Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

Kush do ta dominojë sezonin 2025-26, parashikon Inteligjenca Artificiale

27 August 2025 at 19:39

Sezoni 2025/26 pritet të sjellë emocione të mëdha, dramë dhe spektakël në fushë.

Inteligjenca artificiale ka analizuar formën e skuadrave, afrimet e reja, taktikat dhe gjendjen aktuale për të parashikuar se kush do të fitojë ligat më të mëdha, garat evropiane dhe çmimet individuale.

Fituesit e ligave kryesore

Premier League – Liverpool

Liverpool, nën drejtimin e Arne Slot, shihet si favorit për të marrë fronin në Angli.

Blerjet e reja kanë balancuar fuqinë sulmuese me stabilitetin në mbrojtje, ndërsa eksperienca në ndeshjet e mëdha u jep avantazh ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit.

La Liga – Real Madrid

Me Xabi Alonson në stol, Real Madrid ka ndërtuar një skuadër të balancuar mes përvojës dhe përforcimeve të reja.

Fleksibiliteti taktik dhe aftësia për të fituar ndeshje vendimtare i bëjnë favoritë ndaj Barcelonës dhe Atleticos për titullin në Spanjë.

Serie A – Napoli

Kampionët në fuqi kanë shtuar emra të mëdhenj, mes tyre edhe Kevin De Bruyne.

Disiplina taktike dhe efikasiteti në sulm i japin Napolit një hap përpara rivalëve Juventus, Inter e Milan, duke i bërë favoritë për të mbrojtur Scudetton.

Bundesliga – Bayern Munich

Pas 12 titujve në 13 vitet e fundit, Bayern mbetet skuadra për t’u mposhtur në Gjermani.

Me Luis Diaz që forcon sulmin dhe Vincent Kompany që sjell stabilitet taktik, bavarezët janë favoritë, megjithëse Dortmund, Leipzig dhe Leverkusen pritet të sfidojnë.

Ligue 1 – Paris Saint-Germain

Pas një sezoni historik me katër trofe, PSG e Luis Enriques mbetet dominues në Francë.

Thellësia e skuadrës dhe ekuilibri mes repartit mbrojtës e atij ofensiv i japin avantazh të madh ndaj Monacos, Marseilles dhe Lyonit.

Fituesit e garave evropiane

Liga e Kampionëve – Paris Saint-Germain

Pas suksesit të sezonit të kaluar, PSG synon të bëhet skuadra që e mbron titullin.

Cilësia e lojtarëve, përvoja dhe disiplina taktike i vendosin ata favoritë, megjithëse Liverpooli, Real Madridi dhe Bayerni do të jenë pengesa të vështira.

Liga e Evropës – Roma

Skuadra italiane ka treguar vazhdimësi në Evropë dhe shikohet si një nga favoritët për trofeun.

Përvoja dhe forca taktike i japin mundësi reale për ta ngritur kupën në Stamboll.

Liga e Konferencës – Fiorentina

Pas dy finaleve të humbura radhazi, Fiorentina kërkon më në fund trofeun.

Me më shumë përvojë dhe një skuadër të ekuilibruar, “Viola” shihet si favorit për ta fituar Ligën e Konferencës.

Çmimet individuale

Këpuca e Artë – Erling Haaland (Manchester City)

Makina norvegjeze e golave mbetet favorit absolut për të kryesuar listën e golashënuesve në Evropë.

Me një ekip ofensiv dhe një trajner si Guardiola, Haaland ka të gjitha kushtet për të thyer rekorde.

Topi i Artë – Ousmane Dembele (PSG)

Francezi është vendimtar në sukseset e PSG-së, si në kampionat ashtu edhe në Evropë.

Me gola, asiste dhe paraqitje konstante në ndeshjet e mëdha, Dembele shihet si kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë 2026. /Telegrafi/

The post Kush do ta dominojë sezonin 2025-26, parashikon Inteligjenca Artificiale appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Shikoni çfarë i ndodhi Leo Baileyt me të arritur në Romë

19 August 2025 at 18:19

Leon Bailey është pritur me entuziazëm nga tifozët e Romës në aeroportin Ciampino, ku mbërriti për të përfunduar transferimin e tij nga Aston Villa. Lojtari i kombëtares së Xhamajkës ka qenë një nga objektivat kryesorë të verdhekuqve gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas burimeve të shumta, marrëveshja është arritur në formë huazimi, me një pagesë prej 2-3 milionë eurosh, ndërsa Roma ka përfituar gjithashtu të drejtën e blerjes përfundimtare të lojtarit për rreth 22 milionë euro në fund të sezonit.

Bailey fillimisht ishte planifikuar të fluturonte drejt Italisë mbrëmjen e kaluar, por vendosi ta shtynte udhëtimin e tij për sot pasdite. Ky ndryshim i vogël në itinerar nuk e ka zbehur aspak atmosferën festive mes tifozëve.

Qindra mbështetës të Romës u mblodhën për ta përshëndetur 28-vjeçarin, i cili dha autografe, bëri foto dhe nuk nguroi të thërriste “Forza Roma!”, duke fituar menjëherë simpatinë e tifozëve.

Pas mbërritjes, sulmuesi anësor do t’i nënshtrohet testeve mjekësore standarde, si nga klubi ashtu edhe nga autoritetet përkatëse, përpara se të hedhë firmën mbi kontratën që do ta bëjë zyrtarisht pjesë të ekipit të Daniele De Rossit.

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për Romën, e cila synon të forcojë repartin ofensiv në prag të sfidave të reja në Serie A dhe në arenën evropiane. /Telegrafi/

The post Shikoni çfarë i ndodhi Leo Baileyt me të arritur në Romë appeared first on Telegrafi.

E kryer, Marash Kumbullua po i bashkohet Mallorcas

15 August 2025 at 20:34

Mallorca ka arritur një marrëveshje me Romën për transferimin e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja është në formë huazimi me opsion blerjeje për 8 milionë euro. Lojtari është autorizuar të udhëtojë për testet mjekësore, të cilat tashmë janë planifikuara.

Kumbulla, 25 vjeçar, i cili luan si qendërmbrojtës, është pjesë e Romës që nga viti 2021. Megjithatë, sezoni i kaluar nuk i solli shumë minuta në fushë, pasi regjistroi vetëm 12 paraqitje si titullar në Serie A. Transferimi në Mallorca shihet si një mundësi e re për të rifituar formën dhe vazhdimësinë në lojë.

 

🚨🇦🇱 Excl: Mallorca agree deal to sign Marash Kumbulla from AS Roma.

Deal done on loan with €8m buy option clause, player authorized to travel as Mallorca sources confirm medical booked. pic.twitter.com/gqtEIVAgUp

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 15, 2025

Ky hap i Mallorcës synon të forcojë repartin mbrojtës përpara sezonit të ri të La Ligës, i cili nis me një sfidë të vështirë ndaj Barcelonës. Huazimi me opsion blerjeje është një strategji e zakonshme në futbollin modern, që i jep klubeve fleksibilitet financiar dhe teknik.

Për Romën, kjo lëvizje është gjithashtu e favorshme, pasi klubi po përballet me një deficit financiar prej rreth 50 milionë eurosh në vitin 2024, sipas raporteve të fundit. Lirimi i hapësirës në listën e skuadrës dhe ulja e kostove janë hapa të rëndësishëm për balancimin e buxhetit.

Fotot e fundit tregojnë Kumbullën të motivuar dhe të buzëqeshur, duke reflektuar entuziazmin për këtë kapitull të ri në karrierë. Nëse kalon me sukses testet mjekësore, ai pritet të debutojë së shpejti me fanellën blu-kuq të Mallorcës, duke sjellë përvojën e tij ndërkombëtare me Kombëtaren Shqiptare.

Ky transferim shënon një moment kyç për të dy klubet: Mallorca synon të shfrytëzojë potencialin e lojtarit në fushë, ndërsa Roma përfiton nga riorganizimi financiar dhe sportiv. /Telegrafi/

The post E kryer, Marash Kumbullua po i bashkohet Mallorcas appeared first on Telegrafi.

Roma kërkon ta shesë, klubi i Serie A interesohet për shërbimet e Kumbullës

By: armand
13 August 2025 at 16:04

Cagliari është në bisedime me Romën për të nënshkruar me Marash Kumbullën. Ata e kishin synuar në afatet e fundit të transferimeve, por më pas nuk arritën ta ndiqnin ndërsa sipas mediave italiane kjo mund të jetë koha e duhur. Roma duhet ta shesë atë plotësisht, me një vit të mbetur në kontratën e tij, […]

The post Roma kërkon ta shesë, klubi i Serie A interesohet për shërbimet e Kumbullës appeared first on BoldNews.al.

Hojlund drejt rikthimit në Serie A? Pesë klube italiane e duan atë

11 August 2025 at 22:31

E ardhmja e Rasmus Hojlund te Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt, me pesë klube të mëdha italiane që kanë shfaqur interes për transferimin e tij. 

Sipas raportimeve të fundit, gjigantët e Serie A, Inter, Roma, Juventus, Napoli dhe Milan, kanë kontaktuar përfaqësuesit e Hojlund për një rikthim të mundshëm në Itali, vetëm dy vite pasi ai u largua nga Atalanta drejt “Djajve të Kuq” për një shumë prej 72 milionë paundësh. 

Pozicioni i 22-vjeçarit në ‘Old Trafford’ është lëkundur ndjeshëm, sidomos pas afrimit të Benjamin Sesko, një sulmues i ri që ka shënuar 26 gola në dy sezonet e fundit dhe për të cilin United pagoi një shumë të konsiderueshme. 

Megjithëse, Hojlund ka shprehur gatishmërinë për të qëndruar dhe luftuar për vendin e tij në formacion, drejtuesit e United janë të prirur të vazhdojnë me lëvizjet në afatin kalimtar dhe kanë nevojë të krijojnë hapësira financiare për afrime të reja. 

Thuhet se një ofertë prej 30-40 milionë eurosh mund të jetë e mjaftueshme për të bindur klubin anglez që ta lërë sulmuesin danez të largohet. 

Më tej, zgjedhja e trajnerit të ri Ruben Amorim për të luajtur me një ‘9 fals’ në miqësoren e fundit ndaj Fiorentinës, ku Hojlund qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, e shton më tej pasigurinë për rolin e tij në sezonin e ri të Ligës Premier./Telegrafi/ 

The post Hojlund drejt rikthimit në Serie A? Pesë klube italiane e duan atë appeared first on Telegrafi.

Marash Kumbulla drejt rikthimit në La Liga

11 August 2025 at 17:36

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares, Marash Kumbulla mund të kthehet në Spanjë.

Sipas medieve italiane, mundësia është që nga sezoni i ri ai të ribashkohet me Espanyol, klubin ku ai luajti sezonin e kaluar si i huazuar.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 ka lënë shije të mirë në Katalonjë dhe Roma nuk e ka kundërshtuar transferimin e tij.

Kumbulla ka qenë i hapur ndaj kësaj mundësie dhe i ka dhënë përparësi opsionit iberik.

Një muaj më parë, drejtori sportiv i klubit spanjoll, Fran Garagarza foli për të ardhmen e Kumbullës.

“Marashi na ka dhënë shumë dhe është me vlerë të madhe si nga perspektiva futbollistike ashtu edhe nga ajo njerëzore. Kthimi i tij nuk është i realizueshëm për momentin. Ndoshta pas disa javësh mund të jetë, ose ndoshta jo, por tani për tani nuk është. Jemi të mbuluar në mbrojtje; kemi katër mbrojtës qendrorë dhe një opsion tjetër. Burimet tona do të përqendrohen në pozicione të tjera, më të ekspozuara”, tha ai.

Diskutimet kanë filluar tashmë dhe lojtari thuhet se nuk ka problem të arrijë një marrëveshje. Tani mbetet për t’u parë nëse Espanyol do të shtyjë përpara dhe do ta bëjë transferimin apo do të vendosë të vonojë, duke pritur kushte më të favorshme se ato aktuale.

Kumbulla ka kontratë me Romën deri në verën e 2027 dhe sërish një huazim do të ishte një mundësi që nuk do t’i thuhej “jo”. Duket se mbrojtësi i Kombëtares nuk e ka bindur trajnerin Gasperini dhe po kërkon një tjetër ekip ku të vijojë karrierën.

/gj.m//r.e/

The post Marash Kumbulla drejt rikthimit në La Liga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë

By: armand
11 August 2025 at 16:40

Marash Kumbulla, mund të jetë gati për një tjetër aventurë në “La Liga”. Sipas Gianluca Di Marzio të Sky Sport, qendërmbrojtësi i Romës është rikthyer fuqishëm në listën e dëshirave të Espanjolit, klub ku ai ka luajtur më parë si i huazuar dhe ku la përshtypje pozitive. Aktualisht, 24-vjeçari është kthyer te Roma pas përfundimit […]

The post Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Roma synon transferimin e yllit të Benficas, por ka konkurrencë Juventusin

10 August 2025 at 08:05

Roma e ka identifikuar mesfushorin e Benficas, Florentino Luis, si një objektiv kyç për të përforcuar repartin e mesfushës në këto 20 ditë të mbetura të afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Klubi italian është në kërkim të një lojtari me profil mbrojtës që të përshtatet në mënyrë perfekte me idetë taktike të trajnerit Gian Piero Gasperini.

Mesfushori 25-vjeçar vlerësohet shumë për aftësitë e tij mbrojtëse, ndërgjegjësimin e lartë taktik dhe aftësinë për rikuperimin e topit. Ai gjithashtu njihet për qetësinë e tij në menaxhimin e situatave të vështira në lojë, gjë që e bën tërheqës për shumë klube elitare në Evropë.

Pikërisht këto cilësi e bëjnë Florentinon një lojtar ideal për sistemin që Gasperini synon të zbatojë te Roma.

Trajneri italian kërkon një mesfushor që mund të ofrojë siguri prapa, të thyejë aksionet e kundërshtarit dhe të nisë sulmet e shpejta, dhe Florentino shihet si profili i duhur.

Megjithatë, rruga drejt transferimit nuk pritet të jetë e lehtë. Benfica e vlerëson lojtarin me një shifër të lartë, rreth 30 milionë euro, që për Romën do të ishte një investim i konsiderueshëm duke pasur parasysh buxhetin e kufizuar.

🚨🇵🇹 Excl: AS Roma consider Florentino Luis among targets for midfield in the final 20 days of summer window.

Not easy deal as expensive plus several clubs involved also from Premier League while Roma see Florentino as ideal dream target.

🎥 https://t.co/2TDUGCEVbS pic.twitter.com/KTzn2TB6mK

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 9, 2025

Florentino Luis kërkohet edhe nga disa klube angleze, por ai i është ofruar edhe Juventusi çka e bën më të vështirë transferimin e tij në Olimpico.

Gjithsesi palët janë në kontakt dhe Florentino Luis mbetet një nga objektivat kryesorë të Romës për ta përforcuar mesfushën. /Telegrafi/

The post Roma synon transferimin e yllit të Benficas, por ka konkurrencë Juventusin appeared first on Telegrafi.

Roma dhe Manchester City në bisedime për yllin e madh argjentinas

30 July 2025 at 21:53

Claudio Echeverri po pret ende shansin e madh në Evropë dhe ai mund të vijë larg Anglisë. Talenti argjentinas, në pronësi të Manchester City, nuk është në planet e menjëhershme të Pep Guardiolës.

Skuadra e Cityt është e mbushur me lojtarë të gatshëm dhe Guardiola nuk pritet t’i ofrojë 18-vjeçarit minutat e nevojshme për t’u zhvilluar.

Duke përfituar nga kjo situatë, Roma ka lëvizur për të siguruar shërbimet e tij. Klubi italian ka kërkuar zyrtarisht huazimin e Echeverrit për sezonin e ardhshëm.

Sipas Tuttosport, propozimi i Romës përfshin edhe një opsion blerjeje, çka mund të hapte rrugën që ai të qëndrojë më gjatë në kryeqytetin italian.

Ky transferim do të ishte i dobishëm si për lojtarin ashtu edhe për Romën. Echeverri ka nevojë për minuta në ekipin e parë për të ruajtur vendin e tij në orbitën e kombëtares argjentinase.

Në më pak se një vit do të zhvillohet Kupa e Botës dhe mesfushori ofensivë dëshiron të jetë i pranishëm me Kombëtaren e Argjentinës.

Nëse marrëveshja realizohet, Echeverri do të kishte mundësinë të tregojë vlerat e tij në një kampionat kërkues si Serie A, duke fituar përvojë që nuk mund ta marrë te Manchester City.

Mediumi italian raporton se dy klubet janë në negociata të avancuara dhe se transferimi mund të kompletohet në ditët e ardhshme.  /Telegrafi/

The post Roma dhe Manchester City në bisedime për yllin e madh argjentinas appeared first on Telegrafi.

Ish-lojtari i Barcelonës në gjendje të rëndë shëndetësore, kafshohet nga qeni

30 July 2025 at 19:48

Një incident i pazakontë dhe serioz ka ndodhur në qytetin Terme, pranë Selanikut, ku viktimë ka qenë futbollisti i Arisit, Carles Perez.

Sipas raportimeve të mediave greke, anësori spanjoll po nxirrte qenin e tij për shëtitje kur u sulmua nga një qen tjetër. Gjatë përpjekjes për të ndarë dy kafshët, Perez u sulmua nga qeni dhe pësoi një plagë të thellë në zonën gjenitale.

Futbollisti u dërgua menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore për të dytën ditë me radhë.

Mjekët po vlerësojnë mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale për të riparuar dëmtimin. Klubi i Arisit ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, duke bërë të ditur se qëndron pranë lojtarit të vet dhe se rezervon të gjitha të drejtat ligjore ndaj pronarit të qenit agresiv.

Nga Barça te Arisi – karriera e një talenti spanjoll

Carles Perez është një produkt i akademisë së Barcelonës, ku u aktivizua nga viti 2012 deri në vitin 2020. Ai ka zhvilluar 13 paraqitje dhe ka shënuar dy gola me ekipin e parë të Barçës, duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi La Ligën në vitin 2019.

Më pas ai u transferua te Roma, me të cilën fitoi Ligën e Konferencës në vitin 2022, ndërsa ka luajtur gjithashtu edhe për Celtën dhe Getafen. Që nga sezoni aktual, ai është pjesë e Arisit në Superligën greke. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg është rreth 2 milionë euro. /Telegrafi/

The post Ish-lojtari i Barcelonës në gjendje të rëndë shëndetësore, kafshohet nga qeni appeared first on Telegrafi.

Gasperini po ndërton një Romë të madhe, Giallorosët prezantojnë përforcimin e pestë

29 July 2025 at 13:11

Roma është një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në Evropë dhe padyshim më aktivja në Serie A.

Gian Piero Gasperini e ka marrë drejtimin e kryeqytetasve dhe ai po ndërton një skuadër konkuruese për kreun në Serie A dhe jo vetëm.

Portieri kolumbian Devis Vasquez është transferimi i fundit i Romës, derisa më parë në këtë repart Giallorosët janë përforcuar edhe me të riun polak Radoslaw Zelezny nga Juventus.

🤳 A message from Devis…#ASRoma pic.twitter.com/5ceWa7RDSb

— AS Roma English (@ASRomaEN) July 29, 2025

Transferimi më i madh për Romën është mbrojtësi i djathtë brazilian Wesley i ardhur nga Flamengo për shumën e 25 milionë eurove.

Oi, Wesley! 😎👋🇧🇷#ASRoma pic.twitter.com/TwbRn8EfKY

— AS Roma English (@ASRomaEN) July 28, 2025

Ndërkohë Roma është përforcuar edhe në mesfushë me marokenin Neil El Aynaoui si dhe kanë marrë sulmuesin irlandez Evan Ferguson nga Brighton.

Trajneri italian synon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe të bëjë mrekulli edhe në kryeqytetin italian siç bëri në Bergamo me Atalantën. /Telegrafi/

 

The post Gasperini po ndërton një Romë të madhe, Giallorosët prezantojnë përforcimin e pestë appeared first on Telegrafi.

Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, gjiganti italian e do reprezentuesin maqedonas

27 July 2025 at 16:00

Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, pasi aventura e tij në Bundesliga me RB Leipzig nuk ka shkuar siç pritej. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut po kërkon një dalje, dhe interesimi nga Italia nuk mungon.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, AS Roma ka kontaktuar me RB Leipzig për të diskutuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit. Elmas është i hapur për rikthimin në Itali, ku më parë ka luajtur për Napolin.

Torino është gjithashtu në garë, pasi Elmas kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 në huazim te ta, duke realizuar katër gola në 13 ndeshje me klubin torinez do të donte një tjetër huazim.

Nga ana tjetër, Leipzig është i prirur ta shesë përfundimisht. Gjermanët e blenë për 24 milionë euro në janar 2024, por janë të gatshëm ta lënë të largohet për 17 milionë euro këtë verë.

Paga e lartë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe paraqitjet e dobëta në Bundesligë, 16 ndeshje pa gol, kanë bërë që Elmas të mos konsiderohet më pjesë e planeve afatgjata të klubit.

Roma e vlerëson shkathtësinë e Elmasit për të mbuluar disa role në mesfushë dhe e sheh atë si alternativë të vlefshme për krahun e majtë. .

Ndërkohë, Torino heziton për shkak të çmimit të kërkuar prej 17 milionë eurosh dhe po pret për të parë nëse Leipzig do të ulë kërkesat në javët në vijim. /Telegrafi/ 

The post Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, gjiganti italian e do reprezentuesin maqedonas appeared first on Telegrafi.

Clive Christian Imperial Majesty: Parfumi që kushton sa një apartament luksoz

By: Kult Plus
24 July 2025 at 13:05

Në botën e luksit dhe ekskluzivitetit, Clive Christian ka hedhur një hap tjetër përpara me krijimin e Imperial Majesty No.1, një parfum që ka një çmim të jashtëzakonshëm, duke e bërë atë një prej produkteve më të shtrenjta në botë. Ky parfum mund të merret për mbi 400,000 euro për një shishe gjysmë litri, një shumë që mund të blinte një apartament luksoz në disa nga qytetet më të shtrenjta të botës.

Detaje të jashtëzakonshme:

Shishja: Prej kristali Baccarat, e punuar me dorë për të ofruar një estetikë të jashtëzakonshme dhe të veçantë.

Qafa e shishes: E zbukuruar me ari 18 karatësh, duke theksuar gjithashtu pasurinë dhe traditën e këtij produkti.

Diamanti: Në vend të një tufe zakonshme, shishja ka një diamant 5 karatësh, duke i shtuar një element të jashtëzakonshëm luksit.

Prodhimi: Vetëm 10 shishe janë prodhuar në botë, dhe shumica e tyre janë dorëzuar me Bentley privat, duke e bërë këtë parfum edhe më të ekskluzivizuar dhe të vështirë për t’u gjetur.

Tradita Historike:
Clive Christian ka lidhje të ngushta me familjen mbretërore britanike, pasi shtëpia e parfumeve ka marrë lejen nga Mbretëresha Viktoria për të përdorur kurorën mbretërore në produktet e saj. Kjo traditë u trashëgua dhe vazhdoi me një nga krijimet më të njohura të markës: Imperial Majesty – një edicion special i parfumit të njohur No.1.

Aroma:
Imperial Majesty ka një aromë të pasur dhe aristokratike, që përmban nota të bergamotit, mandarinës siciliane, vaniljes, sandalit dhe vetiverit. Ky parfum është i përshkruar si “parfumi i zemrës së Clive Christian”, një kompozim që sjell elegancë dhe rafinim të papërshkrueshëm.
Ky parfum është një simbol i luksit të pakufizuar, një mundësi për ata që mund të përballojnë shpenzime të jashtëzakonshme dhe që kërkojnë diçka të veçantë, që shkon përtej aromës së zakonshme dhe bëhet një investim në artin e parfumerisë./KultPlus.com

Dritat e shatërvanit historik Trevi në Romë fiken për Gazën

19 July 2025 at 16:38

Dritat e shatërvanit të famshëm Trevi (Fontana di Trevi), një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit italian Romë, janë fikur si shenjë solidariteti me Gazën, e cila ndodhet nën sulme dhe bllokadë nga Izraeli.

Pas një vendimi të marrë muajin e kaluar nga Këshilli i Qytetit të Romës dhe nën sloganin “Roma nuk do të heshtë”, dritat e shatërvanit historik u fikën për një orë, respektivisht midis orës 22:00 dhe 23:00 me kohën lokale, për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Ky gjest simbolik u shoqërua me praninë e një grupi njerëzish mbështetës të kauzës palestineze, të cilët shkaun para shatërvanit me flamuj palestinezë dhe protestuan kundër Izraelit, të cilin e akuzuan për gjenocid në Gaza.

Ndërkohë, përpara Pallatit Poli, që ndodhet pas shatërvanit, u projektua mbishkrimi “Ndaleni luftën në Gaza”.

Ky aktivitet dhe protesta përpara shatërvanit Trevi tërhoqën edhe vëmendjen e turistëve që kishin shkuar për ta vizituar strukturën historike.

Disa vizitorë u panë duke mbështetur thirrjet e grupit pro-Palestinë. /AA/

The post Dritat e shatërvanit historik Trevi në Romë fiken për Gazën appeared first on Telegrafi.

Salah i zgjedh tre legjendat e Ligës Premier si partner të ëndrrave të tij, befason tifozët kur emëron trajnerin e preferuar

19 July 2025 at 11:08

Mohamed Salah po hyn në sezonin 2025/26 duke shpresuar të përsërisë heroizmat e tij nga sezoni 2024/25, në të cilin ai ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e Ligës Premier.

Ylli egjiptian shënoi 34 gola dhe dha 23 asistime në 52 ndeshje sezonin e kaluar, përfshirë 29 gola në Ligën Premier.

Salah së fundmi dha një intervistë ku iu përgjigj disa pyetjeve interesante dhe të shpejta në lidhje me preferencat e tij.

Kur u pyet për një lojtar me të cilin shpresonte të luante në karrierën e tij, Salah u përgjigj: “Nuk kam luajtur me të në kulmin tim, por do të thosha se Eden Hazard”.

 

These answers……FACK. pic.twitter.com/KqS3ITNhgC

— Yakob (@yakobper90) July 18, 2025

Ai gjithashtu përmendi legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, dhe ish-sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry, si disa futbollistë të mëparshëm me të cilët do të kishte dashur të luante si partner të sulmit.

Së fundmi, Salah u pyet për trajnerin e preferuar me të cilin ka punuar në karrierën e tij.

“Oooh… Luciano Spalletti”, ishte përgjigja e Salah.

Egjiptiani ka fituar titullin e Ligës Premier nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe Arne Slot, por ka zgjedhur të mos e emërojë asnjërin prej tyre si trajnerin e tij të preferuar dhe kjo mund t’i befasoj jo pak njerëz. /Telegrafi/

The post Salah i zgjedh tre legjendat e Ligës Premier si partner të ëndrrave të tij, befason tifozët kur emëron trajnerin e preferuar appeared first on Telegrafi.

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

By: Oldi
19 July 2025 at 10:24

Kryeministri Edi Rama krenohet teksa publikon pamjet e fadromës e cila shkatërron lokalet në kryeqytet duke shkaktuar një dëm miliona lekë ndaj bizneseve. Rama shkruan në rrjetet sociale se sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna, sipas […]

The post Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Trondit ish-ylli i Romës: Klubi nuk më tregoi se kisha tumor në tru, e mësova në Twitter

18 July 2025 at 08:46

Leandro Castan pretendon se Roma ia fshehu diagnozën e tumorit në tru, dhe ai e mësoi atë nga rrjetet sociale. 

Braziliani ka folur më parë për momentin kur jeta e tij ndryshoi plotësisht në shtator 2014, kur u tërhoq nga ndeshja e Romës në Serie A kundër Empolit në pjesën e parë, sepse nuk ndihej mirë. 

Situata u përkeqësua me shpejtësi dhe ai tha se mëngjesin tjetër ndihej sikur po vdiste. 

Në një intervistë të re për Corriere della Sera, Castan dha detaje edhe më tronditëse për ngjarjet që pasuan, përfshirë edhe faktin se nuk iu komunikua diagnoza. 

“Ata më dërguan në shtëpi pas analizave, mjeku i klubit ishte i shqetësuar, por nuk më tregoi se çfarë kisha. 15 ditët e para ishin më të këqijat, mezi qëndroja në këmbë, vjellja, humba 20 kilogramë dhe nuk kisha aspak forcë”. 

“Në fillim, Roma zgjodhi të ma fshihte gjithçka. Vendosa të izolohesha dhe të largohesha nga rrjetet sociale, por një ditë e hapa telefonin. Një artikull në Twitter thoshte: ‘Leandro Castan ka tumor në tru, mund të vdesë”. 

“Frika më pushtoi krejtësisht. Ende nuk e dija se çfarë kisha. Askush nuk më kishte thënë asgjë, as klubi, as mjekët. Askush. Vetëm më thoshin: ‘Qetësohu’”. 

“M’u kujtua që gjyshi im kishte vdekur nga tumor në tru dhe mendova se do të më ndodhte e njëjta gjë”, ka thënë Castan. 

Castan iu nënshtrua një operacioni në tru, por iu deshën dy vjet për t’u rikuperuar plotësisht nga një ndërhyrje kaq e rëndë. 

Megjithatë, ishte mendimi për t’u rikthyer në futboll që e shtyu të pranonte operacionin. 

“Duhej të mësoja të jetoja nga e para. Bëra gjithçka për t’u rikthyer në nivelin që isha. Gjithçka. Por nuk ishte e mundur”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Trondit ish-ylli i Romës: Klubi nuk më tregoi se kisha tumor në tru, e mësova në Twitter appeared first on Telegrafi.

Operacioni “fadroma” te Arena

By: Ardit
16 July 2025 at 22:03

Nga Lutfi Dervishi Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks, por është realitet: aty ku ka më shumë hapësirë, liria ngushtohet me shirit skene policie dhe me fadroma. Prej ditësh, lokalet në zonën e Arenës në Tiranë po përballen me vizita të njëpasnjëshme nga policia […]

The post Operacioni “fadroma” te Arena appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i Espanyol i “mbyll dyert” Kumbullës: Nuk jam optimist për një rikthim të tij

By: armand
13 July 2025 at 12:47

Marash Kumbulla, shqiptari, i cili luajti 35 ndeshje për Espanjolin sezonin e kaluar, duke u bërë qendërmbrojtësi më i shpeshtë i ekipit, duket se është larg spanjollëve. Përveç sigurimit prapavijës, mbrojtësi bënte paraqitje të shpeshta në zonën e penalltisë së kundërshtarit, duke shënuar tre gola. Kjo performancë pozitive kishte ngritur shqetësime në lidhje me një […]

The post Drejtori i Espanyol i “mbyll dyert” Kumbullës: Nuk jam optimist për një rikthim të tij appeared first on BoldNews.al.

Rios sakrifikon 10 për qind të kontratës për t’iu bashkuar gjigantit italian

13 July 2025 at 09:02

Roma po vazhdon negociatat për të transferuar mesfushorin kolumbian Richard Rios nga Palmeiras, raportoi Fabrizio Romano të dielën.

25-vjeçari është i gatshëm të heqë dorë nga 10% e të drejtave të transferimit, që i takojnë atij sipas kontratës me klubin brazilian, një shumë që llogaritet rreth 3 milionë euro.

Oferta më e fundit e Romës është 25 milionë euro plus 5 milionë në formë bonusesh, por Palmeiras kërkon 30 milionë euro të garantuara.

Rios ka zhvilluar një sezon mbresëlënës me Palmeiras, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 4 asistime në 35 ndeshje gjatë sezonit 2024/25.

🚨🟡🔴 Richard Rios, prepared to give up his 10% as part of deal with Palmeiras in order to join AS Roma.

No agreement club to club yet as Palmeiras want €30m guaranteed as starting point, but Roma remain in active talks.

🎥🇮🇹 https://t.co/dRchX44RHW pic.twitter.com/0ewH5sER4y

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 13, 2025

Ai është objektivi kryesor i trajnerit Gian Piero Gasperini, i cili kërkon të forcojë mesfushën e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Për mesfushorin kolumbian kanë treguar interes edhe Interi, Porto dhe Manchester United, por Roma mbetet favoriti kryesor dhe klubi i preferuar i lojtarit.

Nëse palët arrijnë marrëveshje, Richard Rios pritet të bëhet përforcimi i parë i rëndësishëm i verdhekuqve në këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/

The post Rios sakrifikon 10 për qind të kontratës për t’iu bashkuar gjigantit italian appeared first on Telegrafi.

❌
❌