Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rios sakrifikon 10 për qind të kontratës për t’iu bashkuar gjigantit italian

13 July 2025 at 09:02

Roma po vazhdon negociatat për të transferuar mesfushorin kolumbian Richard Rios nga Palmeiras, raportoi Fabrizio Romano të dielën.

25-vjeçari është i gatshëm të heqë dorë nga 10% e të drejtave të transferimit, që i takojnë atij sipas kontratës me klubin brazilian, një shumë që llogaritet rreth 3 milionë euro.

Oferta më e fundit e Romës është 25 milionë euro plus 5 milionë në formë bonusesh, por Palmeiras kërkon 30 milionë euro të garantuara.

Rios ka zhvilluar një sezon mbresëlënës me Palmeiras, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 4 asistime në 35 ndeshje gjatë sezonit 2024/25.

🚨🟡🔴 Richard Rios, prepared to give up his 10% as part of deal with Palmeiras in order to join AS Roma.

No agreement club to club yet as Palmeiras want €30m guaranteed as starting point, but Roma remain in active talks.

🎥🇮🇹 https://t.co/dRchX44RHW pic.twitter.com/0ewH5sER4y

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 13, 2025

Ai është objektivi kryesor i trajnerit Gian Piero Gasperini, i cili kërkon të forcojë mesfushën e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Për mesfushorin kolumbian kanë treguar interes edhe Interi, Porto dhe Manchester United, por Roma mbetet favoriti kryesor dhe klubi i preferuar i lojtarit.

Nëse palët arrijnë marrëveshje, Richard Rios pritet të bëhet përforcimi i parë i rëndësishëm i verdhekuqve në këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/

The post Rios sakrifikon 10 për qind të kontratës për t’iu bashkuar gjigantit italian appeared first on Telegrafi.

Chelsea thyen 2-1 Palmeiras: nuk ka derbi brazilian në gjysmëfinale kundër Fluminense

By: user 2
5 July 2025 at 10:56

Chelsea mund Palmeiras me rezultatin 2-1 në Filadelfia dhe shkon në gjysmëfinale të Botërorit për Klube, ku do të takojë Fluminense, që kishte mposhtur Al Hilal të drejtuar nga Simone Inzaghi. Blues hapën ndeshjen në minutën e 16’ me Cole Palmer, por më pas u barazuan në minutën e 53’ nga Estevao. Autogoli i Giay në minutën e 83’ (i shkaktuar nga Malo Gusto) i kualifikon më tej londinezët.

Chelsea i teknikut Enzo Maresca është gjysmëfinalistja e dytë e Botërorit për Klube 2025: londinezët mposhtën 2-1 Palmeiras dhe gjejnë një tjetër skuadër braziliane në fazën tjetër, Fluminense. Që në fillim Blues e nisën shumë fort, duke menaxhuar zotërimin e topit dhe duke i shtyrë amerikanolatinët në gjysmën e tyre të fushës. Për avantazhin e anglezëve mjaftoi të pritej vetëm minuta e 16’: asist i Chalobah nga e djathta dhe goditje e saktë me të majtën nga limiti i zonës i të zakonshmit Cole Palmer. Skuadra angleze shtyu fort dhe krijoi raste të panumërta, por pjesa e pare u mbyll vetëm 1-0.

Lexo më tej: Al Hilal, ëndrra mbaron në çerekfinale: Hercules dërgon Fluminense në gjysmëfinale

Në fillim të pjesës së dytë erdhi dushi i ftohtë për blutë e Londrës: në minutën e 53’ Estevao, nga një pozicion shumë i prapambetur, gjeti këndin e portës pas një veprimi të Richard Rios dhe barazoi rezultatin pothuajse befas. Goli i pësuar zgjoi Palmer dhe shokët e tij (pas një fillimi jo të jashtëzakonshëm), dhe Chelsea u kthye të bëjë presion fort. Brazilianët duken se mund të arrinin të mbroheshin për ta çuar sfidën në shtesa, por në minutën e 83’ erdhi goli i fitores: aksion i zhvilluar nga goditja e këndit, me Malo Gusto që provoi goditjen dhe gjeti për fat devijimin në portën e vet të mbrojtësit Giay, që e mashtron Weverton. Chelsea, falë këtij autogoli, arrin të fitojë 2-1 dhe të bashkohet me Fluminense në gjysmëfinale, ndërsa Palmeiras eliminohet.

The post Chelsea thyen 2-1 Palmeiras: nuk ka derbi brazilian në gjysmëfinale kundër Fluminense appeared first on Lapsi.al.

Chelsea eliminon Palmeirasin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

5 July 2025 at 08:20

Klubi anglez, Chelsea arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube duke mposhtur Palmeiras me rezultatin 2-1.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 16-të kur ylli më i madh i ekipit, Cole Palmer, e kaloi Wewertonin me një asistim nga Trevor Chalobah për të shënuar për 1-0.

Palmeiras barazoi në fillim të pjesës së dytë, kur Estevao, një djalosh që zyrtarisht do të bëhet lojtar i ri i Chelseat pas pak ditësh, shënoi një gol të bukur me traversë pothuajse nga një “qoshe e vdekur”.

Në fund të ndeshjes, Malo Gusto u përpoq ta hidhte topin në zonë, dhe portieri i Palmeiras, Wewerton, reagoi në mënyrë katastrofike dhe e devijoi topin në rrjetën e tij për t’ia dhuruar Chelseat fitoren me rezultat 2-1.

 

The #FIFACWC dream continues for @ChelseaFC ✨

— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) July 5, 2025

Kështu, Chelsea arriti gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, ku do të luajë kundër një gjiganti tjetër brazilian, Fluminense, më 8 korrik.

Çifti i dytë gjysmëfinal do të përbëhet nga fituesit e çerekfinaleve të sotme PSG – Bayern Munich (18:00) dhe Real Madrid – Borussia Dortmund (22:00). /Telegrafi/

The post Chelsea eliminon Palmeirasin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Estevao: Do ​​të garoj për Topin e Artë me Yamalin dhe Mastantuonon

4 July 2025 at 14:24

Estevao Willian apo i njohur si “Messinho”, i cili është transferuar te Chelsea, tashmë po ëndërron shumë, ndërsa përgatitet t’i bashkohet klubit të Ligës Premier këtë verë.

Braziliani 18-vjeçar, i cili u transferua nga Palmeiras për një shumë të raportuar prej 34 milionë eurosh plus bonuse, ka vendosur synimin për të garuar për çmimin prestigjioz “Topi i Artë” përkrah yjeve të rinj si Lamine Yamal dhe Franco Mastantuono në vitet e ardhshme.

Duke folur për gazetës AS, Estevao vlerësoi bashkëkohësit e tij, duke hedhur kandidaturën e tij për të fituar çmimin prestigjioz në të ardhmen.

“Yamal është një lojtar i ri fantastik që pati një sezon të jashtëzakonshëm. E ndoqa nga afër në Ligën e Kampionëve dhe vërtet e mbështesja atë dhe Raphinhan. Mastantuono gjithashtu po tregon rritje të madhe – i kam ndjekur ndeshjet e tij në Amerikën e Jugut dhe ai ka një potencial të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Estevao.

Lidhur me mundësinë e përballjes me këto talente për çmimin më të lartë individual në futboll, Estevao shprehu optimizëm.

“Shpresoj sinqerisht që po. Jemi të gjithë të njëjtës moshë dhe do të ishte e mrekullueshme dhe shumë interesante të garonim në atë nivel”.

Duke reflektuar mbi stilin e tij, Estevao tha: “E shoh veten duke luajtur me një stil të ngjashëm me atë të Messit — dikush që e do futbollin dhe vlerëson familjen mbi të gjitha”.

Forma mbresëlënëse e Estevao Willian te Palmeiras – ku ai shënoi 26 gola dhe dha 15 asistime në 82 paraqitje e ndihmoi klubin të kryesonte grupin e tyre në Kupën e Botës për Klube dhe të fitonte ndeshjen eliminatore kundër Botafogos.

Chelsea do të përballet me Palmeiras në çerekfinale më 5 korrik, duke i dhënë Willian një shans për të shfaqur talentin e tij kundër shokëve të tij të ardhshëm të ekipit. /Telegrafi/

The post Estevao: Do ​​të garoj për Topin e Artë me Yamalin dhe Mastantuonon appeared first on Telegrafi.

FIFA ulë “për tokë” çmimet e biletave për çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube

3 July 2025 at 10:47

Kupa e Botës për Klube, pavarësisht çdo gjëje, duket e destinuar të jetë ngjarja tjetër që “shpërfaq” i FIFA-n, me ekipet më të mëdha nga e gjithë bota që janë përballur për një gjë të pazakontë. Ende nuk është e qartë se si po performon turneu për sa i përket vëmendjes së transmetimeve, por nuk ka arritur të tërheqë imagjinatën e tifozëve vendas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FIFA zbatoi çmime dinamike për Kupën e Botës për Klube, me sa duket duke shpresuar që biletat të shiten me çmim të lirë. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur dhe me çerekfinalet e kësaj të premteje dhe të shtune, pasi tani biletat mund të merren për vetëm 11.15 dollarë (9.45 euro).

Sipas The Athletic, stadiumet bosh kanë qenë një pamje e zakonshme gjatë gjithë turneut dhe çmimi i mësipërm është më i liri në dispozicion për përballjen e Al-Hilal me Fluminense në Orlando. Për të parë Chelsean kundër Palmeiras, tifozët mund të vijnë në stadium për vetëm 22.30 dollarë (18.91 euro).

Përballja kryesore është Bayern Munich kundër Paris Saint-Germain. Pavarësisht se çmimet për atë përballje fillonin nga 500 dollarë (423.93 euro) në janar, tifozët tani mund ta shohin ndeshjen për vetëm 44.60 dollarë (37.81 euro).

Një nga të paktat skuadra që ka pasur shumë tifozë është Real Madridi. Los Blancos duket se kanë mjaftueshëm tifozë për të mbushur stadiumet kudo që shkojnë, dhe të katër ndeshjet e tyre kanë pasur pjesëmarrje mbi 60,000 veta.

Biletat më të lira për të parë skuadrën e Xabi Alonsos të shtunën kundër Borussia Dortmund kushtojnë 128 dollarë (108.53 euro), më shumë në përputhje me çmimet në kryeqytetin spanjoll.

FIFA ka angazhuar mbi 50 milionë dollarë (42.4 milionë euro) në marketing për Kupën e Botës për Klube, por në ndeshjet e fundit ka dhuruar bileta për veteranët dhe grupet e komunitetit që lidhen me futbollin.

Megjithatë, biletat më të lira për gjysmëfinalen e mundshme të Real Madridit kushtojnë 978 dollarë (829.20 euro), ndërsa gjysmëfinalja e parë kushton 473.90 dollarë (401.80 euro) dhe finalja kushton 892 dollarë (756.29 euro). /Telegrafi/

The post FIFA ulë “për tokë” çmimet e biletave për çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Dhjetë ekipet me fitimet më të mëdha në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën  

2 July 2025 at 12:35

Real Madridi është klubi që ka përfituar më shumë para deri tani në Kupën e Botës për Klube 2025, teksa dhjetëshja mbyllet me sauditët e Al-Hilal.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshëndeti me krenari edicionin e parë të zgjeruar Kupës së Botës për Klube këtë verë si një moment “të madh” për futbollin.

Ky edicion iu ka garantuar shumë para thuajse secilës skuadër pjesëmarrëse, por ka disa nga ato që kanë përfituar shumë deri tani, pas arritjes në çerekfinale.

Sipas faqes Sport Illustrated, Real Madridi është klubi që ka përfituar më shumë para deri tani, duke siguruar një shifër prej 61.5 milionë dollarësh apo 52.23 milionë euro.

Ekipi i dytë në listën e përfituesve është Bayern Munich me përfitime prej 49.43 milionë euro, ndërsa ‘podiumin’ e kompleton Paris Saint-Germain me fitime prej 47.5 milionë euro.

Lista vazhdon me Chelsean që ka fituar 45.52 milionë euro, Borussia Dortmundin që ka fituar 44.42 milionë euro dhe Manchesteri City me 43.9 milionë euro.

Klubet braziliane, Palmeiras dhe Fluminense ndajnë pozitën shtatë me përfitime prej 33.80 milionë euro, teksa pasohen nga Interi me 31.25 milionë euro dhe Al Hilal i dhjeti me 29.05 milionë euro.

Më poshtë në listë gjenden klube si Benfica, Flamengo, Botafogo, Juventus, Porto, Atletico Madrid, Inter Miami, Monterrey, River Plate dhe Boca Juniors, të cilat kanë fituar nga Kupa e Botës për Klube nga 25.40 milionë euro deri tek i fundit që ka fituar 14.16 milionë euro.

Ndryshe, paratë e fituara vijnë nga pjesëmarrja e tyre, ku kanë përfituar nga 10 deri në 35 milionë euro, të pasuara me çmime si fitorja në grup që vlente rreth 2 milionë euro, barazimi rreth 1milion euro, kualifikimi në fazën e 1/8-tës rreth 7 milionë euro dhe kalimi në çerekfinale mbi 11 milionë euro.

Sa para ka fituar deri më tani secila skuadër në Kupën e Botës për Klube

1.Real Madrid – 61.5 milionë dollarë (52.23 milionë euro)

2.Bayern Munich – 58.2 milionë dollarë (49.43 milionë euro)

3.Paris Saint-Germain – 55.9 milionë dollarë (47.5 milionë euro)

4.Chelsea – 53.6 milionë dollarë (45.52 milionë euro)

5.Borussia Dortmund – 52.3 milionë dollarë (44.42 milionë euro)

6.Man City – 51.7 milionë dollarë (43.9 milionë euro)

7= Palmeiras – 39.8 milionë dollarë (33.80 milionë euro)

7= Fluminense – 39.8 milionë dollarë (33.80 milionë euro)

9.Inter – 36.8 milionë dollarë (31.25 milionë euro)

10.Al Hilal – 34.2 milionë dollarë (29.05 milionë euro)

/Telegrafi/

The post Dhjetë ekipet me fitimet më të mëdha në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën   appeared first on Telegrafi.

Superkompjuteri parashikon shanset e klubeve për të fituar Kupën e Botës për Klube – befasi ekipi favorit

2 July 2025 at 10:36

Kupa e Botës për Klube ka hyrë në një fazë të nxehtë tashmë pasi kanë mbetur vetëm tetë klube në çerekfinale dhe secila nga to do të tentojë ta fitojë trofeun.

Sipas të dhënave të superkompjuterit të Opta Analyst, Chelsea është shfaqur si favoriti aktual për të fituar Kupën e Botës për Klube FIFA.

Pavarësisht një sezoni të trazuar në Angli, “Blutë” kryesojnë renditjen e probabilitetit me një shans prej 26.79 për qind për të ngritur trofeun në fund.

Paris Saint-Germain vjen pas tyre me mundësi prej 24.9 për qind, ndërsa fuqitë evropiane si Real Madrid dhe Bayern Munich vijnë më poshtë me 16.94 për qind shanse, përkatësisht 14.83 për qind mundësi për të fituar.

Borussia Dortmund ka një përqindje prej 7.64 për qind, ndërsa skuadra saudite Al Hilal ka një përqindje prej 4.35 për qind.

Klubet braziliane vijnë në fund të listës me Palmeiras e shtata me 3.05 për qind shanse dhe Fluminense në fund me vetëm 1.51 për qind.

Pozicioni i Chelseat si favorit mund të habitë shumë njerëz, por kjo pasqyron besimin në potencialin e skuadrës së tyre të ripërtërirë nën drejtimin e trajnerit Enzo Marescas. /Telegrafi/

The post Superkompjuteri parashikon shanset e klubeve për të fituar Kupën e Botës për Klube – befasi ekipi favorit appeared first on Telegrafi.

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, zbulohen datat dhe orari i ndeshjeve

2 July 2025 at 08:30

Pas kualifikimit të Borussia Dortmundit, tashmë dihen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.

Kualifikimet më befasuese padyshim se ishin ato të Fluminense dhe Al Hilal , të cilët eliminuan përkatësisht Interin dhe Manchester Cityn.

Ekipet braziliane dhe saudite do të përballen me Palmeiras dhe Chelsea, nga të cilat do të dalë një finalist surprizë apo më pak favorit.

Nga ana tjetër, PSG-Bayern është çerekfinalja e tretë, dhe ata do të garojnë për një vend në gjysmëfinalen e dytë.

Përballja e fundit çerekfinale do të jetë mes Real Madridit, i cili eliminoi Juventusin dhe Dortmundit, i cili mposhti ngushtë Rayados de Monterrey në fazën e 1/8-tës.

 

Next up: #FIFACWC Quarter-Finals. 🔜 pic.twitter.com/T49Cj3bOOy

— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) July 2, 2025

Datat dhe orari i çerekfinaleve

Pikërisht, Fluminense dhe Al Hilal, do të luajnë ndeshjen e parë çerekfinale në orën 21:00 këtë të premte, më 4 korrik 2025.

Ndërkohë, Palmeiras dhe Chelsea do të luajnë kundër njëra-tjetrës në orët e para të së shtunës apo më saktë në orën 3:00 të mëngjesit.

Ana tjetër e shortit do të vendoset të shtunën në mbrëmje, ku PSG dhe Bayern Munich do të luajnë nga ora 18:00, dhe ndeshja e fundit çerekfinale midis Real Madrid  dhe Dortmund do të jetë në orën 22:00 me orën tonë lokale. /Telegrafi/

The post Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, zbulohen datat dhe orari i ndeshjeve appeared first on Telegrafi.

Palmeiras në çerekfinale/Tahiri: E shfrytëzuan më mirë, kompeticioni po “sfilit” lojtarët nga Evropa! Kotrri: M’u duk ekip i pjekur

28 June 2025 at 23:31

Jo më kot është skuadra më e shquar e vendit të madh. Që nga koha e Pelesë dhe Santosit në Brazil thuhej se nuk ka më të shquar sesa Palmeiras, dhe kjo po shihet edhe në Kupën e Botës për Klubet.

Të besuarit e trajnerit Abel Ferreira arritën në çerekfinale pas suksesit 1-0 në turin e dytë, në derbin brazilian kundër Botafogos. Paulinjo shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 100-të, ndërsa Palmeiras luajti më mirë në pjesën më të madhe të kohës.

Në minutat e fundit dhe në kohën shtesë, Botafogo e rriti nivelin, duke I bërë thirrje krenarisë së vet si kampione në fuqi e Brazilit dhe e Kupës Libertadores. Gjithsesi, fitorja e bardhëjeshilëve ishte e merituar, me më shumë gjuajtje, me 5 goditje në kuadrat ndaj vetëm 2 të rivalit, dhe me goditjet nga këndi plot 15-8. Lojtarët nga Sao Paulo përballuan disa minuta në inferioritet numerik pasi Gustavo Gomezh u përjashtua me të kuq në 116’.

Palmeiras ka plot 12 tituj në kampionatin Brazilian në histori, duke qenë rekordmen, ka edhe 26 tituj në kampionatin paulista, gjithashtu rekord, ashtu siç janë edhe 5 trofetë në ligën e përbashkët Rio-Sao Paulo. Tashmë, vjen sfida çerekfinale e 4 korrikut ndaj një rivali europian, por të mbiquajturit “papagajt” do të kenë objektiv vetëm suksesin.

Trajner Ermal Tahiri, tha se Palmeiras është një skuadër, e cila di t’i zghidhë shumë mirë ndeshjet teke dhe pikërisht këtë bëri ndaj Botafogës.

Ai shtoi se ky kompeticion po konsiderohet si sfilitës për futbollistët nga Evropë dhe pasojat do të shihen në gusht kur të fillojnë kampionatet respektive.

“Është sfilitëse për lojtarët e Evropës, do ta shikonin kur të fillojë kampionati nga gushti, Do kenë shumë dëmtime lojtarët që kanë bërë këtë kom peticion”, tha ai.

Ish-futbollisti dhe tashmë menaxher futbolli, Uliks Kotrri, i ftuar në “Botërori i Vogël” në ABC News theksoi se Palmeiras ishte e vendosur dhe më e pjekur, për të kaluar më tej, në komptecionin në fjalë.

“M’u duk ekip i pjekur dhe për ta marrë ndeshjen. E menaxhuan ndeshjen siç e deshën, shkoi me shtesë, por megjithatë e gjeti fitoren”, tha ai.

 

Paulinho vendos pas 100′: Palmeiras fiton derbin brazilian, eliminohet Botafogo

By: user 2
28 June 2025 at 21:48

Vazhdon aventura e Palmeiras dhe e Estevão, lojtari i ardhshëm i Chelsea, në Kupën e Botës për Klube. Verdão eliminuan në fakt Botafogo në derbin shumë të ndjerë brazilian, pas një pjesë të parë shumë të bllokuar dhe një vazhdimi loje të dominuar nga formacioni i Abel Ferreira. Portieri John Victor i shpëton të gjitha, por nuk mund të bëjë asgjë në shtesë ndaj goditjes tokazi të Paulinho (99’): fitore 1-0 dhe Palmeiras në çerekfinale, duke pritur një mes Benfica e Chelsea.

Tension e kartona, por asnjë gol

Pas 120 minutash tension dhe një dominimi të konsiderueshëm, Palmeiras fluturon në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube: është 1-0 ndaj Botafogo. Pjesa e parë është shumë e bllokuar në Philadelphia, por Verdão jep përshtypjen më të mirë. Rios dhe Estevão e çmendin mbrojtjen e Botafogo dhe Barboza rrezikon shumë: ndërhyrje për karton portokalli, gjyqtari mjaftohet me të verdhë. Përpiqet Vitor Roque dhe vazhdojnë kontaktet në kufi, mes dy skuadrave që mbi të gjitha duan të dominojnë fizikisht rivalët. Shumë i frymëzuar Estevão, por rasti i parë real vjen vetëm në shtesën e madhe: Rios prek traversën dhe një eurogol. Në pjesën e dytë nis sërish më mirë Palmeiras, pikërisht me Estevão: pritje e jashtëzakonshme e John për t’i mohuar golin.

Lexo më tej: “Botafogo nuk është Inter”: kori tallës i tifozëve brazilianëve bëhet hit në Botëror

Inercia e ndeshjes duket e gjitha për Palmeiras, që i afrohet golit edhe me Mauricio dhe e vë sërish në punë portierin rival. Befasojnë kështu lëvizjet e teknikut Abel Ferreira, që zëvendëson si Estevão ashtu edhe Vitor Roque: që këtu e tutje të tijtë fiksen. Botafogo gjen energji të freskëta nga Correa dhe Cuiabano, mbrohet me rregull dhe arrin ta çojë ndeshjen në shtesë.

Shtesat i vendos Paulinho

Në pjesën e parë të shtesës është vetëm Palmeiras në fushë, me John Victor që shpëton ndaj Rios dhe dorëzohet në minutën e 99’: Paulinho futet në qendër dhe goditja e tij tokazi është e papërmbajtshme, 1-0 Verdão. Në pjesën e dytë Fogão përpiqet të japë gjithçka që ka, me Correa regjisor ofensiv dhe Barboza sulmues shtesë. Weverton rrezikon një gafë me Fuchs, por barazimi nuk vjen: shpërdorojnë si Vitinho ashtu edhe Igor Jesus. Palmeiras e mbyll me dhjetë lojtarë për të kuqin e Gustavo Gomez (116’), që do të mungojë në çerekfinale bashkë me Piquerez e pezulluar, por kalon turin. Do të jetë Verdão që do të ndjekë ëndrrën Botërore, mes gjigandëve brazilianë.

The post Paulinho vendos pas 100′: Palmeiras fiton derbin brazilian, eliminohet Botafogo appeared first on Lapsi.al.

Palmeiras e Inter Miami, “biskotë” për kalimin në 1/8 e Botërorit: eliminohet Porto

By: user 2
24 June 2025 at 09:16

Palmeiras dhe Inter Miami mjaftoheshin me një barazim për t’u kualifikuar së bashku në të tetat e finales të Kupës së Botës për Klube – dhe një barazim erdhi. Në “Hard Rock Stadium” ndeshja mes brazilianëve dhe amerikanëve në Grupin A përfundoi 2-2, duke i lejuar Verdão të merrte vendin e parë dhe skuadrës së Messit vendin e dytë, falë edhe golit të parë të Luis Suarez në turne. Të eliminuar kështu Porto dhe Al Ahly, që u përfshinë në një ndeshje spektakolare 4-4.

INTER MIAMI–PALMEIRAS 2-2

Në “Hard Rock Stadium” është Palmeiras që krijon rastin e parë të rrezikshëm të ndeshjes pas vetëm katër minutash, pas një goditjeje nga këndi, por është Inter Miami që e zhbllokon sfidën në minutën e pesëmbëdhjetë: avantazhin për skuadrën nga Florida e shënon Allende në një kundërsulm, i shërbyer me një asist gjeni nga kraharori i Luis Suarez. Braziliani nuk dorëzohen dhe në minutën e 30-të janë vetëm centimetra larg barazimit me Facundo Torres, goditja me të majtën e të cilit kalon ngjitur me shtyllën në të majtë të portës së Ustarit. Inter Miami shpëton dhe në minutën e 65-të godet sërish, duke e çuar rezultatin në 2-0 me Luis Suarez. Uruguajani vepron vetë, driblon dy kundërshtarë dhe shënon me të majtën kundër Wevertonit, duke realizuar golin e tij të parë në këtë turne dhe duke qenë përfundimisht protagonist i madh i ndeshjes.

Lexo më tej: Messi, perla në Botërorin e Klubeve: portieri i Porto i habitur nga goditja e dënimit

Çdo gjë dukej e përgatitur për një fitore të bukur të amerikanëve, por Palmeiras arrin të rikuperojë mes minutës së 80-të dhe 87-të, duke rifituar vendin e parë në grup. Paulinho dhe Mauricio vendosin barazimin përfundimtar 2-2, rezultat që kualifikon të dy skuadrat në të tetat, falë edhe një pritjeje të dyfishtë vendimtare të Ustarit në kohën shtesë. Verdão dhe amerikanët e mbyllin Grupin A me nga 5 pikë secili, por vendin e parë për shkak të golavarazhit e marrin brazilianët. Messi (që sot mbush 38 vjeç) dhe shokët e tij duhet të kënaqen me vendin e dytë.

PORTO–AL AHLY 4-4

Sfida mes Porto-s dhe Al Ahly-t në “MetLife Stadium” të East Rutherford zhbllokohet në minutën e 15-të, kur janë egjiptianët që kalojnë në avantazh me Abou Ali. Sulmuesi palestinez gjen një goditje perfekte me të majtën në kënd të largët dhe mposht Claudio Ramos, duke realizuar më pas edhe një tjetër gol në minutën e 22-të: këtë herë goli anulohet për pozicion jashtë loje. Porto merr frymë lirisht dhe pas vetëm një minute barazon rezultatin: Rodrigo Mora kalon dy mbrojtës dhe portierin me dy lëvizje të bukura dhe shtyn topin në rrjetë për 1-1. Ndeshja është e gjallë dhe në fundin e pjesës së parë Al Ahly kalon sërish në avantazh: Fabio Vieira shkakton një penallti dhe Abou Ali shënon për 2-1 nga pika e bardhë, duke kompletuar dopietën e tij personale.

Lexo më tej: Atletico Madrid mposht Botafogo, por eliminohet: PSG thyen Seattle e kryeson grupin

Në minutën e 50-të, Dragões vendosin sërish baraspeshën me një gol të bukur nga William Gomes, por vetëm një minutë më vonë është sërish Abou Ali që i jep avantazhin egjiptianëve: numri 9 i Al Ahly përfiton nga një kros i shkëlqyer i Hany dhe kompleton një tripletë të mrekullueshme me një goditje me kokë që nuk i jep asnjë mundësi reagimi Claudio Ramos-it. Avantazhi i ri i Djajve të Kuq zgjat vetëm deri në minutën e 53-të, pasi Samu barazon në 3-3 me një goditje me kokë pas goditjes nga këndi të Fabio Vieira.

Emocionet nuk përfundojnë këtu. Ben Romdhane e çon përsëri në epërsi për herë të katërt Al Ahly-n në minutën e 64-t me një goditje të djathtë për t’u duartrokitur, ndërsa Pepê vendos barazimin përfundimtar 4-4 në minutën e 89-të. Mbyllet kështu me një ndeshje spektakolare eksperienca në këtë Kupë të Botës për Klube për si Porto-n ashtu edhe Al Ahly-n, pasi barazimi u kushton eliminimin të dy skuadrave: luzitanët e përfundojnë grupin në vend të tretë me 2 pikë, egjiptianët të fundit me të njëjtin numër pikësh, por me një golavarazh më të dobët.

The post Palmeiras e Inter Miami, “biskotë” për kalimin në 1/8 e Botërorit: eliminohet Porto appeared first on Lapsi.al.

Zbulohen pagat vjetore të çdo skuadre në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën, Auckland City me ‘lëmoshë’

21 June 2025 at 14:02

Kupa e Botës për Klube 2025 ka kaluar tashmë javën e parë, me disa nga grupet që kanë zhvilluar nga dy ndeshje dhe me tifozët që janë argëtuar me disa përballje emocionuese.

Ekipet e Amerikës së Jugut kanë qenë surprizat e turneut, me Botafogon që tronditi PSG-në dhe Flamengon që mposhti Chelsean.

Mes gjithë kësaj, është bërë një krahasim interesant në lidhje me pagat vjetore të çdo ekipi që garon në këtë turne që po mbahet në SHBA.

Duke pasur parasysh pagat e vlerësuara të skuadrës së parë të secilës skuadër, rezulton se Real Madridi ka faturën më të lartë të pagave me 279 milionë euro paga vjetore për futbollistët.

Bayern Munich është menjëherë pas tyre me një shpenzim të madh pagash prej 274 milionë eurosh në vit dhe Al Hilal që kompleton treshen e parë me një shpenzim prej 256 milionë eurosh në vit në paga.

Ekipi me faturën më të ulët të pagave është ndoshta Auckland City FC, i cili ka një faturë pagash të skuadrës shumë më pak se 1 milion euro, pasi shumica e lojtarëve të tyre kanë punë me kohë të pjesshme diku tjetër.

Manchester City, Paris Saint-Germain, Chelsea, Atletico Madrid, Inter, Borussia Dortmund dhe Juventusi janë klubet tjera që kanë paga vjetore nga 225 milionë euro në 109 milionë euro. /Telegrafi/

The post Zbulohen pagat vjetore të çdo skuadre në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën, Auckland City me ‘lëmoshë’ appeared first on Telegrafi.

Çfarë ndodhi mes Palmeiras e Al Ahly: tifozët u ftuan të largoheshin, po vinte stuhia

By: user 2
20 June 2025 at 13:30

Ndeshja mes Palmeiras dhe Al Ahly në Kupën e Botës për Klube ishte pezulluar për shkak të një alarmi për motin, që çoi arbitrin Taylor të ndërpriste lojën në mes të pjesës së dytë, me brazilianët në avantazh 2-0. Megjithëse qielli ishte i kthjellët dhe temperatura në stadium mjaft e lartë, ishte marrë vendimi për të evakuuar shkallët për shkak të ardhjes së afërt të një stuhie në stadiumin MetLife të Nju Jorkut. Dhe kështu, pas ndeshjes Pachuca-Salzburg të ndërprerë për shkak të një shiu të rrëmbyeshëm, dukej se edhe një tjetër ndeshje mund të ndërpritej në Kupën e Botës për Klube.

Brazilianët ishin në epërsi me dy gola falë autogolit të Abou Ali dhe golit të dytë të shënuar nga Lopez, më pas erdhi ftesa e arbitrit për të hyrë në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, në shkallë ishte shfaqur një njoftim në ekranin gjigand që i ftonte tifozët të largoheshin nga shkallët pikërisht për shkak të ardhjes së afërt të një stuhie. Edhe folësi në stadium njoftonte publikun për ndryshimin e kushteve klimatike. Ndeshja u pezullua fillimisht për të paktën 40 minuta, por më pas u rifillua me të dyja skuadrat në fushë dhe tifozët sërish në shkallë.

Lexo më tej: Si mundi PSG të humbiste kundër Botafogo: “Kundërshtarët tanë më të mirë këtë sezon”

Pas thirrjeve nga folësi edhe përmes ekranit gjigand, organizatorët deshën të ftonin tifozët që, për arsye sigurie, të largoheshin nga shkallët për t’u strehuar: “Vëmendje, ju lutem. Për sigurinë tuaj, për shkak të motit të keq, do t’ju kërkojmë të largoheni nga zona e ulëseve (Seating Bowl) dhe të strehoheni brenda stadiumit – lexohej në tekstin që u shfaq në ekranet e stadiumit. – Stafi i Eventeve është në dispozicion për t’ju udhëhequr dhe ndihmuar. Kush ndodhet në fushë, ju lutemi të lëvizë me kujdes drejt tunelit më të afërt, sallës West Hall ose korridorit të shërbimeve”.

63′ The game is interrupted due to bad weather!

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #SEPAHL pic.twitter.com/dBZycb9BiL

— DAZN Football (@DAZNFootball) June 19, 2025

Ndeshja më pas rifilloi me rezultatin 2-0

Pas rreth 40 minutash, ndoshta u kuptua se rreziku nga moti i keq nuk ishte edhe aq i afërt, dhe për këtë arsye të dyja skuadrat u ftuan të ktheheshin në fushë për të rifilluar lojën, ashtu si edhe tifozët për të zënë sërish vendet në shkallë. Qielli dukej i kthjellët, po ashtu edhe temperatura shumë e lartë, por ndryshimi i motit, dukshëm, ishte shumë pranë. Një sinjal i qartë se FIFA dëshiron t’i kushtojë vëmendje maksimale çështjeve klimatike për të garantuar sigurinë e lojtarëve, punonjësve dhe tifozëve në shkallë gjatë Kupës së Botës për Klube.

The post Çfarë ndodhi mes Palmeiras e Al Ahly: tifozët u ftuan të largoheshin, po vinte stuhia appeared first on Lapsi.al.

Botërori i Klubeve/ Palmeiras mund Al Ahli-n, hedh një hap drejt turit tjetër

By: armand
19 June 2025 at 21:16

Palmeiras ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës me eliminim direkt në Botërorin e Klubeve, pasi ka mundur Al Ahli me rezultatin 2-0 në ndeshjen e dytë në grup duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. Skuadra braziliane ia doli të mposhte egjiptianët me një lojë shumë më të mirë ofensive, edhe pse […]

The post Botërori i Klubeve/ Palmeiras mund Al Ahli-n, hedh një hap drejt turit tjetër appeared first on BoldNews.al.

Sulmuesi 18-vjeçar i Palmeiras shpërthen në lot nga abuzimi i tmerrshëm racor – reagon edhe Vinicius Junior

8 March 2025 at 17:43

Sulmuesi 18-vjeçar i Palmeiras, Luighi, ishte viktimë e një abuzimi të tmerrshëm racor gjatë një ndeshje të Copa Libertadores nën-20 vjeç kundër Cerro Porteno.

Tifozët e skuadrës kundërshtare vendosën ta abuzojnë me të, duke i bërë gjeste majmuni lojtarit gjatë ndeshjes.

Luighi u përlot në stol pas kësaj sjelljeje të tmerrshme nga disa prej tifozëve.

Ai madje filloi të qajë gjatë një interviste pas ndeshjes, duke pyetur ‘Çfarë do të bëjë CONMEBOL për këtë’ dhe dukej qartë i shqetësuar.

Madje, 18-vjeçari ka deklaruar: “Jo, jo. A është e rëndë kjo? Nuk do të më pyesësh për aktin racist që më ndodhi sot? Vërtet? Deri kur do ta durojmë këtë? Më thuaj, deri kur? Kjo që më kanë bërë është krim, nuk do të pyesësh për këtë?”.

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka reaguar për këtë në rrjetet sociale, duke treguar shumë mbështetje për Luighi dhe duke dënuar episodin.

Ai goditi edhe CONMEBOL-in, duke shkruar në Instagram: “Urime që fole, vëlla. Është e trishtueshme, por qëndroni i fortë. Ne jemi në këtë luftë së bashku. Deri kur, CONMEBOL? Nuk bëni kurrë asgjë. KURRË!”.

Vini Jr ka luftuar kundër racizmit për një kohë të gjatë dhe po përpiqet të sigurojë që kjo të mos ndodhë në ndeshjet e La Ligës. /Telegrafi/

The post Sulmuesi 18-vjeçar i Palmeiras shpërthen në lot nga abuzimi i tmerrshëm racor – reagon edhe Vinicius Junior appeared first on Telegrafi.

Vitor Roque i bashkohet Palmeiras nga Barcelona

28 February 2025 at 15:55

Sulmuesi Vitor Roque i është bashkuar Palmeiras në një marrëveshje pesëvjeçare nga Barcelona. 

Roque i cili ishte i huazuar me Real Betis shënoi katër gola dhe dy asistime në 22 ndeshje me klubin spanjoll deri tani këtë sezon.

Megjithatë, Real Betis tani ka rënë dakord të lërë yllin e tyre të huazuar të largohet pas kërkesës së Barcelonës.

 

🚨🇧🇷 Official: Real Betis confirm Vitor Roque returns to Barcelona as loan deal has been broken…

…and he’s now due to join Palmeiras on €25.5m plus €5m deal from Barça. 🐅 pic.twitter.com/byPDhhPTab

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 28, 2025

Një kompensim është rënë dakord për Betisin, me Barcelonën që ka ulur klauzolën e tyre të shitjes për Ez Adbe, i cili mbërriti në Betis në 2023 për 6 milionë funte.

Vetë Barcelona do të marrë 25 milionë funte nga Palmeiras me 5 milionë euro tjera bonuse, me gjithçka tani në vend për të përfunduar lëvizjen. /Telegrafi/

The post Vitor Roque i bashkohet Palmeiras nga Barcelona appeared first on Telegrafi.

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

25 February 2025 at 09:45

Departamenti ligjor i Barcelonës ka punuar jashtë orarit vitet e fundit, por i është dhënë një përmbledhje e re këtë javë: shpëtimi i marrëveshjes që Vitor Roque të shkojë në Palmeiras. Sulmuesi brazilian dukej gati për t’u transferuar në ‘O Verdao’ këtë javë.

Më herët, të hënën u raportua se marrëveshja kishte dështuar edhe pse u tha se Barcelona kishte rënë dakord për një tarifë prej 25 milionë euro me Palmeiras për 80% të të drejtave të tij, dhe Real Betis ishte gjithashtu i gatshëm të mos pengonte një marrëveshje.

Megjithatë, për shkak të një ligji të La Ligës, marrëveshja duket sikur nuk do të jetë e mundur – dhe pasi e zbuloi këtë, Palmeiras, me sa duket është tërhequr nga marrëveshja.

Çështja varet nga një klauzolë e La Ligës e cila e pengon Roquen të bëjë një lëvizje jashtë afateve kalimtareve të transferimit. Në mënyrë që Barcelona të vazhdojë përpara me shitjen, ata do të duhet të regjistrojnë përsëri Roquen pasi marrëveshja e tij e huazimit të jetë ndërprerë në mënyrë që ta shesin ose huazojnë atë, diçka që nuk lejohet ta bëjë.

 

Barça are exploring a FIFA loophole to sell Vitor Roque to Palmeiras before Brazil’s transfer window closes on Friday. Selling Roque for €25m would help Barça balance finances and secure contract renewals for Iñigo Martínez and Lamine Yamal. @ffpolo, @RogerTorello

— barcacentre (@barcacentre) February 24, 2025

Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, Barcelona po kërkon një mënyrë për ta ringjallur atë. Ata i kanë apeluar UEFA-s dhe FIFA-s, duke u konsultuar nëse ka një rrugë ligjore rreth rregullave të La Ligës.

Për më tepër, ekipi i tyre ligjor, së bashku me agjentin e tij Andre Cury, kanë shqyrtuar gjithashtu çështjen dhe besojnë se ka jurisprudencë, shembuj të mëparshëm të së njëjtës gjë që po ndodh, gjë që do t’i lejonte ata të ecin përpara. /Telegrafi/

The post Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras appeared first on Telegrafi.

Man City arrin marrëveshje personale me objektivin e Real Madridit

9 January 2025 at 10:40

Manchester City thuhet se ka arritur marrëveshje personale me 18-vjeçarin brazilian të Palmeiras, Vitor Reis.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, City po ecën përpara me ndjekjen e qendërmbrojtësit të talentuar brazilian, Vitor Reis, i cili luan për Palmeiras.

Romano shton se klubi anglez ka arritur tashmë marrëveshje personale me lojtarin dhe tanimë ka mbetur vetëm edhe marrëveshja mes klubeve.

 

🚨🔵 Manchester City have agreed on personal terms with Vitor Reis and his agent, contract ready and green light from 18 yo centre back!

Negotiations underway to close the deal with Palmeiras around €40m, progress being made fast to avoid more clubs bidding.

Advancing fast 🇧🇷 pic.twitter.com/uQE4rZmkNh

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 9, 2025

Pavarësisht konkurrencës nga klube të tjera si Real Madrid dhe Brighton, adoleshenti mbetet një objektiv kryesor për Cityn, i cili po punon shumë për të siguruar nënshkrimin e tij.

City thuhet se po përgatit një paketë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin premtues, me bisedimet që po vazhdojnë në Brazil.

Pasi kanë parë oferta të tjera të refuzuara, kampionët e Ligës Premier janë të bindur se oferta e tyre do të jetë e mjaftueshme për të marrë Reis në ditët në vijim. /Telegrafi/

The post Man City arrin marrëveshje personale me objektivin e Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Vitor Roque pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona dhe të bëjë hap mbrapa në karrierë

23 December 2024 at 08:35

Barcelonës i është ofruar mundësia për ta shitur kartonin e sulmuesit brazilian Vitor Roque në fillim të vitit 2025. 

Blaugranasit u pajtuan për një marrëveshje huazimi që e dërgoi të tek Real Betisi në fillim të këtij sezoni, me reprezentuesin brazilian që ishte i etur të largohej nga Katalonia. 

Të dy palët ishin të pajtimit për të mos shkëputur lidhje plotësisht, teksa drejtuesit e klubit kishin besim se në të ardhmen do të krijohej një vend në ekip për 19-vjeçarin. 

Marrëveshja me Betisin përfshin gjithashtu një klauzolë për të negociuar shitjen e përhershme të kartonit të tij në fund të sezonit aktual, ose zgjatje të huazimit edhe për sezonin 2025/2026. 

Sidoqoftë, sipas një raportimi nga e përditshmja braziliane UOL dhe Mundo Deportivo, Palmeiras mund të bëjë një përpjekje për ta rikthyer atë në vendlindje. 

Kjo marrëveshje mund të përfshijë një shumë prej 20 milionë eurosh dhe bonuse varësisht nga paraqitjet e tij, por kjo do t’i krijonte Barçës humbje në krahasim me 31 milionë eurot e paguara për transferimin e tij. 

Fillimi i tij i shkëlqyer tek Real Betisi ka ‘ringjallur’ shpresat e një ribashkimi të mundshëm tek Barcelona në 2025, por situata e tyre e vështirë financiare mund të bëjë që Roque të shitet për të siguruar fonde./Telegrafi/

The post Vitor Roque pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona dhe të bëjë hap mbrapa në karrierë appeared first on Telegrafi.

Thiago Silva pushton rrjetet sociale me të fituar ndeshjen e fundit me skuadrën e tij

10 December 2024 at 19:21

Thiago Silva ka gëzuar një nga karrierat më të shquara në futboll.

Por, disa mund të thonë se arritja e tij më e madhe erdhi këtë fundjavë në vendlindjen e tij.

Qendërmbrojtësi veteran është rikthyer në skuadrën e tij të vjetër Fluminense që nga korriku, por gjërat nuk janë plotësisht të planifikuara për skuadrën nga Rio.

Duke shkuar në xhiron e fundit të sezonit të Brasileirao këtë fundjavë, skuadra duhej të fitonte për të garantuar vazhdimësinë e tyre në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Dhe ata bënë pikërisht këtë, duke mposhtur Palmeiras 1-0.

Në shenjë respekti pas ndeshjes, Thiago Silva eci në gjunjë të gjithë gjatësinë e fushës. /Telegrafi/

The post Thiago Silva pushton rrjetet sociale me të fituar ndeshjen e fundit me skuadrën e tij appeared first on Telegrafi.

❌
❌