Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Ishte lider i përgjegjshëm e parimor, shembull për t’u ndjekur

21 August 2025 at 15:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar ish-kryeminstrin dhe bashkëpartiakun Bajram Rexhepi në 8 vjetorin e kalimit në amshim.

Krasniqi është shprehur se Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të atdheut.

“Bajram Rexhepi si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor, ishte shembull për t’u ndjekur.”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

 

The post Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Ishte lider i përgjegjshëm e parimor, shembull për t’u ndjekur appeared first on Telegrafi.

Pritja e Kosovës për heqjen e vizave nga Bosnjë e Hercegovina mund të zgjasë me vite

4 August 2025 at 07:26

Afër dy vjet e nëntë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve, në kuadër të Procesit të Berlinit, shtetasit e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza drejt Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo e fundit ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve serbë në institucionet shtetërore atje.

Teksa tregoi përvojën e saj për pajisje me vizë, në një përgjigje për TV Dukagjinin, zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, tha se pret që “ratifikimi të ndodhë shumë shpejtë, pavarësisht kompleksitetit të qeverisë aktuale në Bosnjë”.

“Së fundmi kam vizituar Bosnjën, me rastin e përkujtimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, dhe mezi mora vizë vetëm për disa ditë, gjë që është një shqetësim i madh për qytetarët dhe gjithashtu një shpenzim financiar. Në mesin e shtatorit, përfaqësuesit boshnjakë do të vijnë të na vizitojnë dhe planifikojnë të ngrenë zërin e tyre në Dhomën e Popujve për këtë çështje, ta hedhin në votim, dhe presin mbështetjen edhe të përfaqësuesve kroatë”, ka deklaruar Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre në detyrë.

Zëvendëskryeministrja në detyrë theksoi se shpresat janë te bashkëpunimi ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. (Elmedin) Konakovic, dhe ai më premtoi se do të paraqesë një propozim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillin e Ministrave dhe do të hapë rrugën për ratifikim në Parlament. Përfaqësuesit serbë si në qeveri ashtu edhe në parlament janë ende shumë të ashpër dhe kundër kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare që ata vetë e nënshkruan në Berlin, shpresojmë që boshnjakët dhe kroatët do të jenë në gjendje ta çojnë këtë proces në fund”, ka theksuar ajo.

Edhe pse si parti e mbështesin marrëveshjen nga Procesi i Berlinit, referuar situatës politike në Bosnjë e Hercegovinë, deputeti në Parlamentin Federal, Amir Puric, i tha TV Dukagjinit se nuk pret zgjidhje të shpejtë.

“Është joreale të pritet që ratifikimi i marrëveshjes të ndodhë së paku edhe një vit ose dy. Marrë parasysh që niveli shtetëror i qeverisjes është i bllokuar, merren vetëm vendime të rralla teknike dhe asnjë çështje e vetme e rëndësishme nuk do të zgjidhet para fundit të vitit 2026, kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Amir Purić, Deputet në Parlamentin Federal të Bosnjë e Hercegovinës  (Naša Stranka).

Duke përmendur se vëllait që jeton në Kosovë i është refuzuar vazhdimisht viza, kryetari i shoqatës “Dardania” në Bosnjë e Hercegovinë, Rizah Sokoli, tha se nga kjo situatë më së shumti pëson komuniteti shqiptar.

“Një shembull i mirë për BeH mund të jetë Greqia, e cila nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, por ka njohur dokumentet e Kosovës.  Sigurisht, një ditë edhe Bosnja dhe Hercegovina do të duhet të pranojë realitetin. Ky realitet është fakti që Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran në mënyrë të pakthyeshme, që synon integrimin e plotë  në strukturat ekonomike rajonale dhe se do të bëhet gjithashtu anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ky është një proces që nuk mund të ndalet”, ka deklaruar Rizah Sokoli, kryetar i Shoqatës “Dardania”.

Edhe Qeveria e Kosovës, në një përgjigje për televizionin, thanë se ‘po punojnë aktivisht dhe e inkurajojnë BeH që t’i përmbush detyrimet e saj’.

Nga 1 Janari i këtij viti Kosova njëanshëm hoqi regjimin e vizave për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës – derisa entiteti Republika Srpska i udhëhequr nga Milorad Dodik vijon bllokadën nga ana tjetër./Tv Dukagjini/

The post Pritja e Kosovës për heqjen e vizave nga Bosnjë e Hercegovina mund të zgjasë me vite appeared first on Telegrafi.

Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush

By: Ardit
3 August 2025 at 11:13

Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, ka reaguar për herë të parë pasi vajza e tij Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë pak ditë më parë. Në një mesazh të ndjerë dhe plot dhembje, Qosja ka ndarë disa rreshta falënderimi për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij në këto ditë […]

The post Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush appeared first on BoldNews.al.

Politika e jashtme dhe integrimi/ Rexhepi: RMV, në bllokadë nga institucionet e BE, zgjedhjet e parakohshme mund të sjellin ndryshim

30 July 2025 at 17:37

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Bajram Rexhepi foli edhe për politikën e jashtme në Maqedoninë e Veriut duke u ndalur edhe tek integrimi në BE.

Gjatë kësaj interviste, Rexhepi, u shpreh se aktualisht vendi ka një bllokadë totale sa i përket anëtarësimit dhe kjo për shkak të shumë faktorëve. Esenca sipas tij nuk është vetëm tek “debati për çështjen e emrit”, por edhe për faktin se qeveria aktuale ka një bllokadë nga të gjitha institucionet e BE, duke theksuar se ka indikacione shumë shqetësuese siç janë edhe komunikimet direkt me Kremlinin.

“Aktualisht kemi një bllokadë totale në procesin e anëtarësimit kjo për shkak të një ndryshimi kushtetues. Por esenca nuk është aty. Kjo qeveri ka një bllokadë nga të gjitha institucionet e BE , nuk kemi asnjë vizitë të një zyrtari të rëndësishëm. Më e rrezikshmja është fakti se kemi një zv. kryeministër që ka një linjë komunikimi direkt me Kremlini. Një zëvendëskryeministër që nuk e pranon Kosovës. Kemi thithje të fondeve nga Hungaria dhe shumë indikacione që janë shqetësuese, por gjykoj që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do e ndalin këtë proces retrogradë”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Gara për Tetovën/ “Shqiptarët, provë para së vërtetës”, Rexhepi: Urbanistika, ekonomia dhe administrata tri shtyllat e programit tonë

30 July 2025 at 17:24

Partitë shqiptare kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Bajram Rexhepi kandidat për komunën Tetovë, nga BDI në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se situata politike në Maqedoninë e Veriut nuk është e mire dhe se ka një politike agresive anti-shqiptare.

Programi siç tha Rexhepi fokusohet në tre shtylla kryesore që janë, plani urbanistik, zhvillimi ekonomik si edhe vëmendje ndaj administratës publike.

Më tej, nënvizoi se sondazhet kanë treguar se Bashkimi Demokratik deri më tani kryeson.

“Situata politike në RMV nuk është e zakonshme dhe këto zgjedhje nuk janë të zakonshme. Kemi disa parti që janë dis-harmoni totale, të përbuzura dhe të nëpërkëmbura. Do jetë njëlloj referendumi dhe do të përcaktojë nëse shqiptarët do të pajtohen me këtë situatë. Në kemi paralajmëruar se po ndodh një kthim i madh pas, në kuptimin e zhbërjes së të drejtave të shqiptarëve. Ne do të përgatisim një program shumë të qasshëm dhe të bazuar në 3 shtylla, që do jetë riplanifikimi komplet i Tetovës në çdo kuptim të fjalës, e dyta do të jetë zhvillimi ekonomik i Tetovës dhe do mundësohet që të ketë njerëz që do jenë në shërbim që t’i ndihmojnë investitorëve dhe e treta të bëjmë një administratë efektive, digjitale, dhe qytetarët të kenë qasje që të shohin se si harxhohen paratë e tyre”, tha ai.

/abcnews.al/

Ai që flet me ngjyrat – Prof. Zeqirja Rexhepi dhe alfabeti i shpirtit të tij krijues

17 July 2025 at 18:41

Intervistë ekskluzive me Prof. Zeqirja Rexhepin, artistin që jeton e vepron në Kanada, por shpirti dhe zemra i flasin në Dardani

„Ekspozita kam pasur që nga korriku i vitit 1999 e deri më tash. E fundit ka qenë në mars të këtij viti. Deri tash kam pasur 19 ekspozita të pavarura në vende të ndryshme, institucione dhe galeri. Më e rëndësishmja është ekspozita e parë nga një artistë shqiptarë më 2001 në Galerinë Shtetërore të Artit, ku numri i pjesëmarrësve ishe marramendës dhe është publikuar nëpër të gjitha mediet e Kanadasë. Tema ka qenë mbijetesa “Rezistenca”- realiteti i përshkruar në pëlhurë, nga artisti i cili ishte pjesë e persekutimeve dhe shpërnguljes masive, dëshmitar real që do të dëshmojnë në histori dhunën dhe asimilimin e shqiptarëve“, na tha ndër të tjera Prof.Rexhepi

Intervistoi: Dashnim Hebibi, Gjilan

Ka njerëz që flasin me fjalë.
Ka të tjerë që flasin me heshtje.
Por ka edhe nga ata të rrallët – që flasin me ngjyrat.

Profesor Zeqirja Rexhepi është një nga ata që nuk i përdor ngjyrat vetëm për të pikturuar forma, por për të rrëfyer ndjenja, për të shpalosur kohë dhe kujtime, për të komunikuar me botën pa thënë asnjë fjalë.

Ai e njeh alfabetin e ngjyrave. I njeh si shkronjat e zemrës. I kupton. I ndien. U flet. Dhe ato i përgjigjen me një botë që shtrihet në telajo, por shpërthen në shpirt. Nga Kosova në Kanada, nga rinia në pjekuri, ai ka ndërtuar një jetë përmes dritës dhe hijes, përmes të kaltres së thellë dhe së kuqes që digjet si mall.

Sot, kur feston 70 vjet jetë dhe 45 vjet krijimtari artistike, ai vjen në atdhe jo vetëm për të qëndruar, por për të ndarë me ne atë që e ka ndërtuar ndër dekada – një ekspozitë që nuk është thjesht art, por rrëfim, një udhëtim i jetuar përmes ngjyrave që e kanë ndjekur dhe udhëhequr. Intervista që pason nuk është thjesht një bisedë, por një takim me një shpirt të mbështjellë me dritë arti.

Zeqirja Rexhepi -një emër që nuk njeh kufij

Profesor Zeqirja Rexhepi është një nga emrat më të çmuar të artit shqiptar, një krijues që ka shtrirë pikturën dhe shpirtin e tij artistik përtej kufijve të Kosovës, në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Ai është një artist i rrallë, i lidhur fort me rrënjët, por njëherësh edhe me horizontin, duke bartur me vete Kosovën në çdo ngjyrë, në çdo telajo.

Sot, kur ai qëndron për pushim në vendlindje, pata nderin dhe kënaqësinë ta takoj dhe të realizoj një intervistë ndryshe – jo të ftohtë, jo vetëm për klikime, por një rrëfim për shpirtin e artit, për jetën që e ka kaluar ndër ngjyra, për emocionin që mbetet i freskët edhe pas 70 viteve jetë dhe 45 viteve krijimtari.

Kjo nuk është një intervistë e zakonshme, sepse për mua është më e lehtë – unë e njoh profesorin. Dhe prandaj nuk di as si ta ndalim bisedën… Thjesht, shpresoj që lexuesit ta ndiejnë atë që ne e përjetuam gjatë këtij rrëfimi: një frymëzim i vërtetë.

Me Prof. Zeqirja Rexhepi mendova se brenda një ore do të zhvillojmë intervistën, por nuk ishte ashtu. Po ju lë ta lexoni këtë intervistë me fjalë të mjalta nga Profesor Rexhepi.

Profesor të falënderoj për kohën që po ndani për këtë intervistë.

Ju lutem edhe unë kam nderin dhe kënaqësinë, kur e di edhe punën tuaj të çmuar për tre dekada në profesionin fisnik të gazetarisë.

Profesor Rexhepi, nga data 15 deri më 28 korrik, në Gjilan do të hapet ekspozita juaj e radhës. Na tregoni: sa punime do të paraqiten dhe si titullohet kjo ekspozitë?

Ashtu është. I falënderoj edhe mediat tjera që i kanë dhënë hapësirë të mjaftueshme ekspozitës e intervista është e para me juve. Ekspozita restrospektive në kuadër të 45 vjetorit të krijimtarisë sime dhe 70 vjetorit të lindjes, ku janë gjithsejtë 45 piktura të përmasave të mëdha. Është një punë e madhe dhe me copa shpirti.

Jetoni e veproni prej vitesh në Kanada. Gjatë cilës periudhë janë realizuar veprat që do të ekspozohen në Gjilan?

Po. Jetoj e veproj në Kanada, por shpirti është në Kosovë. Veprat janë të realizuara nga viti 1977 deri më tani (2025).

A ka në mesin e tyre punime të krijuara pikërisht në Kanada? Si ndikojnë ambienti dhe përditshmëria e atjeshme në veprat tuaja?

Në mesin e pikturave në Kanada, janë të ekspozuara 36 piktura, apo vetëm 2 janë të vitit 1977 të cilat kanë mbijetuar nga lufta e vitit 1999. Të tjerat janë djegur në shtëpinë time në Përlepnicë dhe po ashtu edhe instrumentet muzikore e gjësendet e tjera të familjes. Të gjithë fëmijët e mi kanë pasur instrumentet e tyre.

Kjo ekspozitë hapet në një moment të veçantë – 45-vjetori i krijimtarisë suaj artistike dhe 70-vjetori i lindjes. Si e ndjeni këtë përmbledhje emocionale të një jete në ngjyra dhe shpirt?

Kjo ekspozitë, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të jetës sime pas luftës e dëbimit masiv nga fshati Përlepnicë i Komunës së Gjilanit. Gjithnjë jo që kam ëndërruar, por kam pasur qëllim shpirtëror dhe moral që ta kryej një premtim timin, që të kthehem në vendlindje jo vetëm fizikisht, por edhe me krijimtari. Kjo po ndodh dhe jam tejet i lumtur, duke i’u falënderuar të gjithëve që po angazhohen si dhe organizatës kanadeze “Arts NS” për mbështetjen e realizmit të kësaj ekspozite.

„Ekspozita e parë personale ishte më 1974“

Ju kujtohet puna juaj e parë artistike? Çfarë ndjesie ju kthehet kur e rikujtoni?

Puna e parë e cila mbahet mend tërë jetën time, janë punimet e provimit pranues për tre ditë në Shkollën e Mesme të Artit në Pejë në vitin 1970. Ishte ndjesi e pa harruar vendimtare e jetës. Këto ishin titujt e punimeve: Natyrë e qetë, portret nga skulptura dhe akuarel në natyrë-motiv. Ndërsa ekspozita e parë personale ishte më 1974 në Sh.L.P. Shkup, pastaj në Gjilan më 1974-1975 apo 50 vjet më parë.

Cila është ngjyra juaj më e dashur – ajo që e riktheni më shpesh në punime dhe që ndoshta ju përfaqëson më shumë?

Si artist profesional, ngjyrat janë sipas momentit dhe ngjarjeve që ka koha t’i imponon. Te unë tri ngjyrat kryesore dhe dy neutrale në kombinim, dominojnë herë të mbyllura e herë të çelëta. Njihem me kolorit të çelët dhe optimist në jetë.

A ndodh ndonjëherë t’u “bërtisni” ngjyrave, t’u kërkoni më shumë se sa ato japin?

Kjo është pyetje me vend dhe ndodh në momentin që i largohesh konceptit të planifikuar. Edhe mundohesh që të dali më mirë. Ajo fillon me u bërë konfuze, del nga kompozicioni, ngatërrohet kontrasti me harmoninë dhe fillon me humb origjinalitetin. Është një botë e veçant.

A e njihni “alfabetin” e ngjyrave? Si komunikoni me to përtej formës vizuale?

Me ngjyrën komunikon në rregull, ruhet dinamika dhe personaliteti, origjinaliteti i artistit gjithherë duke e krijuar skenarin dhe temën e serisë deri në përfundim të përgatitjes profesionale të komponimit. Ngjyrat keni të drejtë se e kanë një alfabet që duhet mësuar mirë, po nuk e dite, atëherë nuk ke krijuar, por ke bërë zhurmë.

Ku e gjeni muzën e frymëzimit sot? Dhe a ka ndryshuar ajo me kalimin e viteve, nga rinia deri në këtë moshë kur arti juaj është më i pjekur se kurrë?

Kur lind fëmija, urimi më i mirë është të urohet: „Inshalla i ngjan kohës“. Tek unë prej fillimit të luftës punët e mia artistike kanë qenë të imponuara sipas ngjarjeve që artisti i ka përjetuar. Ndoshta në këto periudha të ndryshme të jetës kam bërë ndryshimet shpirtërore të kohës e cila ka qenë e imponuar në shoqëri dhe janë bërë vepra artistike universale në globe.

Jeni nderuar me shumë medalje dhe mirënjohje. Sipas jush, a vlerësohen artistët sa duhet në kohën e sotme?

Për artistin vlera dhe medalja më me vlerë është prania e audiencës në ekspozitë, përshtypjet e vizitorëve, kritikave të artit për vlerësimin e punës që artisti i ofron dhe kontribuon për komunitetin. Kjo është vlera dhe respekti që i nevojitet krijuesit sa i përket shpërblimeve të tjera e çmimeve. Jam shumë me fat që jetojë dhe veprojë në një vend si Kanadaja, që vlerësohet dhe shpërblehet çdo kush që kontribuon në afirmimin e vlerave kombëtare brenda dhe jashtë vendit. Mbështetja bëhet sipas rregullave dhe numrave që i përcakton Ligji për Mbështetje nga institucionet e kulturës.

Na e zbuloni sekretin e mosplakjes – si qëndroni kaq vital, kaq krijues pas 70 viteve jetë?

Këtu nuk ka sekrete arti, mua më ka mbajt optimist, kam jetuar pa stres, pasi që me pikturë e çliron nga brendësia çdo gjë që të mundon e që nuk mundesh me thënë. Mendoni pozitiv dhe bëni mirë, sinqerisht do ju harroj plakja.

A është ndoshta mbështetja e bashkëshortes dhe dashuria për familjen, me nipër, mbesa dhe një jetë artistike bashkë – “arma” juaj sekrete?

Gjithsesi mbështetësja apo shtysa kryesore për këto 50 vjet, ka qenë dhe është gruaja dhe shoqja ime Bedrija. Ajo vet është artiste dhe ne kemi përkrahur pa rezervë njëri-tjetrin. Edhe pse ajo ka pasur dy herë më tepër angazhim me rritjen e 6 fëmijëve, në kushte të ndryshme politike ku kemi jetuar dhe obligimi kombëtar ka qenë nataliteti dhe nuk kemi kursyer që me çdo mjet ta fitojmë luftën. Pikërisht falë nënës shqiptare. Zoti i bekoftë për vuajtjet dhe sakrificën që ato kanë përjetuar. Edhe qubrilloviqët, kanë thënë se luftën e fituan nënat shqiptare. Duke jetuar me 6 fëmijë, në fillim ishte vështirë, por kemi punuar shumë që ata të rriten shëndetshëm e të edukohen, pastaj të krijojnë familjar. Ia arritëm që tani të kemi 17 nipa e mbesa. Jetë jashtëzakonisht e bukur me plotë dashuri, e pa përshkruar. Edhe pikërisht koloriti i pasur në pikturat e mia vjen nga dashuria e nipave e mbesave të mi. Nganjëherë ne duhet me aktruar në momente të caktuara me i fsheh dhimbjet që kemi përjetuar, për mos me i merakos. Kënaqësi shumë e vërtetë që na e ruajnë freskinë, lum ai që i ka.

Si ju ka pritur komuniteti shqiptar dhe ai vendas në Kanada? Si është rruga juaj artistike atje?

Kohën që ne u dëbuam nga vendlindja, destinacioni u imponua në Halifaks të Kanadasë, një qytet pa komunitet me shumë pak popullatë të re, të cilët kishin migruar nga Suedia edhe në kushte jashtëzakonisht të vështira me nga dy javë udhëtim me anije ilegale. Ne refugjatët nga Kosova, krijuam komunitetin në Halifaks, ku kanadezët nuk kishin parë shqiptarë deri tash kur na panënëve për herë të parë. Pastaj ne filluam me aktivitete e me sjellje të mira, ku integrimi ishte dinamik dhe shumë i shpejt. Shoqëria kanadeze filloi të na adhuroi dhe kemi pasur përkrahje maksimale. Kështu që kjo mbështetje që i’u dha komuniteti shqiptarë u pagua dhe tani jemi duke dhënë kontribut të çmuar e me vlerë në Kanada. Rrugëtimi im artistik, ka filluar që në 10 ditëshin e parë, kur u prezantova në Festivalin gjithë kombëtar si violinist. Aty filloi karriera ime, pastaj në teatër e film si skenaristë në 20 filma dhe anëtarë i unionit.

„Ekspozita kam pasur që nga korriku i vitit 1999 e deri më tash“

Sa ekspozita keni realizuar deri më tani, dhe cilën do ta veçonit si më të veçantën?

Ekspozita kam pasur që nga korriku i vitit 1999 e deri më tash. E fundit ka qenë në mars të këtij viti. Deri tash kam pasur 19 ekspozita të pavarura në vende të ndryshme, institucione dhe galeri. Ndërsa kolektive janë aq shumë saqë vështirë të numërohen. Më të rëndësishme janë ekspozita e parë nga një artistë shqiptarë më 2001 në Galerinë Shtetërore të Artit, ku numri i pjesëmarrësve ishe marramendës dhe është publikuar nëpër të gjitha mediet e Kanadasë. Tema ka qenë mbijetesa “Rezistenca”- realiteti i përshkruar në pëlhurë, nga artisti i cili ishte pjesë e persekutimeve dhe shpërnguljes masive, dëshmitar real që do të dëshmojnë në histori dhunën dhe asimilimin e shqiptarëve.

A e keni menduar ndonjëherë se me rastin e 100-vjetorit të lindjes, do të realizoni një ekspozitë të madhe? Dhe nëse po, cili do të ishte titulli apo tema e saj?

Atë nuk e mendoj, pasi që unë punojë sikurse kurrë nuk kam me vdekur, ndërsa mendoj që sikur nesër të vdes, çfarë kam me lënë pas. Përpiqem që jetën ta bëjë kualitative. Piktura më ndihmon shumë që të mos mendoj negativisht. Për 100 vjetorin është vështirë të mendosh, por nëse edhe ajo ndodh, do të isha shumë i lumtur që të le, shëndetin edhe premtoi se arti im kishte me vazhduar sipas situatës që shoqëria ka me përjetuar. Unë kam me qenë një përshkrues i jetës. Ekspozita im për 100 vjetorin do të ishte në dy shtete, pasi që kam shtetësi të Kosovës dhe Kanadasë, kurrë nuk do të heqi dorë nga vendlindja ime. Titullin e kam “Albanian canadian artist”, integrues i dy kulturave, ky është misioni im.

„Instrumentet dhe muzika janë simbol i jetës, harmonisë së bashkuar me ngjyrat e koloritin e pasur të jetës“

Njihet dashuria juaj për vallen e burrave. A ka vend kjo dashuri edhe në telajot tuaja? A gjeni energji pozitive në atë lëvizje ritmike që pastaj e përcillni përmes penelit?

Është pyetje me vend, në rininë e hershme e kam pas pasion muzikën, instrumentet, këndimin dhe sidomos vallëzimin, ku e kam trashëguar nga gjyshi që ishte një valltar i rrallë i asaj kohe. Prandaj instrumentet dhe muzika janë simbol i jetës, harmonisë së bashkuar me ngjyrat e koloritin e pasur të jetës, ashtu si unë e dëshirojë për jetën e kam kaluar duel muzikë dhe pikturë.

„Kurrë nuk jam ndarë nga vendlindja“

Vizitat tuaja të shpeshta në Kosovë nga Kanadaja tregojnë lidhjen tuaj të fortë me atdheun. I keni thënë ndonjëherë vetes: ‘Do ta kaloj pleqërinë në Kosovë’?

Shpirtërisht kurrë nuk jam ndarë nga vendlindja. Fizikisht qëndrimi im deri në momentin e pensionimit ka qenë më pak kohë dhe tani jam ma gjatë, por nuk jam ndarë nga puna dhe punoj edhe i kam lasat e pikturës me një orar të shkurtuar derisa të qëndroi mirë me shëndet dhe interesimi i studentëve ende ekziston. E ndaj kohën, verës në Kosovë e dimrit në Kanada dhe kontribuojmë në edukimin e nipave. Pra ky ka qenë fati i jetës dhe nuk mund ta ndryshojmë. Njëri i kishte thënë babait, baba e zura hajdutin, mbaje tha. Sun po e mbaj, tha lëshoje, spo më lëshon. Kështu është jeta e ndarë në dy pjesë.

Për fund, edhe pse do të donim ta zgjatnim këtë bisedë shumë më tepër: pse duhet të vijnë artdashësit në ekspozitën tuaj në Gjilan? Përveçse për t’ju uruar ditëlindjen, çfarë duhet të presin ata nga kjo ekspozitë?

Pyetje shumë interesante, pse duhet publiku i Gjilanit edhe më gjerë me ardhur në ekspozitë. Qëndron fakti se unë dua t’i shoh ata që më kanë përkrahur dhe kemi kaluar jetë dhe sfida të përbashkëta. Ky takim do të jetë një bashkim shpirtëror me të gjithë ata që i desha. E kjo është vetëm një “sebep” i takimit jo se unë kam me iu dhuruar shumë nga arti im. Atë që kam krijuar për 50 vjet me një galeri modeste, puna ka qenë e ndryshme. Duke filluar për herë të parë si mësimdhënës i artit nga viti 1976, pastaj dizajni, muralet, skena, muzika, ansamblet e shumë veprimtari tjera. 5 dekada i kam kaluar me brushë dhe muzikë, duke i shërbyer komunitetit të gjerë.

Dhe përtej kësaj ekspozite, dua të besoj se pas pak ditësh do të dëgjoj nga ju sërish – se tashmë po punoni për ekspozitën e 100-vjetorit në vendin tuaj të lindjes. A do ta kemi këtë privilegj?

U kënaqa me këtë bashkëbisedim. Intervistë interesante. Në fund miku im të përshëndes, të uroj shëndet që puna dhe kontributi i yt të vazhdoi pafundësisht.

E sa i përket ekspozitës për 100 vjetorin e lindjes, fjala jote në vesh të Zotit dhe mos harro, je apo nuk je i zënë une të pres në ekspozitë. Përshëndes edhe të gjithë ata që kanë rast ta lexojnë këtë intervistë dhe meqë jemi në prag të pushimeve verore të gjithë mërgimtarëve ju uroj rrugë të mbarë dhe pushime të mbara. Të mos harrohet mërgimtari, sepse me shpirt e zemër është me atdheun. Edhe njëherë shumë faleminderit dhe falënderoj bashkëshorten, fëmijët e mi me familjet e tyre, gjithë familjen, miqtë e shokët që më kanë përkrahur e po më përkrahin. /SAM24.info

The post Ai që flet me ngjyrat – Prof. Zeqirja Rexhepi dhe alfabeti i shpirtit të tij krijues appeared first on Telegrafi.

Penelatat nga tej’oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja Rexhepi, arrijnë në Gjilan

10 July 2025 at 16:31

Kur vitin e kaluar Komuna e Gjilanit, bëri shpalljen publike për ekspozitat vjetore që do të mbahen gjatë vitit 2025 në Galerin e Arteve Gjilan, në mesin e shumë aplikuesve përzgjodhi piktorin shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepin, që të shpërfaqi ekspozitë retrospektive.

Artisti, thotë se ekspozita në fjalë do të shpërfaq imazhe nga rrugëtimi që përjetoi, si dhe bashkatdhetarët e tij, të cilat vepra zhvillojnë dhe eksplorojnë vuajtjet, dhimbjet, po edhe shpresat për një të ardhme të ndritur.

“Retrospektiva do të hapet më 15 korrik 2025 tek Galeria e Arteve Gjilan. Me këtë rast dëshiroj që të falënderoj stafin e Komunës së Gjilanit për mirëpritjen e ekspozitës personale të krijimtarisë time artistike në vendlindje”, tha Zeqirja Rexhepi.

 

The post Penelatat nga tej’oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja Rexhepi, arrijnë në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Diskriminim ndaj mediave shqipfolëse në Bujanoc, Rexhepi kërkon anulimin e konkursit të bashkëfinancimit

3 July 2025 at 14:58

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot kërkesë zyrtare për anulimin e konkursit për bashkëfinancimin e projekteve mediatike për vitin 2025, të shpallur nga Komuna e Bujanocit.

Sipas tij kjo kërkesë bazohet në shkeljen e dispozitave të nenit 21 dhe 25 të Ligjit për Këshillat Kombëtare, pasi në këtë proces nuk është kërkuar mendimi i KKSH-së, pavarësisht se projektet e propozuara për financim përfshijnë edhe prodhime në gjuhën shqipe.

“Për më tepër, përmes propozimit të bërë nga komisioni vlerësues, është evidentuar mungesa e qasjes së barabartë ndaj mediave që informojnë në shqip. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve është propozuar të ndahet për media që nuk ushtrojnë veprimtari reale në territorin e Komunës së Bujanocit, përfshirë edhe media nga qyteti i Vranjës, ndërkohë që mediat lokale në gjuhën shqipe janë lënë anash”, ka shkruar Rexhepi në një postim në Facebook.

Rexhepi ka shtuar se kjo është e papranueshme në një komunë me shumicë shqiptare.

“(rikujtim: mbi 62% të banorëve të Bujanocit janë shqiptarë) dhe përbën një shkelje të parimeve të barazisë, përfaqësimit dhe të drejtës për informim në gjuhën amtare. Andaj, kërkojmë anulimin e këtij konkursi dhe vendosjen e një praktike të rregullt konsultimi institucional, ku KKSH  përfshihet në çdo proces që lidhet me fushat ku ka kompetenca ligjore”, u shpreh Rexhepi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, tutje theksoi se nëse kjo kërkesë dhe detyrimet ligjore nuk respektohen, KKSH do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë dhe ligjorë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e komunitetit shqiptar në Bujanoc. /Telegrafi/

The post Diskriminim ndaj mediave shqipfolëse në Bujanoc, Rexhepi kërkon anulimin e konkursit të bashkëfinancimit appeared first on Telegrafi.

Ndryshimet ekstreme të disponimit, çka është çrregullimi bipolar? Flet neuropsikiatri Rexhepi

1 July 2025 at 13:19

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për çrregullimin bipolar.

Çrregullimi bipolar është një çrregullim mendor që karakterizohet nga ndryshime ekstreme në humor.

Doktori Rexhepi në këtë podcast ka sqaruar më shumë rreth këtij çrregullimi.

Është një çrregullim ku ndërrojnë fazat, kur e kemi fazën manike dhe hipomanike… kur personat një periudhë të caktuar kohore janë shumë depresivë, të tërhequn dhe kanë pasqyrë klinike të një depresioni. Ndërsa, faza tjetër është kur ara janë hiperaktivë, të pandalshëm, të disponueshëm, mbi-disponim dhe këto faza janë ciklike”, tha ai.


Sipas tij, këta persona thjesht janë më të menaxhueshëm se nëse flasim për një skizofreni kronike. Ai tutje tha se janë me rëndësi edhe njerëzit përreth, familja, në mënyrë që t’i kuptojë fazat.

Podcastin e plotë ku neuropsikiatri Rexhepi flet për shëndetin mendor dhe çrregullimet e sëmundjet mendore mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

The post Ndryshimet ekstreme të disponimit, çka është çrregullimi bipolar? Flet neuropsikiatri Rexhepi appeared first on Telegrafi.

Kokaina/ Si u shndërrua Ekuadori në vendin e preferuar të rrjeteve shqiptare

By: user 4
27 June 2025 at 17:16

Në vitet e fundit, Ekuadori ka qenë skena e një zgjerimi të heshtur, por sistematik të rrjeteve kriminale me origjinë nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria. Larg nga imazhet tradicionale të trafikut të drogës, ky zgjerim nuk ka konsistuar në dhunë pa dallim apo kontroll territorial, por më tepër në konsolidimin e një modeli biznesi transnacional të bazuar në tregtinë ligjore – kryesisht banane – dhe inxhinierinë korporative.

Një raport i C4ADS, i ndarë me Infobae, i cili mbledh informacione deri në mesin e vitit 2023, gjurmon se si gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori janë përfshirë në sekuestrime droge që nga viti 2014, dhe se si të njëjtat kompani, pavarësisht gjetjeve, mbeten aktive ose kanë rifilluar operacionet me ndryshime kozmetike në menaxhimin e tyre.

Për shembull, Masabi Fruit vazhdoi të operonte pas një sekuestrimi në prill 2021. Edhe pse dy persona – Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau – u arrestuan dhe u larguan nga kompania, biznesi vazhdoi nën drejtimin e një menaxheri tjetër, Shyqyri Xibrau. Një model i ngjashëm ndodhi me Zico Sha, e njohur edhe si Bana King LLC, e cila u përfshi në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga të dhënat, por u rikthye muaj më vonë, ndërsa kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe mbajti linja të tjera tregtare me mish të ngrirë nga Brazili.

Skandalet nuk i ndaluan operacionet e këtyre kompanive. Përkundrazi, raporti i C4ADS arrin në përfundimin se shumica e kompanive të përfshira në sekuestrimin e drogës mbetën aktive për të paktën një farë kohe. Me përjashtim të një firme, të gjitha kompanitë shqiptare që kanë mbajtur tregti të rregullt bananeje midis Ekuadorit dhe Shqipërisë që nga viti 2022 janë lidhur me dërgesa të kontaminuara me kokainë. Madje u zbulua edhe një model i riciklimit të korporatave, në të cilin menaxherët dhe aksionarët e përfshirë u zëvendësuan përkohësisht, vetëm për t’u rikthyer në punë pasi vëmendja e publikut u zbeh.

Figura e Trifon Murataj është veçanërisht përfaqësuese. Ky biznesmen, i lidhur me Bana King LLC në Shtetet e Bashkuara dhe Zico Sha në Shqipëri, ishte subjekt i një urdhër-arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner nga Puerto Bolívar, Ekuador. Megjithatë, siç thekson C4ADS, Murataj u rishfaq në të dhënat e korporatave në gusht 2023 dhe thuhet se operonte edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktivitetet e tij tregojnë për një rrjet që kombinon ligjshmërinë e dukshme, rezidencën ndërkombëtare dhe tregtinë globale të logjistikës, të gjitha brenda një kuadri të vetëm.

Për Observatorin e Ekonomive të Paligjshme GI-TOC, këto raste nuk janë të izoluara. Raporti i tij, i botuar në prill 2025, përshkruan evolucionin e rrjeteve kriminale në Ballkanin Perëndimor – me theks të veçantë në rrjetet shqiptare – si një nga fenomenet më strategjike të trafikut modern të drogës. Që nga fillimi i viteve 2000, këto grupe kanë pushuar së qeni ndërmjetës margjinalë për t’u bërë operatorë me shumicë të kokainës, duke krijuar aleanca të drejtpërdrejta me prodhuesit në Kolumbi, Peru dhe Bolivi, dhe duke përdorur vende destinacioni si Brazili dhe Ekuadori për të lëvizur mallrat e tyre në Evropë.

Në Ekuador, rrjetet shqiptare nuk kanë vepruar sipas logjikës tradicionale të kartelit. Sipas Fatjona Mejdini, autore e raportit dhe drejtoreshë e Observatorit GI-TOC të Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore, modeli i tyre bazohet në emisarë, lajmëtarë dhe biznesmenë. Disa mbërrijnë duke ikur nga çështjet ligjore në Evropë dhe arrijnë të vendosen në Amerikën e Jugut si operatorë logjistikë, duke krijuar marrëdhënie me bandat lokale. Të tjerë, siç janë emisarët, zgjidhen drejtpërdrejt nga udhëheqësit kriminalë për të vendosur vendbanim të përhershëm në vendet e Andeve, për të ndërtuar lidhje me furnizuesit e kokainës dhe për të siguruar rrjedhën drejt porteve evropiane si Antverpi, Gioia Tauro, Roterdami ose Selaniku.

Një nga rastet më të dokumentuara është ai i Dritan Rexhepit. Një shtetas shqiptar, ai u arratis nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë përpara se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. Ai u arrestua për trafik kokaine në vitin 2014, por burgosja e tij i lejoi të konsolidonte marrëdhëniet me grupet ekuadoriane si Los Choneros. Nga qelia e tij në Latacunga, Rexhepi drejtoi operacione ndërkombëtare derisa iu dha arrest shtëpiak në vitin 2021, nga i cili u arratis.

Infobae ndoqi rastin e Rexhepit dhe zbuloi se si ai u arratis nga autoritetet ekuadoriane dhe si falsifikoi firmat për të shmangur shpalljen në kërkim. Këto zbulime çuan te ish-anëtari i Asamblesë dhe kandidati presidencial i vrarë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion nga shërbimi i burgjeve në prill 2023 dhe zbuloi paligjshmëritë për publikun. Kjo çoi në shpalljen zyrtare të Rexhepit të arratisur dhe në kërkimin e tij nga Interpoli. Ai u rikap në Turqi në vitin 2023.

Një tjetër lojtar kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtoi një strukturë që kontrabandonte deri në katër ton kokainë nga Kolumbia përmes Ekuadorit çdo muaj për shpërndarje në Evropë. Gjika vepronte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive ligjore të lidhura me sektorët e pasurive të paluajtshme dhe frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres, i cili u vra në vitin 2023. Marrëdhënia e Cherres me kunatin e ish-presidentit Guillermo Lasso e shndërroi këtë rast në një bombë politike që u përdor në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar presidentin. Gjika u arrestua në vitin 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të ekstradohet.

Ndryshe nga organizatat e tjera transnacionale, grupet shqiptare nuk mbështeten në struktura të ngurta hierarkike. Sipas raportit të Mejdinit, ato veprojnë si rrjete horizontale, fleksibile dhe shumë të specializuara. Ato janë në gjendje të koordinojnë operacione komplekse me ndërmjetës që nuk janë gjithmonë pjesë e bërthamës origjinale. Ky decentralizim i lejon ato të përshtaten shpejt me kushtet lokale dhe të zgjerohen pa lënë gjurmë të dukshme të një zinxhiri komandues.

C4ADS paralajmëron gjithashtu për qëndrueshmërinë e disa kompanive, të tilla si Jordil, Masabi dhe Zico Sha, të cilat kanë vepruar për disa vite pavarësisht se janë të lidhura me sekuestrime. Megjithatë, firma të tjera shfaqen vetëm për periudha të shkurtra – gjashtë muaj ose një vit – me pak importe të regjistruara, duke sugjeruar skema prove ose biznese të strukturuara vetëm për një operacion specifik. Raporti vëren se që nga fillimi i vitit 2023, vetëm Masabi Fruit ka vazhduar dërgesat direkte të bananeve nga Ekuadori në Shqipëri, ndërsa kompani të tjera kanë ridrejtuar dërgesat e tyre në Greqi ose kanë ndaluar përkohësisht aktivitetet e tyre pa shpjegime të qarta.

Një tipar i përsëritur është marrëdhënia midis këtyre rrjeteve dhe portit të Gioia Tauro, Itali, një enklavë historikisht e kontrolluar nga mafia ’Ndrangheta. Për Mejdini, kjo lidhje nuk është e vogël: “mafiat shqiptare kanë mësuar drejtpërdrejt nga mafia italiane dhe, në shumë raste, punojnë si partnerë në zinxhirin e trafikimit. Marrëdhënia e tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe pragmatizëm tregtar, jo në nënshtrim”.

Përfundimi i të dy studimeve – C4ADS dhe GI-TOC – është se trafikimi i kokainës midis Ekuadorit dhe Evropës nuk shpjegohet vetëm nga dobësitë institucionale lokale, por nga një strategji e qëllimshme dhe afatgjatë nga rrjetet kriminale që kanë gjetur tregtinë ligjore, logjistikën ndërkombëtare dhe diskrecionin e biznesit si aleatët më të mirë për të mbështetur biznesin e tyre.

Ajo që tregojnë këto raporte është se kokaina nuk udhëton vetëm. Ajo shoqërohet me dokumente ligjore, të dhëna të pastra të korporatave dhe deklarata doganore të patëmetë. Dhe pas gjithë kësaj qëndron një grup operatorësh të cilët, pa ngritur dyshime, e kanë shndërruar Ekuadorin në një platformë strategjike për trafikun global të drogës./Infobae.com

The post Kokaina/ Si u shndërrua Ekuadori në vendin e preferuar të rrjeteve shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Çka është depresioni dhe si manifestohet?

26 June 2025 at 13:54

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor dhe kujdesin që duhet ta kemi.

Doktor Rexhepi ka sqaruar shumë gjëra që ndërlidhen me depresionin dhe si manifestohet.

Në fakt depresioni është një humbje e plotë e vullnetit me u marr me veten, një mosinteresim i plotë për njerëzit përreth…”, tha Rexhepi.

Tutje, neuropsikiatri theksoi se është edhe i ashtuquajturi depresion i brendshëm që është i ndikuar shumë prej faktorëve gjenetikë.

“Po flasim për një sëmundje kur gjumi është në dy ekstreme, ose pagjumësi ose gjumë i theksuar, kur në gjumë ikim prej vetvetes dhe ballafaqimit me çka na rrethon…  është pastaj ushqimi që lihet plotësisht ose merret pa kontroll”, u shpreh doktori.

Sipas tij, depresioni manifestohet edhe me pak komunikim me njerëzit, qëndron i mbyllur, shpërthime të kohëpaskohshme të vajit, etj.

Neuropsikiatri tutje theksoi se depresioni nuk trajtohet vetëm me ilaçe dhe se ka shumë rëndësi edhe psikoterapia.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

 

 

The post Çka është depresioni dhe si manifestohet? appeared first on Telegrafi.

“Njerëzit që nuk dinë me u kënaq me çka kanë, kurrë nuk do të gjejnë diçka që i bën të lumtur”, neuropsikiatri Rexhepi flet për lumturinë

25 June 2025 at 13:30

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor dhe kujdesin që duhet t’ia kushtojmë.

Rexhepi ka folur për lumturinë, ndjenjën e një paqeje dhe përmbushjeje që njeriu përjeton kur ndodhet në harmoni me veten.

Lumturia është diçka shumë personale. Për njerëzit që dinë me u kënaq edhe me u gëzua me atë që kanë shumë ma lehtë përmbushen… se lumturia është manifestim i përmbushjes sonë individuale.. me u mundu me lënë sa ma pak boshllëqe brenda vetes”, tha ai.

Tutje, neuropsikiatri Rexhepi tha se njerëzit që nuk dinë me u kënaq me çka kanë ata kurrë nuk do të gjejnë diçka që i bëjnë të lumtur sepse kërkesat e tyre janë të vazhdueshme.

Doktori në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për problemet me shëndetin mendor, sëmundjet etj. Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

 

 

 

The post “Njerëzit që nuk dinë me u kënaq me çka kanë, kurrë nuk do të gjejnë diçka që i bën të lumtur”, neuropsikiatri Rexhepi flet për lumturinë appeared first on Telegrafi.

Menaxhonte financat e MOSSAD-it në Turqi, Liridon Rexhepi rrezikon 35 vjet burg

By: user 4
16 June 2025 at 15:18

Një padi që kërkon deri në 35 vjet burgim u ngrit kundër të pandehurit shtetas kosovar Liridon Rexhepi, për të cilin ishte përcaktuar se po menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD-it në Turqi, raporton Anadolu.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga Zyra e Hetimit të Krimeve Terroriste të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, u rikujtua se Rexhepi hyri në Turqi nëpërmjet Aeroportit të Antalyas më 24 gusht 2024.

Si rezultat i punës së koordinuar midis Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Stambollit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht. Ndërsa ai u arrestua më 3 shtator.

Në aktakuzë theksohet se Rexhepi vepronte si arka e Shërbimit të Inteligjencës Izraelite, ndërsa thuhet se i pandehuri ka realizuar transferta parash me individë vendas dhe të huaj që ishin të përcaktuar se punonin për MOSSAD-in dhe të cilët po ndiqeshin nga Zyra e Kryeprokurorit Publik për krimin e “spiunazhit”, dhe se këto transferta ishin bërë me qëllim të marrjes së informacionit të inteligjencës.

Aktakuza theksoi se Rexhepi, në bashkëpunim me MOSSAD-in, u përfshi në aktivitete “spiunazhi” duke përdorur dronë që bënin fotografi dhe video të zonave ku jetonin disa shtetas palestinezë që jetonin në Stamboll.

Sipas aktakuzës në aktet e incizimit, Rexhepi ka bashkëpunuar me shtetasin turk Yıldıray Boztepe.

Në aktakuzë, thuhej se i pandehuri Boztepe e mori kërkesën për pamjet nga një person i paidentifikuar i quajtur “Abdullah” në mesazhet në telefonin e tij celular, dhe se kishte gjetje të inteligjencës që tregonin se ky person punonte për MOSSAD-in dhe se ai përdorte emra të ndryshëm çdo herë.

Aktakuza theksoi se Boztepe kishte bërë pazare për një pagesë në këmbim të vendeve të xhirimit ku ndodheshin qytetarët palestinezë, të cilët kishin gjetur strehim në Turqi për shkak të sulmeve të nisura nga Izraeli kundër Palestinës, dhe të cilët përgjithësisht jetonin rreth Büyükçekmece dhe Başakşehir të Stambollit.

Në aktakuzë, thuhet se përmbajtja e mesazhit të Boztepe përfshinte biseda rreth mënyrës së qasjes në pikat e sigurisë të vendeve ku u kryen incizimet, statusin e kateve dhe informacionin e adresave të njerëzve në ato kate.

Më tej në aktakuzë, thuhej se pas incizimeve në fjalë, të pandehurit Boztepe i janë transferuar para nga persona me emrin “Ardit Jusufi” dhe “Festim Jusufi” në emër të të pandehurit Liridon Rexhepi, dhe ishte regjistruar se Boztepe ka kryer krimin e “spiunazhit” duke vepruar së bashku me Rexhepin dhe një person të paidentifikuar me emrin “Abdullah”.

I pandehuri Boztepe, deklarata e të cilit u përfshi në aktakuzë, tha se ishte i përfshirë profesionalisht në xhirimin e videove dhe fotografive me dron, dhe se në vitin 2020, një person me emrin Abdullah e kontaktoi nga një linjë telefonike e huaj dhe i kërkoi të xhironte pamje të një parcele toke.

Boztepe tregoi se e pranoi kërkesën sepse fitonte para përmes incizimeve, se më vonë kishte rënë dakord me këtë person për incizim disa herë të tjera, se tarifa për të cilën kishin rënë dakord ishte dërguar nga persona të ndryshëm nëpërmjet “Western Union” dhe se nuk i dyshonte këta persona sepse mendonte se po punonin me “Abdullahun”.

Ai gjithashtu pretendoi se nuk kishte lidhje me personat e huaj që i dërgonin para dhe se nuk i njihte këta persona.

Aktakuza kërkonte që të pandehurit, Liridon Rexhepi dhe Yıldıray Boztepe, të dënoheshin me nga 18 vjet e 9 muaj deri në 35 vjet burg për “spiunazh të njëpasnjëshëm politik ose ushtarak”.

Gjykimi i të pandehurve do të fillojë në ditët në vijim brenda fushëveprimit të aktakuzës së pranuar nga Gjykata e Lartë Penale./ AA.

The post Menaxhonte financat e MOSSAD-it në Turqi, Liridon Rexhepi rrezikon 35 vjet burg appeared first on Lapsi.al.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet forcërisht në gjyqin për kopshtarin: Nuk kam se çfarë them…

By: V K
13 June 2025 at 10:39

Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave të zeza.

Prezenca e tij ka të bëjë me dëshminë mbi procesin ndaj Festim Bezhdilit kopshtarit që nga gjykata e posacme u dënua me burg për jete për rrëmbimin dhe vrasje të Jan Prengës, por një vendim i gjykatës së larte vendosi ta ktheje dosjen për gjykim ne apel.

Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dëshiron te pyetet në lidhje me ngjarjen pasi sipas ai nuk për të thënë asgjë.

Ndërkohë gjykata rrëzoi një kërkesë të Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert.

Gjithashtu, gjykata e shty seancën me 26 qershor, ora 10:00.

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet forcërisht në gjyqin për kopshtarin: Nuk kam se çfarë them… appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them!

By: Oldi
13 June 2025 at 09:47

Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dëshiron te pyetet në lidhje me ngjarjen pasi sipas ai nuk për të thënë asgjë. “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese. Nga ana tjetër, gjykata […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them! appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të japë sqarime në Apel, ja kur do të mbahet seanca e rradhës

13 June 2025 at 09:43

Dritan Rexhepi refuzoi të japë sqarime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në procesin që po mbahet ndaj Festim Bexhdilin. Nga ana tjetër gjykata rrëzoi një kërkesë të avokatit Ilir Murati për thirrjen e një eksperti për këqyrjen e kamerave të sigurisë. Seanca u shty për në datën 26 qershor ora 10:00.

Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në Shqipëri më 8 janar të këtij viti. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai në bashkëpunim me Gentian Doçin kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës pas dyshimeve se vëllai i këtij të fundit në 2019-ën i kishte vjedhur në Angli një konteiner me lëndë narkotike në pronësi të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e 17 janarit 2020 në Kamëz. Sipas pamjeve filmike, Jan Prenga u dërgua me një “Rang Rover” të bardhë në garazhin e në resorti në Shijak, aty ku dyshohet se ka humbur jetën. Më pas trupi i tij u zhduk për të mos u gjetur as sot e kësaj dite. 45-vjeçari akuzohet edhe për përfshirjen në trafikun e drogës, më herët para togave të zeza ai ka deklaruar se në fund të vitit 2019 ka qenë në burg në Ekuador, ku po vuante dënimin për trafik droge.

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të japë sqarime në Apel, ja kur do të mbahet seanca e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

12 June 2025 at 12:28

Po mbahet këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme seanca për rigjykimin e Festim Bexhidilit, kopshtari i kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak, i cili akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. Kopshtari Festim Bexhdili ishte i vetmi nga të pandehurit në dosjen e parë, i cili […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet appeared first on BoldNews.al.

“Nëse Bami bëhet i penduar, Dumani del jashtë loje”/ Rexhepi: Durimi mund të tregojë shumë krime

By: Re Nato
11 June 2025 at 20:30

Eksperti i krimnalistikës, Artan Rexhepi thotë se nëse Durim Bami kthehet në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani do dalë jashtë loje.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhepi u shpreh se Durim Bami mund të tregojë shumë krime.

Ndërsa avokati Romeo Kara deklaroi se Bami mund të flasë edhe për akuzën që Tom Doshi i bëri Ilir Metës, se ky i fundit ka dashur ta vrasë.

Artan Rexhepi: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Dumani mund të jetë kukull lodre, mund të shtrihet skandali. E kam fjalën për killerin. Do dalë jashtë loje. Duhet të dijë shumë më tepër. Janë grada të ndryshme ka njohuri më shumë. Nuk e kisha në politikë. Nuk e di kush i vajti në Sarandë për atentat, nuk e gjuajtën dot. Mendoj se di shumë. Nuk ka kriminelë të zotë pa suport. Në politikë, në polici. Absolutisht po.

Romeo Kara: Unë mendoj se ka pasur të drejtë Tom Doshi për Ilir Metën. Nëse do flasë Durim Bami./abcnews.al

Begaj me kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi: Do të vijoj të ngre çështjen e pasivizimit të adresave

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga kryetari i këtij Këshilli, Enkel Rexhepi.

Presidenti i Republikës e uroi Rexhepin për marrjen e detyrës dhe e siguroi se ai e ndjek nga afër, edhe si një detyrë kushtetuese, të gjithë situatën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Kreu i Shtetit theksoi se për Institucionin e Presidentit të Republikës, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve, si dhe kultivimi dhe avancimi i identitetit kombëtar dhe kulturor të tyre janë në fokus të veprimtarisë së tij.

Presidenti Begaj kërkoi më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës dhe përfaqësuesve të tyre politikë e institucionalë.

“Në të gjitha takimet e mia me partnerët ndërkombëtarë kam ngritur dhe do të vijoj të ngre çështjen e pasivizimit të adresave, të përdorimit dhe respektimit të gjuhës shqipe, të ruajtjes së identitetit kulturor të shqiptarëve të Luginës, si dhe çështjet e arsimit në shqip. Por kërkoj nga ju më shumë bashkëpunim dhe angazhim të fortë në mbrojtje të këtyre të drejtave ligjore tuajat,” – theksoi Presidenti.

“Në këtë detyrë jam avokat i shqiptarëve dhe i shqiptarisë, dhe i tillë do të mbetem edhe përtej këtij funksioni”, tha në përmbyllje të këtij takimi Presidenti i Republikës. /j.p/

1 nga 4

The post Begaj me kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi: Do të vijoj të ngre çështjen e pasivizimit të adresave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Kuvendi do të vijojë angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi.

Gjatë takimit, Spiropali u shpreh se “Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet delegacioneve në Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, do të vijojë angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të patjetërsueshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mbështetjen e ndërveprimin në fushën e arsimit dhe shërbimeve publike”.

“Prestigji i lartë ndërkombëtar i Shqipërisë, një momentum për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon.”, u shpreh Spiropali.

1 nga 4

/k.s/a.f/-

The post Spiropali: Kuvendi do të vijojë angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌