Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Conference League: Chelsea fiton me përmbysje, Maresca ngre trofeun

By: user 2
28 May 2025 at 23:36

Chelsea bëhet klubi i parë që arrin të fitojë të pesë kompeticionet kryesore të UEFA-s.

Chelsea u trondit për një pjesë loje, nën presionin e Abde Ezzalzoulit dhe Real Betisit. Por arriti të fitojë Conference League me një përmbysje të furishme në gjysmë orën e fundit. Betis kaloi në avantazh në minutën e 9-të me golin e ish-lojtarit të Barcelonës. Por pas daljes së tij për shkak dëmtimi, gjithçka ndryshoi. Enzo Fernandez (66′), Jackson (70′), Sancho (82′) dhe Caicedo (91′) realizuan golat e fitores 4-1. Trofeu i parë evropian i Betisit u shpërbë, ndërsa Maresca feston.

Ndeshja

Wroclawdhe Conference League vishet në blu. Është bluja e Chelseat, që përmbysi gjithçka dhe mposhti 4-1 Betisin. Dhe Enzo Maresca mori trofeun e tij të parë të rëndësishëm, pas kualifikimit në Champions. Fillimi ishte i furishëm për spanjollët, me një ritëm shumë të lartë që vuri në vështirësi londinezët. Antony rrezikoi që në fillim, pastaj në minutën e 9-të Isco asistoi për Abde Ezzalzoulin që shënoi për 1-0. Ish-lojtari i Barçës “çmendi” mbrojtjen e Chelseat. Malo Guston dukej i lodhur që nga minutat e para, ndërsa Betis dominoi dhe ishte pranë golit të dytë. Jorgensen ndaloi Bartra-n, ndërsa Abde dhe Sabaly shpërdoruan raste të mira.

Pjesa e dytë nisi me daljen nga loja të mbrojtësit francez dhe hyrjen e James, duke ndryshuar ndeshjen. Në minutën e 52-të Ezzalzouli u detyrua të largohej për shkak dëmtimi. Me të u “shua” edhe loja e Betisit. Chelsea mori kontrollin, me James dhe Jackson shumë pranë golit.

Barazimi ishte në ajër dhe erdhi në minutën e 66-të. Palmer shërbeu një kros perfekt për Enzo Fernandezin, i cili shënoi me kokë për 1-1. Por 4 minuta më pas, një tjetër asist nga Palmer u finalizua nga Jackson për përmbysjen 2-1. Betis u përpoq të reagonte pas një gjysmë ore të errët. Por u ndëshkua përfundimisht në minutën e 82-të nga Jadon Sancho. Më pas, në minutën e 91-të, Caicedo realizoi golin e tij të parë në garat evropiane.

Chelsea rikthehet te trofetë ndërkombëtare dhe Maresca. Arkitekti i këtij suksesi ngrihet në qiell nga lojtarët. Chelsea bëhet kështu fituesi i katërt i Conference League, pas Romës, West Hamit dhe Olympiacosit.

The post Conference League: Chelsea fiton me përmbysje, Maresca ngre trofeun appeared first on Lapsi.al.

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

By: armand
28 May 2025 at 22:33

Po luhet në “Tarczynski Arena” në Wrocław në Poloni finalja e Conference League mes Betis dhe Chelsea-t. Finalja është zhbllokuar shpejt dhe janë andaluzianët ata që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 9-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Betis gjen golin me Ezzalzouli, i cili shënoi me një goditje të bukur brenda […]

The post Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta appeared first on BoldNews.al.

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

By: armand
28 May 2025 at 22:29

Po luhet në “Tarczynski Arena” në Wrocław në Poloni finalja e Conference League mes Betis dhe Chelsea-s. Finalja është zhbllokuar shpejt dhe janë andaluzianët ata që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 9-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Betis gjen golin me Ezzalzouli, i cili shënoi me një goditje të bukur brenda […]

The post Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video) appeared first on BoldNews.al.

Chelsea shkruan historinë e futbollit evropian – mposht Betisin në finale, asgjë nuk mungon më

28 May 2025 at 22:55

Chelsea ka bërë histori në futbollin evropian, duke u bërë skuadra e vetme që ka të gjithë trofetë e mëdhenj të fituar: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe tani Ligën e Konferencës.

Blutë mposhtën në finale Real Betisin me përmbyse, duke e arritur këtë në pjesën e dytë, për rezultatin 4-1.

Fillimisht, pas vetëm nëntë minutash lojë, Abde Ezzalzouli pranoi një asistim nga Isco, për t’i dhënë Betisit epërsinë.

Marc Bartra sa nuk befasoi portierin e Chelseat në minutën e 13-të, kur lëshoi një goditje të fortë.

Në anën tjetër, lojtarët e Enzo Marescas nuk arrin të finalizonin pasimin e fundit, duke bërë shumë gabime në sulm.

Nicolas Jackson ishte i pavërejtur, pasi bashkëlojtarët nuk pasonin shumë tek ai, për të rrezikuar portën e skuadrës spanjolle.

Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e dytë, ndërsa Chelsea e realizoi përmbysjen brenda pesë minutash.

Cole Palmer dhuroi një asistim magjik te Enzo Fernandez në minutën e 65-të, ndërsa argjentinasi realizoi me kokë në portën e Adrian.

Pesë minuta më vonë, Palmer sërish asistuesi, ndërsa Nicolas Jackson e bëri rezultatin për 2-1.

Fitoren e Chelseat u bë edhe më e thellë nga Jadon Sancho, kur realizoi një super gol në minutën e 83-të.

Moise Caicedo e vulosi fitoren e skuadrës londineze, kur shënoi për 4-1 në minutën e 90+2-të.

Chelsea e mbyll këtë sezon me fitimin e Ligës së Konferencë, ndërsa janë rikthyer edhe në Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan në vendin e katërt në Ligën Premier.

Skuadra londineze po ashtu nga 15 qershori starton rrugëtimin në Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

The post Chelsea shkruan historinë e futbollit evropian – mposht Betisin në finale, asgjë nuk mungon më appeared first on Telegrafi.

Betis dhe Chelsea duan trofeun e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare të finales

By: armand
28 May 2025 at 19:55

Real Betis dhe Chelsea do të përballen në orën 21:00. Ndeshja mes dy skuadrave do të vendosë fituesin e trofeut të Ligës së Konferencës. Përballja luhet në Poloni ku Chelsea dhe Betis kërkojnë trofeun e parë sezonal. Ky është edicioni i katërt i Ligës së Konferencës, që është kompeticioni i tretë më i rëndësishëm europian. […]

The post Betis dhe Chelsea duan trofeun e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare të finales appeared first on BoldNews.al.

Finalja e Ligës së Konferencës: Chelsea dhe Betisi startojnë me më të mirët në dispozicion

28 May 2025 at 19:50

Chelsea do të përballet sonte (28 maj) me Real Betisin në finalen e Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Tarczynski Arena” në Poloni.

Para ndeshjes ka pas shumë tensione mes të dy tifozervie, duke bërë me dije se ndeshja do të jetë e zjarrtë në tribuna, por mbetet të shihet edhe në fushë.

Chelsea në sulm starton me Nicolas Jackson, ndërsa pas tij janë të vendosu Cole Palmer, Pedro Neto dhe Noni Madueke.

Ndërsa për Real Bertisin, ata që do të synojnë portën e skuadrës londineze janë: Isco, Antony, Ezzalzouli dhe Bakambu.

Formacionet zyrtare:

Real Betis: Adrian, Cardoso, Bartra, Natan, Antony, Ezzalzouli, Bakambu, Rodriguez, Fornals, Isco, Sabaly.

Chelsea: Jorgensen, Cucurella, Badiashile, Pedro Neto, Fernandez, Madueke, Jackson, Palmer, Chalobah, Caicedo, Gusto. /Telegrafi/

The post Finalja e Ligës së Konferencës: Chelsea dhe Betisi startojnë me më të mirët në dispozicion appeared first on Telegrafi.

Antony është në prag të vendosjes së një rekordi të ri që nuk do të barazohet më kurrë në historinë e futbollit

9 May 2025 at 15:30

Ylli nën pronësi të Manchester United, Antony, mund të bëhet lojtari i parë që vendos një rekord mbresëlënës që mund të mos arrihet kurrë më.

Antony ka shijuar një jetë të re që kur u largua nga United në janar për t’u bashkuar me skuadrën e La Ligas, Real Betis, në një huazim afatshkurtër deri në fund të sezonit.

Që atëherë, sulmuesi anësor ka rizbuluar formën që e çoi drejt bashkimit me Unitedin në vitin 2022, duke shënuar tetë gola në 21 paraqitje dhe duke luajtur një rol thelbësor në betejën e Real Betisit për një vend në Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj, ai mund të jetë gati të bëjë histori duke vendosur një rekord futbolli që nuk mund të krahasohet më kurrë nga asnjë lojtar tjetër.

 

If Manchester United and Real Betis win their respective finals, Antony will become the first ever double European champion in the same season. 🤯🏆 pic.twitter.com/cBhkzx1Syu

— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) May 9, 2025

Të enjten, United siguroi një vend në një finale tërësisht angleze të Ligës së Evropës kundër Tottenham Hotspur, pasi mposhti në mënyrë mbresëlënëse Athletic Bilabon me rezultat 7-1 në dy ndeshje gjysmëfinale.

Në të njëjtën kohë, Betis siguroi një fitore të vështirë ndaj skuadrës së Serie A, Fiorentina, teksa një gol në kohën shtesë i siguroi atyre një vend në finalen e Ligës së Konferencës, ku do të takohen me Chelsean.

Duke qenë se ka luajtur një rol në edicionet evropiane të United dhe Betis, Antony do të fitojë një medalje fituesi për secilën nga të dyja skuadrat nëse fitojnë finalet përkatëse në fund të muajit.

 

🏆 If United and Betis win their respective finals, Antony will become the first ever double European champion in the same season!

🐐 for a reason. pic.twitter.com/tjSA2JxhfM

— The United Stand (@UnitedStandMUFC) May 8, 2025

Nëse United dhe Betis dalin të dy nga finalet e tyre evropiane si kampionë, atëherë Antony do ta fitojë titullin si kampioni i parë i dyfishtë evropian në të njëjtin sezon, një sukses që nuk mund të arrihet kurrë më.

Disa lojtarë kanë fituar dy trofe evropianë gjatë karrierës së tyre, por asnjëri nuk e ka arritur këtë brenda të njëjtit sezon.

Ndryshe, United shkon në finalen e Ligës së Evropës kundër Spurs në stadiumin San Mames në Bilbao si favorit i moderuar, ndërsa Betis do të përpiqet të sfidojë shanset kur të përballet me Chelsean në Stadion Miejski të Polonisë.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 21 maj, ndërsa finalja e Ligës së Konferencës do të zhvillohet një javë më vonë, më 28 maj. /Telegrafi/

The post Antony është në prag të vendosjes së një rekordi të ri që nuk do të barazohet më kurrë në historinë e futbollit appeared first on Telegrafi.

Antony i bën të gjitha – Real Betis në finale me Chelsean në Ligën e Konferencës 

8 May 2025 at 23:45

Real Betis dhe Chelsea do të përballen në finalen e Ligës së Konferencës për edicionin 2024/25. 

Chelsea e ka siguruar vendin e saj në finale pas një performance të sigurt kundër Djurgarden, duke i mposhtur ata 1-0 në “Stamford Bridge” dhe 5-1 në total.  Goli i vetëm në ndeshjen e dytë u shënua nga Kiernan Desbury-Hall.  

Në finale, Chelsea do të përballen me Real Betisin , të cilit i duhej kohë shtesë për të triumfuar ndaj Fiorentinës. Koha e rregullt u mbyll 2-1 në të mirë të italianëve, por spanjollët shënuan në kohën shtesë për të kaluar në finale.  

 

The 2025 Conference League final is set: Real Betis vs Chelsea 🤩#UECL pic.twitter.com/ir9wQVMkEM

— UEFA Conference League (@Conf_League) May 8, 2025

Antony shënoi të parin dhe asistoi të dytin, për Real Berisin, duke konfirmuar formën e tij. 

Finalja do të zhvillohet në Ëroclaë të Polonisë, të mërkurën e 28 majit. /Telegrafi/  

The post Antony i bën të gjitha – Real Betis në finale me Chelsean në Ligën e Konferencës  appeared first on Telegrafi.

Man United e informon Real Betisin për çmimin e Antonys

3 May 2025 at 15:33

Manchester United ka vendosur çmimin për të shitur Antonyn gjatë verës.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Real Betisit në formë huazimi në janar pa opsion të përhershëm.

Antony ka qenë i jashtëzakonshëm për klubin e LaLigas që nga ardhja e tij dhe ishte përsëri në listën e golashënuesve në fitoren e tyre të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës së Europa League kundër Fiorentinës të enjten në mbrëmje.

Drejtuesit e Betisit e kanë bërë të qartë se janë të etur ta zgjasin kontratën e Antonit dhe tani El Chiringuito raporton se United e ka bërë të ditur se sa dëshiron ta shesë sulmuesin.

United e ka informuar Betisin se do ta shesë Antonyn këtë verë për 40-50 milionë euro, praktikisht pothuajse gjysmën e shumës prej 90 milionë eurosh që i paguan Ajaxit për lojtarin tre vjet më parë. /Telegrafi/

The post Man United e informon Real Betisin për çmimin e Antonys appeared first on Telegrafi.

David de Gea bën një deklaratë të habitshme për Antonyn pasi braziliani i shënoi një gol të mrekullueshëm

3 May 2025 at 11:21

David de Gea ka folur për Antonyn pasi një gol i mrekullueshëm nga braziliani e mposhti portierin e Fiorentinës.

Dy ish-shokët e ekipit të Manchester United u përplasën të enjten në mbrëmje, teksa Fiorentina u përball me Real Betis në Benito Villamarin.

Gjatë një ndeshjeje të fortë, skuadra spanjolle e La Ligës, Betis, fitoi 2-1 falë golave ​​të Abde Ezzalzouli dhe Antony. Luca Ranieri ishte golashënuesi për mysafirët.

Javën e ardhshme, dyshja do të ndeshet përsëri në Stadio Artemio Franchi, ku në lojë është një vend në finalen e Ligës së Konferencës së Evropës.

Anësori brazilian, i cili iu bashkua Betisit në formë huazimi nga United, shënoi golin e fitores në minutën e 64-të.

25-vjeçari shënoi një volej të improvizuar të mrekullueshëm që kaloi ish-shokun e skuadrës së “Djajve të Kuq”, De Gea, me një gjuajtje me të djathtën që përfundoi në cepin e sipërm të portës.

Duke reaguar ndaj golit të Antonyt pas ndeshjes, De Gea pohoi se Antony nuk shënoi kurrë me këmbën e tij më të dobët gjatë kohës që stërviteshin së bashku te United.

Ai tha: “Unë u stërvita me Antonyn 1,000 herë dhe ai nuk shënoi kurrë gol me këmbën e djathtë në asnjë seancë stërvitore, por tani ai ka vetëbesim dhe po dëshmon se çfarë lojtari është”.

“Jam i lumtur për të sepse ai po vinte nga një moment i vështirë te United dhe tani po tregon më të mirën”, shtoi më tej portieri spanjoll. /Telegrafi/

The post David de Gea bën një deklaratë të habitshme për Antonyn pasi braziliani i shënoi një gol të mrekullueshëm appeared first on Telegrafi.

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës – Dominim nga ekipet angleze

18 April 2025 at 00:00

Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale në dy garat e tjera evropiane si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Në katër ndeshjet e zhvilluar ka pasur spektakël, me Tottenham që eliminoi Eintracht Frankfurtin dhe Man Utd që me përmbysje mposhti Lyonin.

Bodo/Glimt befasoi të gjithë duke eliminuar Lazion, derisa Athletic Bilbao eliminoi Rangers.

Manchester United, Tottenham Hotspur, Bodo/Glimt dhe Athletic Bilbao janë skuadrat që kanë shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Tanimë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste, me Manchester United që do të përballet me Athletic Bilbao.

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër është mes Tottenham Hotspur dhe norvegjezëve të Bodo/Glimt që eliminuan Lazion.

The last four 🤩#UECL pic.twitter.com/0uf1QpcQ7V

— UEFA Conference League (@Conf_League) April 17, 2025

Ndërkohë në Ligën e Konferencës në gjysmëfinale kanë shkuar Fiorentina, Chelsea, Djurgarden dhe Real Betis.

Në gjysmëfinale do të takohen Chelsea – Djurgarden dhe Real Betis – Fiorentina. /Telegrafi/ 

 

The post Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës – Dominim nga ekipet angleze appeared first on Telegrafi.

Barcelona dështon të përfitojë nga gabimi i Real Madridit, ndalet nga Betisi

5 April 2025 at 22:54

Barcelona ka barazuar 1-1 në shtëpi me Real Betisin në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Gavi kaloi katalunasit në epërsi me një asistim të Ferran Torres.

Mirëpo, epërsia e Barcelonë zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi Betisi i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Natan, që u asistua nga Giovani Los Celso.

Barcelona kishte dominimin në minutat në vazhdim, por pa arritur të ndryshojnë shifrat.

Në minutën e 55-të, Jules Kounde lëshoi një goditje të fortë, por Adrian bëri një pritje bravuroze.

Lojtarët e drejtuar nga Hansi Flick tentuan nga të gjitha anët që të merrnin golin e fitores, por nuk ia dolën, duke mbetur me një pikë.

Barcelona nuk ia doli të shfrytëzoi gabimin e Real Madridit që humbi 2-1 nga Valencia, duke u larguar me vetëm një pikë.

Pas javës së 30-të, Barcelona vazhdon si lidere me 67 pikë, katër më shumë se Real Madridi, ndërsa në xhiron e 31-të takohen me Leganes. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Barcelona dështon të përfitojë nga gabimi i Real Madridit, ndalet nga Betisi appeared first on Telegrafi.

Gavi pritet ta arrijë një numër jubilar të paraqitjeve në La Liga me Barcelonën

5 April 2025 at 15:39

Mesfushori spanjoll, Gavi është gati të bëjë paraqitjen e tij të 100-të në La Liga për Barcelonën nëse luan sot (e shtunë) kundër Real Betisit.

20-vjeçari do të bëhet një nga lojtarët më të rinj në historinë e klubit që ka arritur këtë moment historik.

Ndeshja është veçanërisht e rëndësishme për Gavin, i cili humbi ndeshjen e fundit të Barcelonës me Atletico Madrid në Kupën e Mbretit për shkak të një problemi në gju.

Hansi Flick ka konfirmuar se mesfushori tani është plotësisht në formë dhe gati për t’u rikthyer në fushën e blertë.

 

🎙 Hansi Flick: ❝Gavi is available and ready to play tomorrow❞ #BarçaBetis pic.twitter.com/uMxwoNPSqX

— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 4, 2025

Ky moment historik vjen si një testament për ndikimin e Gavit në një moshë kaq të re. Që nga debutimi i tij në La Liga më 29 gusht 2021, spanjolli e ka vendosur veten në 11-shen fillestare.

Pavarësisht moshës së re, Gavi ka treguar vazhdimisht pjekuri dhe vendosmëri, duke u bërë një nga lojtarët më të besuar të Barcelonës. Rikthimi i tij do të jetë një nxitje si për ekipin ashtu edhe për tifozët. /Telegrafi/

The post Gavi pritet ta arrijë një numër jubilar të paraqitjeve në La Liga me Barcelonën appeared first on Telegrafi.

Liverpooli dhe Chelsea janë të interesuar për yllin e ri të La Ligas që ka klauzolë lirimi prej 50 milionë euro

6 March 2025 at 21:50

Tregu i La Ligës është bërë objekt i shumë klube të Ligës Premier në javët e fundit, duke përfshirë Liverpoolin dhe Chelsean. Të dy klubet tani i kanë vënë sytë te një prej yjeve në Spanjë të sezonit 2024-2025 dhe ai është Jesus Rodriguez. 

Rodriguez nuk ishte llogaritur nga trajneri i Real Betis, Manuel Pellegrini gjatë muajve të parë të sezonit, por që nga nëntori, ai është bërë një anëtar i rëndësishëm i skuadrës së parë.  

Që nga janari, ai është çimentuar në formacionin titullar dhe gjatë kësaj periudhe ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse. 

Paraqitjet e Rodriguez kanë filluar të tërheqin vëmendjen nga e gjithë Evropa, dhe është Liga Premier ajo që ka treguar një interes të veçantë për anësorin 19-vjeçar. Siç raportohet nga Daily Mail, Liverpool dhe Chelsea janë në garë për nënshkrimin e tij, me këtë të fundit që thuhet se është veçanërisht e prirur për të kaluar në Londër gjatë verës. 

Rodriguez ka luajtur kryesisht në krahun e majtë në javët e fundit për të akomoduar nënshkrimin e afatit kalimtar dimëror Antonyn. 

Rodriguez ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, dhe aktivizimi i kësaj do të ishte mënyra e vetme e garantuar që mund të arrihet një marrëveshje. Në këtë fazë, nuk është aspak e sigurt nëse Real Betis do të konsideronte të linte një nga lojtarët e tyre të rinj të çmuar të largohej, por do të ishin të hapur për një shitje, sigurisht që nuk do të ishte e lirë.  

Megjithatë, Chelsea dhe Liverpool ka të ngjarë të jenë në gjendje të përballojnë çfarëdo çmimi të kërkuar./Telegrafi/  

The post Liverpooli dhe Chelsea janë të interesuar për yllin e ri të La Ligas që ka klauzolë lirimi prej 50 milionë euro appeared first on Telegrafi.

“Lojtari më i dobët në histori” – tifozët e Real Madridit ‘kryqëzojnë’ yllin e skuadrës

1 March 2025 at 23:50

Një pjesë e tifozëve të Real Madridit në X kanë goditur Vinicius Junior pasi ai u përpoq të bënte një ndikim gjatë humbjes së tyre 2-1 kundër Real Betis.

Të dy skuadrat dhanë paraqitje të mirë në Estadio Benito Villamarin të shtunën, 1 mars – por ishin vendasit që triumfuan.

Los Blancos filluan në mënyrë perfekte pasi Ferland Mendy asistoi për Brahim Diaz, i cili shënoi në minutën e 10-të.

Megjithatë, nikoqirët u përgjigjën mirë me Johnny Cardoso që shënoi me kokë në shtëpi 24 minuta për të barazuar rezultatin.

Real Betis dominoi pas kësaj dhe u shpërblye në minutën e 53-të pasi Antonio Rudiger faulloi Jesus Rodriguez në zonë për të shkaktuar një penallti.

Ish-ylli i Real Madridit, Isco, realizoi në portën e Thibaut Courtois, për të siguruar që skuadra e tij të siguronte të tri pikët.

Vinicius në krahun e majtë, duke luajtur të gjitha 90 minutat e lojës. Megjithatë, ai pati një paraqitje të dobët pasi nuk mundi të regjistronte një kontribut gol.

Sipas FotMob, 24-vjeçari kishte vetëm një goditje në drejtim të portës. Ai përfundoi katër driblime nga 11 tentime (36 për qind saktësi), dha zero krosime nga katër përpjekje dhe humbi 11 duele.

Një tifoz i Real Madridit ka postuar: “Vinicius është lojtari më i dobët në historinë e këtij klubi. Gjithmonë ankohet, gjithmonë duke bërë diçka. Mënyra se si disa nga këta tifozë e lavdërojnë atë, mendoj se ata nuk kanë qeliza truri”.

Një tjetër fans shkroi në Twitter: “Vinicius mësou të pasosh topin. Ju po humbisni shanse për gol”.

“Nuk mund të pajtohesha më shumë pasi humbi topin. Ai nuk është i njëjti. Dembel, duke qarë, duke kërkuar vëmendje. Edhe Rodrygo është më i mirë si LW”, komentoi një fans. /Telegrafi/

The post “Lojtari më i dobët në histori” – tifozët e Real Madridit ‘kryqëzojnë’ yllin e skuadrës appeared first on Telegrafi.

E largoi Mbappen nga fusha pas 75 minutash – Ancelotti tregon se çfarë pa te francezi që nuk i pëlqeu

1 March 2025 at 23:20

Carlo Ancelotti largoi Kylian Mbappen pas 75 minutash në ndeshjen kundër Real Betis, të cilën Madridi e humbi 2-1 në La Liga.

Francezi nuk ishte në elementin e tij dhe po luante aq keq në atë kohë, me trajnerin italian që e zëvendësoi me Endrickun.

“Të zëvendësosh Mbappen kaq herët? Ai e kishte këtë problem (me dhëmbin). Ai nuk është stërvitur shumë dhe nuk ishte në maksimumin e tij”, deklaroi Ancelotti.

“Preferova ta heq dhe të sjell Endrickun, i cili është në formë të mirë”.

Trajneri italian vazhdon të shprehet se çfarë pret më pas pas një disfate të tillë.

“Shpresojmë që kjo lojë të na zgjojë për ndeshjen e ardhshme. Dukej sikur ishim më të organizuar dhe koheziv kohët e fundit, por sot nuk mundëm ta bënim si në ndeshjet e mëparshme,” shtoi Ancelotti.

Real Madridi tani mund të bjerë në vendin e tretë në La Liga deri në fund të kësaj jave pas një paraqitjeje kaq të dobët. /Telegrafi/

The post E largoi Mbappen nga fusha pas 75 minutash – Ancelotti tregon se çfarë pa te francezi që nuk i pëlqeu appeared first on Telegrafi.

Vitor Roque i bashkohet Palmeiras nga Barcelona

28 February 2025 at 15:55

Sulmuesi Vitor Roque i është bashkuar Palmeiras në një marrëveshje pesëvjeçare nga Barcelona. 

Roque i cili ishte i huazuar me Real Betis shënoi katër gola dhe dy asistime në 22 ndeshje me klubin spanjoll deri tani këtë sezon.

Megjithatë, Real Betis tani ka rënë dakord të lërë yllin e tyre të huazuar të largohet pas kërkesës së Barcelonës.

 

🚨🇧🇷 Official: Real Betis confirm Vitor Roque returns to Barcelona as loan deal has been broken…

…and he’s now due to join Palmeiras on €25.5m plus €5m deal from Barça. 🐅 pic.twitter.com/byPDhhPTab

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 28, 2025

Një kompensim është rënë dakord për Betisin, me Barcelonën që ka ulur klauzolën e tyre të shitjes për Ez Adbe, i cili mbërriti në Betis në 2023 për 6 milionë funte.

Vetë Barcelona do të marrë 25 milionë funte nga Palmeiras me 5 milionë euro tjera bonuse, me gjithçka tani në vend për të përfunduar lëvizjen. /Telegrafi/

The post Vitor Roque i bashkohet Palmeiras nga Barcelona appeared first on Telegrafi.

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

25 February 2025 at 09:45

Departamenti ligjor i Barcelonës ka punuar jashtë orarit vitet e fundit, por i është dhënë një përmbledhje e re këtë javë: shpëtimi i marrëveshjes që Vitor Roque të shkojë në Palmeiras. Sulmuesi brazilian dukej gati për t’u transferuar në ‘O Verdao’ këtë javë.

Më herët, të hënën u raportua se marrëveshja kishte dështuar edhe pse u tha se Barcelona kishte rënë dakord për një tarifë prej 25 milionë euro me Palmeiras për 80% të të drejtave të tij, dhe Real Betis ishte gjithashtu i gatshëm të mos pengonte një marrëveshje.

Megjithatë, për shkak të një ligji të La Ligës, marrëveshja duket sikur nuk do të jetë e mundur – dhe pasi e zbuloi këtë, Palmeiras, me sa duket është tërhequr nga marrëveshja.

Çështja varet nga një klauzolë e La Ligës e cila e pengon Roquen të bëjë një lëvizje jashtë afateve kalimtareve të transferimit. Në mënyrë që Barcelona të vazhdojë përpara me shitjen, ata do të duhet të regjistrojnë përsëri Roquen pasi marrëveshja e tij e huazimit të jetë ndërprerë në mënyrë që ta shesin ose huazojnë atë, diçka që nuk lejohet ta bëjë.

 

Barça are exploring a FIFA loophole to sell Vitor Roque to Palmeiras before Brazil’s transfer window closes on Friday. Selling Roque for €25m would help Barça balance finances and secure contract renewals for Iñigo Martínez and Lamine Yamal. @ffpolo, @RogerTorello

— barcacentre (@barcacentre) February 24, 2025

Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, Barcelona po kërkon një mënyrë për ta ringjallur atë. Ata i kanë apeluar UEFA-s dhe FIFA-s, duke u konsultuar nëse ka një rrugë ligjore rreth rregullave të La Ligës.

Për më tepër, ekipi i tyre ligjor, së bashku me agjentin e tij Andre Cury, kanë shqyrtuar gjithashtu çështjen dhe besojnë se ka jurisprudencë, shembuj të mëparshëm të së njëjtës gjë që po ndodh, gjë që do t’i lejonte ata të ecin përpara. /Telegrafi/

The post Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras appeared first on Telegrafi.

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

14 February 2025 at 21:53

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka dhënë një shpjegim për fillimin fantastik të aventurës nga Antony tek Real Betisi. 

Braziliani ka shënuar dy gola dhe është shpallur dy herë lojtari i ndeshjes në vetëm tri ndeshje të luajtura për Betisin, atje ku u transferua si huazim nga Unitedi. 

Ai e gjeti golin në fitoren e spanjollëve me rezultat 3-0 ndaj Gent në Ligën e Konferencës të enjten. 

Antony kishte shënuar vetëm një gol për United këtë sezon, një penallti ndaj Barnsley në Carabao Cup dhe kishte arritur të realizonte vetëm 12 të tillë në total në 96 paraqitje. 

Ai u shndërrua shumë shpejt në njërin prej blerjeve më të këqija në historinë e klubit, pasi u transferua për 86 milionë euro nga Ajaxi në vitin 2022. 

“Nuk e di, ndonjëherë është kështu, mund të ndodhë me çdo klub. Ky klub ka shumë presion dhe ju duhet të keni bazën e në skuadre për të vendosur lojtarë të rinj dhe të talentuar që erdhën nga jashtë për t’i ndihmuar ata”. 

“Nëse po luani më mirë si skuadër dhe keni një bazë të fuqishme, siç supozohej të ishte në këtë klub, do të jetë më e lehtë për këtë lloj të lojtarëve që të luajnë futboll”, ka thënë Amorim. 

‘Djajtë e Kuq’ po kalojnë në një sezon të tmerrshëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës. 

United momentalisht gjendet në pozitën e 13-të në Ligën Premier para duelit me Tottenhamin të dielën dhe kanë regjistruar rezultatet më të dobëta që nga viti 1990./Telegrafi/

The post Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi appeared first on Telegrafi.

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

13 February 2025 at 23:16

Antony është bërë lojtari i parë i Real Betisit që shënon në dy ndeshjet e para jashtë fushe që nga viti 2013.

Braziliani e vendosi këtë statistikë që nuk kishte ndodhur që 12 vite te skuadra spanjolle.

Antony shënoi në ndeshjen e Real Betis kundër Gentit në play-off-in e Ligës së Evropës teksa Betis kryeson 2-0.

Sulmuesi brazilian ka gjetur një jetë të re që kur u largua nga Manchester United në janar për t’iu bashkuar klubit spanjoll në formë huazimi.

Antony shënoi vetëm një gol në 13 paraqitjet e tij për Djajtë e Kuq përpara se të bashkohej me klubin spanjoll.

Ai tashmë ka dyfishuar golat e tij dhe vazhdon të ecë fuqishëm në Spanjë. /Telegrafi/

 

The post Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite appeared first on Telegrafi.

❌
❌