Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Pregës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca
Në seancën e së premtes SPAK lexoi pretencën për dënimin e Festim Bexhdilit, por prokurorët kërkuan dënime të ndryshme. Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
“Ne vlersojmë që vendimi i GJKKO që është dhënë për Festim Bexhdilin duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhë prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. Rrëmbimi ka qenë i paralajmëruar sepse viktima është ndjekur disa ditë radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenë i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri ditën e ngjarjes ka patur nje venddodhje të ndryshme nga kompleksi, deri te paktën në oren 10:57 ku ka qdnë në drejtim të Shijakut. Ai është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim te një garazhi dhe më pas shfaqet duke patur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi, tregon që ata kanë patur dijeni dhe secili prej te pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqrt në 11.27, ndërsa në 11:36 vjen mjeti i autorëve. Veprimet e kryera tregojnë bindshëm që Festim Bexhdili ka patur dijeni për ngjarjen. Në tërësinë e provave, ne vlërësojmë se i pandehuri ka patur rol aktiv në ngjarje, ndaj vlerësojme se vendimi me burgim të përjetshëm është proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesë, nuk i ka kërkuar falje familjarëce. Ka mbatur vetëm qëndrim mohues, jo sqarues.” tha ajo.
Ndërsa prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Sipas tij nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të grupit të strukturuar.
“Në respekt të koleges, duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlërësim ndryshe për elementet e fajsisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale “mbajtja peng e Jan Prengës” është pasojë e një aktiviteti të kryer në Angli të një të pandehuri që është në një procedim tjetër. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve e tij. Ai është kusheri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Nuk ka asnjë provë qe Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin etj… Në orën 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirte Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Në automjetin qe u fut trupi, hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e të tjerë dhe më pas automjeti rikthehet sërish në kompleks pa trupin e Jan Prengës. Trupi tashmë ishte fshehur. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund ti kërkojmë te pandehurit të thotë diccka që ai mbasë nuk e di.” u shpreh ai.
I pranishëm në seancë vetë Bexhdili tha se i qëndron deklaratave të bëra, se në vendngjarje ka qenë prej frikës, ndërsa kërkoi drejtësi.
“Jam dakord më ccfarë kam thënë në shkallë të parë, nuk jam dakord as me pengmarrjen as me vrasjen. Kam qenë aty nga frika kam mar trupin. Kushdo të ishte ashtu do bënte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha në punë u gjenda aty. Ishalla bëhet drejtësi.” u shpreh Bexhdili para trupës gjykuese.
Gjykata e Apelit të Posaçëm për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor, vendosi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 25 korrik ora 11:00./abcnews.al