Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA

By: Kult Plus
13 July 2025 at 22:02

Vajzat dhe djemtë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakël me performancën e tyre në kalanë e Porto Palermos, duke e bërë eksperiencën e pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj më të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama tha në një postim në rrjetet sociale, që “Porto Palermo, pikëtakimi më i veçantë i pasurisë natyrore me trashëgiminë kulturore që zbukurohet edhe më shumë nga tingujt e spektaklit të dhuruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura”.

Në kuadër të sezonit turistik, Porto Palermo ishte ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët.

Juventusi kërkon ta blej përfundimisht Francisco Conceicao, Porto refuzon ofertën e parë

9 July 2025 at 14:41

Juventusi ka bërë ofertën e parë për transferimin përfundimtar të Francisco Conceicao, por është refuzuar nga Porto.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, klubi portugez nuk ka pranuar shumën prej 22 milionë eurosh.

Anësori 22-vjeçar ishte i huazuar te Juventusi gjatë sezonit 2024/25 dhe ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Torino.

Megjithatë, klubi italian nuk është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh, e cila është e vlefshme deri më 15 qershor 2026.

Juventusi po përpiqet të negociojë një marrëveshje të re me çmim më të ulët, të paguar në disa këste, duke shpresuar në mirëkuptimin e Portos.

Conceicao është dalluar me paraqitjet e tij, përfshirë dy gola në fitoren 5-0 kundër Al Ain në Kupën e Botës për Klube.

Forma e tij ka tërhequr gjithashtu interesin e klubeve si Atletico Madrid dhe RB Leipzig, që po e ndjekin nga afër situatën e tij.

Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Juventusi mbetet i vendosur për ta bërë portugezin pjesë të përhershme të skuadrës. /Telegrafi/ 

The post Juventusi kërkon ta blej përfundimisht Francisco Conceicao, Porto refuzon ofertën e parë appeared first on Telegrafi.

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

By: Oldi
3 July 2025 at 14:01

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë pas pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Porto, Portugali. Ai e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve të 11-majit, si një farsë zgjedhore të orkestruar nga qeveria dhe strukturat e saj. Në fjalimin e tij, Berisha ka theksuar përdorimin e resurseve shtetërore […]

The post Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

By: V K
3 July 2025 at 14:42

Pas pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Porto, Portugali, kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve të 11-majit, si një farsë zgjedhore të orkestruar nga qeveria dhe strukturat e saj.

Në fjalimin e tij, Berisha ka theksuar përdorimin e resurseve shtetërore për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, duke përmendur praktika të tilla si blerja e votave, përdorimi i administratës publike për qëllime elektoraliste dhe organizimin e aktiviteteve për të ndikuar tek zgjedhësit, përfshirë evenimente të mëdha si Giro d’Italia.

Po ashtu, ai ka folur për shkelje të ligjit në lidhje me legalizimet dhe ndarjen e lejeve të ndërtimit për të fituar mbështetje elektorale.

“Isha në Porto të Portugalisë, ku zhvilloi punimet sesioni i Asamblesë parlamentar të OSBE. Siç e dini, asambleja parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndër të cilat ODIHR, janë dhe institucionet e besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së, përsa u përket zgjedhjeve, karakterit, të zhvillimit të tyre, zgjedhjeve të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta.

Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj shumë përzemërsisht presidenten e grupit parlamentar të EPP-së zonjën Gundrun Kugler, për mundësinë që më krijoi të bëj një ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj 2025.

Interesi i kryetares së grupit parlamentar të EPP-së, të asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh.

Në ekspozenë tonë, ne paraqitëm me fakte dhe dokumente se çfarë ishte procesi në Shqipërinë e Ramaduros, e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Pa krahasuar me asnjë proces tjetër në Europë, informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare, fuqia ekzekutive, për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe blerjen e saj.

Për përdorimin e gjysëm miliardi euro, për prokurorime publikë në kundështim flagrant me ligjin.

Për organizimin në kundërshtim me ligjin të 4500 evente kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfunduar me Giro d’Italia ditët e fundit dhe ditën e zgjedhjeve për të ndikuar tek zgjedhësit.

Tek përdorimi i armatës së punonjësve të paguar nga taksa paguesit shqiptarë për tu shërbyer atyre dhe jo për tu angazhuar si policë elektoralë në procesin zgjedhor.

Firmosjen e mijëra e mijërave leje legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikatave të pronësisë, për vota.

Dorëzimin e të gjitha të dhënave sekrete, personale të qytetarëve grupeve të patronazhistëve për ti kërcënuar dhe mikluar ata.

Si dhe vendimin për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin për votë, ndërkohë ligji lejon gjithsej 200 hektarë.

Në takimet dhe ekspozetë tona ne informuam ata me të gjithë dukuritë e konstatuara nga vëzhgimi i kamerave ditën e votimit, nga rinumërimi i fletëve të votimit. I informuam për përdorimin më të gjerë të mekanizmit ‘treni Bullgar’. I informuam për shtetëzimin e votës së diasporës dhe procesit të votimit të diasporës.

Me fakte, dokumente me të dhëna. Mendoj se audienca me lajmet, me dokumentet, provat që dërguam mori informacionin më të vërtetë dhe më të duhur për farsën elektorale të 11 majit”, tha Berisha.

The post Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit appeared first on Albeu.com.

Reagimi emocionues i ish-klubeve të Diogo Jotas pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez

3 July 2025 at 12:54

Futbolli evropian është tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, pas një aksidenti fatal në Spanjë.

Dyshja humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur makina e tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, pas një shpërthimi të gomës.

Diogo Jota, vetëm 27 vjeç, ka lënë gjurmë të pashlyera në disa prej klubeve më të njohura në të cilat ka luajtur gjatë karrierës së tij: FC Porto, Atlético Madrid dhe Wolverhampton Wanderers. Pas lajmit të kobshëm, të tre klubet kanë reaguar me mesazhe prekëse për të nderuar kujtimin e tij.

Wolverhampton Wanderers, klubi ku Jota shkëlqeu në Ligën Premier para se të transferohej te Liverpool, shkruan:

We are heartbroken.

Diogo was adored by our fans, loved by his teammates and cherished by everyone who worked with him during his time at Wolves. The memories he created will never be forgotten.

Our hearts go out to the family, friends and loved ones of Diogo and his brother,… pic.twitter.com/MqMlp7o44M

— Wolves (@Wolves) July 3, 2025

“Jemi thellësisht të pikëlluar. Diogo ishte i adhuruar nga tifozët tanë, i dashur nga bashkëlojtarët dhe i çmuar nga të gjithë ata që punuan me të gjatë kohës së tij te Wolves. Kujtimet që ai krijoi nuk do të harrohen kurrë. Zemrat tona janë pranë familjes, miqve dhe të afërmve të Diogos dhe vëllait të tij, Andre. Do të na mungoni vërtet shumë dhe do të kujtoheni gjithmonë.”

Atletico Madrid, ku Jota kishte luajtur në sezonin 2016-17, reagoi me një deklaratë të shkurtër, por emocionuese:

El Atlético de Madrid está conmocionado por la trágica noticia del fallecimiento de Diogo Jota, ex jugador del club, y su hermano André.
Enviamos nuestro más sincero pésame a su familia y seres queridos.
Descansen en paz. pic.twitter.com/MQaelutaFh

— Atlético de Madrid (@Atleti) July 3, 2025

“Atletico de Madrid është i tronditur nga lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës, ish-lojtar i klubit, dhe vëllait të tij Andre. I dërgojmë ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. Pushofshin në paqe.”

Ndërkohë, Porto, ku Jota është rritur si futbollist në akademinë e klubit dhe ka debutuar profesionalisht ka reaguar gjithashtu:

“Futebol Clube do Porto është në zi. Me tronditje dhe dhimbje të thellë i dërgojmë ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve të Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, i cili gjithashtu ka qenë një sportist i yni në nivelet e moshave. Pushofshin në paqe.”

O Futebol Clube do Porto está de luto.

É com choque e profundo pesar que enviamos as sentidas condolências à família e amigos do Diogo Jota e irmão André Silva, que também foi nosso atleta nos escalões de formação.

Descansem em paz.#FCPorto pic.twitter.com/BXlR8v7y7Z

— FC Porto (@FCPorto) July 3, 2025

Në këto momente të rënda për futbollin dhe më gjerë, bota e sportit është bashkuar në dhimbje, duke kujtuar jo vetëm një lojtar të shkëlqyer, por edhe një njeri të dashur dhe të respektuar në fushë dhe jashtë saj. /Telegrafi/

The post Reagimi emocionues i ish-klubeve të Diogo Jotas pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez appeared first on Telegrafi.

Guardiola është i lodhur nga një titullar dhe po kërkon një nënshkrim prej 75 milionë eurosh

2 July 2025 at 08:58

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka marrë një vendim kyç për sezonin e ardhshëm: ai dëshiron një portier të ri te Manchester City.

Eliminimi nga Al Hilal në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës për Klube e la trajnerin katalunas thellësisht të pakënaqur, dhe gabimet e Ederson midis portës ishin katalizatori. Braziliani, pavarësisht pranisë së tij të vazhdueshme në klub dhe deklaratave të tij të besnikërisë, ka humbur besimin e trajnerit të tij në momente vendimtare.

Emri që i bind më shumë stafin e trajnerëve është Diogo Costa. Portieri i Portos, vetëm 25 vjeç, është vendosur si një nga portierët më të besueshëm në kontinent.

Klauzola e lirimit të tij, e vendosur në 75 milionë euro, nuk përfaqëson një pengesë të pakapërcyeshme për arkën e klubit anglez, i cili e sheh atë si një nënshkrim strategjik për të rinisur projektin dhe për të sfiduar përsëri për të gjithë trofetë.

Kontrata e Costas skadon në vitin 2027, por portugezi nuk e ka përjashtuar një largim gjatë verës. Vetë lojtari thuhet se është i hapur për një ndryshim të situatës që do t’i lejonte atij të garonte vazhdimisht midis elitës së Evropës dhe të përgatitej për Kupën e Botës 2026 si një titullar i padiskutueshëm në një ekip shumë kërkues.

Guardiola, gjithmonë kërkues për lëvizje me këmbë dhe siguri në portë, e sheh reprezentuesin portugez si një lojtar më të kompletuar, më të përshtatshëm për stilin në zhvillim të Citizens. Ndërsa Ederson ka qenë kyç në vitet e fundit, performanca e tij e fundit ka ngritur pyetje.

City tashmë po bën lëvizje në zyrat e klubit dhe marrëveshja për Diogo Costën mund të përshpejtohet në javët në vijim. Një epokë e re në portën e Etihad mund të jetë gati të fillojë. /Telegrafi/

The post Guardiola është i lodhur nga një titullar dhe po kërkon një nënshkrim prej 75 milionë eurosh appeared first on Telegrafi.

Askush si Real Madridi, Bayerni dhe Man City – po mbushin arkat në Kupën e Botës për Klube

27 June 2025 at 13:33

Real Madridi, Bayern Munich dhe Manchester City po i mbushin çantat me para në Kupën e re të Botës për Klube.

Pas fazës së grupeve, tri klubet e lartpërmendura kanë fituar më shumë para se çdo klub tjetër që merr pjesë në Kupën e Botës për Klube deri më tani këtë vit.

Madridi ka fituar 43.55 milionë euro deri më tani, ndërsa Man City ka fituar 42.51 milionë euro, me Bayernin që vjen afër vendit të tretë me 37.6 milionë euro të fituara deri më tani.

Këtë javë, të tri klubet do të synojnë më shumë para në të ardhura, ndërsa gara hyn në fazën eliminatore. Madridi, Man City dhe Bayern fituan 6.45 milionë euro për avancimin në raundin e 16-të. Ata do të fitojnë edhe 11.28 milionë euro të tjera nëse kualifikohen për në çerekfinale.

Secila prej këtyre katër skuadrave do të fitojë 18 milionë euro nëse arrin në gjysmëfinale.

Real Madridi, City dhe Bayern do të marrin 25.8 milionë euro nëse arrijnë në finale dhe 34.3 milionë euro të tjera nëse e fitojnë atë. E njëjta gjë vlen edhe për çdo ekip tjetër.

Të 16 ekipet e mbetura në Kupën e Botës për Klube do të marrin në shtëpi shuma të ndryshme në varësi të modelit jolinear të shpërndarjes ekonomike të turneut.

Real Madrid – 32.8 milionë euro.

Manchester City – 30.9 milionë euro

Bayern Munich – 27.8 milionë euro

PSG – 27.2 milionë euro

Dortmund – 23.4 milionë euro

Inter – 21.6 milionë euro

Atletico Madrid – 19.7 milionë euro

Juventus – 17.1 milionë euro

Porto – 16.7 milionë euro

Benfica – 14.6 milionë euro

Chelsea – 11.6 milionë euro

Salzburg – 11.02 milionë euro. /Telegrafi/

The post Askush si Real Madridi, Bayerni dhe Man City – po mbushin arkat në Kupën e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Kaos te Porto: plumba gome ndaj tifozëve të tërbuar, trajneri shkarkohet menjëherë

By: user 2
26 June 2025 at 12:16

Kupa e Botës për Klube jep viktimën e saj të parë të rëndësishme: është Martín Anselmi, tashmë ish-trajneri i “Dragonjve” bardhekaltër të Porto, i cili mori nga klubi letrën e shkarkimit të menjëhershëm sapo u kthye me skuadrën nga Shtetet e Bashkuara. Ajo që ndodhi përtej oqeanit nuk i pëlqeu askujt, e aq më pak tifozëve, të cilët pritën ardhjen e skuadrës në aeroport për ta kontestuar ashpër. Policia u detyrua të ndërhynte për të shpërndarë më të dhunshmit përpara se situata të dilte jashtë kontrollit, duke qëlluar me plumba gome dhe hedhur gaz lotsjellës.

Porto dështoi në Botërorin e Klubeve: asnjë fitore në 3 ndeshje

Dy barazime (mes tyre edhe ai befasues kundër Al Ahly) dhe një humbje, me vetëm 5 gola të shënuar dhe plot 6 të pësuar në një grup aspak të pamundur, kundër skuadrave me nivel mesatar si Al Ahly, Palmeiras dhe Inter Miami. Kjo është pasqyra e Kupës së Botës për Klube, ku Porto u eliminua me turp, duke bërë një figurë shumë të keqe. E tifozët nuk mund ta pranonin këtë përfundim të dështuar. Kështu, me skuadrën që u kthye menjëherë në atdhe për të nisur përgatitjet verore dhe për të menduar për të ardhmen, një grup i madh ultrasish priti kthimin e lojtarëve dhe stafit për të shfryrë zemërimin e tyre.

Zemërimi i tifozëve në kthimin e skuadrës: ndërhyn policia

Porto u prit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës më 26 qershor nga rreth 50 tifozë, të cilët lëshuan sharje të rënda ndaj André Villas-Boas, Martín Anselmit dhe lojtarëve. Kur tensioni arriti kulmin, pikërisht në momentin kur autobusi po largohej nga aeroporti Francisco Sá Carneiro, policia ndërhyri dhe qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë grupin që kishte tentuar të ndalonte mjetin.

A comitiva do FC Porto foi recebida com insultos e protestos por parte de algumas dezenas de adeptos, junto ao Aeroporto Francisco Sá Carneiro. pic.twitter.com/gBEsJz3419

— Daily Dragões (@dailydragoes) June 24, 2025

Presidenti Villas-Boas shkarkon direkt Martín Anselmi

Kthimi në shtëpi nuk ishte i hidhur vetëm për shkak të protestës së zjarrtë të tifozëve të vet, pasi paraqitjet e dobëta dhe zhgënjyese në Botëror e shtynë drejtuesinë të merrte një vendim të bujshëm: trajnerit Martín Anselmi iu dorëzua letra e shkarkimit të menjëhershëm sapo zbriti nga avioni. Vendimin e ashpër e mori André Villas-Boas, i cili si trajner kishte fituar 4 tituj kombëtarë me Dragonjtë dhe që sot, si president i klubit, vendosi të largojë nga detyra trajnerin argjentinas.

LIVE: Conferência de Imprensa
https://t.co/eqA2kPgHMU

— FC Porto (@FCPorto) June 24, 2025

Porto nga vendi i 3-të në kampionat te dështimi në Amerikë

I shpallur më 27 janar si pasuesi i Vítor Bruno në krye të FC Porto, Martín Anselmi e drejtoi skuadrën vetëm në 21 ndeshje, duke marrë 10 fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje. Trajneri 39-vjeçar argjentinas e kishte çuar skuadrën në vendin e tretë në kampionat, pa arritur megjithatë të kualifikohej për 1/8-at e Europa League, ku u eliminua nga Roma në play-off, pas një barazimi (1-1) në ndeshjen e parë, të luajtur në “Dragão”, dhe një humbjeje 3-2 në Olimpico të Romës në ndeshjen e kthimit. Më pas, dështimi vendimtar në Kupën e Botës për Klube dhe shkarkimi pasues.

The post Kaos te Porto: plumba gome ndaj tifozëve të tërbuar, trajneri shkarkohet menjëherë appeared first on Lapsi.al.

Palmeiras e Inter Miami, “biskotë” për kalimin në 1/8 e Botërorit: eliminohet Porto

By: user 2
24 June 2025 at 09:16

Palmeiras dhe Inter Miami mjaftoheshin me një barazim për t’u kualifikuar së bashku në të tetat e finales të Kupës së Botës për Klube – dhe një barazim erdhi. Në “Hard Rock Stadium” ndeshja mes brazilianëve dhe amerikanëve në Grupin A përfundoi 2-2, duke i lejuar Verdão të merrte vendin e parë dhe skuadrës së Messit vendin e dytë, falë edhe golit të parë të Luis Suarez në turne. Të eliminuar kështu Porto dhe Al Ahly, që u përfshinë në një ndeshje spektakolare 4-4.

INTER MIAMI–PALMEIRAS 2-2

Në “Hard Rock Stadium” është Palmeiras që krijon rastin e parë të rrezikshëm të ndeshjes pas vetëm katër minutash, pas një goditjeje nga këndi, por është Inter Miami që e zhbllokon sfidën në minutën e pesëmbëdhjetë: avantazhin për skuadrën nga Florida e shënon Allende në një kundërsulm, i shërbyer me një asist gjeni nga kraharori i Luis Suarez. Braziliani nuk dorëzohen dhe në minutën e 30-të janë vetëm centimetra larg barazimit me Facundo Torres, goditja me të majtën e të cilit kalon ngjitur me shtyllën në të majtë të portës së Ustarit. Inter Miami shpëton dhe në minutën e 65-të godet sërish, duke e çuar rezultatin në 2-0 me Luis Suarez. Uruguajani vepron vetë, driblon dy kundërshtarë dhe shënon me të majtën kundër Wevertonit, duke realizuar golin e tij të parë në këtë turne dhe duke qenë përfundimisht protagonist i madh i ndeshjes.

Lexo më tej: Messi, perla në Botërorin e Klubeve: portieri i Porto i habitur nga goditja e dënimit

Çdo gjë dukej e përgatitur për një fitore të bukur të amerikanëve, por Palmeiras arrin të rikuperojë mes minutës së 80-të dhe 87-të, duke rifituar vendin e parë në grup. Paulinho dhe Mauricio vendosin barazimin përfundimtar 2-2, rezultat që kualifikon të dy skuadrat në të tetat, falë edhe një pritjeje të dyfishtë vendimtare të Ustarit në kohën shtesë. Verdão dhe amerikanët e mbyllin Grupin A me nga 5 pikë secili, por vendin e parë për shkak të golavarazhit e marrin brazilianët. Messi (që sot mbush 38 vjeç) dhe shokët e tij duhet të kënaqen me vendin e dytë.

PORTO–AL AHLY 4-4

Sfida mes Porto-s dhe Al Ahly-t në “MetLife Stadium” të East Rutherford zhbllokohet në minutën e 15-të, kur janë egjiptianët që kalojnë në avantazh me Abou Ali. Sulmuesi palestinez gjen një goditje perfekte me të majtën në kënd të largët dhe mposht Claudio Ramos, duke realizuar më pas edhe një tjetër gol në minutën e 22-të: këtë herë goli anulohet për pozicion jashtë loje. Porto merr frymë lirisht dhe pas vetëm një minute barazon rezultatin: Rodrigo Mora kalon dy mbrojtës dhe portierin me dy lëvizje të bukura dhe shtyn topin në rrjetë për 1-1. Ndeshja është e gjallë dhe në fundin e pjesës së parë Al Ahly kalon sërish në avantazh: Fabio Vieira shkakton një penallti dhe Abou Ali shënon për 2-1 nga pika e bardhë, duke kompletuar dopietën e tij personale.

Lexo më tej: Atletico Madrid mposht Botafogo, por eliminohet: PSG thyen Seattle e kryeson grupin

Në minutën e 50-të, Dragões vendosin sërish baraspeshën me një gol të bukur nga William Gomes, por vetëm një minutë më vonë është sërish Abou Ali që i jep avantazhin egjiptianëve: numri 9 i Al Ahly përfiton nga një kros i shkëlqyer i Hany dhe kompleton një tripletë të mrekullueshme me një goditje me kokë që nuk i jep asnjë mundësi reagimi Claudio Ramos-it. Avantazhi i ri i Djajve të Kuq zgjat vetëm deri në minutën e 53-të, pasi Samu barazon në 3-3 me një goditje me kokë pas goditjes nga këndi të Fabio Vieira.

Emocionet nuk përfundojnë këtu. Ben Romdhane e çon përsëri në epërsi për herë të katërt Al Ahly-n në minutën e 64-t me një goditje të djathtë për t’u duartrokitur, ndërsa Pepê vendos barazimin përfundimtar 4-4 në minutën e 89-të. Mbyllet kështu me një ndeshje spektakolare eksperienca në këtë Kupë të Botës për Klube për si Porto-n ashtu edhe Al Ahly-n, pasi barazimi u kushton eliminimin të dy skuadrave: luzitanët e përfundojnë grupin në vend të tretë me 2 pikë, egjiptianët të fundit me të njëjtin numër pikësh, por me një golavarazh më të dobët.

The post Palmeiras e Inter Miami, “biskotë” për kalimin në 1/8 e Botërorit: eliminohet Porto appeared first on Lapsi.al.

Zbulohen pagat vjetore të çdo skuadre në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën, Auckland City me ‘lëmoshë’

21 June 2025 at 14:02

Kupa e Botës për Klube 2025 ka kaluar tashmë javën e parë, me disa nga grupet që kanë zhvilluar nga dy ndeshje dhe me tifozët që janë argëtuar me disa përballje emocionuese.

Ekipet e Amerikës së Jugut kanë qenë surprizat e turneut, me Botafogon që tronditi PSG-në dhe Flamengon që mposhti Chelsean.

Mes gjithë kësaj, është bërë një krahasim interesant në lidhje me pagat vjetore të çdo ekipi që garon në këtë turne që po mbahet në SHBA.

Duke pasur parasysh pagat e vlerësuara të skuadrës së parë të secilës skuadër, rezulton se Real Madridi ka faturën më të lartë të pagave me 279 milionë euro paga vjetore për futbollistët.

Bayern Munich është menjëherë pas tyre me një shpenzim të madh pagash prej 274 milionë eurosh në vit dhe Al Hilal që kompleton treshen e parë me një shpenzim prej 256 milionë eurosh në vit në paga.

Ekipi me faturën më të ulët të pagave është ndoshta Auckland City FC, i cili ka një faturë pagash të skuadrës shumë më pak se 1 milion euro, pasi shumica e lojtarëve të tyre kanë punë me kohë të pjesshme diku tjetër.

Manchester City, Paris Saint-Germain, Chelsea, Atletico Madrid, Inter, Borussia Dortmund dhe Juventusi janë klubet tjera që kanë paga vjetore nga 225 milionë euro në 109 milionë euro. /Telegrafi/

The post Zbulohen pagat vjetore të çdo skuadre në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën, Auckland City me ‘lëmoshë’ appeared first on Telegrafi.

Është publikuar një video e golit të Messit nga të gjitha këndet – aq sa duhet ta rishikoni disa herë

20 June 2025 at 18:52

Lionel Messi dhe Inter Miami i tij fituan 2-1 kundër Portos në raundin e dytë të Kupës së Botës.

Porto kaloi në epërsi në minutën e tetë me një gol nga Samu, dhe Miami e përmbysi ndeshjen në pjesën e dytë me golat e Telesco Segovias në minutën e 47-të dhe Lionel Messit në minutën e 54-të.

Messi luajti shkëlqyeshëm dhe i dha Interit të tij epërsinë dhe fitoren me një tjetër goditje dënimi fantastike.

Argjentinasi brilant kaloi murin me goditjen me këmbën e tij të majtë magjike për të mposhtur portierin e Portos, Claudio Ramos.

Ky ishte goli i 16-të i Messit në 22 paraqitje këtë sezon dhe ai gjithashtu ka dhënë gjashtë asiste.

DAZN, mbajtësi i të drejtave për Kupën e Botës për Klube, publikoi një video të golit të Messit nga një kënd tjetër. Ata i shkruan videos: “Çfarë bukurie”.

Ky ishte goli i 866-të në karrierën e Messit dhe i 68-ti nga një goditje dënimi.

Ishte gjithashtu goli i tij i 50-të për Inter Miamin, i cili do të luajë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Palmeiras të martën, më 24 qershor, në orën 15:00 sipas orës lokale. /Telegrafi/

The post Është publikuar një video e golit të Messit nga të gjitha këndet – aq sa duhet ta rishikoni disa herë appeared first on Telegrafi.

Messi “ndriçon” Botërorin/ Gol klasi nga “Pleshti”, Inter Miami mund me përmbysje 2-1 Porto

By: xhir jeta
20 June 2025 at 12:56

Vitet kalojnë, por klasi mbetet i njëjtë. Shiheni dhe shijoheni këtë gol të Lionel Messi që nxorri një tjetër magji nga repertori i tij I pafundëm.

Jo vetëm për bukurinë, pasi ky gol kishte edhe vlera të mëdha sportive, duke i dhuruar Inter Miami fitoren e parë në Botërorin e Klubeve, 2-1 kundër Porto.

Por deri te suksesi, Messi dhe shokët e tij duhej të përmbysnin epërsinë e portugezëve në pjesën e parë, falë realizimit të Samu nga pika e penalltisë që në minutën e pestë.

Pas pushimit, amerikanët reaguan fort dhe shumë shpejt gjetën golin e barazimit me Segovia, dy minuta nga rinisja e sfidës.

Por momenti deçiziv dhe më I bukuri në këtë ndeshje do të vinte në minutën e 54-rt.

Me një goditje dënimi të ekzektuar me saktësi dhe klas nga Lionel Messi, Inter Miami përmbysi shifrat dhe vulosi suksesin e parë në Botërorin e Klubeve.

Nëse “Pleshti” i shton një tjetër gol, në një tjetër kompeticion listës së tij të gjatë në karrierë, skuadra nga Florida vendos një rekord.

Ajo është para amerikane, që arrin të fitojë një ndeshje zyrtare kundër një skuadre europiane.

Po ashtu me këtë sukses, Inter Miami ndez shpresat për kalimin në fazën tjetër të turneut, pasi me pikë të barabarta me Palmeiras mban vendin e dytë në Grupin A.

Messi, perla në Botërorin e Klubeve: portieri i Porto i habitur nga goditja e dënimit

By: user 2
20 June 2025 at 11:41

Lionel Messi vendos firmën e tij në Kupën e Botës për Klube. Goli i parë i kampionit argjentinas në këtë kompeticion me fanellën e Inter Miami vjen me rrjetën prestigjioze të shënuar kundër Portos. “Pleshti” u bë protagonist i një goditjeje fantastike dënimi që përfundoi në rrjetë pas shpinës së portierit të shkretë të Portos, Claudio Ramos, i cili mbeti fjalë për fjalë i habitur nga trajektorja e gjuajtjes së realizuar nga ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së, i cili çmendi shokët e tij të skuadrës duke shënuar golin që vlente kalimin e përkohshëm në epërsi ndaj portugezëve.

Momenti i goditjes së dënimit nga Messi

Messi, në fakt, merr vetë përsipër të gjuajë atë goditje dënimi nga kufiri i zonës së rreptësisë. Argjentinasi vendos një mini-mur me dy persona përpara atij të Portos, duke u ndihmuar për të penguar pamjen e portierit, i cili megjithatë ishte i sigurt se e kishte pozicionuar shumë mirë murin e tij. Ramos lë shumë hapësirë të lirë në të djathtën e tij duke menduar se Messi do të gjuante atje dhe për rrjedhojë ishte gati për t’u hedhur. Por Messi e surprizon dhe synon pikërisht këndin që ishte i zënë nga vetë portieri i Portos, i cili nuk arrin dot të ndërhyjë në top për ta pritur gjuajtjen.

Sulmuesi argjentinas gjuan në shtyllën e tij dhe topi përfundon në mënyrë të pabesueshme në rrjetë. Messi i ka dhënë qartësisht një forcë të jashtëzakonshme goditjes së tij, aq sa e ka bërë të kotë ndërhyrjen e portierit, i cili ndoshta nuk arriti as ta shihte kur topi u nis. Portieri i Portos kishte llogaritur diçka krejt tjetër dhe u gjend duke nxjerrë topin nga rrjeta, ndërsa e gjithë Inter Miami vraponte për ta përqafuar dhe festuar kampionin e saj. Shumë prej shokëve dolën me kërcim nga stoli sapo panë atë ekzekutim mjeshtëror të “Pleshtit”.

REF CAM: best view in the house to witness Messi greatness 📹

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #MIAFCP pic.twitter.com/ML6YTXmaLC

— DAZN Football (@DAZNFootball) June 19, 2025

Trajektorja e pabesueshme e vizatuar nga Messi

Edhe më spektakolare është pamja e kapur nga Ref Cam i vendosur te arbitri i ndeshjes, i cili regjistron ekzekutimin perfekt të Messit. Topi merr një trajektore të pabesueshme, duket sikur ulet në mënyrë të jashtëzakonshme para se të përfundojë në rrjetë. Është goli që i mundëson Messit të vendosë firmën e tij edhe në këtë kompeticion tërësisht të ri, që në edicionin e tij të parë nuk mund të mos karakterizohej nga goli i “Pleshtit”, pra ylli i madh i kësaj Kupe Bote për Klube që tani me Inter Miami shpreson për kualifikimin pas barazimit pa gola në debutim.

The post Messi, perla në Botërorin e Klubeve: portieri i Porto i habitur nga goditja e dënimit appeared first on Lapsi.al.

Leo Messi me supergol nga goditja e lirë – Inter Miami kalon në epërsi ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube

19 June 2025 at 22:28

Inter Miami ka kaluar në epërsi ndaj FC Porto falë një supergoli nga Lionel Messi në minutën e 54-të, në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Porto ishte e para që kaloi në avantazh, me Samu Aggehowa që realizoi nga penalltia me një goditje të fuqishme, duke e çuar rezultatin në 1-0.

Barazimi për Inter Miami erdhi në fillim të pjesës së dytë. Aksioni nisi nga Marcelo Allende, i cili pasoi në të djathtë për Marcelo Weigandt. Ky i fundit krosoi saktë në zonë, ku Telasco Segovia e kontrolloi mirë topin dhe shënoi për 1-1.

Në minutën e 54-t, Lionel Messi tregoi edhe një herë klasin e tij. Ai ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke e kaluar Inter Miamin në avantazh 2-1.

 

Lionel Messi, 2025.

pic.twitter.com/HNFaTQbkjK

— Green y Green (@Green_Apostas) June 19, 2025

Ky ishte goli i 50-të i Messit me fanellën e Inter Miami, një tjetër arritje e jashtëzakonshme për yllin argjentinas në futbollin amerikan. /Telegrafi/ 

The post Leo Messi me supergol nga goditja e lirë – Inter Miami kalon në epërsi ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Mourinho i kërkon publikisht ndjesë lojtarit pas 21 vitesh: shpjegon pse e la jashtë

By: user 2
27 May 2025 at 14:08

José Mourinho priti 21 vite për t’i kërkuar ndjesë një prej lojtarëve të tij, të cilin e kishte lënë në stol në një ndeshje të paharrueshme, finalen e Champions League të vitit 2004. Trajneri portugez mori fluturimin drejt galaktikës së të mëdhenjve pikërisht me atë sukses historik, të arritur në krye të Porto, që në Gelsenkirchen shkatërroi Monaco me rezultatin 3-0.

Në atë Porto, që fitoi dopietën kampionat–Champions, një rol të rëndësishëm pati Benni McCarthy: sulmuesi nga Afrika e Jugut atë sezon shënoi 25 gola, përfshirë dy kundër Manchester United pikërisht gjatë rrugës drejt finales së kupës me veshë të mëdhenj. Por në momentin kur duhej vendosur formacioni për ndeshjen e jetës (e tillë ishte për 41-vjeçarin Mourinho, në atë moment, ndeshja me Monaco), trajneri nga Setubali iu besua ndjesive të tij, duke preferuar të aktivizojë titullar Carlos Alberto në sulm bashkë me Derlei, ndërsa McCarthy mbeti në stol.

🔵 #OTD in 2004 👉 José Mourinho’s @FCPorto beat Monaco 3-0 in the #UCLfinal!

🐉 Carlos Alberto 39
🐉 Deco 71
🐉 Alenichev 75 pic.twitter.com/TgNWEO2H6D

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 26, 2019

Mourinho i kërkon ndjesë McCarthy pas 21 vitesh

Një vendim që u shpërblye në mënyrë të madhe, pasi braziliani shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, por sot “Special One” ka menduar se ka ardhur momenti t’i kërkojë ndjesë personit të prekur, duke i shpjeguar edhe arsyen e atij përjashtimi të papritur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Mourinho e shfrytëzoi rastin për ta bërë këtë duke shkruar një postim në Instagram për të festuar përvjetorin e atij triumfi, të ardhur më 26 maj të 21 viteve më parë: “Më vjen keq që të lash në stol” – shkroi trajneri aktual i Fenerbahce, duke e përmendur me ‘tag’ profilin e afrikanit, i cili sot është edhe vetë trajner dhe drejton kombëtaren e Kenias – “por kisha ndjesinë se ai i çmenduri Carlos Alberto do të shënonte. Më mungojnë vaktet në autobus me ekipin. Shpresoj që të takohemi të gjithë më 26 maj 2029 dhe të festojmë 25 vjet histori të pabesueshme. Kujdesuni për veten, plakushë”.

The post Mourinho i kërkon publikisht ndjesë lojtarit pas 21 vitesh: shpjegon pse e la jashtë appeared first on Lapsi.al.

“Kosovo je Srbia”, zbardhet mesazhi kërcënues i rusit për bᴏmbë në Rinas

By: user 6
4 May 2025 at 22:39

Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për dërgimin e një mesazhi kërcënues për bᴏmbë në aeroportin e Rinasit. Sipas gjykatës së Posaçme, Prokuroria e Tiranës kishte dalë jashtë kompetencës së saj duke hetuar rastin e rusit Vladislav Urban dhe se hetimi ndaj tij për akuzën e “kanosjes për kryerjen e veprave penale me qëllim terroriste” duhet ishte regjistruar në SPAK.

Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit Urban u dërgua nga Greqia në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas në shkurt të vitit 2023. Në vendimin gjyqësor të siguruar nga A2 CNN, zbardhet përmbajtja e mesazhit, ku rusi jo vetëm kërcënon me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si serbe, por pretendohej pengmarrje e dy shqiptarëve.

“Përshëndetje. Emri im është Vladislav Urban. Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në shtëpinë tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe për të bërësi thashë, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi në Nei Epivates, A… Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh. ZVKosovo je Srbia”.

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas referimit të rastit tek anti-terrori dhe këqyrja e postës së dërguesit zbuloi se autori i tekstit ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë, Rusi dhe banues në Selanik, Greqi. Përmes bashkëpunimit me palën greke, është mësuar se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se trajtohet me mjekim nga psikiatri. Nga verifikimet e bëra në apartamentin e tij ka rezultuar se nuk kishte marrë ndonjë person peng. Por, Rusi Urban kishte precedentë të mëparshëm në kërcënimet me natyre terroriste në email.

Në janar të vitit 2023 ai ka dërguar maile në Aeroportin e Athinës dhe në një spital në Greqi me përmbajtjen “Jam taleban dhe në emër të Allahut do të vras grekë”. Nga verifikimet në TIMS, ka rezultuar se Vladislav Urban nuk ka asnjë hyrje-dalje në territorin shqiptar, ndërsa ndaj tij është caktuar një masë sigurie “arrest në burg”, në mungesë.

Në shqyrtimin paraprak në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Rudina Palloi, arsyetoi se vepra penale për të cilën është hetuar rusi është kompetencë ekskluzive e SPAK. Në këtë mënyrë, gjykata konstatoi pavlefshmëri absolute të kërkesës për gjykim të Prokurorisë së Tiranës dhe kaloi dosjen në SPAK për vijimin e hetimit. /Marrë nga A2CNN

The post “Kosovo je Srbia”, zbardhet mesazhi kërcënues i rusit për bᴏmbë në Rinas appeared first on Lapsi.al.

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

24 April 2025 at 07:25

Në qendër të qytetit të Portos në Portugali është një shtëpi magjepsëse – por mijëra ecin pranë saj çdo ditë pa e vënë re.

Casa Escondido e vogël, 1.5 metra e gjerë është e vendosur midis dy kishave – Igreja dos Carmelitas dhe Igreja do Carmo – dhe është ‘shtëpia më e ngushtë’ e qytetit.

Ndërtesa duket si një kishë e madhe në shikim të parë – por në fakt janë tre ndërtesa të veçanta, transmeton Telegrafi.

Vetë shtëpia është aq e hollë sa duket pothuajse si një mur, e karakterizuar vetëm nga një derë e thjeshtë e gjelbër dhe dy dritare, që do të thotë se është e fshehur.

Struktura unike u shfaq në episodin të Hapësirave të mahnitshme të George Clarke në Channel 4.

E ndërtuar në vitin 1768, prona ishte çuditërisht e gjerë, me një dhomë ndenjeje, dhomë gjumi dhe për studim – dukej si diçka nga Harry Potter.

“Tani kjo është e mahnitshme”, tha George ndërsa hyri brenda. Dera në fasadën e përparme është vetëm pak më shumë se një metër e gjerë. Ajo në fakt thjesht hapet pak dhe bëhet pak më e gjerë.

Brenda kishte shkallë spirale mbresëlënëse, pasi ndërtesa shtrihej në tre kate.

George shpjegoi se kisha në të majtë u ndërtua për murgeshat karmelite në shekullin e shtatëmbëdhjetë, me kishën në të djathtë për murgjit në shekullin e tetëmbëdhjetë.

“Shtëpia e fshehtë” në mes supozohet se u ndërtua për të ndarë murgjit dhe murgeshat – ndërsa thashethemet e tjera lokale sugjerojnë se mund të ketë qenë për shkak të rregulloreve ligjore që deklaronin se dy kisha nuk mund të ndanin një mur.

“Ajo që është e mahnitshme është se brenda, është kaq e thjeshtë. Ju keni dy kisha dekorative në të dyja anët, dhe në mes ka vetëm mure të zbardhura, dysheme druri. Është si të jesh në qelinë e një murgu. Mijëra njerëz duhet të kalojnë pranë kësaj ndërtese çdo ditë dhe nuk e kanë idenë se ajo është atje”, shpjegoi George.

Prona ishte e banuar deri në vitet e 80-ta nga kapelanët, artistët, mjekët dhe kujdestari i kishës. Udhëtarët kuriozë mund t’i hedhin një sy edhe shtëpisë, me biletat që kushtojnë pesë euro duke përfshirë qasjen në muze. /Telegrafi/

The post Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston” appeared first on Telegrafi.

Porti i ri i Porto Romanos, përzgjidhen 2 konsorciume ndërkombëtare për fazën finale

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Konsorciumi  holandez Van Oord Dredging and Marine Constractor dhe ai grek me seli në Holandë, Archirodon Construction Company Limited janë kualifikuar për fazën tjetër të procedurës për ndërtimin e Portit të ri të Porto Romanos.

Këto dy konsorciume do të paraqesin edhe ofertat ekonomike, ku edhe më pas do të përzgjidhet kompania fituese.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar faza parakualifikuese dhe se 2 konsorciume janë përzgjedhur për të vijuar në fazën tjetër nga 5 konsorciume që u bënë pjesë e garës ndërkombëtare.

“Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. 5 konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike”, tha Balluku.

Shqipëria, theksoi ajo, do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit.

Fondi limit i parashikuar për ndërtimin e këtij porti është 39,3 miliardë lekë.

Projekti integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Është parashikuar t’i përgjigjet kërkesave Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve të tjera të rajonit për 4 dekadat e ardhshme. /j.p/

The post Porti i ri i Porto Romanos, përzgjidhen 2 konsorciume ndërkombëtare për fazën finale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt

20 February 2025 at 20:40

Roma ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës, pas triumfit me rezultat të përgjithsëm 4-3 përballë Portos në play-off.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, duke shënuar me anë të Samu Omordion në minutën e 27-të.

Mirëpo, Paulo Dybala i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 35-të me një asistim të Shomurdov.

La Joya vetëm pas katër minutash shënoi edhe golin e dytë personal, për ra kaluar Romën në epërsi.

Porto mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Stephen Eustaquio u ndëshkua direk me karton të kuq për ndërhyrje brutale (51’).

Në minutën e 83-të, Niccolo Pisilli vulosi fitoren e Romës dhe kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt edhe pse kishte një auto-gol në minutën e 90+6-të, por që vendasit kaluan tutje.

Giallorossët nesër (21 shkurt) do të mësojnë emrin e kundërshtarit për fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

 

The post Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt appeared first on Telegrafi.

Europa League/ Roma thyen Porton mes spektaklit në “Olimpico”, eliminohet Galatasaray

By: armand
20 February 2025 at 20:45

Roma kalon fazën e Play Off të Europa League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, ekipi i Ranierit triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Portos. Në “Olimpico”, goli i Samu motivoi vendasit, me Dybalën që ktheu gjithçka në favor të Romës, me anë të një dopiete. Në pjesën e dytë, goli i Pisillit “vulosi” kualifikimin. […]

The post Europa League/ Roma thyen Porton mes spektaklit në “Olimpico”, eliminohet Galatasaray appeared first on BoldNews.al.

❌
❌