Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

11 July 2025 at 17:04

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

58-vjeçari humb jetën gjatë punës me fadromë, e zë poshtë masivi i dheut

By: fra nc
11 July 2025 at 12:53

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.

Sipas burimeve paraprake, shtetasi H.D., 58 vjeç, ishte duke punuar me një fadromë për hapjen e një pusi, kur një masiv dheu ka rrëshkitur dhe e ka zënë poshtë. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post 58-vjeçari humb jetën gjatë punës me fadromë, e zë poshtë masivi i dheut appeared first on Euronews Albania.

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

By: Elva
10 July 2025 at 23:06

Në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, kryeministri shqiptar Edi Rama u gjunjëzua për herë të tretë para kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Mediat italiane e përshkruajnë këtë gjest si një traditë të Ramës në takimet me Melonin. “Libero Quotidiano” shkruan se Rama e ka bërë këtë veprim edhe në maj, gjatë vizitës së Melonit […]

The post Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan fotoalbumin nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Romë ku mori pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, që ka si qëllim mbështetjen për Ukrainën dhe rindërtimin e saj pas pasojave shkatërruese të luftës.

Në momentin e mbërritjes, Kryeministri Rama është pritur nga Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale edhe fotoalbumin e ditës së sotme në “Ukraine Recovery Conference 2025” – Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë.

Ky forum, i mbështetur nga liderët botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, ka si qëllim koordinimin e ndihmës konkrete dhe investimeve strategjike në sektorët kyç në Ukrainë.

Kryeministri Rama iu drejtua këtij forumi me fjalën e rastit, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë dhe për të kontribuar në procesin e rindërtimit të vendit pas luftës.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama ndan fotoalbumin nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, mbështetje Ukrainës/ Rama: Nuk lejojmë askënd jashtë Evropës të na japë leksione paqeje

10 July 2025 at 15:25

ROMË- Edi Rama iu bashkua liderëve botërorë në konferencën e katërt ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës, e cila u mbajt këtë të enjte në Romë. Në fjalën e tij, kryeministri tha se Shqipëria do të jetë krah Ukrainës për mbrojtjen e integritetit të saj territorial, edhe pse thekson se të flasësh për paqen, nuk e bën luftën të përfundojë ndaj Europa duhet të ketë një plan masash.

“Shqipëria është një vend shumë i vogël, me pak burime dhe pa fuqi për të ndryshuar shumë në fushën e betejës, por kemi qenë dhe do të jemi krah Italisë dhe miqve e partnerëve tanë evropianë, kudo dhe kurdoherë që Ukraina do të ketë nevojë për ne.

Ne nuk jemi një komunitet mes vendeve që janë në luftë, në këtë luftë të mallkuar në dyert e Europës. Askush nuk ka një formulë magjike, por thjesht të flasim për paqen nuk e bën luftën të mbarojë.

Ndërsa po bëjmë gjithçka të duhur për të mos e lënë Ukrainën në baltë, nuk do të jemi mjaftueshëm të fortë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për ta shpëtuar Ukrainën, nëse nuk kemi një plan të guximshëm, të besueshëm dhe tërheqës për paqen”, shtoi Rama.

Teksa e bën të qartë se agresori nuk është Ukraina, Rama thotë që Europa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të mos lejojë askënd ti japë leksione paqeje.

“Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve të Europës demokratike të na japë leksione neve, komunitetit evropian, se çfarë është paqja dhe si tingëllon paqja.  Ne nuk jemi një komunitet luftënxitësish, dhe Ukraina nuk është as agresori dhe as shkaktari i asaj lufte të përgjakshme që zhvillohet çdo ditë e natë në portat e Europës”

E në fund, Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një shprehje të Papa Franceskut.

“Dhe siç tha njëherë Papa Françesku këtu në Romë: “Unë ndiej këtu jo praninë e së shkuarës, por të së ardhmes.”, tha ai./abcnews.al

Kryeministri Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, takohet me Melonin, Zelenskyn dhe Von der Leyen

By: V K
10 July 2025 at 13:13

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, dedikuar mbështetjes për Ukrainën dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të agresionit rus.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale, pamje nga momentet e takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky, si edhe presidenten e KE Ursula von der Leyen.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Kryeministri Rama, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë të nivelit të lartë, duke e quajtur një “forum ndërkombëtar me rëndësi të jashtëzakonshme”, ku vendet mike të Ukrainës bashkojnë forcat për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të rimëkëmbjes së vendit.

 

 

Në konferencë marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, vendeve të G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe përfaqësues të sektorit privat.

The post Kryeministri Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, takohet me Melonin, Zelenskyn dhe Von der Leyen appeared first on Albeu.com.

ROMË – Rama: Përkrah partnerëve evropianë sa herë që Ukraina ka nevojë për ne

ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne, deklaroi sot në Romë kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.

”Roma është një vend i sigurt . Tani për tani nuk ka më vend më të sigurt se Italia, me protokollet e saj të ndryshme të sigurisë. Mendoj se edhe Volodymyr Zelensky e shijoi kontaktet njerëzore në La Nuvola (ndërtesë në Romë për konferencat e rëndësishme ndërkombëtare – shën. i përkth.), me truprojat, të cilët, mos më keqkuptoni, janë të padobishëm sot sepse ne ndihemi të sigurt”, shtoi Edi Rama nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës.

“Shqipëria ka mobilizuar shumë burime për Kievin, ndërsa me kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne. Ne do të jemi në krahun e tyre dhe në krahun tuaj”, shtoi ai.

“Paqja duhet të jetë gjithmonë në krye të mendimeve dhe shpresave tona dhe ajo nuk mund t’i ndajë shoqëritë tona”, theksoi Rama.

”Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve demokratikë të Evropës të na japë leksione”, theksoi ai./    /os/

The post ROMË – Rama: Përkrah partnerëve evropianë sa herë që Ukraina ka nevojë për ne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bota po bëhet me një shfletues të ri interneti, i mundësuar nga OpenAI –  do të jetë një konkurrent i ashpër i Google Chrome

10 July 2025 at 12:55

OpenAI është afër lansimit të një ueb shfletuesi të mundësuar nga inteligjenca artificiale, i cili do të jetë një konkurrent i ashpër i ueb shfletuesit Google Chrome, i cili dominon tregun.

Shfletuesi pritet të lansohet në javët e ardhshme, thanë për Reuters tre persona të përfshirë në këtë rast, dhe synon të përdorë inteligjencën artificiale për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si konsumatorët shfletojnë uebin.

Kjo do t’i japë OpenAI qasje më të drejtpërdrejtë në atë mbi të cilën bazohet suksesi i Google: të dhënat e përdoruesve, transmeton Telegrafi.

Nëse miratohet nga 400 milionë përdoruesit aktivë javorë të ChatGPT, shfletuesi i OpenAI mund të ushtrojë presion mbi një komponent kyç të rrjedhës së të ardhurave nga reklamat të rivalit Google.

Chrome është një shtyllë e rëndësishme e biznesit të reklamave të Alphabet, i cili përbën gati tre të katërtat e të ardhurave të tij, sepse Chrome ofron informacion për përdoruesit për të ndihmuar Alphabet të targetojë reklamat në mënyrë më efikase dhe fitimprurëse, dhe gjithashtu i jep Google një mënyrë për të drejtuar trafikun e kërkimit në shfletuesin e vet si parazgjedhje.

Shfletuesi i OpenAI është projektuar për të mbajtur disa ndërveprime të përdoruesve brenda një ndërfaqeje chati të ngjashme me ChatGPT, në vend që të klikojë në faqet e internetit, thanë dy nga burimet.

Një nga burimet tha se shfletuesi është pjesë e strategjisë më të gjerë të OpenAI, për të depërtuar në jetën private dhe të biznesit të konsumatorëve me shërbimet e tij.

OpenAI ka shumë punë – Google Chrome, i përdorur nga më shumë se tre miliardë njerëz, aktualisht mban më shumë se dy të tretat e tregut botëror të shfletuesve, sipas firmës së analizave të internetit StatCounter.

Safari i Apple, i renditur i dyti, është shumë prapa me një pjesëmarrje prej 16 përqind. Muajin e kaluar, OpenAI njoftoi se ka tre milionë përdorues biznesi që paguajnë për ChatGPT.

Startup-e të tjera të AI-së si The Browser Company dhe Brave njoftuan shfletues të mundësuar nga AI këtë vit, të aftë për të kryer veprime në emër të përdoruesit. Perplexity, startup-i i financuar mirë i njohur për motorin e tij të kërkimit, lansoi gjithashtu shfletuesin e tij të AI-së, Comet, të mërkurën.

Roli i Chrome në ofrimin e informacionit të përdoruesit për të ndihmuar Alphabet të targetojë reklamat në mënyrë më efikase dhe fitimprurëse, ka rezultuar aq i suksesshëm sa Departamenti i Drejtësisë kërkoi ta hiqte atë pasi një gjyqtar amerikan vendosi vitin e kaluar se kompania mëmë Google, kishte një monopol të paligjshëm në kërkimin online.

Shfletuesi OpenAI është ndërtuar mbi Chromium, kodin e shfletuesit me burim të hapur të Google, thanë dy burime. Chromium është kodi burimor për Google Chrome, si dhe për shumë shfletues konkurrues, përfshirë atë të Microsoft.

Vitin e kaluar, OpenAI punësoi dy zëvendëspresidentë të Google me përvojë të gjatë, të cilët ishin pjesë e ekipit origjinal që zhvilloi Google Chrome. /Telegrafi/

 

The post Bota po bëhet me një shfletues të ri interneti, i mundësuar nga OpenAI –  do të jetë një konkurrent i ashpër i Google Chrome appeared first on Telegrafi.

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

By: user7
10 July 2025 at 11:57

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Rana ditën e sotme është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës. Ndërkohë që do të ketë pjesmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

The post Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni appeared first on Lapsi.al.

Rama në konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, pritet nga Meloni

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Romë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës me Rusinë.

Kryeministri Rama u prit në “Ukraine Recovery Conference 2025”, nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të hapë edhe konferencën.

Në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës pritet që të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

Gjatë konferencës do të mbahen fjalime nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk dhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës është ngjarja kryesore ndërkombëtare mbi rindërtimin e Ukrainës. Edicioni i Romës vjen pas Konferencave të Luganos (2022), Londrës (2023) dhe Berlinit (2024). Qëllimi i konferencës është të vazhdojë mobilizimin e qeverive, sektorit privat, institucioneve financiare ndërkombëtare, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile për rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës.

Në konferencë pritet të marrin pjesë më shumë se 3500 pjesëmarrës, rreth njëqind delegacione zyrtare dhe 40 organizata ndërkombëtare, 2 mijë kompani (nga të cilat rreth 500 janë italiane), qindra përfaqësues të autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile.

Romë – Mbërritja e Kryeministrit Edi Rama në “Ukraine Recovery Conference 2025”
1 nga 4

/m.q//a.f//r.e/

The post Rama në konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, pritet nga Meloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohen të plagosur (VIDEO)

4 July 2025 at 18:36

Shpërthimi, i cili ndodhi gjatë furnizimit me karburant këtë të premte, çliroi tym të zi të dendur në qiell, të dukshëm nga i gjithë qyteti.

Një shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në lagjen Centocelle të Romës plagosi të paktën 25 persona, përfshirë disa oficerë policie dhe një zjarrfikës.

Dëshmitarët thanë se vala e goditjes goditi shtëpitë aty pranë “si një tërmet”. Tetë oficerë pësuan djegie në një seri shpërthimesh që pasuan shpërthimin fillestar. Të gjitha lëndimet raportohet se nuk janë kërcënuese për jetën.

Ekipet e zjarrfikësve punuan në nxehtësi të madhe për të kontrolluar flakët, të cilat u përhapën në automjetet aty pranë dhe në një depo.

 

The post Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohen të plagosur (VIDEO) appeared first on Sot News | Lajme.

ROMË – Dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një pikë karburanti

ROMË, 4 korrik /ATSH/ – Një shpërthim i fuqishëm  në një pikë karburanti ndodhi sot në Romën juglindore, duke plagosur të paktën 28 persona, përfshirë tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës, bënë të ditur autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit, sipas AP.

Shpërthimi u dëgjua në të gjithë kryeqytetin italian duke shkaktuar një re të madhe tymi në disa zona kryesore të qytetit.

Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri tha se rreth 28 persona pësuan plagë të lehta.

Prokurorët e Romës kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit.

Banorë të intervistuar nga media lokale thanë se kryeministrja Giorgia Meloni po ndiqte nga afër zhvillimet./Ad.Ab./ /a.i/

 

The post ROMË – Dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një pikë karburanti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO| Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur

By: fra nc
4 July 2025 at 11:47

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në një pikë karburanti në lindje të Romës, duke lënë të plagosur 21 persona dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas mediave italiane, ngjarja u pasua nga një zjarr masiv, ndërsa forcat e zjarrfikësve, policia dhe vullnetarët e mbrojtjes civile mbërritën me urgjencë në vendngjarje për të neutralizuar përhapjen e zjarrit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet dramatike të shpërthimit: fillimisht shihet një re tymi që del nga stacioni i karburantit, për t’u pasuar pak çaste më vonë nga një shpërthim i fuqishëm, ndërsa shtullunga të mëdha tymi të zi pushtojnë qiellin.

Stacioni i afërt i metrosë “Teano” është mbyllur për shkak të rrezikut, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar menjëherë nga shtëpitë e tyre. Dëshmitarët okularë tregojnë se kanë ndjerë një erë të fortë gazi pak para shpërthimit të parë dhe më pas dëgjuan një shpërthim të dytë edhe më të fuqishëm.

⛽ Esplode un distributore a Roma ⛽

Feriti un vigile del fuoco, operatori del 118 e alcuni passanti. Danni a palazzi vicini. Chiusa la fermata metro C Teano.#Roma #Esplosione #Prenestino #Vigilidelfuoco #Emergenze #Cronaca #Benzina #GPL #Centocelle pic.twitter.com/tPLNUNoGvU

— Money.it (@moneypuntoit) July 4, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Shpërthim në një depo gazi në Romë, raportohet për disa oficerë policie dhe zjarrfikës të plagosur

By: Re Nato
4 July 2025 at 10:20

Një shpërthim në një depo gazi në zonën e Prenestinos, shkaktoi një zhurmë të fortë që u dëgjua në shumë lagje të Romës.

Sipas informacioneve fillestare nga departamenti i zjarrfikësve, shpërthimi, i cili ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit, u shkaktua nga shkëputja e një pompe nga një rezervuar që furnizonte sistemin e shpërndarjes.

Një shtëllungë e madhe tymi u ngrit, e dukshme nga pjesa më e madhe e qytetit. Raportohet se tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës janë plagosur.

#breaking

Massive gas station explosion in Rome, Italy.

Several injured, 3 severely burned, after a blast at a petrol & LPG distributor in Via dei Gordiani. The explosion was heard across the city. https://t.co/sy3cdDf3vI pic.twitter.com/jbuls4W0hN

— News Extra24 (@24NewsExtra) July 4, 2025

Zjarr i fuqishëm në një autobus në periferi të Romës, flakët përfshijnë edhe pallatin

1 July 2025 at 17:46

Një autobus urban ka marrë flakë paraditen e sotme në zonën Prenestina, në periferi të kryeqytetit italian të Romës.

Mjeti ishte jashtë shërbimi dhe në bord ndodhej vetëm shoferi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Zjarri ka qenë aq i fuqishëm saqë flakët kanë përfshirë edhe dritaret e një ballkoni në katin e parë të një pallati aty pranë, duke thyer xhamat dhe duke bërë që tymi të depërtojë në banesat përreth.

Sipas Atac, kompanisë së autobusit, nga vlerësimet paraprake, flakët duket se janë përhapur nga pjesa e sipërme e autobusit, por për të përcaktuar shkaqet e sakta do të kryhen hetime të detajuara në orët në vijim.

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe policia lokale, ndërsa një re e madhe tymi të zi mbuloi zonën për disa minuta duke shkaktuar panik te banorët.

 

 

The post Zjarr i fuqishëm në një autobus në periferi të Romës, flakët përfshijnë edhe pallatin appeared first on Sot News | Lajme.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Microsoft bllokon Google Chrome

25 June 2025 at 08:23

Në fillim të këtij muaji, funksioni “Siguria Familjare” e Microsoft-it, i cili përdoret kryesisht nga prindërit dhe shkollat për kontrolle prindërore dhe filtrim përmbajtjeje, filloi të bllokonte rastësisht shfletuesin Google Chrome në Windows.

Raportet e para u shfaqën më 3 qershor, kur disa përdorues vunë re se Chrome mbyllej vazhdimisht ose nuk hapej fare.

Gabimi i Sigurisë Familjare i Microsoft-it ndikon konkretisht në Chrome, duke e penguar atë të funksionojë në Windows.

“Ekipi ynë hetoi këto raporte dhe përcaktoi shkakun e kësaj sjelljeje”, thotë menaxherja e mbështetjes së Chrome, Ellen T.

“Për disa përdorues, Chrome nuk mund të hapet ndërsa Siguria Familjare e Microsoft-it është e aktivizuar”, shtoi Ellen T.

Shfletues të tjerë si Firefox ose Opera nuk duket se preken nga ky problem, dhe disa përdorues madje kanë zbuluar se riemërtimi i skedarit Chrome.exe në Chrome1.exe u lejon atyre të zgjidhin problemin.

Shkollat ​​ose prindërit që përdorin Sigurinë Familjare si pjesë e një abonimi në Microsoft 365 mund të çaktivizojnë gjithashtu opsionin “filtro faqet e internetit të papërshtatshme” në cilësimet e Sigurisë Familjare për ta bërë Chrome të funksionojë përsëri, por kjo do t’u lejonte fëmijëve të hyjnë në çdo faqe interneti pa kufizime.

Nuk dihet se kur Microsoft do ta rregullojë problemin, i cili ka vazhduar për më shumë se dy javë.

“Nuk kemi dëgjuar asgjë nga Microsoft në lidhje me një rregullim”, shkroi një inxhinier i Chromium në një gjurmues gabimesh më 10 qershor.

“Ata u kanë udhëzuar përdoruesve që i kontaktojnë të rinisni Chrome, por nuk mendoj se kjo do të ketë ndonjë efekt të madh”, shtoi inxhinieri.

Microsoft ka zakon të bëjë lëvizje të çuditshme në Windows për të dekurajuar njerëzit që të përdorin Chrome.

Ndërsa ky problem me Family Safety ka të ngjarë të jetë një gabim i padëmshëm, Microsoft më parë ka përdorur pop-up-e, përgjigje të rreme të AI-së, paralajmërime të ngjashme me malware dhe madje edhe anketa të integruara në faqen e shkarkimit të Chrome të Google për të provuar t’i bëjë përdoruesit të kalojnë në shfletuesin e saj Edge.

Më herët këtë vit, Microsoft madje përdori Bing për të mashtruar përdoruesit që të mendojnë se ishin në Google.

Microsoft bllokon Google Chrome

25 June 2025 at 07:25

Në fillim të këtij muaji, funksioni “Siguria Familjare” e Microsoft-it, i cili përdoret kryesisht nga prindërit dhe shkollat ​​për kontrolle prindërore dhe filtrim përmbajtjeje, filloi të bllokonte rastësisht shfletuesin Google Chrome në Windows.

Raportet e para u shfaqën më 3 qershor, kur disa përdorues vunë re se Chrome mbyllej vazhdimisht ose nuk hapej fare, transmeton Telegrafi.

Gabimi i Sigurisë Familjare i Microsoft-it ndikon konkretisht në Chrome, duke e penguar atë të funksionojë në Windows.

“Ekipi ynë hetoi këto raporte dhe përcaktoi shkakun e kësaj sjelljeje”, thotë menaxherja e mbështetjes së Chrome, Ellen T.

“Për disa përdorues, Chrome nuk mund të hapet ndërsa Siguria Familjare e Microsoft-it është e aktivizuar”, shtoi Ellen T.

Shfletues të tjerë si Firefox ose Opera nuk duket se preken nga ky problem, dhe disa përdorues madje kanë zbuluar se riemërtimi i skedarit Chrome.exe në Chrome1.exe u lejon atyre të zgjidhin problemin.

Shkollat ​​ose prindërit që përdorin Sigurinë Familjare si pjesë e një abonimi në Microsoft 365 mund të çaktivizojnë gjithashtu opsionin “filtro faqet e internetit të papërshtatshme” në cilësimet e Sigurisë Familjare për ta bërë Chrome të funksionojë përsëri, por kjo do t’u lejonte fëmijëve të hyjnë në çdo faqe interneti pa kufizime.

Nuk dihet se kur Microsoft do ta rregullojë problemin, i cili ka vazhduar për më shumë se dy javë.

“Nuk kemi dëgjuar asgjë nga Microsoft në lidhje me një rregullim”, shkroi një inxhinier i Chromium në një gjurmues gabimesh më 10 qershor.

“Ata u kanë udhëzuar përdoruesve që i kontaktojnë të rinisni Chrome, por nuk mendoj se kjo do të ketë ndonjë efekt të madh”, shtoi inxhinieri.

Microsoft ka zakon të bëjë lëvizje të çuditshme në Windows për të dekurajuar njerëzit që të përdorin Chrome.

Ndërsa ky problem me Family Safety ka të ngjarë të jetë një gabim i padëmshëm, Microsoft më parë ka përdorur pop-up-e, përgjigje të rreme të AI-së, paralajmërime të ngjashme me malware dhe madje edhe anketa të integruara në faqen e shkarkimit të Chrome të Google për të provuar t’i bëjë përdoruesit të kalojnë në shfletuesin e saj Edge.

Më herët këtë vit, Microsoft madje përdori Bing për të mashtruar përdoruesit që të mendojnë se ishin në Google. /Telegrafi/

 

 

The post Microsoft bllokon Google Chrome appeared first on Telegrafi.

Streha vjen në qytet: Parada e katër putroshëve endacakë me shpresën për t’i gjetur familje

By: gaze tare
19 June 2025 at 11:05

Të shtunën, më 21 qershor, në Romë do të zhvillohet një paradë e veçantë për qentë e strehës, në kuadër të eventit “Notte Bianca dell’EUR”. Aktiviteti do të nisë në orën 18:30, përgjatë Viale America dhe Via Tupini, dhe synon t’u ofrojë qenve një ditë ndryshe jashtë strehës, ndërsa promovon adoptimin e tyre nga familje të reja.

Parada, që këtë vit shënon edicionin e saj të pestë, mban titullin simbolik “Il Canile va in città” (“Streha vjen në qytet”) dhe ofron edhe mundësinë që pronarët e qenve të vendosin një çip identifikues tek qentë dhe regjistrojnë kafshët e tyre falas.

Iniciativa ka sjellë rezultate konkrete në edicionet e kaluara, ku qindra qytetarë morën pjesë dhe shumë prej qenve u adoptuan.

Patrizia Prestipino, përfaqësuese e bashkisë për mbrojtjen e kafshëve, theksoi se “përtej disa orëve lirie, kjo është një përpjekje për të gjetur familje të reja për qen që kanë shumë dashuri për të dhënë”. Ajo e cilësoi paradën si një “sukses të madh”, por shtoi se “ende shumë kafshë mbeten të mbyllura në strehimore”.

Fokusi mbetet te adoptimi me përgjegjësi dhe ndërgjegjësimi qytetar për të ndryshuar fatin e qenve që presin një shans të dytë.

The post Streha vjen në qytet: Parada e katër putroshëve endacakë me shpresën për t’i gjetur familje appeared first on iconstyle.al.

ROMË – Aleatët evropianë rikonfirmojnë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën

12 June 2025 at 17:56

ROMË, 12 qershor /ATSH-DPA/- Ministrat e Jashtëm evropianë kanë përsëritur mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën, gjatë një konference të organizuar nga diplomati më i lartë i Italisë, Antonio Tajani sot në Romë.

Në takimin e fokusuar në sigurinë e BE-së dhe luftën në Ukrainë morën pjesë ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Takimi erdhi më pak se një muaj para Konferencës së katërt të Rimëkëmbjes së Ukrainës, e planifikuar më 10-11 korrik – në të cilën rreth 2 000 përfaqësues nga politika, biznesi dhe organizatat ndërkombëtare planifikojnë të diskutojnë perspektivat afatgjata të Ukrainës.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat pohuan angazhimin e tyre ndaj popullit, demokracisë, sigurisë, sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e fortë, si politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht”, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

I pyetur nga një gazetar se kur po planifikonte telefonatën e tij të parë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ministri gjerman tha se aktualisht nuk shihte ndonjë arsye apo mundësi për një veprim të tillë.

Wadephul, i cili mori detyrën më 6 maj, tha se Gjermania do të koordinonte gjithmonë hapa të tillë me partnerët e saj evropianë.

Ndërsa theksoi se Berlini ishte gjithmonë i hapur për negociata në këtë format, Wadephul tha se duhej pranuar që Rusia nuk ishte e gatshme të negocionte, pasi po kërkonte te vazhdonte luftën.

“Për sa kohë që është kështu, ne qëndrojmë përkrah Ukrainës”, tha ai.

Deklarata e Wadephul erdhi mes një debati të nxitur nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate (SPD), partneri i vogël në qeveri, të cilët kanë bërë thirrje për telefonata të drejtpërdrejta diplomatike me Rusinë.

Si udhëheqja e SPD-së, ashtu edhe kancelari Friedrich Merz, i cili ashtu si Wadephul i përket bllokut konservator, i kanë hedhur poshtë kërkesat e SPD – duke theksuar se sulmet e fundit të rënda ndaj Ukrainës tregonin se Rusia nuk ishte aspak gati për të negociuar.

Pas një takimi dypalësh me Tajani, ministri i Jashtëm, Wadephul do të largohet nga Roma sot në mbrëmje për në Lindjen e Mesme.

Deri të dielën, ai planifikon të vizitojë një sërë vendesh, përfshirë Egjiptin, Libanin, Jordaninë dhe Izraelin. //a.i/

The post ROMË – Aleatët evropianë rikonfirmojnë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌