk do të ndikohet nga lëvizjet e tjera të afatiti kalimtar. Megjithatë, pa një marrëveshje me Atalantën, pavarësisht akordit me lojtarin, transferimi nuk mund të zyrtarizohet.

Shpejtësia, driblimi dhe ndjesia për golin e bëjnë atë një nga sulmuesit më të kërkuar në Itali këtë verë.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Lookmanin, Interi ka në listë edhe disa alternativa. Sipas përditësimit të së mërkurës, emrat që po shqyrtohen janë: Christopher Nkunku (Chelsea), Nico Gonzalez (Juventus) dhe Jadon Sancho (Manchester United).

Interi mbetet optimist për të mbyllur me sukses operacionin për Ademola Lookman, një lojtar që do të shtonte eksplozivitet dhe cilësi në repartin sulmues të kampionëve të Italisë. Negociatat me Atalantën pritet të vazhdojnë intensivisht në ditët në vijim. /Telegrafi/ 

The post Interi ka arritur marrëveshje personale me Ademola Lookman – kërkohet nga Atalanta që të ulet çmimi appeared first on Telegrafi.

Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro

By: armand
16 July 2025 at 20:34

Ademola Lookman është objektivi i ri i merkatos së Interit. Sipas mediave italiane, zikaltërit kanë piketuar nigerianin si emrin e ri për repartin e avancuar, të bindur se ai do të ndihmojë ekipin në fazën ofensive. Interi kërkon përforcime në repartin e avancuar, për të shtuar alternativat në krah të Lautaro Martinez dhe Markus Turam, […]

The post Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Lookman bëhet prioriteti i ri i Interit për sulmin, tre emra tjerë shihen si alternativa

16 July 2025 at 10:35

Sulmuesi i Atalantës, Ademola Lookman, është shfaqur si objektivi kryesor i Interit në sulm, por ylli nigerian ka një çmim prej 50 milionë eurosh.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, yll nigerian i Atalantës, Lookman, është objektivi kryesor i Interit për të forcuar sulmin e tyre këtë verë.

Gazeta italiane konfirmon se çmimi i Lookman është 50 milionë euro. por Interi do të përpiqet të ulë kërkesat e Atalantës, duke pasur parasysh se limiti i shpenzimeve për një sulmues të ri është rreth 35 milionë euro.

Ky medium shton se Lois Openda i RB Leipzig është gjithashtu në agjendën e Interit, i ndjekur nga Eliesse Ben Seghir i Monacos dhe Christopher Nkunku i Chelseat.

Interi po planifikon të bëjë vend për një sulmues të ri duke shitur Mehdi Taremin, i cili ka tërhequr interes nga Fulhami dhe Besiktas.

Nerazzurrët do të riorganizojnë repartin e tyre sulmues në sezonin 2025/26, pasi kanë ndarë rrugët me Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic, kanë nënshkruar me Ange-Yoan Bonny nga Parma dhe kanë mirëpritur rikthimin e Francesco Pio Esposito pas një periudhe huazimi dy-sezonesh te Spezia. /Telegrafi/

The post Lookman bëhet prioriteti i ri i Interit për sulmin, tre emra tjerë shihen si alternativa appeared first on Telegrafi.

Ter Stegen po ia ndalon Barcelonës transferimin e top yllit nga Serie A

10 July 2025 at 23:51

Barcelona është në kërkim të një anësori të majtë, por deri tani përpjekjet e tyre nuk kanë qenë të suksesshme. Nico Williams ishte afër transferimit, por vendosi të rinovojë me Athletic Bilbaon.

Pas këtij refuzimi, Barça po shqyrton disa opsione të tjera, ku Luis Diaz i Liverpoolit mbetet objektivi kryesor.

Megjithatë, Bayern Munich duket më afër nënshkrimit me të, duke e bërë Marcus Rashfordin nga Manchester United një alternativë më të realizueshme për huazim.

Ademola Lookman i Atalantas është një tjetër emër në listën e Barcelonës. Ai pritet të largohet këtë verë dhe Atletico Madrid gjithashtu po ndjek situatën e tij.

Atalanta është e gatshme të pranojë më pak se 50 milionë euro për Lookman, çka mund ta bëjë marrëveshjen më të përballueshme për katalanasit. Por marrëdhëniet e tensionuara me përfaqësuesit e lojtarit paraqesin një pengesë të rëndësishme.

Problemi lidhet me faktin që agjencia që përfaqëson Lookman është e njëjta me atë të portierit Marc-Andre ter Stegen, të cilin Barcelona dëshiron ta shesë këtë verë.

Ndonëse nuk ka pasur komunikim zyrtar mes palëve, tensionet e fundit me Ter Stegen kanë ndikuar në raportin e klubit me këtë agjenci.

Për momentin, Barcelona ka informacion mbi disponueshmërinë e Lookman, por nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë. Një lëvizje mund të ndodhë vetëm pasi të zgjidhet situata me portierin gjerman. /Telegrafi/

The post Ter Stegen po ia ndalon Barcelonës transferimin e top yllit nga Serie A appeared first on Telegrafi.

Man Utd ofron kartonin e Hojlundit në përpjekje për transferimin e yllit të Atalantas

25 April 2025 at 23:35

Manchester United raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Rasmus Hojlund në një marrëveshje shkëmbimi për yllin e Atalantas. 

Nuk është një sekret se United po synon të transferojë një sulmues të ri në verë për të zëvendësuar Hojlund dhe Joshua Zirkzee, të cilët që të dy kanë zhgënjyer sa herë iu është dhënë rasti. 

Ylli i Wolvesit, Matheus Cunha, duket të jetë kandidati kryesor për t’u transferuar në ‘Old Trafford’ gjatë verës, duke ngritur pyetje për të ardhmen e sulmuesve aktualë të klubit. 

Sidoqoftë, ne më në fund mund të kemi një përgjigje ndaj këtyre pyetjeve, pasi sipas një raportimi të ri, United po konsideron të ndajë rrugët me Hojlund si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për Ademola Lookman. 

Sipas një raportimi nga The Sun, ‘Djajtë e Kuq’ do të ofrojnë kartonin e danezit për transferimin e nigerianit dhe në rast se ndodhë kjo Hojlund do të rikthehej tek klubi nga u transferua në Angli. 

Pas disa aventurave në Ligën Premier me Everton, Fulham dhe Leicester City, Lookman është shndërruar në njërin nga anësorët më të mirë në futbollin evropian. 

Në 114 paraqitje për Atalantan, Lookman ka realizuar 50 gola dhe ka bërë 24 asistime dhe ishte lojtari i tyre kyç sezonin e kaluar, pasi udhëhoqi ata drejt triumfit në Ligën e Evropës, duke shënuar het-trik në finale. 

Vetëm gjatë këtij sezoni, Lookman ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 36 paraqitje në të gjitha garat./Telegrafi/

The post Man Utd ofron kartonin e Hojlundit në përpjekje për transferimin e yllit të Atalantas appeared first on Telegrafi.

Juventusi planifikon tri transferime të mëdha gjatë verës

15 April 2025 at 14:33

Juventusi thuhet se po planifikon të transferojë tre lojtarë të mëdhenj gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk po kërkon një rinovim tjetër në ekip pas një serie ardhjesh të profilit të lartë në 2024.

Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi po kërkon të sjellë tre lojtarë kyç, të nivelit të lartë në ekipin e parë gjatë afatit kalimtar të verës, të cilët potencialisht mund të bëhen katër në varësi të largimeve të mundshme gjatë muajve të ardhshëm.

Juventusi tashmë ka shpenzuar më shumë se 200 milionë euro gjatë verës së kaluar të verës nën drejtimin e Thiago Mottas, për lojtarë si Teun Koopmeiners, Douglas Luiz, Nico Gonzalez, plus një seri huazimesh me opsione dhe detyrim blerje.

Për këtë arsye, Bianconerët mendojnë se tashmë kanë një skuadër solide të skuadrës së parë për të ndërtuar, që do të thotë se nuk pritet të ketë një rekrutim masiv në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Me Michele Di Gregorio që ka ardhur nga Monza verën e kaluar, dhe me Mattia Perin dhe Carlo Pinsoglio ende nën kontratë, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim në departamentin e portierëve.

Nuk pritet të ndryshojë shumë edhe në mbrojtje. Gazeta Tuttosport bën me dije se Gleison Bremer i dëmtuar do të jetë si një nënshkrim i ri për Juventusin sezonin e ardhshëm.

Klubi gjithashtu ka një angazhim për të nënshkruar me Lloyd Kelly përgjithmonë nga Neëcastle dhe mund të kërkojë të nënshkruajë Renato Veiga me kushte të reja, por kjo nuk pritet të jetë një negociatë e drejtpërdrejtë.

Në mesfushë, Sandro Tonali i Newcastle mbetet opsioni i ëndrrave.

Italiani nuk pritet të jetë i lirë, dhe për këtë arsye është vetëm një opsion realist nëse Bianconerët ose janë në gjendje të përfshijnë Douglas Luiz në marrëveshje, ose nëse janë në gjendje ta shesin brazilianin për një tarifë të mirë fillimisht.

Më pas, Juventusi thuhet se do të kërkojë të nënshkruajë me dy sulmues të profilit të lartë për të përmirësuar rezultatin e tyre në fazën e tretë të fushës. Dusan Vlahovic ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Allianz Stadium këtë verë, ndërsa nuk ka asnjë garanci për të ardhmen e Randal Kolo Muanit.

Juventusi thuhet se i admiron dy reprezentuesit e Nigerisë si Victor Osimhen dhe Ademola Lookman. I pari pritet të shitet nga Napoli gjatë verës dhe ka një klauzolë lirimi të vendosur në 75 milionë euro për klubet jashtë Italisë, e cila përcakton pikën referuese për një ofertë të mundshme të Bianconerëve.

Lookman mund të largohet nga Atalanta gjatë verës, por La Dea thuhet se do të kërkojë një tarifë prej 60 milionë eurosh për ta lënë të largohet diku tjetër.

Sulmuesi i Manchester Unitedit dhe ish-sulmuesi i Atalantas, Rasmus Hojlund, gjithashtu mbetet një opsion joshës për Juventusin, por ata ka të ngjarë të nënshkruajnë vetëm dy sulmues këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

The post Juventusi planifikon tri transferime të mëdha gjatë verës appeared first on Telegrafi.

Dy gjigantët anglezë të gatshëm të ofrojnë 75 milionë euro për Ademola Lookman

23 March 2025 at 14:51

E ardhmja e Ademola Lookman duket se do të jetë sërish në Angli, por kësaj radhe më i pjekur dhe me më shumë përvojë.

Sulmuesi nigerian ka vendosur të largohet nga Atalanta në verë pas dy sezoneve spektakolare me bergamaskët.

Ademola Lookman ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Ligës Premier, Chelsea dhe Liverpoo , me të dy klubet që thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë deri në 75 milionë euro për anësorin nigerian, sipas Fichajes .

Lookman mbetet nën kontratë me klubin italian deri në qershor 2026, që do të thotë se Atalanta ka avantazhin në negociata.

Sidoqoftë, si Chelsea ashtu edhe Liverpool po monitorojnë nga afër se si zhvillohen bisedimet dhe mund të jenë të radhës për të siguruar nënshkrimin e tij nëse ai vendos të kthehet në Ligën Premier.

Zikaltërtit synojnë t’i vazhdojnë kontratën, por nëse Lookman nuk pranon atëherë do ta shesin atë në verë.

Lookman ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar 6 asistime në 31 paraqitje për Atalantën. /Telegrafi/

 

The post Dy gjigantët anglezë të gatshëm të ofrojnë 75 milionë euro për Ademola Lookman appeared first on Telegrafi.

Barcelona mendon transferimin e yllit të Serie A

22 March 2025 at 11:01

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se është e interesuar për sulmuesin anësor të Atalantas, Ademola Lookman.

27-vjeçari ka shprehur një dëshirë të fortë për t’u larguar nga klubi i tij aktual, me një kalim në skuadrën katalunase që është ëndrra e tij.

Megjithatë, pavarësisht këtij interesimi, Lookman nuk është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, lojtarë si Luis Diaz i Liverpoolit dhe Rafael Leao i Milanit janë përpara tij në planet e transferimeve të klubit.

 

🚨🚨🌕| BREAKING: Ademola Lookman DREAMS of joining Barcelona and wants to leave Atalanta this summer. He would cost around €30M.

Barcelona are attentive to his situation.

[@mundodeportivo] pic.twitter.com/QFvpYGaAkU

— Managing Barça (@ManagingBarca) March 22, 2025

Lookman është bërë një nga sulmuesit anësorë më emocionues në Evropë, me aftësinë e tij për të luajtur në krahun e majtë dhe për të kaluar brenda. Ai ka ende një vit nga kontrata e tij me Atalantën dhe klubi thuhet se e vlerëson atë në rreth 30 milionë euro.

Ndërsa Barcelona është e vetëdijshme për talentin e tij, ata ende nuk kanë bërë një lëvizje konkrete.

Marrëdhënia e Lookman me trajnerin e Atalantas, Gian Piero Gasperini, është acaruar pas një incidenti me penallti në Ligën e Kampionëve, duke e shtyrë atë më tej drejt një largimi. /Telegrafi/

The post Barcelona mendon transferimin e yllit të Serie A appeared first on Telegrafi.

Retegui dhe Lookman bëjnë ‘Hyjneshën’ të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

10 March 2025 at 20:03

Atalanta po jeton një periudhë të mahnitshme nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit. Fitores së fundit 4-0 ndaj Juventusit në Allianz Stadium i ka dhënë një frymë të re skuadrës dhe ka ringjallur ëndrrat e tifozëve për një titull kampioni.  

Atalanta (58) mbetet tri pikë largë Interi (61), me të cilin do të përballet në fundjavë, ndërsa mes tyre është Napoli me 60 pikë.  

Por a mund të besojë vërtet Atalanta në Scudetto? 

Ushtria sulmuese e Gasperinit 

Gasperini ka krijuar një makinë sulmi të frikshme. Sipas të dhënave nga Sofascore, Atalanta është skuadra më efektive në Serie A për sa i përket golave për ndeshje (2.3), rasteve të krijuara (3.5) dhe driblimeve (6.8).  

Kjo tregon një ekip që jo vetëm sulmon, por edhe dominon në fushë. 

Dy emrat kryesorë: Retegui dhe Lookman 

Mateo Retegui dhe Ademola Lookman janë dy nga lojtarët që kanë ndezur Atalantën këtë sezon. Retegui ka shënuar 22 gola në Serie A, duke u afruar me rekordin e golashënuesve të klubit.  

Lookman, nga ana tjetër, ka rikthyer formën e tij më të mirë me 13 gola në ligë, duke treguar se ka mbetur besnik ndaj potencialit të tij. 

Kalendari i vështirë dhe shpresa për pranverën 

Atalanta përballet me një kalendar të vështirë në javët e ardhshme, duke përfshirë ndeshje kundër Interit, Fiorentinës, Lazio, Bolognas dhe Milanit.  

Megjithatë, pas këtyre ndeshjeve, skuadra do të ketë një orar më të lehtë, duke përfshirë sfida kundër Lecce, Monza, Genoa dhe Parmës.  

Pranvera është gjithmonë stina kur Atalanta lulëzon, dhe tifozët shpresojnë që ky të jetë viti i tyre. 

“Njerëzit duhet të ëndërrojnë, ne nuk duhet t’u heqim kurrë ëndrrat e tifozëve. Nëse e besoni fort, gjërat mund të bëhen të mundshme. Pra, nuk ka kuptim të fshihemi: Atalanta është një kandidat serioz për Scudetton”, deklaroi Gasperini.

Me emra si Berat Gjimshiti, Isak Hien, Sead Kolasinac, Roul Bellanova dhe Davide Zappacosta, klubi i njohur si “Hyjnesha”, me një mbrojtje të fortë që di të shtyjë përpara, ka të gjitha kapacitet për të prekur titullin. Shifrat në mbrojtje me 26 gola të pranuar, tregojnë që skuadra funksionin në të dyja repartet. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore

The post Retegui dhe Lookman bëjnë ‘Hyjneshën’ të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos appeared first on Telegrafi.

“Jemi rritur si skuadër”, Lookman paralajmëron Real Madridin për formën e Atalantas

10 December 2024 at 13:26

Atalanta tashmë ka zhvilluar një përballje ndaj Real Madridit në fazën hapëse të sezonit, por Ademola Lookman beson se ekipi i tij është rritur së bashku dhe është bërë më i fortë që atëherë. 

Klubi italian u takua me gjigantin spanjoll gjatë muajit gusht në kuadër të finales së Superkupës së Evropës, me Real Madridin që fitoi me rezultat 2-0, por Atalanta atë kohë sapo kishte kompletuar disa blerje dhe atyre lojtarëve iu desh kohë që të integrohen. 

Ekipi i drejtuar nga Gasperini gjithashtu kishte humbur tri nga pesë ndeshjet e tyre të para në Serie A mes gushtit dhe shtatorit, para se të nisin një seri pozitive prej nëntë fitoresh radhazi, që eventualisht bëri që ata të marrin pozitën e liderit në Itali. 

Kjo është arsyeja pse Lookman ka insistuar se dueli i së martës ndaj Real Madridit do të jetë një tjetër mundësi për të dëshmuar se Atalanta është një ekip më ndryshe në krahasim me disa muaj më parë. 

“Ne e humbëm ndeshjen që e luajtëm ndaj tyre në gusht, në Superkupë, por që atëherë ne jemi rritur së bashku si skuadër”, ka thënë Lookman, 

“Tashmë jemi një grup më ndryshe, një që është bërë më i fortë. Ne kemi shfaqur se kemi vazhdimësi dhe kjo do të jetë një tjetër mundësi për ta dëshmuar këtë, me zi po pres”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post “Jemi rritur si skuadër”, Lookman paralajmëron Real Madridin për formën e Atalantas appeared first on Telegrafi.

Serie A/ “Djajtë” bien në Bergamo, Gjimshiti me shokë kalojnë edhe pengesën “Milan”

6 December 2024 at 22:46

Nuk njihnin humbje që prej fundit të tetorit, mirëpo duket se gjithçka ndryshoi mbrëmjen e kësaj të enjtje.

“Djajtë” e Milan nuk kanë arritur dot të ruajnë ecurinë e rezultateve pozitive, teksa në “Gewiss Stadium” të Bergamos janë mundur nga vendasit e Atalanta e Berat Gjimshitit, me rezultatin minimal 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit italian të futbollit Serie A.

Sipari i golave u çel që në minutën e 12’-të me “fantazistin” belg Charles De Ketelaere, i cili dërgoi topin në rrjetën e Maignan, megjithatë kundërpërgjigjja e djemve të Paulo Fonseca erdhi vetëm 10 minuta më vonë falë spanjollit Alvaro Morata, për t’i lënë më pas vendin golit të fitores “zikaltër”, pas rrjetës së nigerianit Ademola Lookman në minutën e 87’-të.

Falë këtij rezultati Atalanta ngjitet në vendin e parë të tabelës së Serie A, me 34 pikë, 2 më më shumë se Napoli ndjekës dhe 3 më shumë se “Zikaltërit” e Inter, ndërsa Milan mbetet në vendin e 7-të tabelës me 22 pikë. /i.m /abcnews.al

❌
❌