Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Spitali i Krujës transformim në qendër moderne për mbi 85 mijë banorë


TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Spitali “Dr. Stefan Gjoni” në Krujë ka pësuar një transformim të plotë nga rikonstruksioni që është kryer në të pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamjet nga punimet që janë bërë për rikonstruksionin e spitalit, duke theksuar se transformimi sjell një qendër moderne për mbi 85 mijë banorë.

“Transformimi në Spitalin “Stefan Gjoni” në Krujë sjell një qendër moderne për mbi 85 mijë banorë, me infrastrukturë të re, shërbime më efikase dhe urgjencë me teknologji bashkëkohore. Një tjetër hap drejt Shëndetësia 2030 me kujdes cilësor dhe pranë qytetarëve”, shkruan Rama.

Spitali i ri i Krujës do të ketë një kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.

Në spitalin e ri të Krujës do të ofrohen edhe shërbimet e poliklinikës.

/m.q/j.p/

The post Rama: Spitali i Krujës transformim në qendër moderne për mbi 85 mijë banorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Ministria e Shëndetësisë izraelite: Të paktën 287 persona u plagosën gjatë natës

16 June 2025 at 11:05

Një total prej 287 personash me lëndime të ndryshme u shtruan në spitale pas sulmeve të reja raketore iraniane ndaj Izraelit, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Shëndetësisë izraelite.

Të paktën një person u shtrua në spital me lëndime kritike, 13 persona pësuan lëndime të moderuara dhe 240 të tjerë morën lëndime të lehta, tha ministria. 11 persona të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të shokut, dhe më shumë se 20 pacientë aktualisht po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore, ashpërsia e gjendjes së tyre ende nuk është konfirmuar.

Ministria e shëndetësisë nuk dha të dhëna për viktimat nga sulmet e natës. Sipas shifrave të fundit të publikuara nga faqja e internetit e lajmeve Ynet, të paktën tetë persona janë vrarë deri më tani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministria e Shëndetësisë izraelite: Të paktën 287 persona u plagosën gjatë natës appeared first on Euronews Albania.

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

31 May 2025 at 08:22

Në Shqipëri, mbi 100 mijë diabetikë luftojnë çdo ditë me një sëmundje që kërkon monitorim dhe trajtim të vazhdueshëm. Ndërkohë që qeveria paguan miliona euro për koncesione private dhe shërbime të pakryera, ajo nuk arrin dot të mbulojë as 120 lekë në ditë për fishat e diabetit, duke lënë pensionistët në një betejë të heshtur […]

The post Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Unifikimi i çmimeve të barnave do të sillte ulje për mbi 2900 produkte

24 May 2025 at 23:47

Vendimi për unifikimin e çmimeve të barnave, që hyri në fuqi më 1 shkurt të këtij viti, synon unifikimin e çmimeve në të gjitha barnatoret, duke ulur koston për qytetarët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky vendim do të sillte ulje të ndjeshme të çmimeve për mbi 2900 produkte medicinale, në disa raste 5-10 fish.

Ky ligj parashihet të jetë funksional nga fundi i vitit, ndërkohë që janë depoistët që bëjnë thirrje për jetësim sa më të shpejtë.

Lista e Çmimeve të Barnave me detyrim të zbatimit në tregun vendor, nga data 1 shkurt i këtij viti, edhe më tej mbeten sfida të farmacistëve dhe distributorëve farmaceutik, raporton RTK.

Farmacistët vënë në pah se kanë humbje ekonomike, për shkak të stokut ekzistues të blerë me çmime të larta. Mospajtimet mbesin në pikën 6 të paragrafit 11,që i obligon vendosjen e çmimit në banderolë.

Ndërkohë sipas shoqatës së distributorëve të produkteve farmaceutik edhe medicinale, marzha e fitimit prej 7.5 për qind, e përcaktuar nga vendimi është më e ulët se shpenzimet e tyre operative, të cilat variojnë nga 12 deri në 20 për qind .

Pavarësisht, pakënaqësisë dhe ankesave, Ministria e Shëndetësisë ka paraparë që nga fundi i vitit ligji të jetë funksional.

Moszbatimi i çmimores së barnave, ka ngecur në zbatim për shkak të humbjeve financiare nga stoku i barnave me çmime të vjetra, marzhave të pamjaftueshme të fitimit, mungesës së mbikëqyrjes efektive shtetërore, rezistencës së sektorit privat, dhe mungesës së qartësisë dhe përgatitjes në terren.

Kjo ka krijuar një hendek mes vendimit formal dhe realitetit në farmacitë e vendit, duke e lënë qytetarin ende pa përfitimin e plotë të uljes së çmimeve.

The post Unifikimi i çmimeve të barnave do të sillte ulje për mbi 2900 produkte appeared first on Telegrafi.

Reparti i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Prizrenit me mbi 600 koronarografi

16 May 2025 at 12:41

Që nga funksionalizimi në qershor të vitit të kaluar, Reparti i Kardiologjisë Invazive pranë Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit ka realizuar rreth 640 koronarografi, nga të cilat 230 kanë përfunduar me vendosje stenti në zemër.

Ky repart, i cili posedon një nga infrastrukturat më moderne në rajon, po trajton pacientët jo vetëm të regjionit të Prizrenit, por edhe të sëmurëve nga pjesa tjetër e Kosovës.

Për të gjithë prizrenasit dhe jo vetëm që kanë telashe me zemrën në këtë repart ata mund t’i nënshtrohen tipit të ndërhyrjeve si koronarografi dhe stentime në zemër.

Shefi i repartit, Fazli Berisha, thekson se puna në këtë repart ka nisur me vetëm dy ditë në javë, por tashmë operacionet dhe trajtimet kryhen pesë ditë në javë.

“Kardiologjia Invazive në Spitalin e Prizrenit kemi filluar punën nga 14 qershori i vitit 2024. Nga 14 qershor deri më 9 janar kemi punuar dy herë në javë ku janë punuar raste elektive dhe rastet akute që kanë ardhur brenda 24 orëve. Ndërsa, nga 9 dhjetori i vitit të kaluar kemi filluar  pesë ditë në javë ku kemi punuar me listë elektive nga QKUK na kanë dërguar Klinika e  Kardiologjisë ne kemi bërë përgatitjen, përpunimin e pacientëve dhe bashkë me ekipin nga QKUK janë punuar. Nga 1 janari i këtij viti kemi filluar po ashtu pesë herë në javë dhe çdo të shtunë mbahet kujdestari 24 orë për rastet akute stemi dhe nënstemi”, thotë ai.

Të gjitha ndërhyrjet e kryera në këtë repart të Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Prizrenit janë kryer pa asnjë komplikim.

“Deri tani nga qershori i vitit të kaluar janë punuar  diku 640 koronarografi prej tyre diku 230 PCI stentime, deri tani nuk kemi pas asnjë komplikim të vogël gjithçka ka shkuar pa komplikime… Deri para një muaji kemi punuar me listë të pritjes të regjionit të Dukagjinit ku kemi pasur pacientë nga Peja, Klina, Istogu kurse muajt e fundit kemi pacientë edhe nga Podujeva, Gjilani, Prishtina, Kaçaniku pothuajse nga të gjitha komunat e Kosovës”, thekson ai.

Reparti i Kardiologjisë Invazive në Prizren ka në dispozicion gjithsej pesë dhoma për pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjeve kardiologjike.

Ndërsa, pajisjet në këtë repart janë ndër më të avancuara në rajon.

“Pajisja është e fjalës së fundit – angiografi, fillimisht është bërë përgatitja e sallës… Mund të themi se në nivel të Kosovës, por edhe në nivel ballkanik jemi konkurrent sa i përket pajisjeve dhe kushteve të punës… E kemi sallën e kateterizimit, i kemi pesë shtretër për pacientë… Në shërbimin e Kardiologjisë Invazive këtu në Spital të Prizrenit kryhet procedura e koronarografisë dhe PSI stentimi, nëse ka nevojë pacientë ekipi vendos nëse ka nevojë për stentim realizohet”, thotë kardiologu Berisha.

Investimet në infrastrukturë dhe blerja e pajisjeve është bërë nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor. /Kosovapress/

The post Reparti i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Prizrenit me mbi 600 koronarografi appeared first on Telegrafi.

Pacientët me sklerozë multiple lëngojnë nga qasja e kufizuar në barna

By: Ela
26 March 2025 at 10:25

Etleva* ishte vetëm 20 vjeç kur u diagnostikua me një sëmundje autoimunitare të pashërueshme të quajtur Skleroza Multiple. Në vitin 2001, kur ishte studente në Itali, ajo përfundoi në spital për shkak të dhimbjeve të forta të kokës, mpirjes në njërën anë të trupit dhe disa episodeve të humbjes së ekuilibrit. Lajmi që mori nga mjekët […]

The post Pacientët me sklerozë multiple lëngojnë nga qasja e kufizuar në barna appeared first on BoldNews.al.

“Si furrikë…”, ja si duken kabinetet e premtuara të fizios brenda Qendrave Shëndetësore

By: Ela
24 March 2025 at 21:24

Emisioni Investigativ ‘Tak Fak’, u ndal këtë të hënë te një premtim që nuk është realizuar nga Ministria e Shëndetësisë, që daton në vitin 2023 dhe vazhdon ende të jetë në letër. Bëhet fjalë për kabinetet e fizioterapisë në 17 Qendra Shëndetësore, kryesisht në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit. Kamera e fshehtë e ‘Tak […]

The post “Si furrikë…”, ja si duken kabinetet e premtuara të fizios brenda Qendrave Shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

Koçiu dhe Schillaci në Universitetin e Mjekësisë: Bashkëpunim akademik dhe shkencor me Italinë

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu bashkë me ministrin e Shëndetësisë së Italisë, prof. Orazio Schillaci, zhvilluan sot një takim me stafin akademik dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, organizuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Xheladin Draçini.

Ministrja Koçiu thekson se gjatë takimit u zhvillua një “bisedë e hapur mbi angazhimin e dy vendeve tona në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, përmes projekteve të përbashkëta, zgjerimit të programeve të studimit dhe krijimit të mundësive të reja për specializime dhe kërkim shkencor”.

Konkretisht sipas Koçiut, gjatë takimit u diskutua për “konsolidimin e programeve të formimit profesional për studentët e mjekësisë; Zhvillimin e projekteve kërkimore në fushën e shëndetësisë për të nxitur inovacionin dhe shkëmbimin e eksperiencave si dhe rritjen e mundësive për mobilitet akademik për studentët dhe pedagogët mes dy vendeve”.

”Të angazhuar të forcojmë më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e shëndetësisë”, shkruan Koçiu.

The post Koçiu dhe Schillaci në Universitetin e Mjekësisë: Bashkëpunim akademik dhe shkencor me Italinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, ministrin e Shëndetësisë të Italisë, Orazio Schillaci.

Kjo vizitë vjen në kuadrin e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy ministrive homologe në fushën e shëndetësisë, të konkretizuar me një sërë marrëveshjesh dypalëshe.

Me qëllim rritjen më tej të këtij bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e shëndetësisë, në praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe homologut të saj Italian, Orazio Schillaci u nënshkrua Deklarata e Mirëkuptimit mes MSHMS-së dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli dhe Drejtoresha e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, Stefania Vizzaccaro.

Bazuar në Strategjinë e Shëndetit 2021-2030 dhe përvojës së Italisë, kjo marrëveshje synon
shkëmbimin e praktikave dhe njohurive më të mira në sektorin e shëndetit të nënës-fëmijës dhe të porsalindurve.

Ministrja Koçiu theksoi se “me Ministrin e Shëndetësisë së Italisë, Prof. Orazio Schillaci, hodhëm një hap të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona”.

Koçiu bëri me dije se nëpërmjet asistencës teknike dhe projekteve të përbashkëta shëndetësore do të rritet cilësia shërbimeve neonatale në katër spitale kryesore, në maternitetet “Koço Gliozheni” dhe Mbretëresha Geraldinë në Tiranë, si dhe në spitalet e Fierit dhe Dibrës.

“Me nënshkrimin e Deklaratës së Mirëkuptimit, angazhohemi për përmirësimin e shërbimeve neonatale në maternitetet e Tiranës, Fierit dhe Dibrës, për të siguruar kujdes më cilësor për nënat dhe foshnjat”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Po ashtu, vijoi ajo, do të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik, me fokus në trajtimin e sëmundjeve të rralla, përmes Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Shqipërisë dhe Agjencisë Italiane të Barnave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nënvizoi se forcimi i partneritetit mes vendeve tona është një garanci e shkëlqyer për një sistem shëndetësor më të fortë dhe më cilësor për qytetarët tanë.

Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
1 nga 7
Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend

/r.e/

The post Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndarja e urgjencave kirurgjikale sjell kosto shëndetësore për pacientët

By: Ela
28 February 2025 at 13:59

Në orën nëntë të darkës në mesin e dhjetorit 2024, Armela, 30 vjeç nga Kamza ndjeu papritur dhimbje të forta barku dhe dyshimet për apandesit e nisën atë me urgjencë drejt spitalit. “Dyshova menjëherë për apandesit për shkak se kur përplasja thembrat në tokë, kisha dhimbje të forta,” tha Armela për BIRN. Nga Kamza ku […]

The post Ndarja e urgjencave kirurgjikale sjell kosto shëndetësore për pacientët appeared first on BoldNews.al.

Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Spitalin e Prizrenit shpëton jetë, qindra shërbime në tetë muaj

27 February 2025 at 13:58

Funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, sipas përgjegjësve në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka sjellë mundësi të reja për ofrimin e shërbimeve dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.

Ky shërbim, sipas njoftimit të këtij spitali, përfshin ndërhyrje të tilla si koronografi dhe stentime, si dhe intervenime të ndërlikuara, siç është vendosja e pacemakerit, raporton Telegrafi.

Shefi i Repartit Koronar dhe Përgjegjësi i Kardiologjisë Intervente, Dr. Fazli Berisha, ka pohuar se nga qershori i vitit të shkuar janë realizuar qindra shërbime.

“Që nga data 14 qershor 2024, kur u bë inaugurimi dhe fillimi i punës, deri më 26 shkurt 2025, janë kryer 451 koronografi, 155 stentime dhe një rast i vendosjes së pacemakerit. Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar edhe raste të ndërlikuara, siç është vendosja e pacemakerit nga ekipi i kardiologëve invazivë të QKUK dhe Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Ky ishte rasti i parë në spitalin tonë dhe përfshinte vendosjen e pacemakerit dhe stentimin te një pacient me bllok total atrioventrikular dhe që ishte hemodinamikisht jo stabil. Pas dërgimit të pacientit në Laboratorin e Kateterizimit dhe me thirrjen e ekipit të anestezionit, iu vendos pacemaker dhe u realizua edhe koronografia, duke përfshirë stentimin. Ky intervenim u realizua me sukses dhe pa asnjë komplikacion” ka theksuar Berisha, ka njoftuar Spitali i Prizrenit, raporton Telegrafi.

Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, ka vlerësuar se Shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit ofron mundësi për të shpëtuar jetë.

“Reagimi adekuat dhe i shpejtë është shumë i rëndësishëm në emergjencat kardiake. Angazhimi i stafit dhe mbështetja e institucioneve, si Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK dhe Qeveria e Luksemburgut, janë faktorët kyç për arritjen e këtyre rezultateve. Këto rezultate janë një motivim për ne si menaxhment dhe stafin e spitalit për të vazhduar me përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe për t’i ofruar shërbimet më pranë pacientëve, pa pasur nevojë të shkojnë në QKUK ose institucione të tjera shëndetësore, brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ajo, sipas njoftimit të Spitalit, raporton Telegrafi.

Për funksionalizimin e Shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë investuar rreth 1 milion euro për planin arkitekturor, punët infrastrukturore, materialet shpenzuese dhe medikamentet e nevojshme. Ndërsa Qeveria e Luksemburgut ka investuar 2 milion euro për sigurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme, mobilimin e laboratorit dhe trajnimet profesionale të stafit brenda dhe jashtë Kosovës. /Telegrafi/

The post Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Spitalin e Prizrenit shpëton jetë, qindra shërbime në tetë muaj appeared first on Telegrafi.

“Masakra” me fondet e shëndetësisë, Ministria i jep 8.5 mln euro “Rejsi Farma” pa garë

13 February 2025 at 21:07

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompania farmaceutike “Rejsi Farma” në fund të vitit të kaluar duket se janë përfshirë në një procedurë prokurimi publik, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar. Nga buxheti i shtetit janë hedhur 8.5 milionë euro për vetëm 4 medikamente që u shërbejnë një numri […]

The post “Masakra” me fondet e shëndetësisë, Ministria i jep 8.5 mln euro “Rejsi Farma” pa garë appeared first on BoldNews.al.

Ramosaçaj: Harmonizim i rregullave për vendosjen në treg dhe përdorimin e produkteve biocide

11 February 2025 at 12:12

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar nën për nen dhe në parim projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj, gjatë fjalës së saj në komision tha se “qëllimi i këtij ligji është përmirësimi i funksionimit të tregut të brendshëm nëpërmjet harmonizimit të rregullave për vendosjen në treg dhe përdorimin e produkteve biocide, duke siguruar mbrojtjen në nivel të lartë të shëndetit të njerëzve, të kafshëve dhe mjedisit”.

“Ky projektligj synon të rregullojë tregtimin dhe vendosjen në treg të produkteve biocide, të cilat janë disa përgatesa që synojnë shkatërrimin, pengimin dhe kthimin në të padëmshme të disa mikroorganizmave, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, bimëve dhe kafshëve, por pa dëmtuar gjatë përdorimit të tyre shëndetin e këtyre të fundit”, u shpreh ministrja.

Ramosaçaj shtoi se “nga ana tjetër janë produkte biocide që nuk duhen ngatërruar me produkte pesticide që nuk lidhen me këtë projektligj”.

“Ky ligj lidhet me produktet biocide, si do të transportohen këto produkte biocide, do të paketohen etiketohen, cilat janë vendete origjinës dhe ku do të jenë të certifikuara për përdorim dhe si do të autorizohet përdorimi i tyre dhe vendosja e tyre në treg”, u shpreh Ramosaçaj.

Objektivat e projektligjit janë: mbrojtja e lartë e shëndetit të njerëzve, të kafshëve dhe mjedisit nga përdorimi i produkteve biocide të sigurta dhe cilësore; vendosjen në treg e produkteve biocide të sigurta; prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e produkteve biocide të sigurta. /j.p/

The post Ramosaçaj: Harmonizim i rregullave për vendosjen në treg dhe përdorimin e produkteve biocide appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shoqata e Distributorëve kërkon shtyrjen e afatit për çmimet e barnave dhe mbrojtjen e stoqeve aktuale

5 February 2025 at 14:26

Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës, përmes Odës Ekonomike të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë, ku ka kërkuar shtyrjen e afatit të implementimit të listës zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.

Kështu ka bërë të ditur kjo shoqatë përmes një njoftimi.

“Në lidhje me vendimin e datës 31.12.2024 përmes të cilit është miratuar lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale dhe hyrja e saj në fuqi është caktuar për datën 01.02.2025, dëshirojmë të theksojmë disa sfida praktike dhe implikime ekonomike që rrjedhin nga afati i shkurtër i implementimit”, thuhet në kërkesën e ShDPFMK-së drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo shoqatë ka kërkuar që: të mos preket stoku aktual i barnave – produktet medicinale që janë importuar më herët dhe ndodhen në depot e qarkulluesve farmaceutikë me shumicë dhe në barnatore të mos i nënshtrohen vendosjes retroaktive të çmimeve të reja, pasi një masë e tillë do të ishte në kundërshtim me parimin se ligjet zbatohen retroaktivisht vetëm kur janë në dobi të palës.

ShDPFMK ka kërkuar gjithashtu të zgjatet periudha e hyrjes në fuqi të çmimeve të reja minimumi 6 muaj, në mënyrë që të mundësohet menaxhimi i stoqeve ekzistuese dhe shitjen e tyre me një marzhë të pranueshme fitimi deri në pastrimin e tyre.

“Kërkojmë që stoqet ekzistuese të barnave të mos preken nga çmimet e reja. Produktet e importuara më herët janë blerë me çmime të tjera dhe nuk mund të shiten me humbje. Ligji nuk mund të zbatohet retroaktivisht për dëm të palës. Afati i hyrjes në fuqi të zgjatet për të paktën 6 muaj. Kjo do të lejonte menaxhimin dhe shitjen e stoqeve ekzistuese me një marzhë të pranueshme fiti”, thuhet në kërkesë. /Telegrafi/

The post Shoqata e Distributorëve kërkon shtyrjen e afatit për çmimet e barnave dhe mbrojtjen e stoqeve aktuale appeared first on Telegrafi.

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

1 February 2025 at 22:34

Nga sot ka hyrë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të barnave.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë nënkupton se barnat e njëjtë do të kenë çmim të njëjtë në gjithë Kosovën.

Por jo në të gjitha barnatoret ka nisur zbatimin e tij.

Tv Dukagjini ka vizituar tri barnatore në lagje të ndryshme të Prishtinës dhe në secilën prej tyre ka blerë nga një tabletë e zakonshme të barit “Daleron” që përdoret kundër dhimbjeve të lehta, por në asnjërin prej tyre çmimi nuk ka qenë i njëjtë.

Çmimet e barnave në barnatoret e Prishtinës

Televizioni ka provuar të kuptojë nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë nëse Inspektorati Farmaceutik ka dalë sot në terren për të monitoruar zbatimin e vendimit, por ata kanë qenë të paqasshëm të shtunën.

Gjithsesi MSH-ja në njoftimin e djeshëm pranoi se do të ketë sfida në zbatimin e vendimit, i cili po kundërshtohet nga farmacistët.

Kryetari i Odës së Farmacistëve, Kadri Bytyqi thotë se farmacitë mund të kenë humbje deri në njëzet milionë euro për shkak të stokut të barnave që e kanë në depotë e tyre e që e njëjta është importuar me çmime tjera nga ajo që tash duhet të shitet.

“Barnatoreve mund t’ju krijohet një humbje aq e madhe, sa që mund me rreziku edhe falimentimin e bizneseve tyre, e që me një përllogaritje tonën, nëpërmjet diskutimit me kolegët tanë, ka dalë se ky dëm mund të jetë rreth 20 milionë euro në të gjitha barnatoret në terr territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Bytyqi.

Po ashtu, Oda e Farmacistëve ka njoftuar se ata kanë paditur Ministrinë e Shëndetësisë në Gjykatën Komerciale për këtë vendim të marrë./Dukagjini/

The post Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave appeared first on Telegrafi.

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

1 February 2025 at 08:32

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga sot ( 1 shkurt ) do të fillojë së zbatuari vendimi për listën zyrtare të çmimeve të barnave.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nga ky vendim, përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Shëndetësisë ju njofton se po shënohet një hap i rëndësishëm në reformimin e sektorit farmaceutik, fillimin e zbatimit të listës zyrtare të çmimeve të barnave, nga data 1 shkurt 2025.
Me këtë po garantojmë rregull dhe transparencë në tregun farmaceutik, në të cilin përfitues më të mëdhenj do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës. Jemi të vetëdijshëm se fillimi nuk do të jetë i lehtë, do të ketë sfida, por jemi të përkushtuar që ky ndryshim të sjellë përfitime afatgjata për të gjithë, me theks të veçantë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

MSH po ashtu, ka deklaruar se për të siguruar respektimin e ligjit, si dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve, por edhe palëve tjera të përfshira, Inspektorati Farmaceutik do të jetë plotësisht i angazhuar, për të monitoruar dhe zbatuar këtë reformë legjislative.

“Nga java tjetër do fillojnë afatet për deklarim të çmimeve të produkteve medicinale, përfshirë edhe produktet medicinale që janë regjistruar për herë të parë. Andaj, ftojmë të gjitha palët e interesuara të bashkëpunojnë në këtë proces, për një treg farmaceutik më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë, do të jetë e angazhuar maksimalisht që zbatimi i këtij ndryshimi legjislativ të jetë më i lehtë dhe të tejkalohen sfidat eventuale që mund t’i hasim gjatë zbatimit”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Pakënaqësi ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë kanë shprehur Oda e Farmacistëve të Kosovës dhe po ashtu Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës.

Për shkak të pakënaqësive ndaj këtij vendimi, Oda e Farmacistëve ka dorëzuar këtë ligj në Gjykatën Komerciale, por që këta të fundit ende nuk kanë marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.

Kadri Bytyçi, kryetar i Odës së Farmacistëve, ka konfirmuar se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Komerciale, për të vendosur më tutje se si do të veprojnë.

Gjithashtu, Bytyçi tha për Telegrafin se kanë realizuar edhe një pyetësor për vendimin e ministrit.

“Pyetësorin e kemi bërë, dhe kemi atakuar vendimin e ministrit si odë. Kërkesa e komunitetit tonë ka qenë se është vendim jo në përputhje me ligjin, ku neni gjashtë i obligon farmacitë me qit çmime për barna, e që është në kundërshtim me udhëzimin administrative për banderola, sepse vetëm në banderola del çmimi. Njëkohësisht ne kemi ataku edhe në aspektin juridik, në Gjykatën Komerciale në departamentin për çështje administrative vendimin e ministrit. E kemi atakuar ku kemi kërkuar masë sigurie apo pezullim, por kryesisht ka të bëjë me pikën e gjashtë, ku i dëmton shumë kolegët tanë farmacistë”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave appeared first on Telegrafi.

Koçiu: Të dhënat në luftën kundër kancerit të gjirit të merren nga burime të besueshme

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se është e rëndësishme që në luftën kundër kancerit të gjirit të pajisemi me të gjitha të dhënat e sakta.

Sipas Koçiut në ditët e sotme, aksesi i lirë në informacion përbën një bekim po aq sa edhe një rrezik për t’u informuar me mite që paraqiten si “fakte” të pavërteta.

Koçiu nënvizon se të dhënat në luftën kundër kancerit të gjirit “të merren nga burime të besueshme, si mjeku yt apo institucionet përkatëse, që mund të të orientojnë në drejtimet e duhura”.

Po ashtu ministrja ka publikuar një video nëpërmjet të cilës tregon faktet dhe mitet në lidhje me kancerin e gjirit.

“Mit: Një gjëndër në gjoks është gjithmonë një masë kancerogjene; Fakt: Shpesh gjëndrat janë masa beninje ose kiste të padëmshme;

Mit: Vetëm gratë me histori familjare të kancerit të gjirit rrezikohen nga ky kancer; Fakt: Rreth 70 % e grave që diagnostikohen nuk kanë histori familjare;

Mit: Mamografia është një vizitë e dhimbshme dhe e rrezikshme; Fakt; Mamografia është një procedurë e shpejtë që shpëton jetë”, njofton ministrja. /j.p/

 

The post Koçiu: Të dhënat në luftën kundër kancerit të gjirit të merren nga burime të besueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu urim për Vitin e Ri: 2025, viti i vijimit të investimeve dhe i më shumë shërbimeve pranë qytetarëve

31 December 2024 at 19:51

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka uruar gjithë qytetarët në prag të ndërrimit të viteve..

“Ndërsa mbyllim këtë vit dhe presim me shpresë Vitin e Ri 2025, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Uroj që viti i ri të jetë plot shëndet, gëzim dhe mundësi për të realizuar ëndrrat tuaja.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar me zemër dhe përkushtim në sukseset që ndajmë sot. Mbështetja juaj ka qenë forca jonë për të arritur më shumë dhe për të krijuar ndryshime që vlejnë për të gjithë.

2025-ta na fton të shkojmë më larg, të synojmë më lart dhe të besojmë më shumë në atë që mund të arrijmë së bashku!”, shprehe ministrja Koçiu.

 

/r.e/

The post Koçiu urim për Vitin e Ri: 2025, viti i vijimit të investimeve dhe i më shumë shërbimeve pranë qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plani i masave për natën e ndërrimit të viteve, ministrja Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri

31 December 2024 at 17:31

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës nga ku bëri të ditur edhe planin e masave të marra për natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.

Ministrja Koçiu tha se “të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë në gatishmëri të plotë. Jo vetëm Spitali i Traumës dhe QSUNT, por edhe spitalet rajonale dhe ato bashkiake. Në shërbim të qytetarëve që do të jenë mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor”.

Gjithashtu, Koçiu ka theksuar se në gatishmëri do të jenë edhe strukturat e sistemit parësor.

Në Tiranë do të jenë 6 qendra shëndetësore që do të ofrojnë shërbim 24/7 për urgjencat pediatrike, për të lehtësuar fluksin në urgjencën e Spitalit Pediatrik pranë QSUNT-së.

Gjithashtu, Ministrja Koçiu bëri të ditur se në 2025 do të nisë rikonstruksioni i godinës qendrore të Spitalit të Traumës me mbështetjen e buxhetit të shtetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli edhe mesazhin e urimit për të gjithë mjekët, infermierët, personelin e spitaleve dhe urgjencave në të gjithë vendin, e veçanërisht për stafet shëndetësore që do të jenë në krye të detyrës në këto ditë festive.

Në Tiranë do të jenë 6 qendra shëndetësore nr. 1 Tefta Tashko, qendra shëndetësore nr. 4 – Siri Kodra, qendra shëndetësore nr. 10 – Oxhaku, qendra shëndetësore nr. 8 – Sheshi Wilson, qendra shëndetësore nr. 7 – Laprakë, qendra shëndetësore nr. 6 – Kombinat.

The post Plani i masave për natën e ndërrimit të viteve, ministrja Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌