Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shp*rthen bombula e gazit/ Shkodër, lëndohet pronari i banesës

By: M C
12 July 2025 at 19:18

Një shpërthim bombule gazi ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:55 në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetë pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

” Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia

The post Shp*rthen bombula e gazit/ Shkodër, lëndohet pronari i banesës appeared first on Albeu.com.

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset pronari

By: Ardit
12 July 2025 at 18:53

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë pasditen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Nga incidenti është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i […]

The post Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset pronari appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim zjarri nga një bombul gazi/ 64-vjeçarja dërgohet menjëherë në Spitalin e Traumes në Tiranë

27 June 2025 at 17:55

Një shpërthim nga një bombul gazi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ishull Shëngjin. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një 64 vjeçe, e cila ka pësuar djegie.

E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën të specializuar mjekësore.

‘Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore’, njoftoi policia.

The post Shpërthim zjarri nga një bombul gazi/ 64-vjeçarja dërgohet menjëherë në Spitalin e Traumes në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin! Plagoset 64-vjeçarja

By: Ardit
27 June 2025 at 13:57

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë. 64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. “Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases […]

The post Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin! Plagoset 64-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

LAJM I FUNDIT! SPAK kontrolle në bizneset dhe banesat e Ergys Agasit, ka dhe urdhër-arreste

By: Ela
19 June 2025 at 15:19

Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, sot në mëngjes kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO, duke ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, ku agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer […]

The post LAJM I FUNDIT! SPAK kontrolle në bizneset dhe banesat e Ergys Agasit, ka dhe urdhër-arreste appeared first on BoldNews.al.

Rrezikon të shpërthejë një bombol gazi në Fier, plagoset një grua

28 May 2025 at 08:36

Një bombol gazi ka rrezikuar të shpërthejë në një pallat trekatësh mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 08:00 në lagjen “Kastriot” të Fierit Mësohet se bombola e gazit ka marrë flakë, duke shkaktuar panik në familjen e banesës ku ka ndodhur ngjarja, si dhe te fqinjët përreth. Gruaja e shtëpisë, e cila ndodhej në […]

The post Rrezikon të shpërthejë një bombol gazi në Fier, plagoset një grua appeared first on BoldNews.al.

Tronditëse/ Bombola e gazit shpërtheu teksa nënë e bijë po gatuanin, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

9 May 2025 at 09:36

Një 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në trup dhe në fytyrë në shtetin fqinj të Greqisë, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Neos Kosmos, ku për arsye ende të paditura bombola e gazit shpërtheu në flakë teksa adoleshentja po gatuante me nënën e saj në kuzhinë.

Mediat greke bëjnë me dije se 15-vjeçarja ka pësuar djegie të gradës së dytë dhe se në ditët në vijim ajo do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve plastike kirurgjikale për të minimizuar dëmin e shkaktuar në lëkurë nga djegia. Shpërthimi ndodhi në rrethana të paqarta, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e rrjedhjes sw gazit.

The post Tronditëse/ Bombola e gazit shpërtheu teksa nënë e bijë po gatuanin, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda appeared first on Sot News | Lajme.

Greqi – Bombola shpërtheu teksa gatuanin në kuzhinë, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

By: Ela
9 May 2025 at 09:35

Një 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në trup dhe në fytyrë në shtetin fqinj të Greqisë, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Neos Kosmos, ku për arsye ende të paditura bombola e gazit shpërtheu në flakë teksa adoleshentja po gatuante me nënën e saj në […]

The post Greqi – Bombola shpërtheu teksa gatuanin në kuzhinë, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë

2 May 2025 at 15:01

Një apartament është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur te “Komuna e Parisit” në Tiranë. Dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Në njoftim zyrtar policia sqaron se zjarri ka rënë rreth orës 14:50, në një banesë në katin e 6-të, të një pallati.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut.

/abcnews.al/

Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë

9 April 2025 at 19:20

Gazsjellësi Trans Adriatik prej 10 vitesh kalon në Shqipëri, por vendi mbetet pa përfitime direkte nga gazi apo taksat. Fermerët janë të pakënaqur me dëmshpërblimet ndërsa në stacionin e TAP në Italinë jugore është konstatuar rrjedhje të gazit të metanit, i cili është i dëmshëm për jetën e popullsisë vendase. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), që […]

The post Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi gazit në një ndërtesë në Romë/ Turisti skocez ndërron jetë nga djegiet, autoritetet italiane nisin hetimet

1 April 2025 at 22:30

Një turist skocez, Grant Paterson, 54 vjeç, ka ndërruar jetë nga plagët e marra pas një shpërthimi të dyshuar gazi në një ndërtesë banimi në Romë. Incidenti ndodhi më 23 mars në lagjen Monteverde, në ditën e fundit të vizitës së tij në kryeqytetin italian.

Paterson u shpëtua nga rrënojat dhe u shtrua në spitalin Saint’Eugenio, ku iu nënshtrua disa operacioneve për djegie të rënda që mbuluan rreth 75% të trupit të tij. Mjekët raportuan më herët se ai ishte në gjendje të pavetëdijshme dhe po mbahej në jetë në mënyrë mekanike. Vdekja e tij u konfirmua të martën.

Turisti nga East Kilbride kishte mbërritur në Romë më 17 mars për një udhëtim solo, duke vizituar vendet ikonike të qytetit si shatërvanin e Trevit, Panteonin dhe Koloseun. Në një postim në Facebook, ai e kishte përshkruar akomodimin e tij si “të bukur”.

Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e Paterson, duke theksuar se i gjithë qyteti është tronditur nga ky incident tragjik. Ai shprehu gjithashtu shpresën që hetimet të zbulojnë sa më shpejt shkaqet e shpërthimit.

The post Shpërthimi gazit në një ndërtesë në Romë/ Turisti skocez ndërron jetë nga djegiet, autoritetet italiane nisin hetimet appeared first on Sot News | Lajme.

Banesa përfshihet nga flakët në Berat, ja shkaku i zjarrit

By: Ardit
28 March 2025 at 16:24

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha në Berat, ku si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe. Situata është vënë shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt dhomave të tjera të banesës. U bë me dije se […]

The post Banesa përfshihet nga flakët në Berat, ja shkaku i zjarrit appeared first on BoldNews.al.

Itali-Shqipëri-Itali: Rrugëtimi i një emigranti brenda eksperimentit ‘Rama-Meloni’ për azilkërkuesit

25 March 2025 at 07:06

Kur Nizam* filmoi udhëtimin me gomonen e mbushur plot me emigrantë, ndërsa nxitonte drejt Italisë, ai besonte se ky ishte fundi i udhëtimit të tij rraskapitës për në Perëndim. Bojaxhiu 21-vjeçar nga Bangladeshi ngriti telefonin, fiksoi në kamera fytyrën e tij dhe më pas e rrotulloi atë, për të filmuar rreth 50 emigrantë të paketuar […]

The post Itali-Shqipëri-Itali: Rrugëtimi i një emigranti brenda eksperimentit ‘Rama-Meloni’ për azilkërkuesit appeared first on Reporter.al.

Shpërthimi i bombolës së gazit brenda banesës, familjarja: Nuk hapja dot derën

By: Ardit
23 February 2025 at 14:11

Detaje të reja kanë dalë lidhur me shpërthimin e bombolës së gazit brenda një banese ditën e sotme në Maliq. Nga shpërthim i banesës mbetën të lënduar 3 pjesëtarët e familjes që ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit. Shpërthimi i bombolës shkaktoi dëme të konsiderushme në banesë. Një nga pjesëtarët e familjes në Maliq […]

The post Shpërthimi i bombolës së gazit brenda banesës, familjarja: Nuk hapja dot derën appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen bombola e gazit/ Shkrumbohet shtëpia në Gjirokastër, shpëton çifti i të moshuarve

10 February 2025 at 18:54

GJIROKASTËR– Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Gjirokastër duke shkrumbuar të gjithë apartamentin dhe orenditë shtepiake.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit” para pak dhe ne vendngjarje kane shkuar forcat policore dhe ato te zjarrfikësve te cilat kane reaguar duke izoluar flaket dhe eliminuar ato.

Menjëherë ndërsa zjarri po  përhapej, zjarrfikësit kane evakuuar çiftin e të moshuarve duke u shpëtuar jetën. Po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave./abcnews.al

BE hap “dyert” për tubacionet ruse

By: Mirgen
30 January 2025 at 22:50

Gaz në këmbim të paqes. Ky është plani që disa zyrtarë evropianë po diskutojnë mes tyre si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ky fakt është bërë i ditur nga prestigjiozja britanike Financial Times, duke cituar burime të afërta me bisedimet. Tre zyrtarë të informuar mbi bisedimet thanë […]

The post BE hap “dyert” për tubacionet ruse appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë apartamenti në katin e 5-të të një pallati në Kukës

By: Ela
27 January 2025 at 11:55

Një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen nr.2 të qytetit të Kukësit u përfshi nga zjarri rreth orës 11:00 të kësaj të hëne. Pavarësisht intensitetit, flakët e zjarrit për fat të mirë nuk u përhapen në banesat e tjera. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombël e gazit […]

The post Merr flakë apartamenti në katin e 5-të të një pallati në Kukës appeared first on BoldNews.al.

Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

By: Mirgen
26 January 2025 at 22:55

Astronomët kanë gjetur erëra në një botë të largët që fryjnë me një shpejtësi fenomenale 33,000 km/h –erërat më të shpejta të matura ndonjëherë në një planet. Bota e largët, një gjigant gazi i quajtur WASP-127b që u zbulua në vitin 2016, rrotullohet rreth një ylli 520 vite dritë nga Toka. Ekzoplaneti gjithashtu ka të […]

The post Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë appeared first on BoldNews.al.

Bosnja drejt shkëputjes së varësisë energjitike nga Rusia, votohet vendimi historik

By: fra nc
17 January 2025 at 11:55

Më 16 janar, deputetët e Bosnjë e Hercegovinës votuan pro një vendimi historik për të lidhur rrjetin e gazit të shtetit me atë të Kroacisë, një hap që erdhi pas presionit të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund varësisë energjetike të Bosnjës nga Rusia.

Aktualisht, Bosnja është plotësisht e varur nga gazi rus, të cilin e merr përmes gazsjellësit “Rrjedha Turke” – i vetmi gazsjellës funksional që transporton gazin rus për në Evropë – si dhe përmes interkoneksionit me Serbinë, në lindje të shtetit.

Ambasada amerikane në Sarajevë e mirëpriti këtë hap të rëndësishëm për Bosnjën dhe theksoi se ky vendim ka një rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare të të dyja vendeve, duke adresuar shqetësimin për varësinë e Bosnjës nga gazi rus. Në një deklaratë, ambasada nënvizoi se SHBA-ja nuk dëshiron që asnjë nga miqtë dhe partnerët e saj në Evropë, përfshirë Bosnjën, të ekspozohen ndaj mundësisë së shantazhit rus.

Bosnja, me një popullsi prej 3.5 milionë banorësh, ka konsumuar 225 milionë metra kubik gaz gjatë vitit 2023. Kjo lëvizje ka për qëllim diversifikimin e furnizimeve me energji dhe uljen e varësisë nga Rusia, duke krijuar mundësi për një furnizim më të sigurt me gaz.

Projekti për lidhjen e rrjetit të gazit përfshin ndërtimin e një gazsjellësi prej 180 kilometrash, ku 160 kilometra do të jenë në territorin e Bosnjës, dhe do të lidhë sistemin e gazit të Bosnjës me terminalin e gazit të lëngshëm natyror në ishullin Krk të Kroacisë. Vlera e këtij projekti është llogaritur në rreth 200 milionë euro.

Për vite me radhë, ndërtimi i gazsjellësit ka qenë një temë e debatueshme, ku partia kryesore bosnjako-kroate ka kërkuar që ai të ndërtohet nga një kompani e re, e cila do të dominonte nga komuniteti kroat. Megjithatë, projekti do të menaxhohet nga një kompani ekzistuese publike, duke pasur parasysh interesat e përbashkëta për të siguruar energji të qëndrueshme dhe të sigurtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bosnja drejt shkëputjes së varësisë energjitike nga Rusia, votohet vendimi historik appeared first on Euronews Albania.

❌
❌