Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme edhe shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos në Durrës. Në vendim thuhet se pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë […]
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i Portit të Ri të Porto Romanos në Durrës.
Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajstshme që shpronësohen, kompensohen në velrë të plotë për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 815 milionë e 696 mijë e 300.40 lekë.
VKM
V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT TË PORTIT TË RI TREGTAR TË INTEGRUAR TË DURRËSIT NË PORTO ROMANO”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për zbatimin e projektit të portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto Romano”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Portual Durrës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 815 696 300.40 (tetëqind e pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind pikë dyzet) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 815 696 300.40 (tetëqind e pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind pikë dyzet) lekësh, përballohet nga Autoriteti Portual Durrës.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Portual Durrës.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Portual Durrës.
8. Në momentin e ekzekutimit të procedurave për likuidim për çdo pasuri, objekt shpronësimi, që miratohen me anë të këtij vendimi, do të kërkohet dokumentacion pronësie i rifreskuar për secilin pronar, të konfirmuar nga institucioni kompetent, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me qëllim verifikimin e kufizimeve përkatëse që mbartin kartelat e pasurive, në bazë të të cilave do të vlerësohet dhe do të bëhet procedura e ekzekutimit të këtij vendimi, si dhe në rast se prona është në proces gjyqësor, masa e shpërblimit ose e kompensimit do t’i vendoset në dispozicion personit që rezulton nga vendimi i formës së prerë të gjykatës.
9. Autoriteti Portual Durrës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
10. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Portual Durrës.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës-Kavajë-Krujë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Portual Durrës për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Autoritetit Portual Durrës për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
13. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Portual Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës-Kavajë-Krujë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Një tjetër vendim që mori Këshilli i Ministrave, është që vendosi shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i Portit të Ri të Porto Romanos në Durrës. Në vendim thuhet se pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”…
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po kalon ditët e tij të fundit si lojtar i Lille, pasi së shpejti pritet transferimi i tij diku tjetër.
Këtë tashmë e ka konfirmuar edhe eksperti Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se disa klube kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre për yllin dardan.
Napoli kishte bërë një përpjekje për transferimin e tij që në muajin maj, por ajo dështoi për shkak të kërkesës së lartë financiare nga Lille.
Megjithatë, interesimi i ri nga disa klube mund të rrisë çmimin e tij përtej 7 milionë eurove që Lille pagoi për ta blerë nga Baseli në vitin 2022.
Not only Chevalier-PSG, as also Edon Zhegrova can leave Lille in the next weeks as movements continue for the winger.
Napoli made approaches in May but Lille asking price was too high, more clubs are now joining the race. pic.twitter.com/LS2v1lPkl6
Largimet e mundshme të Zhegrovës, Jonathan David dhe Lucas Chevalier mund ta dëmtojnë rëndë rezultatet e Lille në Ligën e Evropës.
Për të forcuar edhe më tej faktin që Zhegrova nuk ka shumë gjasa ta vazhdojë karrierën tek Lille, kujtojmë se klubi francez nuk e ka ftuar atë në kampin që po e zhvillojnë në Gjermani.
Sezonin e kaluar Zhegrova u aktivizua në 12 ndeshje në kampionat dhe ishte autor i katër golave dhe pati një asistim./Telegrafi/
Banorët në Porto Romano jetojnë çdo ditë nën hijen e frikës. Një fabrikë gazi, e zgjeruar pa distanca sigurie me shtëpitë, shkollën dhe ambulancën, i ka vendosur në rrezik të vazhdueshëm.
Dy incidente të së shkuarës janë dëshmi e asaj me të cilën ata përballen, ndërsa institucionet heshtin ose japin përgjigje që bien ndesh me faktet.
Tre vite nën frikë, asgjë ndryshe
Një shpërthim i fortë trazoi banorët e zonës së Porto Romanos mëngjesin e 18 qershorit 2022. Në fabrikën e “Alba Cosmetics” që prodhon dhe ambalazhon bombola gazi aty pranë kishte rënë zjarr. Të frikësuar, ata u shpërngulën përkohësisht derisa zjarrfikësit dhe policia siguruan se rreziku ishte tejkaluar.
Banorët nisën kërkesa për zhvendosjen e fabrikës. Ata organizuan protesta pasi zëri i tyre nuk u dëgjua. Ndërkohë, frika nga një shpërthim i madh u përsërit katër muaj më vonë.
Mesditën e 26 tetorit 2022 zona u rëndua nga aroma e gazit, e cila ishte çliruar nga dëmtimi i një cisterne të kompanisë. Në panik, shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, e cila ndodhet pranë fabrikës, pezulloi mësimin duke dërguar fëmijët në shtëpi.
Por dhe aty nuk kishte siguri. Familjarët u detyruan të shpërnguleshin sërish për disa orë derisa autoritetet siguruan gjendjen.
Rastet, e raportuara gjerësisht në lajmet qendrore të televizioneve kombëtare, e bënë të njohur zonën për publikun e gjerë në Shqipëri. Mirëpo ato nuk ishin “lajme” për banorët: thjesht dy ditë nga plot të tjera nën hijen e frikës.
“Nuk e dimë kur do të na ndodhë e keqja, por jemi të sigurt që është çështje kohe,” thotë një banor.
Madje dhe fëmijët, si Enea i ciklit fillor, përjetojnë ankth teksa kujtonë raste: “U dëgjua një fishkëllimë, pastaj pamë tym. Më digjnin sytë, u tremba shumë.”
Fabrika e gazit në Porto Romano nisi punën në vitin 2011 në zonën e ish-Ndërmarrjes Industriale Shtetërore (NISH) të Kimikes.
Fillimisht aty ushtroi aktivitet kompania “Gas Power Al” e themeluar nga Altin Mulla, por që në vitin 2012 i kaloi Alban Rushitit për 4 milionë lekë, ose rreth 28,500 euro (me kursin e këmbimit të asaj periudhe).
Rreth pesë vite më vonë, qeveria ia dha zonën me qira “1 euro” kompanisë “Alba Cosmetic” e themeluar nga Adi Mehmeti në vitin 2014 – asokohe 21 vjeç.
Pamje Google.
Dy nga tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Alba Cosmetic” ishin të njëjtët të kompanisë “Gas Power Al”: Muaharrem Çela dhe Idajet Çela.
Prej vitit 2018 “Gas Power Al” nuk ka zgjedhur administrator të ri, nuk ka përtërirë Këshillin Mbikëqyrës, nuk ka dorëzuar bilancet tregtare dhe rezulton me të paktën 30 mijë euro detyrime ndaj organeve tatimore.
Nuk është e qartë lidhja mes dy kompanive, por në website-in e “Gas Power” ato prezantohen si kompani të përbashkëta me të njëjtat kontakte, seli dhe produkte (link, link).
Pas incidentit të vitit 2022, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) zbuloi pesë shkelje të rënda ligjore dhe teknike në cisternat e kompanisë, nga mungesa e certifikatave të sigurisë, kalibrimit dhe transportit te mungesa e policës së sigurimit të detyrueshëm.
Por, çuditërisht, nuk u mor asnjë masë ndëshkuese. Madje, ISHTI në një përgjigje për Citizens.al deklaroi se “në 5 vitet e fundit nuk ka pasur konstatime për incidente”. Kjo bie ndesh me vetë faktet e raportuara më parë për të paktën dy ngjarjet e vitit 2022, duke ngritur dyshime serioze mbi eficiencën dhe transparencën institucionale.
Pamje Google.
Për Fatmir Tarajn, ekspert zjarrfikës, përveçse nga afërsia me zonën e banuar, rreziku kryesor nga fabrika mund të vijë prej mungesës së stafit të kualifikuar.
“Pajisjet për emergjenca mund të ekzistojnë, por pa njerëz të trajnuar ato janë thjesht dekor,” thekson ai.
Ligji thotë se kompania ka detyrimin të informojë komunitetin lokal dhe të zhvillojë dëgjesa dhe njoftime publike, por nga të dhënat e mbledhura nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Durrës, rezulton se në pesë vitet e fundit nuk është bërë asnjë konsultim publik.
Ky fakt evidenton një shkelje të qartë ligjore dhe etike nga “Alba Cosmetic” për përgjegjësitë sociale kundrejt komunitetit që jeton në afërsi të aktivitetit të saj.
Ndërkohë, fabrika është zgjeruar duke përfituar tokë shtetërore dhe duke zhdukur distancën mbrojtëse që duhet të ndante zonën industriale nga shkolla, ambulanca dhe shtëpitë e banorëve përreth.
Punimet e kompanisë Alba Cosmetic për mbulimin e kanalit të ujërave të zeza/Foto Anila Prethi.
Në vitin 2018 kompania ndërhyri në kolektorin e ujërave të zeza duke e mbuluar atë në kufirin e pronës së saj dhe për rrjedhojë përfitoi mbi 1,000 m2 truall në të cilën më vonë shtriu depozitat e gazit.
Së fundmi kompania ka përfituar edhe rreth 2 hektarë truall në një zonë ku sipas Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, (link harta e AKPT) ishte parashikuar për shërbime dhe aktivitete social-kulturore, apo sportive dhe rekreative.
Zgjerimi nuk është shoqëruar asnjëherë me dëgjesa publike nga banorët, të cilët kanë kërkuar zhvendosjen e kompanisë, por që tashmë shohin avllitë e shtëpive të tyre si muret e fundit ndarëse me fabrikën.
Ashtu si mungesa e certifikatave të sigurisë, trajnimet e papërfillura, mosinformimi i banorëve apo heshtja e institucioneve, incidentet e vitit 2022 ishin pasojat më të dukshme të një sistemi që e trajton jetën e njerëzve si statistikë dhe mjedisin si pronë private.
Pamje Google, me zonë e shtuar së fundmi.
Kur kontrolli teknik ndodh vetëm pasi ndodhin ngjarjet e këqija, dhe kur autoritetet nuk reagojnë as përballë fakteve zyrtare, siguria bëhet iluzion, e drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm shkelet, dhe përgjegjësia institucionale kalohet me heshtje.
Në Porto Romano, rrjedhja e gazit nuk është thjesht rrezik potencial – është frika e përditshme e banorëve, që kërkojnë jo vetëm përgjigje, por veprime konkrete dhe mbrojtje nga shteti që duhet t’u shërbejë.
Udhëtarët që përdorin shpesh segmentin Milot-Lezhë-Shkodër, i cili tashmë është famëkeq për trafik të bllokuar në zonën e Lezhës si dhe trafik të ngadaltë përgjatë të gjithë aksit vijues për në Shkodër ka gjasa do të duhet të bëjnë durim edhe për shumë kohë për shkak se, programi buxhetor afatmesëm i qeverisë shqiptare nuk ka […]
Fabrizio Romano ka konfirmuar se Arsenali ka një interes të vërtetë për sulmuesin brazilian të Real Madridit, Rodrygo Goes.
Sipas gazetarit të njohur , Rodrygo konsiderohet si një “objektiv ëndrrash” nga trajneri dhe drejtuesit e klubit londinez.
“Arsenali e ka Rodrygon si objektivin e ëndrrave të tij. Dua të them se trajneri i tyre dhe njerëzit në klub e vlerësojnë shumë talentin e tij”, u shpreh Romano.
Megjithatë, çdo zhvillim do të varet ekskluzivisht nga dëshira e vetë lojtarit, i cili vendosi të qëndrojë te Real Madridi.
“E vetmja mënyrë që ai të largohet është nëse i afrohet Xabi Alonsos dhe i thotë: ‘Dua të largohem’. Për momentin, Rodrygo nuk e ka thënë një gjë të tillë. Ai është mirë te Real Madridi”, shtoi Romano.
Rodrygo nuk mori pjesë në fitoren 3-1 të Real Madridit kundër Pachucas të dielën, duke nxitur spekulime për rolin dhe të ardhmen e tij në skuadër.
Urgent — Fabrizio Romano:
Rodrygo hasn’t asked to leave Real Madrid yet.
The player must request to leave the club and must also request the departure of Xabi Alonso for any deal to happen.
This is the only possibility that could officially open the door to his departure.… pic.twitter.com/KbS1CxnmUb
Te ekipi U16 i BSC Young Boys luajnë aktualisht dy vëllezër binjakë kosovarë, që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare që në moshën 16-vjeçare.
Erblin dhe Euron Bajraktari mund të transferohen te Borussia Mönchengladbach gjatë verës.
Të rritur në akademinë e FC Fribourg, binjakët Bajraktar iu bashkuan ekipit U16 të Young Boys verën e kaluar.
Të dy janë pjesë e skuadrës që pak javë më parë fitoi Kupën e Zvicrës për U16, ndërsa aktualisht ndodhen në finalen e fazës “playoff” të kampionatit, pas një paraqitjeje të shkëlqyer.
🚨⚪️⚫️ Borussia Mönchengladbach open talks to sign 16 year old twin brothers from Young Boys Erblin and Euron Bajraktar.
Të lindur më 4 shkurt 2009, talentët premtues të Bernës janë në garë për një tjetër trofe, por pas kësaj, për ta mund të vijë një hap i madh në karrierë.
Sipas raportimit nga Fabrizio Romano, Borussia Monchengladbach i ka hedhur sytë nga dyshja e talentuar. Bëhet e ditur se bisedimet e para kanë tashmë filluar.
Të dy vëllezërit mund të mbulojnë plotësisht krahun e djathtë të fushës.
Euroni është sulmues anësor që mund të luajë si në të djathtën, ashtu edhe në të majtën. Erblini ndërkohë është mbrojtës i djathtë.
Të dy ata kanë dy nënshtetësi, zvicerane dhe kosovare, teksa përfaqësojnë grupmoshat U16 të Zvicrës.
Dhjetëra drejtues të autoboteve të karburantit nga Kosova kanë protestuar sot për orët e gjata të pritjes këtu në pikën doganore të Porto Romanos ku është dhe pika e shpërndarjes me shumicë të karburanteve. Ata ankohen se autoritetet doganore zvarrisin procedurat, por njëkohësisht edhe gjatë lëvizjes në autostradë drejt Kosovës, policia i bllokon dhe ka […]
Banorët në Porto Romano jetojnë çdo ditë nën hijen e frikës. Një fabrikë gazi, e zgjeruar pa distanca sigurie me shtëpitë, shkollën dhe ambulancën, i ka vendosur në rrezik të vazhdueshëm. Dy incidente të së shkuarës janë dëshmi e asaj me të cilën ata përballen, ndërsa institucionet heshtin ose japin përgjigje që bien ndesh me […]
Barcelona pritet të jetë e ngarkuar këtë verë dhe teksa ata janë lidhur me disa sulmues të ndryshëm, njëri prej tyre ka pak gjasa që të ndjekë hapat e Dani Olmos, si dikush që u largua nga klubi në moshë të re dhe u rikthye disa vite më vonë.
Njësoj si Olmo, Xavi Simons u largua nga Barcelona kur ishte pjesë e La Masias. Në moshën 16-vjeçare, ai vendosi të bëhej pjesë e PSG-së, ku aty qëndroi deri në vitin 2023, para se të transferohej tek Leipzigu.
Simons ka shansa që të largohet nga Leipzig këtë verë me shumë klube që janë vënë pas tij, por klubi në të cilin ai dëshiron të transferohet nuk janë të interesuar të bëjnë ndonjë lëvizje.
Kjo sipas Fabrizio Romanos, i cili ka zbuluar se 21-vjeçari ëndërron të rikthehet tek Barcelona në një të ardhme të afërt.
Xavi Simons plans for potential summer move as concrete possibility, as reported weeks ago.
Premier League clubs are informed as it’s the most likely destination for fee around €75m to RB Leipzig.
“Xavi Simons po planifikon një lëvizje në verë si mundësi konkrete, siç është raportuar dy javë më parë. Klubet e Ligës Premier janë të informuara pasi është destiancioni më i mundshëm për 75 milionë euro. Xavi ëndërron të luajë për Barcelonën, por ka pak gjasa këtë verë”, ka shkruar Romano.
Prania e Olmos tek Barcelona do të thotë se një lojtar si Simons nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm, veçanërisht pasi Flick ka gjithashtu opsione si Gavi, Fermin Lopez dhe Pablo Torre./Telegrafi/
Nga Klodian Tomorri Tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano vishet me dyshime të forta dhe duket se do të shoqërohet me përplasje të forta mes gjigandëve botëror të ndërtimit dhe autoriteteve shqiptare. Një konsorcium kompanish i përbërë nga belgia Jan De Nul dhe gjigandi francez Vinci kanë ankimuar […]
“Isha i bindur se po rrija, në shtëpi”, kishte thënë një Lionel Messi me sy të përlotur teksa i dha lamtumirën e fundit Barcelonës në vitin 2021. Vetë vendi ku ai mbërriti si një djalë i vogël 13-vjeçar, por përtej pritshmërive të të gjithëve, mbeti si legjendë. Pra, edhe pse superylli argjentinas u zotua të qëndronte një lojtar i një klubi gjatë gjithë karrierës së tij, çfarë ndodhi që La Pulga nuk mundi të vazhdonte me gjigantët spanjollë?
Epo, Fabrizio Romano mund të ketë një përgjigje.
Eksperti i transferimeve kohët e fundit u ul për një intervistë në podkastin ‘Mics’. Interesant është fakti se Messi u bë temë diskutimi teksa drejtuesit pyetën për largimin e papritur të 36-vjeçarit nga klubi katalanas.
Interesante, Romano u përgjigj: “Kur Messi u largua nga Barcelona në 2021, ishte një moment i papritur, sepse ishte një kontratë gati për t’u nënshkruar mes Messit dhe Barcelonës. Gjithçka ishte gati për të vazhduar kontratën, por për shkak të ligjeve të Fair Play-t financiar, ata nuk ishin në gjendje të nënshkruanin kontratën”.
Edhe pse Barcelona ishte në krizë financiare gjatë asaj kohe, e cila sigurisht nuk ka përfunduar deri më tani, ata arritën të bëjnë një rinovim të kontratës për lojtarin e tyre. Fatkeqësisht, ai nuk ishte në përputhje me rregullat e autoriteteve të larta të futbollit, të cilat përfundimisht e lanë Messin si lojtar të lirë deri në verë. Teksa njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga Spanja pas një karriere të shkëlqyer 17-sezonale dhe fitimit të 35 trofeve, sulmuesi nënshkroi për Paris Saint-Germain.
Por ato dy sezone me parisienët, përveç fitimit të tre titujve, nuk ishin të frytshëm për Messin, duke e bërë atë sërish një lojtar të lirë. Ndërsa kjo ishte një dritare mundësie për t’u kthyer në klubin e tij të fëmijërisë, në vend të kësaj u bë një lëvizje historike te Inter Miami.
Edhe pse largimi i Messit mbetet momenti më zemërthyes në kujtesën e klubit, tifozëve dhe vetë La Pulgës, jeta nuk u ndal për superyllin argjentinas. Që kur u transferua në Inter Miami, Messi është bërë zemra jo vetëm e ekipit apo MLS, por edhe e Shteteve të Bashkuara. Sezonin e kaluar, tetë herë fituesi i Topit të Artë udhëhoqi Herons drejt trofeut të tyre të parë, duke ngritur Kupën e Ligës.
Këtë vit, përpjekjet për të çuar ekskluzivitetin e futbollit në pronësi të David Beckham në nivelin tjetër vazhdojnë. Skuadra aktualisht është në krye të tabelës, me Messin që vazhdon të tregojë cilësitë e tij.
Sigurisht, ish-skuadrës së tij katalanase dhe tifozëve të saj duhet t’i mungojë. Por, në një mënyrë apo tjetër, historia e dashurisë mes Lionel Messit dhe Barcelonës duhej të merrte fund. /Telegrafi/
TIRANË, 4 prill/ATSH/ Konsorciumi holandez Van Oord Dredging and Marine Constractor dhe ai grek me seli në Holandë, Archirodon Construction Company Limited janë kualifikuar për fazën tjetër të procedurës për ndërtimin e Portit të ri të Porto Romanos.
Këto dy konsorciume do të paraqesin edhe ofertat ekonomike, ku edhe më pas do të përzgjidhet kompania fituese.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar faza parakualifikuese dhe se 2 konsorciume janë përzgjedhur për të vijuar në fazën tjetër nga 5 konsorciume që u bënë pjesë e garës ndërkombëtare.
“Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. 5 konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike”, tha Balluku.
Shqipëria, theksoi ajo, do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit.
Fondi limit i parashikuar për ndërtimin e këtij porti është 39,3 miliardë lekë.
Projekti integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Është parashikuar t’i përgjigjet kërkesave Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve të tjera të rajonit për 4 dekadat e ardhshme. /j.p/
Nga Klodian Tomorri Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur garën për ofertat e megatenderit 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. “Kapitali” ka mësuar se në garë janë paraqitur 5 oferta nga kompani ndërkombëtare, mes të cilave greke, kineze, belge dhe hollandeze. Ndonëse qeveria nuk shpalli njoftim publik për […]
Sekuestrohet sërish naftë kontrabandë në Porto Romano. Policia njofton se ka sekuestruar 400 tonë naftë që ka ardhur kontrabandë nga i njëjti vend, Tuniza. Policia ka shpallur në kërkim dy organizatorët Juxhin Koka dhe Serxha Sula.
Në pranga ranë, Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes, Wissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës, Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes.
Një ditë më parë u sekuestrua 600 tonë naftë kontrabandë po në Porto Romano.
Njoftimi i policise:
Durrës/Brenda 24 orëve, finalizohet një tjetër operacion policor kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia.
Operacioni “Ari i zi 2”, sekuestrohen 400 000 litra naftë dhe anija në balastrat e së cilës ishte fshehur kjo sasi, me qëllim kontrabandimin.
Në pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.
Shpallen në kërkim 2 organizatorët e dyshuar të rastit.
•Dje, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670 000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast.
Në vijim të veprimeve policore, me qëllim goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive shumë të mëdhaja të naftës, nga Tunizia, me anije, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Durrës, Antikontrabanda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPPSh-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Ari i zi 2”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit sirianë Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes, Wissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës, Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit Juxhin Koka, 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Serxha Sula, 32 vjeç, banues në Durrës. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.
Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1 po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Kjo formë e mirë e tij ka bërë që shumë klube të vihen pas tij, ku gazetari ekspert Fabrizio Romano, së fundmi ka zbuluar se Napoli është futur në garë për të.
“Mësohet se Napoli i është afruar Lilles këtë javë për Edon Zhegrovën dhe e kanë lartë në listë”.
Not only Casadei deal, talks on… Understand Napoli have also approached Lille this week for Edon Zhegrova as he’s high on their list.
Napoli appreciate Zhegrova but Lille are not opening doors to January exit so far, not making it easy as they want to keep him. pic.twitter.com/leh4LZek2C
Liverpooli është në prag të kompletimit të marrëveshjes së parë të janarit, sipas Fabrizio Romanos, i cili sugjeron se të gjitha dokumentet janë nënshkruar para kësaj lëvizje.
Mes thashethemeve për të ardhmen e Trent Alexander-Arnold, i cili po vazhdon të lidhet me një transferim tek Real Madridi, duket se Liverpooli ka punuar për largimin e një lojtari tjetër.
Që prej fillimit të sezonit 2024/2025, Marcelo Pitaluga ka qenë në huazim tek ekipi skocez Livingston pas dy periudhave të mëparshme si huazim tek Macclesfield dhe St Patrick’s Athletic.
Portieri 22-vjeçar i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fluminense në tetor të 2020 për 1 milionë euro, ishte vlerësuar lartë pasi ndihmoi Brazilin të fitonte Botërorin e grupmoshave U17.
Liverpool and Fluminense signed all documents for GK Marcelo Pitaluga to return to Brazil.
Por me bisedimet në një fazë të avancuar, duket se Pitaluga do të largohet nga ‘Anfield’ pa bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë. Ai ishte ftuar në ekipin e parë nga Jurgen Klopp në shtatë raste, por nuk kishte marrë asnjë minutë.
Mëngjesin e së dielës, Fabrizio Romano postoi një përditësim sa i përket të ardhmes së Pitalugas.
“Liverpooli dhe Fluminense nënshkruan të gjitha dokumentet për portierin Marcelo Pitaluga që të rikthehet në Brazil”, ka shkruar Romano në X./Telegrafi/
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka njoftuar se është rihapur gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Balluku e vlerëson si një investim strategjik për Shqipërinë, por edhe për rajonin, ndërsa fton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar vendas dhe të huaj të marrin pjesë në garë për këtë projekt.
“Rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Një investim strategjik për Shqipërinë dhe rajonin”, shkruan Balluku në Facebook.
Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin e Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I.
Pas dështimit të një procedure të mëparshme të hapur gjatë këtij viti duket se është marrë vendimi që të tentohet edhe një herë për një nga procedurat më të debatuara të këtij viti fondi limit i së cilës është vendosur 39.2 miliardë lekë apo rreth 400 milionë euro.
Porti do të ndërtohet me fonde publike sikurse specifikohet dhe në dokumentet e tenderit dhe autoriteti kontraktor në këtë rast është Autoriteti Portual Durrës.
Specifikime për ndërtimin
Në dokumentet e tenderit sqarohet se Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të zhvillojë procedurën e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar pa e ndarë atë në lote, bazuar në parashikimet e punimeve për objektin sipas kontratës: “Projekti i Detajuar i Portit të Ri të Integruar Tregtar të Durrësit në Porto Romano”.
“Autoriteti Kontraktues e gjen teknikisht të pamundur ndarjen e këtij projekti në lote të veçanta”, thuhet në këto dokumente.
Të njëjtat nënvizojnë se dokumentacioni teknik, duke përfshirë Raportin Teknik, Specifikimet Teknike dhe Parashikimin e Punimeve të përgatitur nga projektuesi, tregon qartë se proceset e punës për këtë objekt janë ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën.
Prandaj, është e pamundur për Autoritetin Kontraktues të përcaktojë paraprakisht se cilat vëllime duhet të ndahen. Pjesa më e madhe e fazës së parë të zhvillimit të projektit për portin e Porto Romanos përfshin aktivitete të dragimit dhe bonifikimit, ndërtimin e mureve të kalatave dhe ndërtimin e dallgëthyesve.
Këto aktivitete janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ndarja e tyre në kontrata të veçanta rrit profilin e përgjithshëm të riskut të projektit për shkak të ndërveprimeve kontraktuale që krijohen. Bashkimi i të gjitha këtyre komponentëve në një kontratë të vetme eliminon këto ndërveprime kontraktuale, duke ulur mundësinë e pretendimeve kontraktuale dhe duke reduktuar profilin e riskut të projektit.
Gjithashtu, një qasje me një kontratë të vetme e bën projektin më tërheqës komercialisht për kontraktorët e kualifikuar ndërkombëtarë, duke rritur gjasat për marrjen e ofertave më konkurruese”, thuhet në dokument.
Porti i Durrësit me fonde buxhetore
Qeveria mes dy alternativave për zhvillimin e Portit të ri në Porto Romano, ku do të zhvendoset aktiviteti i atij aktual në Durrës, ka zgjedhur modelin C2. Ky model parashikon një port që zhvillohet në breg dhe jo variantin C1 që parashikon zhvillimin në det.
Në fund të vitit 2022 gjatë prezantimit të projektit u nënvizua se projekti ka një kosto të konsiderueshme ndaj do të kërkojë angazhimin e fondeve buxhetore, fondeve të Autoritetit Portual, grante por edhe sektorin privat duke lënë kështu të hapur mundësinë e PPP. Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.
Në prezantimin e projektit nga përfaqësuesi i kompanisë Royal Haskoning DHV në atë kohë u nënvizua se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij.